venerdì 5 ottobre 2012

Fyelli i Tanës


FYELLI I TANËS 

(Sprovë)

 

Ndërsa po punoja për librin tim ‘’…iso more djema’’ botim i Milosao  2005

u ndala në bisedë me 85 vjeçarin  Andrea Çipa në Pilur, i cili më dha  nga një variant të ri dhe të panjohur  prej meje të këngëve’’Kostandini dhe Dhoqina’’,’’Kënga e Ago Ymerit’’ si dhe këngën ‘’Tiriri moj Qeranë’’ e njohur në folkloristikën tonë si ‘’Fyelli i Tanës’’.Realisht të tre këto këngë i botova te libri i sipërcituar me shënimin  përkatës, se i botoja me qëllim studimi e krahasimi,pasi dhe dhënësi i tyre nuk pretendonte se ishin krijime pilurjote,por vetëm se ishin kënduar në Pilur nga rapsodë pilurjotë dhe se sipas  shpjegimeve të Andrea Çipës;- ‘’Kënga e Ago Ymerit ka ndodhur diku në Veri të vatanit dhe tejë në Spanjë,Kënga e Qeranës ka ndodhur në zonën e Lumit të Vlorës’’
         Që atëherë ,s’ma mirte mëndja se do miresha ndonjëherë me këto shënime të dhëna nga një rapsod popullor,i cili me ndershmëri thotë se ;-Këto këngë s’janë të miat apo të fshatit tim,por janë krijime të krahinave të tjera- dhe ti specifikon ato.
          Por ja që e pruri puna  të mirem pak.
          Për ata që se dinë apo s’e kanë dëgjuar historinë e Tanës apo Qeranës si i themi ne nga anët tona po ju sqaroj  se historia është  pak a shumë kështu;           
       -Babai  i Tanës (apo Qeranës sonë) kishte shumë bagëti dhe kishte pajtuar për ti kullotur ato një djalë fukara.Çobani , ditën kulloste  tufën në mal , e mbrëmjeve kulloste sytë mbi Tanën..Po i varfëri s’kishte pasuri e gjë që të mirte kurajën e ta kërkonte për nuse.Tani , a i vinte rotull Tanës,që bashkë me të  të mirte nga i jati dhe  mall e gjë si prikë a si pajë,a e donte Tanën pikë në diell,si e kish bërë e jëma,këtë unë nuk e di.Por ama di shumë mirë që ai kishte bërë një fyell të mirë, dhe me të i dërgonte Tanës mesazhe dashurie për së largu.
      Dilte në ndonjë shkrep dhe ja mirte avazit të tij dhe melodia dëgjohej gjer në fshat.A kuptonte gjë fshati apo jo këtë se di,po Tana dilte në dritare,dëgjonte  melodinë e përvëlohej nga brenda.
       E kuptonte kur ai i thoshte; -Do vij sonte në darkë po ti pritëm te shtegu ynë,ose;       
       -Lere fare për sot, se jam pakëz zaif.
       Kështu me ditë e kështu me javë.Po ja që një natë në stanin e çobanit ja behën  hajdutët,vranë qënin roje,lidhën te një  lis bariun dhe i thanë  që do ta varnin te degët, po ja,sa të hanin pakëz mishin e dashit që e vunë në hell të piqej.
       -Lemëni-u tha çobani i lidhur-ti bie fyellit për herë të fundit se vetëm atë kam në këtë jetë.
        Pasi e lejuan hajdutët,mer fyellin dhe i bie më të qarë duke i thënë nëpërmjet melodisë  Tanës që të zgjonte babanë e të vinin ta shpëtonin se në stan kishin rënë hajdutët.Tana e zbatoi porosinë,babai i saj mblodhi burrat e fshatit dhe vajti e shpëtoi bagëtinë e bariun dhe… pastaj dasma në mes të fshatit etj etj.
           Varianti që më dha Andrea Çipa është:
                              Tiriri mori Qeranë/Ngrehu dhe zgjuaj banaë
                              Hajdutët në stan seç ranë/Mua lidhurë më kanë
                              Qen korbec në shtrug e vranë/Dash’ jallush në hell e kanë
                              Dhënt’ i muar edhe vanë/Kaptuanë Llogaranë
                              Tiriri o moj Qeranë.
          Ky është teksti edhe për të gjithë variantet e tjera,ose përafërsisht ky.Në variantet e tjera nuk përmëndet Llogaraja por dhe as ndonjë mal tjetër.
          Në një variant të Zagorisë përmënden disa cilësime  për kalin që duhet të marë babai i Tanës për të zënë hajdutët,por pa ndonjë shpjegim llogjik si ;
                                  Në mart-o kalin e bardhë/I arin këtu tek janë
                                  Në mart-o kalin e zi/S’i  arin as në shtëpi.
          Tjetër, ndryshimi i emrit nga Tanë në Qeranë nuk ka ndonjë  rëndësi për tu ndalur.       
          Dhe nuk do isha ndalur fare te kjo këngë sikur të mos më binte në duar një numër gazete në faqet e të cilës shkruhej se;- një familje andej nga Gramshi ruante si relike familjare as më pak e as më shumë po pikërisht fyellin e Tanës ,sepse me këtë emër njihet tani kënga dhe fyelli.  Emri i bariut te dashuruar s’përmëndet gjëkundi në histori.
        Fillimisht e lexova si një kuriozitet,bile dhe u kënaqa  nga fakti që paska familje të tilla që ruajnë relike të tilla dyqint e ca vjeçare në shtëpi.Bile edhe të padëmtuara fare nga luftërat dhe koha.S’ke ç’i thua,fyell i fortë paskësh qënë ai që ja këndoi Tanës atë melodi famoze.
        Por dalngadalë fillova të dyshoj dhe të rezervohem në të vërtetat e gazetës.
        Mu kujtua dhe sqarimi që më dha rapsodi Andrea Çipa për origjinën e kësaj kënge nga Lumi i Vlorës  dhe sdi pse fillova ti analizoj elementët e saj dhe të bindem për origjinën labe të kësaj kënge.Sepse;
       1-A mund të jetonte fyelli apo jo kaqë vjet këtë unë nuk e di,por disa gjera i di mirë ama.
      E para gjë që di është se kjo këngë është shumë më e vjetër sesa pretendojnë banorët e Gramshit.Kjo këngë është thjeshtë një vajtim ,një vajtim melodioz dhe jo me ligje.Në fillim ka qënë melodia  e fyellit, më të qarë.Një bari diku  vajton vetminë apo një rezik imediat apo që i afrohet.Apo thjeshtë vajton që ti vijë dikush e të mos e lejë vetëm,se është djalë i ri dhe po i shkon mosha në vetmi.
       Në fillim ka qënë melodia.Barinjtë tanë e shkojnë gjithë ditën  edhe sot me melodi të tilla.Dhe këto melodi dëgjohen e pëlqehen nga vajzat e gratë e fshatit që i dëgjojnë kur vijnë tufat nga kullota.
       Barinjtë e kanë gjë të zakonëshme të bisedojnë me njëri tjetrin  apo me dikë tjetër  me tinguj fyelli apo dyjareje dhe të mos e ndjejnë mungesën e fjalëve.
       Barinjtë tanë edhe sot e kanë të zakonëshme që ta kalojnë ditën në shoqërinë e tingujve të fyellit dhe nëpërmjet tij të shprehin ndjenjat e tyre,qofshin ato brenga e derte apo dhe dashurie e malli.
         Ta dëgjosh një bari kur i bie fyellit’’ më të qarë’’ mund ta pyesësh pa gabuar se për kë vajton.Dhe mos u habit po të përmëndi ndonjë emër njeriu të vdekur dikur diku.
          Kjo është bota e vetmuar e bariut,botë prej të cilës lindi dhe logatja. 
          E si të mos lindte kjo botë një melodi të tillë e cila që nga nota e parë e gjer tek e fundit kishte në qëndër jetën baritore,tufën e deleve,qenin besnik,dhe në skaj të saj si gjithnjë një vajzë e dashuruar.Të gjitha këto të rezikuara nga një grup hajdutësh,pra të gjitha këto në zgrip të jetës.
     Prandaj themi se e para ishte melodia dhe jo një melodi sidokudo,por një melodi vajtimi.Përvoja na ka mësuar se jeton më gjatë melodia e vajtimit se sa melodia e  gëzueshme.
        2- Melodia ishte shumë e bukur,por melodia si melodi nuk mund të jetonte gjatë.S’kishte inçizime  e regjistrime muzikore atëherë.Duhej gjetur mënyra si ta bënte  jetëgjatë këtë melodi.Dhe mënyra u gjet thjeshtë e bukur;-Ju krijua një tekst kënge,një tekst kënge nga jeta baritore,nga ajo jetë që e njihnin më së miri.
Dhe ky tekst shoqëroi këtë melodi.Krejt e kundërta e asaj që duhej të ndodhte realisht;të krijohej teksti dhe pastaj melodia. Ose njëkohësisht të dyja.Por jo këtu  melodia është një kryevepër dhe teksti…le të themi i arirë.Fakti  i egzistencës së disa motërzimeve nuk ja ul vlerat tekstit  se dhe  ato janë të të njëtit nivel.
       Realisht teksti ka gjithë elementët e duhur për të qënë tekst i bukur për një këngë  vajtimi.Kemi një  bari me bagëtinë e tij të zënë robër nga një grup hajdutë.E çmund të qe më e rëndë për një familje barinjsh sesa grabitja e gjithë tufës së bagëtisë.Kjo familje ishte e destinuar të vdiste,të shuhej.
     Dhe mendoj se bariu që dërgon mesazhe me fyell,më shumë se për dashin e pjekur në hell dhe qenin e vrarë,apo veten e lidhur në lis,në prag të varjes,dërgon mesazhe e jep alarmin për  shuarjen e  krejt familjes apo fisit si pasojë e grabitjes së bagëtisë.Se ,sidoqoftë nesër ,edhe po ta falnin hajdutët,mbi të dhe familjen e tij do binte patjetër  përgjegjësia  e vjedhjes së kopesë .Se nuk bëhej fjalë për një dash a për një dele që e rëmbeu bisha dhe hajde se do ja zbresim nga haka  e punës.
 Bëhet fjalë për gjithë kopenë. Etj etj.Tani të shtojmë te ky tekst edhe një vajzë të dashuruar që ta ëmbëlsojmë pakëz  historinë,më mirë na del.Bile kjo vajzë  e përkthen gjuhën e fyellit të bariut,a se e njihte a se rinte pa gjumë nga sevdaja.Mere si të duash.Që do qajnë gjithë vajzat kur ta dëgjojnë këtë histori,kjo dihet.Por ama do e mësojnë këtë këngë dhe do ja tregojnë edhe shoqeve të tyre,duke e përhapur në këtë mënyrë.Tjetër gjë pse do ëndërojnë të tëra vajzat që të jenë edhe ato njëfarë ‘’ Tanë’’ për bandillët e tyre,por ama ,vetëm që  të mos pësojnë gjë nga ata dreq hajdutët.
       Mund të vazhdojmë me ëndërime vajzërishte sa të duam,por e kishim fjalën që ne mendojmë se teksti dhe melodia kanë një farë  distance kohore midis tyre.
       A mund të ndodhë kjo.Unë them se po dhe po ju jap një rast tjetër edhe më në hershmëri.A e kini pasë statujën e Hyjneshës së Butrintit,Deas.E pra ,te kjo statuje,trupi,shtati është gdhendur shumë vjet përpara se të gdhendej koka.Pra kishim një trup,një shtat njeriu,në rastin konkret thuhet se ishte Apolloni ,te cilit i duhej një kokë sepse gdhendësi,skulptori i parë kishte vdekur a qe vrarë.Atëherë,mjeshtrat e kohës gdhënden kokën e famëshme të Deas dhe ja vendosën shtatores së Apollonit duke na dhënë se bashku një kryevepër.Tjetër gjë se ne jemi mësuar të shohim vetëm kokën e Deas dhe pak veta dinë se kjo kokë ka patur një shtat të mermerte.Bile jo vetëm në këtë rast.Statujat e lashta gdhendeshin në këtë mënyrë,koka veç e shtati veç dhe me pas bashkoheshin në nje trup.Kureshtarët le ti shohin me vëmëndje statujat e mermerta të antikitetit dhe kanë për të gjetur vijën e bashkimit të kokës me trupin.
        Por të kthehemi te Tana.Veshja e melodisë me  tekstin e arirë bëri që të dallohej edhe nga ‘’të verbërit’’ Tana  dhe vetëm Tana.
         3- Po prapë kemi probleme.Nga doli ky emër ‘’Tana’’ në një zonë të myslimanizuar të mbushur plot me Bajame e Zejnepe.Sepse mosha që i japin në Gramsh  reth 250 vjet më parë është pikërisht  koha e ‘’marshimit’’ të myslimanizimit në vendin e  jetën tonë.Ky është një argument më tepër që përforcon idenë tonë se teksti është i mëvonshëm,bile emri i heroinës është edhe më i vonshëm nga teksti i këngës.S’mund të ngremë hipoteza se si ka qënë,por mund ta krahasojme me emrin  e variantit pilurjot .
     Bregdeti nuk u myslimanizua dhe megjithatë emrin e heroinës e ka Qeranë.         
     Po nga  na doli ky emër në Bregdet.
     Egziston një variant i shpjegimnit të emrit Akrokeraune.Shkencërisht kjo shpjegohet  Malet mbi(tejë)Keraunë,por  shpjegohet nga populli edhe me dy emra te rinjsh të dashuruar,Akro dhe Qeranë. Faktikisht emri Qeranë është dhe sot  shumë i përhapur në zonën e Bregdetit dhe të Labërisë.
      Pra dua të them se Qerana është më shqiptare se Tana,me autoktone.Ky është edhe një tregues i asaj që thame më parë,që në fillim ishte melodia dhe pastaj ju shtua  teksti dhe në fund… emri Tanë.
         4- Kjo është melodi me fyell.Po fyelli që në antikitet ka qënë vegla muzikore e zonës  së bregdetit dhe më pas u shtri në gjithë Labërinë.Mjafton të kujtojmë Panin e Madh me fyellin,apo dyjaren e tij që te kemi të drejtë pretendimi për origjinën reale të zonës së Lumit të Vlorës të kësaj kënge.
         Nuk mund të kuptohej një bari në Labëri pa fyell,culë apo dyjare.Nuk mund të kuptoje një shtëpi në Labëri e Bregdet pa një vegël të tillë.
          Ai,fyelli,qe shoku e miku i bariut,miku të cilit i  tregoheshin gjithë të fshehtat e shpirtit.
          Nuk e di në se zona e Gramshit ka edhe vegla të tjera muzikore,por Labëria ka fyellin sa për gjithë veglat e botës.Pra është normale që  këtë mik të vetëm  të jetës baritore  të ngrihej një këngë si kjo.
         Nuk është hera e parë që vajtohet me fyellin e bariut.Por është një nga rastet e shumta që vajtimi me fyell është kaqë i përsosur artistikisht.
       5- Pastajë…,babai i Tanës mblodhi burat e fshatit të cilët u sulën dhe e shpëtuan bariun dhe tufën etj etj.Po ju kujtoj se në Labëri e Bregdet  ka qënë zakon zgjidhja fshatshe e problemeve,që nga punët e shumta dhe voluminoze të stinëve dhe gjer te …reziku që mund tu vinte nga jashtë.Ky mobilizim i menjëhershëm i bashkëfshatarëve është shprehje e një tradite dhe praktike kolektiviteti e cila për nga vetë natyra dhe përvoja e jetës në Bregdet e Labëri ka qënë në shkallën më të lartë.
     6-Ndonëse jeta baritore mund te jetë e ngjashme midis Lumit të Vlorës dhe Gramshit unë theksoj se gjithë  Labëria e kishte të vetmin burim jetese jetën baritore dhe është e kuptueshme që  hymnet muzikore t’ia kushtonte asaj jete.
     7-Por te kjo këngë kemi edhe  një tufë me ‘’hajdutë’’.Do apo nuk do ti, këtu përjetësohet edhe hajduti,ngrihet në art edhe hajdutëria,vjedhja,pavarësisht se këtu ngrihet në sensin negativ.Por përsëri nuk harohet që të paraqiten  tepër njerëzorë këta hajdutë,e lënë bariun t’i bjerë fyellit edhe njëherë.Në realitet,asnjë hajdut i vërtetë nuk do bënte një tolerim  të tillë kaqë të rezikshëm .Dhe hajdutët qenë vetë fshatarë dhe fyelltarë dhe në mos gjithë mesazhin,kuptimin e tij nuk e kishin të vështirë për ta kuptuar.Kjo dëshmon  atë që cituam më sipër;që e para ka qënë melodia dhe më pas teksti,Tana e subjekti  rozë.
      Nejse,ne e kishim fjalën që përmënden dhe hajdutët në këngë,pra lartësohen në artin gojor të popullit.E po këngë me hajdutë dhe për hajdutë ka vetëm Labëria.Bile bile edhe komitët quheshin thjeshtë e shkurt ‘’hajdutë’’.Jo me përbuzje,por me nderim.Mos doni t’ju kujtoj psh Shemo ‘’Hajdutin’’ e Manalatit të Gjirokastrës i cili gjithë sa grabiste ndër të pasur, i përdorte për të martuar vajzat  e të varfërve dhe të vejushave.
         Pastaj ,ka patur një kod të pashkruar në Labëri,po të mos ishe i zoti të vidhje,nuk të jipte njeri nuse.
       8-Hajdutët i morën dhëntë e vanë,kaptuanë Llogaranë.Ama Llogaraja ja ku është e s’ka lëvizur nga vëndi.Ndokush do thotë;-Është shtuarë më von si falsifikim.           
         Me këtë llogjikë dhe unë kam të drejtën të them;-Te  varianti juaj e kanë hequr emrin e malit,siç u miret qëllimisht  për mos identifikim pasaporta  viktimave.Etj,etj.
     Unë nuk e di në se  vërtet ajo familje nga Gramshi ruan ndonjë fyell si relike 250 vjeçare.Po qe kështu, u lumtë dhe ua kam zilinë.
       Po sa për këngën e Tanës apo të Qeranës,ose më saktë ,sa për melodinë famoze të veshur me kostumin e Tanës apo të Qeranës,bëjnë mirë të mos nxitohen.
       Sepse lindin shumë pyetje që duan përgjigje.

Nessun commento:

Posta un commento