Shtrati popullor i një poezie moderne…
Poezia e Fatos Arapit në
ciklin “Kur flasim për Artin Jonian”
Nga Timo Mërkuri
…vijim i shkrimit “Dallgë ndjenjash në oqeanin
poetik”
2-Shtrati popullor i një poezie moderne
Që Fatos Arapi është një poet modern në
letërsinë shqipe, për këtë besoj jemi të gjithë dakort. Po qe se do debatojmë
për këtë emër, do debatojmë në se është maja më e lartë, apo maja e dytë për
nga lartësia, në këtë vargmal poetik.
Por le të rishikojmë edhe njëherë
poezinë “Askush se ka parë diellin kështu
ç-A e ndjeni se shumë poezi të Fatos
Arapit kanë brenda tyre një ligjërim,
një vajtim me ligje. Madje unë do tju them se struktura e këtyre poezive është e njëjtë me strukturën e vajeve, e të
qarit me bot, me kuje, me ligjërime. Mungesa e rimës së jashtëme kompesohet më
së miri me ritmin e rimës së brendëshme. Ato fjalë plot dhëmshuri drejtuar
vëllait në atë botë për të dalur e për të pritur nënën e porsanisur për atë
udhë, mund ti dëgjosh të dielave në varrezat e qytetit tim, apo të fshatrave të
Bregdetit e të Labërisë, ku motrat zezona porositin nënat e baballarët e vdekur
mote e mote të shkuara, të presin vëllain e saj, birin e tyre, i cili u nis për
atje, tek të shumtët. Ta kenë pakëz kujdes se ka ende një plumb në gjoks a në
ballë, a një grip a të ftohtë në mushkëri, që ja ndryshoi rrugën e ja pengoi
hapin. Mund ti dëgjosh gati çdo të diel, në ligjërime. Dhe ju siguroj unë, se
sado të fortë të jinni, më e pakta që do bëni, është që do derdhni edhe ju
lotë, pranë atij varri të panjohur ku vajton një grua e panjohur, lotët e së
cilës, përplasen si meteorë mbi botën tuaj shpirtërore. Dhe do ta bëjnë copë e
thërime atë mburojë ftohtësie prej burri, prej të panjohuri, duke ju bërë më të
“dobët”, por më të bukur e më njerëzorë.
e-Doni të shihni autoportretin e poetit?
Ja ku është skicuar…Unë jam
ngashërimi i fundit/akoma i pashkëputur/nga zemra e nënës…
E çmund të thotë më shumë poeti për të
dëshmuar dhimbjen e tij në jetë apo jetën plot dhimbje? Dhe një dashuri të
madhe për këtë jetë plot dhimbje…Ndoshta nuk është e rastit shprehja
se…dashuria dhe dhimbja janë dy motra, që e njohin njëra tjetrën vetëm… pasi
lahen në…lotë.
gj-Ndoshta nuk është e rastit, që një nga
poetët që e ka ndjerë më shumë poezinë e Fatos Arapit është poeti Ali Podrimja. Dhimbja e
fatkeqësive personale i ka bashkuar shpirtërisht dhe unë nuk e di se kush ka
marë e kush ka dhënë te njëri tjetri.
Unë nuk e di se ku mbaron dhimbja e Fatosit dhe ku fillon
dhimbja e Aliut, sepse unë nuk e di se ku mbaron Joni e ku fillon Adriatiku.
Thonë se diku, aty te Karaburuni a te Sazani, te “Lum Lumi” apo te “Përshpirtje për Vllasin”, por gurin e
sinorit unë nuk e vë dot.
Le të shohim se si e ka krijuar poeti
portretin e Lum Podrimes,djali i poetit gjakovar Ali Podrimja. Lum Podrimja nuk
ka lindur dhe as ka jetuar në Vlorë, por poeti Fatos Arapi e skicon si
një vlonjat portretin e tij. Dhe ne shohim në këtë portret një djalë të bukur e të ri, për të cilin jemi
gati të betohemi se është ...vlonjat….I lehtë si shpirt drite/ti je murmurimë e
valës/që na rrjedh nëpër gishtrinjtë e kujtimit/Tani shikimi yt është vetëm
prej malli/buzëqeshja jote vetëm prej trishtimi…
Vetëm te vargu…e valës/që na rrjedh nëpër gishtrinjtë e kujtimit…nënkupton
se Lum Podrimja është…një kujtim i
dhimbshëm, jo vetëm i të jatit Ali Podrimja. Por ja që vijnë vargje të tjera,
që me peshën e tyre të dhimbjes na gjunjëzojnë, shpirtërisht. …Ti je vetëm lodhja/e fluturimit të krahëve
të zogut të qiellit/Diku ai do të ulet…./le të pushojë mbi degën e zezë të
vetëtimave/që dogjën qiellin e dhimbjes sonë për ty.
Dhe po qe se pas këtyre vargjeve nuk
i kini fshirë lotët syve, lerni dhe pak,
që ti fshini bashkë me lotët e tjerë që sjellin vargjet…Ti je vetëm frymë,shpirt agu agimi/Dhe je
ëndër…( e kaltër,sigurisht,oi,oi). Se unë e di që do filloni
përsëri të lotoni te vargjet njerëzore…atje ku fle ti/që të rëndojë sa më pak/toka haron dhimbjen e saj/dhe
bëhet më e lehtë/Nata prêt frymarjen…
3- Atdheu është dhimbje…
…Atdheu është
dhimbje,është dhimbje/Një prill i pikëlluar në shpirt/ shkruan poeti thjeshtë e qartë. S’ka
deklarata të tipit…vendi i shqiponjave ,
bijtë e shqipes, kreshnikët e maleve etj
etj. Ka vetëm një dhimbje të thellë, aqë të thellë, sa që e detyron poetin ta
përmëndë dy herë këtë fjalë, si për ta theksuar, si për ta dëgjuar ata që
s’duan ta dëgjojnë. S’ka gjëkundi deklarata për male e fusha, për dete e
lumenj, për lapidarë e fabrika. Të gjitha këto janë dytësore, thelbësore është
dashuria për atdheun. Dhe kjo dashuri,
si çdo dashuri në këtë botë, lind nga dhimbja.
Po dhimbje e dhimshuri është edhe
të mbashë… kryqin e kryqëzimit në shpinë. Ndajë poeti shkruan
vargjet….Atdheu është kryqi, është
kryqi/ e mban dhe të mban ty në shpirt…duke dhënë pazgjidhshmërinë
e fateve tona me ato të atdheut. Atdheu
është toka e premtuar/ti shkel si një
zot…jep poeti ndjenjën e
krenarisë , duke vijuar më tejë qortimin kombëtar…..Atdheu ska fjalë, ka sy të
trishtuar… A i kini parë sytë e trishtuar dhe qortues të nënave tuaja kur kini bërë ndonjë
faj, ndoshta në fëmini? Ashtu janë dhe sytë e Atdheut. Si të nënave tona
kur…refuzojnë edhe të na shohin drejtpërdrejt në sy, ne fajtorëve. Sepse nënat
(dhe atdheu) nuk i kanë rritur bijtë për të qënë…fajtorë në jetë.
Atdheu
është… një prill i pikëlluar në
shpirt…, sepse edhe lulet e prillit dhe të ëndrave, shpesh herë i
kemi, apo na i kanë përgjakur, shkelur
petalet, thyer në mes kërcejtë, era e
barutit dhe e zjarreve ka mbytur aromat e tyre dhe u ka përcëlluar petalet e
gjethet.
Ato që mbeteshin, lëkundeshin nga era si
vajtoret në mort.
Atdheu është
varr i hapur,është varr/një jetë drejt tij shkon me besë që bind…Ku janë deklaratat për gatishmërinë tonë
për të dhënë jetën për atdheun? S’besoj se do ti gjejmë gjëkundi te poezia e
Fatos Arapit, por dhe duke i kujtuar ato
te disa poezi, kinse atdhetare, patriotike, me një tingull që të çan timpanin e
veshit si daullja e ramazanit, e ndjen më së miri se poezia e Fatosit del nga
shpirti i tij i madh , nga ai shpirt brenda të cilit është …atdheu.
Ku është atdheu /që jua dhashë…pyet poeti, dhe ai ka të drejtë të pyesë
ku është atdheu, sepse ky atdhe që po i tregojnë (…Te shkallët e ministrisë/një atdhe të mërzisë/ti do të kesh. ) nuk është atdheu ynë. Ndoshta është atdheu
i …ministrave.
Por ai kërkon atdheun e tij, atë të
vërtetin… ai atdheu,kryeatdheu/
njerëzori i përzishëm/që në krahun e vetë përjetësisht ka lidhur/kordelen e
zezë. (të zisë)…
…sepse poeti ka një lidhje të ngushtë me atdheun, pasi…Në kraharorin e tij futa zemrën time….
Dhe atje, si ca Promethenj…vijnë e
marrin zjarrin e tyre/shpresat e dërmuara … (tuaja)…që ju të mos jeni kufoma shëtitëse…
Atdheu
është brenda meje, brenda shpirtit tim, apo shpirti dhe zemra ime janë në
kraharor të atdheut…duket sikur do të dëshmojë
poeti. Përgjithësisht ai nuk deklaron dhe as që deklamon ndjenjat e tij.
Dhe njëherë që foli për dashurinë e tij
për atdheun, poeti qetësisht tha…Unë
e dua Shqipërinë/si poet i dhimshuruar …
Por ne
s’kemi nevojë ta dëgjojmë deklarata nga
poeti, sepse ne e shohim atë të shkruar te loti dhe me lotë
…Atdheu yt i vogli, i vogli / ai hyjnori, i pavdekëshmi-loti…
duke u rikthyer përsëri te fillimi, atdheu
është dhimbje, por këtë radhë më me finesë, duke na thënë
artistikisht që…atdheu është –loti. Por një lot hyjnor dhe i pavdekshëm. Pse jo
edhe një lot prej të pavdekëshmit-popull.
Hyjnore dhe
të pavdekëshme janë dhe këto vargje për atdheun, të shkruara me lotë shpirti. …
E vlen të
derdhësh lotë nëpër vargje të tilla, sepse, për dashuri të mëdha, vetëm me lotë
mund të flitet.
Ndajë
loto Fatos Arapi, loto pa turp e ndroje!
No comments:
Post a Comment