Duke menduar për këngën “Vajzë e Valëve”
Nga cikli “Autorët e monumentit Kënga
Himarjote”
Nga Timo Mërkuri
Duke punuar për monografinë
“Autorët e Monumentit Kënga Himarjote”, vetvetiu ndalesh më së shumti dhe mediton mbi këngën “Vajza e
Valëve”, për arsyen e thjeshtë së ajo është shndruar në një këngë- simbol, jo
vetëm për Himarën.
Kjo këngë e inçizuar në pllakat PATHE në vitin
1930, në udhëtimin e dytë të grupit himarjot, me tekst të Neço Mukos, e kënduar
nga katërshia himarjote Neço Muko, Koço Çakali, Pano Kokaveshi dhe Andrea Bala
ndodhet e inçizuar në diskun nr
44033.
Jehona e madhe që pati kjo këngë dhe pëlqimi mbarëpopullor
I saj, duke I lënë vendin e nderit në “sofrën” e këngës iso-polifonike
himarjote, u shoqëruar edhe me hipotezime, hamëndësime dhe supozime të
ndryshme, me krijimin dhe rikujtimin e legjendave të ndryshme për të gjetur
burimin e kësaj kënge. Sepse dihet që ne shqiptarët jemi “mjeshtra” për të kërkuar
dhe atë që nuk egziston.
-Për autorësine
e tekstit të kësaj kënge ka patur hamëndësime nga njohësit e këngës popullore
në Himarë dhe në trevat përreth. Disa, ndërsa përjashtojnë autorësinë e Neço Mukos, pëshpërisin si autorë të këtij teksti, që nga
antarët e grupit të mësipërm e deri te poetë dhe rapsodë të ndryshëm popullorë
himarjotë apo të trevave të tjera. Madje nuk mungojnë edhe hamëndësimet për ndonjë përkthim apo
përshtatje të bërë nga Neço Muko, veprim tepër i zakonshëm për ‘të dhe që
dëshmohet edhe te disa nga këngët e inçizuara në Paris.
Por ja që në një fletë fletoreje të Janko Palit ku janë
shënuar të gjitha këngët e Neço Mukos, për këtë këngë ka shënimin….Era dhe fjalët prej N.M.H.(Neço Muko
Marjoti) duke i dhënë fund në këtë mënyrë debatit.
-Duke e studiuar
me kujdes tekstin e kësaj kënge, konstatojmë se:
-Kënga Vajzë e
Valëve pasqyron në radhë të parë një
botë shpirtërore shqiptare dhe një realitet shqiptar me një fjalor tipik himarjot, duke mos lejuar
ekuivoke dhe mëdyshje në këtë
drejtim.
-Kjo nuk është
thjeshtë një këngë e një dashurie të parealizuar të një çifti Romeo-Zhuljeta
himarjot. Tematika e dashurisë, e parë në kontekstin e këngës, është mbartëse
edhe motiveve dhe ideve të tjera, që përjashtojnë
kategorikisht hamendësimin e ndonjë përshtatjeje apo përkthimi nga ndonjë gjuhë
tjetër pretenduese .
Kënga “Vajzë e
valëve” në radhë të parë është kënga e besës së dhënë. Këtu kemi besën e dhënë
vajza-djalit (dhe djali vajzës), për një pritje të kthimit të tij, për mos ta
tradhëtuar, për mos u martuar me ndonjë pretedent tjetër. Pra, gjithsesi është
një besë shqiptare..Vajza i ka dhënë besën e dashurisë djalit, që do ta presë
deri në …vdekje, dhe e pret. Ajo nuk e koncepton vonesën e djalit si një
mundësi të tradhëtisë së tij, duke u lidhur me ndonjë femër tjetër të vendit ku
ka shkuar. Ajo merakoset nga kjo vonesë për arsye të tjera…rron apo nuk rron… dhe kur i
vjen letra e djalit me fjalët… tjetër
vënd më prêt … , dilema e saj mer fund.
Pas kësaj, ajo
nuk mendon për të jetuar me ndonjë djalë tjetër, kandidat i mundshëm për
bashkëshort dhe arsyeja e vendimit të saj nuk është fakti se është një jetime.
Cilësimi jetime është metaforik më shumë se sa real, për arsye se, dihet tashmë
ndihma që jipte bashkësia himarjote për sigurimin e garantimin e jetës së
fëmijve jetimë dhe sidomos kontributi i kësaj bashkësie për martesën e vajzave
të mbetura jetime, duke u bërë dasmën dhe siguruar prikën.
Ajo vendos të
shkojë pranë djalit… Ne u ndam’ këtu o
djalë, qielli atje lart/Do të na bashkoj’I dashur pritëm se po vij. sipas
konceptit parakristian të një bashkëjetese më të mirë, në atë botën atje lart. Ajo nuk vendos të bëhet
“kallogre” murgeshë, sipas konceptit kristian,
ajo vendos të bashkëjetojë me të dashurin në qiell, sipas konceptit
parakristian. Ajo nuk lutet që mbi var ti vendosin ndonjë kryq (si te kënga
Hyri prilli shkriu bora) për arsye se ajo nuk i kushton rëndësi fatit të trupit
të saj në tokë. Ajo i gëzohet fatit të afërm të lumturisë së bashkëjetesës më
të dashurin …atje lart. Dhe në qoftë se ky lumturim i kërkon sakrifikimin e
jetës tokësore, ajo e bën pa mëdyshje këtë sakrifikim.
-Emigrimi masiv
si dhe ikja e burave dhe djemve shqiptarë, në përgjithësi, dhe himarjotë, në
veçanti, lënia në shtëpi e grave dhe e të dashurave, si dhe besnikëria e tyre,
bashkë me pritjen e stërgjatur për
kthimin e djemve e burrave nga kurbeti apo nga luftërat ku kishin, shkruar
ishte një karakteristikë e botës shpirtërore shqiptare.
-Fakti që nuk
përcaktohet asgjëkundi në vargjet e këngës shkaku i largimit të djalit, a ka
ikur si emigrant në Amerikë, emigrant në Francë (Europë në përgjithësi), ikja
si ushtar në Venedik apo nizam në Turqi,( si rast i rallë se Himara nuk
dërgonte djemtë nizamë në ushtrinë Turke). Kjo mungesë, nuk na lejon të
përcaktojmë saktësisht kohën për të cilën flet, dhe për pasojë, as kohën e
krijimit të shtratit të saj, si këngë më vete. Sepse edhe kjo këngë (tekst) e
“re”, rrjedh si lumë i ri në pranverë,
mbi një shtrat lumi të vjetër.
Vjetërsia e
këtij shtrati përcaktohet edhe nga legjendat e ngritura mbi këtë këngë apo në
linjën e kësaj kënge.
Kështu, sipas
legjendave, vajza as mbytet dhe as vetëmbytet në det. Ajo qëndron në një shkëmb
në breg të detit
dhe lotët që i rrjedhin, i pikojnë mbi shkëmb, duke krijuar tek ai gropëza të
vogëla me anë të thepisur, si të jetë çpuar shkëmbi me trapano. Realisht
shkëmbijtë e bregut të detit janë plot gropëzime të tilla, me anë të mprehta,
të shkaktuar nga stërkalat e dallgëve.
Sipas legjendës,
janë lotët e Vajzës së Valëve ato që krijuan gropëzime te shkëmbinjtë (Lamtumir o gur…vuajte dhe ti për mua)..
Pasi të gjithë shkëmbinjtë e bregut u gropëzuan nga lotët, kur fillojnë vargjet
…mermë o valë e det…, vajza nuk u hodh në det të mbytej ose të vetmbytej por u
shkri si llavë e zjarrtë dhe u shtri ndënë valë, duke u ngurtësuar, gjysma e
trupit nën ujë e gjysma tjetër e trupit në breg.
Po të shikosh
realisht pllakat e gurta në brigjet himarjote, ato ngjajnë si njerëz të shtrirë
në breg të detit, me këmbët e futura në ujë.
Por ka edhe më. Nëpër gropëzat e krijuara
nëpër shkëmbinj, nga lotët e vajzës së valëve, kanë mbirë një tip luleje që
quhet “Lulja e lotëve” dhe të cilat kanë vërtet
shijen e athët të kripës së lotëve, apo të ujit të detit.
-Pra, një këngë
e tillë, e krijuar mbi një shtrat legjende, qoftë si tekst, qoftë si
melodi, dëshmi e talentit poetik të
autorit, është një pasqyrim i botës shpirtërore shqiptare, në përgjithësi dhe asaj
bregase në veçanti. Himara ka karakteristikën e veçantë që të gjitha “ikjet”
dhe “ardhjet” e djemve bëheshin vetëm
nga rruga detare, me varkë ose anie dhe asnjëherë me tokë, nga Llogaraja apo
nga Saranda. Arsyet janë të shumta, por më kryesorja është lehtësia e
ikje-ardhjes së njerëzve me anie, pasi Himara ishte dhe është port, pavarësisht
nga madhësia e portit apo e anieve që ankorohen në të. Arsye është edhe fakti
se rruga detare Himarë-Korfuz ose Himarë
–Itali ishtë më e shkurtëra dhe më
komode për të emigruar në krahasim me rrugën tokësore Himarë-Sarandë dhe pastaj
në Korfuz ose Himarë- Vlorë-Itali, duke kapërcyer Llogaranë. Pra kjo pozitë
gjeografike e Himarës dikton edhe “ikjen” e kësaj vajze nga kjo jetë nëpërmjet
valëve të detit dhe jo duke u hedhur psh nga shkëmbi apo në ndonjë mënyrë
tjetër vetsakrifikimi.
-Stili i kësaj
kënge, qoftë si tekst,( por më tepër edhe
si melodi) është në stilin e hershëm të vajtimit me ligje. Dhe arsyet
janë të plota për të ecur në këtë stil, vdekja e një dashurie, vdekja e djalit
larg vendlindjes ( në luftë a në kurbet), dhe më pas vdekja e vajzës, janë si
shumë vdekje për një këngë, po të kemi
parasysh se kënga është ngritur edhe për një …sëmundje. Ato figura artistike
dhe melodike që rezëllejnë me shumicë në shtratin e kësaj kënge, janë thjeshtë
lotë të ngurtësuar e të kthyer nëpër gurrë, mbi të cilët ecën …kënga.
Të kuptohemi,
stili i këngës himarjote nuk është kushtëzuar nga stili i tekstit të
këngës “Vajzë e valëve”, përkundrazi,
teksti i kësaj kënge është teksti më i përafruar (bashkë me këngën Hyri prilli
shkriu bora) i stilit të këngës himarjote, i “avazit” himarjot. Stili i
“avazit” himarjot, ndonëse mbi tabanin e këngës iso-polifonike shqiptare, është
“revolucioni” muzikor i Neço Mukos dhe shokëve të tij.
-Bisedat e
vajzës me zogjtë dhe gurët, pjesmarja e agjentëve atmosferikë në gjëndjen
shpirtërore dhe si pararendëse e ngjarjeve që do vijnë Erdhi dimri i keq, një mëngjez të zi/U nxi qielli dhe deti gjëmon, bie
shi janë një dëshmi e lashtësisë së konceptimit, lashtësi që shkon para kristianizmit, deri në
antikitet pavarësisht se kënga është shkruar në kohët moderne.
Kjo lashtësi,
dëshmon burimin kohor të këngës, pavarësisht se kur është shkruar ajo dhe në se
e ka shkruar këtë tekst Neço Muko apo ndonjë tjetër.
Botën që
pasqyron kjo këngë ne e gjejmë nëpër legjendat dhe përallat e herëshme
shqiptare.
Është meritë e Neço Mukos që, në një shtrat të
stërlashtë shqiptar, konceptual, me një botë parakristiane shpirtërore, të na
japë një kryekëngë të tillë dhe ca më tepër ta muzikojë në mënyrë që të krijojë
një kryevepër muzikore.
-Vargu dhjetë,
njëmbëdhjetë, katërmbëdhjetë rrokësh është dëshmi tjetër e “përzierjes” së
vargjeve karakteristike të eposit të
kreshnikëve me vargje të epeve dhe baladave himarjote dhe krijimeve popullore
mëvonëshme, kjo e bërë në një mënyrë mjeshtërore, sa që nuk dallohet fare
diferenca e rrokjeve. Këtë funksion “mbulimi” e kryen iso-ja e këngës, melodia.
Është si të ngresh muret e një kalaje, ku gurrët e madhësive të ndryshme lidhen
me njeri tjetrin me llaç (melodik) në mënyrë të pazgjidhëshme. Dhe funksionin e
fortësimit të murit e kryen llaçi dhe jo madhësia e gurrëve.
Kemi theksuar se
kënga himarjote nuk bazohet te rima dhe ritmika tradicionale e vargjeve
por te funksioni, gjatësia dhe forca e
iso-s.
-Kënga “Vajzë e
valëve” është kënga simbol e Himarës, që
e bëri të famshëm edhe vetë grupin e Neço Mukos, qoftë për melodinë e saj,
novacion në këngën iso-polifonike shqiptare, në theksimin e rolit të hedhësit,
e cila është një gjetje brilante e Neço Mukos, gjetje që i dha një fytyrë të
re, të bukur dhe të dhimbëshme shpirtërisht kësaj kënge, sa që me të drejtë u
specifikua si “avazi himarjot”( kënga himarjote) në familjen e këngëve popullore
shqiptare.
-Në një bisedë
me Lefter Çipën , ai këmbngul se emri i kësaj kënge lexohet gabim, duke u
lexuar “Vajzë e Valëve” (valët e detit) duke e trajtuar si vajzë e detit etj.
Ajo duhet lexuar “Vajzë e Valeve”. Valet janë lëndinat malore ku rëndom loznin
e dashuronin vajzat e fshatrave, tek kullosnin bagëtinë. Pra kjo vajzë e
valeve, e lëndinave, kjo bareshë, ka zbritur nga mali në breg të detit, prej
nga u nis në kurbet a në luftë i dashuri i saj, dhe prêt ti kthehet apo ti vijë
, ndonjë lajm a ndonjë letër. Si
vajzë mali që është nuk di not dhe mbytja apo vetëmbytja e saj në det është më
llogjike.
Argumentat e
Lefterit qëndrojnë edhe për vetë faktin se fshatrat e bregdetit të Himarës janë
fshatra të ngritura në male dhe jo në breg të detit, dhe burimi jetës së tyre ka qënë blegtoria e jo detaria.
Të dyja rastet
janë llogjikisht të pranueshme dhe asnjëri prej tyre nuk i ul vlerat këngës,
përkundrazi, variant i Leftër Çipës
zgjeron horizontin letrar të saj.
Por ajo që nuk
është thënë deri më sot është roli i Koço Çakalit në këtë këngë dhe në tërësi
në grupin e Neço Mukos. Koço Çakali nuk është thjeshtë marësi i kësaj kënge apo dhe i këngëve të
tjera. Ai është autori i vijës melodike të këngëve himarjote. Qënia e tij si marrës është një
dëshmi e pranueshmë. Tradicionalisht në këngët popullore, marrësi është edhe
“kompozitori” i këngëve. Dhe Koço Çakali është marës i mbi 80 këngëve.
Fakti që ai
ishte tenor (amator) brilant në disa këngë hymn si Shqipëria, Hymni i Flamurit
etj, dëshmon aftësinë dhe talentin e tij muzikor.
Interpretimi i
suksesshëm i tij në këngët të muzikës së
lehtë, krahas tenorëve dhe sopranove të
famëshme, që ju bashkuan këtij grupi është një dëshmi tjetër e talentit të
këtij mjeshtri të madh të muzikës, aktualisht ende i pa vlerësuar.
Kështu që me të
drejtë grupi mund të quhet “Grupi i Koço Çakalit me udhëheqës artistik Neço
Mukon”. Madje po të shohin foton e
revistës Pif-Paf të janarit të vitit 1928, aty vetë Neço Muko shkruan qysh në kopertinë se…Drejtor është z N.H.Marrioti…duke
publikuar për vehten e tij
rolin organizativ, krahas faktit
që ishte autori i teksteve të këngëve.
Por duke qënë se
këta artistë nuk e kishin mëndjen
për të ndarë “tituj e grada”, por
mendonin vetëm për të ngritur këngë monumentale, edhe ne do ti shohim si
bashkëautorë të këtij monumenti, ndonëse do evidentojmë kontributin e veçantë
dhe të përbashkët të secilit.
Ne do admirojmë
këngët himarjote dhe nuk do krahasojmë se cili yll shkëlqen më shumë në këtë
yllësi.
Por do të theksojmë
edhe faktin se ishte Dhimitër Varfi ai
që e “lëmoi” këtë monument himarjot, ashtu sië lëmohet mermeri i statujave,
duke u bërë më të gjalla, më të ndritëshme edhe detajet më të vogëla.
E parë në këtë
konteks, me të drejtë mund të themi se Dhimitër Varfi dhe grupi i tij, në
përbërjen
e të cilit ishte
dhe Pano Kokaveshi, ishte vazhdimi novator i grupit të Neço Mukos.
Por te kënga
himarjote, për ta shijuar tërësisht atë,
duhet patur parasysh dy element kryesorë të saj. E para është iso-ja e këngës. Kënga
himarjote gjithë bukurinë dhe madhështinë e ka tek iso-ja. Marësi i këngës
himarjote rëndom thotë gjysëm vargu….Vajzë
e valëve…pastaj marësi humbet rolin parësor të tij, sepse pushtetin e mer
iso-ja. Nuk mund të kuptohet kënga himarjote pa ison e saj karakteristike. Vetë
kënga mund të krahasohet me një shqiponjë, por isua është qielli ku
fluturon shqiponja, është deti ku
lundron anieja. Gjithë këngët popullore shqiptare shumëzërëshe kanë iso, por
isoja e këngës himarjote ka specifikën e saj, jo aqë te tonaliteti se sa te
ëmbëlsia. Gjithë dhimbja e shpirtit himarjot është mishëruar te iso-ja e
këngës. Prandaj te kënga himarjote, nëpërmjet iso-s, është shpirti i këngëtarit
që i flet shpirtit të dëgjuesit. Shtoi kësaj faktin që kënga himarjote ka shumë
lot shpirti, atëherë e kupton arsyen pse të gjithë dëgjuesit e kësaj këngë
lotojnë me shpirt dhe duan të futen në vorbullën e iso- së grupit himarjot. Duan të marin me
vehte, qoftë dhe një copëz melodie.
Iso-ja e këngës himarjote luan edhe rolin e
refrenit. Përgjithësisht tekstet e këngëve himarjote nuk kanë refren, në
kuptimin tradicional të tij. Madje shpesh herë këto tekste nuk kanë as rimë
vargjesh, në ndryshim nga kënga labe e cila bazohet te vargjet e rimuara dhe te
refreni. Te kënga himarjote, këto funksione i kryen më së miri vetë iso-ja.
Elementi i dytë
që i duhet kushtuar vëmëndje në këngën himarjote është hedhësi.
Në fakt, roli i
hedhësit ka egzistuar në këngën tonë popullore edhe para Neço Mukos. Por Neço
Muko i dha këtij zëri një rol më vendimtar,
më karakteristik. Figurativisht, roli i hedhësit është si direku kryesor i
anies, në të cilin lidhen të gjitha velat dhe në krye valvitet flamuri.
Dhe direku kryesor , jo vetëm që mban ekuilibrin e anies në lundrim, por duke qënë pikëmbajtësia e velave, përballon
edhe forcën e erës mbi vela, duke ndikuar në rritjen apo ngadalsimin e ecjes së
anies nëpër detin me fortune.
Kur ngrihet zëri i hedhësit të këngës
himarjote edhe zoti ndalet nëpër qiej dhe, nëpërmjet reve hedh sytë në Himarë e
vështron, kush është ky që gjëmon si ai (zoti) vetë. Mos ka ardhur në tokë, në
Himarë ndonjë zot i ri?
Po ku e ka
origjinën ky zë dhe pse ka një natyrë të tillë?
Bazuar te fakti
se kënga iso-polifonike e ka origjinën te vajtimi, hedhësi është personifikimi i rolit të vajtores që
“klith” në grupin e vajtoreve, në çastin kur në odën e mortit hyn ndonjë i
afërm i të ndjerit, që për ndonjë arsye
ka ardhur me vonesë në mort, ose në momentin kur të afërmit e të ndjerit
janë të lodhur nga vajtimi dhe për pasojë, i ulin tonalitet e vajit dhe
ligjërimin do ta nisë një vajtore tjetër. Ky zë vajtimi tërheq vëmëndjen e të
pranishmëve mbi gjëmën që i ka rënë shtëpisë apo mbi faktin se një vajtore
tjetër nisi vajin.
Ky është
argumentimi i egzistencës së këtij zëri në këngën iso-polifonike dhe origjina e
tij nga vajtimi. Por edhe te vajtimi me ligje, ky zë ka ardhur nga kohëra më të
herëshme, nga të qarët me bot, nga gjëma, të qarët me gjëmë, kur gratë shkulin
flokët e çjerrin faqet duke klithur fjalë dhimbjeje për të ndjerin.
Ardhja e këtij
zëri nga gjëma te vajtmi me ligje e më pas te kënga, tregon rrugën e gjatë që
ka përshkruar kënga popullore deri në konsolidimin e saj. Kjo “atavizëm” e
gjëmës në këngën himarjote dëshmon unitetin e elementëve të këngës, por në radhë të parë dëshmon lashtësinë e
vijueshmërinë e etnitetit. Të marësh një zë arkaik nga gjëma dhe vaji dhe ta
shndrosh në një element fin dhe karakteristik të strukturës së këngës, duhet të
jesh një artist i madh. Kënga iso-polifonike në përgjithësi dhe ajo himarjote
në veçanti, dëshmoi se populli ynë është një popull artist dhe Neço Muko, si
bir i tij, ishte një artist i madh, fatkeqësisht i pavlerësuar sa duhet.
Por për këto dy
zëra kemi folur edhe në librin “Shënjtëria e iso-s” dhe “Madhëria e saj-Kënga
iso-polifonike” prandaj nuk po zgjatemi më tepër.
Por lind vërtet
një mendim i beftë pas konstatimit të këtyre fakteve. Duke qënë se kënga ,
qoftë si tekst, qoftë dhe si melodi ka ecur në një shtrat arkaik dhe duke patur parasysh se te kjo
këngë nuk specifikohet shkaku i ikjes së djalit, ushtar apo në kurbet, si mund
të ishte teksti dhe melodia e kësaj kënge psh para njëmijë vjetësh. Që do ishte
në shtratin e linjës së vajtimit, kjo nuk diskutohet, por sipas traditës
shqiptare, ndryshe vajtohej i vdekuri në kurbet dhe ndryshe I vrari në luftë si
nizam i Turqisë apo ushtar i Venedikut. Trasformime të tilla kemi edhe në
rastin e Neço Mukos, te kënga e Urrës së Qabesë, këngë e inçizuar nga grupi
himarjot në Paris, në pllakat PATHE, por teksti dhe melodia e kësaj kënge e
kënduar nga himarjotët është totalisht ndryshe nga teksti dhe melodia e Skraparit. Ideja që
përçon dhe emocioni që shkakton është e së njëjtës natyrë.
Për krahasime
studimore dhe hipotezimi po japim më poshtë këngën “Vajzë e Valëve”, ku për
efekte studimore, nuk bëmë përshtatjen e tekstit me shqipen letrare, por e lamë
siç është kënduar nga grupi.
Vajzë e valëve*
Disku nr
44033 Teksti Neço Muko
Këndojnë; Neço Muko, Koço Çakali, Pano Kokaveshi, Andrea Bala
Vajzë
e valëve, zemra më s’të mban
Dhe
mbi gur nd’anë të detit qan, e zeza qan
Pret
atë që prêt dhe një dhimbje ndjen
Gjithë
bota ven’ e vinë, po ai nuk vjen.
Prandvera
arrin, një mëngjez të qet’
Vijn’
e shkojnë dallëndyshet, vajza u thërret
“Ju
të bukur zogj, tek ju kam një shpres’
Ju
që shkoni det’ e male dua t’u pyes
Një
jetime jam, pa nën’ e baba
Një
që kisha një që doja iku dhe më la
Mos
e patë ju, rron apo nuk rron
Ndonjë
lajm a ndonjë letër, vall’ a më kujton
Shkoi
shumë koh’, vetëm pa njeri
Qante
veten , qante fatin n’atë varfëri
Erdhi
dimri i keq, një mëngjez të zi
U
nxi qielli dhe deti gjëmon, bie shi
N’ëndër
seç e pa djalin në vapor
Sikur
shkoi dhe i hodhi vajzës një kuror’
Letr’
e zezë vjen dhe me të vërtetë
Djali
kishte udhëtuar, pa kthim e përjetë
Thoshte
i mjeri djalë; Vajzë e valëve
Mere
këtë letrë e qajmë , tjetër vënd më prêt
Ah
moj, kjo dynja, një qëndrim nuk mban
Dashuria
jonë shuhet, fati i zi na ndan
Mos
u dëshpëro, ti je vajzë e re
Un’
martohem n’atë jetë, ti martohu atje
Vajzë
e valëve, ti qofsh me shëndet
Mos
kujto jetën e shkuar, por haroje shpejt
“
O i dashur djalë, shkove dhe më le
S’pate
faj as ti as unë, ashtu qe për ne
Ne
u ndam’ këtu o djalë, qielli atje lart
Do
të na bashkoj’, i dashur, pritëm se po vij
Lamtumirë
o gur, mjaft’ më për kaq koh
Vuajtje
edhe ti për mua, po shkoj, më s’të shoh
Haj
dynja dynja nuk ke gjë të drejt
Lamtumirë
o jetë e rreme, merrmë o valë e det.
Nuk mund ta besoja se do të ribashkohesha ndonjëherë me ish të dashurin tim, isha aq i traumatizuar duke qëndruar vetëm pa një trup që të më qëndronte pranë dhe të ishte me mua, por isha aq me fat që një ditë takova këtë magjistar të Dr. Ediomo, pasi i tregova per gjendjen time ai beri cdo gje qe ishte e mundur qe te shihte te dashurin tim te kthehej tek une, ne fakt pasi beri magji ish i dashuri im u kthye tek une me pak se 48 ore, ish i dashuri im u kthye duke me lutur qe nuk do te rikthehej kurre. me ler perseri, 3 muaj me pas u fejuam dhe u martuam, nese edhe ti ke te njejten situate. Ai është shumë i fuqishëm në punët e tij;
ReplyDelete* magji dashurie
* magjitë e tërheqjes
* nëse doni që ish-i juaj të kthehet
* Ndaloni divorcin
*thyej obsesionet
* shëron goditjet në tru dhe të gjitha sëmundjet
* magji mbrojtëse
*infertiliteti dhe problemet e shtatzënisë
* magji llotarie
* magji me fat
Kontaktoni Dr Ediomo në emailin e tij: drediomo77@gmail.com
faleminderit shume zoteri qe ma ktheve ish te dashurin tim emailin e tij: drediomo77@gmail.com ose telefono/whatsapp:+2349132180420
+2348155926512