T R E P O E T Ë
2.-SADIK
BEJKO
Është
interesante poezia "Dashuri" e Sadik Bejkos sepse: megjithëse e
shkruar në kohën tonë, madje me një sfond poetik tradicional, ajo jo vetëm që është
një poezi moderne, por mund të shihet si pjesë e tranzicionit midis poezisë
moderne dhe asaj postmoderne.
Realisht
poezia moderne filloi të marrë formë në fillim të shek. të 20-të, periudhë që
karakterizohet nga ndryshimi në formë
dhe përmbajtjen e poezisë, duke u larguar nga tradicionalizmi, romantizmi dhe
klasiçizmi dhe duke eksperimentuar me forma të reja. Shfaqja e poetëve si T.S.
Eliot, Ezra Pound, dhe Ëilliam Karlos Ëilliams shënon një moment të rëndësishëm
në zhvillimin e poezisë moderne, pasi ata shfaqën një interes të madh për të shprehur
përjetimet e tyre shpirtërore, emocionet e ndjenjat në mënyrë të re, duke
përdorur teknika si imazhinizmi dhe simbolizmi për të paraqitur realitetin në mënyrë abstrakte dhe duke i hapur poezisë
dritare të shumta intepretimi.
Poezia
postmoderne shfaqet në fund të shekullit të 20-të dhe fillim të shekullit të
21-të me Allen Ginsberg,
Sylvia Plath, Frank O'Hara etj.
Poetët postmodernistë shfaqin një dëshirë për të sfiduar kufijtë dhe për të eksperimentuar
me forma të rej, me teknika si fragmentimi, montazhi dhe hiperrealizmi për të
krijuar një perceptim të fragmentuar dhe të shkujdesur të realitetit, madje
duke përdorur dhe ironinë e humorin, për
të reflektuar mbi realitetin apo për të kritikuar shoqërinë dhe kulturën
bashkëkohore.
I-Poezia
"Dashuri" e Sadik Bejkos mund të shihet si një pjesë tranzicioni midis poezisë moderne dhe postmoderne për
arsye se: duke i përmbushur tiparet e poezisë moderne, ajo synon drejt thelbit
të poezisë postmoderniste dhe konkretisht :
-Në
poezinë "Dashuri", natyra përfaqëson jo vetëm një sfond fizik
tradicional, por edhe dimensionin simbolik dhe emocional, mirëpo përdorimi i
natyrës për të shprehur ndjenjat dhe emocionet njerëzore është një
karakteristikë e modernitetit poetik,
por duke patur një përputhje me qasjen
postmoderniste ndaj simbolizmit dhe interpretimit të subjektivitetit të gjerë.Psh.,
"Mu'u bënë të shtrenjta e
të bukura se i prekëm ne,/I preku dashuria në çaste të egra e të lumtura."
Ky pasazh i shpreh ndjenjat
dhe emocionet nëpërmjet imazheve të natyrës, ku përdorimi i frazës "të
shtrenjta e të bukura" për të shfaqur natyrën forcon përjetimin e bukurisë
së emocioneve. Ndërkohë, ndjenja e
"dashurisë në çaste të egra e të lumtura" forcon qëndrimin subjektiv
ndaj dashurisë dhe interpretimin e saj si një përjetim që shtrihet në ndjenja dhe
emocione të ndryshme, duke u përputhur me qasjen postmoderniste ndaj simbolizmit
e subjektivizmit të gjerë, njëkohësisht duke e shndruar këtë pasazh një
shembull të përputhjes së modernitetit poetik me qasjen postmoderniste ndaj
interpretimit të simboleve dhe emocioneve.
-Edhe
pse poezia "Dashuri" përdor elemente simbolike dhe imagjinative, ajo
është e përqëndruar në përjetimet personale dhe emocionet individuale të heroit
poetik, duke u përputhur në këtë mënyrë me qasjen postmoderniste ndaj
subjektivitetit dhe përjetimit të individit si burim kryesor i krijimit poetik.
Psh., "Bëhen
shtresa të fundosen trupat tanë, mbuluar/Nga hija depërtuese e pemës
madhështore/Të mbrëmjes." Ky
pasazh shpreh një përjetim të gjerë dhe subjektiv të heroit poetik, i cili përballë
natyrës, ndjen një “fundosje” dhe
“mbulim” nga hija depërtuese e mbrëmjes. Ky përjetim subjektiv rrit shprehjen e
ndjenjave individuale të heroit poetik duke e përputhur me qasjen postmoderne
ndaj subjektivitetit dhe përjetimit të individit.
-Te
poezia "Dashuri" ka një reflektim mbi identitetin dhe realitetin
subjektiv, e cila përputhet me qasjen postmoderniste ndaj identitetit dhe
realitetit, duke shfaqur një ndërthurje midis realitetit objektiv dhe
perceptimit subjektiv të tij. Psh., "Bari
i tharë nga vera, gjethet e mëdha (vallë/Rranë nga yjet, nga mbrëmja, nga
vjeshta?)". Ky
pasazh paraqet një reflektim mbi identitetin dhe realitetin subjektiv nëpërmjet
një shfaqjeje të natyrës. Gjethet e barit të tharë dhe referimi në yjet,
mbrëmjen dhe vjeshtën përofrojnë një perceptim subjektiv të realitetit..
-Poezia
përmban një shfrytëzim simbolik të elementeve të natyrës për të shprehur
ndjenjat dhe emocionet njerëzore, një karakteristikë e modernitetit poetik. Në
të njëjtën kohë, përdorimi i natyrës në mënyrë tepër subjektive dhe simbolike
ofron me qasjen postmoderne ndaj interpretimit të lirë e subjektiv të
simboleve. Psh: "Mbrëmja bëhet si hija e një peme të madhe /Lehtë e hollë
ajo mbulon ato dy metra bar e fletë / Që i duhen dashurisë të heshtë.",
ku: ky pasazh shfaq një
urë kalimi nga moderniteti poetik drejt qasjes postmoderniste ndaj simboleve
dhe natyrës.
-Në
këtë poezi,ndiejmë reflektim mbi identitetin dhe realitetin subjektiv, një aspekt
i njohur si karakteristikë postmoderne. Këtu, identiteti i individit dhe
perceptimi i tij subjektiv i realitetit shfaqen nëpërmjet emocioneve dhe
ndjenjave të shprehura në mënyrë individuale.Psh: "E kështu shumë bimë,
kodra, fusha / Mu’u bënë të shtrenjta e të bukura se i prekëm ne, /I preku
dashuria në çaste të egra e të lumtura". Shikoni pak, pasazhi fillon me një paraqitje të
natyrës, duke përdorur termat "bimë, kodra, fusha", të cilat
përfaqësojnë një realitet objektiv, megjithatë, kjo paraqitje bëhet subjektive
dhe personale kur autori shprehet(dhe sa bukur shprehet) se ky realitet
subjektiv bëhet i "shtrenjtë e i bukur" kur i prek ai. Në këtë
mënyrë, pasazhi poetik shfaq një përputhje të fortë me qasjen postmoderne ndaj
identitetit dhe realitetit subjektiv.
-Poezia
"Dashuri" e Bejkos ka elemente të strukturës tradicionale, si
përdorimi i rimës dhe strukturës së strofave, por ajo gjithashtu shfaq shenja
të sfidimit të kësaj strukture. Ky sfidim përputhet me qasjen postmoderniste
ndaj tradicionalitetit (edhe në strukturë), duke inkurajuar eksperimentimin dhe
lirinë e shprehjes.Psh: "Llambat bëjnë balona drite varur në plepa /
Fshehin sysh shëtitëset silueta të dashurisë" ku, autori eksperimenton me lirinë e
shprehjes dhe temën e dashurisë e shpreh përmes imazheve të natyrës dhe
përdorimit të metaforave të ndërlikuara.
Përdorimi
i imagjinatës dhe magjisë te kjo poezi është në dozë të konsiderueshme, por ky
përdorim i tyre për krijimin e një ambienti mahnitës e të mistershëm përputhet me qasjen
postmoderne ndaj realitetit dhe fiksimin e kufijve të perceptimit. Psh.,:
"Bëhen shtresa të fundosen trupat tanë, mbuluar / Nga hija depërtuese e
pemës madhështore / Të mbrëmjes." ku poeti përdor një dozë të madhe të
imagjinatës dhe magjisë për të shfaqur një ambient të të mistershëm.
II-
Poezia "Dashuri" e Sadik Bejkos përmban elemente të qasjes
postmoderne ndaj poezisë, duke shfaqur një liri artistike dhe eksperimentim me
gjuhën dhe imazhet. Analizimi i imazheve të poezisë duke evidentuar elementet e
postmodernitetit poetik është një qasje elegante për të kuptuar stilin dhe
thellësinë e poezisë. Psh. vargjet: "Llambat bëjnë balona drite varur në
plepa/Fshehin sysh shëtitëset silueta të dashurisë." përdorin metaforën e
"llambave" për të shfaqur imazhin e dashurisë në një mënyrë jo të
zakonëshme. Përdorimi i një objekti të zakonshëm si llambat për të shprehur një
përjetim të jashtëzakonshme dhe të bukur, siç është dashuria, është një element
karakteristik i postmodernitetit poetik. Ndërkohë në këto vargje identifikohen
metafora edhe simbole, si: te fraza:"Llambat bëjnë balona drite varur në
plepa", "llambat" janë përdorur si metaforë për të paraqitur dritën, duke e bërë
lexuesin të kuptojë se llambat shkëlqejnë ose ndriçojnë në një mënyrë të
ngjashme me balonat e dritës që "varin në plepa". Ky krahasim jep një
ndjenjë mahnitjeje ndaj dritës. Ndërkohë te vargu: "Fshehin sysh shëtitëset
silueta të dashurisë", "shëtitëset silueta të dashurisë" janë simboli
që shfaq ndjenjat e fshehura të
dashurisë, duke simbolizuaar qëndrimin e përjetuesit (djalë apo vazjë) të
dashurisë në një ambient të fshehur, (nëpërmjet imazhit "shëtitësave silueta").
-Një
tjetër pasazh që shfaq elementet e postmodernitetit është vargu:"Bëhen
shtresa të fundosen trupat tanë, mbuluar/Nga hija depërtuese e pemës
madhështore/Të mbrëmjes." Këtu, autori përdor një gjuhë të ndërlikuar e
një imazh misterioz për të paraqitur një
ambient mahnitës dhe të mistershëm. Përdorimi i një imazhi natyror si hija e
pemës për të shprehur një gjendje emocionale është një shprehje e qartë e
postmodernitetit poetik. Te ky imazh ndërthuren një gamë e gjerë e elementeve
të postmodernitetit poetik, si simbole, metafora dhe personifikime në një
mënyrë inovative, ku:"Hija depërtuese e pemës madhështore" është një
simbol që paraqet misterin dhe magjinë e
natyrës, pse simbolizon një fuqi që shtrihet përtej realitetit fizik dhe
perceptimit tonë. Përdorimi i simbolit natyror për të shprehur një gjendje
emocionale (si dashuria) shpreh një lloj postmoderniteti, pasi e çliron poezinë
nga dimensionet e zakonshme të kuptimit dhe të perceptimit të realitetit. Ndërkohë
"Shtresa të fundosen trupat tanë" është një metaforë për të paraqitur
një ambient në errësirë ose një gjendje të ndërlikuar emocionale. Vargu:"Hija
depërtuese e pemës madhështore" është një tjetër metaforë që paraqet
ndjenjat e fshehta, duke i shfaqur si
një hije që depërton ambientin.
Personifikimi
i "pemës madhështore të mbrëmjes" si e një "hije depërtuese"
forcon idenë e natyrës që përjetonë dhe ka ndjenja, duke e paraqitur natyrën si
personazh aktiv, duke e bërë më shumë se një objekt pasiv në paraqitjen e
emocioneve dhe situatave.
-Imazhi
natyror:"Mbrëmja bëhet si hija e një peme të madhe / Lehtë e hollë ajo
mbulon ato dy metra bar e fletë / Që i duhen dashurisë të heshtë" shpreh
një gjendje emocionale, por më e rëndësishmja është mënyra se si ai paraqet
mbrëmjen si një "hije e një peme të madhe", duke e bërë atë të duket
si një forcë e madhe, që mbulon dhe transformon ambientin. Rikujtomë se përdorimi
i një imazhi natyror për të shprehur gjendje emocionale është një teknikë e
zakonshme në poezinë postmoderne.
-Duke
parë imazhin: "Se
nga i nxjerr yjet, këto fruta të pjekura drite / Në gur, në trung a në pemët e
flladit frymëbutë."shohim një dritësim dhe shkëlqim te përdorimi i metaforës
"frutave të pjekura drite" që shpreh dhe një lloj magjie, një pamje
imagjinative. Përdorimi i kësaj metafore shfaq një liri krijuese dhe një qasje
të postmodernitetit në përshkrimin e emocioneve dhe ndjenjave. Ndërkohë ky varg
përmban një gamë të gjerë të elementeve simbolike dhe personifikimeve që ofrojnë
qasjen postmoderne ndaj poezisë, ku: "Yjet" janë përdorur si një
simbol i magjisë, shkëlqimit dhe misterit, i një fuqie të cilën njeriu mund të
shijojë, por nuk mund ta kuptojë. Përdorimi i "yjeve" si simbol për
të prezantuar "fruta të pjekura drite" jep një ndjenjë mahnitjeje dhe plot mister. Po ashtu: "Guri",
"trungu" dhe "pemët e flladit" janë simbole të natyrës dhe
përdorimi i tyre si vendndodhje për "frutat e pjekura drite" forcon
idenë e një lidhjeje midis natyrës dhe ndjenjave njerëzore.
Personifikimi
i "yjeve" si ata që "nxjerrin fruta të pjekura drite"
shpreh idenë e një natyre aktive, që ndikon në përjetimet dhe ndjenjat
njerëzore. Ky personifikim e bën natyrën të ndjehet si një personazh aktiv në
ngjarje, duke e bërë më shumë se një objekt pasiv në paraqitjen e emocioneve
dhe gjendjeve.
Këto
elemente metaforike, simbolike dhe personifikime, që me ndërveprimin mes tyre
shfaqin imazhet e poezisë, e bëjnë
poezinë të shfaqë një eksperimentim të lirë me gjuhën dhe imazhet
përmes një lirie shprehjeje. Përdorimi i tyre në një mënyrë të inovuar
përputhet me stilin e postmodernitetit poetik.
III-Kjo
poezi dashurie e Sadik Bejkos e shkruar në vitin 1969 kur poeti ishte një
djalosh i ri 23 vjeçar është botuar së pari te vëllimi poetik”Rrënjët” (1972)
dhe është përfshirë në poezinë e zgjedhur “Perëndim me pak natë”( f.174) prej nga
e morëm ne për analizë. Ajo që të bie menjëherë në sy është pikërisht kuota e
lartë artistike e kësaj poezie në rraport me kohën, është guximi “prej të marri” i djaloshit poet
që në periudhën e bunkerizimit soc.-realist të poezisë, ai, sikur të mos i
mjaftonte moderniteti poetik niste udhëtimin drejt postmodernizmit. Sigurisht
që këtu së pari ka ndikuar shpërthimi i talentit të tij poetik, i cili synonte
lartësitë e artit pse e ndjente artin a lartësive. “Atëherë arratiseshim ,"fundoseshim"
në natyrë, iknim nga realiteti në lirinë e egër, jashtë rregullave, te guri, te
bishat, te bimët. Të dashurosh fshetas është rrebelim. E dyta është një
shkrirje magjike e rinisë me natyrën. Nuk përsëriten më.” më shkruan poeti. Nuk
e di pse duke i bërë sot një lexim poetik dhe duke e parë në kontekstin e kohës
kur është shkruar, m’u forcua bindja se nuk ishte vetëm talenti dhe as vetëm
dashuria ajo që krijoi këtë poezi. Kjo është produkt i shpirtit të revoltuar të
poetit (ndaj kornizave të kohës), etja e tij për liri (artistike), dy tiparet
kryesore që krijojnë heronjtë. Kështu ma paraqesin këto vargje poetin Sadik
Bejko dhe unë kështu dëshiroj ta shikoj.
Por
unë shoh dhe diçka tjetër tutje talentit dhe fatit personal: kur poezia shqipe
e viteve 60-70 eksperimentonte forma posmoderniste dhe eksploronte lartësi të
tilla arti, mendoni se çfarë gjëme solli në letërsinë (artet e kulturën) shqipe
pleniumi I IV famëzi, që artet dhe kulturën synonte ti shndronte në zogj të
klloçkës soc.-realiste. Guxoni pak dhe ëndërroni ku do ishin artet tona me
poetë të tillë të talentuar dhe kurajozë, vetëm atëherë mund ta kuptoni
përmasën e asaj gjëme.
Sarandë, më prill 2024
Sadik
Bejko
DASHURI
Mbrëmja bëhet si hija
e një peme të madhe
Lehtë e hollë ajo
mbulon ato dy metra bar e fletë
Që i duhen dashurisë
të heshtë. Vjeshta
Se nga i nxjerr yjet,
këto fruta të pjekura drite
Në gur, në trung a në
pemët e flladit frymëbutë.
Llambat bëjnë balona
drite varur në plepa
Fshehin sysh
shëtitëset silueta të dashurisë.
Bari i tharë nga
vera, gjethet e mëdha (vallë
Rranë nga yjet, nga
mbrëmja, nga vjeshta?)
Bëhen shtresa të
fundosen trupat tanë, mbuluar
Nga hija depërtuese e
pemës madhështore
Të mbrëmjes. E kështu
shumë bimë, kodra, fusha
Mu’u bënë të
shtrenjta e të bukura se i prekëm ne,
I preku dashuria në
çaste të egra e të lumtura.
Perëndim
me pak natë. f.174