Wednesday 4 July 2018

Mbi vellimin "Anatomia e lotit"




Nga Minella Gjoni
“Anatomia e lotit” është një antologji poetike e Timo Mërkurit, ku janë përzgjedhur poezitë më të mira të vëllimeve të mëparshme. Në këtë vëllim poetik janë përmbledhur në sajë të figurës, të idesë dhe të fabulës, gjithë emocionet dhe shpirti i njeriut poet që përpiqet të kapet fort në fijet e jetës e të gjejë optimizmin dhe kur jeta ka pamje të zymtë e të trishtë.
Nëse bëhet zbërthimi anatomik i lotit, shohim se struktura e tij është e përbërë nga bulevardi i dhimbjes, nga loti i detit, nga klithma e pulëbardhës. Prej këtij përshkallëzimi ku kurba me një shpejtësi marramendëse shkon drejt ngjitjes (dhimbje, lotë, klithmë), gjithçka kthehet në amë - tek hëna e fëmijërisë. Këtu është burimi i gjithë krijimtarisë së poetit. Kjo hënë fëmijërie ka shërbyer si një prizëm ku përtej saj, mijëra instikte janë përthyer duke u shndërruar në embrione krijimesh deri në krijim të plotë. Ky rikthim i herëpashershëm realizohet përmes teknikës të quajtur estetika e përsëritjes. Në ndërkohë jo shumë të gjata, përsëriten fjalë kyç që dendësojnë kuptimësinë, gjendje shpirtërore, lutje. Zëri gjithëherë shqetësues i unit lirik, duket sikur del prej pjesës më të ankthshme të poetit.
Timua në poezitë e këtij vëllimi do të prekë ndjenja, të zgjedhë figurën, të aludojë, të japë mesazhe ashtu shkurt, por qartë. Pr. Adriatik Kallulli e përkufizon kështu Timon: “Elegant, lakonik, beson se poezia është vetëm maja. Poezi tërë trishtim ‘’Shtëpia ime në breg të detit”, vargu i thellë “Njerëz të verbër mëprinë në rininë time”, apo imazhi rrënqethëspër hallë Sojinë,


veshur rrobën e zisë mbi vellon e nusërisë”.
Vargu i tij poetik kalon nëpër fillin ekzistencial, aq të domosdoshëm dhe provokues për një poezi të bukur. Vlera e vargut zgjon pak nga pak deri në përpikmëri pasionin e madh për të eksploruar gjithë vëmendjen e lexuesit, për të ndikuar tek ai në përjetimin absolut të figurës dhe të idesë dhe “të fabulës” e cila është vatër e ngrohtë në të cilin skuqet filli i artit dhe lojës me fjalën. Përmes vargjeve përcillet se Timo beson se poeti del nga lëkura e tij. Ai dyzon ekzistencën e tij duke i besuar talentit dhe të qenurit poet. Vetëm kjo lloj tërësie e dyzuar e bën të shohë qartë se si plaket aty përballë një malli, si shpërndan ndjenjë në fije të holla qelizash, si pëijeton dhe ndjen gjithmonë të paikur deri në fund vdekjen e të afërmit, si dialogon me dashurinë, duke i dhënë gjithmonë hiret e femrës që krijon kontradiktën e madhe së cilës nuk i rrëshqet dot: triangolit vajzë - poet - dashuri, që vështirë të vendosin paralele të ngjashme në shkriijen e tyre.
Njerëzorja dhe ekzistencialistja janë shtrirë gjeografikisht dhe shpirtërisht në atin, nënën, shokun, fëmijëve, gruan, të dashurën dhe mes tyre dilema e jetës me vdekjen, dilema mes moralit dhe identifikimit prej kodit të lartë të këtij morali. Pështjellimi poetik është një formë peisazhi i pazëvendësueshëm në tjetër formë tek poezitë ë Timo Mërkurit. Dhe në varësi të tyre ndryshon dhe struktura e poezisë duke na ofruar një larmi. Aty ku dhimbja kob është më e pranishme, aty notat elegjiake janë më të thekshme dhe gjithë poezia strukturalisht përngjason me vajin tradicional të Bregut nëpërmjet distikut dhe rimë të puthur, shpeshherë me rimë të pjesshme si vajet e ligjet. Pra shihet qartë një ndërthurje mes tematikës, mes strukturës së poezisë, strukturës së vargut dhe përzgjedhjes së leksikut deri në shprehësinë tingullore që janë në funksion të njëra - tjetrës.
“Anatomia e lotit” është i mirëstrukturuar. Ajo që më ka


impresionuar më shumë, është pjesa e parë e librit, ndërtuar mbi dhimbjen, vuajtjen, keqardhjen, shpirtin e revoltuar, i pamundshëm për të arritur atë që dëshiron. E titullon ciklin “Bulevardi i dhimbjes”. Pse kjo dhimbje e gjatë? Pesimizëm gjer në pafundësi jete, apo start për në dritën që duket në fund të tunelit? Përmes vargjeve poeti shprehet:
“Mos u ktheni në qytetin tim këtë pranverë,
Se do t’ju ngurtësojmë mbi përkujtimore”.
I ndeshur në mëngjeset e qytetittë tij, me dhimbjen. Dhimbje emigrimi, dhimbje për emigrantin që shkon e s’kthehet më, dhimbje fëmije, nëne, motre, të dashure. Është zbaticë, apo qepallë vale, është përkujtimore e pikëlluar, apo shtëpi e refugjatit të humbur me atë heshtjen që iu thanë pëllëmbët e gjetheve në degë? Eshtë ditë e trishtuar, e ikur pa një puthje apo ditë marsi, që dhemb si plagë e porsaftohur? Ka diçka tragjike në këto vargje:
“Në qytetin tim, pranvera sivjet nuk erdhi.
Lulet rrinë të tulatura, mos i bëjnë kurora mortore, e zogjtë heshtin.Vetëm prilli borë hedh mbi'flokët e nënave, ulur në prag të vetmisë, me sytë nga deti.
Nuk erdhi pranvera dhe sivjet nuk erdhi”.
Ajo që e shqetëson Timon në poezitë e tij është largimi nga vatra mëmë e mijëra fatkeqëve. E shqetëson ajo nëna e vetmuar për të birin diku larg, që për vite s’ia ka parë sytë, ballin. Thotë:


“Te pragu i shtëpisë sime Një trëndafil i bardhë nusëron,

Po unë s’mund ta këpus,
Se s‘kam kujt t’ia dhuroj”.
E trishtojnë nënat shamizeza, strukur në vitet e fundit të pleqërisë ndan hirit të vatrës, që rrojnë me ëndrrën e oborrit plot fëmijë, por tani të mbetura fillikat. E shqetësojnë..., e shqetësojnë..., e shqetësojnë. Të gjitha të kësaj bote e shqetësojnë. Ndien një gjëlpërë në zemër, që e ther e s’e le të qetë. Natyrisht një njeri të letrave, të dijes e shqetëson gjithçka, ndaj përdor vargjet si mënyrën më të mirë për t’u shprehur:
“Unë do të shkruaj ungjillin që flet për dashurinë,
por mos mblidhni guackat brigjeve të Jonit.
Që u ndrin te koka kandili i detit,,.
(“.Njoftim izakonshëm”)
Jeta tinzare që po kalojmë, me të përpjetat e saj grish ndërgjegjen e poetit Mërkuri. Atë më tepër e prek vuajtja, varfëria, largimi, ndarja, ikjet e mosardhjet, hallet e shqetësimet. Mbizotëron pesimizmi kohor. Pse kaq plagë në shpirt, poeti Timo? Dhimbja e vuajtja nuk janë banorë të përhershëm të qytetit tonë. Ato janë kalimtare në rrugën e re, bujtëse për një natë. Beson poeti Timo tek radari i tij estetik se tej bulevardit të tij të dhimbjes, pas lotit të detit dhe klithmës së pulëbardhës sheh, sheh, sheh një yll që aty larg fle. Pra ka një shpresë.
Ëndrra e Timos i fali pak dashuri. Ajo i dha pak, fare pak dashuri. U zgjua për të kërkuar më shumë, kërkoi e gjeti më pak se në ëndërr. Tha: “Tëfle dhepak mos në ëndërr e gjejprapë atë pak dashuri”. Fjeti po ëndrra s’i erdhi më. Bashkë me të i humbi dhe ajo e paktë dashuri. Pesimizëm? Them se kjo është prekje e realitetit njerëzor, karvan i dhimbjeve, që njerëzit i shoqëron në


çdo hap. E ky nuk është faji i poetit. Ai i qëndron realitetit që përjeton. Njeriu është i fortë. Dhe Timua ka mendim të fortë e të qëndrueshëm. Besoj se një ditë në shpirtin e tij pesimizmit do t’ia lerë vendin optimistja, gazmorja, pulëbardha në fluturim. Thotë:
“Aty nise hapin tënd!
S’do të jesh vetëm,
Aty të pret buzëqeshur të të bëhet bashkëudhëtare ëndrra ime, o bir”.
Si e shova kuriozitetin fillestar të leximit të sprovës ‘’Vesa mbi këngë”, e studiova paragraf më paragraf me kujdes, me privilegjin se si bregdetar, shkelja më lehtë në rrugët e kalldrëmta të Pilurit, duke pretenduar se e njoh atë trevë, mentalitet, ato zakone e tradita të një vendi karakteristik, me veçanti të rralla në karakter, në qëndrim, në zgjuarsi. Është shumë e vështirë të dalë kush t’i pengojë në misionin e tyre. Ndonëse Timua në sprovën “Vesa mbi këngë” nuk i ka vënë vetes detyrë të analizojë mentalitetin e vendit të vet, atje gjen copëza jete, copëza bisedash, copëza historish, copëza gjetjesh arkeologjike, copëza të mentalitetit të veçantë të Pilurit të rrallë e të dëgjuar.
Këndvështrimi i Timos është më i gjerë në shtriije, më i thellë në analizë e në gjykim për një jetë plot tallaze që ka shkuar në shekuj një popull i tërë. Në paraqitje të parë të jep përshtypjen e përdorimit të një terminologjie popullore e se synimet i paraqet thjesht e pa bujë, por, po t’i hysh studimit në thellësi, kupton seriozitetin e punës së vet, kupton ç’ka dashë të thotë studjuesi me këtë sprovë.
Copëzat e jetës janë shtrirë në kohë, por dhe në hapësirë,

\


me një interpretim dhe stil origjinal, pa ngarkesa emocionale e duke gjykuar se secila prej minisprovave jep një mesazh për dje, për sot e për të ardhmen e të gjithë së bashku të shprehemi: “Duaje vendin tënd, duaje dhe vlerësoje historinë e vendit tënd, merr përsipër misionin e zhvillimit të vendit tënd!” Libri është i kapshëm nga të gjitha shtresat e shoqërisë. Të gjithë kanë se ç’marrin nga ai libër. Njeriu i zakonshëm thith subjektin burimor të sprovave, studiuesit hyjnë më thellë duke analizuar dhe nxjerrë përfundime.
Për sprova të tilla Timua tashmë ka përvojë. Dhe herë të tjera është përpjekur të provojë këtë punë, sidomos për iso- polifoninë. Diçka së brendshmi e mundon. Akoma mendon se misionin studiues nuk e ka çuar në fund. Ka ende fushë, ka ende rezerva, prandaj duhet të vazhdojë të gërmojë, të hulumtojë në jetën e atyre që kanë bërë histori, por edhe në jetën burimore të njerëzve të thjeshtë. Ka shumë thesare zona e Bregut, folklori, e kaluara, por dhe e tashmja. Të gjithë duhen ngjitur në piedestalin e lavdisë së merituar. Të gjithë duhet ta marrin vesh kush është Bregdeti, kush janë bregdetasit. Dhe atje ku duket se ka pak humor, po me humor Timua ka zbuluar të vërteta.
Mua në terësi më kanë pëlqyer sprovat e mënyra se si i ka shprehur ai ato, por do të ndalem te një “Hajdutët e Pilurit”. Që në titull pash diçka sa me të qeshur, aq edhe me seriozitet. E qeshura shpejt m’u venit. E kuptova metaforën, kur ai e letrarizon thënien që në fillim, duke iu drejtuar mikut të tij, Vangjel Zafiratit.
Serioziteti e fabula e “Hajdutëve të Pilurit” është se ata kurrë s’e kanë ndier veten kurrizshtruar, madje deri në kufijtë e kiyeneçësisë.Nukmundtëbëshmetasi të duash në çdo rrethanë qoftë. Janë tamam siç thotë Bajroni “ç’armiq për vdekje, por sa miqbesnikë”. I kanë ngarë, pa u janë kthyer dhe piluriotët. Janë hakmarrës ndaj padrejtësisë. Ata ishin fajtorë që afendikojtë i


përçmonin në të drejtën e tyre dhe s’i paguanin? Piluriotët s’ishin keq as për shelegë, as për leshtë e dhenve të pronarit. Kryeneçësinë piluriote ai nuk mund ta përkulte. Piluriotët nuk mund të pranonin “ta hanin sapunin për djathë”.
Krahas të dhënave argumentuese, të pasqyruara në sprovë nga Timua, mua do të më plotësohej edhe një boshllëk, kur të interpretonte edhe thënien shumë kuptimplote, shumë interesante e shumë të përhapur: “U bë si maçi i Pilure, që dogji gjithë Stambollin”. Mirëdashësit në sprovën e Timos dinë të njohin, të vlerësojnë trimërinë. Keqdashësit kapen pas fjalës “hajdutëri”. Historia i ka mësuar piluriotët t’i thërrasin mençurisë si burrat dhe gratë. E se i janë bindur mençurisë, nuk e kanë mbyllur në sirtar çelësin e trimërisë. E kanë mbajtur gjithmonë pranë jastëkut dhe shpejt në rast nevoje e kanë ngritur majë gurit si shqiponjë.
Diku nga mali mbi Himarë kundrojnë detin deri në thellësitë e shtatë ishujve jonianë. Kundrojnë dhe në anën tjetër gjithë malet e Kurveleshit dhe në portat e tyre vështirë se mund t’u qasesh me armiqësi. Më pëlqen shpesh të citoj këtë shprehje për piluriotët: “Piluriotëti dallon gjallëria, shkathtësia dhe shpejtësia e lëvizjeve në ecje. Ata ngjajnë sikur kërcejnë mbi gur, sikur vallëzojnë nën një ritëm vetëtime, sikur nuk duan të rëndojnë mbi dhë”.
Kjo është një sprovë, një kombinacion mes letërsisë dhe historisë duke i mëshuar përmes terminologjisë dhe të folmes dialektore. Mjaftojnë bëmat burimore nga është marrë lënda e parë, më tej është detyra e studiuesit të vërë vulën e vet.
Timo Mërkuri ka shkruar librat:
1.    Anatomia e lotit (poezi)
2.   Vesa mbi këngë (studim)
3.    Bulevardi i dhimbjes (poezi)
4.    Loti i detit (poezi)
5.    Gjerdani i këputur (folklor)
6.   Te lisat në Shënkoll (folklor)


7- Iso more djema (studim)
8.   Madhëria e saj kënga polifonike (studim)
9.    Shenjtëria e isos (studim)
10-Klithma e pulëbardhës (poezi)
11-Thomai që mbolli kripë (triptik)










M. Gjoni. Libri Fjalë zemre” Botime ADA Tiraanë 2012 fq 190-197

2 comments:

  1. Mirëdita, ndërsa jeni duke e lexuar këtë, dijeni që problemet tuaja janë zgjidhur përgjysmë nëse mund të ndërmerrni veprime në lidhje me to sepse ajo është një grua e fuqishme shpirtërore atje e quajtur Dr dawn acuna, të cilën e takova duke lexuar një artikull në internet, ajo më ndihmoi me një magji që ma ktheu burrin pasi burri më la për më shumë se 8 muaj, ajo bëri një magji që më ndihmoi të mbetem shtatzënë për burrin tim dhe tani kemi 2 fëmijë të bukur, tani jeta ime në martesë po shkon mirë, çfarë mund të kërkoj më shumë .... a keni problem që dëshironi të zgjidhni?

    *Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
    *Nëse doni të pajtoheni me burrin tuaj.
    *Nëse keni nevojë për të kuruar ndonjë sëmundje.
    *Nëse doni të ndaloni abortin.
    Dhe shumë të tjera, acuna e agimit do t'ju mahnitë me Fuqitë e saj të mëdha. kontaktoni atë në whatsapp: { +2348032246310 }
    Email: { dawnacuna314@gmail.com }

    ReplyDelete
  2. Nuk mund ta besoja se do të ribashkohesha ndonjëherë me ish të dashurin tim, isha aq i traumatizuar duke qëndruar vetëm pa një trup që të më qëndronte pranë dhe të ishte me mua, por isha aq me fat që një ditë takova këtë magjistar të Dr. Ediomo, pasi i tregova per gjendjen time ai beri cdo gje qe ishte e mundur qe te shihte te dashurin tim te kthehej tek une, ne fakt pasi beri magji ish i dashuri im u kthye tek une me pak se 48 ore, ish i dashuri im u kthye duke me lutur qe nuk do te rikthehej kurre. me ler perseri, 3 muaj me pas u fejuam dhe u martuam, nese edhe ti ke te njejten situate. Ai është shumë i fuqishëm në punët e tij;
    * magji dashurie
    * magjitë e tërheqjes
    * nëse doni që ish-i juaj të kthehet
    * Ndaloni divorcin
    *thyej obsesionet
    * shëron goditjet në tru dhe të gjitha sëmundjet
    * magji mbrojtëse
    *infertiliteti dhe problemet e shtatzënisë
    * magji llotarie
    * magji me fat
    Kontaktoni Dr Ediomo në emailin e tij: drediomo77@gmail.com
    faleminderit shume zoteri qe ma ktheve ish te dashurin tim emailin e tij: drediomo77@gmail.com ose telefono/whatsapp:+2349132180420
    +2348155926512

    ReplyDelete