Dallgë ndjenjash mbi oqeanin poetik…
Poezia e
Fatos Arapit në ciklin “Kur flasim për Artin Jonian” Nga Timo Mërkuri
Sa herë që nis
të lexoj poezinë e Fatos Arapit, më duket se po eci brigjeve të
Jonit. Veç jo një ecje, shëtitjeje pranverore, nëpër bulevardet e
qytetit tim bregdetar, veshur me kostum e këpucë llustrafinë. Nuk e di pse
ndjehem ndryshe në poezinë e tij, në një
ecje çapkënçe, domosdo zbathur, brigjeve shkëmbore të Jonit. Ja ku eci lirshëm në një ranishte, ku
valët vijnë e më përkëdhelin kërcijtë, pak më tejë shkoj duke mbledhur gishtrinjtë e këmbës, si
për të lehtësuar peshën e trupit mbi shkëmbinjtë e thepisur, me maja si heshta, latuar nga dallgët. Por unë gjithsesi
vrapoj (më saktë, fluturoj si pulëbardhë) mbi këta shkëmbinj. Herë vrapoj duke u sokëllitur dallgëve me një
heheeej të stërgjatur, si për ti ftuar në një garë
vrapimi, herë ecij ngadalë duke parë nëpër valë, si një Narcist,
pasqyrimin e dritës së syve të mi, të ndezur nga dashuria. Pak më tejë , më
mehet fryma, në prag të humnerave. Dhe pak më tejë, tek një qipariz ulem e qaj me lotë e ligje pranë një pllake mermeri me emrin e
tim vëllai, sime mëje apo të tim eti.
S’më vjen turp të them që qaj, sepse qajnë dhe burrat, vërtet qajnë. Qajnë
pikërisht pse janë burra dhe kanë zemër.
.
1-Floriri poetik i shtratit të lumit të
lotëve.
Nëpër shtratin e
lumenjve, mes gurriçkave të zallit, ato që ndrijnë tek tuk janë grimca floriri.
Janë grimca të vogëla, gati pluhurore, por përsëri grimca floriri janë.
Në shtratin e
lumit të lotëve të popullit tim, ndrin floriri i ligjërimeve të nënave, flori i
cili na veshi shpirtin në galvanizimin e rritjes sonë, duke mos e lejuar
ndryshkun e kohës të depërtojë brenda tij. Kemi kaluar fëmininë, duke u
lëkundur si filiza në flladin e
ligjërimeve të nënave tona dhe më pas, të rritur, kemi i logatur vetë
këto ligjërime, ashtu si degët e lisit, errën e malit e shndrojnë në muzikë
duke e kaluar nëpër fletët e tij. Madje, një muzikë perëndie. A e dini ju, se
Zeuzi i pëshpëriste Herës fjalë dashurie me fëshfërimën e gjetheve të lisave të
Pilurit?
Kështu u rrit
edhe Fatosi, në breg të lumit të lotëve të nënës së tij, (Unë jam ajo kokrizë/që mer rrëkeja e
lotëve/dashuria thërmizë/gurgullima e botëve) lotë të cilat i
vaditën ëndrat dhe jetën….Takohemi vetëm në këtë dritë/u bëmë lot
qiriri, motra ime…shkruan te poezia “Tek varri i lirisë” për të
aritur si në një himn te vargjet e poezisë “Moj e vogëla sa loti”…unë gjysmavdekur ti gjysmagjallë/…në një
pikë loti/të dy të vdekur/të dy të gjallë… për të vazhduar më pas…në një pikë loti pa fund pa skaj/mbaj
dashurinë/dhe universin tragjik të saj…apo te poezia “Më jepni një
emër”me vargjet …Më jepni një
emër/ku brenda një bulëze loti/të fluturoj si Ikari..
Loti i vogël, i rrumbullaktë si globi, është bota e
ku u rrit poeti. Ky glob i vogël që rrokullisej faqeve të nënës, si vetë
planeti ynë nëpër hapësirë, rra me kujë e gjëmë në shpirtin e poetit, duke ja
përlotur jetën, por njëkohësisht, duke ja veshur me floririn e shtratit të tij shpirtin.
Prandaj krijimet
e tij kanë atë dritë floriri, atë dhimbje e dhimshuri dhe dritë
që mbart loti.
Ai u rit mes
lotëve, ndaj dhe gjëja më e bukur që di
të bëjë në këtë botë, është të lotojë.
- Ti i vdekur qan/unë i gjallë po qaj/Vëllai
im!Vëllai im/Askush se ka parë diellin kështu të qajë/si ne të gjorët…vajtoj
dhe unë bashkë me poetin te poezia “Askush se ka parë diellin kështu”… dhe
vetiu shtoj një rënkim oi,oi
që poeti ka haruar ta shkruajë. Ose nuk e ka parë të nevojëshme ti gdhëndë gërmat në letër sepse i ka mbjellë si
qipariza në shpirt. Dhe mbi çdo varg, këta qipariza lëshojnë hien e tyre.
Nëna u nis.Pikur/ nga malli për ty, nëna u nis/këtej varrin s’ta gjetëm
dot/u nis andej shkruan
poeti thjeshtë .Dhe,sikur të mos jetë
vargu…këtej varrin sta
gjetëm dot…të duket se poeti lajmëron telegrafisht apo me SMS
vëllain, që nëna e tyre u nis me autobus apo me tren për tek shtëpia e tij, për
të kaluar muajt e verës, sepse e kishte marë malli . Këtë ndjesi ta përforcojnë
vargjet e mëposhtëme…Mos e lerë
gjatë, mos e lodh/ duke të kërkuar/Nuk është e re,që e njeh ti/plakë me zemër
të sëmurë/ sytë e kanë lënë/ka rënë tepër e trimërohet/e mbahet vetëm për
hatrin tënd…
Në fakt, vargu i
fundit, diçka të trishtëme të ndjell dhe vetvetiu kthehesh te vargu … këtej varrin sta gjetëm dot…dhe
atëherë e kupton se nëna e poetit është nisur për… në atë botë, atje ku kishte
shkuar më parë dhe i biri. Iku thjeshtë, për të takuar të birin. Iku si një
nënë…pikur nga malli…Asgjëkundi s’duket
fjala “vdekje”. Diçka flitet për disa
ikona vdekjesh, por ikonat gjithmon kanë qënë, ndërkohë që biri ka ikur
diku.
Dhe poeti, me
dhimshuri biri, porosit vëllain që, në atë botë ku është ai dhe ku po shkon
nëna…Mos e raskapit andej duke të
kërkuar/mos e lodh shumë nënën./Dili përpara për ta njohur/…
.Një kanistër të vogël në duar/ku kemi vënë
pak bukë/ca kokra ullinj/tre grushte grurë të zier…Këtu ndalon
mendimi pakëz i hutuar, gjersa kujtohesh se gruri i zier jipet në ceremonitë
mortore, pas varrimit. Dhe për atë që ka ndodhur realisht, ta përforcon vargu i
fundit… /tre qirinj të ndezur/ për
shpirtin tënd…ku pas leximit të tij, natyrshëm mund të vajtosh….vëlla, o vëlla… dhe të mos të të vijë turp për këtë shfrim,
pa çka se s’bëhet fjalë për vëllain tënd. Sepse vëllezërit janë …vetëm…vëllezër
dhe emrat e përveçëm s’kanë rëndësi.
Lexojeni dhe
njëherë këtë poezi, ju lutem dhe mos tju vijë turp nga lotët tuaj që do tju rrjedhin faqeve.
Ashtu si mua. As mos u mundoni ti fshini. Sepse të gjithë kemi patur nëna dhe
kemi vajtuar për to. Dhe nuk na ka ardhur turp të qajmë mbi varrin apo mbi
foton e saj. Me fjalë zemre, që sot i
kemi haruar por që Fatos Arapi i ka përjetësuar në poezi edhe për ne.
A e ndjeni se
poezitë e Fatos Arapit kanë brenda tyre ligjërimin e nënave tona, ashtu si deti
ka në thellësitë e tij
gjëmën e dallgëve dhe jo vetëm lojën e valëve. Shih poezinë …Një grusht
dhe mbi varr…Të gjithë po hedhin
nga një grusht dhe/Por unë mbi të hedh/dy-tri copa qielli/dy-tri këngë labe/dhe
stërkala gjoli/kur përplaset vala nëpër rrënjë ulliri./Këto i donte shumë babai
im, i gjori/babai im, i miri… dhe vetiu buza të dridhet si
në një vajtim, për të mos thënë që …edhe mund të fillosh ta logatësh poezinë,
duke rënkuar te vargjet …ku
përplaset vala nëpër rrënjë ulliri, për tu shndruar në një klithmë
te vargu…babai im, i gjori/babai
im, i miri…
Dikush do të
thotë që emocionohem së tepërmi nga kushtëzimi i poezisë te persona konkret. Unë
po ju sjell një poezi tjetër, më të përgjithëshme, për konkretizim…
…Unë jam ajo kokrrizë/që e mer rrëkeja e lotëve….Unë jam ajo
kokrrizë/që shkon e sdi ku vete/që humb e prapë stretet/që ron veç jo për vete…Nuk di pse duke lexuar këto vargje, mu
kujtuan vajtoret e fshatit tim nëpër
gjëma, që duke vajtuar mbi arkivolin e
bijve, flokëçjerrë e faqe gëricur, duke u lëkundur me një ritëm kobzi,
gati për të përplasur kokën te ndonjë murr a gurr i afërm, vajtonin edhe pavlefshmërinë e jetës së tyre apo zezonën e
jetës (u’ e zeza, u’/ si guri në
rrokullimë). Dhe në rast se dikush do ta kompozonte këtë poezi,
asgjë tjetër s’do ti shkonte më shumë se
notat e një ligjërimi mortor.
Shikoni
poezinë…Përçartje në Tiranë….që të vargu i parë
nis rënkimi… …Krizantemat
shkojnë vetë drejt varreve/dhe një si shpirt atje/…mban ndër duar dy diej të zinj…
Po kështu te poezia…Dielli i
vogël…Sa shpejt u çuan lulet mbi
varrin e nënës….Është nëna ime/si një diell i vogël/atje/poshtë…(more
shokë).
Por këtë vijë
melodike e kanë edhe poezitë ku nuk ka vend vdekja, si psh te poezia.. ”Për
nënën time”. Lexoni vargjet…Eshtë
bërë më e vogël nëna /(oi,oi) më duket/ se do ti ngatërohet këmba/ në rrezet e diellit/që hyjnë nga
dritarja/nënës.(oi,oi).
Mund ta gjejmë
edhe te poezitë e tipit”Shpresë e çmëndur”….Unë ikja Evropës me sytë nën këmbë/një mall që ther, një shpresë që
çmënd… ose te poezia “Vetë tragjedia kishte humbur udhën” me
vargjet … e dinim se për ne s’kishte të nesërme/ dhe vetë ishim e ardhmja e saj…
…për të aritur
kulmin te poezia “Atdheu” me vargjet …Atdheu është dhimbje,është dhimbje/Një prill i pikëlluar në shpirt…
Atdheu është varr i hapur,është varr/një jetë drejt tij shkon me besë që
bind/Në një pikë loti mbyt lotin fatvrarë/në një pikë loti lirin e lind…
Vërtet,se pema e
lirisë veç me lot e gjak vaditet, aty në bregun e lumit të jetës.
Vazhdon…
No comments:
Post a Comment