NJERIU QË SHKRUAN PËR TË TJERËT
DRITA LUSHI
Timo Mërkurit- Në ekuinoksin e Pranverës,dhe në Ditën e Poetëve
Një libër që më mbërriti në punë ditëdatën e
13 – marsit, jo vetëm që ishte një surprizë, por mu duk dhe si një urim dhe
ogur i mirë për ditëverën që po priste
pas dere, e që une do i çelja portën e stinës
së shpirtit tim në datë 14 .
E unë, që i gëzohem si fëmijë çdo
surprize, e çdo pranvere, nuk kisha si të mos bëhesha “superticioze” duke i
thënë vetes: “kjo stinë do jetë e mbushur me libra”
Nuk ka gjë më të bukur se librat!
Ju mund të thoni që ka edhe më
bukur se librat, mund të doni detin, lumin, malin, shëtitjet, udhëtimet.Dakord,
edhe unë i dua, por jo më shumë se librin.Skepticizmit tuaj une i kaloj anës
duke qeshur nën buzë dhe nuk ndeshem me të.
Pas “THOMAI QË
MBOLLI KRIPË” që më erdhi si surprizë, në vitin 2012, “EPOKA QË VERBON
POETËT” ishte një tjetër dhuratë e Timo Mërkurit!
Kush ështëTimo?
Nuk e njoh personalisht, por
njoh fjalën e tij, përmes librave, por
edhe përmes një kartoline poetike
publike në Krishtlindjen e vitit 2012, drejtuar mua.
Hap internetin dhe kërkoj emrin e
Tij.
Po të lexosh ne Blogun e Timo
Mëkurit, veç Detit Jon e
fotos së tij është kjo shprehje, që mu ngulit në mëndje:
“Ah, ky det, ky det që nis te zemra ime”
E nuk ka si ndodh ndryshe!
Ky njeri me zemrën e pashtershme
si det, i ka marre gjithë mirësinë,
valët, qetësinë, frymëzimin dhe në muzg, apo agim, nuk e ndal valën e fjalës
per poetët dhe shkrimtarët, me
përsiatjet e tij të mrekullueshme që mbartin, thjeshtësi, profesi-onalizëm,
mirësi, dhe art studimor.
Nuk marr përsipër te bëj
përsiatje, mbi përsiatje, sepse këto i ka bërë më shumë se bukur Timoja, por
thjesht desha të falënderoj dhe përgëzoj këtë njeri që si ndihet zëri, por i
ndihet fjala! Ai nxjerr në pah vlerat e
kolegëve, por dhe të shume traditave e zakoneve të shqiptarëve, ngjyrat dhe
tabanin popullor të poezive, që në dukje shfaqin aq modernizëm!
Kush më mirë se ai flet per vajet,apo
për isopolifoninë si një pjesë e
kulturës dhe historisë autentike
shqiptare?
Por që ta kuptosh dhe besosh duhet të lexosh librin “EPOKA QË VERBON POETËT”
Ky liber lexohet me ëndje, jo
vetëm nga ata për të cilët ka shkruar
Timo, por nga një masë e gjerë njerëzish, sepse mbi të gjitha ke ç’mëson dhe
shijon!
Pasi lexoj faqet e para, ku ai “përshëndet” me fjalët e tij gdhendur bukur të gjithë
poetët e shkrimtarët dhe veprat e tyre,
u ndala pak tek ai letërkëmbim i
mrekullueshëm i Timos me të madhin dhe
të paharruarin Mikun Tonë të shtrenjtë Daniel
Gazullin.
Perjetova të njëjtat emocione si herën e parë kur lexova gjithë
mençurinë tokësore dhe poetike të këtyre
dy burrave :Jugorit dhe Veriorit, e aty pashe gjuhen e shkrirë aq bukur mes dy shqiptarëve të vërtetë.
U riktheva pak çaste prapa në qershor 2011, nga ky letërkëmbim,
por libri dhe faqet e tij s’të linin të qëndroje në vend.
Pa kuptuar arrij fundin!
Ku ka një fund më të bukur se sa ky, që thotë shrimtari
Timo Mërkuri:
“Aty ku s’jam, dërgoj zemrën
time”- kur s’mundet ti përgjigjet një ftese poetike nga miqte e tij.
Dhe kam bindjen se miqtë e kuptojnë
fare mirë, se bashkë me zemrën, ai çon dhe fjalen e ti magjike, që zbukuron çdo
gjë që prek!
Ky burrë, nuk lindi poet, as
shkrimtar.Madje profesioni i shifrave, nuk ka lidhje me atë të fjalës. Po
ç’rëndësi ka kjo?
Fjala nuk do shkolle më vete. Atë
e ka brenda vetes çdo njeri.
E rëndëishme ështe të dish ta
shprehësh, të mos e ndrydhësh, por të
dhurosh përmes saj dashuri dhe mirësi
siç bën Timo.
Kisha kohe që lexoja përsiatjet e
tij të bukura, që nga Poezia e Fatos Arapit dhe për shumë e shumë të tjerë.
Pot mbërritja e këtij libri të
ri, me dha shtysën për të shkrojtur dy fjalë për këtë njeri.
Une nuk jam kritike arti, e as
nuk di të flas me fjalë të mëdhaja. Ketë e ka bërë kaq bukur
Profesor Fatmir Terziu me titullin :
“Leximi identitar i Mërkurit”
Fjalët e mëdhaja une ua lë
njerëzve të mëdhenj. Une jam thjesht një grua, që do poezinë dhe artin në
tërësi e si e tiile mund të flas vetëm me fjale shpirti dhe zemre!
Se fundi një pyetje i nderuar
Timo: Ku e gdhend fjalën dhe ku e ngjyen penën e artit tënd?
Gëzuar ditën e poetëve !
Faleminderit!
21mars 2013
Nuk mund ta besoja se do të ribashkohesha ndonjëherë me ish të dashurin tim, isha aq i traumatizuar duke qëndruar vetëm pa një trup që të më qëndronte pranë dhe të ishte me mua, por isha aq me fat që një ditë takova këtë magjistar të Dr. Ediomo, pasi i tregova per gjendjen time ai beri cdo gje qe ishte e mundur qe te shihte te dashurin tim te kthehej tek une, ne fakt pasi beri magji ish i dashuri im u kthye tek une me pak se 48 ore, ish i dashuri im u kthye duke me lutur qe nuk do te rikthehej kurre. me ler perseri, 3 muaj me pas u fejuam dhe u martuam, nese edhe ti ke te njejten situate. Ai është shumë i fuqishëm në punët e tij;
ReplyDelete* magji dashurie
* magjitë e tërheqjes
* nëse doni që ish-i juaj të kthehet
* Ndaloni divorcin
*thyej obsesionet
* shëron goditjet në tru dhe të gjitha sëmundjet
* magji mbrojtëse
*infertiliteti dhe problemet e shtatzënisë
* magji llotarie
* magji me fat
Kontaktoni Dr Ediomo në emailin e tij: drediomo77@gmail.com
faleminderit shume zoteri qe ma ktheve ish te dashurin tim emailin e tij: drediomo77@gmail.com ose telefono/whatsapp:+2349132180420
+2348155926512