Mendime
duke lexuar nje poezi
Nga Timo Mërkuri
Thonë se Piluri është krijuar (apo themeluar) nga...kënga. Dhe jo nga ndonjë këngë dosido,
por bash nga kënga e perëndive. Dhe kjo është tepër e dukëshme edhe sot. Te fërshëllima
e erës mund të dëgjosh fyellin e Panit të Madh apo lirën e Apollonit, te fëshfërima
e lisave mund të dallosh pëshpërimën e Zeuzit kur i flet Herës fjalë dashurie. Keshtu pra, kënga erdhi dhe ngriti shtëpinë në Fushë
të Vanovës. Ajri po i pastër, uji po i
ftohtë, yjet aty pranë, një të zgjatur dore. Tamam një djep kënge. Dhe lindte kënga
nënë ditë për ditë nga një kënge të re e shtohej popullsia e këngëve. Dhe
domosdo që këtu mbrujteshin edhe këngëtarët.
Për këtë mos u habisni shumë. Unë ju them se, po të takoje rrugëve të fshatit plakat e vjetra e ti pyesje psh, si je e si shkon, mos të
prisje prej tyre një përgjigje standarte, të tipit… mirë faleminderit, po ti si je, etj etj. Jo, ato ta kthenin përgjigjen
me një këngë a bejte të sajuar aty për aty, ku tregonin dertet e hallet e tyre
dhe të moshës që kishin mbi supe, dhe ku nuk mungonin edhe shprehjet përkëdhelëse
ndaj teje, si bir i nënës, shpirt o zemër-o, xhani im etj, pavarësisht se nuk të
njihnin.. Kënga në Pilur lindte ditë për ditë, aty ku bëheshin bashkë tre
pilurjotë. Egziston edhe shprehja që...Një
pilurjot I vetëm është hajdut, ndajë vete të vjedhë, dy pilurjotë janë një battalion
luftëtarësh ndaj shpallin luftë, tre
pilurjote bëhen një grup e ja marin këngës. Dhe është normale që çdo pilurjot të
të ngrejë në vënd këngën për kë do e si do ai. "Festivali pilurjot",
ku seleksionoheshin këngët "fituese" për të përfaqsuar fshatin, bëhej
nëpër festat familjare dhe te rrapi I fshatit, ku konkuronin rapsodët me
tekstet dhe këngëtarët me këngë (melodi). Duhet të pranojmë se Rapsodët e
kishin më të lehtë “punën” e krijimit të teksteve, sepse shumë tekste këngësh e
kishin burimin e tyre te vajet e nënave, nëpër morte të ndryshme. Por gjithsesi
zhvillohej ferstivali në shtëpitë dhe te rrapi I, ku shpallej kënga më e mirë e
fshatit dhe pastaj "konkuronin
" me Himaren.
Gjithë kapriçon, pilurjotët
me Himarën e kishim dhe jo pa shkak. Piluri gjithmon ka qënë mbrojtja e
Himarës, madje duhet të themi se u dogj tre herë në tre luftra të ndryshme me
turkun, vetëm e vetëm që myslimanizmi të mos depërtonte deri në Himarë. Por ja qe Himara ishte...vilajeti… dhe domosdo
, ishte në krye të vendit, ndajë s’kishte
sy ta shikonte Pilurin si të barabartë.
Kjo ndodhte sepse Himara punonte me
...penë… ndersa Piluri punonte me ...dyfek.
Por pilurjotet, tejë varfërise
së tyre proverbiale, kishin një krenari të çuditëshme ...origjine fisnike. Dhe
kjo krenari ishte misheruar edhe te…
emervendi Vumlo, një fushë e vogël mali, gati një livadh, ku gjëndeshin ..Varet
e jelimëve. Aty, nga gërmues anonimë varesh antike janë gjetur kurora dafine të
arta, shpata dhe heshta antike, vare,(sargofagë) të gdhëndura në gur që dëshmojnë
për një kulturë të lashtë të fisit të jelimëve.
Po kështu në Pilur, në fushë të Vanovës është gjetur sistemi ujësjellës
prej qeramike i kohës romake, vare mermeri, tavolinë mermeri. Aty, në vendin e
quajtur Buna, (që do të thotë...vend ku buron e rjedh uji) (dhe jo në Dhërmi,
siç thotë Dh.Pilika), janë rrënojat e një ndërtese fisnike, që flitet se u
takon Buejve. Ndoshta dhe Homeri, kur te Odiseja fliste se tek ato male banojne burrat trima…himarjotë,
nuk besoj se I përjashtonte nga ky përcaktim banorët e Pilurit, egzistenca e të
cilëve në atë shteg malesh dëshmnohet shekuj e shekuj të hershëm.
Ndaj dhe unë, sa herë
shkoj në Pilur, kur kaloj në Vumlo, eci me një ecje solemne , pasqyrim
I respektit, thua se kaloj pranë ...lapidarëve. Po nga i dinte këto Fatmir Terziu, te cilin e falnderoj për këtë
poezi.
Jelimo Kaone
(Piluri, pas këngës së nënave)
Nga Fatmir Terziu
E ndjej ende merakun e asaj kënge. Këngëtarja
zëëmbël, e radhë piluriote,
e ngriti në këmbë spektatorin e huaj nga salla,
e këngë, or të keqen çfarë kënge(!),
e sjell nga Piluri me dert, shpallmë brenge,
në varg e pat hedhur qysh herët, Maro Pasho,
atë këngë të radhë me shpirt nëne.
Dhe duartrokiti i
huaji në atë sallë,
atë këngë të bukur piluriote,
edhe pse s’i mori vesh dot fjalët,
ndjeu sikur ishte dashuruar prej motesh.
Pastaj loti zbriti tek fëmija,
në sallën ku zbrazej kënga piluriote,
më plaku i shkundi tespiat
se i zbriti dhurata e kësaj bote.
Këtë këngë e ka kënduar nëna ime,
foli me forcë i moshuari i sallës,
ajo kishte zë të veçantë, ishte trime,
me këngë i lutej ditës dhe natës.
Kur këndonte nëna ime,
e shtrenjta bijë e dheut piluriot,
ngrihej në këmbë çdo lloj bime,
malet mbanin ison me lotë.
Por kur ajo nxirrte lotët,
në dhomën e heshtjes, zisë,
zërri i saj i lehtë, i plogët,
thyente ligjet e mërzisë.
E ndjej ende merakun e asaj kënge. Këngëtarja
zëëmbël, e radhë piluriote,
e ngriti në këmbë spektatorin e huaj nga salla,
e këngë, or të keqen çfarë kënge(!),
e sjell nga Piluri me dert, Jelimo Kaone,
në varg e pat hedhur qysh herët, Maro Pasho,
atë këngë të radhë me shpirt nëne.
‘Dhe kënga e shkriu dëborën’,
atje larg, përtej fushës së Vumloit,
emigranti i etur këndon, s’ndal gojën,
kjo këngë piluriote e frymëzoi.