Tjetërsimi i
thelbit të një problemi.
Mbi debatin e rilindur mbi iso-polifoninë shqiptare.
Nga Timo
Merkuri
3-Prapavija reale e debatit.
Në pamje të pare,
krijohet përshtypja se kemi të
bëjmë me një debat shkencor, për të eleminuar
disa gabime të një akademiku, (V. Tole) i cili paska …devijuar në hullitë antishqiptare me tezën e
tij iso-polifonike. Madje jo vetëm kaqë, por e paska veçuar popullin shqiptar
si… “dhinë e zgjebosur” (sic) nga vendet
e tjera polifonike. Për këtë
arsye…është e nevojëshme që të
nënshkruhet një memorandum drejtuar kësaj Ministrie (të Kulturës dhe Turizmit) dhe UNESCO që...të
korigjohet emri iso-polifoni dhe ajo të mbajë emrin e vërtetë “Polifonia
shqiptare”. Në kushtet e sotme, vijojnë debatuesit, ….rëndësi ka organizimi i një veprimtarie shkencore, ku … të vendosin
kolegjialisht se çfarë emri duhet ti sugjerohet UNESCO për të ruajtur traditën
tonë në brezat e ardhshëm… Me këtë mënyrë …eleminohet gabimi dhe faji i madh i akademikut V.Tole i
cili, nuk ka marë mendimin e kundërshtuesve
dhe as ndonjë vendim ministrie apo qeverie, por… e ka bërë si Mehmeti me kokën e vetë, duke i vënë këngës sonë
shumëzërëshe emrin “Iso-polifoni”, në kohën që ajo thirej me emrin
“polifoni”.
3.a-Se sa serioz
mund të miret një sugjerim i tillë
drejtuar UNESCO, unë nuk kam ndërmënd
të shprehem e të debatoj. Por unë do ti ftoja miqësisht debatuesit kundërshtues
që të shohin me qartësi se në cilën rrugë po
ecin, ashtu të zemëruar siç janë. Këtu nuk është fjala për Vaso Tolen,
por për diçka shumë më të madhe, para së cilës edhe V. Tole, por edhe
kundërshtuesit e tij janë shumë të
vegjël. Këtu është fjala për këngën tonë popullore me iso, identitetin shqiptar
të saj, origjinën e saj nga ritet mortore, fenomenin vetëmshqiptar “iso”,
origjinën, rolin dhe funksionin e tij në këngën popullore, duke dëshmuar në
këtë mënyrë direkt lashtësinë e saj dhe indirekt edhe lashtësinë e popullit
tonë në këto troje ku jemi sot, por dhe më gjërë. Dhe së fundi edhe vlerësimin
që i bëhet nga institucione prestigjioze
, si UNESCO, kësaj aritjeje të popullit tonë, duke e marë në mbrojtje si një
kryevepër e njerëzimit.
3.b-Unë ju
theksoj tre momente të vlerësimit të
këngës sonë popullore me iso.
Rasti i parë është
fakti që kolosët e tragjedive të
antikitetit e morën iso-polifoninë, nga
populli, ende “foshnjë”, e përpunuan dhe e bënë pjesë organike të artit skenik. Kundërshtuesit e kësaj teze e
mohojnë këtë fakt, por ja që kori dhe korifeu qëndrojnë kokëfortë te arti
skenik i antikitetit.
Rasti i dytë është kur korifejtë e krishtërimit e morën
iso-polifoninë nga populli, e përpunuan dhe e bënë pjesë organike të hymneve
fetare. Studimi i Jan Kukuzelit mbi mënyrat e mbajtjes së iso-s ( në hymnografinë
kishtare) dhe aplikimi i tyre në ritet kishtare (madje edhe sot) është dëshmi e
vitalitetit të iso-s, në radhë të parë.
Rasti i tretë është vlerësimi që ju bë nga UNESCO duke e
shpallur iso-polifoninë si një kryevepër të njerëzimit.
3.c-Kundërshtuesit kërkojnë që, UNESCO të anullojë aktin e njohjes së
këngës sonë iso-polifonike si kryevepër
të njerëzimit dhe të presë sa të
mblidhen ata në një
koferencë shkencore, të gjejnë një emër dhe, pasi tja
japin UNESCO, ajo ta çertifikojë.
Që në pamje të parë duket mungesa e një serioziteti,
sepse trajtohet UNESCO si
gjëndja civile e ndonjë komune, ku
çdo shtetas mund të ndërojë emrin apo mbiemrin sa herë që dëshiron.
3.c.1-Kërkohet
firmosja e një memoradumi dhe organizimi i një veprimtarie shkencore për
heqjen e emrit iso-polifoni dhe rivendosjen e emrit polifoni. Por askush
nuk na thotë se me çfarë memoradumi apo vendim i organizmave shtetërore apo shkencore është vendosur emri
“polifoni”. Nuk ka pasur asnjë vendim të tillë.
Pra me vendosjen e emrit iso-polifoni nuk është shkelur
asnjë vendim i mëparshëm shtetëror apo shkencor. Është hera e parë që zyrtarizohet dhe institucionalizohet emri i
këngës sonë popullore me iso. Emërtimi “polifoni” nuk ka qënë një një emërtim zyrtar dhe shkencor. Theksuam më
sipër se i pari që e përdori këtë emër ka qënë R.Sokoli, por edhe ai e quajti
…kënga polifonike me iso… Pra e kushtëzoi emrin e këngës sonë popullore me iso,
të cilën kundërshtuesit e iso-polifonisë e përjashtojnë kategorikisht.
3.c.2-Kërkohet heqja
e iso-s nga emërtimi i këngës sonë
iso-polifonike duke e quajtur vetëm polifonike. Sepse, sipas autorit
të studimit…Vaso Tole… e ka veçuar popullin shqiptar nga vendet e
tjera polifonike…si dhinë e zgjebosur…duke i vënë këtë emërtim…, ndërsa në
një faqe më parë shtron pyetjen …Çi
prishi punë popullit shqiptar dhe kulturës shqiptare termi polifoni?
Popullit shqiptar nuk i prishi punë termi polifoni, por
ama duhet të theksojmë se ky emërtim nuk e dalloi artin e tij nga arti i vendeve fqinje apo dhe
më larg. Shumica e popujve ( për mos të
thënë të gjithë popujt) kultivojnë polifoninë, në kuptimin e këngës me shumë
zëra.
Karakteristika thelbësore e këngës sonë popullore që e
dallon nga popujt e tjerë, nuk është polifonia, por është iso-ja..
Iso-ja është pashaporta e identitetit kombëtar të këngës sonë
popullore. Kënga popullore pa iso mund të jetë këngë e cilitdo popull që
praktikon polifoninë.
-Iso-ja nuk është bishtsqepari,
siç e quan studiuesi F Çaushi. Ajo është
më e vjetër se kënga, është fara nga
mbiu kënga, është rrënja që ushqen pemën
e këngës, është deti që mban anien dhe aniet e këngës. Ta quash iso-n, bishtsqepari i këngës sonë popullore, do të thotë që nuk e njeh fare botën e këngës sonë
popullore.
3.c.3- UNESCO
pikërisht për këtë e vlerësoi këngën tonë popullore me iso, për ison dhe jo për
polifoninë. Sepse, në rast se kënga jonë nuk do kishte iso-n, nuk kishte asnjë
arsye pse të shpallej si kryevepër e trashëgimisë kulturore të njerëzimit.
Kandidatura e këngës polifonike e çdo shteti ballkanik do ishte një rivale
serioze përballë kandidaturës shqiptare. Dhe në qoftë se kësaj kandidature të
vendit tjetër pretendent, do ti shtonim edhe suportet eko-politike të vendit
përkatës, atëherë mundësia e vlerësimit të kandidaturës shqiptare do minimizohej
deri në eleminim.
Por kandidatura shqiptare kishte një element bazë që nuk
e kishte asnjë shtet tjetër.Dhe ajo që
është më kryesorja është se ky element vinte që nga lashtësia e kombit (më të
vjetër në Ballkan) dhe nuk ishte prodhim teknik por ishte produkt shpirtëror.
Në rast se shtetet e tjera kishin guslën
apo mandolinën, dajren apo violinën, kënga shqiptare kishte dhe ka iso-n. Në
morinë e polifonive botërore, kënga popullore shqiptare dallohet për vetë
faktin, se shtylla e saj veterbrore
është iso-ja. Nuk është as zëri i rastësishëm i këngëtarëve dhe as veglat
muzikore që shoqërojnë këngën.
Këtë element bazë të këngës sonë popullore vlerësoi
UNESCO në vendimin e saj.
Dhe propozimi bëhet pikërisht për të hequr nga emërtimi i
saj këtë element bazë të këngës, këtë gurthemeli të kësaj kështjelle arti.
Na rrofshin bedenat pastaj…
3.c.4-Dhe për sa i
përket cilësimit… i veçuar si dhi e
zgjebosur…unë përsëri i ftoj autorët për korigjim teksti.
Populli ynë është i veçantë nga popujt e tjerë, është nga
popujt më të vjetër në Europë, ka gjuhën
e tij të veçantë e të vjetër, ka doket e zakonet e tij, veshjen e këngën
e tij të veçantë nga të tjerët, AND dhe identitetin e tij. Kjo e bën atë popull
më vete dhe jo …dhi e zgjebosur e veçuar,
nga ndonjë… stan polifonik.
3.ç-Po për
çfarë arsyeje filloi ky sulm ndaj iso-polifonisë duke u
fshehur pas kritikave ndaj akademikut të nderuar V.Tole?
Këtë pyetje e shtron edhe vetë studiuesi F.Çaushi, por e
kufizon vetëm te …fillimi i
polemikës me akademikun V. Tole dhe
po vetë përgjigjet duke parashtruar si :
-arsye të parë: -origjinën e tij nga vendi i polifonisë.
-arsye të dytë- ka punuar me këngën popullore mbi dyzet
vjet, duke organizuar shumë koncerte polifonike, lëndën muzikore e ka mbledhur
direkt në fshatrat dhe stanet e labërisë, disa prej tyre i ka regjistruar në
TVSH dhe i ka future edhe në Teatrin e Operës dhe Baletit, Teatrin e Estradës,
Qëndrës Ndërkombëtare të Kulturës, në Korfuz, Janinë, Kozencë etj etj . në një
kohë që V. Tole nuk ka pregatitur as një koncert polifonik…
-arsyeja e tretë- ai ka ngjitur në kalanë e Festivaleve
Folklorike disa këngë cilësore të epikës dhe lirikës labe, ndërsa V. Tole nuk
ka shpurë asnjë këngë…
3.ç.1-Unë skam
ndërmënd të lexoj të tjera për Belulin, por asnjë nga arsyet e paraqitura nuk është
argument thelbësor.
Unë mendoj se ndjenja e inferioritetit që manifeston
autori, ndjenja e lënies mënjanë në “festën e triumfit të këngës sonë
popullore” që është vlerësimi nga UNESCO, ndjenja e shpërfilljes, sipas tyre,
nga akademiku V.Tole …pas një pune dyzetëvjeçare të tyre në
shërbim të kulturës popullore etj etj, kanë gjeneruar (në degjenerim) një …fillim i polemikës me akademikun V.Tole.
Dhe ky nuk është një process individual i një personi të
vetëm. Ky filloi si një process individual me një shkrim në internet, por
vazhdoi me zgjimin e të gjithë të
mënjanuarve (gjasme), të shpërfillurve(gjasme).
3.ç.2- Duhet të
kuptojmë se askush nuk ka mënjanuar
njeri, askush nuk ka mohuar punën dhe kontributin disa vjeçar të
njerëzve të kulturës popullore, askush
nuk ka privatizuar dafinat e fitores…
Kjo nuk është fitorja dhe suksesi i një individi të
vetëm, ky nuk është suksesi i një brezi të vetëm. Ky është vlerësim për
gjithë brezat shqiptarë në shekuj, për
gjithë kombin shqiptar sepse kënga është e gjithë kombit dhe jo e një individi.
Të gjithë ne shqiptarët jemi triumfatorë me këtë vlerësim
që i bëri UNESCO këngës sonë iso-polifonike. Por në radhë të parë të “paradës së
triumfatorëve”, sigurisht, janë ata që kanë lëvruar këngën tonë popullore,
qofshin këta këngëtarë apo specialistë kulture. Dhe mbi të gjitha, nderimi u
takon nënave tona, që me lotët e ligjërimeve të tyre kan vaditur pemën
stërshekullore të këngës sonë popullore.
Emrat nuk kanë asnjë rëndësi. Madhështia e tyre qëndron
pikërisht aty ku qëndron edhe madhështia e këngës sonë popullore, te anonimati
dhe kolektiviteti i saj.
Edhe unë, ashtu si edhe studiuesi F. Çaushi, ashtu si
edhe akademiku V.Tole, ashtu si të gjithë shqiptarët kudo që janë, kemi mbi
balliin tonë, në mos një gjethe dafine të kurorës triumfatore të vlerësimit
të këngës sonë popullore, së paku, hijen
e e kësaj kurore të dafintë. Edhe për këtë duhet të jemi krenarë.
3.ç3- Por nuk është
vetëm kaqë. Vendimi i 25 Nëntorit 2005 i
UNESCO për të shpallur këngën
iso-polifonike si kryevepër të trashëgimisë kulturore të njerëzimit dhe për ta
marë atë nën mbrojtje, xhelozoi jo pak vende fqinjë dhe më tejë.
Mendoni pak, vetëm në Shqipërinë e Jugut, janë katër
kryevepra të njerëzimit të mbrojtura nga UNESCO. Dhe konkretisht
Butrinti, Gjirokastra, Berati dhe si qershia mbi tortë erdhi dhe Iso-polifonia.
Një dëndësi të tillë kryeveprash të njerëzimit, të mara në mbrojtje nga
UNESCO, rrallë kombe të tjera e kanë.
Ngjashmëria e polifonisë shqiptare (duke përjashtuar prej saj ison) me
polifoninë e vendeve të tjera është një shteg i mirë pretendimi prej atyre
vendeve, për të ulur nga piedestali iso-polifoninë shqiptare dhe për të ngjitur
në vend të saj polifoninë e vendeve të
tyre. Por këtë ulje nga piedestali nuk mund ta bënte askush më mirë se vetë
shqiptarët. Nisja e debatit të disa studiuesve me akademikun V. Tole për
…shpërfillje, lënie mënjanë, mosvlerësim të kontributit të tyre etj etj. ishtë si
një shi i papritur në kufijtë e shkretëtirës.
Veçse ky sulm, veç akademikun e nderuar duhej të godiste
pikërisht elementin më thelbësor,
më karakteristik, më të lashtë dhe më të
fortë të këngës sonë popullore.
Pikërisht iso-n .
Iso e ardhur nga shekujt, duhej të vritet pikërisht në kohën e kurorëzimit, si dhëndëri ditën e
dasmës..Në pragun e shtëpisë. Ajo nuk
do jetë vrasje. Ajo nuk do jetë vdekje.
Ajo do jetë gjëmë.
Dhe atëherë do vajtohet
me shkulje flokësh e me çjerje faqesh, me klithma plot llahtar…Mjerë etnomuzikologjia shqiptare dhe kënga
popullore shqiptare…ç’i bënë bijtë e saj*.
*- Reshti i fundit, në korsiv është perifrazim i rreshtit
të fundit të librit “Tjetërsimi i polifonisë shqiptare” të F.Çaushit.
Nuk mund ta besoja se do të ribashkohesha ndonjëherë me ish të dashurin tim, isha aq i traumatizuar duke qëndruar vetëm pa një trup që të më qëndronte pranë dhe të ishte me mua, por isha aq me fat që një ditë takova këtë magjistar të Dr. Ediomo, pasi i tregova per gjendjen time ai beri cdo gje qe ishte e mundur qe te shihte te dashurin tim te kthehej tek une, ne fakt pasi beri magji ish i dashuri im u kthye tek une me pak se 48 ore, ish i dashuri im u kthye duke me lutur qe nuk do te rikthehej kurre. me ler perseri, 3 muaj me pas u fejuam dhe u martuam, nese edhe ti ke te njejten situate. Ai është shumë i fuqishëm në punët e tij;
ReplyDelete* magji dashurie
* magjitë e tërheqjes
* nëse doni që ish-i juaj të kthehet
* Ndaloni divorcin
*thyej obsesionet
* shëron goditjet në tru dhe të gjitha sëmundjet
* magji mbrojtëse
*infertiliteti dhe problemet e shtatzënisë
* magji llotarie
* magji me fat
Kontaktoni Dr Ediomo në emailin e tij: drediomo77@gmail.com
faleminderit shume zoteri qe ma ktheve ish te dashurin tim emailin e tij: drediomo77@gmail.com ose telefono/whatsapp:+2349132180420
+2348155926512