Zef Schirò Di Maggio Besoj se jam mjaft objektiv në vlerësimin e librit tënd, i dashur mik Timo, edhe se më ndodhi mua një përvojë që i ngjan shumë faktit të treguar nga ti në faqet e para të librit, dmth. se duhet të rrihet pa tundur e në mënyrë “gatitu” përpara Mbretëreshës Këngë! Në Festën e Valljeve që binte tek e martja e Pashkëve më 5 prill të vitit 1983, solla për të parën herë teatrin tim nga Hora e Arbëreshëvet (Palermo) në Çivita (Kosenca). Gjatë festës, një grup këngëtarësh i quajtur “Pleqzit” më kënduan vargje për ardhjen tonë dhe time. Unë pa ditur mbeta i patundur deri sa zgjati kënga polifonike me iso si zakon në Kalabri. Për “Pleqzit”, që sot, me sa di unë, nuk eksistojnë më, asokohe shkruajta këto vargje:
“O Pleqëz,
që ju jep vrull
nuk është
nuri i brydhët
i verës së vjetër
por zjarri e gjaku
i Arbërit të lashtë!”
“O Pleqëz,
që ju jep vrull
nuk është
nuri i brydhët
i verës së vjetër
por zjarri e gjaku
i Arbërit të lashtë!”
19.10.2017