GJITONIA E
FATMIR TERZIUT
Nga Timo Mërkuri
Sinqerisht
ju them që porsa lexova titullin "Gjitonia ime" te poezia e Fatmir
Terziut një buzëqeshje më çeli në buzë, por dhe nisa të këndoja me vete këngën
aq të bukur të Petrit Lulos “Gjitone e bukur gjitone” me tekst të Arben Dukës.
Duhet ta pranojmë se vetëm kujtimi i gjitones vërsnike është jo vetëm një
kujtim i bukur por edhe një shtysë për të shkruar për ndjesitë e fëminisë sonë.
Janë të shumtë poetët që njohjen e para, puthjet e para, madje dhe eksplorimet
e para i kanë përjetuar naivisht me gjitonet, dhe në kohe të ndryshme u kanë
kushtuar poezi, të cilat përkujdesen për ndjenjën e humbjes së kohës dhe
momenteve të fëminisë dhe adoloshencës së parë, por pavarësisht kësaj, ato
mbartin një ndjenjë pozitive, të ngrohtë e të ndjeshme, e cila është karakteristikë e gjithë poezive të shkruara
me këtë temë. Fëminia gjithnjë ka qënë një burim i pashtershëm sinqeriteti në
krijimtarinë letrare, duke arritur majën në poezi. Si e tillë dhe poezia "Gjitonia ime" e Fatmir Terziut
ka disa elemente që shfaqin sinqeritetin në vargje dhe, pavarësisht humbjes së
saj (fëminisë), ajo mbart pozivitet në çdo varg:
Edhe
pse poezia përshkruan një moment të një kohe të kaluar që nuk mund të kthehet
mbrapsht, ajo shpreh një dashuri të thellë dhe kujtime të bukura të asaj kohe,
element pozitiv që përforcon emocionet e ngrohta të poezisë dhe u kushton rëndësi
momenteve të lumtura të jetës.
Poezia
përshkruan një lidhje të veçantë dhe të ngrohtë me gjitonen, përcjell një
ndjenjë të ngrohtësisë të lumturisë së përjetuar dhe shpreh një ndjenjë të
thellë të lidhjes me atë, duke u shfaqur si një aspekt pozitiv në poezi dhe përvojë
pozitive në jetë. Miqësitë e fëminisë i kanë rrënjët në thellësi të subkoshiencës
sonë, ato nuk ndikohen nga ndryshimet e
statusit shoqëror të fëmijëve në rritjen
e tyre në jetë.Vargjet shfaqin naivitetin e një moshe që e quante të natyrëshme
çdo lidhje që realizohej nëpërmjet ndjenjave shpirtërore, pa e parë më tejë
zhvillimin e saj.
Edhe
pse poezia shpreh nostalgjinë për ato çaste të një kohe të kaluar, ajo e bën
këtë me një ndjenjë pozitive, pse vetë nostalgjia është një mënyrë për të
ruajtur dhe vlerësuar kujtimet e lumtura dhe emocionet e jetës së hershme, ajo është
një mall për rikthimin e kohës së shkuar.
Pra,
megjithëse poezia shpreh ndjenjën e humbjes, si pasojë e ikjes së kohës dhe
momenteve të kaluara, ajo bën këtë në një mënyrë që ve në dukje dhe forcon
ndjenjën e lumturisë të përjetuar dhe kujtimit të bukur. Ndaj themi se kjo poezi e Terziut përcjell një ndjenjë pozitive
të emocioneve të ndjeshme dhe të lidhjes njerëzore, duke kujtuar momentet e
kaluara me dashuri dhe respekt.
II-Poezia
është e shkruar me ndjenjë dhe imagjinatë të theksuara dhe shpreh emocionet e
poetit ndaj kësaj gjitoneje, duke na lënë të kuptojmë apo të ndjejmë se ai,
poeti ndjente diçka (fëminisht) për të. Këtë ai e realizon duke përdorur mjeshtërisht
imazhet poetike.
Poezia
fillon me imazhin e poetit që shkruan me përqendrim, me një "penë të nxehtë në dorën time" dhe
vështronte drejt dritares së gjitones së tij, pamja e së cilës e bënte poetin fëmijë
ta shijonte "si akullore",
gjëja më e ëmbël dhe më e dashur e fëminisë sonë, duke shfaqur me këtë jo vetëm
një ndjenjë kënaqsie.
Pasi
shfaq një lojë ndjenjash me qëndrimin e zogjve në parvaz, poeti përmend një
moment të ndjeshëm mes tyre, kur ata shikojnë njëri-tjetrin dhe shpreh se ai po
qetëson zemrën e tij të trazuar nga malli me zërin e tij të butë dhe të qetë.
Ky moment shfaq ndjenjën e një lidhjeje të ëmbël dhe të ndjeshme të dikurëshme mes
tyre, kujtimi i së cilës i trondit shpirtin me dallgë ndjenjash, si deti
bregun.
Në
pjesën tjetër të poezisë, shkruhet për xixëllonjat që ndezën dritaret zjarr dhe
shenjat e errëta që shuhen ngadalë, duke përshkruar një kthim të natës në ditë
nëpërmjet lodrave të tyre të moshës dhe një ndjenjë të ngrohtësisë e lumturisë,
pavarësisht se poeti nuk mund të gjejë
fjalë për të përshkruar ndjenjat e tij.
Poeti
shpreh se fletorja e tij sot kujton gjitonën e asaj kohe dhe ndien se zgjimi
është vonuar. Dritarja është bërë një pikë e bardhë dhe sytë e tij janë të
ndaluar tek ajo dritare. Ai shprehet se nesër nuk e di ç'do të ndodhë, por:
“për mua do të mbetesh një
lule,/që çel gjithnjë një varg të malluar” duke shprehur çiltërsinë e ndjenjave
të tij fëminore që jetojnë te ai.
Pra
poezia shpreh ndjenjat e dashurisë, mallit dhe melankolisë, dhe paraqet një
moment të kujtueshëm të një lidhjeje të ëmbël dhe të pashuar me gjitonen, duke
përdorur imazhe të bukura dhe të ngrohta për të përshkruar këtë moment dhe për
të shprehur emocionet e tij në një mënyrë të ndjeshme dhe të ndjeshme. Dhe
duhet të shtojmë se kjo është realizuar mjeshtërisht me një varg e gjuhë të ëmbël,
formuar me fjalë të thjeshta që mbajnë ngrohtësinë e ndjenjave të herëshme.
III-Poezia
ka një tonalitet të ndjeshëm dhe të butë, me imazhe të pasura që shfaqen në të
gjithë tekstin për të përshkruar momentin dhe ndjenjat e poetit.
Imazhet
e natyrës dhe dritares, si zogj dhe xixëllonja, përshkruajnë bukurinë dhe harmoninë e
momentit. Dritarja e gjitones si në gjithë poezinë shqipe, edhe këtu është
elementi kryesor i poezisë dhe shpërfaq jo një objekt por një ndjenjë të
ndriçuar dhe të ngrohtë.
Në
këtë poezi emocionet e dashurisë dhe
mallit janë theksuar fuqishëm pasi me ato poeti shpreh ndjenjën e tij të thellë
për gjitonen, ndjenjë që përforcon lidhjen dhe bukurinë e momentit. Vlen të
shtojmë se poeti përdor mjeshtërisht kontrastin mes dritës dhe errësirës për të
përshkruar ndryshimin e natës në ditë dhe ndjesinë e ndryshimit nga trishtimi
në gëzim, por edhe si një mjet artistic I pikturës poetike.
Poezia
natyrshëm përmban elementë të nostalgjisë, pasi kanë kaluar shumë vite nga përjetimi
naiv i ndjenjave të fëmijës, poeti ndien se këto momente të bukura do të mbeten
në kujtesën e tij edhe në të ardhmen, një kujtim i këndshëm dhe një burim i
kënaqësisë dhe i një frymëzimi për të.
IV-
Poezia është e strukturuar në strofa me vargje me gjatësi gati të njejtë, por të ndërlidhura
nga tema e përgjithshme e poezisë. Kjo strukturë e ndihmon lexue-sin të kuptojë
zhvillimin e ndjenjave dhe ngjarjes në poezi.
Ajo
është realizuar si një portret poetik i një momenti të bukur dhe të ngrohtë në
jetën e autorit, një ndjenjë e thellë e dashurisë dhe mallit përjetohet në të
dhe autori arrin të komunikojë këto ndjenja me një mënyrë të bukur, të ndjeshme
dhe poetike. Sinqerisht që ky është një shembull i bukur në poezinë shqipe që
përshkruan emocionet dhe bukurinë e zakonshme në mënyrë të veçantë dhe të
gjallë.
V-Fakti
që shumë poetë kanë shkruar poezi apo tekste këngësh për gjitonen është i
zakonshëm dhe ka arsye të dukshme, disa prej të cilave mund t'i shtjellojmë në
kontekstin e poezisë "Gjitonia ime" dhe më gjerësisht në poezi.
-Shumë
njerëz kanë përvjetuar fëmininë dhe adoleshencën në një ambient të ngushtë komunitar
ku fqinjët dhe gjitonët janë një pjesë e rëndësishme e jetës së tyre. Këto
lidhje të hershme mund të ndikojnë thellë në emocionet dhe kujtimet e tyre.
-
Fqinjet e bukura shpesh janë
burime të pasura frymëzimi për shkrimtarët , të cilët shfrytëzojnë përvojën dhe çiltërsinë e moshës fëminore apo të adoloshe-ncës së parë në veprat e tyre. Adoleshentët janë të prekshëm
nga ndjenjat dhe emocionet dhe kjo fazë
e jetës është shpesh e përkryer për të shprehur ndjenjat përmes poezisë, madje
shumë adoloshentë nnisin të shkruajnë poezitë e para të përjetimeve të moshës.
-Adoleshentët
zhvillojnë lidhje shpirtërore me
njerëzit që janë të pranishëm në jetën e tyre të përditshme, ku fqinjët janë
aktorët e krijimit të tyre, pa pretenduar për vazhdimësinë, kujtimi i të cilës shpesh i
tremb si diçka e panjohur. Kjo situatë afërie ose intimiteti fëminor shpesh
shpërblehet në poezi.
-Adoleshentët
përjetojnë ndryshime të shumta emocionale e të ndjeshme dhe poezia ofron një
mënyrë të mirë për të shprehur dhe për të kuptuar ndjenjat e tyre, ku fqinjtë
dhe gjitonët janë pjesë e rëndësishme të këtyre emocioneve dhe kujtimeve.
Kjo
poezi është një shembull i mirë i kësaj ane të shkrimtarëve që përdorin
përvojat e tyre me fqinjët për të shprehur emocionet dhe ndjenjat e tyre në një
mënyrë të poetike. Një poezi e tillë përcjell thellësinë e lidhjeve njerëzore
dhe ndikimin e të tjerave në jetën tonë, veçanërisht në momente të rëndësishme
të adoleshencës dhe rinisë. Është bukur të shkruash për përjetimet e para të
njohjes së vetes nëpërmjet syve të një fqinje vërsnike, është një përvojë që
nuk e fiton në asnjë fakultet.
V-Poezia
"Gjitonia ime" e Terziu shpreh një tipar psikologjik të theksuar,
veçanë-risht në kontekstin e ndjenjave, të lidhjes dhe të kujtimit. Ideja e
poezisë është thelbësore për kuptimin e këtij tipari psikologjik:
-Te
kjo poezi Terziu tregon se edhe pas kalimit të kohës, ai kujton me dashuri dhe
nostalgji momentet e kaluara me gjitonen, ku nostalgjia është një ndjenjë e
thellë e kujtimit dhe dëshirës për të
kthyer kohën mbrapsht në kohë. Ky tipar psikologjik tregon për ndikimin që
kujtimet dhe lidhjet e hershme kanë në mendjen dhe emocionet e njerëzve.
-Poezia
përshkruan ndjenjat e thella të dashurisë ndaj gjitones dhe një brengë të
fshehur për ndërprerjen e saj, duke shfaqur ndikimin e ndjenjave të ndryshme
emocionale që adoleshentët mund të përjetojnë kur zhvillojnë lidhje të hershme
me fqinjët dhe gjitonjët e tyre.
-Ajo
shpreh një intimitet të ngrohtë e të ndjeshëm me gjitonjen, e cila përforcon
ndjenjat e një lidhjeje të thellë, të sinqertë dhe të veçantë në këtë periudhë
të jetës, pse adoleshentët
në këtë periudhë të jetës ndihen më të prekur nga emocionet dhe ndjeshmëritë.
-Poezia
shfaq dhe ndjenjën e humbjes së “shansit” dhe të momenteve të bukura të
adoleshencës. Autori ndien se "zgjimi është vonuar" dhe se
"dritarja ka mbetur një pikë e bardhë," ku, duke treguar për ndryshimet
dhe kohën që kalon, shfaq indirekt një
aspekt psikologjik që lidhet ngushtë me ndjenjat e humbjes dhe të kujtimit
Poezia
“Gjitonia ime” e Terziut është një poezi e sinqertë, e ngrohtë, thellësisht
emocionale dhe shfaq ndikimin që
kujtimet e lidhjet e hershme kanë në psikologjinë dhe emocionet e njerëzve. Ajo
thekson rëndësinë e ndjenjave të adoleshencës dhe lidhjes së tyre me kohën dhe
kujtimet. Sinqerisht duke lexuar këtë poezi qortova veten pse nuk i kam
rruajtur poezitë e rinisë së parë, shumë vargje të së cilave më shfaqen në
kujtesë si meteorë.
Sarandë, më shtator 2023
Gjitonia
ime
Nga Fatmir
Terziu
Pena e nxehtë në dorën time
një re e dendur mbi atë fletore
po fshije dritaren gjitonja ime
sytë e mi të shijonin si akullore.
Zogj të sapoardhur rrinin në parvaz
xhamin me njolla puthën nga malli,
ti po më shihje. Unë me atë avaz
qetësoja zemrën e dehur nga halli.
Xixëllonjat ndezën dritaret zjarr.
Shenjat e errëta u shuan ngadalë.
Yjet u kapën e u bënë një varg,
unë trendja vargun e s'gjeja fjalë.
Fletorja sot kujton gjitonen
përballë
zgjimi është vonuar. Jashtë ka
gdhirë
dritarja ka mbetur një pikë e bardhë
sytë e mi tek ajo dritare kanë
ngrirë.
Nesër nuk e di ç'do të jem më tutje
ndoshta thjesht për ty një i huaj,
për mua do të mbetesh një lule,
që çel gjithnjë një varg të malluar
No comments:
Post a Comment