Saturday 2 December 2017

Honestera e një kënge




Honestera e një kënge.
Nga Timo Merkuri

1-Gjithnjë kam qënë i bindur se dalja e një kënge popullore i ngjan shpërthimit të një burimi të ri nga një honesterë e tejëmbushur.. Honesterat, dmth stera në hone, ku sterë quhet vendmbedhësi, natyror ose i punuar në/me shkëmb ku mblidhet uji i shiut ( e kundërta e fjalës stere që do të thotë breg) dhe hone quhen greminat, pra honesterat janë vendet ku mblidhet uji në brendësi të malit. Ujrat e shirave apo të shkrirjes së dëborës depërtojnë në brendësi të tokës dhe aty, në ndonjë hon shkëmbor grumbullohen në stera e filtrohen dhe  natyrshëm kërkojnë ndonjë shteg daljeje në sipërfaqe. Niveli u ujrave sa vjen e rritet nga prurjet e përditëshme, por për të dalë në sipërfaqe, fillimisht  është dashur ndonjë lëkundje sizmike e tokës, e cila krijon të çara nëpër shkëmbinj. Nëpër këto të çara shkëmbore rrjedh ujët e honesterave dhe del në sipërfaqe të tokës në formën e një burimi. Ne shohim dhe vlerësojmë burimin, tek i cili shuajmë etjen dhe pak kush e vret mëndjen për honesterën e padukëshme.
Kështu ndodh edhe me këngën popullore. Honestera e këngës grumbullon në nënvetëdijen tonë ngjarje, përvoja, përjetime moment, luftëra, akte individuale ose kolektive dhe pas “filtrimit”, prej tyre precipiton e zakonëshmia në haresë, mbetet esencialia, e cila rrjedh si ujët e burimit, nëpër këngë.Në njohim këngëtarin autor, atë që e këndon i pari dhe nuk na shkon mëndja se ai është thjeshtë “gryka e burimit”, shkëmbi që u ça nga dhimbja a nga malli dhe nëpër të “çarën e shpirtit” të të cilit buroi kënga.
Edhe kënga himarjote “Gushtovjeshta më të rirë” kësaj ligjësie i nënshtrohet.  Autori i saj është  Taso Ninin nga Kudhësi, por ky është vetëm “shkëmbi” që u ça dhe nëpër të cilin buroi kënga. Tërmeti që çau këtë shkëmb ishte revolta e himarjotëve dhe përleshja e grave himarjote me xhan-darmërinë e qeverisë së Fan Nolit të komanduar nga Azis Çami, komandant i xhandarmërisë dhe Qazim Koculi, prefekti i Vlorës, në 1 Shtator 1924.
2- Por çfarë ndodhi realisht në Himarë atë ditë të hënë më 1 Shtator 1924?
Pavarësisht se himarjotët u shprehën pro qeverisë shqiptare qysh në 1912, ata vijuan të mbanin  disa elementë të venomeve tradicionale të autonomisë lokale, të fituara me luftën antiturke qysh në kohën e sulltan Bajazitit II. Kështu psh, ata refuzonin pagimin e taksave qeverisë shqiptare me argumentimin se mospagimi i taksave, ishte pjesë e të drejtave të fituara në marveshjen e autono-misë. Argumentimi i atdhetarëve demokratë si Halim Xhelo me shokë, se autonomia dhe venomet kishin vlerë vetëm brenda suazës të pushtetit turk dhe se nuk kishin fuqi vepruese në shtetin shqiptar, pjesë e të cilës ishte edhe Himara,  nuk i bindte himarjotët.
Por me këtë rast duhet të theksojmë faktin se, në rastet kur është tentuar heqja e venomeve nga pushtuesi turk, himarjotët i  janë përgjigjur me kryengritje të armatosur tentativës turke (psh kryengritjet e viteve 1908, 1910 etj), ndërsa në asnjë rast të ovratjes së shtetit shqiptar për vjeljen e taksave në Himarë, nuk kemi shpërthim kryengritje të armatosur. Revolta më e spikatur në periudhën e shtetit shqiptar është ajo e 1 shtatorit 1924, ku forcat e xhandarmërisë shqiptare të komanduara nga Azis Çami u përplasën me gratë e Himarës. Ngjarjen e ka pasqyruar në kujtimet e tij Kosta Dede nga Dhërmiu prej nga e ka marë edhe Priamo Bollano për librin e tij “Kryetari Himarës Jeorji Bollano” fq 9-11, (me të cilat jemi konsultuar) dhe për të cilën bën fjalë kënga që po analizojmë. Ngjarja ka këtë rrjedhë:
Me afrimin e kohës së vjeljes së rrushit, qeveria nxorri një kujtesë mbi vjeljen e taksave dhe në Himarë. Mirëpo kjo kujtesë administrative mënjanonte në thelb paragrafin e mospagimit të taksave nga himarjotët, paragraf i fiksuar në  venomet e Himarës në pikën nr 8 të saj. Kujtesa kërkonte nga nëpunësit lokalë evidentimin e prodhimit dhe përllogaritja e detyrimit fiskal (të dhjetat), ndërsa tatimi i pijeve alkolike do rregullohej me vulosjen e kazanëve të prodhimit të rakisë dhe çvulosjen e tyre në momentin e prodhimit të rakisë, pasi të ishte paguar më parë taksa.
Në pamje të parë, kjo ishte një kujtesë e zakonëshme administrative për vjeljen e taksave, por që në Himarë mori përmasat e një ultimatum, për arsye se Himara nuk kishte paguar taksa më parë.
 Duke parashikuar kundërveprimin himarjot, për zbatimin e kësaj detyre, me urdhër të prefektit Qazim Koculi futet në lojë xhandarmëria si ekzekutuese dhe jo si forcë vëzhguese, e pranishme, siç duhet të ishte në fakt.  Gjithashtu u suall nga Berati një batalion ushtarësh të cilët u vendosën: një kompani në kryqëzimin rrugor Dhërmi-Palasë, një në Himarë dhe kompania e tretë në kryqëzimin Qeparo-Kudhës.
Në dhjetë ditëshin e tretë korrik 1924 thirren në Komandaturën e xhandarmërisë në Himarë kryepleqtë e fshatrave dhe të zgjedhurit e krahinës, të cilëve ju kërkua me forcë nënshkrimi i një dokumenti ku pranonin anullimin e venomeve. Ndoshta kërkohej vetëm anullimi i pjesës së mospagimit të taksave në korpusin  e venomeve, por vetëm fakti se kërkohej nënshkrimi i një dokumenti për shfuqizimin e të drejtave të fituara me gjak në luftë me pushtuesit turq u interpretua si ofendues nga himarjotët, të cilët refuzuan kategorikisht jo vetëm firmosjen por edhe vazhdimin e bisedimeve.
Komandatura e xhandarmërisë, si kundërpërgjigje i areston të gjithë përfaqsuesit e krahinës dhe i dërgon të shoqëruar  në Vlorë. Të arestuarit qënë: nga Palasa u arestua Jani Konomi, nga Dhë-rmi u arestua Kolë Muçua, nga Vunoi  Dhimitër Gjomema, nga Himara Jorgji Aleks Bllano dhe Ciko Goro, nga Piluri Dhimitër Lapa, nga Kudhësi  Dr. Mihal Cani dhe  nga Qeparoi Naqe Leka.
Kënga ligjëroi ...Palasë, Dhërmi, Vunoi,/ Kudhës, Pilur, Qeparoi,/ Himarë  zeza  pagoi..
Duke qënë se nga Tirana u ripërsërit urdhëri për pagimin e detyrimeve , nga Vlora u nisën drejt Himarës forca të shumta xhandarmërie, në mbështetje të forcave që ishin në Himarë. Forcat e armatosura u shpër-ndanë në gjithë fshatrat e Himarës dhe zunë shtigjet që të shpinin nëpër vreshta dhe kryqëzimet e rrugëve.
Në këto kushte, si kundërpërgjigje ndaj masave të qeverisë u muar vendimi popullor të fillojë vjelja e rrushit, qoftë edhe me konkflikt me xhandarmërinë.
Vjelja e rrushit filloi në Dhërmi në datën 20 gusht 1924 në vreshtat te   Llangadhet.
Gjatë kthimit për në shtëpi, grave u dolën përpara  xhandarësh. Komandanti  dhërmias i togës së  xhandarëve  Vangjel Jani hezitoi në arestimin e  grave të bashkëfshatarëve të tij, ndërkohë që burrat   ishin larguar nga fshati për ti shpëtuar arestimit.  Duke qënë se dështuan në përpjekjen e parë, forcat e xhandarmërisë thirën të nesërmen në komandaturë  22 veta nga Dhërmiu dhe Palasa, të cilët i ftuan  për të firmosut në marveshje dokumentin e pranimit të pagimit të taksave. Refuzimit masiv të  fshatarëve xhandarët ju përgjigjën me arestimin e  dy vetave, një nga Dhërmiu dhe tjetrin nga Palasa.
Por duhet të pranojmë faktin se propaganda e demokratëve përparimtarë për papajtueshmërinë e venomeve (si produkt i rezistencës antiturke të himarjotëve) me egzistencën e shtetit shqiptar,  nuk kishte kaluar pa lënë gjurmë te himarjotët. Shteti shqiptar ishte dhe shteti i tyre dhe vjelja e taksave ishte domosdoshmëri e egzistencës së këtij shteti. Prandaj edhe konflikti më shumë se një përplasje forcash, ishte një gjasme përplasje. Himarjotët, duke u justifikuar me faktin se vjelja e rrushit ishte më së shumti një punë që kryhej nga gratë, lanë gratë në “vijën e parë” të konfliktit. Gratë himarjote nuk u paisën me armë por mbushën përparëset me hi të përzier me piper. Qysh nga ky fakt të krijohet përshtypja se po pregatiteshin për një “lojë luftash” dhe jo përleshje serioze.
Pasi volën një sasi të vogël rrushi, grupet e organizuara prej dhjetë- pesëmbëdhjetë grash, duke mbajtur koshat në shpinë dhe bastunet në duar morën rrugën e kthimit për në Himarë. Pranë zyrave të Komandaturës, forcat e xhandarmërisë përpiqen të pengojnë kalimin e tyre. Gratë përdorën “armët”, hirin e përzier me piper  duke ua hedhur në fytyrë xhandarëve dhe duke i shtyrë. Furia e grave i detyroi forcat e xhandarmërisë të struken në oborin e komandaturës. Tentativës së grave për tu futur edhe në ndërtesën e komandaturës, xhandarmëria ju përgjigj me zjarrin e armëve, duke vrarë dy gra dhe plagosur tre të tjera. U vranë  Athina Dhimojani dhe Ollga Papa, u plagosën Eleni Kallushi, Eleni Bollano dhe Aleksandra Bollano si dhe u plagosën dy xhandarë e një oficer Gjëndja ishte duke dalur jashtë kontrollit pasi gratë e revoltuara rrëmby-en kosa, sëpata e sfurqe.
Falë faktit që në krye të revoltës ishin vendosur gratë më të moshuara e me përvojë të gjërë jetë-sore, të cilat kishin marë udhëzime të qarta për kufirin ku do arinte revolta, bëri që të frenohej  shpërthimi i mëtejshëm i zemërimit, duke mos u shtuar pasojat e përplasjes.
Jehona e kësaj revolte ishte tepër e madhe. Me kthimin nga Gjeneva, Noli dhe Gurakuqi anullo-jnë vendimin e mëparshëm te qeverisë dhe dërgojnë një komision në Himarë për të stabilizuar gjëndjen. Himarjotët paraqitën si kusht të bisedimeve me qeverinë lirimin e të arestuarve të revoltës (të dy Bollanajt i lidhë) dhe të kryepleqve  të arestuar më parë.
Si përfundim, në bisedimet  mes qeverisë dhe përfaqsuesve himarjotë u dakordua pagimi i një tatimi simbolik prej 1000 napolona shqiptare, duke u përfshirë në këtë shumë gjithë taksat për të gjitha fshatrat e Himarës.
Kjo ngjarje është pasqyrar dhe në këngën e ngritur me këtë rast, me tekst si vijon:
Gushto-vjeshta më të rirë
O shokë jalla jalla (a)
Ditën e proto shtatorit
Të hënënë më saba (b)
Doli Himara të vilë
Qeveria nuk i la
Qeveri, s’e bëre mirë (c)
Që zure dyfek me gra
Ç’u pataksn’ e ç’u çudinë
Kush u ndodh e kush i  pa
Jorgj’ Bollani foli mirë (ç)
Vetë shpirtonë u dha
Të dy Bollanajt i lidhë (d)
Kaftuanë Llogara
Seç këndojn’ e hajn’ e pijnë (e)
Fan Nolit bëjnë rixha (f)
Vlora e bëri tertipnë
Qazim Koculi me ca
Thoshnë Himarën t’a digjnë,
Është gjarpër e u ha (g).

3-Duke analizuar këtë këngë nxjerrim si elementë të saj faktet e mëposhtëme:
a- Kjo këngë që në fillim tregon se nuk këndohet me grup të zakonshëm iso-polifonik por këndo-het në valle burrash, në atë që quhet vallja e rrëndë e burrave. Është pikërisht vargu i dytë…O shokë jalla jalla … që na e dëshmon këtë fakt , pasi këtë varg nuk e këndon asnjë marrës kënge në një grup. Ky varg shoqëron tundjen e shamisë  nga prijësi i valles dhe ka kuptimin e një ftese për vëmëndje dhe për shoqë-rim të tij nga pjestarët e vargut të valltarëve.
Ky fakt tregon  se përfundimi i ngjarjes është vlerësuar si një fitore e himarjotëve dhe për këtë është hedhur një valle në një shesh fshati. Zakonisht, në sheshet e fshatrave të Bregdetit, burrat hidhnin valle të kënduar.
b-Vargu …Të hënën në saba… shërben si evidentim i datës së ngjarjes, por edhe  si saktësim momenti, pikërisht fjala…në saba…saktëson castin e nisjes së konfliktit. Por duhet të theksojmë gjithashtu se e hëna e parë e shtatorit bie data 1 shtator 1924. Në disa tekste (Minella Gjoni …se jam nga bregdeti, fq 181, Spiro Rusha, “Himara në stuhitë e shekujve”fq 123 ) gabimisht si datë e ngjarjes është shënuar data 3 shtator, por kjo datë ishte ditë e mërkurë dhe jo e hënë.
c-Qeveri se bëre mirë/Që zure dyfek me gra …qorton rapsodi qeverinë për konfliktin. Është hera e parë që për një konflikt të armatosur, ku madje pati edhe të vrarë e të plagosur, rapsodi përdor një ton të butë, të ngjashëm me qortimin që një prind i bën djalit të tij për një gabim të rëndomtë. Arsyeja është shumë e thjeshtë, qeveria që qortohet është qeveria shqiptare, dhe këtë qeveri e ka njohur si të vetën edhe Himara, pavarësisht konfliktit të lindur. Konflikti lindi se Himara prete-ndonte ende për autonomi fiskale, brenda shtetit të ri shqiptar. Por autonomia tradicionale e Himarës ishte  autonomi brenda suazës së një perandorie të huaj (turke). Kjo autonomi nuk mund të egzistonte brenda shtetit të ri shqiptar, të cilin e kishte njohur dhe e kishte mbështetur edhe Himara. Prandaj edhe rapsodi tregohet i kujdesshëm në deklarimet që bën. Këtu nuk ka deklarata kategorike refuzimi pagimi taksash apo thirje për revolta të armatosura.  Më së shumti, në variante te tjera ka revokim të kujtesës historike
Petro Marko te libri  Intervistë me vetveten… në fq 91, kur tregon për protestën e banorëve të Dhërmiut në vitin 1932 kundër qeverisë së Zogut për mospagim taksash, me argumentimin e autonomisë së Himarës, këngën e mësipërme e jep në variantin… Seneja njëzet e katër/ në Himarë u bë hata,/ doli populli të vjelë, / qeveria nuk e la/. Qeveria s’bëri mirë/ që ndezi luftë me gra... Pesëqind vjet me Turqinë/ mot për mot bëjmë dava, / po Himara, sa të rrojë,/ xhelep e të dhjeta s ’ka...
ç-Jorgj Bollani, personalitet i shquar i krahinës, Kryetar i Kryepleqësisë së Krahinës  së Himarës (e cila kishte atributet e një qeverie lokale) për disa vite me radhë, i vrarë në mbrëmjen e 24 Jana -rit 1944 me snaiper, në pragun e shtëpisë së tij në Himarë. Në lidhje me vargun… Vetë shpirto-në u dha…sqarojmë se ky varg lidhet me një gjest të Jorgj Bollanit. Nënprefektura e Himarës  mblodhi parinë e fshatrave  dhe u  bën presion duke u thënë se : Po nuk nënshkruat marrveshjen për të paguar të dhjetat,  do ju djegim shtëpitë.  Në këtë moment shpërthen Jorgj Bollani me fjalët .: Po qe se keni vendosur te digjni shtëpitë tona, urdhëroni merreni shpirton (shkrepsen) dhe filloni nga djegja, ne nuk pranojmë të paguajmë të dhjetën e xhelepin. Me marëveshjen që kemi me qeverinë qysh në Qershor 1921, nuk detyrohemi te paguajmë taksa të tjera veç taksës kombëtare, mbretërore (vasilika) për buxhetin e shtetit. ..
d-Dy Bollanajt që u arestuan nga forcat e xhandarmërisë si organizatorë të revoltës ishin Jorgji Bollani dhe Teo (Odhisea) Bollani, të dy tregëtare. Organizatori real i revoltës ishte Jorgji Bolla-ni. Jorgji Bollani ishte mik me Qazim Koculin, në atë kohë Prefekt i Vlorës, ish komandant i forcave shqiptare në luftën e Vlorës në 1920.
e-Miqësia personale që kishte Jorgji Bollani me Qazim Koculin prodhoi një trajtim komod gjatë arestimit të …dy Bollanajve
f-Ndonëse i arestuar Jorgji Bollani demostroi vlerësimin e tij për Fan Nolin, atë kohë Kryemini-stër. Ky demostrim ishte edhe falë faktit të njohjes dhe mbështetjes së popullit himarjot ndaj qeverisë shqiptare.
g-Deklarata, teori dhe teza të ndryshme në disfavor të Himarës janë hedhur në qarkullim gjith-mon nga qarqe të caktuara, si pasojë e mosnjohjes të situatave apo edhe për faktorë të tjerë. Qazim Koculi, pavarësisht faktit se kishte miq personalë në Himarë, ishte një ndër  autorët e tezave anti-himarë që qarkullonin në atë kohë në mjediset zyrtare shqiptare.
Në lidhje me autorin Taso Nini, tregohet se  dy ditë  pas ngjarjes (pra më datën 3 shtator)  erdhi në Himarë nga Kudhësi dhe në sheshin e qytezës, ku qenë mbledhur pleqtë e Himarës dhe diskutonin për ngjarjen, pasi u përshëndet me të pranishmit duke shkëmbyer duhan tha: Kjo nuk qështë ngjarje, kjo është hata, por le të marrim një valle  që të mos harohet hataja….dhe duke hequr vallen, ngriti këngën e mësipërme
Pra, siç po shohim, në një këngë të zakonëshme, të kënduar me valle burrash në një shesh fshati,  kemi një dëndësi  informacioni të denjë për një tekst historie. Por ajo që ka ngelur pa u cituar është fakti se qeveria e Fan Nolit humbi mbështetjen e popullit himarjot dhe kjo u duk më së miri te fakti që, djemtë himarjotë refuzuan të shkonin ushtarë për këtë qeveri, refuzim ky që binte edhe në kundërshtim me marveshjen e vitit 1921 të Himarës me Qeverinë Shqiptare.
4-Por krijimi i honesterës së kësaj kënge ka hershëmri në shekuj dhe si e tillë “rezerva ujore” që ka grumbulluar është tepër e madhe, për tu shteruar me një “curil të hollë uji”, siç ishte kjo këngë për  përplasjen e grave himarjote me xhandarmërinë...
Tradicionalisht himariotët nuk kanë patur ndonjë mbret a princ me autoritet sundimtari absolut mbi ta. Qysh në hershmëri himarjotët zgjidhnin çdo dy vjet dy strategë të quajtur prostatë për drejtimin e vendit, veprimtaria e të cilëve ishte parashtruar në një korpus ligjesh  dhe normash (venomesh)  që përfshiheshin në kodin e të drejtës zakonore dhe kopetencat e të cilëve ishin të kufizuara nga autoriteti i një këshilli, para të cilit ata raportonin. Këto venome përfshinin jo vetëm mardhëniet midis banorëve dhe  krahinave bashkëkomëse por edhe mardheniet me popujt dhe vendet e tjera.
 Kjo formë drejtimi i rezistoi edhe kohës romake, por u godit nga pushtuesi turk, i cili vendosi ligjet e veta të centralizuara në gjithë teritoret e pushtuara, duke prodhuar kështu rezistencën e armatosur të popullit.
Krijimi i honesterës të këngëve himarjote të rezistencës në fitim dhe mbrojtje të autonomisë (venomeve) nis qysh me vdekjen e Gjergj Kastriot Skënderbeut në 17 Janar 1468 dhe fillimin e rrënies së rezistencës anti turke të popullit shqiptar.
Vdekja e Skënderbeut ishte një tërmet i fuqishëm që vithisi në themele  e çau “murin” e reziste-ncës shqiptare përballë furisë turke. Kështjellat shqiptare nisën të binin njera pas tjetrës ndërsa fisnikëria arbërore mori rrugën e emigrimit. Kështu kalendari i rënies së kështjellave shqiptare është shumë i dëndur. Në 16 Qershor 1478 bie Kruja, në 1 Shtator 1478 bie Drishti, në 5 Shtator 1478 bie Lezha dhe në 25 prill 1479 bie Shkodra. Të gjitha këto kështjella ranë pas i bënë një rezistencë të gjatë rrethimit turk ndërsa kështjellat e bregdetit si ajo e Himarës, e Borshit  dhe e Kastrovilës  ju dorzuan turqve  brenda vitit 1479  nga Venediku, i cili i kishte në administrim në atë periudhë.
Marshimi turk i ngjante përmbytjes që shkakton një lumë kur del nga shtrati. Në pranverë të vitit 1480 ushtria turke zbarkoi në  Pulje dhe pushtoi Otranton në tokën e Mbretërisë së Napolit.
Dukej se asgjë nuk do ti ndalte  turqit, të cilët synonin të vendosnin minaret e xhamive në ki-shën e Shën Pjetrit në Vatikan, ashtu siç bënë me kishën e Shën Sofisë në Stamboll.
Por ja që befasisht situata  ndryshoi  nga një ngjarje e  papritur. Në qershor të vitit 1481 vdes papritur Sulltan Mehmeti i II i quajtur Fatihu …Vdekja e Mehmetit II  rilindi shpresën për çlirim nga turqia kudo në Shqipëri. Kurorëzimi  i Sulltan Bajazitit të II,  nëna e të cilit ishte bijë e një tregëtari shqiptar, duket se krijoi një farë iluzioni te fisnikët shqiptarë. Por ky iluzion shumë shpejt u shua. Atëherë fisnikët shqiptarë nisën rikthimin në atdhe  për të rimarë  zotë-rimet e tyre, duke larguar pushtuesin turk  me luftë të armatosut popullore. U rikthye Nikoll Dukagjini, më pas edhe Lekë Dukagjini, Spanët  etj …
Por këta fisnikë nuk e kishin autoritetin e Skënderbeut për të mobilizuar popullin. Duhej një tjetër autoritet. Vëmëndja u përqëndrua te djali i Skënderbeut, Gjon Kastrioti. Atëherë…”u dër-guan lajmës në Pulje, pranë mbretit të Napolit me kërkesën për të rikthyer në Shqipëri djalin e Skënderbeut, Gjon Kastriotin për të “marë në dorë zotërimet e të atit”… (Himara në shekuj, Bo-tim i Akademisë së Shkencave . fq 106).
Populli e përjetëson ftesën në këngë :Trimi trimin kishte lerë/ O Kastrioti me nderë/ Nga Donika jon’ e mjerë/Që qe bijë nga kjo derë/Të kemi nipçe përherë/Të kemi nipçe të lartë/Ndaj të presim të na vish/Të na vish e të na rish/T’i vësh dërmën osmanllis. Fane Veizi: Bregu i detit në këngë fq 42

Gjon Kastrioti e pranoi ftesën për t’u kthyer në atdhe.. Në kronikat e kohës  ( Stefan Magnos)
thuhet se: “Popujt e vendit të Gjergj Kastriotit të quajtur Skënderbej, …dërguan në Pulje njerëz për të kërkuar Gjonin, birin e tij, që të shkonte për të marrë në dorë zotërimin e të atit” . Aty mësojmë se  në atë kohë Gjon Kastrioti  ndodhej në ushtrinë e dukës së Kalabrisë, Alfonsit Aragonez, biri i Mbretit Ferdinand të Napolit, duke luftuar kundër turqve që mbanin të rrethuar Otranton... dhe se bashkë me atë  ndodhej edhe Kostandin Muzaka, një bujar shqiptar, kushëri i parë i Gjon Kastriotit, të cilin e kishin ftuar vetë himariotët për të luftuar në Himarë si kapedan i tyre.

Duka Alfons e pranoi kërkesën e fisnikëve shqiptarë edhe sepse i interesonte krijimi i një fronti të dytë në shpinë të turqve,  ndaj e  ndihmoi Gjon Kastriotin duke i dhënë  katër galera që të kthehej në Shqipëri bashkë me Kostandin Muzakën “së bashku me shumë burra  që ai kishte me vete”.  Këtu mësojmë se bashkë me ta Alfonsi dërgoi “Kladën prej Korone i cili kishte ikur nga Krahu i Manit”  (Greqi).
Ekspedita zbarkoi fillimisht në afërsi të Durrësit në korrik 1481 dhe pas disa luftime nëpër  në Shqipërinë e Mesme, një pjesë e tyre udhëtoi nëpër det drejt Himarës.
 Kronika e kohës  thekson:“Katër galere të flotës mbretërore, që e kishin sjellur atë në ato anë, me Kladën prej Korone, shkuan duke plaçkitur nëpër ato brigje në dëmin e turqve dhe që andej Klada kaloi nga Vlora dhe shkoi në malet e Himarës…, ata popuj të atij vendi malor, që janë më shumë se 50 fshatra, qenë ftuar t’i zbonin turqit dhe të rifitonin lirinë dhe me galeret e thëna shkoi në kështjellën Himarë, fortesë kryesore e atij vendi, dhe atë fortesë e sulmoi”. Në gusht 1481, kryengritësit nën drejtimin e Kostandin Muzakës morën kështjellat e Himarës dhe Sopotit.
 Subashi turk i Himarës i kërkoi ndihmë bejlerbeut Sulejman Alibeut në Vlorë, i cili ndërkohë  përgatitej për të rifilluar veprimet ushtarake kundër Otrantos në Pulje. Kërkesa e subashit e detyron të nisej vetë  në ndihmë të tij me një repart ushtarak prej 3000 vetësh të armatosur. Por “Popujt e malit të përmendur (himariotët) …shkuan tek një qafë mali ( Qafën e Llogorasë ) e mundën dhe e kapën (bejlerbeun) me shumë turq, kurse shumë të tjerë i vranë’’ shkruan kronika ndërsa kënga ligjëron:.
Sulejman Unuk jeziti/ Bir osmëni Stambolliti/ Sa mirë t’u bë tertipi/ Llogara seç të thëthiti/ Buftë të madhe të ngjiti…Fane Veizi: Bregu i detit në këngë  fq 45

Subashi i Himarës u arratis me anije në Korfuz, kurse “Klada që kishte ardhur me galeret aty, hyri dhe mori edhe kështjellën e Sopotit që ishte në malet e përmendura” duke u çliruar në këtë mënyrë gjithë krahina e Himarës. Si datë e çlirimit të Himarës shënohet 31 gushti 1481.

Më 10 shtator 1481, dhjetë ditë pasi u çlirua Himara, ushtritë e dukës së Kalabrisë, duke përfituar
nga telashet e turqve në Shqipëri, çliruan Otranton.
Viset shqiptare të çliruara e njohën si princ Gjon Kastriotin. Por principata e re shqiptare  ishte shumë e dobët. Vendi  nuk kishte burime për ta mbajtur në këmbë luftën e vazhdueshme, ndër-kohë që  Perandoria Otomane ishte shumë e fuqishme.
 Më 1482 kryengritja në Shqipërinë e jugut duket se u shtyp.  Turqit ribënë edhe nje herë regjistrimin e tokave të sanxhakut të Vlorës, me përjashtim të krahinës së Himarës. Në vitin 1483, Mbretëria e Napolit bëri paqe me turqit dhe populli shqiptar mbeti përsëri i izoluar pa një aleat të jashtëm.. Ushtritë turke i vazhduan operacionet gjatë viteve 1482-1485, dhe arritën të ripushtonin në verën e vitit 1484 kështjellën e Himarës, kurse sundimin në krejt  Shqipëri në mundën ta rivendosnin vetëm në vitin 1485.
Kështu që dhe Gjon Kastrioti u detyrua të largohej nga Shqipëria dhe të vendosej përsëri në Itali. Bashkë me ‘të shkuan në Itali edhe shumë kapedanë himarjotë, të cilët u organizuan në regjimentin maqedon nga Karli VIII. Dhe populli ligjëronte:
Bregu i detit ballëgurë/Qysh duron e ri pa ujë/Se të zinjtë djeltë tanë/Ikën e muarn dynjanë/ Ndë krajli napolitanë…
Megjithëse kryengritja u shtyp,  gjatë regjistrimit të tokave, turqit hasën në rezistencën e arma-tosur të popullatës  himarjote... Për të thyer këtë rezistencë,  sundimtarët turq menduan të fusnin në lojë   fisnikët  shqiptarë renegatë. Një nga këta renegatë ishte  Komjan Arianiti, që ndërkohë ndodhej në oborrin e Sulltanit Bajazitit II dhe pretendonte zotërimet e dikurëshme të Arianitëve. Sulltan Bajaziti i II e gradoi sanxhakbej  dhe e dërgoi këtë renegat në Himarë, por himariotët nuk e pranuan dhe në fillim të vitit 1486, pasi e kapën të gjallë, e vranë duke shpallur kështu fillimin e një kryengritjeje të re , të derdhur  edhe në këngën…
Ç’thotë Padishahu ç’thotë/ Për Himar’ e himarjotë/ “Djem të shkathët e të zotë/Bëj t’i vras e si vras dot./ Dhe ata që me ne qenë/ Si Komneni me të tjerë/ Ç’i përzunë dhe çi prenë/ Copa e çika i therë”.Fane Veizi: Bregu i detit në këngë fq 49

Për të shtypur këtë kryengritje Sulltan Bajaziti II nisi atë vit për në Shqipëri ushtrinë turke, nën komandën e  admiralit Sinan Pasha, dhëndërit të tij, por ky dështoi në tentativën e ndërmarë.
Më 1488 kryengritja u përhap edhe në Shqipërinë e Mesme, ku u aritën disa fitore të rëndësi-shme dheu  çliruan disa krahina. Duke parë suksesin  e aritur, kryengritësit shqiptare dërguan përsëri një delegacion në Itali për të thirrur Gjon Kastriotin, ardhja e të cilit nuk konfirmohet nga dokumentat e kohës. Kryengritja vazhdoi deri më 1492, duke e ngushtuar autoritetin turk rreth kështjellave me garnizone pushtuesish. Situata e vështirë e ushtrisë turke kërkoi prezencën e vetë sulltanit.
 Në verën e vitit 1492  sulltan Bajaziti i II, në krye të ushtrisë turke u nis nga Sofia në drejtim të Shqipërisë dhe u vendosën në krahinen e Tepelenës, Gjirokastrës dhe Sarandës. Paralelisht flota turke doli në brigjet e Himares.
Me ardhjen e ushtrive turke, në pamundësi për evadim në ishillin e Korfuzit apo në Venedik, luftëtarët himariotë sistemuan  familjarët nëpër vendstrehimet e fshehta malore dhe vetë u pregatitën për luftë. Sulltan Bajaziti kishte planifikuar operacione ushtarake për nënshtrimin e  popullsisë kryeneçe himarjote. Këto operacione të planifikuara e të ndërmara janë evidentuar nga një sërë kronikanësh turq të kohës, të cilët interesimin e tyre për këtë ndërmarje të ushtrisë turke e lidhin me vetë praninë e Sulltan Bajazitit të II.
Kronikani Kemal Pashazade, shkruan se sulltani u nis në “vendin e shqiptareve”, “në nahijën e njohur në atë vend me emrin vilajeti i Juvanit”; Bitlisiu, tregon se vendi i fushatës ishte “Shqipëria”, se sulltani urdhëroi Sinan Pashën, komandantin e flotës turke, që “të nisej nga ana e tij me 300 anije në drejtim të Shqipërisë dhe t´i nxirrte ato në Vlorë”. Bitlisiu shton se Vlora, ku duhej të ankoronte Sinan Pasha, ishte “fqinjë më viset shqiptare” (kryengritëse). Oruçi shënon se sulltani u nis në “vendin e Juvanit”, Kronisti tjetër, Aliu, flet për vendosjen e sulltan Bajazitit II në Tepelenë. “Në kohën kur padishahu ishte nisur për pushtimin (e vendit) e shqiptarëve, padishahu ishte vendosur plot madhështi në Tepelenë”.
Stefan Magno,  kur bën fjalë për shtypjen e kryengritjes së vitit 1492 shkruan se “Turqit, pushtu-an malet e Himarës, nga Vlora deri në Sarandë. Më parë ata kishin marrë kështjellën e Himarës dhe të Sopotit, në disa maja të maleve kapën shumë shqiptarë….”
Sulmi i turqve filloi në korrik të vitit 1492, duke u pushtuar kështjellat e Himarës dhe Sopotit. Turqit tentuan të depërtonin në  viset e brendëshme, por himariotët u grumbulluan në malet e larta, duke organizuar mbrojtje natyrore.
Më në fund, pas luftimesh të ashpëra, himariotët u detyruar të përqëndroheshin në dy maja mali. Te mali i Çikës turqit të komanduar nga bejlerbeu i Rumelisë Jahja Pasha, depërtuan nëpër një shteg të fshehtë, si pasojë e një tradhëtie, duke i zënë në befasi luftëtarët dhe  banorët e strehuar, të cilët,  si pasojë e numërit të lartë të të vrarëve dhe të plagosurve si dhe lemerisë së përjetuar nga vetësakrifikimi i shumë nuseve të reja, të cilat u hodhën nga shkëmbinjtë me foshnjet në gji, për të mos rënë robinja, u detyrua të dorëzohej, kundrejt marveshjes për tu lënë të lire, me kusht që të mos orvateshin për kryengritje të mëtejëshme..
Por turqit e shkelën marveshjen duke bërë masakër mbi himarjotët e dorzuar, burrave u prenë këmbët e duart dhe pastaj i hodhën në humnerat e Malit të Çikës, gratë e reja, vajzat dhe fëmijët, afro 8.000 vetë, i grumbulluan  në Vlorë, për ti  shitur si skllever në tregjet  aziatike.
Kjo tragjedi është ligjëruar në një sërë këngësh himarjote, njera prej të cilave  thotë:
O Moshor a gjeç belanë/ Mos gjeç dinë, mos gjeç imanë/ Se na vrave djeltë tanë./ O Moshor të rëntë pika/ Shpure asqerët tek Çika./ O Moshor, t’u shoftë fara/ Tu bëfshin gurë e gërmadha,/ Të mbeçin gërmadha e gurë/ E u djegsh i gjallë në furrë…

si dhe varianti tjetër….Mali i Çikës, mali i lartë legjendar/.../Gratë me foshnja në duar, ranë nga shkëmbi/ Vdekja e zezë, hije rëndë, nuk i trëmbi.

Garda perandorake turke dhe repartet e Anadollit     komanduar nga  Daut Pasha, të gëzuar nga fitorja e aritur në malin e Çikës, tentuan  asgjësimin e rezistencës në malin tjetër, në Çipin e Tar-tar me sulme që vazhduan deri në  fund të gushtit, por pa asnjë rezultat.
Vjeshta po afronte dhe lufta rezultoi me një kosto shumë më të lartë se sa kishte parashikuar Porta e Lartë  dhe nuk dihej se sa do vazhdonte. Shtoi kësaj faktin se kjo rezistencë mund të shërbente si shkëndi zjarri për kryengritje antiturke në krahina të tjera të vendit. Kjo prespektivë e zymtë e detyroi  Sulltan Bajazitin e II të kërkonte një marrëveshje me himariotët.
Në bazë të marrëveshjes kalaja e Himarës dhe e Sopotit duhej rrënuar. Himariotët pranuan,  t’i paguanin haraçin sulltanit. Pagesa e haraçit do të thoshte se sulltani hiqte dorë nga vendosja e regjimit feudal-ushtarak të timareve në krahinën e Himarës dhe krahina do të administrohej, jo në bazë të ligjeve perandorake osmane por sipas të drejtësv zakonore të bashkësisë së saj.
Në këtë mënyrë Himara fitonte një autonomi krahinore.
Pas debatesh, himariotët pranuan marveshjen vetëm kur sulltani u premtoi jo vetëm autonomi të krahinës së Himarës por dhe  një sërë privilegjesh ligjore të përmbledhura në tetë pika, të njohura nga tradita me emrin “Venome” të cilat himarjotët i kishin gëzuar edhe në periudhën e sundimit romak. Venomet janë një korpus ligjesh që rregullonin mardhëniet e krahinës autonome të Himarës me pushtetin qëndror turk. Korpusi ligjor  që rregullonte mardhëniet mes banorëve të një fshati apo të gjithë  krahinës ishte e drejta zakonore shqiptare.
Duhet të sqarojmë se fermani që përmbante venomet nuk është gjetur, madje nuk egziston asnjë dokument që të ketë të shkruar përmbajtjen e ligjeve të venomeve. Por ama egziston një fakt i pakundërshtueshëm. Korpusi ligjor prej tetë pikash ishte gdhendur (apo derdhur) në një pllakë bakri në Turqi dhe në Himarë kishte ardhur në këtë formë dhe jo në ferman të zakonshëm letre apo pergamene.. Këtë pllakë bakri himariotët e ruanin me xhelozi në katakombet e kishës së Mitropolisë së Himarës dhe e ekspozonin te porta e kishës vetëm në raste festash apo në raste të vizitave të ndonjë personaliteti të huaj.
Ky fakt është kënduar gjithmon në Himarë: Në qish’ të Mitropolisë/ Vartur pllaka e lirisë/ Në bakër bukur ujdisë/ Me ferman të osmanllisë/Këto gramë parë- pare/ Gjithë gjakë janë larë/ I kemi larë me gjak/ Nga çdo fis e në çdo prag Ç’do sokak edhe çdo derë/ I kemi mbajtur me nder
/  Shëmbëlltirë për të tjerë. Fane Veizi: Bregu i detit në këngë fq 59
Përmbajtja e korpusit ligjor të venomeve ishte mësuar përmëndësh gati nga të gjithë himarjotët. Kjo pllakë u zhduk në vitin 1897.
Përmbajtja e venomeve të vitit 1492  ishte si më poshtë:
 a.     Mos shtrirja e sistemit të timarit në teritorin e Himarës. Ruajtja e pronës  private dhe ajo kolektive nga himarjotët mbi kullotat, pyjet, burimet ujore etj.
b.      Vetadministrimi i krahinës përmes organeve tradicionale të saj, që qenë pleqësitë, në dy nivele, të fshatit dhe të krahinës. Në mbledhje thërisnin përfaqsues nga çdo shtëpi dhe për çështje lufte, nga gjithë fshatrat.
c.      Importimi dhe eksportimi i mallrave pa paguar taksa doganore, një e drejtë që nuk ishte e drejtë eskluzive vetëm e Himarës.
ç.      E drejta e lundrimit të lirë, pa kufizime me anijet e tyre në tërë portet e Perandorisë Turke pa ju nënshtruar kontrollit doganor.
d.      E drejta për t’u paraqitur para organeve turke të armatosur në Vlorë, Delvinë, Gjirokastër. Kapedanët vizitonin të armatosur edhe Janinën.
e.     Himariotët kishin të drejtë të caktonin një përfaqësues të krahinës në Stamboll, i cili komu-nikonte direkt me Sadrazemin, kryeministrin turk, për çështje të krahinës.
f.     Himarotët duhej të paraqiteshin në luftë krahas Sulltanit, por ruanin të drejtën të paraqite-shin me formacionet dhe flamurin e tyre, si dhe nën  komandimin e Kapedanëve të tyre.
g.   Himara i paguante haraç Padishahut, por  himarjotët nuk pranuan të quheshin raja. Haraçi  i dorëzohej të dërguarit të Turqisë, në një qese të varur mbi majën e jataganit ose në grykën e pushkës, si gjest i mosnënshktrimit të tyre.
Në lidhje me flamurin e himarjotëve sqarojmë se ai kishte një shkabë (shqiponjë) të zezë dykrenore, me krahë të mëdha e të shtrira në gjithë fushën e flamurit.. Pikërisht shtrirja e madhe e krahëve të shkabës ndryshonte nga shqiponja e Kastriotëve me krahë më të mbledhura, pasi elementët e tjerë ishin gati identikë…Për këtë flamur me siguri janë bërë shumë debate në bisedime me përfaqsuesit turq, të cilët kërkonin mënjanimin e çdo simbolike që përafronte figurën dhe veprën e Skënderbeut dhe sidomos të flamurit me shkabën (shqiponjën) dykrenore, për të cilën populli këndonte:.
Shkab’ e madhe kasaba/ Me dy krahë të mëdha/ Shkab e madhe me dy kokë/ Mbreti i zogjve në tokë/ Shkab e madhe, zot i dheut/ Krenari e Skënderbeut. Fane Veizi: Bregi i detit në këngë fq 29
Një basoreliev i kësaj  shkabe është gdhendur në dy gurë në derën e kishës në kalanë e Himarës, gdhëndje që daton në  shekullin VII    erës së re, rreth  1300 vjet më parë.
5- Marrëveshja e lidhur mes himariotëve dhe Sulltanit për njohjen  autonomisë krahinore, ishte në favor të himariotëve. Me venomet që morën, ata larguan rrezikun e vendosjes së qeveritarëve turq dhe të sistemit të timareve në krahinën e tyre.
Autonomia e fituar dhe korpusi ligjor i venomeve  ishte një fitore jo e vogël e himarjotëve, pasi ruhej prona dhe etniteti i komunitetit si dhe mënyra tradicionale shqiptare e jetesës, pa ndikime dhe praninë e mënyrës dhe formave të jetesës turke. Duke qënë territor bregdetar, Himara e kishte të lirë edhe rrugën detare për tu lidhur me perëndimin, faktor ky që ndikoi së tepërmi në ruajtjen, forcimin dhe europianizimin e civilizimit dhe kulturës së jetesës, duke qënë në këtë mënyrë krahina më pro-perëndimore e vendit.
Sa herë që turqit i cënonin pikat e marveshjes (venomet), himariotët rrëmbenin armët dhe hidhe-shin në kryengritje. Turqit detyroheshin përsëri t'u akordonin privilegje të cilat kishin gjithnjë si bazë kushtet e caktuara në marrëveshjen e vitit 1492.
Nga ana e tyre edhe himariotët, pagesën e haraçit, megjithëse e premtuan, shpesh herë nuk e paguanin ose kur e paguanin ua jipnin turqve publikisht, në majën e jataganit,  duke u lënë të kuptonin se ata nuk ishin raja por kishin ruajtur të drejtën t'i mbanin armët në krahë. Këto veno-me himariotët i ruajtën për shekuj me radhë.
5.a-Njohja e venomeve Himarës ishte edhe  një disfatë e luftës politike e sulltanit, prandaj gjithmon sulltanati është përpjekur  për mohimin dhe fshirjen e tyre nga “biografia” osmane dhe praktika shtetërore. Përpjekja për “fshirjen” e venomeve nga praktika e përditëshme, nga ana e turqve dhe mbrojtja e tyre nga ana e himarjotëve, është një luftë e vazhdueshme qindra vjeçare, që përfshin përpjekje ushtarake gati të përvitëshme me forca turke të komanduara nga pashallarë të ndry-shëm dhe vetë sulltanët e kohës. Por duke qënë se përplasjet me forca të komanduara nga pashallarë turq janë të shumta, ne do ndalemi te përplasjet që kanë si protogonistë vetë sulltanët turq ose të dërguarit special të tyre.
5.b-“Pendimi “ i sulltan Bajazitit të II për firmosjen e fermanit me korpusin ligjor të venomeve ishte shumë i shpejtë. I tillë ishte dhe reagimi i tij për “shuarjen “ e venomeve nga historia e sulltanatit. Kështu, pas shtatë vjetësh, më 1499, Bajaziti II dërgoi dhëndërin e tij, Mustafa Pashën me forca të shumta ushtarake të nënshtronte Himarën, me qëllim që duke “haruar” venomet, të pranonte taksat e reja që aplikoi (xhizje-n). Mustafa Pasha zbarkoi në Skalome - Qeparo dhe sulmoi fillimisht Kudhësin, nga u tërhoq me turp pasi la të vrarë qysh në pritën e parë mbi 40 ushtarë..
 Mustafa dhëndër Dovleti/ Pruri damane nga deti,/ Në Skalome asqerë qiti,/ Gjithë bregut ja
vërviti./ Qeni turk iku dhe shkoi, Xhizje Himara s’pranoi
5.c-Sulltan Bajaziti II nuk pati kohë të kundërvepronte përsëri ndaj himarjotëve pasi u përfshi nga lufta për fronin sulltanor e bijve të tij dhe u detyrua nga i biri Selimi, të abdikonte në favor të tij  më 25 prill 1512, si dhe vdiq më 26 maj 1512. (Ky fakt rrëzon tezat e disa historianëve se  Himara i fitoi venomet në vitin 1518 nga Sulltan Bajaziti II). Nga ana e tij sulltan Selimi (lindur 1470 - vdekur 1520) i rinjohu venomet e Himarës pas dështimit të ekspeditës turke për të shtypur revoltën në vitin 1513. Ndoshta nuk pati kohë të vepronte më tejë pasi në vitin 1520, pas vdekjes së tij, u ul në  fron  Sulltan Sulejman Kanuniu, (Ligjvënësi)  ose i njohur ndryshe në perëndim si Sulejmani i Madhërishëm.
5.Ç-Në vitin 1537 në Labëri dhe Himarë shpërtheu një kryengritje e fuqishme antiturke. Sulltan Sulejman Kanuniu (Ligjvënësi) u nis drejt Shqipërisë me dy synime kryesore : të nënshtronte Labërinë dhe Himarën  për të nxjerrë të gjitha detyrimet e prapambetura si dhe me flotën e tij të hidhej në në bregun tjetër të  Adriatikut. Kështu që,  në muajin korrik 1537 e vendosi kampin ushtarak në afërsitë e Vlorës. Po në korrik ariti para bregdetit të Himarës edhe flota osmane. Populli u ngrit i tëri në luftë dhe  nisën  sulmet kundër kampeve ushtarake osmane.
Kryekomandant i ushtrisë turke ishte vetë Veziri i Madh, Iljaz Pasha (1483-1539) nga Palasa. Në luftën e 1537 me himarjotët, Iljaz Pasha shfrytëzoi  njohjen prej tij të  terenit  malor të Himarës, shtigjet dhe kalimet e fshehta, nëpër të cilat niste repartet turke, por as kjo nuk e ndihmoi dot në luftën kundër kryengritësve himarjotë, të cilët kaluan në kundërsulme të shpeshta e të fuqishme.
Për Iljaz Pashën, të cilin historiografia osmane e njeh  dhe e përmënd me emrin Ajaz Pasha, le të sqarojmë se   ishte nga  Palasa, me emrin e origjinës Kosta Dhimo,  ishte marrë qysh fëmijë nga turqit, qe ritur e shkolluar në Turqi dhe i kishte kaluar gjithë shkallët e hierarkisë shtetërore, nga jeniçer deri në Vezir i Madh, post ku qëndroi në  nga 14 Mars  1536 – 13 Korrik 1539, kur vdiq nga murtaja. Në këtë post ai zvëndësoi Ibrahim Pashë Pargaliun, një tjetër shqiptar nga Parga.
Vërtet që Iljaz Pasha ishte himarjot, por asnjë ndjenjë pozitive nuk afron te himarjotët emri dhe kujtimi i tij.
Himarjotët  nuk e kanë mohuar faktin e origjinës të Iljaz  Pashës, por as janë entusiazmuar nga kariera e tij. Në themelet e asaj kariere janë edhe masakrat turke ndaj himarjotëve, të atyre turqve që i drejtoi dhe u priu vetë Iljaz Pasha, i cili mori pjesë aktive në shtypjen e kryengritjes në vendlindjen e tij Himarë e në Vlorë në vitin 1537, madje u priu turqve në sulmet dhe  masakrat e tyre.
Për informacion sqarojmë se ka lindur në vitin 1483 në Palasë, pranë Dhërmiut. Në vitin 1514 ka marrë pjesë në luftën e Çaldiranit, ku edhe shquhet për së pari për trimëri dhe inisiativë luftarake. Ka marrë pjesë në luftën  kundër memlukëve në Egjipt, në vitet 1516-1517, duke qënë njëko-hësisht në postin e Bejlerbeut të Anadollit. Më pas u emërua Guvernator në Damask të Sirisë. Ka marrë pjesë në pushtimin e Rodosit në vitin 1522. Gjithashtu mori pjesë në Betejën e Mohaçit në Hungari, në Rrethimin e Vjenës në vitin 1534, në luftimet kundër Irakut në vitin 1535.
Gjatë qeverisjes së tij ai pushtoi Rumaninë e Moldavinë.
Në vitin 1538 mori pjesë në luftimet që i ndërmori Flota  osmane në brigjet e Detit Jon. Në Pre-vezë , së bashku me admiral Barbarosën mundën flotën e Karlit të V Habsburgve, të Venedikut dhe Papatit, të tre flotat të bashkuara. Pas kësaj humbjeje Venediku u detyrua të lëshonte disa qytete në Dalmaci dhe të paguante një tribut vjetor të rëndë në favor të osmanëve. 
Pra, siç po shohim, kemi një biografi të përgjakur pushtuesi  që e distancon nga vendorigjina e tij liridashëse. Por le të kthehemi në Himarën kryengritëse ku kënga shkruan historinë: Sulltani kartë dërgoi/ Himarjotëve tu thoi/Po s’u dhatë do t’u shoi/Taboret se çi dërgoi/Me damane ç’i mbuloi/…Himarjotët kapedanë/Se ç’u ngrenë nga çdo anë/Me kordha me jataganë/Mbi taborr’ e mbi sulltanë/…Qeni turk iku e shkoi/Në Protopapë qëndroi/Shkall’ e madhe Qeparoit/ …Himara haraç s’pagoi…
Luftimet vazhduan gjatë verës së vitit 1537,.. Në këtë kohë, një luftëtar himariot i quajtur Dami-an (Himarjoti)  depërtoi deri në çadrën perandorake, me qëllim  për të vrarë sulltanin, por u zbu-lua nga rojet e sulltanit dhe  u kap i gjallë. U ekzekutua pas torturimit. Një variant (A.Plasari) thotë se u varros i gjallë në prani të sulltanit…
Populli i ligjëroi:-Ç’ish më rri kumbisuro/djalëzo,shpirtëzo/Si pumbak i bardhëzo/Si Krisht zografisuro/ Damian trëndafil me erë/Eja të të puth njëherë/I paudhi çtë ka prerë/Cop’ e çika ç’të ka grirë/ Pastë  përjetë mynxyrë/Damian shpirt e Damian xhan/E dhe jetën për vatan.. Fane Veizi; Bregu  detit në këngë fq  69
5.ç.1-Kryengritja shqiptare i  mundësoi  mbretit të Napolit kohën për të organizuar mbrojtjen e vendit nga osmanët si dhe  e detyruan sulltanin të ndërpriste sulmet dhe të hiqte dorë nga zbar-kimi në Pulje. Një dokument i kohës dëshmon: “Kur çdo gjë ... ishte gati për të kaluar në Pulje, ... shqiptarët, kryesisht himariotët, u shkaktuan ushtarëve të sulltanit pengesa e trazira të mëdha... Këta ...  u bënë shkaku kryesor që shpëtoi Pulja, dhe ajo mbretëri (e Napolit) nga një rrënim i madh dhe nga zjarri që u rrinin mbi kokë”.
Atëherë sulltani vendosi të pushtonte  ishullin e Korfuzit, që ishte nën pushtetin venedikas. Edhe në këtë rast shqiptarët u shkaktuan trupave të sulltanit pengesa të mëdha. Për një muaj të tërë ata nuk i lejuan forcat osmane të kalonin nga Vlora gjatë bregdetit të Himarës, duke i dety-ruar ato  të ndiqnin rrugën Tepelenë-Gjirokastër-Delvinë-Ksamil, duke e ngritur kampin në Butrint. Ndërkohë venedikasit patën kohë të  forconin mbrojtjen e Korfuzit, duke bërë që të dështonte sulmi turk.   Ky fakt është  kënduar nga populli me vargjet :
Himara shkëmb i sheretit/Çu nise kundruall detit/Çu hodhe kundër dovletit/Dole ditën e Shën-mitrit/ Përkundra sulltan jezitit/ Desh të zij Korfuz kalanë/Ti mbaj shtruar këto anë/E na do gjenim belanë/Biri o trimatë tanë/Bëni uxhum mbi sulltanë/Të lironi kasabanë/Me kordh’ e me jataganë/E t’i shpori ng’ato anë/Rrëmbeni pallat e shkreta/E t’i bëni cop’ e feta/O Korfuz Kala Veneti/Të lefterosi bregdeti/Të shpëtoi nga laneti… Fane Veizi; Bregu  detit në këngë fq  72
Në shtator, duke hequr dorë nga pushtimi i Italisë , pasi i vuri zjarrin Butrintit, sulltani u largua nga bregdeti jugor shqiptar për në Stamboll, duke lënë në Shqipërinë Jugore një forcë të madhe ushtarake për të shtypur kryengritjen e Labërisë dhe të Himarës. Kryengritja në Labëri u shtyp me gjak, ndërsa  himarjotët, të mbetur vetëm, u tërhoqën pas premtimit të rinjohjes së venomeve nga Sulltani.
Këtu duket se ka ndërhyrë pranë Sulltanit Veziri i Madh Iljaz Pasha, duke i sugjeruar Sulltan Sulejmanit   rinjohjen e venomeve të Himarës. Madje  është  sugjerimi i tij, që   sulltani t’a shkruajë korpusin e venomeve në pllakë bakri, si simbol i përjetësisë së dekretit sulltanor. Mendojmë se këtu nuk ka ndikuar ndonjë ndjenjë dashurie dhe përkujdesjeje për popullin dhe krahinën e origjinës së tij. Kjo ka qënë thjeshtë një zgjidhje diplomatike për sulltanin, ndoshta edhe me qëllim që emri i tij, në krahinën e Himarës të kujtohet më shumë për pllakën e bakërt me korpusin ligjor të venomeve se sa masakrat që ai bëri ndaj popullit. Po ka qënë kjo ideja e tij, mund të themi se deri diku ja ka aritur qëllimit. Sulltan Suljeman Kanuniu në Himarë kujtohet për pllakën e bakërt të venomeve, por edhe… për Damian Himarjotin. Himara nuk haron kollaj.
 Kjo pllakë u mbajt në kishën e Mitropolisë në Himarë. Dëshmia e mësipërme ka besueshmërinë për faktin se, Sulltan Sulejman Kanuniu është dalluar për respektimin rigoroz të ligjeve të pera-ndorisë Osmane dhe dokumentimin e sakët të ligjeve dhe urdhëresave perandorake. Pra, hame-ndësohet që fermanin e Sulltan Bajazitit të II për njohjen e venomeve në 1492, ta ketë derdhur apo shkruar në pllakë bakri Sulltan Sulejman Kanuniu në 1537,..
Kjo datë dhe fakti i ndërhyrjes apo sugjerimit të  Iljaz Pashës për shkrimin e  korpusit të venomeve në pllakë bakri, gojdhana e lidh me faktin që sulltani vendosi edhe një pllakë me një mbishkrim mirënjohjeje te shtëpia e lindjes së Iljaz Pashës në Palasë.
5.ç.2-Në vitin 1570 Kështjella e Sopotit (Borsh) ishte e pushtuar nga turqit. Kryengritësit himarjotë e sulmuan në prill të vitit 1570 dhe pasi e morën, kështjella u vendos nën komandën e Manol Mormorit . Në vitin 1571 kështjella e Nivicë Bubarit pasi u sulmua  nga himarjotët, u shkatërua nga sulmet dhe kundrasulmet. Të njëjtin fat pësoi edhe kështjella e Sopotit.
5.d-  Në vitin 1577 dhe 1581 populli i bregdetit i drejtohet me një letër Papës së Romës për ndihmë ushtarake , duke i deklaruar gatishmërinë e krahinës që në një istruksion ushtarak do të angazhonin si bregdetit 10.000 luftëtarë dhe si krahinë 50.000 luftëtarë. Papa u dërgoi disa bekime, të cilat populli i priti me këngën: Dëgjona Papë dhe na/Se jemi vënd e kala/O Papë i madh me forë/Plot me kisha dhe shënjtorë/I rrethuar me taborë/Po deshe na jep një dorë/Ti vëmë turkut sinorë/Ndihmona Papë ndihmona/Se kemi vetë ikona” .  
5.d.1- Tërmeti i vitit 1592 dhe kolera e atij viti (ardhur nga Italia) shkaktuar dëme të mëdha materiale  dhe njerëzore në krahinë. 
5.e-Po kështu Sulltan Murati i IV, që cilësohet si një nga sulltanët  që kishte forcuar pushtetin me ligje shumë të forta, në vitin 1630 rikonfirmon dekretin e e autonomisë dhe korpusin ligjor të venomeve.
5.ë-Në një relacion të Don Gjon Kamilli më 1668, i cili nga Himara ka dërguar informacione të shumta për Propogandën Fide në Romë  shkruhet: “...mbi te gjitha, ky popull kerkon te jetoje ne liri, andaj nuk pranon t’i nenshtrohet te huajve, sidomos turkut. Per te ruajtur autonomine, ky popull i paguan turkut nje haraç te madh. Here pas here malesoret e armatosur i sulmojne turqit”.

Ishin këto sulme të vazhdueshme shqetësimi i Portës së Lartë dhe aarsyeja që ju dha urdhër
Pashait të Beratit, të dërgonte një ekspeditë ndëshkimore në krahinën e Himarës  për të shtypur
revoltat popullore.

Në muajt e verës të vitit 1668, Pashai i Beratit në krye të 14 000 asqerëve turq sulmoi Himarën.  Për këto ngjarje, Don Gjon Kamilli i dërgon një relacion Propogandës Fide në Vatikan ku infor-mon:  “... Sapo e informuan për dyndjen turke kundër popullit të Krahinës të Himarës, Imzot Andrea Stanila i kërkoi ndihmën Nikolla Mikelit, administratorit të Korfuzit, i cili me një herë na dërgoi gjashtë galleota (anije liftarake te paisur me topa), që u vendosën në bregun e detit përba-llë qytetit të Himarës. Luftetarët e të gjitha fshatrave të Himarës, sulmuan heroikisht ushtrinë tu-rke dhe të ndihmuara e në kordinim me breshëritë e artilerisë veneciane, i zbrapsën sulmet e ushtrisë turke. Nga ana e jonë mbetën të vrarë 13 trima himarjotë, ndërsa në rradhët e turqve u bë kërdia. Pashai pësoi humbje të rënda e u detyrua të tërhiqet e ta leri popullin në jetën e vetë të lirë”. (Lutfi Alia: Himara në dokumentat arkivore (7) Zemrashqiptare)

5.f- në vitin 1716  Xhanum Hoxha sulmoi Drimadhen me 30.000 ushtarë me qëllim që të shty-pte kryengritjen e hiamrjotëve të cilët pengonin ushtrinë turke në pushtimin Korfuzit. Dëshmon kënga: Himarë e zeza Himarë/Prapë e xheshe (shpatën) me sulltanë/Mana për Korfuzkalanë/Ta nisi Xhanum Pashanë/Me frigadha e karavë/Himarë e zeza Himarë/Qëndro si e ke zananë/Se ke djemtë kapedanë…

5.g-Në vitin 1750 sulltani dërgoi Kapllan Pashën e Delvinës të nënshtronte Himarën. Pashai hyri
në Pilur nga rruga e Kuçit me synimin që të depërtonte në Himarë. Pilurjotëve , që  i dolën për-pra, Pashai u tregoi fermnain e sulltanit Mahmudit I. Përfaqsuesit e fshatit Pilur ja grisën para syve Pashait fermanin perandorak. Si pasojë e luftës, Piluri, atëherë i vendosur në vendin e quajtur Katund, me pesëqint banorë u dogj i tëri dhe shumica e banorëve u masakruan.Por le tja lëmë fjalën këngës popullore të dëshmojë historinë;

Shtatëqint e pesëdhjetë/ Seç u prish katundi i shkretë/Pilurjotët e bën’ vetë/E grisën fermanin pleqtë/ Çkanë malet që rënkojnë/Vanov’ e zeza Vanovë/Piluri me turq luftojnë/Se katu-ndin ua dogjnë/Po katundi kish të zonë/Ilë Gjin e Nikollonë/Pas të kishte pilurjonë/ Vranë spahin në Vanovë/Spahiu kur ra nga kali/U tha shokëve : “Amani!”…Fane Veizi, Bregu i detit në këngë fq 140.

5.gj-Përsëri në vitin 1753 Kapllan Pasha sulmon Pilurin për të depërtuar në Himarë : Një zabit
anadollak/Dolin ë Vanovë prapë/S’e pandehu festekuqi/Që t’i bëjn pusi halldupit….por ne për të kuptuar përmasat e masakrës, le të dëgjojmë vajtimin e një gruaje pilurjote:

Ç’dreq e pru këtu Sulltanë/Erdhi e dogji vatanë/Të dy djemt’ e mi m’u vranë/ Ndaj do vishem si djemt’ tanë/Me fustanella me palë/Me pisqoll e jataganë/ Do shkoj të shuaj inanë/Mbi qënin Kapllan Pashanë/Ta coptoj me jataganë…Fane Veizi, Bregu i detit në këngë fq 144.

5.m-Duke mënjanuar citimin e disa përplasje të armatosura të himarjotëve me  pashallarë të
veçantë, mendojmë të ndalemi pak te Ali Pashë Tepelena (lindur rreth  1740 -vdekur në 24 Janar 1822) . Në vitin 1792 Ali Pasha u pregatit të sulmonte Himarën , por himarjotët sulmuan të parët në Lera, mbi Palermo. Periudha 1792- 1798 kaloi me sulme dhe kundërsulme. Në një periudhë armëpushimi Ali Pasah kërkoi si peng garancie 16 djem nga Shën Vasili e Nivica, me synim se do ti detyronte të nënshtroheshin. Himarjotët kishin marveshje me Mustafa Pashën e Delvinës dhe Kurt Pashën e Vlorës për luftë të përbashkët, por kur himarjotët u hodhën në sulm, pashalla-rët i lanë vetëm. Atëherë Ali Pasha , në shënjë hakmarjeje varri te rrapi i Janinës 15 djem nga pengjet, duke lënë të gjallë vetëm njërin, më të voglin 6 vjeçar. Por edhe ky vdiq pas pak kohësh nga tmeri që kishte përjetuar në momentin e ekzeku-timit të shokëve të tij.

Në ditën e Pashkës së Madhe, në prill të vitit 1798 pasi siguroi një leje lundrimi nga francezët  në Korfuz, nën komandën e Jusuf Arapit zbarkoi 12.000 ushtarë në vendin e quajtur Shpellë midis Hundëcovës dhe Shën Vasilit. Ushtarët u nisën në drejtim të kishave tre fshatrave Nivicë, Hundëcove dhe Shën Vasil. Duke përfituar nga errësira, mbritën pranë kishave pa u diktuar. Ushtarët u sulën brenda kishave, ku populli po kryente ritet fetare dhe filluan masakrën ndaj njerëzve të paarmatosur. U vraë të gjithë burrat e djemtë që u gjetën në kishë. Duke qënë se disa burra ishin strehuar në një pozicion luftarak dhe rezistonin, Isuf Arapi u bëri thirje të dorzoheshin me qëllim që të shpëtonin nga djegia të gjallë brenda në kishë banorët që ishin kapur. Duke i besuar Isuf Arapit luftëtarët u dorzuan . Isuf Arapi i vari të tërë ( 18 luftëtarë) te degët e një ulliri. Edhe sot ai ulli quhet “Ulliri i martirëve”. E njëjta masakër u bë edhe në Nivicë ku u dogjën në kishë njerzit të gjallë. Po kështu edhe Hundëcova u shkretua. Banorët që shpëtuan gjallë u internuan në kënetat e Zallogorës e të Artës si dhe në ishujt Jonianë. Kënga ligjëron: Kur qe tetëqint seneja/Na dërgon Memush kapeja/Ali Pashë ngreu eja/Se ngriti krye rajeja/Asqerë dymbëdhjet mijë/Të rethojnë Shën Vasinë/Dhë Nivicë Bubarinë/Të dielë ndaj të gdhirë/Na sulmuan me hordhinë
Por përfundimisht lufta e Ali Pashës me Bregdetin përfundoi në vitin 1810, ndërsa në vitin 1820 Ali Pasha kërkoi ndihmën e Bregdetit në rebelimin e tij ndaj Portës së Lartë.
5.n-Ndërkohë në Stamboll qysh më  3 Nëntor 1839 ishte shpallur dekreti i reformës së re që qu-hej “Tanzimat”, por duke parë historinë e rezistencës  himarjote në mbrojtje të venomeve, në Bregdet kjo reform u shpall  zyrtarisht në vitin 1845. Sipas Tanzimatit, anulloheshin totalisht autonomitë e  krahinave shqiptare duke vendosur sistemin e taksave, të pronës shtetërore, siste-min e shërbimit të detyrueshëm ushtarak (nizam) 5-7 vjet etj.
Vetkuptohet që kjo reformë u prit me kryengritje mbarëpopullore jo vetëm nga krahina e Himarës por edhe Labëria dhe ajo që ka më shumë rëndësi është fakti i bashkimit të forcave dhe organi-zimi i përbashkët i luftës antiturke. Na erdhën trimat e bregut/Të luftojnë për vatanë/Për xhelep e për nizamë… këndohet për pjesmarjen në “Beslidhje” në Picar të Gjirokastrës më 1846 ndërsa për veprime të përbashkëta këndohet: Vjen hordhia nga Janina/Mbahu Shahin bej Delvina /Ke taraf Bregun e Detit/Parësin e Kurveleshit/ Që luftojn me palla sheshit…
 Në vitet 1830-1837 kemi një bashkëveprim të forcave të bregdetit dhe  labërisë nën drejtimin e Tafil Buzit e Zenel Gjolekës me shokë në kryengritjken kundër masave të ndërmara nga sulltani për rritjen e taksave. Luftimet kanë qënë shumë të ashpëra dhe të rënët të shumtë….Rrinte Çobua në Sopot/Rrij e shkruante me shkop/Sa vigje kaluan sot/Njëzet borsh’ e tre fteriotë/ Dhe dy Çorro-Goriciotë…Le të dëgjojmë edhe vajtimin e një gruaje pilurjote në 1847 pas një përle-shjeje të kryengritësve himarjotë me ushtarët turq të komanduar nga Mehmet Reshit Pasha, Kryekomandant i Rumelisë…Ç’më ra në kokë sëpata/Se më erdhë dy mandata/Ç’u qaj korba në shtëpi/O dy të zemrës të mi/ Ç’më bëre Reshit i zi/Më prure katastrofi/Më prure zinë në prag/Pa s’do të lë pa marë hak/Këtë që kamte në bark/Do ta rrit si trim të prapë/Të të mbërthejë në çark…
5.p-Në vitin 1878 Sulltan Abdul Hamiti II tentoi të shndronte Sarandën dhe fshatrat e Bregdetit në çiflig të tij. Duke qënë se hasi rezistencë, dërgoi flotën detare për shuarjen e rezistencës, por pa sukses….U mbush deti me karavë/Doli Sulltani Sarandë/Do të bëjë imlaq fshanë… Atëherë sulltani zgjodhi rrugën proceduriale, dërgoi në Sarandë një personalitet ekonomiko-politik të quajtur Korad për të ndaluar tregëtinë e vendasve me ishujt Jonianë dhe për të konfiskuar për llogari të Sullatnit pyllin e Brodanit. Por dhe ky plan dështoi, Koradit i bëhet atentat  dhe vritet në mes të Sarandës nga një djalë i ri niviciot.
Situata në Shqipëri ishte shumë e disfavorëshme për Turqinë. Më në 27 Shkurt 1878 ishte zhvilluar lufta e Lëkurësit në Sarandë dhe nata e robërisë osmane çahej nga flaka e dyfeqeve edhe nëpër biseda, si nëpër këngë.
Më 3 mars 1878 ishte nënshkruar Traktati i Shën Stefanit (lagje e jashtëme e Stambollit), i cili  i shkëpuste Perandorisë Osmane rreth 80% të zotërimeve të saj në Gadishullin Ballkanik. Ky vendim cënonte rrëndë edhe Shqipërinë. Si kundërpërgjigje, më 10 qershor 1878 themelohet  Lidhja Shqiptare e Prizerenit e cila bën  të njohur rrezikun që u afrohej territoreve shqiptare nga copëzimi i fqinjëve, në zbatim të Traktatit të Shën Stefanit dhe vendimeve të Kongresit të Berlinit (13 qershor-13 korrik 1878) dhe  lëshoi kushtrimin për mbrojtjen e tyre edhe me luftë të armatosur, krahas luftës diplomatike.. Kudo u ngritën Degë të Lidhjes Shqiptare të Prizerenit.Patriotët himarjotë aderruan në Degën e Gjirokastrës ndërkohë që çeta luftëtarësh himarjotë u nisën drejt viseve kryengritëse veriore. …Vaso Kolagji Bajrak/Të kërkon Shkodra imdat/Të luftosh me Karadak/Se ja kanë bërë çark…
6- Por edhe në Turqi situate nuk ishte e qetë.  Në këtë kohë kishte filluar lëvizja e Xhon Turqve, e cila   ishte lëvizje nacionale-borgjeze që lindi në vitet 80 të shek. XIX në Perandorinë Osmane dhe drejtohej kundër absolutizmit të sulltan Abdyl Hamitit II.   Në thelb Xhon Turqit kërkonin ruajtjen e Perandorisë Osmane dhe paprekshmërinë e  dinastisë osmane, me kusht që pushteti i saj arbitrar, absolutist, të shndërrohej në një monarki kushtetuese parlamentare, nëpërmjet rikthimit në fuqi të Kushtetutës Osmane të shpallur po prej Sulltan Abdyl Hamitit II më 23 dhjetor 1876 . Duke vlerësuar rolin e kryengritësve shqiptarë, xhonturqit u premtuan edhe lejimin e mësimit të gjuhës shqipe (neni 16 i programit të xhonturqve).
6.a-Në  23 korrik vitin 1908 sulltani Hamiti II  shpalli Hyrietin (Kushtetutën ) dhe fuqine e morën “turqit e rinj”, të cilët u mbështetën nga shqiptaret për ardhjen e tyre në pushtet, por që me marrjen e pushtetit, ata qysh  më 15 shtator 1908 paraqitën në parlament  një ligj për mos kandi-dimin e jo turqve. Gjithashtu vendosën të mbyllnin të  gjitha shkollat shqipe të hapura dhe  nisën ekspeditën e Turgut Pashës më 1909, e cila u prit kudo me kryengritje.
Sulltan Hamiti II duke parë pakënaqsinë e shqiptarëve, mbështet një revoltë në Stamboll në 27 prill 1909 me mendimin që triumfi i kësaj revolte do të rikthente absulutizmin sulltanor në Turqi. Por ndodhi e kundërta, revolta dështoi duke sjellë rrëzimin përfundimtar nga froni të Sulltan Hamitit të II  dhe fronëzimin si sulltan të të vëllait, Mehmetin e V, të cilin e kishte arestuar  vetë Sulltan Hamiti dhe e mbante të burgosur.
6.b-Xhonturqit në 1908 shpallin anullimin e venomeve të Himarës, veprim ky që u prit me krye-ngritje të popullit të kësaj krahine… Seneja nëntqint e tetë/Erdhn  asqerët me trumbetë/Qenë mbi tetëmij vetë/…/Gjith’ burra e gra ç’u ngrenë/E bën si keshnë adenë.
Në mbledhjen e organizuar ne Kalanë e Himarës nga dr Jani Rexho u vendos me unanimitet që do lejonin të hiqeshin venomet vetëm kur te vritej dhe himarioti i fundit.  Doktor Rexhua zgjidhet njëzëri si përfaqësues i Himarës, ku së bashku me një delegacion që përbëhej nga Jani Rexho, Pano Koleka, Konom A. Zoto, Miço Leka, etj  nisen për në Janinë ku i paraqiti Valiut të Janinës (nëntor 1908) peticionin në emër të krahinës së Himarës.
Valiu i Janinës e arreston delegacionin himarjot. Kapetanati himariot ngriti gjithë popullin në këmbë, morri në arrest përfaqësuesit turq në Himarë. Ndërhyn konsulli francez  pranë Valiut të Janinës për lirimin e delegatëve të arestuar.
6.c-Në vitin 1910 Turqit nisën një ekspeditë ushtarake kundër Himarës, e cila vijonte të mos paguante taksa…Por le tja lëmë fjalën këngës popullore të ngritur në prill të vitit 1910, kur nisi kryengritja: Nëntëqind e dhjetë viti/Vaftin që shkoi komiti/Than Himara kryengriti/Ndaj u çkul mytesarifi/Asqer nga Preveza ngriti/Dhe Himarës ja vërviti/Kryq e çkryq topat i ngriti/ Himar’ e zeza Himarë/Njëmij’ e dyqint këmbanë/ Ç’kini këmbana pse s’bini/Apo trëmbi nga veziri/Atë ditë  të xhumanë/Vanë djemt’ e bregut vanë/Dy mijë turq dualë ndanë/Me topa me xhebehanë/Rreth e rreth e bënë  fshanë/Jani Rexhua si astriti/Prrmbi male sokëlliti/Djemt e bregut seç i ngriti/-Ku jeni o leondarë/Merrni sëpat’ e hanxharë/Turkut le ti bëjmë varrë/Se sulltani do na marrë/ Venomet që na i lanë/Ata stërgjyshërit tanë/Ja i mbajm’, ja shkuam e vamë/Aferim o bregu i detit/Sju bëre raja dovletit…

Himarjotët rreshtohen në dy fronte, njërin brenda kalasë me djem himarjotë dhe frontin tjetër  me
djem bregas dhe lebër bashkë, të cilët u vendosën në shpinë të forcave turke. Pas një rezistence
45 ditëshe , komandanti turk, që udhëhiqte operacionin ftoi përfaqësuesit e Himarës të kryesuar nga Dr.Jani Rexho dhe  duke u komunikuar dekretin e Sulltanit për tërheqjen nga Himara, dhe u kërkoi në mënyrë “simbolike” dy pushkë, për t’ia dorëzuar sulltanit si provë e besnikërisë së himariotëve ndaj padishahut të madh.  Doktor Jani Rexho  nxorri nga xhepi i brendshëm i jelekut të tij dy napolona flori dhe i ja zgjat myteserifit turk duke i thënë:
 “Meri këto monedha dhe bli dy armë në treg, mbasi shqiptari nuk e ka zakon që t’i dorëzojë armët e veta të tjerëve, qofshin këta miq apo armiq të tij.”
6.ç-Sulltani kërkoi takim me një delegacion himarjot në Stamboll, delegacion që e kryesoi dr Jani Rexho dhe që përbëhej nga: Nikolla Milo, Jani Rexho, Pano Koleka.
 Në takimin me Sulltanin, dr Jani Rexho deklaron: “Venomet na i kanë lënë të parët tanë, si të vetmin amanet, brez pas brezi. Për këto ne nuk kursejmë as jetën nga fëmija deri tek më plaku, në krahinën tonë Himarë. Jemi të bindur se Ju, në emër të Allahut tuaj, do ta respektoni marrëve-shjen të shkruar në bakër që në vitin 1492 nga paraardhësi juaj. etj” (Jani Kersopoulos: Krono-llogjia shqiptare, Athine 1937).
Kur u kthyen  nga Turqia, Jani Rexho dhe shokët e tij u pritën  në Himarë  si heronj.
6.d- Mes Memoradumit të  Greçës të Malësisë së Madhe ( 23 Qershor 1911) dhe të Junikut (21-25 maj 1912),  në vitin 1911 nga Kuvendi i Cepos i dërgohet një Memoradum qeverisë xhonturke në Stamboll, nënshkruar nga përfaqsuesit e Shqipërisë së Jugut, ku nga Himara ishin tre përfaqsues. Në këtë Me-moradum i kërkohej Portës së Lartë që e gjithë Shqipëria të përfshihej në një formë të vetme administrative, me qëllim që të shmangej në këtë mënyrë copëzimi i saj.
Në gusht të vitit 1912 ju dërgua një tjetër Memoradum Qeverisë Osmane nga përfaqsuesit e Vlorës, nënshkruar edhe nga Spiro Gogo Koleka nga Vunoi. Në këtë dokument kërkohej t’i njiheshin Shqipërisë të drejtat e një krahine autonome. (Shih Akte të Rilindjes Kombëtare Shqiptare 1878-1912). Tiranë, 1978. Pra patriotët Shqiptarë kërkonin në 1912 të realizonin atë që Himara e kishte fituar qysh në vitin 1492, autonominë. Por historia eci edhe më shpejt se kërkesat e tyre.
7-Këto ishin disa nga momentet më të spikatura të epopesë së rezistencës antiturke himarjote në mbrojtje të autonomisë dhe venomeve, epope ku u derdh  gjak e ligjërime në honesterën e këngës, duke vazhduar në vijë të njëtrajtëshme deri   në themelimin e shtetit shqiptar. Kjo histori rezistence krijoi një karakter rebelues te portreti i himarjotëve, karakter që e kishte skicuar poetikisht edhe Bajroni me vargjet…Të bijt e Himarës që s’falin as mikun
Ky shpirt rebelues e kundërshtues ndaj kujtdo që guxonte të prekte venomet dhe autonominë e saj, u bë pjesë e karakterit të himariotëve, që u çfaq edhe në mardhëniet e tyre me shtetin e ri shqiptar dhe për të cilën aq shumë e kanë paragjykuar.
7.a-  Në 3 nëntor 1912 në Himarë zbarkon një forcë ushtarake greke, nën drejtimin e Spiro Milos, i cili dëbon nga kalaja togën e ushtarëve turq, që sipas marveshjes, përfaqsonte simbo-likisht pushtetin turk. Realisht kjo togë e vogël ushtarësh, 10-15 veta gjithsej nuk kryente asnjë funksion si forcë e armatosur, për arsye se nuk kishte të drejtë as  të lëvizte nëpër Himarë me veshje ushtarake dhe me armë, pavarësisht se ishin nizamë meshqiptarë. Kështu pra dhe dëbimi i tyre nga kalaja nuk është një aksion i mirëfilltë ushtarak por është një aksion politik. Ky aksion u vazhdua edhe më tejë, kur në datën 5 Nëntor 1912  Spiro Milo ngre në kalanë e Himarës flamurin himarjot, me shkabë dhe  një  kryq të madh, duke shpallur para popullit pavarësinë e Himarës nga Turqia. Interesant është fakti se tashmë kemi të bëjmë me shpallje pavarësie dhe jo më me mbrojtje autonomie. Por kjo shpallje pavarësie ishte dhe mbeti një aksion i veçuar lokal, i pa propoganduar dhe i pa mbështetur as nga atdhetarët shqiptarë,  as nga krahinat e tjera shqipta-re por as edhe  nga shtetet   europiane.
Megjithatë, shpallja e pavarësisë së Himarës dhe prania e forcave greke  e ndërlikuan më tepër situatën rajonale,  pasi në këtë kohë aksioni dipllomatik i Ismail Qemalit për shpalljen e pavarësisë  kishte nisur rrugëtimin e tij drejt Vlorës, rrugëtim që ndiqej me interesim nga gjithë Shqipëria dhe nga shumë shtete  europiane.
Në Kuvendin e Vlorës në 28 Nëntor 1912 Himara nuk pati përfaqsues të sajin dhe as autorizoi ndonjë delegat të pranishëm si përfaqsues të sajin, ndonëse në Vlorë, pranë Ismail Qemalit ishte atëherë borshioti Izet Habib Isufi..
7.b-“Në kushtet e pranisë së forcave të huaja në Himarë nuk ishte i lehtë organizimi nga forcat atdhetare të krahinës i tubimeve për zgjedhjen e përfaqsuesve të tyre për në Kuvendin e Vlorës. Ndonëse Himara si krahinë nuk u përfaqsua në Vlorë…. Ismail Qemali jua njoftoi këtë akt (shpalljen e pavarsisë) të gjitha qëndrave administrative që nuk ishin përfaqsuar në Kuvendin e Vlorës. Këtë njoftim ia dërgoi edhe kryetarit të bashkisë Himarës duke i kërkuar që akti i  pavarësisë të shpallej dhe në atë krahinë”….. Himara në shekuj, Botim i Akademisë së Shkencave . fq 193.
Por në Himarë nuk u komunikua  telegram i Ismail Qemalit, duke e lënë në heshtje aktin e tij.
Atëherë Ismail Qemali ngarkon Epaminonda Kolekën nga Vunoi dhe Jani Mingën (Lindur në fshatin Shënpjetër të Fierit 1872-1947, nënshkrues i Aktit të Pavarësisë si delegat i Vlorës)  të kontaktojnë me parinë (prijësat, këtu të zgjedhurit) e Himarës me qëllim që edhe Himara të deklarohej me Qeverinë e Vlorës.
7.c-Në mbledhjen që u mbajt në Vuno më 14 Mars 1913, pleqësia e krahinës së Himarës, duke ju përgjegjur të deleguarve të Qeverisë së Vlorës Epaminonda Koleka dhe Jani Minga i dërgoi një letër “Kuverrnës së Vlorës” në të cilën përshëndeste thirrjen e Kuvendit të Vlorës, ngritjen e flamurit kombëtar dhe formimin e Shqipërisë së lirë….Na plekësia e Himarës, të mbledhur në Vuno, mbasi lëçitëm kartën të dërguar nga Epaminonda Koleka dhe zotëria e tij Jani Minga jemi në një mëndje dhe mbështesim me shpirt mbledhjen e Kuvendit të Vlorës që me hir të zotit u ngrit flamuri ynë kombëtar e u sosën kusuret e u bë Shqipëria e lirë…Ndë mbëledhje kanë dhënë besën për shpëtimin e mëmëdheut…Pasi ankohen për Spiro Milon …që ka zënë vëndin tënë e ka mbillur të gjithë shtigjet të mos lënë njeri për të rirë e për të dalë, vijojnë…..Të gjithë jemi më këmbë e shohim të udhës të dërgojmë di delegatë tona të piqen me zotërinë e tij Ismail Qemali dhe të dëftoji si do bëjmë.. (Dokumenta të Qeverisë së Përkohëshme, Tiranë, Shih dhe M.Gjoni…se jam nga Bregdeti… fq 158…  
Nënshkrimin e parë në këtë letër e kishte vënë Papa Kosta (Çipa) nga Piluri.
Për forcën ligjore të vendimeve të pleqësisë në kuvendet himarjote kënga thotë: “Pleqësimi i pleqësisë /është llaf i perëndisë”…
7.c.1-Siç shihet më sipër, kryepleqësia e Himarës vendosi …të mbështesë me shpirt mbëledhjen e Vlorës…Kjo do të thotë që kryepleqësia vendosi të mbështesë “Kuvernën e Vlorës”, çka nënku-pton njohjen e autoritetit të kësaj qeverie, moskundërshtimi i saj qoftë me mosbindje civile qoftë me kryengritje të armatosur.
7.ç- Në fund të vitit 1913 dhe në fillim të vitit 1914, në Shqipëri vepronin shumë “qeveri” lokale. Përveç Qeverisë  të Vlorës, kryesuar nga Ismail Qemali, në Shqipëri vepronin: në Durrës “qeveriste” ”Pleqësia e Durrësit” e Esat Pashë Toptanit, në Orosh të Mirditës “qeveriste” Prenk Bib Doda, në Fier e Myzeqe vepronte “qeveria” e Aziz Pashë Vrionit, në Elbasan ishte në aktivitet “qeveria”  e Aqif Pashës, në Lezhë e Shëngjin “qeveriste” Dedë Coku e Vat Marashi, në Shkodër ishte “qeveri” një detashment i ushtrive ndërkombëtare, në Himarë “qeveriste” Spiro Milo, në Gjirokastër ishte formuar qeveria e “Vorio Epirit” e Jorgji Zografos, në Mat “qeveriste” Ahmet Zogu etj. Pra çdo krahinë kishte nga një “qeveri” të vetën.
Fatkeqësisht, me përjashtim të Ismail Qemalit, asnjëri nga  “qeverisësit” nuk kishte ndonjë vizion shtetari që të kapërcente kufijtë e krahinës së tij. Madje edhe mirditorët e himarjotët që kishin një përvojë disa shekullore autonomie, nuk kishin mësuar që shteti është shumë më shumë se një krahinë. Kjo u duk më së miri edhe në Delvinë, ku më 23 qershor deri më 6 korrik 1914, Asamblea Epirotase e “Vorio Epirit”, pas diskutimesh të gjata e miratoi Protokollin e Korfuzit, me përjashtim të përfaqësisë himariote. Duke marrë fjalën në emër të përfaqësisë himariote në Asamblenë Epirotase të Delvinës, Spiro Milo  theksoi se: “ Himara e denoncon këtë protokoll, jo vetëm që nuk e firmos, por qëndron në vendimin e Mbledhjes Epirote të Gjirokastrës. Nuk njoh unë protokoll e dhevtero-koll, unë kërkojë Autonomi të plotë (te Himares brenda Epirit ) ose katastrofë…”, duke demostruar në këtë mënyrë një vizion politik krahinor, pasi kemi një zbritje në autonomi brenda Epirit (autonom).
Madje shpërthimi i kryengritjes në Shqipërinë e Mesme kundër qeverisë së Princ Vidit dhe kërkesa e tyre për vendosjen në krye të Shqipërisë të një princi mysliman nga oxhaku  osmanëve është më se anakronike, gjë që dëshmon nivelin e pjekurisë politike të aktorëve vendas.
Himara pushtohet nga forcat italiane në vitin 1916.  Niko Milua, në verën e vitit 1919 në Kishën Ajo Pando ringriti flamurin e Pavaresise së Himarës dhe formon Qeverinë Vendore me pjesëma-rrës nga çdo fshat.. Është interesant fakti se policia e krijuar, ishte me veshje civile dhe dallohjej vetëm nga nje kapele ku spikatnin gërmat AX. Himara Autonome. Në dhjetor të  vitit 1920 Lidhja e Kombeve vendosi të njohë shtetin shqiptar  dhe në këtë konteks,  krahinat e pushtuara nga fqinjët, të rikthehen në administrim të shtetit shqi-ptar, duke gjetur rrugën paqësore. Këtu përfshihej edhe  Himara, ndërsa Vlora ishte çliruar nga italianët.
7.d-Ky vendim nuk i pëlqeu kryepleqësisë himarjote, ndaj edhe prijësi i saj Kapedan Niko Milo, (vëllai i Spiro Milos) u nis për në Athinë për të kërkuar ndihmë për autonominë e Himarës. Por Greqia i qëndroi respektimit të vendimit të Lidhjes së Kombeve, antare e të cilës ishte edhe ajo vetë. Le të dëgjojmë këngën himarjote që pasqyron këtë moment:
Niko Milo, adaleti/Vajti  Athinë te Mbreti/Edhe mbreti ç’e pyeti/Për hallet që kish mileti/Mbreti seç i tha një fjalë/Niko Milo të kam djalë/Ngrehu dhe shko në Himarë /Merru vesh me shqipëtarë / Që t’ju vejë puna mbarë..
Në këtë kuadër u realizua “Marveshja me Himarën”, ku u kryen disa takime e bizetime nga përfaqëses të shtetit Shqiptar me krerët e krahinës. Takimet u bënë  në Vanovë-Pilur, Vuno, Vlorë.
7.e-Takimi i Pilurit u bë Maj 1921. Nga pala himarjote ishin 12 përfaqësues, 5 nga Himara dy nga Dhërmiu,  dhe pesë nga fshatrat e tjera. Nga Piluri ishte Papa Kostë Çipa.
Pala shtetërore  shqiptare  kryesohej nga Veip Runa nga Nivica-Kurvelesh, ish deputet në Kuve-ndin Kombëtar, njëkohesisht Guvernator për Shqipërinë e Jugut.
Ky takim i parë në Pilur kishte si qëllim prezantimin e pikëpamjeve dhe kërkesave  të palëve në kuadër të deklarimit të  bashkimit të Himarës me shtetin Shqiptar. Pikat më kryesore qenë:
a- Himara e njihte Qeverinë e Tiranës si qeveri të ligjëshme të Shtetit Shqiptar, pjesë e të cilës ishte dhe Himara.
b- Problemi i pagesës së taksave që do derdhte krahina e Himarës në buxhetin e Shtetit Shqiptar..
c- Shkollat dhe  gjuha që do përdorej në mësimdhënie.
ç- Problemi i fesë që do përdorej në krahinën e Himarës, duke patur parasysh se shumica e Shqi-përisë kishte marrë besimin mysliman.
Qysh në fillim përfaqsuesit himarjotë deklaruan; “E njohim qeverinë e Tiranës si qeveri të ligjë-shme. Jemi dakort që  djemtë tanë të kryejnë shërbimin ushtarak të detyrueshëm në forcat ushta-rake shqiptare”.
 Problemi ku u bënë më shumë debate ishte problem i pagimit të taksave. Pasi nuk eci argument i venomeve për mospagim taksash, palët u dakortuan në pagimin e detyrimeve të “vasilikës”, taksës mbretërore siç quhej detyrimi për buxhetin e shtetit.
Përfundimisht u  arit marveshja që  krahina do të paguante në  buxhetin e shtetit  1000 napolona flori ose 20 mije franga ari taksë vjetore.. Ndarjen sipas fshatrave e bënë krerët e krahinës dhe
konkretisht  Himara e Dhërmiu do paguanin secili nga 250 napolona flori, pesë fshatrat e tjera nga 100 napolona.(K.Gjoka sipas shënimeve të Llambro Çipës, pjesmarës në këto bisedime).
7.ë-Bisedimet vazhduan  në Vuno ndërsa nënshkrimi i marveshjes u bë  në Vlorë.
Në prani të himarjotit nga Vunoi Spiro Gogo Koleka, në atë periudhë deputet në Parlamentin Shqiptar, si përfaqësues i Qeverisë së Tiranës dhe përfaqësuesve të autorizuar të krahinës së Himarës, më 2 qershor 1921, nënshkruhet marrëveshja e Vlorës si vijon:
“ Na, Spiro Koleka, deputet i Vlorës, delegati fuqiplotë i qeverisë shqiptare për të dëgjuar anki-met e krahinës së Himarës, e përbërë prej fshatrave Palasë, Dhërmi, Vuno, Himarë, Pilur, Ku-dhës, Qeparo, pasi dëgjuam ankimet parashtruar prej përfaqësuesve t’asaj krahine, të auto-rizuar me shkresë zyrtare ( nënshkruar nga Paria e Krahinës më 16 maj 1921) z.z. Dhimtri Leka nga Dhërmiu, Miço Karai e Jorgji Bollana nga Himara dhe Thanas Simonodhi, si sekretar i përfaqë-suesvet,
Tue marrë parasysh vobektësinë lokale t’asaj krahine dhe për të çfaqur interesimin dhe simpathi-në q’i shteti ynë tregon për ndenjësit, u vendos t’i bëjë “an princip” këto koncensione preliminare krahinës së lartpërmënmdur:
I.Venomet. Të njihen nga ana e qeverisë venomet ekonomike që ka pasur ajo krahinë në kohrat e       vjetra si dhe…( të paguaj një pagesë të prerë).
 II.Feja: Të njihet liri e plotë në detyrat fetare dhe pasuria e kishave të disponohet përej tyre si deri më sot.,
III.Arësimi: Në shkollat e asaj krahine gjuha shqipe do të jetë e domosdoshme ( obligatore) edhe zyrtare, greqishtja të jetë e lirë të mësohet si gjuhë e dytë, kur populli të çfaqi dëshirën.
IV.Shërbim ushtrak: Shërbimi ushtarak të bëhet rregullisht si edhe në viset e tjera, vetëm klasat që janë sot në moshë ushtarake dhe ata qi do të hyjnë deri në vitin 1923 do të thirren për stërvitje ushtarake vetëm për tre muaj, përgjithësisht shërbimi ushtrak i kësaj krahine do të bahet nga Shkumbini e poshtë. Në kohë lufte do të merren parasysh rregullat e përgjithëshme të shtetit pa ndonjë eksepsion.
 V.Nënprefektura: Nënprefekti e komisari i policisë do të jenë kristianë dhe jo himariotë.
VI.Gjykatorja: Të ketë në Himarë një gjykatore jo më të vogël se të paqit me Kryetar kristian dhe jo himariot,
VII.Deputetët: Himara ka të drejtë të ketë dy deputetë, pa mos vështruar numërin e popullsisë.
 VIII.Amnisti: Duke marrë parasysh ngjarjet e kohës së shkuar anormale jepet amnisti ( falje ) e plotë për të gjitha fajet penale e politike që kanë ngjarë deri më sot.
IX.Hollësira: Për të shpjeguar dhe hollësitë e duhura do të vejë një komision nga qeveria    qëndrore,
X. Pranuar nga tre himariotët përfaqësues dhe nga ana e delegatit të plotëfuqishëm. Për të marrë formën legale do të paraqitet në Parlament“„
        Delegati i plot fuqishem
            Spiro Gogo Koleka                             Vlorë 2 Qershor 1921
( Shih Priamo Bollano: “Jeorji Bollanofq 6,7,8, etj).
Kjo marveshje u firmos nga përfaqsia e Himarës.( Spiro Rusha, ‘Himara në Stuhi të Shekujve”, Tiranë 2004, faqe 122-123).
Pra, siç po shohim më sipër, debatet dhe marveshja kishin si objekt mardhëniet e Himarës me  qeverinë e Tiranës, në juridiksionin e së cilës ishte  Himara,  për nivelin e taksave që do paguheshin etj, dhe jo për tërësinë teritoriale të shtetit shqiptar apo përkatësinë shtetërore të Himarës..
Kërkesat e marëveshjes janë disa kërkesa të zakonëshme (për kohën ), të ngjashme me kërkesat që çdo komunitet, në çdo kohë i drejton qeverisë së tij, për normalizimin apo përmirësimin e situatës ekonomike dhe jetesës  në vendbanim. 
E theksojmë këtë fakt, se disa intelektuale e shpjegojnë këtë marveshje dhe këtë datë si akt dhe datë e bashkimit të Himarës me Shqipërinë, çka është kryekëput gabim. Akti i mësipërm nuk bën fjalë për bashkim trojesh. Himara asnsjëherë nuk ka qënë pjesë e ndonjë shteti tjetër. Ajo gjithmon ka qënë pjesë e territorit të shtetit shqiptar, arbër apo e ilirisë.
Himarjotët janë Kaonë dhe Kaonia si pjesë e ilirisë, shtrihej në teritorin e sotëm himarjot.
Për kufijtë e shtetit shqiptar ishte diskutuar në Konferencën e Ambasadorëve në Londër (17 Dhjetor 1912- 29 Korrik 1913) dhe në Konferencën e Paqes në Paris (1919) dhe në  këto forume ishte pranuar që krahina e Himarës ishte pjesë përbërëse e territorit të shtetit Shqiptar.
Por kur flasim për Himarën, duhet të  mos harojmë një fakt shumë domethënës : Himara gjithnjë ka qënë pjesë e Beslidhjeve shqiptare në luftë për liri. Citojmë këtu Beslidhjen e Lezhës e deri te beslidhja e fundit... Himara gjithnjë ka qënë pjesmarëse aktive në përplasjet e mëdha, ku janë vendosur fatet e vendit dhe të kombit … /Për një dit e për një natë / Vjen Himara si rigatë / Gjikë e Leka me armatë/Me trembëdhjetë bajrakë…
Me të drejtë Leon Rei ka thënë: “Nëse Shqipëria ka me se të mburret, ajo, në rradhë të parë duhet të mburret me historinë e Himarës”.
Ky është realisht trungu i lis-historisë himarjote. Të tjerat janë…degë e gjethe.
8-Ndërkohë që zhvilloheshin bisedimet, qeveria shqiptare kishte dërguar forcat e ushtrisë dhe xhandarmërisë për vendosjen e  autoritetit të saj në Himarë. Më datën 1 Qershor 1921 Toger Azis Çami hyri në Palasë dhe po atë ditë në orën 19 hyri në Himarë pa hasur rezistencë dhe instaloi xhandarmërinë.  Komandanti i Përgjithshëm i operacionit Major Hysni Lepenica dhe forcat që ai drejtonte, u vendosën në Pilur.
Kështu që, për vetë zhvillimin e ngarjeve,  marveshja e lidhur në datën 2 Qershor 1921 nuk u paraqit në Parlament për miratim, duke mbetur pa  u legjitimuar… Disa intelektualë e lidhin këtë fakt me dorëheqjen e qeverisë së Sulejman Delvinës (P.Bollano: Jeorji Bollano fq 8) por sqarojmë se qeveria e S.Delvinës  ishte në fuqi në periudhën  30 janar – 14 nëntor 1920. Në kohën e nënshkrimit të marveshjes më 2 Qershor 1921 ishte në fuqi qeveria e Iljaz Bej Vrionit ( 15 nëntor 1920- 1 korrik 1921), për tu pasuar përsëri nga qeveria e koalicionit e  Iljaz Bej Vrionit ( 11 korrik -16 tetor 1921). Periudha ishte me luftëra politike intensive të brendëshme dhe nuk u gjet as koha dhe as dëshira për miratimin e kësaj marveshjeje.
8.1-Në 19 prill 1923, qeveria e parë e Ahmet Zogut, duke parë se po konsolidoheshin institucionet e shtetit shqiptar dhe duke qënë se venomet e Himarës nuk ishin ligjëruar deri në atë kohë, vendosi prishjen e tyre. Gazeta “Drita” e datës 24 prill 1923 shkruan se ky vendim iu shpall popullit të Himarës nga prefekti i Vlorës, i cili theksoi se shteti shqiptar, në buzë të Adriatikut, brenda Europës, nuk mund të mbajë më vende të privilegjuara, Shqipëria indipendente nuk mund të pranojë kurrë të cënohet pavarësia e saj.
Gazeta shkruan se populli himarjot e priti me entusiazëm dhe e duartrokiti këtë vendim, por mendojmë se vetëm entusiazëm nuk ka patur. Këtë e tregon më së miri fakti i revoltës së 1 shtatorit 1924 në Himarë, revolta e 1927 në prag të kurorëzimit të Zogut si mbret si dhe revolta e vitit 1932 e filluar  në Dhërmi, po kundër tentativës së Zogut për heqjen reale të venomeve, pasi shfuqi-zimi i tyre ligjor ishte bërë…Por ndërsa ligjërisht venomet ishin anulluar, faktikisht Himara nuk paguante taksa të tjera veç “vasilikës”, për të cilën ishte rënë dakort.
Ahmet Zogu heshti për venomet në vizitën e tij të vetme në Himarë në vitin 1935 kur deklaroi se…Himarën e dua si Matin… Për këtë deklaratë ai u duartrokit...për xhentilencë.
9-Në këto kushte ndodhi përplasja e himarjotëve me xhandarmërinë shqiptare të qeverisë së Fan
Nolit më 1 Shtator 1924, analiza e të cilës prodhoi  këtë shkrim.
Duke u njohur me rezistencën shekullore antiturke të himarjotëve në luftën për liri dhe në mbrojtje të venomeve  të autonomisë si dhe duke u ballafaquar me mosbindjen civile të 1 shtatorit 1924, të prezantuar qysh në fillim të shkrimit tonë,   natyrshëm lind pyetja se, si shpje-gohet fakti që kjo krahinë ju kundërvu edhe shtetit shqiptar qysh në dekadën e parë të formimit të tij, ndërsa deklaronte pranimin e autoritetit të këtij shteti mbi krahinën?
Po ta shohësh problemin në sipërfaqe, pyetja duket e shtruar drejt dhe gabimi qëndron te Himara. Madje duket i drejtë ligjërisht edhe argumentimi zyrtar shtetëror i cituar se… me njohjen e venomeve cënohet pavarësia e shtetit shqiptar…
9.a-Mendimi që Himara të  ketë kërkuar apo synuar cënimin e sovranitetit të shtetit shqiptar, është më së paku  produkt i një intelekti defiçitar. Këtë deficit mundohen ta kompesojnë me deklarime patriotike. Por deklarimet patriotike nuk janë asnjëherë argument historike në një debat dhe aqë më tepër kur bëhet fjalë për Himarën. Historia e saj plot kryengritje e luftëra liridashëse dëshmon për një ndjenjë patriotizmi të pastër, si floriri, në të cilën nuk ngjit balta e shpifjeve. Jo vetëm në luftërat antiturke. Pjesmarja e himarjotëve në formacionet partizane ishte massive, dëshmorët himarjotë të rënë në këtë luftë ishin një “armatë”, në krye të të cilëve spikasnin  dhjetra “Heronj të popullit”. Asnjë fshat nuk bashkpunoi me okupatorin. Jo vetëm kaqë, por  në verën e vitit 1944, me ndihmën e flotës aleate hidhen në Brindizi të Italisë 21 djem himarjotë, të cilët marin pjesë në luftën për çlirimin e Riminit. Këta u quajtën “Riminasit”.
Jo vetëm kaq, por ishte Himara që e nisi luftën kundër komunizmit qysh në 2 Dhjetor 1945, duke bojkotuar zgjedhjet e organizuara nga Partia Komuniste. 
Atëherë ku qëndron problem i moskuptimit mes Himarës dhe Shtetit Shqiptar?
9.b-Qysh në fillim duhet të theksojmë se ky moskuptim qëndronte mes himarjotëve dhe shtetarë-ve shqiptarë. Shtetarët shqiptarë vinin  nga administrata turke dhe ishin produkt i një shteti të centralizuar. Vizioni i tyre nuk shkonte më larg se kufijtë e një shteti të drejtuar me “dorë të fortë”.
Himarjotët , përkundrazi, duke jetuar në një krahinë “autonome” në breg të detit, ishin lidhur me Venedikun dhe e ndjenin veten pjesë e Europës. Djemtë e Himarës jo vetëm shkolloheshin në Venedik, por edhe shërbenin në ushtrinë venedikase ku ngjisnin shkallët e karierës ushtarake. Numërohen mbi 80 kolonelë dhe gjeneralë himarjotë në këtë ushtri, pa përmëndur këtu graduantët në ushtrinë ruse apo franceze. Kështu pra, vizioni i tyre ishte tejet europian për tu kuptuar nga shtetarët shqiptarë.
9.c-Le të shohim marveshjen e 2 Qershorit 1921 mes Himarës dhe Qeverisë Shqiptare, marve-
shje e keqkuptuar dhe keqinterpretuar nga historianët dhe politikanët shqiptarë. Në këtë marveshje nuk goditet dhe as cënohet pavarësia e shtetit shqiptar, sepse juridiksionin e shtetit shqiptar Himara e njohu dhe e pranoi qysh në mbledhjen e 14 Mars 1913 të mbajtur në Vuno.
Pikat e marveshjes së 2 Qershorit 1921 synojnë në ruajtje të venomeve të autonomisë. Venomet, në vetvete, ishin ligje që garantonin  lehtësirat fiskale të krahinës dhe  autonomia ishte një lloj pavarësie nga pushteti qëndror. Pra Himara, nga shteti shqiptar kërkonte lehtësira fiskale dhe ligje që i garantonin, ato dhe jetën e banorëve të Himarës.  E shprehur në termilogjinë moderne kjo do të thotë se Himara kërkonte që “ajo të ishte zonë e lirë ekonomike”.
Shtetarët shqiptarë këtë e konsideruan cënim të pavarësisë, për arsyen e thjeshtë se nuk e kuptonin se ç’farë kërkonte në fakt Himara.
Po të analizosh  marveshjen e 2 Qershorit 1921 dhe ta krahasosh përmbajtjen e saj me fermanin e sulltan Bajazitit të II të lëshuar në 1492, dallon disa specifikime tepër interesante. Ndërsa në fermanin sulltanor, himarjotët kishin të drejtën e futjes dhe eksportimit të mallrave pa doganë, te marveshja e 2 Qershorit 1921 himarjotët nuk e kishin kërkuar këtë lehtësi fiskale, duke ja lënë shtetit monopolin doganor. Kjo ishte edhe indirekt pranimi i juridiksionit shtetëror mbi territorin himarjot. Ndërsa në fermanin sulltanor himarjotët kishin të drejtën të shkonin në luftë me flamurin e tyre, nën drejtimin e kapedanëve të tyre etj.etj, te marveshja e qershorit himarjotët do kryenin shërbimin ushtarak në ushtrinë shqiptare, sipas regullave të shtetit shqiptar dhe …në kohë lufte do të merren parasysh rregullat e përgjithëshme të shtetit pa ndonjë eksepsion.
Shtetarët shqiptarë kishin iluzionin se me këto lehtësira, himarjotët do kryenin shkëputje teritoriale nga shteti shqiptar. Ata haruan se kufijtë e shteteve nuk vendoseshin as në Tiranë dhe ca më pak në Himarë... Ata nuk e kuptuan që flamuri himarjot me shqiponjë dhe kryq, nuk e kishte marë kryqin nga Greqia. Kryqi në flamurin himarjot datonte nga koha e Kostandinit të Madh. Përkatësinë dhe etnitetin e tyre himariotët e kanë shprehur dhe dokumentuar  në shumë letra të tyre, dërguar kancelarive europiane, ruse apo papatit në Vatikan dhe nuk kanë lënë shteg për hipotezime.
9.ç-Shtetarët shqiptarë nuk e kuptonin se një krahinë me venome, “zonë e lirë ekonomike” ishte porta e progresit të   shtetit dhe jo e kundërta. Është e vërtetë që në këtë kohë përvojat europiane dhe botërore të “zonave të lira ekonomike” nuk ishin propoganduar dhe përhapur. Madje edhe vetë himarjotët nuk e shihnin problemin në konteksin teoriko-ekonomik dhe nuk e argumentonin shkencërisht, por e bazonin te e drejta zakonore, lufta antiturke për liri etj. etj, këndvështrime këto që të kufizojnë horizontin e shikimit, në vend që të ta zgjerojnë. Kjo ishte përvoja teorike që afronte edhe europa.
Por egzistonte një fakt i dukshëm. Në Himarë niveli i jetesës ishte shumë i lartë, po ta kra-hasojmë me krahinat e tjera të vendit. Shtëpitë ishin dy-tri katëshe, rrugët e fshatrave të shtruara me kalldrëm, në veshjen e popullit kishte hyrë copa kadife e Venedikut, qysh në vitin 1629 në Dhërmi ishte hapur shkollë për djem e vajza. Egzistonte një praktikë popullore fiskale për tatimin e të ardhurave që u vinin banorëve nga pjestarët e familjeve që punonin në kurbet, të ardhura nga tatimet që përdoreshin për nevoja komunitare dhe familjet në nevojë. Himara përdorte si monedhë floririn kur shiste prodhimet e saj në Europë dhe ishte një burim i sigurtë valute për shtetin. Petro Marko ka shkruar se në familjen e tij floriri numërohej me…qypa dhe jo me copë apo kg. Klima e Himarës është nga më të pëlqyeshmet në Europë dhe bregdeti i saj është një parajsë.
Kjo parajsë kishte nevojë për një politikë të lirë fiskale që të thitheshin  investimet e   huaja.
Himarjotët e kishin realizuar në praktikë atë që kërkonin, ishte detyra e shtetit që të ligjëronte burimin dhe rrjedhën e kësaj praktike, duke e vënë në shërbimin e gjithë vendit këtë minierë pasurie.
Por shtetarët shqiptarë nuk shihnin ndryshe, veçse nëpërmjet … thepit të  dyfekut.
9.d-Ky ishte shkaku i vërtetë i përplasjes së grave himarjote me xhandarmërinë e qeverisë shqiptare në 1 shtator 1924. Honestera e këngës himarjote ishte mbushur plot me luftëra, gjak heronjsh e ligjërime nënash. Çdo ngjarje e mëvonëshme i ngjante një pike uji që bie mbi një gotë të mbushur plot, e cila prodhon një rrjedhje uji nga buzët e gotës, i ngjante një lëvizjeje sizmike që ngrinte dallgë në rezervën ujore të honesterës e provokonte rrjedhje burimi. Domosdo në këngë.
Prandaj themi që kënga himarjote ka një biografi paralindëse. Madje edhe pasvekëse, si kjo këngë.
10-Rezistenca himarjote në mbrojtje të venomeve të autonomisë vijoi edhe më tejë.
Në vitin 1925 në Himarë del në skenën politike Jeorji Bollano, i cili në vitin 1926 zgjidhet kryetar i Kryepleqësisë së Himarës, organi që drejton autonominë e krahinës.
Aksioni i parë politik shënohet kundërshtimi për ndryshimin e emrave të fshatrave të krahinës, aksion për të cilin edhe arestohet, por lirohet shpejt.
Në vitin 1932, duke përfituar nga fakti i prishjes së venomeve me vendimin e 19 prillit 1923, qeveria u orvat edhe njëherë për vjeljen e taksave në krahinën e Himarës... Kohë më të papërshtatëshme nuk mund të gjente, pasi në periudhëqn 1929- 1933 prodhimi ishte në nivelet më minimale dhe të ardhurat ishin në kufirin e varfërisë. Kryepleqësia e Himarës vendos të dërgojë  një përfaqsi në Tiranë, për një takim me Mbretin Zog. Përfaqsia e kryesuar nga Jorgji Bollano dhe me përbërje edhe të Dhimitër Lekës nga Qeparoi etj. niset drejt Tiranës nga rruga e Sarandës, për të shmangur përplasjen me xhandarmërinë në Vlorë. Ndërsa përfaqsia udhëtonte për në Tiranë, nënprefekti i Himarës, z. Qiqino mbledh kryepleqtë e fshatrave dhe u kërkon të firmosnin  (Urdhërin e Mbretit)  për heqjen e gjithë privilegjeve. Kryepleqtë, me qëllim që të fitonin kohë, deklarojnë moskopetencën e tyre për një akt të tillë. Nënprefekti urdhëron arestimin e disa prej kryepleqve.
Në këtë kohë, përfaqsia himarjote në Tiranë realizon takimin me Mbretin Zog, të cilit i parashtron gjëndjen e vështirë ekonomike të krahinës  dhe pamundësinë për pagimin e taksave, duke kërkuar rinjohjen e venomeve. Ahmet Zogu përgjigjet me diplomaci, duke theksuar se fajin për gjithë sa ka ndodhur në  krahinën e Himarës e kanë organet lokale.
Me këtë takim mori fund edhe orvatja e qeverisë shqiptare për të mbledhur taksat në Himarë.
910.a-Në vitin 1939 Shqipëria pushtohet nga Italia  Në tetor 1940 fillon lufta Italo-Greke me sulmin e ushtrisë italiane, në përbërje të të cilës ishin edhe disa batalione me rekrutë shqiptarë. Kundërsulmi grek mbrin në Himarë më 22 dhjetor 1940.                                                   
Sulmi gjerman dhe klasifikimi i zonës së Himarës si një nga shtatë pikat me rëndësi të veprimatrisë së tyre në Shqipëri, krijonte  mundësinë që Himara të kthehej në një teatër luftimesh. Në këto kushte, Kryepleqësia  në një mbledhje në mes të vitit 1943 rishpall Autonominë e Krahinës me kryetar Jeorji Bollano, nënkryetar Milo Mërkuri dhe Jerasimo Dunin … Kur në 1 Gusht 1943 u themelua “Çeta e Bregut”, autoritetet vendore shkrinë çetat e mbrojtjes lokale, të komanduara nga Kryepleqësia dhe i drejtuan ndihmat e tyre në favor të lëvizjes Nac.Çl.
10.b- Në fillim të dhejtorit 1943 Jeorji Bollano organizon një mbledhje të Kryepleqësisë të Himarës në Spile, ku ndër të tjera thekson:…Nga sa jam informuar, shumë prej nesh jemi kërcënuar me vrasje në rast se nuk heqim dorë nga vetqeverisja…Ne do ti ndihmojmë djemtë tanë që kanë dalur partizanë,…por me gjithë kërcënimet për vrasje që më janë bërë, unë nuk do largohem  nga Himara…(P.Bollano: Jeorji Bollano…fq 38).
Në mbrëmjen e 24 Janarit 1944 Jeorji Bollano vritet me snaiper në pragun e shtëpisë së tij në Himarë.
Me vrasjen e tij mer fund edhe rezistenca e organizuar himarjote në mbrojtje të venomeve të autonomisë.
Por nuk merr fund kënga himarjote për ato.