Lisat janë të ndryshëm…
Nga cikli “Kur flasim për Artin Jonian”.
Nga Timo Mërkuri
1-Miq
e shokë, apo dhe lexues të ndryshëm, shpesh më kanë bërë një pyetje, të cilës
nuk i kam dhënë një përgjigje të prerë. Ose më saktë, përgjigja që kam
dhënë, nuk më ka bindur as mua, e jo më të pretendoj për sqarim
bashkëbiseduesin apo lexuesin.
Në pamje të parë, pyetja është e thjeshtë:- Ku ndryshon kënga iso-polifonike himarjote nga kënga iso-polifonike labe?
Në pamje të parë, pyetja është e thjeshtë:- Ku ndryshon kënga iso-polifonike himarjote nga kënga iso-polifonike labe?
2-Por
në se pyetja është e thjeshtë, e tillë nuk është përgjigja. Dhe kjo për faktin
se, në pamje të parë, të duket sikur këto dy tipe këngësh popullore nuk
kanë ndonjë ndryshim thelbësor. Në pamje të parë, tek të dy tipet e
këngëve kemi grupin iso-polifonik me marësin, hedhësin, kthyesin, mbajtësit e
iso-s apo prerësin e këngës (këtë të fundit te grupi himarjot).Të dy tipet e
këngëve kanë iso-n, si një qiell, në të cilën fluturon shqiponja e
tekstit. Dallimi mund të bëhet për nivelin artistik të tekstit, për
vokalitetin e marësit, për harmonizimin e mbajtjes së iso-s me elementët
e tjerë të grupit (niveli artistik i marësit, aftësia e hedhësit etj etj), por
përsëri këta elementë janë dytësorë. Edhe teknika e të kënduarit e
ndryshme, ku shpesh në këngën himarjote marësi këndon vetëm një varg dhe te
vargu i dytë futet tërë grupi, teknikë kjo që dëshmon për vjetërsi
(lashtësi) të tipit të këngës , ndërsa rëndom te kënga labe marrësi
këndon gati një strofë të tërë, por gjithnjë jo më pak se dy vargje, pra
edhe teknika (nqse do biem dakort që ta quajmë me këtë emër
mënyrën e të kënduarit) nuk është thelbësore në dallimin e këtyre dy tipe
këngësh.
3-Një
analizë më vete kërkon në këtë rast roli dhe mënyra e mbajtjes së iso-s,
e cila te kënga himarjote është tejet e dallueshme nga iso-ja e këngës labe. Madje deri aty sa
vetëm duke dëgjuar iso-n e dallon këngën në është himarjote apo labe.. Por paraprakisht
unë dua tu them se as kjo nuk është dallimi thelbësor i këtyre dy tipeve të
këngës sonë iso-polifonike.
4- Po
të dëgjosh këngët labe,
të duket se ecën në një fushë beteje, plot gjak e të vrarë shtrirë tutje tëhu,
me plagë në ballë apo në gjoks. Të duket se sheh një grup
luftëtarësh të cilët nxitojnë për në betejë, për të vrarë e për tu vrarë, (
Janinë te rrapi falë/vijnë shtatë pashallarë/ bien një zabit të vrarë/Smail
Lesko Progonanë, etj etj) për liri( Çka që qan bimbashi ynë/qan për ixhixhi
hordhinë/në Bezhan ja pren’ ja grinë/o Bezhan përmbi Janinë/të vijnë gjylet
zinxhirë/treqint topa një të shtirë.., për kusari…( Për një dhi a për një cjap/
u shtri Zalua (i vrarë) në rrap), apo dashuri (Nga muri do ngjitem/ta di
se do vritem/me thika të pritem/me plumb të goditem).Madje edhe ftesa për
të ardhur në takim që djali i bën vajzës, bie si trumbetë lufte: Të më vish
sonte në lëmë/eja vetëm pa tët ëmë…
Edhe
logatjet kullojnë gjak (…Ku e ke moj tët vëlla/që ta therën porsi ka/porsi ka e
porsi lopë/ja hodhën gjakun në gropë)
Gati
çdo këngë është një lapidar për një të rënë, për një betejë apo për një
beslidhje..
Vetkuptohet
që ky tip teksti ka kushtëzime historiko-shoqërore dhe u bë mbizotërues në këto
zona. Por unë nuk mund të flas sot në se ky tekst ka
kushtëzuar melodinë e këngës me një iso të fortë, gati standarte, me një
marrës kënge që i deklaron vargjet e gjithë strofës me një tonalitet të lartë (
sikur lexon një komunikatë lufte).Unë mendoj se kjo duhet të jetë një arsye,
sepse edhe melodia u motivua pikërisht nga këto kushte historiko shoqërore, ku
në rradhë të parë, tejë vështirësisë së sigurimit të jetesës është edhe
okupimi turk, i cili ra si një natë e zezë plot zezona mbi jetën
shqiptare. Në këto kushte, kënga u motivua si një mjet rezistence. Në
qoftë se popullsia ndëroi “kostumin” fetar, ajo mbajti shpirtin shqiptar.
Dhe brenda këtij shpirti ishte kënga. E revoltuar nga fatkeqësia
kombëtare dhe individuale.
Melodia
e këngëve labe
dëshmon në çdo qelizë të saj forcën, qoftë kjo të tonalitetit muzikor të këngës
apo të kolektivitetit muzikor të këngëtarëve. Me këtë këngë shkohet në luftë
dhe fitohet lavdia.
5-Po
të shohësh këngën himarjote, të duket se jeton në një botë tjetër. Këngë plot
finesë e delikatesë dashurie (Dil në penxhere/të të shoh një herë/ gati lutet
djaloshi i dashuruar, larg çdo toni urdhërues që vajza ti vijë në lëmë pa nënën
a babanë.
…. Vajz’ e valëve…këndon marrësi një gjysëm vargu dhe te gjysëm vargu tjetër futet i gjithë grupi…zemëra sja mban…mbi një gur anës së detit/qan e mjera,qan e shkreta, qan e zeza qan.
…. Vajz’ e valëve…këndon marrësi një gjysëm vargu dhe te gjysëm vargu tjetër futet i gjithë grupi…zemëra sja mban…mbi një gur anës së detit/qan e mjera,qan e shkreta, qan e zeza qan.
Po, tek
kënga himarjote ka më shumë lot e dhimbje, brengë e derte, ka një botë
shpirtërore si te kjo këngë. Aty dhe natyra është aktive në jetën
shpirtërore, edhe zogjtë e malit marin pjesë në dhimbjen njerëzore…Ju të bukur
zogj, te ju kam një shpres’/ju që shkoni det e male/dua tju pyes…
E
parë në këtë kontekst, kënga himarjote mund të perifrazohet si një rënkim apo lot
shpirti. Aty ka më shumë dashuri dhe dhimbje magjie, ka më shumë ëmbëlsi e
vuajtje shpirtërore.
Edhe
këngët e luftës nuk kanë gjak (Nëntëqint e dhjetë viti/…than Himara krye
ngriti/se çu ngre myteserifi/asqer nga Preveza ngriti/Himarës seç ja vërviti/Himar
e zeza Himarë/ njëmijëedyqint këmbanë/çkini këmbana pse s’bini…
E
pra, në këtë kryengritje himarjote është derdhur jo pak gjak, por e vetmja gjë
që thotë autori është pyetja rënkuese për njëmijë e dyqint këmbanat
që nuk po bien, ndonëse numëri i të vrarëve është jashtëzakonisht i madh.
Këngët
e dashurisë janë një magji më vete. Vajza thirret me emra lulesh…O në të marça
moj manushaqe/sdua doktor e ilaçe.., me emra qingjash e kecash lozanjarë…Tundu
bejk e bardhë tundu/natënë me hënë duku….Shko moj shko kuac e kuqe/se dritën
hënës ja zure/ lere hënën të ndriçojë…
..O
shokë vdeksha nga kënga/në këngë të kthehet vaji… thotë një këngë pilurjote,
duke dhënë jo rastësisht elementin kryesor të këngës himarjote: origjinën
e saj nga vajtimi, por edhe faktin se teknikisht kënga iso-polifonike
himarjote, me gjithë novacionin e saj nëpër shekuj, përsëri është më afër
burimit të origjinës, më pranë vajit. Teksti i shkurtër i marësit flet për një
tip të lashtë të të kënduarit,. Ndërhyrja e hedhësit të
rrënqeth si në vajtime.
Iso-ja
është mrekullia e këngës himarjote. Ajo e pazvëndësueshmja, magjika, bota vetë.
Deri aty sa që, kur ndërpritet iso-ja, të duket se ndërpritet ajri
dhe të mehet fryma. Dhe është i burim lumturie momenti kur fryma të mehet nga
dashuria. Të jetosh momente në këngën himarjote do të thotë të jetosh
vite në dashuri.
Himara
nuk u pushtua nga turku.
Ajo qëndroi aty, në breg të detit me shikimin dhe shpirtin në Europë, madje
edhe djemtë e saj që nuk shkonin ushtarë te turku, bënin karierë ushtarake (dhe civile)
në Venedik. Dhe kur vinin në atdhe, sillnin me vete, jo vetëm të rejat e
shkencës civile e ushtarake, por edhe modën e finesën europiane në jetën
e vendit. Kjo bëri që në këngët himarjote të ruhej finesa dhe
elegance e të shprehurit, madje edhe kur flitej për vdekjen. Duke dëshmuar në
këtë mënyrë që kjo finesë dhe aristokratizëm ka qënë pjesë organike e jetës
shqiptare.
6-Por
a është vetëm faktori “pushtues turk” faktori kryesor në këtë dallim të
botës së këngëve iso-polifonike të këtyre dy trevave?
Për
tju përgjigjur kësaj pyetjeje, le të hidhemi te një tjetër zonë e
myslimanizuar, te krahina e Çamërisë. Madje krahina e Çamërisë, për disa arsye
gjeografiko-historike u konvertua në një myslimanizëm më të ashpër se
bektashizmi tolerant, që u instalua në labëri. Sipas llogjikës empirike duhej
që këngët çame të kishim më shumë turqizime dhe gjakësime.
Por
ja që realisht nuk ka ndodhur kështu. Këngët çame janë plot finesë dhe
elegancë, me një nivel të lartë artistik, sa që çuditërisht kanë afërsi me
këngët himarjote dhe jo me këngët labe,
qoftë për nga teksti, qoftë për nga melodia.
…Barbaro
vasiliko/ dhënt e mia kush i do/ se sjam i zoti për to/ se do loz me miken-o…
Një
tekst fin, që stë thotë asgjë për turkun , ndonëse është këngë e ngritur në
periudhën e pushtimit turk. Një melodi e denjë për tu shndruar në një hymn
feste mbarëkombëtare.
Le të
këndojmë bashkë këngën…Tumankuqe moj belhollë/ma bën me si, ma bën me dorë/…Te
shtëpia me dërrasa/ dil moj kaleshë se plasa…
Vetëm
fjala “tumankuqe”, fjalë që tregon veshjen dhe ngjyrën ( tumane të kuqe), që
dëshmon indirekt ndërimin e “kostumit fetar”, të kujton diçka
turke. Nazet e vajzave, ( ma bën me sy ma
bën me dorë) nuk kanë asgjë nga bota turke, përkundrazi flasin për një
shoqëri të civilizuar me femra të emacipuara.
Mbani
vesh e dëgjoni këngën e një djali dashuri refuzuar tek rënkon…Trëndafil i
bardhë/rënjëtë lejmua/ti çe deshe tjetrin/kur më keshe mua/me fanar në
dorë/gjezgjis mahallanë/as u bëre diell/të ngrohje dinjanë/po u bëre shi/lage
kasabanë…
Pavarësisht
nga dhimbja që ndjen nga refuzimi apo braktisja , ai përsëri flet me dashuri
për vajzën, duke gdhëndur për të një portret artistik të mrekullueshëm, madje
deri aty sa që dhe ne që e lexojmë, ndjejmë admirim për këtë vajzë “trëndafil
të bardhë” që “lagu kasabanë” me lotët e djemve. Nuk po shohim gjëkundi vargje
të tipit…besëqënia më gënbjeu/më dha besën e ma ktheu/…që këndohet në labëri.
Le të
shohim një këngë lufte, madje një këngë për luftën e Bezhanit mbi Janinë,
të cilën e cituam më sipër… Rapsodi çam këndon… Janinë motra Janinë/..Taborët
(këtu, vullnetarët) e Vlorës vijnë/ për Bezhan e për Janinë/doli mileti i
prinë/nuk e mbanin dot gëzimnë/ dridhej vendi në Janinë/ka muzikatë që bijnë..
Në se
te kënga labe e mësipërme, edhe duke e lexuar tekstin, të vjen të ulësh kokën
nga frika se mos të zë ndonjë gjyle, te kënga çame
këndvështrimi është krej tjetër, më jetësor, më optimist, më njerëzor.
E
pra, në luftën e Bezhanit nuk u vranë vetëm lebër por edhe çamër, por ja që këndvështrimi
i artistit popullor është i ndryshëm.
Që të
flasim për melodinë e këngëve popullore çame, duhet të flasim vetëm me
nota muzike, sepse fjalët e shkruara janë shumë prozaike për të pasqyruar
atë magji muzikore, e cila vetëm jetohet dhe humb diçka kur tregohet.
Vetë
tekstet e këngëve burojnë melodi, një melodi të ëmbël dashurie që të vjen ta
lëshë mënjanë pushtën e jataganin, të brofësh në rrethin e valles së
vajzave dhe ti heqësh shaminë nga koka vajzës që do, duke shpallur kështu
botërisht dashurinë tënde.
7-Atëherë
rikthehemi të pyetja e fillimit, por me një formulim të ri dhe
pikërisht:
-Ku e ka rrënjën ndryshimi i këngës iso-polifonike labe me atë himarjote dhe afërsia e kësaj të dytës me këngën popullore çame.
-Ku e ka rrënjën ndryshimi i këngës iso-polifonike labe me atë himarjote dhe afërsia e kësaj të dytës me këngën popullore çame.
-Kënga
labe, nëpër
rrugëtimin e saj pesëshekullor mbriti te ne me shpatë e pushke në dorë,
me devizën “Jemi zot të këtij vatani”
-
Kënga çame erdhi te ne tepër fine dhe elegante, për të pranuar që
kaloi nëpër kohën myslimano-pushtuese. Kjo epokë okupues i ka hequr shumë
vlera këngës çame, dhe kjo është e kuptueshme, por me kaqë bukuri sa
erdhi te ne, na bën të mendojmë se ka qënë shumë më fine dhe më elgante, shumë
më shumë aristokratike në periudhën paraturke. I ranë shumë stoli rrugës
pesëshekullore, i ranë diku “florinjtë e gushës” e diku “florinjtë e ballit”,
por te ne mbriti me dritën verbuese të syve të saj, që reflektonin
“florinjtë e shpirtit” . Dhe duhet të themi se me aqë sa mbriti
te ne, ishte tepër e bukur.
-Kënga
popullore himarjote pati “privilegjin “ të mos jetonte natën
pesëshekullore turke. Te pragu i shtëpisë së saj vinte kjo natë, por nga
dritarja hynte drita europiane. Në shpinë kishte natën por në ballë i
ndrinte dielli.
Kështu
që pati kohë të mjaftueshme për evolucion e “modernizim”.
Kënga
popullore çame dhe kënga popullore himarjote kanë disa elementë të përbashkët,
elementë shpirtërorë, që janë shtylla vertebrore e tyre. Melodia e
ëmbël që buron nga çdo fjalë si mushti nga çdo kokërr rrushi, dhe lotët e
shpirtit që bien si meteorë mbi tekst e melodi. Shumë lule e pak lapidarë.
Ndonëse luftën e kanë bërë shpesh edhe më të ashpër se krahina e
labërisë.
Mund
të paraqesim shumë faktorë krahasues për të dëshmuar ndryshimin apo
ngjashmërinë, por unë do ju ftoj në brigjet joniane. Dhe do tju them se edhe
Himara edhe Çamëria janë krahina të brigjeve joniane. Aty është ajo që ne e
quajmë “Bota Joniane”, aty lindën dhe u rritën Këngët Joniane. Kënga
himarjote dhe kënga çame janë liskëngë të Artit Jonian, në melodinë dhe tekstin
e të cilave dëgjon dhe jeton zhaurrimën e valëve të detit dhe jetën
e brigjeve detare joniane. Ky është privilegji i tyre, që nuk e ka
Kënga labe, këngë e lindur dhe e rritur në male, që vërtitet mbi mendimet tona
si një shqiponjë, duke e parë çdo gjë nga lart.
Me
bindjen se …lisat janë të ndryshëm dhe llogjikën se….ndryshimi nis nga rrënjët, këtu duhet të
fillojë analiza e arsyes dhe elementëve të ndryshimit të këtyre këngëve
iso-polifonike . Gjithashtu, te kënga popullore himarjote dhe çame (sigurisht
dhe arbëreshe) duhet të fillojë dhe njohja e Artit Jonian.
Nuk mund ta besoja se do të ribashkohesha ndonjëherë me ish të dashurin tim, isha aq i traumatizuar duke qëndruar vetëm pa një trup që të më qëndronte pranë dhe të ishte me mua, por isha aq me fat që një ditë takova këtë magjistar të Dr. Ediomo, pasi i tregova per gjendjen time ai beri cdo gje qe ishte e mundur qe te shihte te dashurin tim te kthehej tek une, ne fakt pasi beri magji ish i dashuri im u kthye tek une me pak se 48 ore, ish i dashuri im u kthye duke me lutur qe nuk do te rikthehej kurre. me ler perseri, 3 muaj me pas u fejuam dhe u martuam, nese edhe ti ke te njejten situate. Ai është shumë i fuqishëm në punët e tij;
ReplyDelete* magji dashurie
* magjitë e tërheqjes
* nëse doni që ish-i juaj të kthehet
* Ndaloni divorcin
*thyej obsesionet
* shëron goditjet në tru dhe të gjitha sëmundjet
* magji mbrojtëse
*infertiliteti dhe problemet e shtatzënisë
* magji llotarie
* magji me fat
Kontaktoni Dr Ediomo në emailin e tij: drediomo77@gmail.com
faleminderit shume zoteri qe ma ktheve ish te dashurin tim emailin e tij: drediomo77@gmail.com ose telefono/whatsapp:+2349132180420
+2348155926512