Thursday 28 January 2016

Faruk Myrtaj për shkrimin tim “Madhëria e saj-Kënga iso-polifonike”




Faruk Myrtaj për shkrimin tim “Madhëria e saj-Kënga iso-polifonike”


Vetem ne kengen qe mbetet,
nuk rrijne dot genjeshtrat...

Timo Zhiva (Merkuri) e provon nje here e mire e katercipesht kete...

Jane ngritur kenge per tere sundimtaret, governatoret, diktatoret, jane kenduar tere dashurite dhe hasmerite, bemat e medha dhe qejfmbetjet, por mbeten ato kenge qe kane dale nga shpirti...

Timo Merkuri e ka ofruar "biografine" e IsoPolifonise permes shenjave qe kane mbetur gdhendur ne veshin e zemres.

Une jam Smail Qemali
prapa me vjen historia!

Ta merr mendja, plaku i Vlores ngrinte Fiamurin, nuk ngrinte kenge per veten, si keta te sormit qe japin para firmash piramidale apo tenderash me para publike dhe kerkojne te kene fatin e tij, te Kryeministrit te Pare te Shtetit Shqiptar, qe duan s'duan e gjene dhe do ta lene ne zyre, pergjithnje, edhe pas ikjes se tyre nga aty!

Eshte Kenga qe gjen vendin e njerit apo tjetrit ne Histori. 
Kenge porositin te gjithe, por mbetet vetem kenga qe ka porositur shpirti dhe e ka kenduar zemra e qeruar...

Ne kengen qe mbetet
mbetet e verteta!

Timo Merkuri (Zhiva) e ka qare si kenge kete rrefim per Isopolifonine...

26.01.2016

Thursday 7 January 2016

Mendime duke lexuar një poezi



Mendime duke lexuar nje poezi

Nga Timo Mërkuri


Thonë se Piluri është krijuar (apo themeluar)  nga...kënga. Dhe jo nga ndonjë këngë dosido, por bash nga kënga e perëndive. Dhe kjo është tepër e dukëshme edhe sot. Te fërshëllima e erës mund të dëgjosh fyellin e Panit të Madh apo lirën e Apollonit, te fëshfërima e lisave mund të dallosh pëshpërimën e Zeuzit kur i flet Herës fjalë dashurie. Keshtu  pra, kënga erdhi dhe ngriti shtëpinë në Fushë të Vanovës.  Ajri po i pastër, uji po i ftohtë, yjet aty pranë, një të zgjatur dore. Tamam një djep kënge. Dhe lindte kënga nënë ditë për ditë nga një kënge të re e shtohej popullsia e këngëve. Dhe domosdo që këtu mbrujteshin  edhe këngëtarët. Për këtë mos u habisni shumë. Unë ju them se, po të takoje  rrugëve të fshatit plakat e vjetra  e ti pyesje psh, si je e si shkon, mos të prisje prej tyre një përgjigje standarte, të tipit… mirë faleminderit,  po ti si je, etj etj. Jo, ato ta kthenin përgjigjen me një këngë a bejte të sajuar aty për aty, ku tregonin dertet e hallet e tyre dhe të moshës që kishin mbi supe, dhe ku nuk mungonin edhe shprehjet përkëdhelëse ndaj teje, si bir i nënës, shpirt o zemër-o, xhani im etj, pavarësisht se nuk të njihnin.. Kënga në Pilur lindte ditë për ditë, aty ku bëheshin bashkë tre pilurjotë.  Egziston edhe shprehja që...Një pilurjot I vetëm është hajdut, ndajë vete të vjedhë, dy pilurjotë janë një battalion  luftëtarësh ndaj shpallin luftë, tre pilurjote bëhen një grup e ja marin këngës. Dhe është normale që çdo pilurjot të të ngrejë në vënd këngën për kë do e si do ai. "Festivali pilurjot", ku seleksionoheshin këngët "fituese" për të përfaqsuar fshatin, bëhej nëpër festat familjare dhe te rrapi I fshatit, ku konkuronin rapsodët me tekstet dhe këngëtarët me këngë (melodi). Duhet të pranojmë se Rapsodët e kishin më të lehtë “punën” e krijimit të teksteve, sepse shumë tekste këngësh e kishin burimin e tyre te vajet e nënave, nëpër morte të ndryshme. Por gjithsesi zhvillohej ferstivali në shtëpitë dhe te rrapi I, ku shpallej kënga më e mirë e  fshatit dhe pastaj "konkuronin " me Himaren.

Gjithë kapriçon, pilurjotët  me Himarën e kishim dhe jo pa shkak. Piluri gjithmon ka qënë mbrojtja e Himarës, madje duhet të themi se u dogj tre herë në tre luftra të ndryshme me turkun, vetëm e vetëm që myslimanizmi të mos depërtonte deri në Himarë.  Por ja qe Himara ishte...vilajeti… dhe domosdo , ishte në krye të vendit, ndajë s’kishte  sy ta shikonte Pilurin si  të barabartë. Kjo ndodhte  sepse Himara punonte me ...penë… ndersa Piluri punonte me ...dyfek.

 Por pilurjotet, tejë varfërise së tyre proverbiale, kishin një krenari të çuditëshme ...origjine fisnike. Dhe kjo krenari ishte misheruar edhe  te… emervendi Vumlo, një fushë e vogël mali, gati një livadh, ku gjëndeshin ..Varet e jelimëve. Aty, nga gërmues anonimë varesh antike janë gjetur kurora dafine të arta, shpata dhe heshta antike, vare,(sargofagë) të gdhëndura në gur që dëshmojnë për një kulturë të lashtë të fisit të jelimëve.  Po kështu në Pilur, në fushë të Vanovës është gjetur sistemi ujësjellës prej qeramike i kohës romake, vare mermeri, tavolinë mermeri. Aty, në vendin e quajtur Buna, (që do të thotë...vend ku buron e rjedh uji) (dhe jo në Dhërmi, siç thotë Dh.Pilika), janë rrënojat e një ndërtese fisnike, që flitet se u takon Buejve. Ndoshta dhe Homeri, kur te Odiseja  fliste se tek ato male banojne burrat trima…himarjotë, nuk besoj se I përjashtonte nga ky përcaktim banorët e Pilurit, egzistenca e të cilëve në atë shteg malesh dëshmnohet shekuj e shekuj të hershëm.

Ndaj dhe  unë, sa herë shkoj në Pilur, kur kaloj në Vumlo, eci me një ecje solemne ,  pasqyrim  I respektit, thua se kaloj pranë ...lapidarëve. Po nga i dinte këto Fatmir Terziu, te cilin e falnderoj për këtë poezi.


Jelimo Kaone
(Piluri, pas këngës së nënave)

Nga Fatmir Terziu

E ndjej ende merakun e asaj kënge. Këngëtarja
zëëmbël, e radhë piluriote,
e ngriti në këmbë spektatorin e huaj nga salla,
e këngë, or të keqen çfarë kënge(!),
e sjell nga Piluri me dert, shpallmë brenge,
në varg e pat hedhur qysh herët, Maro Pasho,
atë këngë të radhë me shpirt nëne.
Dhe duartrokiti i huaji në atë sallë,
atë këngë të bukur piluriote,
edhe pse s’i mori vesh dot fjalët,
ndjeu sikur ishte dashuruar prej motesh.
Pastaj loti zbriti tek fëmija,
në sallën ku zbrazej kënga piluriote,
më plaku i shkundi tespiat
se i zbriti dhurata e kësaj bote.
Këtë këngë e ka kënduar nëna ime,
foli me forcë i moshuari i sallës,
ajo kishte zë të veçantë, ishte trime,
me këngë i lutej ditës dhe natës.
Kur këndonte nëna ime,
e shtrenjta bijë e dheut piluriot,
ngrihej në këmbë çdo lloj bime,
malet mbanin ison me lotë.
Por kur ajo nxirrte lotët,
në dhomën e heshtjes, zisë,
zërri i saj i lehtë, i plogët,
thyente ligjet e mërzisë.
E ndjej ende merakun e asaj kënge. Këngëtarja
zëëmbël, e radhë piluriote,
e ngriti në këmbë spektatorin e huaj nga salla,
e këngë, or të keqen çfarë kënge(!),
e sjell nga Piluri me dert, Jelimo Kaone,
në varg e pat hedhur qysh herët, Maro Pasho,
atë këngë të radhë me shpirt nëne.
‘Dhe kënga e shkriu dëborën’,
atje larg, përtej fushës së Vumloit,
emigranti i etur këndon, s’ndal gojën,
kjo këngë piluriote e frymëzoi.
Bottom of Form