Beteja
e fundit e Zenel Gjolekës
Sprovë
Leskodukajt në Bolenë, atë fund viti 1852[1] hapën dyert e mortit. Ardhja e lajmit të
vrasjes të Sadik Guxhës dhe Lesko Mingos[2] në
luftë me malazestë ngjau me një tërmet që
vithis malet nga vendi, duke lëshuar teposhtë me orteqe dëborën. Lajmi i mblodhi bolenasit
te shtëpia e Lesko-dukajve, gratë duke çjerë faqet e duke shkulur leshrat me
logori e kujë, pleqtë të menduar dhe që nuk përpiqeshin fare të fshihni lotët.
1- Nuk
qe hera e parë që Leskodukaj kishin hapur derën e mortit, se djemtë e burrat e tyre
…Leksodukajtë të shtatë/ Zunë luft’ me një
rigatë[3]…. Siç qenë të bukur, qenë edhe trima dhe
domosdo që
trimat bien të parët në luftë. Nëpër këto
shkallë me gurrë të latuar kishin prurë dhe Birbil Leskon në vjeshtën e 1847, vrarë në Buzer e dhënë
shpirt në krahët e Zenel Gjolekës, trimin e bukur si yll, që edhe vajtorja përmes lotëve e
ligjëroi e ja molloisi bukurinë me fjalët: …Ja
ku e prunë Birbilë/ Shkallë më shkallë si yllë/ Se ç’u mblodhë edhe thanë/
Vall’ i kujt është ky djalë/ Vall’ i kuja është kjo pemë/ I Lesko Mingo Bolenë/
Cila nënë e ka pjellë/ Një Sose Kuçe e verdhë[4]..
Aty Lesko Mingua mori shpatën e të birit
të vrarë dhe me të në dorë gjezdiste fushë-betejave pas Zenel Gjolekës, duke
luftuar edhe për të birin.
Nëpër
morte e trapeze, jo vetëm në Bolenë po në gjithë Labërinë përmëndej vajtimi për Birçe Leskodukën, vrarë
ato ditë të zjarrta të vjeshtës së 1847
në Shushicë, ku i thoshnin … Ç’ësht’ ajo
që po shkon tutje/ Pall’ e larë e Leskoduke/E mban Birçeja mbi supe/O Sadik, o
Lesko/Pall’ e larë e Birçeso/Pall e larë e Leskoduke/Me ripa supe më supe/Moj e
mjera s’u këpute/ Sadiku lufton më këmbë/ I prêt plumbatë me dhëmbë/ O Sadik, o
Lesko/ Pall’ e lar e Birçeso[5]
…
Po jo vetëm vajtonin për
Leskodukajt. Bolena, pas
1847 në çdo dasëm këndonte për Leskodukajt,
të cilët kërkoheshin ende nga veziri…Dërgon një kartë veziri/ Leskodukajt të m’i
zini/ Rrathë në kokë t’u hidhi/ Pranga në këmbë t’u vini/ Cita në thonjë tu
ngjini/Lidhur në Stamboll m’i bini/ Brënda në bodrum t’i shtini[6]…
Ishin
vrarë dhe djegur bolenasit me turkun e zi…..Djemtë
tanë seç luftojnë / Të zezën Bolen’ e dogjnë /Ato shtëpitë me tavanë/ Erdhi
turku u vu zjarrë/ Birçe Guxhua pallëlarë/ Se ç’u hodh nga bregu parë/ …[7]
Por
kjo vrasje e dy Leskodukajve pranë
Taraboshit, mal që bolenasit as që e dinin ku binte, i la pak të hutua . Të
hutuar i kishte lënë edhe nisja e dymijë
burrave me Zenel Gjolekën[8] për
të luftuar ne veri, në një kohë që Labëria kishte aq shumë nevojë për ‘ta, se
ishte me turkun e inatosur nëpër këmbë.
Nuk ja falte turku Labërisë atë luftën e
1847 kur këta e ndezën zjarr e flakë gjithë Shqipërinë e jugut dhe bregdetin
kundër tyre…
Pas
gjëmës e të qarit me bot e logori, ditën e dytë vaji qe më i shtruar, si lumi
kur del në fushë. Për këtë ndikoi edhe
fakti që trupat e të vrarëve nuk ishin në shtëpi. Ndaj edhe vajtimi ishte pakëz
i përgjithshëm si….. Labëria
ra në sterë/ Mbenë gratë me leshra serrë/ Mbajnë zi pr’ata të mjerë/ Që nxiruan
Labërinë/ Për Gjolek e Hodo Alinë/ Mbenë larg nga vëndi inë/ Për të ruajturë
kufinë…ose. .. Shqipëtarët u lëshuan/ Se ish
lufta në kufi/ Nga të gjithë anët shkuan/ Me Gjolek’n në Mal të Zi[9].
Vaji po shndrohej në monument për Labërinë dhe nuk lartësonte vetëm
emrat e dy
Leskodukajve të vrarë, që u bëhej morti.
Por
kunata[10] e
Lesko Mingos e mendoi pak ndryshe këtë rjedhë vajtimi. Ju duk sikur u haruan
Leskodukajt e vrarë dhe po lartësohej
vetëm Zenel Gjoleka. Po a nuk qe ky Gjolekë që i mori prapa burrat e djemtë e
Leskoduke dhe të Bolenës dhe i shpuri …të
linin kokën te Vlladika? Po si e qysh e haruan këto gra e plaka që zinë në
shtëpi, në shpirt e në roba jua pruri kapedan-llëku i Zenel Gjolekës. I ziu
Lesko, nuk mjaftoi që ju vra djali në Buzer në 1847 duke i mbrojtur krahët me
pallë në dorë Zenel Gjolekës, por na tani edhe vetë i doli përpara plumbit që
qe nisur për Zenelin aty në Kërstiqe. Po të tërë Leskodukajt për Gjolekën e me
Gjolekën do vriten?
Me
këto mendime, pasi u kollit pakëz, si për
të kërkuar leje për të zënë vajin , me një zë me tonalitet të lartë , duke vënë
duartë në faqe, si në ritin e çjerjes nisi të vajtojë:
2- Qaj
mali me trëndelinë/ u’ a derëzeza….
Është e zakonëshme që në vajtimet e
Labërisë të vajtojnë edhe malet kodrat e
gërxhet, madje edhe lumenjtë. Kjo shërben për të lartësuar figurën e të ndjerit dhe për ta barazuar atë
me malet e kodrat apo gërxhet. Kjo jep një efekt emocional të fuqishëm sidomos
kur i ndjeri është një trim i vrarë në
luftë. Lartësimin e kësaj figure e bën më evidente refreni, në të cilin gërma
“u” me apostrof, një gërmë e vetme, si një xhuxh, që zvëndëson përemërin “unë”,
gjithsesi edhe ky përemër është një fjalë kuptim shkurtër krahasuar me fjalën
“mal”,”kodër”,”gërxh” etj. Mjeshtërisht vajtorja ju kujton të pranishmëve se
ajo dhe ato janë shumë të vogla përpara të ndjerit që iku. Dhe më kryesorjë është
fakti që, dhe në qoftë se llogjikisht nuk kuptohet, emocio-
nalisht ndjehet,
madje gjer në atë shkallë sa që të krijon edhe rrënqethje në shtat.
Tronditëse është togfjala ”derëzeza” që ka kuptimin e një dere shtëpie,
(këtu- porta
kryesore e shtëpisë)
lyer me bojë të zezë. Tradita shqiptare njeh kryesisht bojën e bardhë për
lyerjen e dyerve (portave) të jashtëme të shtëpive si dhe të dyerve të dhomave.
Pranohet edhe ndonjë ngjyrë tjetër e çelur apo kombinim i dy ngjyrave të
ndryshme nëpër kuadratet e e dyerve. Por kurrë nuk ka ndodhur që të lyhet porta
apo dyert me bojë të zezë. E zeza është ngjyra e vdekjes, ngjyra e zisë dhe
askush nuk e pranon në portën e shtëpisë të tij këtë ngjyrë.
2.1.-
Por unë mendoj se ky togfjalësh ka një tjetër kuptim. Zakonisht nëpër
luftra, turku apo çdo pushtues aplikonte si masë ndëshkimore edhe djegien e shtëpive
shqiptare. Ngado që të vihej zjarri fillimisht si nga çatia apo mobiljet,
zjarri i vihej edhe portës kryesore apo dyerve të dhomave. Përgjithësisht, për
shkak të pozicionit të tyre vertical apo edhe për faktorë të tjerë ndodhte që
portat dhe dyert të digjeshin në të gjithë sipërfaqen e jashtëme duke i shndruar këto në një tip dërrase të mbuluara me një shtresë kongjilli të zi. Kjo
derë e djegur, e mbuluar me një shtresë kongjilli të zi shkaktonte një dhimbje
të madhe shpirtërore te të zotët e shtëpisë sepse mbartëte në vetvete ngjyrën e
zezë të zisë, por edhe faktin e shkatërimit nga armiku të mirëqë-nies materiale
të familjes. Dhe kjo ishte shkaktuar vetëm për hakmarje. Pra mendoj se togfja-lëshi
“derëzezë” duhet të kuptohet “derë-djegur”. Jua lë juve të nderuar lexues të
vlerësoni peshën emocionale të këtij togëfjalëshi të krijuar nga nënat labe të
pa shkolla, por stoike në rezistencën e tyre. Madje kam patur rastin të dëgjoj
vetë në një mort një refren vajtimi me togfjalëshin “u’ derëzezakongjill” që më ka shkaktuar rrënqethje
të trupit.
Gratë dhe plakat vajtore e pëlqyen këtë nisje të vajit ndaj te refreni ju
bashkuan të gjitha vajtimit të kunatës së
të ndjerit.
Për Leskon e për Sadiknë…./ u’ a derëzeza….vajtuan të tëra gratë e plakat në një kor , duke e rritur e zmadhuar efektin e ligjërimit.
3.- Ç’ju ngjiti me prohirxhinë[11]…./ u’ a derëzeza….ligjëroi kunata vajtuese, duke shkaktu-ar një hutim te vajtoret e tjera. “Prohorxhiu” me të cilët u “ngjitën” Leskodukajt ishte vetë Zenel Gjoleka pasi ishte bir i një familjeje bucjelabërës kuçiotë. Pra vajtorja i pyetka se “ç’i ngjiti” me Zenel Gjolekën, kapedanin e Labërisë dhe komandantin e tyre. Po ajo duhej të krenohej që djemtë e Leskoduke ishin shokë me atë deli trim e kapedan. Ku do të dalë kjo me këto fjalë në vaj?
Për Leskon e për Sadiknë…./ u’ a derëzeza….vajtuan të tëra gratë e plakat në një kor , duke e rritur e zmadhuar efektin e ligjërimit.
3.- Ç’ju ngjiti me prohirxhinë[11]…./ u’ a derëzeza….ligjëroi kunata vajtuese, duke shkaktu-ar një hutim te vajtoret e tjera. “Prohorxhiu” me të cilët u “ngjitën” Leskodukajt ishte vetë Zenel Gjoleka pasi ishte bir i një familjeje bucjelabërës kuçiotë. Pra vajtorja i pyetka se “ç’i ngjiti” me Zenel Gjolekën, kapedanin e Labërisë dhe komandantin e tyre. Po ajo duhej të krenohej që djemtë e Leskoduke ishin shokë me atë deli trim e kapedan. Ku do të dalë kjo me këto fjalë në vaj?
Gratë e plakat u bënë sy e veshë
drejt kunatës së Lesko Mingos së ndjerë. Burat nga oda e
tyre ndalën
muhabetin të dëgjonin. E kuptuan që do niste një nga ato “dyluftimet” e famëshme
të vajtoreve, nga ato dyluftime që do molloiseshin mote e mote më pas.
Zakonisht në odën e burra-ve flitej për trimëri e histori, por kësaj historie i
vihej vula vetëm në dhomën e grave, në vajtimet e tyre. Le të flisnin sa të donin burrat e pleqtë, le të gdhëndnin
histori sa të donin e si të donin. Këto histori do kishin jetë e do përcilleshin
te fëmijët, nipërit e stërnipërit jo si i gdhëndnin burrat por si i qëndisnin
gratë në vajtimet e tyre. Ndaj heshtja u bë e thellë në të gjithë shtëpinë, aq
sa dëgjohej edhe frymarja e rrëndë e kunatës vajtore. Në këtë qetësi u gremis
me rrokopujë, si një shkëmb i madh e i zi shkëputur nga mali, gati për të zënë
nënë vete këdo që ti dilte përpara,
vargu i vajit..
Me
Gjolekë batakçinë…/ u’ a derëzeza….
Gratë
ulën kokën, si t’i shmangeshin goditjes së këtij vargu-shkëmb që u gremnis në mes të
mortit dhe e shoqëruan vajtoren me një
gjysëm zëri. Burrat në odën e tyre panë njeri tjetrin. Ky varg, po të
rrokullisej lirshëm nëpër Labëri do vinte përprara e do shëmbte këngë e vaje,
histori, varreza e shtëpi, do ndizte zjarre më shumë se ç’ndezi turku e do
vriste më shumë se ç’vrau lufta. Do shkrumbonte të djeshmen e të nesërmen.
Sepse ky varg kishte tingullin e një
sfide të hapur, si ato sfidat që bëjnë kalorësit, duke i hedhur doraçkën kundërshtarit
dhe duke e ftuar me këtë gjest në dyluftim. Vetëm se ky varg-vajtim-doraçkë nuk
i qe hedhur një burri a një gruaje të
vetme si sfidë e hapur, si ftesë për një ndeshje kaloriake. Ky varg-vajtimi i
qe hedhur gjithë Labërisë si një sfidë për dërgimin e
dy mijë djemve e burrave pas Zenel Gjolekës … të lënin kokën te Vlladika[12],
kur Labëria kishte aq shumë nevojë për mbrojtjen e tyre. Ata (luftëtarët) të
mbronin gratë e fëmijët e tyre, kufirin në veri le ta mbronin …gegët…Ne s’kemi punë me ‘ta. Apo u nis
Zenel Gjoleka për të marë tuje[13]
nga sulltani, se me urdhër të tij u nis. Pa le që Hodo Aliu u printe edhe taborëve
turq aty në Podgoricë, pa ç’ka se ata “turq” ishin nizamë shqiptarë. Uniformë
turku kishin veshur dhe punën e turkut bënin. Pastaj Zenel Gjoleka të ishte i
mirë, nuk i linte të vriteshin në Tarabosh Leskodu-kajt. Pse pak luftuan në
Shushicë më ’47, pse nuk u vranë atëherë?
Apo mos janë të vërteta ato llafet që dolën mbi tradhëtinë e Gjolekës
dhe të Hodo Aliut? Vërtet me pëshpërimë[14]
dolën, por
pëshpërima gjëmon
më shumë se sokëllima.
Kunata e Lesko Mingos vazhdoi vajtimin mbi gërmadhat e heshtjes…
Ngrihuni a u rëntë pika…. u’ a derëzeza….
U ra koka te Vlladika[15]…. u’ a derëzeza….
Vajtorja pa rreth e rrotul si e hutuar nga heshtja që pasoi ligjërimin e saj. Dhe e kuptoi efektin traumatizues të asaj që kishte bërë. Në fakt e ndjeu që te vargu ku shante Zenel Gjolekën duke e quajtur batakçi që nuk pëlqehej ligjërimi i saj. Zëri i vajtoreve shoqëruese ishte me tonalitet të zbehtë, si gërvimë e një zinxhiri që zvaritej. Në fakt, vajtoret e tjera qene të lidhura kundër dëshirës së tyre me zinxhirët e kodit zakonor, që i detyronte të shoqëronin vajtoren kryesore në vaj, pavarësisht tekstit që ajo ligjëronte. Por vajtoret e kuptojnë njera tjetrën edhe pa e parë në sy, mjafton ti dëgjojnë vajin. Nga vaji e kuptoi kunata vajtore që shoqet po i dissta-ncoheshin në këtë ligjërim. E kuptoi që ajo kishte qëlluar me ligjërim si me gjyle në malin me borë, bora qe vithisur dhe heshtja tregonte se po formësohej orteku. Orteku që do nisej në formën e një gruaje apo plake me një oshëtimë vajtimi…
3.- Vajtoret[16] në Toskëri duhen parë dhe vlerësuar si një institucion i pavarur nga shteti, feja, nga mardhëniet krahinore apo ndërkombëtare etj. Ato janë njësojë si “priftëreshat” e Dodo-nës, të përkushtuara vetëm ndaj Zeusit.. Ato kishin mardhënie vetëm me Zeusin, porositë e tij zbatonin dhe vetëm atij i jipnin llogari. Kështu vajtoret kishin mardhënie vetëm me vajtimin dhe rregullat e tij shekullore.
Vajtorja pa rreth e rrotul si e hutuar nga heshtja që pasoi ligjërimin e saj. Dhe e kuptoi efektin traumatizues të asaj që kishte bërë. Në fakt e ndjeu që te vargu ku shante Zenel Gjolekën duke e quajtur batakçi që nuk pëlqehej ligjërimi i saj. Zëri i vajtoreve shoqëruese ishte me tonalitet të zbehtë, si gërvimë e një zinxhiri që zvaritej. Në fakt, vajtoret e tjera qene të lidhura kundër dëshirës së tyre me zinxhirët e kodit zakonor, që i detyronte të shoqëronin vajtoren kryesore në vaj, pavarësisht tekstit që ajo ligjëronte. Por vajtoret e kuptojnë njera tjetrën edhe pa e parë në sy, mjafton ti dëgjojnë vajin. Nga vaji e kuptoi kunata vajtore që shoqet po i dissta-ncoheshin në këtë ligjërim. E kuptoi që ajo kishte qëlluar me ligjërim si me gjyle në malin me borë, bora qe vithisur dhe heshtja tregonte se po formësohej orteku. Orteku që do nisej në formën e një gruaje apo plake me një oshëtimë vajtimi…
3.- Vajtoret[16] në Toskëri duhen parë dhe vlerësuar si një institucion i pavarur nga shteti, feja, nga mardhëniet krahinore apo ndërkombëtare etj. Ato janë njësojë si “priftëreshat” e Dodo-nës, të përkushtuara vetëm ndaj Zeusit.. Ato kishin mardhënie vetëm me Zeusin, porositë e tij zbatonin dhe vetëm atij i jipnin llogari. Kështu vajtoret kishin mardhënie vetëm me vajtimin dhe rregullat e tij shekullore.
3.1- Vajtoret mund të konceptohen me ndërtuesit e kështjellave. Të tjerët
luftojnë në këto
kështjella, por
ato janë ndërtuesit e tyre. Sepse me vajtimet e tyre për të rënët në luftë për
liri, ato i ngrenë në këmbë jo vetëm të gjallë por më të bukur, ashtu si luftëtari
që qëndron te bedeni i flamurit në kështjellë. Të gjithë i kanë sytë te flamuri dhe flamurtari, armiqtë me zili e
urrejtje
dhe kështjellarët
me krenari. Me besim e shpresë e shohin
edhe luftëtarët dhe banorët jashtë
kështjellës.
3.1.a-Ato i ngrënë muret e kështjellës
varg pas vargu, diku nje bedenë mbi greminë, diku
një karakoll në
hyrje të kështjellës, diku një frëngji e diku një rrugëkalim. Ato japin nga
vetja e
tyre për
ngritjen e këtyre kështjellave, dashurinë dhe urrejtjen, talentin dhe pasionin.
Ato murosin
shpirtin e tyre
në këto mure, prandaj muret e tyre nuk pushtohen dhe nuk rrëzohen.
Dikush do e krahasojë vajtimin me një
monument. Do isha dakort në qoftë se do bëhej fjalë për estetikë, por kështjellat
nuk kanë patur funksion estetik. Ato kanë patur funksion jetik. Estetika e tyre
ka qënë gjithmon pjesë e forcës strukturore në përballimin e
goditjeve dhe sulmeve të armikut.
Në konceptin real, vajtimet për të
rënët kanë frymëzuar e burrëruar breza të tërë luftë-
tarësh në luftën
për liri. Dhe sidomos për mos harimin e të rënëve në luftë. Në këtë koncept
vajtimi ka patur edhe rolin e dokumentit historik, dëshmisë historike, burim
referees etj
3.2- Vajtoret në Toskëri nuk kanë
lidhje thelbësore me dëgjuesit e ligjërimit. Ato nuk duan t’ja dinë në se u pëlqeu
të pranishmëve vajtimi i tyre apo jo. Ato e ligjërojnë vajtimin ashtu si priftëreshat
e Dodonës që vetëm sa kumtonin fjalën e Zeusit. Nuk japin shpjegime për ‘të. Ato debatojnë vetëm me njera tjetrën dhe vetëm
për çështje të mëdha, vajtimore.Nuk
debatojnë për mënyrën e vajtimit, radhën apo tonalitetin e tij etj. Debati ka të bëjë me çështje shumë të
larta parimore, a do pranohet në tempullin e të lavdishmëve një i rëndomtë? A
do pranohet në tempu-llin e të pavdekëshmve një mëkatar? Ato janë rojet e portës
së lavdisë dhe pavdekësisë së njerëzve dhe veprave. Dhe janë të betuara për
drejtësi. Sepse mund të ndodhë që njera prej tyre të“koruptohet” prej dhimbjes
së vdekjes së burrit, djalit, vëllait apo babait dhe të përpiqet ta kalojë në
botën e të lavdishmëve, hipur në varkën e vajtimitt të stolisur me tekstin e
vajit si trim, bujar e punëtor. Është detyra e shoqeve të saj që, pasi ta
shohin me vëmëndje “kostumin” e ligjërimit, me të cilin u paraqit i veshur i
ndjeri nëpërmjet vajitimit të vajtores kryesore, ta deklarojnë “fallsifikimin”.
3.3-Dhe ato nuk përtojnë ta bëjnë
këtë demaskim, madje publikisht. Ky
demaskim bëhet në dy mënyra. E para: vajtorja demaskuese mban një vajtim duke paraqitur një portret të
ri të të ndjerit, me një tekst
diametralisht të kundërt dhe e dyta: duke replikuar direkt me vajtoren e mëparëshme
për portretin e paraqitur prej saj. Kushti i vetëm “ligjor” është që kundërshtimi
duhet të bëhet me vajtim, pa
ofendime personale.. Psh një grua vajtonte burrin e saj dhe e
paraqiste në
vajtim si një orator, të ditur dhe që kishte shëtitur e njohur shumë vende. Por
vajtorja tjetër
ja ktheu me të njëjtën monedhë nëpërmjet vajit……Xhamadani tirqe tirqe /O veqil more../ Te ara përtej në ilqe/ Bëje llaf
e nxirrje ligje/ Për rrush e për koqe fiqe/ Keshe gjezdisur dynjanë/ Nga
mulliri gjer në arë…
Dhe në rastin e dytë një grua zbukuronte
portretin e burrit të saj të porsavdekur me fjalë të
mëdha kur një
vajtore ja priti…Mos e qaj la e më la/
Motëro/ Po thuaj ato që ka/ Ish veqil sa për
shtëpi/
Çoban me tri kokë dhi…
3.3.a- Vajtoret kanë një imunitet absolute si në
mort ashtu dhe jashtë tij. Askush nuk ka të drejtë ta ndërpresë një vajtim
vajtoreje, pavarësisht tekstit të vajtimit që ajo mban. Jo vetëm kaqë por
vajtoret e tjera janë të detyruara me kod zakonor ta shoqërojnë me ritualin mortor
rrënkimor e vajtues, vajtuesen kryesore edhe në rastet kur ajo kundërshton një
vajtim të mëpa-rshëm, mbajtur nga ndonjë vajtuese e pranishme. Është një debat
publik ku palët dëgjojnë me respekt replikën e dhe argumentin e palës tjetër.
Vetkuptohet që ky debat do përhapet në gjithë krahinën dhe më gjërë, do
diskutohet nga mijra e mijra dëgjues e komentues, do admirohet njëra palë dhe
do shprehet mos aprovimi për fjalën e
palës tjetër.
Në këtë mort të Leskodukajve
sfida ishte bërë publike . Kjo sfidë nuk ishte për një vajtim por për një
persona, për vetë Zenel Gjolekën, kapedanin e Labërisë dhe kryekomandantin e
kryengritjes së famëshme antiturke të 1847. Rrëzimi i Zenel Gjolekës në këtë
vajtim do të thotë njollosje e emrit të tij dhe të gjithë rolit që ai pati
luajtur ndër vite. Do të thotë që edhe vetë kryengritja e udhëhequr prej tij na
qënkish e gabuar. Do të thotë që edhe vetë Labëria qënkish e përbaltur…
Përshpërima kishte marë një formë
kërcënuese dhe ishte afruar si një kuçedër që zvarri-set drejt burimit të ujit.
Me siguri që së shpejti do kërkonte taksën e saj, një djalë a një vajzë për shtëpi,
një këngë a një vaj për një luftë, një kështjellë a një fshat të tërë. Deri sa
ti dilte përballë ndonjë trim apo trimëreshë që të ndeshej me të në mejdan. Me
të njëjtën armë. T’i dilte në mej-dan për një djalë a për një vajzë, për një
këngë a për një vaj, për një shtëpi a për një var, për një luftë apo për vetë
…Zenel Gjolekën….
4.- Në heshtjen që kishte rënë,
vajtoret rikujtuan jetën prej luftëtari
të Zenel Gjokës. Vetëm se ato, ndryshe nga burrat e pleqtë e kujtonin jetën nga
vajet dhe këngët që kishin mbetur pas nëpër sheshmejdane a nëpër morte. Ishte si të
shihnin tokën duke udhëtuar nëpër
re. Veçse në këtë rast retë ishin këngët e vajet, prej nga ato
shihnin sheshbetejat dhe i molloisnin si histori me njera tjetrën. Edhe në qoftë
se njëra gabonte historinë, ato e korigjonin duke i treguar si dokument arshive
vargun vijues të vajit apo këngës. S’kanë
vlerë fermanet sulltanore që futen në sënduqe apo grisen e hidhen, si rrëndom në Labëri. Vaji e kënga kanë vlerë të përjetë-shme
se ato fluturojnë si shqiponjë mal më mal e fshat më fshat, dasëm më dasëm e
mot nga mot. Një varg vajtimi vlen më shumë se sa qindra fermanë.
Ato s’e mbajnë mend historinë, ato kujtojnë orë e çast vajet e këngët.
Nëpërmjet këngëve dhe vajeve ato kujtojnë historinë, si tani, jetën e bëmat e
Zenel Gjolekës.
Zenel
Gjoleka, biri i Hito Gjolekës dhe Sabo Qordukes, lindur në Kuç të Labërisë. I
ati ishte marangoz, mjeshtër i prodhimit
të bucelave (prohirxhi) dhe ca kohë shërbeu
si dervenxhi, roje i rrugëve në qafat e maleve. Zenel
Gjoleka[17] në
moshën 6 muajshe mbeti jetim nga babai, kështu që u rrit nga nëna dhe i afërmi
i tij, Mehmet Qorri. Në moshën 17 vjeçare fillon punë si pazh (sejmen, shoqërues)
te Vlorajt.
a-Ishte në shërbim te Vlorajt kur
ndodhi vrasja e Ismail Bej Vlorës[18] në
Janinë. Ngjarja ka këtë rrjedhë: Porta e Lartë ishte vënë në dijeni të
veprimtarisë së krerëve shqiptarë që po pregatisnin kryengritjen. Për këtë
qëllim kurdisi lojën sikur ajo, Porta e
Lartë ishte e pakënaqur nga Seraqeri i Rumelisë, Mehmet Reshit Pasha[19], dhe se kishte vendosur që administrimi i krahinave shqiptare tu besohej
krerëve shqiptarë. Kështu u shpall sikur
sulltani emëroi Vali të Janinës Zyliftar Podën ndërsa në Berat emëroi
Ismail Bej Vlorën. Krerët shqiptarë u
thirën zyrtarisht të shkonin në Janinë për të marë detyrën. Zyliftar Poda
dyshoi dhe nuk shkoi. Ismail Vlora u vu në dijeni nga Zyliftar Poda, Tafil Buzi
dhe Çelo Picari se emërimi ishte kurth. Por ai duke patur besim te trimat e
shumtë që kishte me vete, rreth 600 veta e pranoi ftesën dhe shkoi në Janinë.
Në datën 5 Janar 1829, ndërsa hynte në sarajet e pashait u vra pabesisht pas
shpine. Bashkë me të u vranë edhe shoqëruesit e afërt, skuadra personale e
rojeve e komanduar nga Halil Hyseni. Populli e vajtoi: Qaj moj Vlorë e qaj Kaninë/ Smaili shkoi Janinë/ I dërguan bujurdinë/ Të
piqej me Rumelinë/ Dolën dervenët të prinë/ Tafil e Xhelili ynë/ Malo mos shko
në Janinë/ Mos e beso osmanllinë/ Se të kan ngritur pusinë/ Zyliftari dërgoi
kartë/ Ktheu Ismail Bej prapë/ Drekënë
në Zharovinë/ Darkën Brenda në Janinë/ U dhe selam e s’ta prinë/ Smaili u ngjit
në shkallë/ Me pashan ballë për ballë/ Dy kobure pas ja dhanë/ Smail be o Smail
be/ Miqësinë ku e le/ Koka jote në hejbe/ Pse s’more trima të mirë/ Trima si
Halil Hysenë/ U vranë bashkë me
bejnë[20]…
Kur e mësoi këtë ngjarje, Tafil Buzi shprehu keqardhjen në mënyrën më sarkastike, duke
thënë se si nuk u gjend një lab të merrte hakun e
Beut të Vlorës, të vrarë tradhtisht nga valiu i Janinës. Ironia është se
gjysma e shoqëruesve të Ismail Beut ishin lebër. Me këtë fjalë Tafil Buzi
sikur i fshiu
fare nga defter i lebërve këta lebër që nuk e mbrojtën dot Ismail Bej Vlorën..
b-
Zenel Gjoleka u prek në sedër nga kjo fjalë sidomos për faktin se ai,
ishte një ndër
rojet e Ismail
Bej Vlorës të vrarë. Kështu, me nismën e tij, në 1830, ndërsa ushtria turke
po fushonte te rrapi në Shamar, në Bajkaj të Delvinës, hyn në çadrën e Reshit Pashë Derbihorit të
cilin e vret duke e
qëlluar me të dy pisqollat. Pas kësaj i
çon fjalë Tafil Buzit, siç thotë kënga: Dërgon
Gjolekë spanoi[21]/
Tafil Buzit të mi thoi:/ Gjoleka s’e
turpëroi/ Kaftanazin[22]
e martoi/ Me të dyja çe qëlloi/ Nxori
pallën e shpëtoi/ Çau dyzetmijë e shkoi[23]
/ /… [24].
Në Vlorë e pritën
me nderime si një hero dhe i lidhën rrogë nderi atij dhe pasardhësve.
Krisma
e kobureve të Zenel Gjolekës kur vrau
kaftanozin ishte si rënia e rrufesë në
fuçinë me barut.
Vlora dhe gjithe rrethinat e saj u ngritën në këmbë nën udhëheqjen e vëllait të
Ismail Bej Vlorës, Beqir bej Vlorës. Zyliftar Poda sulmoi dhe mori Beratin dhe Korçën.
Shahin Delvina dhe Spiro Gjika çliruan gjithë Bregdetin dhe Delvinën. Asllan
Kuca me 6 mijë luftëtarë mori Thesalinë. Veliko Jaçe me Çelo Picarin morën Janinën dhe e mbajtën të
rrethuar në kala djalin e Mehmet Pashës, Emin Pashën etj.
c-
Viti 1833 ishte periudha e represionit turk mbi shqipatrët. Burgjet e
kalave të Beratit dhe Janinës u mbushën me familjarë të kryengritësve. Si përgjigjë
kundër këtyre masave Tafil Buzi bashkë me Zenel Gjolekën në prill 1833 rrëmbejnë dhe mbajnë peng dy
funksionarë të lartë turq, Haxhi Agën dhe Hysen Beun si dhe vranë në Grebene
Veli Aganë, si paraljamërim për fatin që i priste këdo që do guxonte të prekte
shqiptarët e arestuar dhe të burgosur në Janinë e Berat ...
Tafili
me kapedanë/ Me Zenel Gjolëkë labnë/ Në
Grebene u ngren’ e vanë/ Të vrasin Veli Aganë
/
Veli Aga Grebeneja/ T’u ngjinë nga penxhereja/ Plot me gjak t’u mbush shilteja[25]…
ç-Në këtë kohë Emin Pasha, Valiu i
Janinës dërgon në Gjirokastër një ekspeditë ndëshki-
more tyë
drejtuar nga dy emisarë të lartë osman Hasan Beu dhe Tahsim Efendiu me qëllim që të shtypej kryengritja dhe të
kapeshin udhëheqësit e saj. Tafil Buzi, Çelo Picari dhe Zenel Gjoleka dërgojnë në Gjirokastër dy nga luftëtarët e tyre, të cilët i vranë dy
emisarët turq[26].
d-Në frontin e Gruverit ku luftonin forcat
kolonjare të drejtuara nga Demo Imço dhe golemasit e drejtuar nga Çobo Golëmi
ndihma e rrufeshme e Zenel Gjolekës dhe Tafil Buzit nga krahu i Kakavisë ishte
vendimtare për fitoren…… Fol o grik e Peshkëpisë/ Fol ti
Guverë e shkretë/ Fol fush’ e Palavlisë/ Me gjak u erdhë rrëketë[27]…
e -Në mars 1834 Zenel Gjoleka, Tafil
Buzi, Mahmut Kollovi dhe Nurçe Toska pasi lidhën në Korfuz marveshjen e aleancës greko-shqiptare me Jani Koletin, Kryeministër i Greqisë
zbarkojnë në Dukat të Vlorës….Erdhi karta
nga Korfuzi/ Thonë doli Tafil Buzi/ Thonë se doli në Vlorë/ Me tre[28]
bajrakë në dorë…
ë-
Në vitin 1834 bashkë me Tafil Buzin
dhe Mahmut Bajraktarin niset të çlirojë Janinën,
duke menduar se forcat
turke do goditeshin edhe nga forcat greke, sipas marveshjes bërë në
Korfuz
me Jani Koletin,
Kryeministër i Greqisë. Pala greke nuk hyri në luftime. Turqit
pas pesë ditë
luftimesh çanë
rrethimin e forcave shqiptare. Atëherë doli kënga e famëshme….Ra një ves’ e zbuti dhenë/Ra Tafili Tepelenë/
Selam për Çelo Mehmenë/Thuaj të lëroj dervenë/Se do shkoj të djeg Morenë/ Do ta
djeg se shkeli benë…Por në këtë kohë Shahin Delvina kishte lidhur marve-shjen
e mos sulmimit me Qeverinë Greke të Kapo D’Istrias, ndaj Çelo Picari e ndaloi
Tafil Buzin. Madje pati edhe një përleshje të vogël mes forcave shqiptare si dhe një a dy të vrarë..
f- Në vjeshtën e tretë të vitit 1834
mbahet Kuvendi i Beratit ku kryengritësit zgjodhën një
kryesi me përfaqsues
nga të gjithë krahinat kryengritëse. Zenel Gjoleka ishte pjesmarës në
Kuvend bashkë me
Tafil Buzin..
g- Në fillim të vitit 1836 Stambolli,
duke e parë vehten në një situatë tepër
të vështirë
para
kryengritjeve shqiptare, shpalli amnistinë për gjithë kryengritësit shqiptarë.
Spas marrve-
shjes,
administrate turke u tërhoq nga nëntë krahinat kryengritëse. Qëndra e administratës
kryengritëse u bë
Berati. Zenel Gjoleka ishte një ndër nëntë prijësat e kryengritësve.
gj- Në vitet 1838-1840 Stambolli ndjek
politikën e “kulaçit”[29]
me Shqiptarët duke u dhënë
atyre poste në
administratën turke, sigurisht larg vendit të tyre. Kështu e fton Zenel
Gjolekën bashkë me trimat e tij në Stamboll dhe e nis për në qytetin e Jufrës,
pasi e “gradon” komandant të forcave të paregullta (vullnetare). Është koha që
edhe Tafil Buzi dërgohet me shërbim në Irak ku siç thotë kënga: Arabistan[30]
mbeç për lumë/ Ç’e gjet Tafil Buz’ hajdunë/ I dhanë Bagdat e Mosunë / Shkoi te
Gjoleka në Jufrë…[31].
Populli ligjëron:..Vanë more shokë vanë
/Gjith ata burrat e parë/ Çelua[32]
me Veiz Vasjarë/ Me Tafil Buzin me pallë/ Bashkë me Gjolekë lapnë/ Nashti duhen
po ku janë/ Arbërinë shkret e lanë…
h- Pasi rikthehe
nga “shërbimi” më 1845 (që më saktë do quhet internimi), Zenel Gjoleka me Çelo Picarin dhe kapedanët e tjerë shqiptarë dhe vendosin të organizojnë kryengritjen e përgjithëshme. Mbledhja e parë bëhet në vitin
1846[33]
në Picar ku u mor vendim për të filluar
luftën
kundër Reformave të Tanzimatit.
Ja
si e pasqyron kënga ardhjen e Zenele Gjolekës në këtë kuvend ….Ra tërmeti e u tund mali / Na erdhi Çelo
Picari[34]/
Vjen Gjoleka lab i Kuçe/ Fustani mbi gju hajdutçe/ Dyfeku me dyzet strufe/ Pall
e larë me xullufe/ Pall’ e larë, vetëtimë/ E shkreta i rih pëqinë….
j- Kuvendi i dytë i Besëlidhjes së
Jugut u mbajt në qershor[35] të vitit 1847 në Mesaplik
të Vlorës…Mesaplik të rrapi thatë/ Për një ditë e për një natë/ U mblodhën gjithë
kazatë … apo Mesaplik te rrapi i thatë/ Vjen
Gjoleka me armatë/ Bolen, Kuç e Kallarat/ … ku zgjidhet njëzëri
komanda[36] e kryengritjes… Në Kurvelesh tre nishanë/ Bëjnë harb me
padishanë/ …Rrapo
Është hera e parë që në krye të
kryengritjeve popullore zgjidhen njerëzit
e vegjëlisë.
Zenel
Gjoleka u drejtohet me këto fjalë përfaqsuesve të fisnikërisë shqiptare,
pjesmarës në Kuvend: “Në qoftë se ndonjeri prej jush do ta braktisë
kryengritjen, atëherë ai do ketë të bëjë direkt me Zenel Gjolekën[38]”.
k-
Në 15 gusht 1847 krerët e kryengritjes i dërgojnë një letër Mbretin Oton të
Greqisë për ndihmë material për kryengritje, ndihmë që nuk u erdhi kurrë. Letra
u firmos nga 89 kre-rë të kryengritjes, në krye të të cilëve spikatnin emrat e
Zenel Gjolekës dhe Rrapo Hekalit.
l- Me këtë kryengritje u bashkuan edhe
luftëtarët e Bregdetit…Vjen Himara si
Rigatë/ Gjik e Leka me armatë/ Me trembëdhjetë[39]
bajrakë…. apo kënga tjetër…Na erdhë trimat e Bregut/Të luftojmë për
vatanë/../ Çorrajt me Foto Kopalë/ Qeparo Gjikë Thanasnë/ Dhe me kapedan
Sokratnë (Leka)…
ll- Kryengritja
filloi në Kurvelesh me largimin e taksidarëve…Ç’u zunë pleqtë me bejnë/ Se u kërkon havajenë/ Dhekatinë e xhelemnë/ /Djemtë
nizamë të venë/ Me lloto do i kërejmë/ Ku ti gjejmë se u pshenë/ Te Gjolekë
Labi venë…dhe më tejë… Kurvelesh krye ngrini/ Gra e burra armë
vini/ Nizam Turqisë mos i ipni/ Çu ngrenë o shokë çu ngrenë /Kuç, Kallarat e
Bolenë / Treqint niviciotë levendë/ Gjashtëdhjetë Golëm qenë/ Progonat derë më
derë/ Lekëdush ata që qenë/ Kërcyen në Tepelenë… dhe u përhap në gjithë
Shqipërinë e Jugut Pastaj sulmuan Delvinën të cilën e morën.
m-Në këtë kohë komandanti i forcave
turke në Gjirokastër i kërkoi një takim Zenel Gjolekës, por ky ju përgjegj se
takimi mund të bëhej vetëm në praninë e një përfaqsuesi të huaj, në rolin e
arbitrit.
n- Kryengritësit i kishin të pakta
municionet, kështu që detyroheshin të manovronin në sulmet e pritat për tu marë
furnizimet ushtrisë turke si në rastin e betejës së Peshkëpisë: Thëret Çelua me trumbetë/ T’u hidhemi more Gjolekë/ Mos Çelo se s’ke fishekë/Se na
leqendisen djemtë /Bënë fushës tatëpjetë/ Gjenë Shahin Benë vetë/ I vin karvani
si bletë/ Seç i morën xhepa-netë…
n.1-Nuk u mjaftuan vetëm me marjen e
“xhepaneve”. Duke provokuar një sulm të
rremë
mbi forcat
kryesore të Shahin Beut dhe duke u tërhequr, “kinse” të mundur, aritën të tërheqin
në kurthin
e tyre forcat kryesore dhe vetë Shahin Beun, i cili me zor shpëtoi duke u tërhequr
me
një skuadër
rojesh personale. Mos e patë bej Shahinë/
Vate zuri Goranxinë/Gjoleka i bën
tertipnë/ I dërgon Hodo Alinë/Me ca
lebër vetëtimë/ Shahin Be o kokë mollë/ Mos e pandehe Mecovë/ Këtu i thonë Arbëri/
Që të zënë ti si mi[40]…ose…Shahin
be djalë dovleti/ Mbahu o Çelo Mehmeti/ Imdat është bregudetit/ Në Nivic ke
Kiço Dhulë/ Që ësht’ i pari me vulë/ Ke gjysmën e vilajetit/ Që lufton me pallë
sheshit….apo në
betejën pranë Gjirokastrës ku kënga thotë…
Në fsuhë në Gjirokastër/ Luftojnë burrat e gratë/ Nga Shën Triadha në urë/ I
prishën gjithë taburë… dhe kënga tjetër….Erriu
shokë erriu / Gjolekë mandileziu/ Ikni o turq se u përpiu/ Gjolekë labi me
derte/ Djemtë çi bëre me vete/ O kurveleshasit tanë/ Me Gjolekën rrini pranë.
n.2-Në betëjën e Terihatit (Dropull)
shpartallon forcat e Ismail Pashës që kishin ardhur nga Gjirokastra për t’u
bashkuar me forcat që vinin nga Janina, madje edhe vetë Ismail Pashës i vritet
kali në betejë dhe ai shpëtoi duke marë kalin e një oficeri të tij..
nj- Në luftën për marrjen e Gjirokastrës kënga jep një portret
popullor të Zenel Gjolekës… Gjolekë Kuçi
spanoi [41]/Në
Gjirokastrë kur shkoi/Fishekë e bukë kërkoi/Ndonjë të keqe s’punoi[42]
….dhe në betejën pranë fshatit Dhuvjan më 28 gusht 1847 , ku me 1500
kryengritës, me një sulm të befasishëm natën shpartalloi ushtrinë turke që
vinte nga Janina me një forcë prej 5000
ushtarësh....Prishën pes’ tabor nizamë…
nj.1- Është
interesant fakti se, ndërsa dokumentat historike nuk e paraqesin Zenel Gjolekën
pjesmarës në mbledhjen e organizuar nga Rrapo Hekali në Sinjë, ku morën pjesë Rrapo Hekali, Sulo Zenel Greshica, Dervish
Ali Dukati, Tartar Memush Ruka, Hajdar Kanina, Zenel Xhafoja, Orhan Bardhaj,
Lulo Duraj dhe shume kapedanë të tjerë të Mallakastrës dhe të lumit të Vlorës …një
këngë popullore e bën të pranishëm me vargjet…: Po na vjen Zenel Gjoleka/ O Rrapo mir se të gjeta… Po kështu në
kapjen dhe ekzekutimin e Isuf Bej Vrionit një këngë thotë:…More Isuf Bej Berati/[43]
Treqint lira të bën ati/ Dhe njëqint e ca sahati/ Ç’të bëri Gjolekë Labi/ Copa
copa t’u bë shtati/ Me gjak t’u lie surrati/ Doli zonja në bedenë/ Pëjeti për
Isuf Benë/ E kam të gjall a ma prenë/ Ta prenë zonjë, ta prenë/ Copa copa në
bedenë/ Po trimat e tij ku qenë/ Ikën e muarnë dhenë/ Bënë poshtë Myzeqenë[44]…ndërsa
në një këngë tjetër thuhet:…Gjolek’ a të
keqeno/ Hipi balashit e shko/ Janin’ e Berat qëndro/ Kalat’ e mëdha zoto/
Pashallarët m’i shkurto/ Dhe nizamët i lësho[45]/
Lësho nizam e redivë/ Budrumxhinjtë me jesirë/ Se kanë gra e fëmijë/ Nënat
korba
që si dinë/ I presin e s’mund t’u vijnë[46]…
Realisht, si në kapjen e Isuf Bej Vrionit dhe ca më tepër në sulmin e
Beratit forcat e Labërisë ishin të
pranishme nën udhëheqjen e Beqir Velo, Hadër Sulo Kanina, Dervish Ali Dukati,
Elmaz Rodaku, Kamber Delo Tragjasi, Haxhi Hoxha, Tartar Memushi, Dule Zoto,
Imer Kudhësi etj etj, por nuk figuron Zenel Gjoleka.. Forcat e Labërisë të
vllazëruara me forcat e Mallakastrës në Povël,
siç thotë kënga…Dil o Lumi i Vlorës-o/
Dil se do të dalim-o/ Të më-dhenj të vegjël-o/ Te pjekur në Povël-o/ Kemi pun
me Vrion-o/ Na kërkon nizamët-o… në luftën e Greshicës shkruan faqe të
lavdishme heroizmi. Madje kënga popullore cilëson….O ju gratë e greshicjote/ Qani djemtë e
smokthinjote.. për luftëtarët smokthinjotë që ranë heroikisht në Greshicë.
Varret e tyre në Greshicë quhen dhe sot…”varret e lebërve”. Po kështu për luftën
e Beratit një këngë thotë….Dyqint e
tridhjet me rradhë/ I shkuan për nënë pallë… por prania e Zenel Gjolekës nuk
dokumentohet, ndërsa evidentohet prania e tij në zonën e Gjirokastrës.
Ky
është një fenomen i njohur me udhëheqësit e suksesshëm popullorë, ku çdo fitore
apo sulm i suksesshëm lidhet me emrin dhe praninë e tyre. Populli i mitizon
heronjtë e tij dhe emrin e Zenel Gjolekës e kishte lidhur pazgjidhshmërisht me
luftëtarët lebër. Meqënë se luftëtarët lebër ishin në kuvendin e Sinjës, në
betejën e Greshicës dhe në marjen e kalasë së Beratit, atëherë populli e
konsideron të pranishëm edhe Zenel
Gjolekën. Madje ja atribuon atij drejtimin e sukse-sshëm.[47]
o-Në
këtë kohë lufta u përqëndrua në afërsi të
Vranishtit, në vendin e quajtur Horë, ku
turqit, pasi zzbarkuan në Vlorë …N’
urë të Brate u hodhë/ Mesaplik ngulën taborë/ Ngritën çadërat në Horë…ku…Tre pashallarë e mushiri[48]/
Ç’u çkulë nga Manastriri/ Bimbash Sulejman
Tahiri/ Përposh Beratit ç’i hiri[49]/
Gjolekënë të ma ziri/ Rrathë hekuri t’i viri/ U dogj Kuçi si
Misiri…
dhe…Nisën malet kuvendojnë/ Bolen’ e Kuçi
u dogjnë/ Kurveleshi po luftojnë…[50]
Atëherë…… Dërgoi Gjoleka njerinë/ Lumi e Bregu[51]
lart të vinë/ Ç’u shkulën që në Kani-
në/ Janua(Kumiu) me Margaritnë… ku në betejë… Gjikë Thanasi vet i pestë /Griu e vrau pesë-
dhjetë.
p-Beteja e Grykës së Kuçi i ngjan betejës
së Termopileve për nga trimëria… Gryk’ e Kuçit, gryk’ e keqe/ Njëmijetreqind
dufeqe/ Ç’i mban Gjoleka me vete/ O Gjolekë a derëzi/ Qish nuk t’u trëmb ai si/
Nga një goxha Rumeli/ E bëre për lemeri/ Bjeri Gjolekë o burrë!/ Jo për mish po
për lëkurë,…prandaj
gjithë frikë turqit flisnin…Mirjalla mor
t’u ngjatjeta/ Me ngadal ato trumbeta/ Se mos na dëgjon Gjoleka/ Dhe na prêt e
na bën feta/ Na var lisave në dega/ Që të na patakset’ jeta….
Në këtë luftë u ngrit edhe kënga lapidar… U trete Gjolek’ u trete/ Duke i
rënë asaj trumpete/
Sos
u përpoqe për vete / Po për gjithë vilajete…
q-
Jehona e kryengritjes kaloi kufijtë e Shqipërisë, dhe bashkë me të edhe
emri i Zenel Gjolekës[52]…Në Stamboll karta dërgojnë/ Se rajeja po
luftojnë/ Që në Berat e në Vlorë/ U mbush vendi me taborë / Nuk dinë me kë
lëftojnë / Me Gjolekë Kuçin thonë/ Gjolekë dhe Hodo Aliu / Në
dorë palla ç’u ngriu….
r-Forcat e shumta turke, armatimet e reja dhe prapavija e organizuar e tyre bëri që
forcat kryengritëse të shpërndaheshin. Zenel Gjoleka u strehua në shpellën e
malit të Kuçe bashkë me një grup shokësh…
Mbeti Gjolekë “spanoi”/ Mbeti vet’ i dymbëdhjetë/ Dimrin në mal e shkoi/ Sa u
mbush pylli me fletë[53].
rr- Turqit arijnë të kapin rob djalin e tij, Myslimin dhe të
shoqen. Në këto kushte detyrohet të dorëzohet. ..Atë ditë të xhumanë/ Erdh ollakët e të thanë/ Gjolekë, zënë ta kanë/ Pusinë
më atë anë/ S’duaj ati të bëj parë/ Se ish i zoti në kalë/ Hingëllin, të haj të
gjallë[54]
… Internohet[55]
fillimisht në Stamboll, për tu
rikthyer më 1852 për një epope tjetër..
5-Nga fundi i vjeshtës së tretë të vitit 1852
drejt Shkodrës u nisën prijësat popullorë të krahinave jugore shqiptare në
ndihmë të malësorëve që udhëhiqeshin nga Kapidani i Mirditës Bib Doda, i cili
kishte nisur rezistencën popullore ndaj sulmit malazes në rrethinat e Shkodrës.
Këta ish udhëheqës të kryengritjes së
1847, të arestuar dhe internuar në Konjë e Stamboll dhe të amnistuar nga
Sulltan Abdylmexhiti I në vitin 1849 dhe 1852 ishin Zenel Gjoleka e Hodo Aliu,
Gjikë Thanasi e Jani Ligori, Halim Toto e të tjerë, që u prinin formacioneve të
jugut. Sulltani kishte pranuar që këta prijës rebelë, në këtë konflikt me Malin
e Zi, t’u prinin forcave shqiptare. Këtë miratim e dha, duke fshehur mllefin që
kishte ndaj tyre, për refuzimin e ftesës
së tij për një angazhim ushtarak të prijësave
dhe kryengritësve shqiptarë (të internuar prej ), në rradhët e forcave turke në
luftën me Rusinë, refuzim i bërë me me preteksin se “u duheshin forcat për të
mbrojtur tokat e tyre shqiptare që rrezikoheshin nga fqinjët”. Sulltanit nuk i
premtonte koha që të sillte forcat turke nga kufiri luftarak me rusinë dhe as
mund t’a linte bosh këtë vijë fronti, prandaj pranoi që teritoret shqiptare të
veriut të mbroheshin nga vetë shqiptarët, të udhëhequr nga prijësat e tyre. Dhe këta u nisën shqipëtarisht…Shqipëtarët e ulëshuan/ Se ish lufta në
kufi/ Nga të gjithë anët shkuan/ Me Gjolek’ në Mal të Zi.
Lufta filloi në zonën e Kërnicës duke u shtrirë në
krahun e Taraboshit…Taraboshi brigje brigje/ Mal i sertë pa fare shtigje…dhe duke marë përpjestime
të mëdha… Taraboshi brigje-brigje/ Mali i sertë pa fare shtigje/ Iu qep Hodua
një kurrizi/ Nxori pallën e lamurisi/ Karadakn’ ç’e lanetisi/ Hodua me gjithë
Gjolekë/ Me trima toskë e gegë/ Ju ngjitnë malit përpjetë/ Ik o Niko[56],
se të zunë/ Brenda në Rekë t’u futnë/ Reka me kulla të larta/ Nga Çetina dukej
flaka[57]…
Shqiptarët aplikuan metodën e sulmit ballazi,
sulm me shpatë në dorë, që aq herë u kishte dhënë fitoren në betejat me turqit,
metodë që edhe këtë radhë u dha sukses
fillimisht .… Hodo trimi nur o nur/Fora
me këllëç destur / Në qafë te karaulli/ Topçinjtë të gjall i zuri…
Pas disa ditë betejash të humbura me
forcat shqiptare, malazezët ndryshuan taktikën e luftës, nga një sulm e
mbrojtje frontale në një luftë pritash. Si njohës të terenit, provokonin me
sulme të rreme forcat shqiptare, pastaj
tërhiqeshin nëpër lugina, kinse të trembur e të mundur, duke zënë pozicione
dominuese.
Në një pritë
të tillë, ngritur në një luginë malore në Kërstiqe ra edhe Zenel Gjoleka me
shokë … Dërgon Vlladikë qafiri/ Ju kapedanë sa ini/ Shkallën
e Kërstiqit ziri/ Vjen Gjoleka po t’i bini…Populli e di që trimat vetëm një
herë gabojnë, kur bien, ndaj vajton gabimin e Gjolekës … O Gjolekë trëndafili/ Nuk ma priste
fiqiri/ Të të gënjente qafiri….Malazezët, duke shfrytëzuar pozicionin e tyre dominues në tre
anë të luginës, hapën zjarr të pandërprerë mbi shqiptarët, të cilët nuk e
prisnin rezistencën nga malazezët në atë vend. Përleshja mori formën e një masakre mbi
shqiptarët. Malazezët qëllonin me pushkë, duke mos i lënë të afroheshin
shqiptarët që sulmonin me shpatë në dorë. …Në
çark kur Gjoleka hyri/ Çu ndezë batare tymi/ U tund vendi nga rënkimi/ Vuri
hingëllimin çili….
Lufta u ndez në të gjitha frontet…Gjithë kapedanë tanë/ Luftojnë me Karadaknë/ Mbahu, mbahu Halim Nuri/ Se vjen Hodo trim desturi/ Me dymijë djem prej guri/ Me dymijë malësorë/ Gjithë me kordhë në dorë/ Gjoleka me Karadaknë u ther/ Sa rroi palla s’iu terr/ I erdhi vdekja me nder./ Bashkë me Gjik Thanasnë/ Në Karadak na u vranë/ Në sinor ngulën bajraknë[58]…
Lufta u ndez në të gjitha frontet…Gjithë kapedanë tanë/ Luftojnë me Karadaknë/ Mbahu, mbahu Halim Nuri/ Se vjen Hodo trim desturi/ Me dymijë djem prej guri/ Me dymijë malësorë/ Gjithë me kordhë në dorë/ Gjoleka me Karadaknë u ther/ Sa rroi palla s’iu terr/ I erdhi vdekja me nder./ Bashkë me Gjik Thanasnë/ Në Karadak na u vranë/ Në sinor ngulën bajraknë[58]…
Malazezët synojnë Gjolekën, të cilin
e evidentojnë nga veshja dhe armët plot sqimë... Dyfeku me dyzet strufe(zbukurime)…, ndaj bëjnë drejt tij zjarr të përqëndruar.
Lesko Mingua i del përpra Gjolekës, prêt me gjoks plumbat që qenë nisur drejt
tij dhe bie duke sokëllitur.. Tërhi-quniii
… Ra Lesko Mingua pra u godit dhe u plagos në kokë Gjoleka. Atëherë Gjoleka i
drejto-het shokut të tij, Shuaip Qordukës ti presë kokën dhe t’ja largojë nga
vendi i luftimit, mundësisht t’ja çojë në fshat, që malazezët mos tja marin për
ta ekspozuar si trofe… Shuaip
të kam si djalë /Jam lavosurë në ballë/ Mos më le në ta të gjallë/ Hiqma kokënë
me pallë… Por Shuaipi nuk ka ndërmënd të zbatojë këtë urdhër të
komandantit të tij, se s’mund ta marrë këtë përgjegjësi. Le që ai as që ka ndërmënd
të largohet nga fusha e betejës ndaj i përgjigjet …Ç’thua o Zenel aga/ Këtu mbet’ dhe imija’/ Bashkë të na bëjnë varrë[59]/
Se pa tij s’kthenem i gjallë[60]…Të
vrarët nga forcat shqiptare ishin të
shumtë, por ishin vetëm të vrarë. Robër nuk pati. Luftëtarët nga bregdeti që
ishin në vijën e parë të sulmit u vranë e u grinë nën breshërinë e armëve malazeze….Ërdhi telegram nga Reka/Dërgon Goreci bileta[61]/
Eni mermëni se mbeta/Mbeta tek mbeti
Gjoleka/ Tek mbeti Gjolekë Kuçi/O barba Llambro Kaçupi/Mbete si Mane
Barushi/Me çepe si Çeço Shkurti/Simo Mërtiri aty ra/ Edhe Vjero Jetua… Shumë
prej tyre u vranë duke u përpjekur të mbronin shokët apo kapedanët dhe pas rënies,
në sy u dallohej meraku i familjeve aty larg, në labëri apo bregdet… Gjikë Thanasi o lule/ Kur u përgjunje
e re/ U kujtove edhe the/
Më
mbet nëna kallogre/ Motra manastireve/ Dhe gruaja vajzë e re[62]…dhe
pjesa tjetër shpëtoi falë shpejtësisë së kuajve…Të lumtë o at’ i bardhë/ E nxore Hodon të gjallë/ Malezestë dot s’e
vranë…
Lajmi i rënies së
kapedanëve në luftën me malazeztë erdhi me gjëmime në Labëri.
S’mbeti sy pa derdhur lotë e s’mbeti vajtore pa ligjëruar.
Qysh në ditët e para, mosbesues për
vdekjen e Gjolekës, vajtoret e kërkonin kapedanin të vinte prapë… O zot dëgjova një
fjalë/ Na kërkon mbreti nizamë/ Ngrehu edhe këtë radhë/ Të nxjerç të shkretën
pallë/ Të përpiqesh me pashanë/ Ashtu si keshe zananë/ Të shkretatë këto vende/
Për ty e për pallën tënde…
Këngët e
vajet për luftën dhe sidomos për rënien e Zenel Gjolekës janë të shumta[63]
dhe këndoi apo ligjëroi çdo fshat në
Toskëri, pa përmëndur këtu Kuçin e Bolenën që vetëm këngë e ligje për Gjoplekën dhe shokët e tij ngrinin. Por interesant është
fakti i sjellur nga Ahmet Qeriqi për një këngë të tipit “majekrahi” të kënduar
në Kosovë[64]. Kjo dëshmon se emri, lufta dhe fama e Gjolekës,
kishte një përhapje mbarëkombëtare. Kjo këngë e paraqet Zenel Gjolekën si “kapedan i
Toskërisë, i Gegërisë dhe i gjithë Shqipërisë”
Po japim më poshtë këtë këngë,
sipas A.Qeriqi kënduar nga Bajrush Doda, për efektë njohjeje
dhe studimi[65]:
Gjon Leka, mor, Gjon Leka, Gjon Leka pe flet nji fjalë,
Hej e hej, mor, Gjon Leka po e flet një
fjalë.
Po na i ban, mor,
po i ban, po i ban varret me vaje,
Hej e hej mor, po na
i ban varret me vaje.
(Po na i len mor, po i len, po i len nanat pa djalë,
Hej e hej, mor, po na i len nanat pa djalë.
(Augustin Ukaj, variant)
Gjon Leka, mor, Gjon Leka, Gjon Leka po i hyp’ dorisë
Hej e hej, mor, Gjon Leka po i hyp dorisë.
Gjan’ e gjat’, mor, gjan e gjat, gjan’ e
gjat’ po shkon qarshisë,
Hej e hej mor, gjan e gjat’ ja lshon
qarshisë.
Shkon tuj ble mor,
shkon tuj ble, shkon tuj ble barut shahisë,
Hej e hej
mor, shkon tuj ble barut
shahisë.
Gjon Leka, mor Gjon Leka, Gjon Lekën pe
tretë gajretin
Hej e hej mor, Gjon Lekën pe tretë gajretin.
Asht idhnu’ mor
asht idhnu’, asht idhnue krejt mileti.
Hej e hej, mor, asht idhnue
krejt mileti.
Se po merr, mor, se po merr, se po merr
haraç me veti
Hej e hej, mor, se po merr haraç me veti.
-Gjon Leka, mor,
Gjon Leka, Gjon Leka ku ma
le atin?
-Hej e hej, mor, Gjon Leka ku
ma le atin?
-Ma ka ma marrë, mor, ma marrë, ma ka vjedhë ai Leka i Gati.
-Hej e hej mor ma ka marrë ai Leka i Gati!
-Gjon Leka, mor,
Gjon Leka, Gjon Leka ku e
le dorinë?
-Hej e hej, mor, Gjon Leka
ku e le dorinë.
-Ma ka marrë, mor, ma ka marrë, ma ka
vjedhë, Knjazi i Cetinës,
-Hej e hej, mor, ma ka vjedhë Knjazi i Cetinës.
Gjon Leka, mor,
Gjon Leka, Gjon Leka i pari i parisë,
Hej e hej, mor, Gjon Leka i pari i parisë.
Komandant, mor, komandant, komandant i Toskënisë,
Hej e hej, mor, komandanti i Toskënisë.
Komandant mor
komandant, komandant i Gegenisë,
Hej e hej, mor, komandant i Gegenisë.
(Hej e hej, mor, komandant i gjithë Shqipnisë. )[66]
6-
Nëpër këto këngë e ligjërime, plaka e Leskodukajve, me sytë e mëndjes, pa Gjolekë
“mandileziun”, kapedanin e Labërisë që e shau në vaj kunata e Lesko Mingos. Ajo
mase kishte pak të drejtë, sikur i dha hakë plaka… se e motra, sos që mbeti pa
djalë në 1847, po na tani ju vra dhe burri në Kërstiqe, duke i dalë plumbit përpara,
atij plumbi që qe nisur për Zenel Gjolekën ...
Të gjitha vdekjet e fundit të Leskodukajve me emrin e Gjolekës qenë
lidhur…
…Po me emrin e Gjolekës
ishte lidhur edhe liria vendit e lavdia e Leskodukajve, .sikur u tund e u
troshit plaka. Pa Gjolekë s’ka liri dhe pa liri s’ka as Leskodukaj, as Bolenë
dhe as Labëri. Se Shqipëri s’ka e s’ka.
Luftoi
e fitoi sa e sa beteja me turkun Gjoleka, aq sa emri i tij ishte bërë sinonim i
fitoreve,
prania e tij në një
betejë ishte garancia më e madhe e një fitoreje me sa më pak humbje, trumbeta
e tij të bënte të suleshe përpara sikur shkoje
në dasëm e jo në luftë.
Kishte fituar shumë beteja Zenel Gjoleka, por
ato pëshpërima që zukatnin poshtë e lart tregonin se kishte dhe një betejë të
fundit. Vajtimi i kunatës së Leskos i ngjante daulles së marshimit të një ushtrie të madhe që vinte për të zotuar
Labërinë. Duhej ndalur kjo muzikë e kjo zhuzhatje pëshpërime. Duhej folur në
shesh të…vajit.
Me këto mendime në kokë, pasi shtyu pak me bëryl
shoqen që kish në krahë, si për ta përmëndur
që ta shoqëronte në vaj, duke tundur kokën, drejtuar nga kunata e Leskos së
ndjerë, ja nisi ligjërimit… Rri krushkë,
se s’qave mirë … Vargu i vajtimit ishte gati tradicional,
kështu nisnin të gjitha “dylyftimet” e vajtoreve nëpër morte, duke ju drejtuar direkt
“kundërshtares”.
Vërtet që do t’i drejtohej drejtpërsëdrejti “kundërshtares”, por zakoni
e do që t’i drejto-hej me respekt. Nuk
mund t’i drejtohej me fjalë fyese ose nënvleftësuese, se ja prisnin fjalën në
mes gratë e tjera. Kështu që ju drejtua me emërtimin “krushkë’, jo aq për
faktin se ishte vërtetë krushkë, kunatë e shtëpisë, por për ta nderuar. Emërtimi
“krushkë” në konteksin e këtij tip
vajtimi është i barazvlefshëm me një titull fisnikërie më shumë se një emër
lidhjeje krushqie.
Ky varg standart shërbente edhe për
të tërhequr vemëndjen e grave-vajtore për ta shoqë-ruar vajtoren kryesore në
ligjërimin e saj. Dhe gratë vajtore u bënë gati të shoqëronin kryesuesen me
refrenin “u’ derëzeza”, kur ajo, duke
ndryshuar intonacionin në refren, vajtoi …”u’,
a derëzeza u’”. Ky theksim dy herë i përemërit vetor “unë” i shkrutuar në
një gërmë, në variantin ”u’” theksonte se peshën kryesore të kësaj gjëme e
kishte ajo “plaka derëzezë” që “nxinte”
në mortin e të birit dhe të nipit të vrarë, atje larg në veri. Kjo gjëmë
e dyfishtë i jipte asaj të drejtën dhe autoritetin që të thoshte fjalën në këtë sherr vajtoresh. Prandaj “zbriti” në
sheshmejdanin vajtimor dhe u tërhoqi vëmëndjen edhe me ndryshimin e refrenit të
vajit.
Nuk shahet Gjoleka ynë…”u’, a derëzeza u’”… ligjëroi plaka e Leskodukajve me një
intonacion vajtimi që, më shumë tingëllonte si komandë se sa si qortim. Mënyra se si e vajtoi këtë
varg, duke pare jo në drejtim të kunatës-vajtore por në drejtim të portës së odës, ku qenë mbledhur
burra e gra për të dëgjuar, të bëntë të kuptoje se “komanda” ligjëruese ishte për
të gjithë ata që kishin nisur të pëshpërisnin për Zenel Gjolekën dhe jo vetëm për
atë që e shau në vajtim.
Trim që tundi Shqipërinë…”u’, a derëzeza u’”… Plaka e vajtoi këtë varg me një të
tundur të lehtë të supeve, tundje që të pranishmet e kuptuan se ishte një gjest
krenarie për kapedanin, të cilit i ligjëroi
“hartë e fushëbetejave” me vargun pasardhës… Që
në Berat e Janinë…”u’, a derëzeza u’”…
Miqtë që kishin ardhur në mortin e Leskodukajve ishin të shumtë dhe odat nuk i nxinin të tërë, kështu që një pjesë, ata më të afërtit dhe të afërmit, pasi kishin pirë kafen dhe kishin bërë ngushëllimet e rastit, u kishin liruar vendin atyre që erdhën më pas dhe vetë kishin dalur në obor, ku bënin biseda të lira grupe grupe. Po që kur nisi vajtimi sfidues i kunatës së Leskos, të tërë i lanë bisedat dhe u afruan te porta të dëgjonin se si e pse sfidonte kështu kjo mike e Leskoduke. Ama, kur nis ligjërimi i plakës, të gjithë synuan të hynin e të dëgjonin sa më mirë këtë ligjërim- përgjigje, sepse e dinin që kudo që të shkonin, do ta molloisnin me krenari.
Miqtë që kishin ardhur në mortin e Leskodukajve ishin të shumtë dhe odat nuk i nxinin të tërë, kështu që një pjesë, ata më të afërtit dhe të afërmit, pasi kishin pirë kafen dhe kishin bërë ngushëllimet e rastit, u kishin liruar vendin atyre që erdhën më pas dhe vetë kishin dalur në obor, ku bënin biseda të lira grupe grupe. Po që kur nisi vajtimi sfidues i kunatës së Leskos, të tërë i lanë bisedat dhe u afruan te porta të dëgjonin se si e pse sfidonte kështu kjo mike e Leskoduke. Ama, kur nis ligjërimi i plakës, të gjithë synuan të hynin e të dëgjonin sa më mirë këtë ligjërim- përgjigje, sepse e dinin që kudo që të shkonin, do ta molloisnin me krenari.
Rri krushkë se mirë s’e qave……”u’, a derëzeza u’”….ligjëroi plaka, pa ju
drejtuar asnjërës vajtore drejtpërsëdrejti, por duke i parë të gjitha bashkë me
një rrotullim të lehtë me tundje të kokës.
Gjolekën shumë e
shave…”u’, a derëzeza
u’”...vajtoi
plaka duke tundur kokën qortueshëm. Ishte një tundje e lehtë e kokës në shënjë
qortimi të butë dhe jo në formën e një
qortimi kërcënues.
Plaka e Leskodukajve
qe e njohur për zemrën e saj të
madhe dhe shpirtin pajtues. Ajo e dinte
shumë mirë dhimbjen e kunatës vajtore për vdekjen e Leskos dhe Sadikut. Ishte ajo që kishte ligjëruar vajin e Birçe
Leskos me pallë mbi supe. Po ja që i kishte plasur shpirti nga gjithë këto
vdekje të Leskodukajve. Ishte njësojë si të plaste vullkani në mal, veç llavës
së shtruar ai shpërthen dhe hedh përpjetë edhe shkëmbinj, nga të cilët duhej të
ruheshe mos të zinin ndënë vete.. .
Pavaarësisht
nga arsyeja, shkëmbi që hodhi në mes të mortit kunata, mund të bënte dëme të
paparashikuara po të lihej në rrokullisjen e tij. Ai duhej përballur e përplasur me një tjetër shkëmb
vajtimor, i cili domosdo duhej të ishte shkëmb graniti apo stërralli që ta
godiste dhe ta thërmonte shkëmbin e parë. Ky “shkëmb” duhej të ishte vërtet prej
stërralli apo graniti, por nga jashtë duhej të ishte i latuar e i gdhëndur
sipas kodit vajtimor.
Gjoleka mos dektë kurrë…”u’, a derëzeza u’”... vajtoi plaka. Vajtoret e tjera e shoqëruan vajtimin e plakës më një zë që tregonte dhimshuri e përkujdesje, por edhe krenari labërie në këtë vajtim, që sigurisht do mbetej në histori[67] dhe që dëshmonte se Zenel Gjoleka e kishte fituar edhe betejën e fundit të jetës së tij, atë betejë, fatet e së cilës nuk i parashikon dot asnjë i gjallë.
Gjoleka mos dektë kurrë…”u’, a derëzeza u’”... vajtoi plaka. Vajtoret e tjera e shoqëruan vajtimin e plakës më një zë që tregonte dhimshuri e përkujdesje, por edhe krenari labërie në këtë vajtim, që sigurisht do mbetej në histori[67] dhe që dëshmonte se Zenel Gjoleka e kishte fituar edhe betejën e fundit të jetës së tij, atë betejë, fatet e së cilës nuk i parashikon dot asnjë i gjallë.
ligjërimin e
plakës dhe çuditërisht, atyre u dukej sikur ishin, jo në mortin e Leskodukajve
por në vendin e burrave dhe djemve të rënë, në krahë të Gjolekës, në sulm me
jatagan apo kobure në dorë. Dhe ky
ligjërim i tyre, që kish nisur të shpalosej zemrave, u ngjante si flamuri i fitores së fundit të
Zenel Gjolekës.
Sarandë,
Maj-Qershor 2019
[1] Në pranverë të vitit 1852 princi Danilo I i
Malit të Zi, ndryshoi statusin e
qeverisjes së vendit duke e shpallur
“Principatë laike” dhe futi trupat e tij në tokat shqiptare, duke synuar
Shkodrën. Turqia pjesën më të madhe të ushtrisë së saj e kishte në kufijtë me
Rusinë. Për këtë arsye ajo u lejoi prijësave shqiptarë që t’i mbronin vetë
kufijtë e e vendit të tyre. Krahas mobilizimit të popullatës së trevave të
kërcënuara, u mobilizuan edhe forcat e
tjera shqiptare si prijësit lebër Zenel
Gjoleka, Hodo Aliu, Gjikë Thanasi, Jani
Ligori, Halim Toto etj. të cilëve sulltani u fali dënimin për kryengritjen e
1847 dhe i liroi nga internimi.
[2] Informacioni mbi
familjen e të vrarëve dhe afërsinë e
vajtores na erdhi nga bolenasi Delo Aliaj të cilin e falnderojmë.
[3] Rigatë-
folklorizim i emrit “Rex”, mbretëri. Pra zunë luftë me një mbretëri.
[4] Mexhit Kokalari
“Trima të kryengritjeve popullore” I Sh.Botuese “* Nëntori” 1983 fq
36.Birbil
Leskua ishte biri i Lesko Mingos nga Bolena dhe Sose Mustafarait
nga Kuçi
[5] Mexhit Kokalari
“Trima të kryengritjeve popullore” I Sh.Botuese “8 Nëntori” 1983 fq 34-35
[6] Mexhit Kokalari
“Trima të kryengritjeve popullore” I Sh.Botuese “8 Nëntori” 1983 fq 37
[7] Po aty 37
[8] Zenel Gjoleka (Kuç 1806 - Kerstiq, Mali i Zi,
1852). Në qershor 2003 u vendos në Kuç
përme-ndorja e tij,vepër e skulptorit Zeqir Alizoti dhe sponsorizuar nga "Vëllazërimi kuçiot" dhe Fatmir Toçi.
Më 28 prill 2012 Presidenti i Shqipërisë
Bamir Topi i akordoi
Zenel Gjolekës Urdhrin “Nderi i Kombit” (Pas vdekjes).
[9]
Këto këngë si dhe të tjera në vijim janë përfshirë në një seri
shkrimesh, studimesh dhe përmbledhjesh të botuara, janë shumë të njohura dhe
citohen edhe sot e kësaj dite nëpër morte apo këndohen nëpër dasma, prandaj si
referencë nuk mund të citojmë vetëm një rast konsultimi sepse si konsulencë
kemi patur shumë referenca.
[10] Ky debat
vajtoresh është tepër i njohur në Labëri dhe në Bregdet dhe përmëndet akoma dhe
sot si nëpër morte ashtu dhe nëpër dasma. Por e shkruar fillimisht është te
“Bleta Shqiptare” e Thimi Mitkos, prej nga e kanë marë një numër jo i pakët
studiuesish të folklorit dhe të traditës zakonore. Është botuar në një sërë
shkrimesh si te G.Ziles, G.Llojdia etj. Jemi konsultuar me të gjitha shkrimet e
gjetura në internet, por kemi preferuar për t’u bazuar te burimi gojor.
[12] Vlladika- titull
i sundimtarëve malezez e barazvlefshmë me mbret, despot etj
[13] Xhufka që
mbanin në uniformën e tyre pashallarët turq si
simbol grade..
[14] Pëshpërima për
një tradhëti të mundëshme të Zenel
Gjolekës dhe Hodo Aliut në 1852 në luftën
me malazezët dëgjohen edhe sot nëpër disa shkrime studimore të hedhura në
internet, duke u përpjekur të shpjegojnë sot “gabimet” në lëvizjet taktike të
formacioneve ushtarake të komanduara prej tyre. Madje arihet deri aty sa që
edhe në vvikipedia biografia e Zenel Gjolekës fillon me fjalët…ishte një
ushtarak i lartë turk…në një kohë që vetëm ushtarak turk nuk ishte.
[15] Në shumë tekste
studimorë këto dy vargje nuk citohen si pjesë e këtij vajtimi, por si pjesë e
një kënge për Zenel Gjolekën që ka
tekstin si vijon: O zot dëgjova
një fjalë/Kërkon mbreti nizamë/Ngreu edhe këtë rradhë/Të nxjerrç të shkretën
pallë/Të përpiqesh me pashanë/Ashtu si keshe zananë/Të shkretëtë këta vende/Për
ty e për pallën tënde/Ngreu mor të rëntë pika/T’vate koka te Vlladika/O imzot o
kordhëshpata/ U dëgjove në rigata. Po ta shohësh hollësisht dallohet se
vargu ku përmëndet Vlladika është “shartuar”
në këtë tekst.
[16] Vajtimin dhe
vajtoret i kam përshkruar edhe te libri im “Shënjtëria e iso-s” si dhe te
sprova “Lere Hankonë të qajë” ndaj këtu, me qëllim që të mos ripërsërit
mendimin, do do kufizohem vetëm në aspektet që lidhen me këtë sprovë.
[17] Kreu studimet e para në Zosimea të Janinës dhe
shkollën ushtarake në Manastir,… i mahnitshëm në
kalërim.. Ishte trup sportiv dhe i pashëm…(Forumi AL.
14.9.2012). Një këngë, duke evidentuar
elegancën e tij në ecje thotë: Shkon një vajzë me gërsheta/ Tundet si të
ish Gjoleka…
[18] Gjyshi i Ismail
Qemalit.
[19] Pas realizimit me sukses të vrasjes së Ismail Bej Vlorës, është po ky pasha që më 9 gusht 1830
organizon Masakrën e Manastirit ku vriten pothuaj gjithë krerët e kryengritjeve shqiptare.
[19]
shih edhe
te Mexhit Kokalari “Trima të kryengritjeve popullore” fq 46-47.
[20] shih edhe te
Mexhit Kokalari “Trima të kryengritjeve popullore” fq 46-47.
[21] Spanoi- djalë i
ri, pa i dalur qimja në faqe.. Sipas
datlindjes së tij zyrtare (lindur në
1806) i bie që Zenel Gjoleka të ishte 24 vjeç kur vrau pashanë, por në këtë
moshë nuk ishte…spanua…por djalë 24 vjeç. Në këtë moshe djemtë e Labërisë
mbanin mustaqe dhe martoheshin.. Mexhit
Kokalari (fq 48) thotë …ishte 18 vjeç…Kënga thotë që ishte …spanua….pa dirsur
qimja mbi faqe, pra në dalje të adoloshencës që i bie 17- 18 vjeç. Kënga e
popullitr nuk gabon asnjëherë prandaj mendojmë se është shënuar gabim
datlindja e cila duhet të jetë 1812 dhe
jo 1806. Gabimi ndoshta buron nga kalendari.
[22] Reshit pashë
Darbehorin. Quhet kaftanoz se ishte i veshur me kaftan, një robë mëndafshi e stolisur, me gëzof ose jo
nga brenda, qe e mbanin veshur zyrtarët e lartë turq ose burrat e
shtresave të larta, një tip pelerine e hollë..Në Labëri përdoret edhe
shprehja….kaftan mbi kadife… që do të thotë luks i madh, veshtje e shtrënjtë
dhe fine.Një numër studiuesish gabimisht e konsiderojnë si emër njeriu madje i
shtojnë edhe titullin aga. (Kaftanoz aga -M.Kokalari etj). Disa e quajnë gabimisht Reshit Pasha ose beu.
[23] Në një variant
tjetër janë edhe vargjet… Të fala nga
Smail Vlora/ I ra filxhani nga dora.
[24]
G.Zilja më
30.6.2017 ka publikuar këtë variant : Dërgon Gjonlekë spanoi/Tafil Buzit të mi thoi/Gjoleka s’e
turpëroi/Manastir vate qëndroi/Kaftanazin e martoi/Vallë ç’i tha kur e preu/Të
fala nga Smail Beu/Me të dyja çe qëlloi/Te një plak vate qëndroi/Me grurë se çe
mbuloi/Pesë lira i pagoi.
[25] Botim Instituti
i Folklorit…Këngë Popullore”….Shih dhe te M.Kokalari “Trima…..”fq 70
[26] Shih edhe te
M.Kokalari “Trima….” Fq 72
[27] Shiç shihet,
citojmë faktet historike duke u bazuar te këngët e popullit për Zenel Gjolekën
dhe nuk zgjerohemi edhe me betejat e
tjera.
[28] Tre bajrakët
ishin Zenel Gjoleka, Mahmut Kollovi dhe Nurçe Toska.
[29]Në vitin 1838
Çelo Picari dhe Veiz Vasjari ishin emëruar “derven agasi”(roje të shtigjeve ku
kalonte rruga.. U erdhi ftesa nga Stambolli për të biseduar për problemin e
taksave dhe rekrutimin ushtarak. Këta shkuan, por turqit u përpoqën ti bënin
për vete.Me qënë se këta nuk u bindën arestohen dhe internohen në Konjë të
Anadollit.
[30] Shih referencën
nr 25
[31] Qëllimi ishte eleminimi fizik i udhëheqësve
shqiptarë.. U tentua helmimi i Tafil Buzit. Ndoshta te ky “gradim” i sulltanit
gjejnë argumentin disa studiues kur thonë se Zenel Gjoleka ishte….ushtarak i
lartë turk. Mendoj se nuk është nevoja për replikë…
[32] Çelo Picari
pasi u emërua derven aga bashkë me Veiz Vasjarin, u internua në Konjë.
[33] Në vitin 1846
janë bërë edhe disa kuvende të
tjera në Labëri. Jaho Cana Tema dokt. Fq 118
[34] Kryengritësit e
internuar si Çelo Picari me shokë u
falën nga sulltani në 1845.
[35] K.Frashëri
thotë në 15 Maj 1847. Autorë të tjerë thonë
në fillim të korrikut 1847. Ndoshta ngatëron
kalendari allaturka i kohës.
[36] Për të drejtuar
kryengritjen… u zgjodh Zenel Gjoleka J.Cana veper e cituar fq 119
[37] Rrapo Hekali
drejtonte kryengritjen në Mallakastër e Berat, Zenel Gjoleka në Kurvelesh,
Labëri e
Bregdet dhe Hodo Aliu në Gjirokastër e
Delvinë.
[38] Në këtë shkrim
kufizohemi vetëm me veprimet që lidhen direkt me Zenel Gjolekën dhe jo
veprimtarinë
e gjithë kryengritjes.
[39] Trembëdhjetë
fshatrat e krahinës së Himarës
[40] Këngë popullore
nga rrethinat e Kardhiqit dhe Rrëzomës
fq 59
[41]Epiteti “spanoi”
i mbeti Zenel Gjolekës gjatë gjithë jetës, pavarësisht moshës në rritje gjatë viteve.
[42] Për herë të
parë botuar te Bleta Shqiptare e Thimi Mitkos 1881. Konsultuar edhe me G.Zilen
“Gjolek e
Hodo Aliu” 30.6.2017
[43] Quhet Berati se Vrionasit kishin qëndër
Kalanë e Beratit.
[44] Këngë Popullore
nga rrethinat e Kardhiqit dhe rrëzomës. Fq 56.
[45] Ky varg dëshmon
politikën e Zenel Gjolekës me nizamët e thjeshtë, mes të cilëve kishte dhe
shqiptarë.
[46] Po aty fq 66
[47] Me të njëjtin
concept në betejat e humbura ose të fituara me shumë humbje, populli e
justifikon me faktin se …Gjoleka nuk ish
aty… si te rasti I një variant të këngës së Hodo Aliut “Ra topi në Palavli” ku
egziston vargu i cituar. Shih “I shkreti Hodo Ali”.
[48] Marshalli
[49] Sulmi turk
kundër kryengritësve filloi në vijën Berat-Mallakastër-Lumi i Vlorës- Grykë e
Kuçit.
[50] Këngë Popullore
nga rrethinat e Kardhiqit dhe rrëzomës. Fq 54.
[51] Lumi i Vlorës
dhe Bregu i Detit.
[52] Udhëtari anglez E. Spenser, që udhëtonte në këtë kohë nëpër Shqipëri: “Heroi i ditës kudo është
Gjoleka” . Prof. Dr. Zaho Golemi “Kuvendet e krahinës së Kardhiqit në Labëri”
[53] Do të thotë se qëndroi i fshehur deri në
pranverën e vitit 1848, kohë ku është
arestuar.
[54] Kali nuk donte
të ecte se parandjente rrezikun. Këngë Popullore nga rrethinat e Kardhiqit dhe
Rrëzomës. Fq 68.
[55] Tafil
Buzi kishte vdekur në Siri në 1844. Rrapo Hekali u kap në Qesarat. Vdiq në
natën e 31 dhjetorit të vitit 1847,
në burgun e Manastirit, i helmuar nga
autoritetet osmane. Hodo Aliu Nivica u arestua
në fushën e Zhulalit dhe u
interrnua në Adana. Çelo Picari u
kap dhe u internua në Konjë etj.
[56] Knjaz Nikolla
[57] Shih te M.Kokalari vepra e cituar fq 171 ose G. Zile “Vdekja e Gjolekës, sipas Epikës Historike”
[58] Shih te M.Kokalari
vepra e cituar fq 171 ose G.Zile “Vdekja e
Gjolekës, sipas Epikës Historike”
12.7.2017
[59] Zenel Gjoleka u
varros afër kullës së Oso Kukës në Vraninë.
[60] Shih te 58..
[61] Goreci (fisi
Goreci) nga Dhërmiu, bileta- copë letre me shënime të pakta, pusullë, Llambro Kaçupi, Mane
Banushi dhe Çeço Shkurti nga Vunoi, Simo Mërtiri dhe Vjero Jetua nga Kudhësi.
[62] Gjikë Thanasi
nga Qeparoi, pasi ndau gruan e parë
u martua për herë të dytë me një nuse të
re në moshe. Kur u bë ksodhi (morti) i tij në Qeparo vajti për ngushëllim edhe
gruaja e parë e cila, duke ju drejtuar gruas së dytë të Gjikë Thanasit i thotë
në vaje; Ti sa more daramenë/Pa u’ ja shkova lezenë…
[63] Ahmet Qeriqi
nga Kosova shkruan: Në vëllimin e “Dytë të Epikës Historike, Tiranë 1981”, janë
shënuar më shumë se pesëdhjetë këngë dhe fragmente këngësh për Gjolekën dhe
trimat e tij, ndërsa nuk janë prezantuar këngët që këndohen në Kosovë dhe në
viset e tjera të Shqipërisë. Në “Visaret e kombit I”, Shkodër 1937, mbledhur
dhe redaktuar nga Karl Gurakuqi dhe Filip Fishta janë prezantuar rreth 20
fragmente këngësh, për Zenel Gjolekën dhe kapedanët e tjerë të kohës së tij, pa
përfshirë këtu këngët e trevave të veriut të Shqipërisë dhe të Kosovës.
[64] Ahmet Qeriqi: “Kapedani i Labërisë, Zenel Gjoleka, personazh i një këngë të trimërisë që këndohet në Kosovë” Kultura…20/09/2012.. Shih dhe .. G. Llojdia “Zenel Gjoleka – prijësi i tradhtuar”.. 28.4.2012
[65] “Këtë
këngë heroike, me elemente epike për nga përmbajtja, e kanë kënduar rapsodët e
mirënjohur të
Kosovës, si Riza Bllaca, Sali e Feriz Krasniqi,
Bajrush Doda, e këndon
aktualisht Augustin Ukaj dhe shumë rapsodë të tjerë të
njohur të Kosovë”.. Ahmet Qeriqi,
vepër e cituar më sipër. A.Qëeriqi e ka
shoqëruar këtë këngë dhe me një studim të realizuar
Leka Luani i
Shqipërisë”( To Gjonleka Asllan tis Alvanites).
[67] Ky duel
vajtoresh , jo vetëm që është
dokumentuar në shumë shkrime studimore por aktualisht përmëndet edhe sot
nëpër dasma e morte në Labëri e Bregdet, duke u bërë pikë referimi për shumë
tema.
[68]Këtu: turq-
myslimanë shqiptarë, kaurë- kristianë shqiptarë.
Mirëdita, ndërsa jeni duke e lexuar këtë, dijeni që problemet tuaja janë zgjidhur përgjysmë nëse mund të ndërmerrni veprime në lidhje me to sepse ajo është një grua e fuqishme shpirtërore atje e quajtur Dr dawn acuna, të cilën e takova duke lexuar një artikull në internet, ajo më ndihmoi me një magji që ma ktheu burrin pasi burri më la për më shumë se 8 muaj, ajo bëri një magji që më ndihmoi të mbetem shtatzënë për burrin tim dhe tani kemi 2 fëmijë të bukur, tani jeta ime në martesë po shkon mirë, çfarë mund të kërkoj më shumë .... a keni problem që dëshironi të zgjidhni?
ReplyDelete*Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
*Nëse doni të pajtoheni me burrin tuaj.
*Nëse keni nevojë për të kuruar ndonjë sëmundje.
*Nëse doni të ndaloni abortin.
Dhe shumë të tjera, acuna e agimit do t'ju mahnitë me Fuqitë e saj të mëdha. kontaktoni atë në whatsapp: { +2348032246310 }
Email: { dawnacuna314@gmail.com }
Nuk mund ta besoja se do të ribashkohesha ndonjëherë me ish të dashurin tim, isha aq i traumatizuar duke qëndruar vetëm pa një trup që të më qëndronte pranë dhe të ishte me mua, por isha aq me fat që një ditë takova këtë magjistar të Dr. Ediomo, pasi i tregova per gjendjen time ai beri cdo gje qe ishte e mundur qe te shihte te dashurin tim te kthehej tek une, ne fakt pasi beri magji ish i dashuri im u kthye tek une me pak se 48 ore, ish i dashuri im u kthye duke me lutur qe nuk do te rikthehej kurre. me ler perseri, 3 muaj me pas u fejuam dhe u martuam, nese edhe ti ke te njejten situate. Ai është shumë i fuqishëm në punët e tij;
ReplyDelete* magji dashurie
* magjitë e tërheqjes
* nëse doni që ish-i juaj të kthehet
* Ndaloni divorcin
*thyej obsesionet
* shëron goditjet në tru dhe të gjitha sëmundjet
* magji mbrojtëse
*infertiliteti dhe problemet e shtatzënisë
* magji llotarie
* magji me fat
Kontaktoni Dr Ediomo në emailin e tij: drediomo77@gmail.com
faleminderit shume zoteri qe ma ktheve ish te dashurin tim emailin e tij: drediomo77@gmail.com ose telefono/whatsapp:+2349132180420
+2348155926512