Bungovilet e prera
I prenë bungovilet* barbarisht. E
prej tyre
fluturuan kujtimet e fëmijërisë si
harabela të trëmbur.
O po unë gjithmon kam patur nevojë
për pak fëmini
që ma jepte lulimi i gjithvitshëm i
bungovileve.
Tani luleve s’ua dalloj dot ngjyrat
e zogjtë s’vijnë më tek unë
Ndaj më duket vetja si një
zgërbonjë ku fryn veç era.
*-Bimë dekorative karakteristike,
me lulim të gjitvitshëm.Thuhet se në qytetin e Sarandës e ka sjellur nga vendet
arabe poeti Naim Frashëri, në kohën kur punonte në doganë e këtij qyteti.
Vetmi në dimër
Do ndërtoj një të dashur prej
dëbore
Këtë dimër, kur edhe zjarri
mërdhin.
Mdoshta më ngroh pak në këtë të
ftohtë
Në këtë vetmi.
Uji që lajmë duart
Pilati lau duart.Por ujin nuk e derdhi.
Me të lanë duart dhe fytyrën shekujve Pilatët e rinj.
Tani uji është nxirë.Mandje bie erë.
S’flitet më për pastërti.
Po pse dyndemi për duarlarje çdo ditë?
Një re më pengon
Ah kjo re e bardhë që s’lëviz.Kjo re e vogël e bardhë
Si shami e sime motre
që refuzon të çpaloset në një lamtumirë.
Ah kjo re e bardhë që s’më lë të hipi në skaf e të nisem
Se në cep të saj ndrit ylli i mëngjezit si një lot pikëllimi.
Epilogu i lavdisë
Në Janinë. Pranë kalasë. Për
pesë para.
Shpatat e heronjve shiten
në dyqanin e vjetërsirave.
Malçan *
Në Malçan, mali
qan me dyzetë palë lot.
Era vjen me kuje. Por s’e kuptoj
dot
Se ç’thotë në ligje? Për ç’gjëmë?
Për ç’mort?
Qan e s’pushon mali dyzet shekuj plot.
Me lotët e malit,me lotët e mia
S’u ngope, o Zot?
*-Malçan- mal në rrethin e
Sarandës. Thuhet se emri i tij shpjegohet me togfjalëshin “ mali
qan”, pasi në shpatet e tij janë dyzetë burime me ujë të pastër,si loti..
Hëna e fëminisë sime
Sa e bukur qe hëna e fëminisë sime.
Sa e bukur.
Kur loznim mbyllasyza, hipte mbi
manin e xha Dhimos
Tundte degët e binin meteorë
E mes gjetheve më shkelte syrin e
ma bënte
kuku, kuku.
O, po qe e bukur hënëza ime.
Unë ëndëroja të martohesha me të
Ose,së paku, të merja një nuse nga
hëna.
Mesnatës, kur më përcillte në
shtëpi, ulej te hardhia
praën dritares
Ku unë më në fund, e puthja nëpër
ëndëra.
Qe vërtet e bukur hëna ime. Tani
Në qiell është një hënë
bullafiqe.Plakë mistrece.
Leshralëshuar përmbi det
Që përgojon gjithë natën vajzat e
qytetit.
Ziliqarja e dreqit.
Nuk mund ta besoja se do të ribashkohesha ndonjëherë me ish të dashurin tim, isha aq i traumatizuar duke qëndruar vetëm pa një trup që të më qëndronte pranë dhe të ishte me mua, por isha aq me fat që një ditë takova këtë magjistar të Dr. Ediomo, pasi i tregova per gjendjen time ai beri cdo gje qe ishte e mundur qe te shihte te dashurin tim te kthehej tek une, ne fakt pasi beri magji ish i dashuri im u kthye tek une me pak se 48 ore, ish i dashuri im u kthye duke me lutur qe nuk do te rikthehej kurre. me ler perseri, 3 muaj me pas u fejuam dhe u martuam, nese edhe ti ke te njejten situate. Ai është shumë i fuqishëm në punët e tij;
ReplyDelete* magji dashurie
* magjitë e tërheqjes
* nëse doni që ish-i juaj të kthehet
* Ndaloni divorcin
*thyej obsesionet
* shëron goditjet në tru dhe të gjitha sëmundjet
* magji mbrojtëse
*infertiliteti dhe problemet e shtatzënisë
* magji llotarie
* magji me fat
Kontaktoni Dr Ediomo në emailin e tij: drediomo77@gmail.com
faleminderit shume zoteri qe ma ktheve ish te dashurin tim emailin e tij: drediomo77@gmail.com ose telefono/whatsapp:+2349132180420
+2348155926512