Thursday 21 June 2018

Dy poezi



Krusha e vogël…

Je rritur moj Krusha e Vogël, e rinuar,
                                            pa shënjë djegiesh e vranash

Ke hedhur shtat
                           si një lule e bukur

Për atë zot, je rritur
                          si vajzë në moshë pë t’u puthur.

Krushë e Vogël, 2010





Ura e Mitrovicës


Urë moj e shkreta urë,
                             moj urë e Mitrovicës
s’ke me se krenohesh moj ura që  ndan.

Ndave njerëzit. Ndave këngët. Ndave varret.
Dhe ditën e ndave në mes.

Këtu Ibri  të mban si arkivol mbi supe brigjesh
dhe lumi i njerëzve   ri i heshtur  
                                               si  kortezh.


Sunday 3 June 2018

Per Himaren

Pershendetje i dashur Timo, sinqerisht te uroj suksese per iniciativen tuaj te guximeshme e patriotike. Himara eshte thesar i historise, i kultures dhe i artit shqiptar, qe mua me ka terhequr shume. Kenget jane perla te vogla te kultures dhe historise qe shprehin vlera te medh per popullin e kesaj Principate - per mua eshte principate jo treve e vogel. Te uroj suksese e se shpejti me liber te botuar, himarjotet kane nevoj te njohin vetvehten e te shkeputen nga ksenomania qe krijon vetem inferioritet dhe epigonizem, te tregojne se jane shqiptare autonome e me dinjitet te larte patriotik.

Lutfi Alia me 01.06.2018