KUR
LEXON SPROVËN E TIMO MËRKURIT
Nga Anasatas Nika
Mrekullohesh duke e lexuar e përjetuar çdo rresht të
kësaj sprove madhore të Baladës Shqiptare të Murimit, se pa kuptuar fare, sa
hap të parën faqe-portë të legjendës, gjëndesh
si në një skenë teatri ku trup-legjendat me kostumet e tyre të ndryshme, do të”
sfilojnë” para Timo Mërkurit e më tejë
për të treguar hiret e tyre personale dhe natyrisht të vendit që
përfaqësojnë. E ngjan sa "sfilatë" e sa si "gjyq", e sa si
"ring"....Sa dramatike, e sa
ndonjëherë komike ..E sa TRAGJIKE!
E Timo Mërkuri si një njohës i hollë, një profesionist i zot, si
një “avokat “ me kulturë të lartë e
logjikë të fortë fillon apologjinë e tij. E ty si një spektator i thjeshtë i
magjepsur ,ndjek tërë atë mori vëndesh e njerëzish gjithe ankth, duke shpresuar
që legjenda e tyre të fitojë “kurorën” ..
Për një çast si me magji e çuditërisht
sa hap e mbyll sytë, gjëndesh në një
kalë Kostandini a Pegasi dhe fillon të kalërosh shekuj e shekuj urave e
kështjellave, kishave e manastireve ku ndeshesh me tre vëllezër e tre nuse, një nënë, mbret e sulltan,
e tutje gjen “dizet” ustallarë, kryemjeshtërin e nusja e tij, zogu që u bë më
pas dallëndyshe, nuse e kafshë që murrosen, e pas orësh të tëra e shekujsh të tërë, pas 178 porta-faqesh zbret
në skenën ku krenare me kurorën e triumfit mbi krye” sfilon” -
Balada Shqiptare e Murimit-dritëson e shkëlqen më shumë se kurrë BESA
shqiptare.
Natyrisht, pas kësaj sprove të vështirë, vetë Timo Mërkuri
me Skeptrin e Fitores të ngritur lart.
Të kërkosh të
udhëtosh në mite e legjenda e të
kërkosh të zbulosh atësinë, është si të thuash të shkosh e të gërmosh në themelet
e një ngrehine mijëravjecare ku i kanë mbetur veç rrënojat e shumë gurë të saj
janë rrëmbyer e vendosur mureve diku
afër e larg, e të tjerë gurë nga larg
janë përzier me to. Të futesh thellë llagëmeve, të gërmosh e hapësh tunele ku nuk ka dritë e
gjurrmët humbin e ngatërrohen, diku
njësohen e diku ndahen, kapërcen kufij e prapë bashkohen, e kjo kërkon sy të fortë mëndje të ftohte e shpirt të zjarrtë, ndesh e
dëgjon gjurrmë e zëra të huaj, e ty
duhet të gjesh e ndjekësh fillin ku diku humbet e këputet, zërin e gjakut të ngjizjes, të rrëfimit të gjyshes e
të të parëve të tu, të dheu tënd në atë mori e kakofoni zërash të huaj, ku shpesh të bukur, tronditës e joshës ....E
ty duhet të heqësh shekujbaltën urave, kështjellave, kisha-manastirëve, të
lidhësh fillin e këputur, të njësosh iso-zërin …
Eshtë vërtet
një guxim e riskim i madh, por mbi të gjitha një kulture, inteligjencë e
aftësi e lartë, është një strapacim i madh, një ngulmim në kufij të së
pamundurës gjer në marrëzi, një punë shumvjeçare me orë e ditë e muaj të tëra
plot sakrifica të panumërta, mbi të gjitha është (e duhet të jetë patjetër…
) një thirrje e fortë e vazhdueshme qysh në zanafillë të
jetës (qysh kur ngjizesh barkut të nënës, rrëfimet e të kënduarit e gjyshes-
eh, jo si ninullë për të vënë në gjumë, por si kushtrim për të zgjuar brënda
tij e mbajtur gjallë udhnisjen e këtij
misioni të vështirë (se jo kushdo e merr dhe
bën këtë, duhet të kesh lindur për këtë, duhet të të flasë një zë i
brëndshëm e si thonë: je i përcaktuar e
paracaktuar ...) E kur ja del
mbanë, si në këtë sprovë legjendë murimi, duke e nxjerrë e sjellë kaq bukur e hijshëm në dritë (e cilësuar si
një nga këngët më tronditëse të të gjithë popujve) e po kaq i sukseshëm dhe në studimet tjera të
mëparshme si analiza folklorike këngësh a poemash veri e jug, jug e veri-të
studimit të Iso-Polifonisë Himariote…E
pra, kjo është për tu ngritur në këmbë, të përulesh me nderim, të duartrokasësh
fortë për këtë mision të paracaktuar e përcaktuar e të
kryer me sukses, një nder e krenari e madhe në drejtim te vlerave e
traditave si një personalitet i shquar i
kulturës sonë kombëtare, e duartrokit edhe më fort akoma kur sheh e dëgjon si
një i vlerësuar në arenën ndërkombëtare.
E krenar si mik e bashkqytetar, si një studiues, ndoshta
sot më i miri në llojin e tij, me gojen e shpirtin plot them :" TE LUMTE TIMO MERKURI. SUKSESE
NE LEGJENDA , BALADA E POEMA TE TJERA..."
Sarandë, më 23.XI.2021