Pergameni i Artë
Një ide e lindur gjatë
leximit të një studimi të Anton Nik
Berishës.
Nga Timo Mërkuri
1-Leximi i studimit të Anton Nikë
Berishës “Këngë që përligjin pasurinë shpirtërore të shqiptarit dhe botës së
tij”(Qasje këngëve kreshike) botim i “Faik Konica” Prishtinë, 2008, është
një nga ato studime të rralla, aqë shumë
të dëshiruara, sa që kur i gjen, edhe
gjatë leximit ndjen se të rritet zemra “sa shtatë këngë” . Konkluzioni
shkencor i aritur se “Këngët e kreshnikëve”
janë krijime të periudhës së matriarkatit, pra i bie të jenë krijime
parahomerike dhe se janë krijime popullore vetëm shqiptare, të cilat kombet e
tjera i kanë huazuar nga shqiptarët, ngre në një piedestal të ri kombin tonë
dhe pasurinë shpirtërore të tij, dhe për pasojë edhe ne na mbush me një ndjenjë
krenarie sublime , sa që natyrshëm, pasi çfleton faqen e fundit, e shtrëngon
librin në gji dhe ndjen se shpirti klith brenda teje “lumthi unë që jam shqiptar”…
E parë në këtë këndvështrim,
eposi i kreshnikëve mund të shihet si një “Pergamen i Artë”, një pergamen ku, në
pentagramin e vijëzuar në të, është notizuar melodia e këngëve, por edhe se dhe
krahas notave, është shkruar edhe teksti
i këngëve. Por ajo që ka më shumë rëndësi është fakti se, ky tekst, mbart nëpër
vargje historinë e zanafillës, qëndresës dhe triumfit të etnitetit tonë.
Jo vetëm pse ishte i artë ky pergamen,
kërkonin ta përvehtësonin fqinjët tanë veriorë , por edhe për faktin e
egzistencës të këtij teksti dhe domethënies
së dëshmisë së tij të stërlashtë.
Si çdo përvehtësim (vjedhje) edhe
ky kishte nevojë për një parapregatitje. Kështu që u ideua afërsia e kohës së
mbrujtjes dhe lindjes së eposit. Kjo u duhej grabitësve që, në qoftë se nuk do
realizonin përvehtësimin, nëpërmjet zvogëlimit të moshës, do arinin zhvleftësimin
e tij, dhe për pasojë, kombi shqiptar, që kryeveprat e tij letraro-historike i
ka të një moshe të re, edhe për vete është një popull i ri …në këto troje.
Pastaj shtresa myslimanizuese te
emrat do shërbente edhe si kërrabë, me të cilën do tërhiqnin vargjet nga vetja,
si bariu delet, për këmbësh. Shumë të pakta janë emrat shqiptarë në këtë epos.
Muj(s)i, Hal(yll)ili, Ajkuna dhe …i miri
Omer, që qëndrojnë shqipëtarisht nëpër vargjet e këngëve, në një murlan emrash myslimanë, sa
që pyet veten se si e nga erdhën këta persona te ky epos dhe pse nuk ikin
turravrap, përkundër faktit se janë pikërisht ata shtylla veterbrore e vete
eposit.
Por në studimin e tij Anton Nik
Berisha u del
përballë, si vetë Mujsi në mejdan, teorive dhe pretendimeve të fqinjëve tanë
veriorë kur konkludon se,,,”Këngët e kreshnikëve në qënësinë e tyre përligjin
organizimin matriarkal. Pra nëna
udhëheq në familje”.
Dhe këtë konkluzion e mbron
me një sërë argumentash, që përfshin: rolin dhe funksionin e artit gojor
në shprehjen e botkuptimit, kulturës dhe të mjedisit ku dhe kur u krijua së
pari, botkuptim, kulturë dhe mjedis puro shqiptar në epos.
…“Këngët tona kreshnike cilësohen me një botë të veçantë e të pasur
tematike, mitologjike dhe kalorësiake, me një system të përpunuar e të pasur
shprehës poetik, me një shtjellim të
ngritur e të qëndrueshëm, me çka përligjet në mënyrë të pandërmjeme rëndësia
dhe lashtësia e tyre” thotë autori dhe më tejë vazhdon: Këngët tona kreshnike me disa shtresa të
lashta e me disa përbërës të veçantë, shqiptojnë një realitet krejtësisht tjetër
nga ai i periudhës së dyndjeve slave në
Ballkan ose fjala vjen, i ardhjes së osmanllinjve në trojet shqiptare”…
Këngët tona kreshnike shqiptojnë një botë e një stad shoqëror të lashtë,
që e cilëson një organizëm shoqëror të thjeshtë dhe që ishte tipik dhe për shoqërinë
homerike.
Në mbështetje të këtij
konkluzioni, autori citon edhe etnografen Andromaqi Gjergji, e cila thotë se…Nuk është fjala këtu vetëm për ato elementë
të lashtë me bazë mitologjike (si metamorfozat, orët, zanat, bashkëpunimi i
ngushtë i njerëzve me ato krijesa mitologjike, kuaj e zogj, kafshë që
komunikojnë me heronjtë, dëshira për të patur fuqi trupore e jo pushtet e
pasuri (e ca më pak dije..sh.im.) etj, por edhe për ato gjurmë të herëshme në
zhvillimin e familjes që dëshmojnë për mbeturina të lidhjeve në vijëm amtare,
prania e të cilave sigurisht ka një rëndësi të madhe. Ato bëjnë pa dyshim
shtresat më të herëshme që hasen në epikën tonë…
Po
ashtu edhe citimi i Qemal Haxhiademit se…në
këto këngë….nuk ka të dhëna që të shpien qoftë edhe tërthorazi në ndonjë farë
pushteti shtetëror të centralizuar. Në këto këngë nuk bëhet aluzion për
zgjatime kufijsh politikë, për luftra që nënshtrojnë kundërshtarin ose për ti
imponuar atij një ideologji fetare të caktuar… është një gurthemeli me vlerë në ngritjen e një kalaje të tillë studimore.
Në këtë plan konstatimesh,
befasues është edhe konkluzioni i
Prof.Dr. Kazuhiko Yamamato ( cituar nga autori) ku thotë se:…provohet se sistemi i vlerave etike të shoqërisë
homerike është i njëjtë me atë të Kanunit. Nga gjashtë konceptet e Kanunit shqiptar: besës,
nderit, mikut, bukës, gjakut dhe hakmarjes), pesë prej tyre (besa, nderi, miku,
gjaku dhe hakmarja) e cilësojnë epikën homerike. Po
sipas Yamamato.. Botën e epeve homerike e
cilëson patriarkati. …ndërsa botën e ciklit të këngëve të kreshnikëve e cilëson
matriarkati.
Dhe si qershia mbi tortë vjen
konkluzioni se …vargu dhjetërrokësh i
epikës gojore shqiptare nuk mund të trasmetohet dhe të përkthehet në mënyrë
adekuate në gjuhën sërbe (boshnjake e kroate. sh.im) me dhjetërrokëshin përkatës të kësaj epike. …Miçoviçi e përktheu (dhjetërrokëshin
shqiptar) me dymbëdhjetë rrokësh, trembëdhjetë
rrokësh dhe katërmbëdhjetë rrokësh…dhe u shpreh se i është afruar tërësisë
kuptimore të vargut shqiptar…dhe se përkthimi nuk lejon të thuash se është huazuar,
është bartur nga një traditë në tjetrën, pra nuk mund të futët në kategorinë e
bartjes…
2-Pra, e parë nga disa këndvështrime,
argumentohet hershmëria e krijimit të
eposit të kreshnikëve, qysh në periudhën e matriarkatit, si dhe fakti që janë krijime popullore vetëm shqiptare, pavarësisht
faktit të pluhurit mysliman apo sllav që ka hedhur koha mbi supet e tij.
Por ky ep është edhe një dëshmi
indirekte e faktit që kënga jonë popullore buron nga vajtimi. Deri tani mendoja
se, nga vajtimi, buron vetëm shumëzërrëshi
popullor, këngëa iso-polifonike. Por ja që te “Këngët e Kreshnikëve” konstatojmë
burimin nga vajtimi (me ligje dhe me botë) edhe të këngëve që këndohen me lahutë.
Dhe ajo që ka më shumë rëndësi është
fakti se te ky studim, gjejmë argumentimin e lashtësisë, jo të një kënge të
vetme, por të një cikli këngësh, deri në periudhën e largët dhe të mjegulltë të
matriarkatit dhe për pasojë, vjetërsinë e lindjes së këngës sonë popullore dhe
arsyen se pse në këtë këngë kemi edhe
sot elementë arkaikë të riteve mortore , si zëri i hedhësit të kënga himarjote
apo ajo thirje eheej te kënga majëkrahu.
2.1-Nga ky argumentim I
hershmërisë të eposit të kreshnikëve rezultojnë dy sinteza kryesore:
Së pari, shqiptarët kanë qënë
autoktonë në këto troje shumë e shumë shekuj para periudhës së matriarkatit, ndërkohë që popuj të tjerë
endeshin nga një vis në tjetrin për të krijuar ngulimet e tyre.
Së dyti,Në periudhën e
matriarkatit, populli ynë kishte konsoliduar një art gojor të një niveli të
lartë artistic, qoftë si tekst, qoftë dhe si melodi, duke patur në këtë mënyrë
një komunikim dhe një krijim artistic gojor shumë të përparuar për kohën dhe me
vlerë artistike, që u rezistoi shekujve, në ecjen drejt së ardhmes.
2.2 -Në këtë cikël, ku vringëllijnë
shpata e topuzë, klithin burrat e hingëllijnë kuajt, gjaku rrjedh lumë nëpër
vargje, ku lexuesi ecën nëpër to, si në
një va, ku vala i përplas nëpër këmbë
gjymtyrë të coptuara njerëzish e kafshësh, pra nëpër këtë rrëmujë gjëmimtare
lufte, një vajtim nëne e ndal rrugëtimin e diellit drejt perëndimit sa të gjejë varin e të birit. Ky vajtim nëne
i detyron burrat e pamposhtur në sa e sa dylyftime, të ulin kokën, i detyron zogjtë të heshtin nëpër degë,….
3-Është Ajkuna që vajton Omerin e
mirë dhe të vogël.
Por a se din se kush ka ardh’/Qi
nuk çohesh për mu falë/More i miri i nënës-ooo/ Amanet o more bir/Del nji her
ksi burgut t’errët/Fol me nanën qi t’ka rrit/…More Omer i nënës-ooo/A thue
gjogun me ta prue/Del ndonji her për me lodrue/Bjen ndër gurra me u freskue/Kërkon
majet bashk me zana/Se ty vorrin ta rruen nana/More i miri i nënës-ooo…
Zakonisht ky tekst, që përlot këdo
që e lexon apo e dëgjon, quhet “Vajtimi i Ajkunës” ose “Ajkuna kjan ( vajton)
Omerin”, siç e cilësojnë në mbledhjen e tyre At Bernardin Palaj dhe At Donat
Kurti këtë tekst të mbledhur në Curraj të Epër. Në asnjë rast ky tekst nuk emërtohet apo titullohet “këngë”, ndonëse
është kënga e 30 e Eposit Shqiptar të Kreshnikëve dhe këndohet me lahutë, njësoj si gjithë këngët
e tjera të ciklit.
Kjo është vërtet këngë e eposit,
por ka një veçori, që nuk e kanë aq të dallueshme këngët
e tjera.
Po
të studiosh me vëmëndje tekstin, ndjen, kupton dhe dallon faktin që, më shumë se gjysma e tekstit është thjeshtë
një vajtim nëne për të birin e saj të vetëm të vrarë, ndërsa pjesa tjetër është
pasqyrimi në vargje të zymta i rethanave dhe situatave mortore, në të cilin do
dëgjohet vajtimi i Ajkunës. Qysh në vargjet e para…Drita a dalë e dritë s’po ban/Ka dal dielli e nu’ po xe... të
pregatit shpirtërisht për një gjëmë të madhe që do ndodhë. Dhe gjëma nis me mallëkimin e kobshëm…Tu shkimtë drita ty o mori hanë…
Vetëm një nënë e djalit të vetëm
të vrarë, ka aqë fuqi dhe të drejtë morale e shpirtërore ti drejtohet me mallëkim
hënës dhe më tejë. Është si ti tundësh me kërcënim gishtin zotit, për lejimin e
kobit.
Pra kemi të bëjmë me një vajtim nëne,
të cilin rapsodët e mëvonshëm e kanë trasformuar në një këngë të eposit
kreshnik.(Dhe unë do specifikoja…një këngë- diamant për nga bukuria dhe nga
forca). Ky trasformim i vajit në këngë është tepër i zakonëshëm në botën
shqiptare,( ndërsa nuk haste në popuj të tjerë). Te studimi im “Si erdhi kënga
nga vajtimi” dhe “Pse mungon iso-ja te këngët e veriut” botuar te “Shënjtëria e
iso-s”, e kam shpjeguar mekanizmin e trasformimit të vajtimit në këngë dhe për
këtë arsye, nuk po zgjatem në këtë drejtim. Por mund të theksoj se gati të
gjitha vajtimet shndrohen në këngë, (ndërsa nuk kemi asnjë rast që një këngë të
shndrohet në vajtim).
Në botën shqiptare, kënga
popullore e ka origjinën nga vajtimi.
Por gjithmon kam patur idenë se
ky process është kryer në një kohë të mëvonëshme, duke hamendësuar se është
trasformuar në këngë vetëm vajtimi me ligje.
Vajtimi me ligje ka disa rregulla
dhe më kryesorja është se, nëna e djalit nuk lihet asnjëherë të vajtojë vetëm mbi arkivol apo varin e të birit. Ajo
gjithmon shoqërohet nga gra të tjera të afërme të saj, që vajtojnë bashkë me të
dhe të cilat janë pjesmarëse në “asamblin’mortor.
Në pamje të parë duket sikur
Ajkuna vajton vetëm, dhe në këtë mënyrë, është jashtë formatit të vajtimit që
shndrohet në këngë. Por po ta shohësh me vëmëndje edhe Ajkuna nuk vajton vetëm.
Bashkë me të vajtojnë edhe elementët e natyrës…Drita …dritë spo ban, dielli…nuk po
xe, zanat tue lotue, mirë bylbylat djalin po e vajtojnë, kan lan kangën
zogjt e malit, kan xan vend hyjt vajin për me ndie…, ndërsa vargjet e
fundit të kujtojnë motamo veprimet në ritet mortore të sotme, kur gratë e afërme ngrenë nga vari i të birit nënën që
vajton dhe e përcjellin deri në shtëpi…
orët e bjeshkët ma sun e ndijnë/ftyrën lotsh mir po i a shijnë/vetë e bajnë e
çojnë në Jutbinë.
Pra, vajtimi i ka të gjithë
elementët e kolektivitetit për tu trasformuar në këngë. Fakti që ne e hasim si
këngë edhe në kohët e sotme këtë vajtim, është dëshmi e pa kundërshtuesh -me e
procesit trasformues.
4-Por edhe “Vajtimi i Ajkunës” si
pjesë e eposit të këngëve kreshnike i ka të gjithë elementët e një krijimi
bashkëkohor me këngët e tjera të eposit. Pra edhe kjo këngë është product i periudhës së matriarkatit.
Pra, nga studimi i Anton Nik
Berishës dhe nga të dhënat e këngës së mësipërme, konkludojmë se, procesi i
trasformimit të vajtimit në këngë ka nisur (ndoshta duhet thënë është
konsoliduar) qysh në periudhën e matriarkatit.
E pra, krijimet letraro-artistike
të mëvonëshme të antikitetit kanë patur
përpara një përvojë të mrekullueshme, qoftë nga niveli artistik, qoftë nga
teknika e laboratorit krijues e trasformues. Është si të jesh student-skulptor në studion e Mikelanxhelos.
Ke si e çfarë të mësosh.
5-Te ky vajtim Ajkunës nuk shohim elementë të “gjamës së
burrave”, ndonëse shohim elementët e të “qarit me bot” të Ajkunës, i ngjashmën
me të qarin me bot, me logori të grave të Labërisë dhe Bregdetit, dhe kjo
gjëndet te vargjet…Bashkë me hy n’nji
vorr me djal, nji vorr t’ri po kishe cil përbri, gurit t’malit rixha i kishe ba,
të cilat, në vajtimet e sotme, vetkuptohet të artikuluara me një gjuhë e fjalor
dialektik të kohës, shoqërohen me shkulje të flokëve e çjerje të faqeve…dhe
lutja e gjithëkohëshme e nënave, dëshira e të cilave ka krijuar mitin e
ringjalljes… Del nji her ksi burgut t’errët …se ty vorrin ta ruen nana….që shoqërohet
me përkëdheje të dheut të varit, për të përfunduar me një klithmë rrënqethëse
dhe rënie të fikët, që është identike me ritet mortore të sotme.
6- Kundërshtarët e emërtimit
“iso-polifoni” të shumëzërëshit tonë popullor,( duke u shndruar në mënyrë të
pavetëdijëshme në kundërshtarë të lashtësisë së këngës sonë popullore) të qarët
me botë nuk e pranojnë si fillesë të këngës sonë( iso-polifonike), sepse i
ngjaka…ulërimës së ujqërve…(sic), dhe
sepse…polifonia është krijimtari e ndërgjegjëshme artistike (sic).
Dhe për këtë citojnë edhe G.V.Hahn te “Studime shqiptare” Tiranë 2004,
fq 209 ku shkruan ( në vitin 1850)…”Zija
më e madhe është kur burri vdes në moshën më të bukur.Gratë që janë mbledhur
rreth tij lëshojnë një klithmë rrënqethëse, që mund të krahasohet me ulërimën e
ujqërve, por është e përzier edhe me tone të larta e të mprehta…”
Por vetë Hahn, e “korigjon” në
faqen 211 të veprës së mësipërme, ku ai specifikon vajtimin me ligje…vajtimi ndryshon tani, bëhet me vjersha të
cilat i këndon një grua, ndërsa i përcjell korri i grave të tjera…
Hahni pasqyron në fillim momentin
e ardhjes së lajmit të kobit në shtëpi,
ose të vdekjes së njeriut të shtëpisë. Ky lajm natyrshëm pritet me të qara të
forta dhe gjestikulacione arkaike, si shkulja e flokëve, çjerja e faqeve etj, të
cilat më së shumti shërbejnë për të përballuar dhimbjen shpirtërore që ndjehet
nga vdekja e njeriut të shtëpisë. Pastaj, ndoshta brenda ditës dhe sidomos pas
varimit ,mbizotëron vajtimi me ligje, i pasqyruar te pjesa e dytë e Hahn.
Pra, koha është shumë e shkurtër
për diferencime, një, dy apo tre ditë, për një process shumëshekullor.
Por më me rëndësi është fakti se,
si të “qarët me bot” ashtu dhe vajtimi
me ligje, të dy janë aspekte të të njëjtit process, të rritit mortor shqiptar.
Laboratori krijues i popullit nuk matet me…ditë pune..
E “qara me bot”, “gjëma” nuk ka qënë
një …rrëmujë ujqërisht që ulërinin në hënë. Edhe “gjëma” edhe të “qarrët me
bot” kanë patur rregullat e tyre , të sanksionuara madje edhe në Kanunin e Lekë
Dukagjinit pikërisht në dhjetë paragrafe
të këtij Kanuni ( 1235-1245), ku caktoheshin rregullat se si niste gjëma, sa
veta do ishin gjamatarët, sa larg të ndjerit do rinin, pozicionin e tyre gjysëm
rethor para të ndjerit, e deri në gjestet e fazës së katërt, ku burrat uleshin
në gjunjë para të ndjerit dhe përkëdhelnin tokën. (Gjest që e gjejmë edhe te
Ajkuna, por edhe te ritet e sotme mortore nëpër zonat iso-polifonike).
Madje, në zonat jugore, në rastin
e vdekjes së trimave në luftë, e qara me botë bëhej me mbi 40 veta, bashkëluftëtarë
të heroit, të cilët, duke mbajtur në supe vigun apo arkivolin e të vrarit, “këndonin”
të tërë bashkë tekstin heroik të bëmave të të vrarit, tekst që e citonte një i
parë i tyre. Kujtoni përcjelljen mortore të Marko Boçarit dhe jo vetëm të tij..
Nuk kemi shumë nevojë të pyesim
Hahnin për rregullat e vajtimit
shqiptar. Jemi vetë dëshmitarë, sepse këto norma e regulla janë zbatuar nëpër morte në shtëpitë tona. Kemi
parë gjyshet e nënat tona të qajmë me botë, të shkulin flokët e të çjerin faqet
mmbi trupat e djemve të tyre, të godasin kokën mureve të shtëpisë, të ulërijnë
në kupë të qiellit e ti tundin gishtin me kërcënim zotit, për “mosrespektimin e
radhës së vdekjes”, tu bjerë të fikët në mes të vajit, nga dhimbja dhe në
vareza , të përkëdhelin e të puthin dheun që hidhnin mbi arkivol. Dhe ato kanë
qënë vajtime nënash , të shënjta për ne dhe jo …ulërima ujqish. Dhe të nesërmen
këto nëna kanë nisur ligjërimin, me fjalët më të arta që lejonte dhimbja, duke
klithur shpesh herë në mes të ligjërimit nga dhimbja që vetëm ato e dinin si e
mbanin në shpirt.
Por unë dua të theksoj faktin (që
dhe Hahni e pranon dhe citon) se …vajtimi bëhet në grup…, pra është vepër
kolektive. Këtë fakt e ka vënë në dukje edhe Herodoti ku shkruan se…Ilirët bënin vajtim kolektiv për të
vdekurit…
Vajtimi kolektiv ka një regull,
vajton vajtoria e parë me ligje, me një
tekst të paramenduar apo të ngritur aty për aty dhe gratë e tjera e shoqërojnë
me rrënkime vajtimtare.
Laboratori krijues i artit
popullor këtë vajtore e shndroi në marrëse të këngës sonë popullore iso-polifonike dhe rënkimet e grave të
tjera të pranishme, i shndroi në iso.
7-Kur ka ndodhur ky proces i
mrekullueshëm i shndrimit të vajtimit në këngë? Unë mendoj se për të marë një
përgjigje të saktë, duhet të pyesim Ajkunën, kur ju vra i biri? Në cilin
shekull të …matriarkatit.
Dhe të bëjmë llogaritë vetë. Ndoshta një a dy vjett pas vajtimit të Ajkunës
në Lugjet e Verdha, një grua apo burrë, duke shkuar atyre anëve, ka kujtuar
vajtimin e saj, a ndoshta ka parë varin e Omerit dhe vetmëvete ka filluar të
logasë dhimshëm vajtimin.
Logatja është një mërmërimë
melodike, që e këndon më vete e për vete një njeri i vetëm. Metaforikisht ajo
është ura që bashkon brigjet e vajtimit me të këngës. Dhe tre-katër muaj më
pas, një rapsod, në një moment të trishtë, duke kujtuar këtë logatje, befas ja
ka marë këngës, me tekstin e saj: Lum për
ty o i madhi zot/Qi sjem kan
e zoti na ka dhan/Drita a dal e dritë spo ban…
Pra, qysh në epokën e
matriarkatit, populli ynë konsolidoi shndrimin e vajtimit në këngë.
Qysh në atë kohë Ajkunat tona vajtonin,
dhe elementët e natyrës, drurët, era, zogjtë…rënkonin. Pastaj vijuan ti shoqërojnë
me rënkime e vajtime zanat, hyjnitë dhe vetë… zotat.
Prandaj janë të shënjta këngët
tona popullore, se në ato janë dhe rrënkimet e …zotave.
E si mund të hiqet fjala (qoftë
dhe në formën e rënkimit, të iso-s) e zotit nga kënga?
Dhe në qoftë se do ritheksojmë se
jemi pasardhës të pellazgëve …parahënorë…, atëherë duhet të respektojmë faktin
se edhe kënga jonë është po kaqë e vjetër.
Pse ka rëndësi pranimi dhe
mbrojtja e kësaj teorie të origjinës së këngës sonë popullore, duke patur si
fillesë gjëmën, të qarët me botë dhe vijueshmëri të saj, të qarët me ligje.
Jo vetëm që ka rëndësi por është dhe
gurthemeli i identitetit shqiptar dhe lashtësisë të këngës (iso-polifonike dhe
jo vetëm ajo). Kënga jonë popullore, në origjinën e saj, nuk ka lindur si …krijimtari artistike e ndërgjegjëshme…(sic).
Po
të pranonim këtë tezë, atëherë duhet të pranonim se kënga jonë është prodhim
artistik modern, i ndërgjegjshëm, i kohëve të vonëshme, i kohëve moderne,
krahasuar kjo me kohën e lindjes reale të saj. Sepse veprat artistike të ndërgjegjëshme kanë
lindur shumë kohë më von nga koha kur, laboratori krijues i popullit i
shndronte në këngë vajtimet, me të cilat nënat, motrat e baballarët vajtonin bijtë e vëllezërit e
tyre. Ky process nuk ka qënë…krijimtari artistike e ndërgjegjëshme, por ka qënë
veprim intuitive. Kur u konsolidua kënga, shekuj e shekuj më von, përsosja e
saj ( për konkurime nëpër festivale) mund të quhet …krijimtari artistike e ndërgjegjëshme.
8- Dhe për të gjitha këto, lexoni
ju lutem, studimin e Anton Nik Berishës “Këngë që përligjin pasurinë shpirtërore
të shqiptarit dhe botës së tij”(Qasje këngëve kreshike) botim i “Faik Konica”
Prishtinë, 2008 , studim i shkruar me
gërma ari në fletë të qëndisur fije
argjendi, dhe do ti jini edhe ju mirënjohës, ashtu siç i jam edhe unë.
Sarandë, më 25 Shkurt- 6 Mars 2016
Nuk mund ta besoja se do të ribashkohesha ndonjëherë me ish të dashurin tim, isha aq i traumatizuar duke qëndruar vetëm pa një trup që të më qëndronte pranë dhe të ishte me mua, por isha aq me fat që një ditë takova këtë magjistar të Dr. Ediomo, pasi i tregova per gjendjen time ai beri cdo gje qe ishte e mundur qe te shihte te dashurin tim te kthehej tek une, ne fakt pasi beri magji ish i dashuri im u kthye tek une me pak se 48 ore, ish i dashuri im u kthye duke me lutur qe nuk do te rikthehej kurre. me ler perseri, 3 muaj me pas u fejuam dhe u martuam, nese edhe ti ke te njejten situate. Ai është shumë i fuqishëm në punët e tij;
ReplyDelete* magji dashurie
* magjitë e tërheqjes
* nëse doni që ish-i juaj të kthehet
* Ndaloni divorcin
*thyej obsesionet
* shëron goditjet në tru dhe të gjitha sëmundjet
* magji mbrojtëse
*infertiliteti dhe problemet e shtatzënisë
* magji llotarie
* magji me fat
Kontaktoni Dr Ediomo në emailin e tij: drediomo77@gmail.com
faleminderit shume zoteri qe ma ktheve ish te dashurin tim emailin e tij: drediomo77@gmail.com ose telefono/whatsapp:+2349132180420
+2348155926512