Friday 30 October 2015

Atdheu i mbartur në këngë… ose Atdheu i shpëtuar.



Atdheu i mbartur në këngë… ose Atdheu i shpëtuar.

Përsiatje mbi librin “Rapsodi të një poeme arbëreshë”


       
Nga Timo Mërkuri.

1-Mbi librin “Rapsodi e një poeme arbëreshe” , me krijime popullore të mbledhura në kolonitë e Arbëreshëve të Italisë nga Jeronim De Rada dhe  kthyer në shqipen e sotme nga poeti Agim Mato, pata shkruar  në qershor të vitit 2012 shkrimin “Deti në ekzil”, të përfshirë në librin tim “Kur flasim për Artin Jonian” (Milosao, 2013). Në këtë shkrim, këndvështrimi im mbi këtë libër, ishte nga  dritarja e Artit Jonian. Por ja që   arti  ka shumë dritare, ku i mbështetur në parvazët e tyre mund të sodisësh kohën kur lindën, vendin ku lindën dhe u rritën këto këngë, ashtu siç  sodisnin gjyshet nga dritarja e shtëpisë vashëzat e vogëla, tek luajnë në obor me shilarëse. Dhe po nga ajo dritare i shohnin pak më von, kur nisen nuse, për ti riparë kur kthehen për vizitë te prindërit, me fëmijët e tyre përdore. Koha ecën shumë shpejt dhe bashkë me dëborën dimërore që shkrin në pranverë e rrjedh nëpër përrenj, shkrijnë dhe  ngjarjet e kujtimet, duke rrjedhur në lumin e harimit. Por nqse përenjve malorë populli u ngre prita me gurë e drurë, me qëllim që  erozioni të mos “tretë” dheun, duke lënë shpateve vetëm skeletet e gurta, harimit i ka ngritur “prita” arti, ku ngjarjet mblidhen siç mblidhet uji i përenjve  në ujëmbledhës, për tu përdorur në kohë thatësire.

Një “ujëmbledhës” ose më saktë , një “këngëmbëledhës” ka krijuar Jeronim De Rada te “Rapsodi e një poeme arbëreshe”, të cilën  poeti Agim Mato e ka kthyer në shqipen e sotme aqë mjeshtërisht, sa që të krijohet përshtypja se ngjarjet  e kënduara paskan ndodhur në ditët e sotme, në fshatin tënd. Madje edhe personazhet të  duket se i ke takuar në rrugët e fshatit, madje dhe ke biseduar me ta.

2-Rapsodi të një poeme …. e quan De Rada përmbledhjen e tij të këngëve popullore dhe mendoj se jo më kot. Të gjitha këngët e përmbledhura në tre libra, me tema  të ndryshme, kanë në fakt një kryetemë… Arbërinë .

Për këtë Arbëri lindën e u ritën, dashuruan e luftuan, madje dhe u vranë, e prapë u ngritën. Për këtë Arbëri ikën nëpër det, për tu rikthyer përsëri. Me këtë Arbëri në zemër e në mëndje ngritën fshatra arbëreshe në dheun e ri, duke u përpjekur të rikrijonin Arbërinë e tyre në dhe të huaj. E pse jo? Fshatrat i quajtën me emrat që kishin fshatrat e tyre në Arbëri, shtëpitë i ngritën  tamam si shtëpitë në fshatin e tyre  në Arbëri,  me po ato dyer, dritare e çati. Vetëm kopështet i kishin pak më të vogëla, se më e vogël ishte dhe toka ku i ndërtuan shtëpitë. Madje edhe horizontet këtu ishin më të ngushta, vetëm nga lindja, ku matanë detit ishte Arbëria, sytë hapeshin më shumë duke zhbiruar  horizontin e kaltër.

Në qoftë se në Arbëri kishin një kështjellë ku jetonin luftën të gjithë bashkë, fisnikë e luftëtarë të thjeshtë, këtu kishin disa shtëpi të veçanta, të vogëla. Vërtet të ndërtuara si kështjella, shpesh  ngjitur me njëra tjetrën, por gjithsesi shtëpi të veçanta.

Te njëra shtëpi bëhej dasëm, të tjetra lëngonte një trim nga plagët e luftës. Pak më tejë, në ajodhimë ngrihej  Kostandini, se kishte një besë për të mbajtur. Ndërkohë që Skënderbeu bisedonte me vdekjen, një vashë, bijë e hënës, puthej me trimin. Ndërsa te një obor plot lule  bisedonin dy të ra, për fëmijët motakë, që kur do rriteshin, do vidhnin zemrën e njeri tjetrit.

Të gjitha këto  ndodhnin në një …poemë (fshat) arbëreshe.

Të gjitha këto janë ngjarje  madhore, që nga puthja e asaj vashës, që një ditë më parë… lozte më një mollë e hidhte lart dhe e priste në gji…, kur del e bukura në derë , tek  amanetet e Dedi Skurës e Pal Golemit, te besa e “Kostandinit të vogëlth” e gjer te Vdekja e Skënderbeut.

Të gjitha këto janë  rapsodi, njëra më e bukur se tjetra.

Si të tilla, janë të denja për tu kënduar me lahutë apo vënçe, me iso, në odën e burrave të Arbërisë, në netët e dimrit. Veç e veçë,  nëpër netë të ndryshme apo të tëra bashkë, në një natë të gjatë ekzili.

Të gjitha këto këngë kanë një lidhje organike, aqë sa  të duken se janë vazhdim i njera tjetrës .Duke parë këtë lidhje organike mes këngëve si edhe faktin se janë një dëshmie e pakundërshtueshme shpirtërore e  arbëreshëve për një të  shkuar të lavdishme e fisnike, De Rada i grupoi nën titullin kuptimplotë…Rapsodi e një poeme....

3-Ikën Arbërit  nëpër det…por me vehte morën  Arbërinë.

Sepse atdheu janë njerzit, lufta dhe jeta, këngët dhe vallet, legjendat dhe vajet, ëndërat e shpresat e tyre.

Po malet, do pyesë dikush? Po ja pra, ata burra të heshtur në kuvertë ishin  vetë  malet e  Arbërisë. Shtëpitë që do ndërtonin janë kështjellat.

Fushat janë gratë e tyre, lumenjtë janë lotët që derdhën  dhe detet e liqenet janë shpresat që ata kanë për një të ardhme.

a-Ikën arbërit nëpër det….Dhe duke ikur këndonin vajin (apo vajtonin këngën)…O lamtumirë dheu im/të përshëndes se po  të lë/e të të shoh s’do mundem më…

b-Në kiç e në bash të anieve që çanin dallgët drejt perëndimit, në këmbë, të veshur me  parzmore lufte, me dorën të mbështetur te shpata a te heshta, të heshtur qëndronin luftëtarët. Në vitet që do vinin, në mëndje e në zemrat e tyre do gjëmonin brirët e luftës dhe thirrjet e kryezotit, Skënderbeut, në betejë ….O ti zoti Dukagjin/veç krahët ti më ruaj/të luftoj me këtë qën/të shohë shpatën si e luaj/flamurin si e valëvis/Bëri kryq e u lëshua… 

 -U kujtohej çdo  detaj i jetës  së Skënderbeut, dhe tani që ai s’ishte më, ua kuptonin  domethënien disa fjalëve e disa veprave të tij.  Edhe tani u kujtohej fjala e tij për nusen që do mirte, ku përkundër propozimeve të shumta për nuse të huaj, me tituj e prona, ai tha:…Unë…vajzën e dua arbërore/për nga gjuha  dhe zakonet…prandaj …dërgoni fjalë zonjës/Donikë Marinëza. Sepse ai e kishte kuptuar që turku, së pari  do përpiqej të shprishte gjakun e arbërit. Ndaj në çdo dasëm arbëreshe do këndohej kjo këngë,  si një amanet, si një porosi.

c-U kujtohej si tani ajo ditë kur…u hap në qiell/libri i të vdekurve/dhe papritur e zezë e ftohtë/diçka si vello…/u ul e ra  mbi kryet e…tij. U kujtohet të gjithëve , fjalë për fjalë porosia që i dha të birit, duke i thënë…si të mbrish ti para ikjes/në zll të detit/atje është një qiparis/atje lidh ti kalin tim/mbi kalin, në erë të detit/hapeni flamurin tim/dhe në mes të flamurit/lidheni shpatën time/Kur të fryjë tramudana/gjogu do hingëllijë/flamuri do të valëvijë/dhe shpata do tringëllijë/turku ta dëgjojë e të trëmbet/duke kujtuar vdekjen/që fle tek shpata ime/dhe mos dije nga të shkojë…

Ndaj  kur u nisën, flamurin e Skënderbeut,  e shpalosëën në direkët të galerave, për tu parë nga larg, për tu njohur kush ishin. Dhe kështu, shpalosur, do ta mbanin gjithmon në  fshatrat e tyre të reja që do ndërtonin, në shtëpitë e tyre, sepse një ditë do fluturonin bashkë me shqiponjën e tij drejt dheut amë. Ai flamur do tu kujtonte…se të huaj ishin në këtë dhe…ku po shkonin dhe se …Arbëria matan detit na kujton…dhe na prêt që të kthehemi.

Qeni turk do të përpiqej që të harohej flamuri i Skënderbeut në Arbëri,.  por  luftëtarët e tij, të ikur në ekzil dhe bijtë e tyre më von, do ta risillnin në Shqipëri  flamurin e Arbërit.

ç- Në atë heshtje ikjeje  dëgjoheshin amanetet e të plagosurve, në agoninë e vdekjes…Ecni shokë, ju me shëndet/po ju lutem, atje poshtë/të më merni kalin/dhe tja çoni birit tim/se ritet e rrëmben shpatën/e i hipën ai kalit/te lufta të ma çojë….

Ata e morën amanetin e Dedi Skurës dhe me vete, morën dhe të birin e tij, që të ritej, të burrërohej e të rikthehej në ato sheshbeteja, për të marë hakun e të jatit dhe të atdheut.

Dhe amanetin e kthyen në këngë, ta këndonin mbrëmjeve pranë vatrës a të dielave në shesh të kishës, që mos ta haronin kurrë.

d-Në atë anije ishte edhe Kostandini, me flokë të përbaltur, dhe s’po e zinte vendi, as atë dhe as kalin e tij, sepse udhëtimi i tyre nuk mbaronte aty ku do ankorohej anija. Aty do niste  një tjetër udhëtim turravrap nëpër  re e nëpër botëra, me ditë natë e me mote, udhëtim që ende vazhdon edhe sot, nën këngën e zogjve…ciu,ciu/kini parë a skini parë/shkon i vdekuri me të gjallë/hipur në të njëjtin kalë…  

Se  ka një besë të  dhënë, ka dhënë një fjalë që duhet mbajtur, ndajë ka tre vjet që  nuk e tret dheu.

e-Në një cep të kuvertës një plakë po u tregonte fëmijëve legjendën e “Kostandinit të vogëlth” duke  bërë që të riteshin sa ora, dhe nga fëmijë, të bëheshin burra luftëtarë, trima dhe të besës, duke ëndëruar për të bukurat  e tyre të ardhëshme ardhëshme, veshur  me …dritën për cilon/ylberin për brez/yjet e marë te qielli.

ë-dhe pak më tejë, një nuse e re përkundëte të birin  në ninulla…biri im , një copë borë/ është i vogël e do në dorë…dhe, pas një pushimi të shkurtër, vazhdon përsëri…Fryn, fryn një erë, një erëzë/ fryn e hollë dhe vorbullon/…/këtu, këtu biri im/ u la vallja e vjen  jot ëmë/ të jep sisë, të vë në gjumë…

f- dy vajza të vogla, zënë dorë për dorë vraponin (apo vallzonin) në kuvertë dhe qeshnin me stërkalat që, duke u shkëputur nga dallgët, u binin në fytyrë. Dhe thoshnin me vehte se ato … janë yje, që do tua hedhin përsëri mbi vello,  ditën e dasmës, kur të riten…
 
4-Këngët edhe vallet e Arbërit u kënduan dhe u kërcyen në vendin e ri, vërtet me një tis të hollë malli përsipër, por përsëri me finesë dhe elegancën që kishin patur.

Atdheu i ri u rezervoi arbërve një klimë të ngrohtë ekonomiko-shoqërore, edhe kjo falë bëmave dhe traktateve të Skënderbeut. 

Por ecja e tyre në jetë, qoftë dhe në këtë klimë të ngrohtë, ishte në radhë të parë meritë e vetë tyre. Ishte përvoja e origjinës së tyre,  baza  e ngritjes në jetë, qoftë në hierarkinë shoqërore qoftë në atë ekonomike.

Por atdheu i ri u rezervoi një “klimë të ngrohtë”  edhe këngëve, valleve, legjendave dhe balladave  të arbërve. Po të lexosh krijimet popullore të kësaj përmbledhjeje befasohesh me  finesën e vargjeve dhe nivelin e tyre të lartë artistik. Ëmbëlsia e vargjeve është e ngjashme me një  psherëtimë dashurie. Lexojeni ju lutem, jo për të më dhënë të drejtë mua, në këtë konstatim, sesa për ndjesinë e ngrohtë që do tju japë. Do përjetoni vërtet një mrekulli.

Në këtë kontekst, mund të lindë ideja e ndikimit të romantizmit europian në kulturën popullore arbëreshe, fakti që sot kemi edhe një vepër kaqë të arirë artistikisht.

Këtu duhet të pohojmë se, krijimtaria popullore i bën rezistencë çdo gjëje të re, të papranueshme për origjinën e saj.

Krijimtaria popullore shqiptare i bëri një rezistencë madhore krijimtarisë së bejtexhinjve, nuk e pranoi atë në asnjë pjesë të tij, ndonëse ajo erdhi me  forcën dhe autoritetin shtetëror të pushtuesve. Arsyeja është shumë e thjeshtë, këto dy krijimtari ishin diametralisht të kundërta në të gjithë elementët e tyre, qofshin elementë artistikë  apo shoqërorë.

Krijimtaria popullore arbëreshe, ka marë një tis të hollë romantizmi europian në vendin e ri, por  kjo ka ndodhur për arsyen se, ajo vetë, në origjinë ishte krijimtari  europiane. Shqipëria ishte pjesë e pandarë e  Europës, qoftë në mardhënie ekonomike qoftë në ato shoqërore e kulturore. Europa kishte kontë, vikontë, baronë, kalorës. Të tillë kontë, vikontë, baronë dhe kalorës kishte dhe Arbëria. (Bejlerët dhe agallarët  dhe bota e tyre erdhën më von, bashkë me pushtuesin.).

Obore aristokrate kishte  në Europë, të tilla kishin dhe fisnikët Arbër, me një jetë aristokratike tepër aktive. Këtu, veç të tjerash kultivohej një  art e kulturë që nuk ngelej larg asaj europiane, madje në disa raste edhe i konkuronte, për të mos thënë që i paraprinte.

Kështu pra,  në vendin e ri,  ishte tepër i pranueshëm për artin tonë popullor, pranimi i një tisi romantizmi europian në këngët popullore, si një element progresi. Kjo do të kishte ndodhur edhe po të  krijoheshin në Arbëri këto këngë, legjenda e ballada, po të mos kishte  egzistuar ekzili dhe pushtimi turk.

Por ama thelbi i krijimtarisë popullore arbëreshe te këto krijime, ndonëse në vend të huaj,  ishte dhe mbeti arbëror.

Dhe po ti shtosh këtij fakti edhe temën e kësaj krijimtarie, konkluzioni është kategorik.

E kam theksuar se,jo më kot Lamartini, duke përshëndetur De Radën për poemën e tij magjike “Milosao” i specifikonte se “Poezia duhet të kthehet në ato brigje ku ka pasë lindur”.

Si konkluzion mund të themi se këngët popullore dhe balladat arbëreshe të përfshira në këtë  “këngëmbledhës” të De Radës, janë thjeshtë këngë dhe ballada shqiptare, të cilat, duke  u mbartur në  vendin e ri, u shpëtuan nga shkatërimi i pushtuesit, “qenit turk”.

5-Por nuk u shpëtuan vetëm këto këngë e ballada. E parë në këtë kontekst mund të themi se  u shpëtua gjithë Arbëria.

Arbërit jetonin në jug të Italisë por bënin jetën e Arbërisë.

Në këtë Arbëri të re vijonin të kultivoheshin të gjithë ato vlera shpirtërore dhe artistike të kombit tonë, të cilat i kishte ndërprerë në mes lufta  me …qenin turk.

Në kushte të një pune intensive për të siguruar jetesë dhe mirëqënie, për të rifilluar  jetën e ndërprerë në mes, atë jetë plot finesë aristokratike dhe krenare, u thirën përsëri në ndihmë kodet zakonore të vendit, këngët  dhe legjendat , vallet dhe veshjet tradicionale, aqë fine, sa që edhe sot na mahnitin me elegancën e tyre.

Trimat e rënë në luftë u ngritën në këngë, si nëpër bedena kalaje dhe Skënderbeu u printe bashkëatdhetarëve të tij, në vallet popullore te sheshi i fshatit, duke valëvitur flamurin  me shqiponjën dykrenore.

Një këngë e kënduar shqip, ishte si  të shpëtoje në sheshbetejë një bashkëluftëtar të plagosur.

Një valle e kërcyer në shesh të fshatit, ashtu sup më sup me njeri-tjetrin, ishte si  të shpëtoje një fshat të tërë nga masakrimi dhe nga djegia e pushtuesit.

Një dasëm plot me valle e  këngë shqipe ishte si një betejë e fituar me …qenin turk.

Një vajzë e bukur, veshur me rroba popullore, aty në shesh të fshatit, ishte si e Bukura e Dheut dhe e vlente të luftoje me shpatë në dorë  për ‘të, që ta fitoje. 

Shqipëria qe e pushtuar, por Arbëria ishte e lirë.

E parë në këtë konteks, Arbëria e re po shpëtonte Shqipërinë.

Kjo Arbëri do të ruante pikërisht atë, që pushtuesi do përpiqej ti zhbënte në vendin e pushtuar, kujtesën identitare dhe historike të kombit.

Kjo Arbëri e re do ta  ruante dhe prej saj do shpërndaheshin nëpër Europë dëshmitë e identitetit europian të kombit shqiptar dhe historia heroike e tij, e cila shpëtoi edhe Europën.

Një dëshmi e tillë është kjo përmbledhje  e De Radës.


Sarandë, më 25.10.2015

1 comment:

  1. Nuk mund ta besoja se do të ribashkohesha ndonjëherë me ish të dashurin tim, isha aq i traumatizuar duke qëndruar vetëm pa një trup që të më qëndronte pranë dhe të ishte me mua, por isha aq me fat që një ditë takova këtë magjistar të Dr. Ediomo, pasi i tregova per gjendjen time ai beri cdo gje qe ishte e mundur qe te shihte te dashurin tim te kthehej tek une, ne fakt pasi beri magji ish i dashuri im u kthye tek une me pak se 48 ore, ish i dashuri im u kthye duke me lutur qe nuk do te rikthehej kurre. me ler perseri, 3 muaj me pas u fejuam dhe u martuam, nese edhe ti ke te njejten situate. Ai është shumë i fuqishëm në punët e tij;
    * magji dashurie
    * magjitë e tërheqjes
    * nëse doni që ish-i juaj të kthehet
    * Ndaloni divorcin
    *thyej obsesionet
    * shëron goditjet në tru dhe të gjitha sëmundjet
    * magji mbrojtëse
    *infertiliteti dhe problemet e shtatzënisë
    * magji llotarie
    * magji me fat
    Kontaktoni Dr Ediomo në emailin e tij: drediomo77@gmail.com
    faleminderit shume zoteri qe ma ktheve ish te dashurin tim emailin e tij: drediomo77@gmail.com ose telefono/whatsapp:+2349132180420
    +2348155926512

    ReplyDelete