Kjo valë deti…
Heshtni pak, ju lutem.
Kjo valë deti
që vjen kokëulur, si një çupëz fajtore
ndoshta,diçka do të na thotë.
…
Një valë erdhi
dhe fshiu me shaminë e bregut
stërkalat si lot.
Ditëpreri.Kush është mbytur sot?.
Vajzat e shtëpive tona
Shtëpitë e vogla, si guacka të hapura në breg
dhe vajzat që dalin prej tyre,
të bukura si Afërdita.
Mos më flisni për dashurinë, se më vjen të qaj
Kur i shoh si treten me shikimin nga deti.
Fustani që nuk u vesh
Ky fustan i bardhë nusërie qepur me ëndëra të rubinta
që mbeti palosur në një kuti kartoni
si i vrari në arkivol.
O,ky fustan i bardhë nusërie
që po nxihet nga dhimbja
seç na e mbushi shtëpinë me zezonën e tij.
No comments:
Post a Comment