Kutia me paparunë dhe …skica
Përsiatje mbi skicat e Edmond Llaçit
1-Thuhet se…një ditë, një lypëse e moshuar, i zgjati dorën dhe i lypi lëmoshë një zotërie, që po shëtiste i menduar asaj ane. Plaka lypëse e zgjati dorën instiktivisht dhe po instiktivisht bëlbëzoi
formulën e zakonëshme të lypjes, ndoshta edhe duke menduar se zotëria
që po kalonte para saj, i zhytur në mendimet e tij, do ta shpërfillte
plakën dhe lutjen e saj. Si shumë të tjerë. Ndaj u habit shumë kur
zotëria ndaloi hapin dhe pasi e kqyri me vëmëndje, filloi të kërkonte me
duar nëpër xhepa. Plakës i ndritën sytë, duke shpresuar se, së paku
mëngjezin e asaj dite e siguroi. Por shumë shpejt trishtimi ja eklipsoi
shkëlqimin e syve, kur pa se zotëria, pasi i kontrolloi të gjithë xhepat
, nuk nxori gjë prej tyre. Një mbledhje supesh dhe
një tundje e lehtë koke në formë mohuese, bashkë me një shtrëngim
buzësh të zotërisë, i krijoi plakës ndjesinë e një humbjeje të diçkaje
që e kishte patur. Thua se zotëria duke mos i dhënë lëmoshë, diçka i mori plakës.
Plaka
uli kokën dhe kërrusi supet, si nën një peshë të stërmadhe, gjest i
cili e shtangu zotërinë , i cili, pasi u mendua një çast, filloi të
kërkonte përsëri nëpër xhepa.
Por këtë herë më me rrëmbim. Pasi nxori prej xhepit një diçka të zezë,
pyeti plakën në se kishte ti jipte ndonjë copë letër. Plaka e hutuar,
rrëmoi nëpër trastat e saj, prej nga nxori një copë kartoni, të gjetur s’di se ku, të cilën ja drejtoi zotërisë. Zotëria e mori kartonin dhe me atë gjënë e zezë zhgaraviti ca vija mbi të dhe pas pak ja dha plakës, duke i thënë ëmbëlsisht:
- Më fal moj nëne që s’kam gjë të të jap. Por mere këtë karton, jepja ndonjë shitësi dhe thuaji që është një pikturë e Pikasos. Ai me siguri diçka do të të japë…
…Thuhet se në atë copë kartoni ishte skica e
një vajze flokëlëshuar nëpër erë. Nuk dihet sa e shiti plaka, e cila,
me siguri që nuk kishte dëgjuar ndonjëherë për Pikasson. S’ka rëndësi
edhe fakti se sa dollarë vlerësohet sot.
Rëndësi ka fakti që ajo skicë, ka ndezur fantazinë, jo vetëm të
piktorëve, duke hyrë në kryeveprat e pikturës moderne. Dhe tjetra, është
fakti se, në atë kohë Pikasso ishte në kulmin e talentit të tij, sa që me dy-tri lëvizje karboni mbi karton krijoi një kryevepër pikture. Thuhet se qysh atë ditë morën rrugë skicat e famëshme të tij, që edhe sot na mrekullojnë…
2-Kjo histori mu kujtua sot, ndërsa rilexoja skicat e Edmond Llaçit, botuar së shumti nëpër portale dhe pregatitur së fundmi për botim nga shtëpia botuese “Milosao” në Sarandë në titullin “Kutia me paparunë”.
Mu kujtua kjo histori për vetë faktin se, edhe skicat e Edmond Llaçit janë të ngjashme me disa vijëzime mbi letër, me disa skicime portretesh në lëvizje, si ajo vajza e skicës së Pikassos.
Dallon
flokët që valëviten në erë dhe nuk mendon në janë flokë të verdhë apo
të zinj, por mendon se ajo vajza flokëvalëvitur në erë nxiton për në
takim. Dhe ëndëron që ai fatlumi të jeshë ty vetë.
Dallon
zjarrin e syve dhe s’të duhet të dishë në se janë sy bojëqielli apo të
zinj. Ata janë sy të dashuruar. Ah, sikur të të shihnin ty!
3-Ravijëzime të tilla pikture, më së shumti një fletë formati zënë. Një skicë e Edmond Llaçit, as dy faqe libri nuk arin. Po sa shumë thonë në ato pak rreshta.
Dendësia
e mendimit dhe itensiteti i shprehjes së autorit, nëpër këto skica, të
krijojnë ndjesinë e dendësisë së një bërthame atomi, shpërbërja dhe
shpërthimi i të cilës krijon një përflakie dhe tronditje në subkoshiencën e lexuesit.
…Çdo skicë e tij është një tregim më vete, një novelë, e hera herë flet më shumë se një roman…shkruan me të drejtë Fatmir Terziu.
4-Por
ajo që do të thoshja unë është fakti se këto skica janë të gjalla, janë
në lëvizje. Personazhet e tyre të marin përdore dhe të çojnë, dy tri rreshta
larg, aty ku gëlon jeta. Duke të ftuar edhe ty që të bëhesh pjesë e
kësaj jete. Skica “Mëzi” është një konturim nëpër një mjegull të
shkaktuar nga tymi i barotit të luftës, i një fragment beteje, dhe
pikërisht i momentit kur luftëtarët e lirisë, kanë nevojë për një
prijës, pa qënë nevoja ta njohin e ta shohin fytyrën e tij. Mjafton që
tu prijë drejt fitores, nëpërmjet sakrificash.Dhe të lind dëshira që të
rendësh edhe ty pas atij mëzi, me flamur a jatagan në dorë. “Hetuesi”
është profil portreti i një njeriu, mekanizëm dikature, i cili nuk e
njeh dhe nuk e kupton të bukurën, dhe vetkuptohet që nuk e pranon, sepse
për atë, të bukurën e fluturimit të pulëbardhave s’ka folur ndonjëherë
udhëheqësi i atëhershëm. Vetkuptohet që lexuesi kalon përbri tij, jo
vetëm duke i hedhur një shikim përbuzës por edhe duke menduar se sa “bukurira” jete ka këputur e shkelur ky njeri, ndërkohë që askush nuk kërkon
tek ai hakmarje për ato që ka bërë. Këta lloj njerëzish jetojnë nën
indiferencën e shoqërisë, për egzistencën e tyre. Ky është i vetmi dënim
që u dha koha.
Me dy tre vija, në dy tre reshta janë skicuar profile njerëzish e fragmente
jete dhe në leximin e tyre, ty të lind dëshira të plotësosh me një laps
me ngjyra hapësirat boshe midis vijave. Ashtu siç i ndjen apo
i ke përjetuar vetë. Duke e bërë këtë plotësim, ju siguroj se nuk
shkelni të drejtën e autorit, por realizoni pikërisht qëllimin dhe
dëshirën e tij.
5-Te skicat e Mondit karakteristike është finesa e figuracionit , që të ngjan si të jetë ravijëzuar në ajër fluturimi i një pulëbardhe, apo të jetë filmuar shtjella e ujit në zhytjen fundo...
…Të
mirje fundo disa metra tutje bregut…do të thoshte se ishe rritur, ishe
vajzëruar apo djalëruar, pasi nuk kishte dallim në se ishe vajzë apo
ishe djalë në atë konkurim fizik.
…Pas
turbullimit që ndjeu nga puthja…ajo nuk e kuptoi se si qënia e saj u
zhyt papritur në brendësi të detit…Trupi i saj shpërndante mbi
sipërfaqen e kuqerremtë atë ndjesi të re…duke e kthyer ..atë në nimfë…
Që nga ai çast nuk u ndanë as edhe njëherë.Zhyteshin e ridilnin në botë të panjohura më parë…shkruan
autori te skica “Fundo përtej bregut shkëmbor”, që më saktë është …
puthja e parë, në fundo, përtej bregut shkëmbor, skicë që të detyron të
shohësh me ëndërim … …bulëzat e ajrit që ngjiteshin të ngarkuara me të kuqtë e trëndafiltë të faqeve të … porsa puthura….
Ka të drejtë Fatmir Terziu, një nga të paktët , apo i vetmi studiues i krijimeve të Edmond Llaçit kur shkruan:
-
Skica e Edmond Llaçit është një çupëlinë e brishtë joniane e sharmuar
mes valëve të kaltëra të detit dhe jetës.Nusëron dhe na diktohet e
pastër.Gjuhëkthjellët.Racionale.Tërheqëse…
Pas
skicave të tilla ëndërndjellëse, natyrshëm mbrin te skica “Përtej
dashurisë” ku, pasi ke lexuar rreshta të ëmbël çastesh dashurie,
tronditesh më rreshtat e fundit, ku lexon … …Pardje
mbushi tre vjet nga dita që është paralizuar. Është ora që duhet ta
laj,ta pudros ,ti ndroj rrobat dhe ti vendos bebelinon…duke zbuluar sekretin magjik se …të dashurosh do të thotë të japësh dashuri pa llogaritur se sa do marrësh. Sepse thelbi i dashurisë është, që të mbashë gjallë dashurinë, të jetosh me dhe në dashuri…
Në sa pak rreshta, gati një faqe është dhënë jo vetëm një jetë e tërë, por edhe filozofia e kësaj jete. Si të thuash, që Mondi ka ngritur vetëm kollonat
dhe arkitrarët prej arto-betoni të një ndërtese të re, duke ja lënë
lexuesit në dorë të bëjë ndarjet e brendëshme, duke lënë hapërsirat që
dëshiron për dhomat e sallonet e ëndërimeve.
6-Dhe unë ju them, se do jenë të shumta këto ëndërime, sepse në vend të personazheve, është lexuesi ai që do banojë në këtë ngrehinë artistike. Dhe do ta ndjejë veten, jo vetëm komod, por edhe plot gjallëri. Le të shohim, psh Fluturim Magjik…
…I
trëmbej ikjes së asaj krijese të brishtë…Gati gati, përveç netëve dhe
momenteve të shumta erotike, ishte shërbëtori dhe qeni më besnik i saj…
Aty tek e pa që ti hidhte shikimin e saj lozonjar një bashkëmoshatari,
iu turr për ta ndaluar...Nuk mundi. Në duart e tij kishte mbetur një nga
flatrat e fluturës lidhëse të rrobave të banjës…
E pra, ta lexosh këtë skicë në plazh, një ditë gushti, do të duhet një forcë e madhe që ta përmbash veten për të mos zgjatur duart drejt atyre …fluturave.
7-Por mua më
duket sikur i njoh personazhet e këtyre skicave, madje edhe i kam
takuar. Në Sarandë, ndoshta, apo në fshatrat e bregdetit. Jo vetëm pse
ajri nëpër këto skica është i mbushur me jod Joni, por edhe e folura e
personazheve është e folura e viseve të mia. Dhe sidomos të menduarit e
të vepruarit të tyre. Ja shikoni skicën…Kutia e vogël me paparunë. Nuk
është asgjë tjetër veçse gërnja e një plaku me vetveten, sepse plaka e
tij, në atë moment ka shkuar të bëjë muhabet me plakat e lagjes, gjë
tepër e zakonëshme në fshatrat tona. Por plakun e gërnjeps vetmia…U më març të keqen,tha duke mërmëritur plaku-Edhe sot do vonosh. Mjafton vetëm kjo frazë e folur tipike e fshatrave të bregut, dhe je gati të veshë
gishtin, jo vetëm mbi fshatin ku ka ndodhur ngjarja, por e njeh edhe
personazhin. Madje e ke takuar. Dhe je gati të dëshmosh edhe ty, që tejë
gërnjës pleqërishte të këtij
plaku, është një zemër e madhe, të cilën autori na e zbulon te fraza e
fundit e skicës, ku personazhi thotë me vete, kinse me zemërim, por plot
dhimshuri …Ajo ku do dimërojë, pa u jam rehat në shtëpinë time…
Dhe,pas leximit të kësaj skice, je gati të betohesh, se ky çift pleqsh janë ata që kanë ngritur këngën…U plake mike u plake/bran i heq ato çorape/…U plake o mik dhe tinë/mbete si kau në brinjë…
8- Ashtu si
vetë skicat, edhe frazat janë të shkurtëra, ta hartuara me fjalë të
zakonëshme. Duke “ecur” mes këtyre fjalëve të duket se shëtit mbi rërrën
e bregut, këmbëzbathur. Guriçkat e zallit nuk të shpojnë shputat,
sepse janë latuar nga dalta e kohës dhe e autorit. Por me këto guriçka
të lëmuara, shpesh herë dhe me ngjyra të ndryshme lokalizmi, Mondi ka
ndërtuar një mozaik të bukur, para të cilit nuk mund të kalosh indifferent.
Ndaj dhe unë,
që e njoha dhe e shijova bukurinë e këtij krijimi, duke perifrazuar
Pikason te ngjarja e treguar në krye, ju them: Merni këto skica dhe
lexojini. Ato i ka shkruar Edmond Llaçi, për të cilin do dëgjoni shumë
shpejt.