Krusha
e vogël…
Je rritur moj Krusha e
Vogël, e rinuar,
pa
shënjë djegiesh e vranash
Ke hedhur shtat
si një lule e bukur
Për atë zot, je rritur
si vajzë në moshë pë
t’u puthur.
Krushë
e Vogël, 2010
Ura
e Mitrovicës
Urë moj e shkreta urë,
moj urë e
Mitrovicës
s’ke me se krenohesh
moj ura që ndan.
Ndave njerëzit. Ndave
këngët. Ndave varret.
Dhe ditën e ndave në
mes.
Këtu Ibri të mban si arkivol mbi supe brigjesh
dhe lumi i njerëzve ri i heshtur
si kortezh.