Pranvera poetike e Drita Lushit….
Përsiatje
mbi vëllimin poetik “Flirt” të Drita Lushit
Nga Timo Mërkuri
1-Pranvera nuk është stinë/…Është frymë dhe
shpirt/..Është dashuri dhe drithërimë/ /…Mirëuputhshim në pranverë…
shkruan poetja në poezinë “Pranverë” duke i dhënë një dimension të ri kësaj
stine. Duke poetizuar edhe thelbin e dëshirimit njerëzor në këtë
stine me vargun aqë të bukur…Mirëuputhshim
në pranverë…, një urimvarg
që mbart në vetvete një pranverë të përjetëshme, për nga ëndërimet që
zgjon e rrit te çdo lexues. Dhe sikur të mos mjaftonte ky varg, te poezia “Afër” poetja të tregon se…Në do të më prekësh/veç dorën zgjat/ Afër/Një puthje larg teje jam/…Pas
urimit të ri “mirëuputhshim”, ja ku na vjen edhe një njësi e re matëse
“puthja”, një puthje, dy puthje, a thua se
tregon një metër, dy metra. Dhe buzëqesh duke lexuar këto vargje,
buzëqeshje që të lodron në fytyrë gjatë gjithë leximit të
librit.
Poetja e e konkretizon këtë adresë (një puthje larg) me vargjet…Adresat e mia janë të pakta, gjënden
lehtë/aqë sa, dhe symbyllur mund të vish drejt meje, mund të më gjesh…
për të vazhduar
te poezia “Prill” ku poetja shpërthen në trillet e stinësdashurisë…Më puthin dhjetra ylberë/rrjedh në qindra
ujvara/e në mijra burime veç lumturi pi/yjet në qiell më llastojnë/ e dielli më
përkund/ në djepin e tij…
E ne s’na ngelet
gjë tjetër veçse ti themi me ëmbëlsi e zili…lum si ti…
2-Poetja na
rrëfen me ciltësi se, ka disa çaste që…poetët kanë nevojë të rrëfehen /…Ndërtojnë bukur ca vargje/ E lindin ca
poezi/Që duken ndonjëherë si mëkate…
Këto çaste mëkatare, këto “mëkate” a trille
poetike, a më saktë shpërthime pranverore janë në çdo faqe të vëllimit poetik
“Flirt” si tituj poezie a vargje nëpër poezi.
Aty edhe dita ka 24 (trëndafil)orë…,( me
siguri do jenë nja dy-tri puthje larg) dhe …deti kërkonte të më vishte me blu dallgësh /Marsi të më zbukuronte me
frymë lulesh e fjalësh …Aty
nata prodhon tinguj të rrallë/ e hëna dirigjonte me fytyrë gruaje… E ne, nga
lumturia do duhemi dhe më shumë/do duhemi dhe më fort…
Pranvera në
shpirt çel lule vargjesh të mrekullueshëm si…S’di në të mban dot zemra ime…/E madhe sa një kometë në qiell/e vogël,
sa një grusht pranvere me petale/ Një det i trëndafiltë puthja jote/mbi mua
dallgë ngre,sa kjo tokë/ kur larg ti je, karafilë malli mbijnë në botë… duke
qënë nga të rrallët poetë që metaforizon aqë bukur puthjen, madje edhe
tejë metaforizimit esenian.
3-Kjo e ka një
arsye të thjeshtë: Autorja nuk i stis
vargjet, nuk filozofin për e mbi vargje
Ajo i mer vargjet nga jeta, shpesh e përditëshme. Ajo zhvendos ngarjet e përditëshme dhe të
zakonëshme, siç mund të lëvizësh nga vendi e të zhvendosësh një gur dhe të
shohësh se poshtë tij, e strukur, e
ndoshta, e përthyer a gati e zverdhur, ishte filizi i njomë i një
dashurie , i një ëndëre. Duhet lëvizur ky gur që të drejtohet e të ritet ai
filiz, që të shohësh se është filizi i një luleje shumë të bukur që ke mote që
e kërkon. E pse jo, edhe filizi i ndonjë lisdashurie të ëndëruar nëpër vite. Le
ta lëvizim një gurgrindjeje çifti, gati të përditëshme… ne/shpinëkthyer/ngujuar në pole...
Fjalët na largohen në dimërim/
..për të parë se…pareshtur mendoj
kur stë kam pranë/…të desha dhe prapë të dua…Përditë, përnatë pa ndalur asnjë
cast/vetëm ty, ty do të dua prapë… sepse…s’u lodha kurrë nga dashuria jote…
Do mjaftonte vetëm ky varg që të kthente nga rruga e
zemërimit çdo burrë inatçi dhe më pas , kur të dëgjonte vargjet… /…E në më zëntë gjumi nga dashuria/me burimin
e puthjeve freskomë përsëri…do kursente e sdo harxhonte asnjë
minutë të jetës së tij larg dashurisë. Dhë në qofsh larg…nxito në rrugën e ylbertë, e
rrend drejt saj, sepse ajo nuk
mund të ëcij nëpër heshtje…sepse vetëm ti…me buzëqeshjen e kadifejtë/vesh ditët e
saj. Sepse…Të ka gdhëndur
fortë/brenda vetes, i dashur/..në zemër/në shpirt/ në çdo ind e qelizë. Dhë skërkon shumë…Tri fjalë/dy sy/një pqrqafim..
Kaq pak
pëshpëritje/i duhet një dite/të ndizet/ qysh në lindje…
4-Sa pak (sinqeritet) i duhet poezisë për të qënë e bukur. Si sinqeriteti i Drita Lushit
…N’ag/ti/diellin lind/në syrin tim. Në
mbrëmje/unë/hënë të bëhem/në ëndër.
100 herë /jemi sharë/s’kemi folur/jemi grinder/ e shpinëkthyer/ikur
kemi në pole të kundërt /për të mos u parë/Veç dashuria/ gjeti 100 shtigje/të
shkrinte/ male mërish/ e të na vinte sërish përballë… dhe
…se ëndrat na deshën na puthën lumturisht/…sit ë ishim të vetmit përmbi dhe…
Me këtë
sinqeritet në vargje edhe janari është
muaj pranvere, ku dhe fjalët janë
ar.
5-Duhet guxim,
edhe guxim poetik që të shkruash këto vargje të sinqerta, të bukura, gati
si të qelqta, që mund të të thyhen në
duar. Të pakta janë poetet që guxojnë të
gdhendin vargje të tilla. Të pakta janë poetet që kanë kaqë vërtetësi në
poezi.Që guxojnë të thonë se…një
grua frymon me zemër/një grua pakëz fëmi… Prandaj dhe poezia e
Drita Lushit lexohet me ëndje dhe madje rilexohet atëherë kur kërkohet një ndihmë për një
problem që nuk e thua dot. Prandaj të
bëhen të dashura vargjet e poetes, sepse të ndrijnë si yll i largët në një natë
pa hënë. Sepse të pëshpërisin në vesh…duaj,duaj…përsëri..
6- Duhet një
dashuri e madhe njerëzore që përtej grindjeve të përditëshme të shohësh
dashurinë dhe falë talentit, të ngreshë
urravargjesh në dy brigjet e zemërimit, mbi të cilën të kalojë e sigurtë
dashuria. …Jemi zënë kaqë shumë të
martave ti dhe unë…ose…E
premtja ime/ka ngjyrën e buzëve të mallit…
Duhet vërtet një
zemër e madhe plot dashsuri për njeriun që të shkruajë vargjet hymn…Një njeri/është një vend një komb/…është
paqja mbi glob…
7-Drita Lushi,
poetja e vargjeve brilante, e ëndërvargjeve pranverore, poetja e metaforave të
guximëshme ka nevojë dhe për një redaktor.