Refleksione shpirtërore
Shënime momenti gjatë leximit
të librit
“Refleksione lirike” të Zejnepe
A. Rexhepi
Nga Timo Mërkuri
1-Duke çfletuar faqet e librit “Refleksione lirike”
të Zejnepe A Rexhepi, ndjej që prej
shkrimeve buron një fllad i ngrohtë aromë shumë, që të bën
të mos largohesh nga libri,
pavarësisht nga ora e vonët e natës. Mendimi i çastit se, ky është thjeshtë një
iluzion, që do të largohet e do fashitet
si mjegulla në dritën e diellit, në faqen tjetër a në shkrimin tjetër, rezulton
se është thjeshtë një …iluzion.
Më shumë ngrohtësi gjen përpara, më shumë dashamirësi.
2-Thua
se po hyn në një trëndafilishte ku
petalet të ftojnë me buzëqeshjen
e tyre për të të …dehur me aromë.
Dhe aty, nuk mendon për të këputur një trëndafil, për ta marë me
vete që tja dhurosh dikujt, duke shprehur e shpresuar ëndrën më fisnike të
jetës.
Çuditërisht, këputja e një
trëndafili në trëndafilishte , akt i dëshirueshëm dhe i mirëkuptuar kudo e
nga kushdo, këtu të duket sakrilegj. Në trëndafilishte nuk këputet trëndafili, aty admirohet, shijohet dhe
jetohet bota e trëndafiltë. Aty jetohet si zot. Dhë në rast se këmbngul të
“rikthehesh” në tokë, më e shumta që mund të bësh është që të
krahasosh se cili trëndafil i ka petalet më të bukura , më të gjëra apo më aromëshumë.
3-Një
trëndafilishte më duket ky libër i
Zejnepe A Rexhepi, pavarësisht nga stili akademik i të shkruarit. Kapitujt e
emërtuar akademikisht më duken thjeshtë …gjëmba trëndafili..që assesi nuk e
pengojnë aromën e këndëshme dhe të ngrohtë. Referencat dhe citatet janë
thjeshtë…gjethe trëndafili. Po
ti shmangësh pakëz, sheh petalet e gonxhet e porsaçelura, që të mehin frymën e
të ndalin hapin. Dhe të lind dëshira ti shohësh e ti njohësh të gjith(ë)a, ti
përkëdhelësh me dhimshuri.
4-Te ky
libër të lind dëshira ti njohësh të gjithë autorët për të cilët shkruan studiuesja, ti lexosh gjithë krijimet
e tyrë, se me siguri do jenë aqë të
bukur(a) sa ç’i përshkruan
Zejnepe A Rexhepi. Me siguri të tërë do kenë … pranverë…në krijimet e
tyre. Të tërë do reflektojnë ngrohtësi e dashuri, së paku, si në shkrimet e
studiueses Zejnepe A Rexhepi për ata dhe veprat e tyre, përmbledhur te libri që
mbaj në duar.
5-Pikërisht
në këtë moment mu kujtua një koment i poetes Albina Idrizi për një rast analog,
ku shkruante…Kam menduar se ishte dhunti
e disa njerëzve të shihnin, të nxirnin e të vinin në pah më të mirën tek
tjetri. Më von u binda se mrekullia, se e mira qëndronte tek ata vetë dhe ishte
gjuha e saj që fliste nga brendia e tyre dhe ajo vetëm sa përshkruan
reflektimin e vetë aty ku gjen ngjashmërinë…
6-Pikërisht
në këtë moment kuptova se…kjo trëndafilishte ishte në shpirtin e Zejnepe A
Rexhepit, dhe nëpërmjet saj ajo sheh dhe flet për gjithë autorët e tjerë.
Ngrohtësinë e saj shpirtërore, ajo e shpërndan te të gjithë autorët për të
cilët flet, duke pranveruar profilin e
tyre krijues dhe të veprës së tyre, në sytë e lexuesit të saj.
Ende pa i lexuar librat e tyre,
unë po krijoj në vetëdijen time një portret për secilin, të parë me sytë e autores, portret i cili më ngjall një “zili”,
se qënkan vërtet të bukur.