KËNGA QË SFIDON
HESHTJEN
Nga Timo Mërkuri
Këto vitet e fundit Fatmir Terziu
gjithmon n aka befasuar me gjetjet e tij
poetike, por së fundi poezzia e tij "Nanurrisjet" ngjall një
kuriozitet dhe interesim te lexuesit qysh në titullin e saj, por para se të
flasim për atë, për efekte kuptimshmërie në rrjedhjen e poezisë le të shohim fillimisht vetë poezinë.
I-Në poezi, gjykohet poeti për
dashurinë e shfaqur, por duhet të kuptojmë se në poezi nuk është fjala për
dashurinë si një ndjenjë personale, por për dashurinë, si një koncept që sfidon
normat dhe autoritetin e traditës
zakonore, prej ku ndjejmë se shoqëria jonë ende nuk është çliruar nga pesha e
tyre. Poeti nuk gjykohet si person civil
për një shkelje konkrete ligjore, por gjykohet si poet, si dikush që ka guxuar
të flasë për dashurinë në një shoqëri ku ndoshta ajo nuk është qytetarisht e
lirë, por është e kufizuar , e kontrolluar dhe e keqinterpretuar nga pushteti
dhe masa. Sigurisht që shumë lexues e kanë përjetuar këtë kohë, që më të rinjtë
e kanë dëgjuar nga prindërit e tyre. Por le të kthehemi te gjyqi poetik, pse
gjykohet poeti?
Arsyeja e gjykimit është e
shumëfishtë:
1. Gjykohet për arsye se dashuria
shihet si akt subversiv. Në vargun e parë, thuhet qartë: "Kur këndoi për dashurinë – gjyqi u mbyll/dhe
gjykatësi ngriti sytë nga Kodi Penal." Sigurisht gjykatësi pezulloi
gjyqin për t'a parë kodin penal sepse ndoshta ju kujtua që diku kushte lexuar
se në Verona dikur ( në mesjetë) ishte bërë një gjyq kundër një femre, faji i
të cilës ishte pse ishte dashuruar me një fisnik, dhe ku të gjithë fisnikët e
Veronës u ngritën në mbrojtje të asaj femre. Po skishte nevojë shumë për Veronën
dhe historitë e saj, sepse vargjet folën më së shumti shqip:
dhe ja ku ishte
në gjyqin e poetëve të shënuar
me germa të kuqe
për shkak të vdekjes së tyre të
detyruar
dhuratë e duartrokitjeve të një turme”
Ky lloj gjyqi ku vendimi i dënimit
pritej me duartrokitje është tipik shqiptar i një kohe jo shumë të largët, ku
djem të rinj dënoheshin me punë të detyruar në miniera, rrëzohe-shin si trumcakët
nga dega, goditur nga skuadra e pushkatimit apo tundeshin në litar si lulekëmbana.
Krimi i vetëm i poetëve është se dashuronin dhe dashuri do të thotë liri.
Në poezi momenti i gjyqi
trajtohet me ironi dhe tregon se dashuria këtu shihet si një vepër e
rrezikshme, ndërgjegjshëm sepse përfaqëson një liri që bie ndesh me rregullat e
vendosura, qysh në mesjetë, apo se liria është e shumëfishtë, e gjerë dhe përfshin
shumë hapësira. Në këtë kontekst, poeti nuk është thjesht një njeri që
dashuron, por është dikush që shpall dashurinë si vlerë universale, e cila bie
ndesh me normat dhe formatin e pushtetit
dhe të shoqërisë shqiptare. Po të mendoheni pak, jam i bindur se do gjeni raste
konkrete të gjykimit të dashurisë dhe lirisë, që nga “gjyqet” familjare e gjer
në gjyqet politike.
Shikoni pak, poeti nuk thotë : “Kur foli" ( në gjyq) por shprehet
"Kur këndoi" në kontrast të
dukshëm me realitetin poetik dhe jo më kot. Duke përdorur shprehjen "kur këndoi për dashurinë", poeti e
afron poezinë me këngën, duke e paraqitur si akt të natyrshëm, emocional, si
këngë, pse kënga simbolizon lirinë e shprehjes dhe shpirtin e pastër,
pavarësisht se në këtë poezi, ajo bëhet arsye për dënim. Poetët në gjithë botën
dhe në gjithë kohërat për këngën e tyre janë dënuar, jo për politikë. Kjo e lidh
poezinë me traditën orale dhe poetët që janë parë si këngëtarë të së vërtetës,
ndërsa tregon paradoksin: një shoqëri që ndëshkon bukurinë dhe ndjenjën.
2.Gjykimi bëhet nga turmat dhe trupi gjykues bashkë, çka të kujton gjyqet në mesjetë apo në
gjyqet moniste ku vendimet ( dhe ato me vdekje) priteshin me duartrokitje.
Vuiktimë e një gjyqi të tillë mesjetar është poeti:
"në gjyqin e poetëve të
shënuar me germa të kuqe
për shkak të vdekjes së tyre të
detyruar
dhuratë e duartrokitjeve të një
turme
(sepse kishte harruar për të dashuruar!)."
Kjo sugjeron një shoqëri ku
poetët dhe njerëzit e artit janë të dënuar nga shteti dhe të braktisur e të
linçuar nga masa, e cila pranon dënimin e tyre si diçka normale.
3.Këtu shfaqet dukuria e
varfërisë së fjalës dhe mendimit të lire, qoftë nga masa, qoftë dhe nga trupi
gjykues , pse kur poeti flet për dashurinë, salla e gjyqit “shuhet”
dhe muret mbushen me “korda vokale”, duke
shfaqur se fjala poetike ka një fuqi të madhe, por gjithashtu përbën rrezik për
pushtetin. Në këtë kuptim, poeti gjykohet jo si individ, por si një simbol i
lirisë dhe mendimit të pavarur. Poeti mjeshtërisht identifikon dashurinë me
lirinë, sepse vetë dashuria është një formë e lirisë.
4.Absurdi i gjyqit dhe
gjykimit të një poeti në fakt është
përjetuar ndryshe nga shtresa të
popullatës, pse ka patur shtresa që e kanë dashur poetin dhe fjalën këngë të
tij. Shih linearitetin e poezisë: Në një moment, poeti hesht dhe bota “ngrsyet”, duke sugjeruar se pa zërin e
tij, ekzistenca humbet kuptimin. Pavarësisht kësaj, heshtja nuk është shpëtim,
sepse edhe ajo përkthehet në një pranim ( në heshtje) të çmendurisë:
"edhe për të qenë i çmendur
duhet t’i bindesh heshtjes
duhet të kthehesh në hiç."
Pra, nuk ka rrugë shpëtimi: të
flasësh është krim, të heshtësh është çmenduri.
5.Së fundi poeti gjykohet si një
figurë artistike që sfidon rendin, jo thjesht si njeri që dashuron. Dënimi i
tij simbolizon përplasjen mes artit dhe pushtetit, ku fjala e lirë është
kërcënim dhe dashuria, e zhveshur nga ndjenja e saj e pastër, bëhet një koncept
i manipuluar nga autoritetet dhe turmat. Ju lutem kujtoni të dënuarit e
plenumit të IV famëkeq, të pushkatuarit e Librazhdit, të barutin e Kukësit, të
burgosurit dhe internuarit e gjithë Shqipërisë.
II- Nga sa thamë më sipër shihet
se titulli “Nanurrisjet” krijon një kontrast me përmba-jtjen e poezisë. “Nanurrisja”
është një melodi e butë dhe qetësuese që
përdoret për të vënë dikë në gjumë, zakonisht lidhet me fëmijërinë dhe
dashurinë. Mirëpo, në këtë poezi, ajo merr një kuptim ironik dhe të hidhur.Në
kontekstin e vargjeve të poezisë nanurrisjet mund të simbolizojnë:
1. Shoqëria dhe pushteti kërkojnë të "nanurrisin" individin, ta vënë në
një gjendje gjumi, pasiviteti dhe nënshtrimi, duke i imponuar heshtjen dhe
harresën.
2. Në fund të poezisë, nanurrisjet lidhen me dorëzimin dhe
shuarjen e zërit të poetit, që për t’i mbijetuar gjyqit dhe shtypjes, pranon të
heshtë dhe të zhduket:
"Nanurrisjet iu kyçën vetvetes…
edhe për të qenë i çmendur duhet t’i bindesh
heshtjes,
duhet të kthehesh në
hiç."
Le të mos përmendim raste, por shumë zëra poetësh heshtën
pas furtunës pleniumiste të katërt.
3. Nëse nanurrisja zakonisht
është një gjest dashurie e dhimshurie, këtu ajo shndrohet në një mekanizëm
shoqëror nënshtrimi, duke e kthyer
dashurinë në një krim dhe poezinë në diçka të ndaluar.
Pra, titulli përmban një paradoxks
të fortë: në vend që të ofrojë qetësi, këtu nanurrisjet janë mënyrë për të
heshtur të vërtetën dhe për ta bërë njeriun të pranojë gjendjen e tij si një
nul. Ndoshta mund të kujtojmë emra poetësh që heshtën së kënduari ose nisën të
këndojnë ndryshe gjatë dhe pas dënimit të shokëve.
III-Poezia “Nanurrisjet” e Fatmir
Terziut i afrohet më shumë postmodernizmit sesa modernizmit klasik. Ajo shfaq
tipare të qarta të postmodernizmit, si ironia, ndërhyrjet metafiktive,
përzierja e realitetit me absurdin dhe një sfidim të autoritetit dhe
institucioneve të njohura.
1.Në poezi vihet re një raport i
tensionuar mes artit, dashurisë dhe fuqisë së shtetit (përfaqësuar nga gjyqtari
dhe turma e indoktrinuar). Një poet gjykohet për dashurinë, por jo si ndjenjë
personale, por si koncept që sfidon normat dhe kufizimet e imponuara nga
shoqëria. Ky është një element postmodernist, pasi poezi të tilla sfidojnë të
vërtetat e pranuara dhe ekspozojnë absurditetin e strukturave shoqërore.
Ndër karakteristikat
postmoderniste shfaqen:
a.Ironia dhe absurdi në vargjet:“Kur këndoi për dashurinë – gjyqi u mbyll
dhe gjykatësi ngriti sytë nga Kodi Penal.”
b.Figura e gjyqtarit dhe turma që
dënon poezinë është një kritikë ndaj sistemit që i jep më shumë rëndësi normave
e kodeve zakonore sesa ndjenjave njerëzore. Kjo është e dukshme në vargun:
“në atë sallë nuk kishte më
fjalë
sytë i kishin ngrirë lart,
vetëm dritarja hapej e mbyllej
pa mbarim,
e ata e quajtën mëkat,
e Gjykatësi e cilësoi pallim.”
3.Poezia përzien dimensionet
kohore dhe ideologjike, madje këtë e bën në formën e një loje aktorësh pse
realiteti ngjan si një skenë teatrale ku gjithçka vjen në cikle:
“Kur u zgjua për dashurinë –
qielli u skuq
toka ishte kthyer një kalendar me një datë më 14 shkurt.”
Ku referenca ndaj 14 shkurtit
(Ditës së të Dashuruarve) ironizon mënyrën sesi dashuria
institucionalizohet në një datë të
vetme, nga shteti ndërkohë që ajo është e shtypur.
IV-Poezia “Nanurrisjet” e Terziut
sjell disa risi në poezinë shqipe, kryesisht në nivelin konceptual, stilistik
dhe kritik.
1.Në letërsinë shqipe, sidomos në
periudhën post-komuniste, kemi parë shumë poezi që trajtojnë censurën, por “Nanurrisjet”
është një poezi e veçantë pse e shfaq këtë temë përmes një simbolike të re:
dashuria, një ndjenjë universalisht e pranuar që shndërro-het në shkak për t’u
gjykuar. Pra në vend që poeti të përndiqet psh për ideologji, ai dënohet për
diçka esencialisht njerëzore, duke krijuar një absurd të fuqishëm:
"Kur këndoi për dashurinë –
gjyqi u mbyll
dhe gjykatësi ngriti sytë nga Kodi Penal."
Është një gjetje sa e bukur aq
dhe e fortë e poetit pasi kjo qasje e
bën poezinë një akt kritik ndaj mënyrës sesi autoritetet ndërhyjnë dhe në
sferat më intime të jetës njerëzo-re. Kjo ndodh sepse dashuria ka dimension
universal në të gjithë elementet e saj, jo vetëm si dashuri për një vajzë, por
së pari është e rrezikëshme pse është dashuri për lirinë. Çdo lloj dashurie zë
fill te liria, madje dhe një dashuri e thjeshtë çifti është bota ku lindin të
gjithë liritë..
2. Kjo poezi shquhet për përdorim
të thellë e të bukur të ironisë dhe absurdit, gjë që nuk është shumë e pranishme
në poezinë shqipe, sidomos në këtë formë. Elementet groteske, si gjykimi i
dashurisë dhe arkitektët që matin një sallë gjyqi sikur të ishte një projekt
ndërtimi, krijojnë një atmosferë që i afrohet surrealizmit postmodern:
"Projektuesi i godinës hyri
me një preventiv
shihte ndryshesën me shije të
lëbyrtë
nga libri i evolucionit dilte një tjetër Darvin."
Ky pasazh shfaq një botë ku çdo
gjë është e manipuluar, edhe shkenca dhe arkitektura, duke ironizuar mënyrën
sesi realiteti krijohet nga pushteti.
3.Poezia shqipe ka një histori të
gjatë të përdorimit në letërsi të gjyqit dhe padrejtësisë (Gjergj Fishta,
Migjeni, Lasgush Poradeci, Petro Marko, Visar Zhiti etj), por “Nanurrisjet” i
qaset këtij motivi në një mënyrë absolutisht të re: ajo, poezia e Terziut nuk i
shfaq gjyqet si procese tragjike, por si akte groteske, ku poetët e dënuar nuk
janë heronj të drejtpërdrejtë, por viktima të një absurdi shtetëror, duke
shtuar në këtë mënyrë dhimbjen për dënimin e tyre.
4. Një nga risitë e veçantë e
dukshme e kësaj poezie është mënyra sesi ajo luan me kohën. Përmes një
strukture ciklike, poezia krijon një ndjesi pafundësie ku e kaluara, e tashmja
dhe e ardhmja janë të ndërthurura mes tyre. Psh, në fund:
"Kur u zgjua për dashurinë
– qielli u skuq
toka ishte kthyer një kalendar me një datë më 14 shkurt."
Shikoni pak me vemëndje, dashuria,
e cila më parë ishte e ndaluar, e dënueshme me ligj penal, duke kapërcyer
shndrimin e saj në një festë rinie, kthehet në një simbol të banalizuar dhe
komercial, duke theksuar ciklin e shtypjes dhe manipulimit shoqëror.
5. Risi më vete është fakti se struktura e vargjeve
është e ndërtuar në mënyrë, jo vetëm të lirë, por që nuk ndjek një linjë
lineare apo një linearitet të qartë të
mendimit. Çdo pjesë e poezisë funksionon si tablo më vete, me elemente që
përsëriten dhe ndryshojnë kontekst, duke shfaqur një ndjesi të fragmentarizuar,
të ngjashme me “rrjedhën e ndërgjegjes” në letërsinë moderniste, por me një ton
më të hidhur, më ironik e kritik.
6.Risi më vete është fakti se kjo
poezi nuk kërkon vetëm të shprehë ndjenja, por dhe të sfidojë mënyrën sesi
shoqëria dhe pushteti ndërhyjnë në to, duke i dhënë poezisë një dimension të
fortë filozofik dhe politik.
Poezia “Nanurrisjet” e Fatmir
Terziut shënon një arritje të veçantë në
krijimtarinë e tij dhe në poezinë shqipe. Ajo sjell një qasje novatore në
trajtimin e censurës, pse e zhvendos fokusin nga ndalimi ideologjik te
ndëshkimi i, dashurisë. Përmes një ndërtimi ironik dhe një përdorimi të
absurdit, poeti e shndërron gjyqin ndaj fjalës në spektakël grotesk, ku logjika
shtrembërohet dhe realiteti kthehet në farsë.
Arritje e madhe e kësaj poezie
është mënyra sesi ajo ndërthur simbolikën dhe kritikën sociale brenda një
strukture që sfidon linearitetin e rrëfimit poetik. Figura e poetit që këndon,
hesht dhe zgjohet për dashurinë nuk është thjesht një imazh i vuajtjes, por një
dëshmi e fuqisë së artit për të mbijetuar edhe në heshtje. Titulli
“Nanurrisjet” shton një dimension të ri, duke krijuar kontrastin mes butësisë
së këngës dhe dhunës së shtypjes, mes ëndrrës dhe detyrimit për të heshtur.
Me këtë poezi, Fatmir Terziu jo
vetëm që i jep formë të re debatit mbi raportin mes artit dhe pushtetit, por e
vendos poezinë në një hapësirë ku mendimi dhe ndjenja nuk mund të ndahen.
Përmes vargjeve të tij, ai arrin të krijojë një poezi që nuk lexohet vetëm me
mendje, por edhe ndihet thellësisht, duke e bërë “Nanurrisjet” një nga
krijimet e tij më të fuqishme dhe më
sfiduese.
Sarandë, më shkurt 2025
Nanurisjet
Nga Fatmir Terziu
Kur këndoi
për dashurinë – gjyqi u mbyll
dhe
gjykatësi ngriti sytë nga Kodi Penal.
Dritarja e
mbyllur u çel si një trëndafil
kapi
rastësisht buzët një petale e gjallë
dhe ja ku
ishte
në gjyqin e
poetëve të shënuar me germa të kuqe
për shkak të
vdekjes së tyre të detyruar
dhuratë e
duartrokitjeve të një turme
(sepse
kishte harruar për të dashuruar!).
Kur foli për
dashurinë – salla u shua
dhe muret u
mbushën me korda vokale.
Projektuesi
i godinës hyri me një preventiv
shihte
ndryshesën me shije të lëbyrtë
nga libri i
evolucionit dilte një tjetër Darvin
në atë sallë
nuk kishte më fjalë
sytë i
kishin ngrirë lart,
vetëm
dritarja hapej e mbyllej pa mbarim,
e ata e
quajtën mëkat,
e Gjykatësi
e cilësoi pallim.
Kur heshti
për dashurinë – bota u ngrys
dhe vargu u
kthye në një çmendinë.
Pastaj u
ndez një qiri në murin e heshtjes
e heshtja u
lut pambarim,
dashuria të
lartësohet edhe përtej vdekjes
në këtë
godinë është e pamundur të jesh ligj
e që nga ai
moment nanurisjet iu kyçën vetvetes
pranuan
matufepsjen e shpallur me ofiq
edhe për të
qenë i çmendur duhet ti bindesh heshtjes
duhet të
kthehesh në hiç.
Kur u zgjua
për dashurinë – qielli u skuq
toka ishte
kthyer një kalendar me një datë më 14 shkurt.
Pershendetje miq, me profesion jam mjek. Unë kurrë nuk kam besuar në superfeshier për shkak të përvojës sime profesionale derisa takova Dr Gideon, një magjistar i fuqishëm që është i mrekullueshëm me punën e tij. Unë kisha probleme në martesën time prej 12 vitesh kur zbulova se burri im kishte një lidhje me kolegen e tij, kështu që u përballa me të, gjithçka që ai mund të më thoshte është se duhet të jem gati për një divorc sepse ai është i lodhur nga unë, kjo ishte vërtet e habitshme. sepse pas dy ditësh marr certifikatën e divorcit prej tij, i lutem të ndalojë por ai u soll në mënyrë të çuditshme, as që mendon se si do të ndikojë tek fëmijët tanë, pastaj fola me një shoqe për problemin tim dhe ajo më tha se si ishte në një situatë të ngjashme, por Dr. Situata, më thanë se çfarë të bëja dhe sot burri im është përsëri në paqe me mua dhe ka ndaluar të gjitha veprimet e tij të këqija ndaj meje. Nëse keni një problem në marrëdhënien tuaj, doktor Gideon është ndalesa juaj e fundit për një zgjidhje. Mund ta kontaktoni në WhatsApp:. +2347042191323
ReplyDeleteEmail:drgideon611@gmail.com