SHPËRTHIMI POETIK I FATMIR
TERZIUT
Nga Timo Mërkuri
Ka
ca kohë që mbi portalin “Fjala e
Lirë” ndrijnë një seri poezish të Fatmir Terziut që kanë tërhequr
vëmëndjen, jo vetëm të lexuesve por edhe të krijuesve dhe studiuesve të
letërsisë..
1-Përgjithësisht
Fatmir Terziu e ka përdorur portalin “Fjala e Lirë” si një aerodrom, ku uleshin krijimet e autorëve mbarëshqiptarë, ashtu siç
ulen në raste urgjence avionët nga një
qiell me furtunë. Të gjithë ishin të mirëpritur në këtë portal, të gjithëve ju
afrohej ndihmë e përkrahje, “riparim difektesh e karburant” për tu ringritur
përsëri në fluturim. Këtë fakt më së
miri e ka shprehur poetikisht Agim Mato
te poezia e tij “Të gjesh një Terzi”
dhe unë s’kam pse të zgjatem me tej. Ndoshta dhe për këtë arsye të gjithë krijuesit shqiptarë që kanë
“bujtur “ një herë në këtë portal , kanë ndjerë, jo vetëm detyrimin
moral të mirënjohjes, por dhe dëshirën
për tu rikthyer te ky (aerodrom)portal me bindjen e sigurisë te pistat e tij të fluturimit. Dhe në prag të rinisjeve,
Fatmir Terziu, si përgjegjës i kullës së vrojtimit, i ka përshëndetur, jo duke tundur një shami, shpalosur në një lamtumirë, por duke i shoqëruar me një shkrim
analize inkurajuese, si një avion ruajtës.
Niseshin krijuesit në “rifluturim” duke parë me bisht të syrit
shkrimin-avionruajtës të Fatmirit dhe u shtohej besimi në vetvete. Dhe u
pëlqente të riktheheshin përsëri, edhe si për të thënë që e kishin justifikuar
atë besim dhe atë “ruajtje” që u ishte afruar te ky aerodrom.
Kjo
është dhe arsyeja e një dendësie
shkrimesh dhe autorësh në këtë portal, sa që nuk arin ti lexosh me vëmëndjen e duhur të gjithë dhe
ndjehesh gjithnjë borxhli.
2-Por
ka ca kohë që një bum meteorësh poetik me siglën Fatmir Terziu ndrijnë në qiellin e këtij portali. Thua
se ka ndodhur një shpërthim kozmik dhe
copat e meteorëve kanë mbuluar gjithë
hapësirën artistike.
Gjithmon
Fatmir Terziu ka patur një dëndësi
shkrimesh, kryesisht në analiza e studime, gjë që dëshmohet edhe nga botimet e
tij të shumta në këtë drejtim. Por këtë herë, ndonëse vijojnë shkrimet kritike
e studimore, përpërësi kanë poezitë. Jo vetëm si numër, jo vetëm si tema
por në radhë të parë si art poezie. Aq sa ka ngjallur admirim jo të pakët (nuk e kam fjalën vetëm te komentet
e botuara), aq sa ka ndezur dhe debate, e pse jo, ngjallur edhe xhelozi.
Por në thelb, tej këtyre admirimeve dhe
debateve duhet të themi se është bukur të jesh pranë kësaj hapësire artistike,
mbushur plot meteorë poetikë.
3-Ky
është vërtet një shpërthim, ashtu siç shpërthen
edhe vullkani nga trysnia e magmës në brendësi të malit , duke hedhur shkëmbinj të zjarrtë në të katër anët,
para se të nisë të rrjedhë shpateve
llava e ndezur.
Duhet të keshë zjarr në
zemër që të ndezësh vargjet.
Duhet të keshë forcë në
shpirt që të hedhësh copa zemre si meteorë në qiellin poetik.
Duhet të ketë një zjarr të
madh dashurie poeti në shpirt, që të shpërthejnë krijimet si llavë
apo të fluturojnë si shkëmbinj të ndezur vullkani në mënyrë gati të
përditëshme.
Duhet
të jetë djegur e përvëluar shpirti i tij
nga dhimbja që të flakë shkëmbinj e llavë dashurie në mënyrë kaq ritmike. Pa
çka se kjo llavë është derdhur në formën e vargjeve. Zjarri të djeg njësojë edhe kur të vjen si flakë zjari edhe
kur e shkel, si mbi prush të ndezur.
4-Të
“ecësh” mbi këto krijime poetike të Fatmir Terziut është si të ecësh në lëndinat e e rrethinave të
Elbasanit në një ditë që ka shpërthyer
pranvera luleshumë. Këtu një manushaqe të buzëqesh, aty një margarita të
tund kokën. Zogjtë mblidhen e festojnë në
korr…, e kënga e kumurive të mban në vend, ti hapësh rrugë
pranverës që …nis nga Elbasani….
Sepse
poeti edhe kur shkruan për Londrën, e sheh atë nga Elbasani. Edhe kur futet në
arkivat europiane, niset nga Kalaja e Elbasanit. Hajket vajtojnë në Elbasan, sepse …ky qytet…ka puthjen e ëmbël të së dashurës..
I
bukur ky shpërthim poetik i Fatmir Terziut.
Si
të shpërthejnë njëherësh gjithë lulet e pranverës në udhëkalimin tonë.
Kaq
shumë ëndra dhe dashuri ka patur në shpirt dhe na i hidhte në portal, për të na pranveruar ditët e dimrit.
Për
ti marë me vete nga Fatmir Terzi
Elbasanliu ashtu siç rimorëm nga Elbasani festën e Ditës së Verës
Për
ti zbukuruar dhe ditët tona si Ditën e Verës në Elbasan.
Gëzuar Ditën e Verës Fatmir
Terziu dhe faleminderit që na e bëre më të bukur.
Nuk mund ta besoja se do të ribashkohesha ndonjëherë me ish të dashurin tim, isha aq i traumatizuar duke qëndruar vetëm pa një trup që të më qëndronte pranë dhe të ishte me mua, por isha aq me fat që një ditë takova këtë magjistar të Dr. Ediomo, pasi i tregova per gjendjen time ai beri cdo gje qe ishte e mundur qe te shihte te dashurin tim te kthehej tek une, ne fakt pasi beri magji ish i dashuri im u kthye tek une me pak se 48 ore, ish i dashuri im u kthye duke me lutur qe nuk do te rikthehej kurre. me ler perseri, 3 muaj me pas u fejuam dhe u martuam, nese edhe ti ke te njejten situate. Ai është shumë i fuqishëm në punët e tij;
ReplyDelete* magji dashurie
* magjitë e tërheqjes
* nëse doni që ish-i juaj të kthehet
* Ndaloni divorcin
*thyej obsesionet
* shëron goditjet në tru dhe të gjitha sëmundjet
* magji mbrojtëse
*infertiliteti dhe problemet e shtatzënisë
* magji llotarie
* magji me fat
Kontaktoni Dr Ediomo në emailin e tij: drediomo77@gmail.com
faleminderit shume zoteri qe ma ktheve ish te dashurin tim emailin e tij: drediomo77@gmail.com ose telefono/whatsapp:+2349132180420
+2348155926512