Fyelli i Tanës
Sprovë
Nga Timo Merkuri
Të gjithë e dimë historine e përjetësuar në këngën “Fyelli i Tanës”. Kush ka qënë fatlum e ka dëgjuar edhe këngën e saj , duke përjetuar emocione tronditëse si rrallë herë.
Unë kam patur fatin që ta dëgjoj këtë
këngë, dhe jo vetëm në një variant (a). Emocionet që ngjall kjo këngë, kanë
qënë një nga arsyet që botova edhe
një sprovë me titullin “Fyelli i Tanës” te libri im “Vesa mbi
këngë”.
Njohja me varinatin delvinjot të
kësaj kënge më nxiti për këtë shkrim si shtesë dhe plotësim i sprovës së
mësipërme.
1- Historia e kësaj balade është e
koncetruar në tëkstin e këngës, i cili
është si vijon:
Tanë o moj Tanë/Ngrehu dhe zgjo babanë
Hajdutët në stan seç ranë/Mua lidhurë më kanë
Qen
korbec në shtrug e vranë/Dash’ jallush në hell e kanë
Dhënt’ i muar edhe
vane/Tanë moj e zeza Tanë
-Në
variantin e Zagorisë përmënden
disa cilësime për kalin që duhet të marë
babai i Tanës për të zënë hajdutët, por pa ndonjë shpjegim llogjik si ;
Në mart-o kalin e
bardhë/I arin këtu tek janë
Në mart-o kalin e
zi/S’i arin as në shtëpi.
-Në variantin himarjot, vajza quhet
Qeranë në vend të emrit Tanë. Po kështu pas
vargut ..Dhënt’ i muar edhe vanë…vjen
vargu identifikues i vendngjarjes që thotë…Kaptuanë
Llogaranë
Ndryshimi i emrit nga Tanë në Qeranë ( në
variantin himarjot) mendoj se është si
pasojë e aktualizimit të këngës në mjediset himarjote.
Faktikisht emri Qeranë është një emër shumë i
vjetër në zonën e Himarës, i trashëguar nga periudha të herëshme me shpjegim
eemrin e maleve Akrokeraune.
Egziston një variant i shpjegimnit të emrit
Akrokeraune. Shkencërisht kjo shpjegohet
Malet mbi(tejë)Keraune, por
shpjegohet nga populli edhe me dy emra te rinjsh të dashuruar, Akro dhe
Qeranë. Rapsodi popullor, kur vendosi ngjarjen në zonën e Himarës e pa më të
arsyeshme që t’i “himarjotëzonte” edhe emrin heroinës duke i vënë një emër
aktual, të kohës dhe të krahinës. Kjo ka patur si qëllim që ta bënte më të
afrueshme në mjediset himarjote këngën,
por nuk përjashtohet as ndonjë aluzion për ndonjë vajzë reale të zonës në
ndonjë ngjarje të përafërt.
2-Përkundër mendimit të shprehur në
disa raste mbi origjinën sllave të emrit Tanë duke e lidhur me emrin Tatjanë,
shpjegojmë emir Tanë është një emër thjeshtë shqiptar dhe s’ka asgjë të
përbashkët me sllavishten. Emri Tanë vjen nga gegnishtja “tan”, e tëra, e
gjitha, tan pasuria etj. Pra babai e
vlerësonte vajzën me tan (gjithë) pasurinë, botën etj. Ky emër është një
shprehje e civilizimit të popullit tonë, i cili, përkundër kanuneve të
shkruara, ku u mohoej çdo e drejtë civile grave dhe vajzave, bënte me dinjitet
autokritikën e tij, duke quajtur vajzat me emrat më të bukur dhe kuptimplotë. A
nuk thuhet edhe sot: -Kush ka vajza ka gjith
(tan) botën.
3-E parë në këtë këndvështrim, emri
Tanë nuk ka asnjë gjurmë apo burim
krishtërimi. Asnjë përafërsi me emrat
apo simbolet kristiane, si psh
Shën Mëria (b) ose ndonjë emër tjetër kristian..
Ky fakt nuk ka të bëjë me ndonjë
teori ateizmi. Mungesaa e elementëve kristianë te kjo këngë ka të bëjë thjeshtë
me datlindjen e saj, para lindjes së krishtërimit.
Duke parë me vëmëndje tekstin e
këngës, konstatojmë një vjetërsi tepër të herëshme të saj. Kjo dëshmohet nga
fakti se në këngët dhe baladat shqiptare, personazhi kryesor do kalojë patjetër
afër kishës ose simboleve që lidhen me të. Psh Kostandini shkon… në ajodhimë
/se aty e kam shtëpinë,etj. Ky citim i elementëve dhe simboleve kristiane na
jep indirekt edhe datën e lindjes së këtyre këngëve. Në rastin e këngës së
Kostandinit, ajo ka lindur në periudhëm
e konsolidimit të kristianizmit ( në mos i janë shtuar më von këto elementë
dytësorë kësaj kënge, duke i ndryshuar kështu datlindjen, me qëllim që të
krijohej një përqasje artificiale midis kuptimit të besës dhe besimit,
tentativë kjo e dështuar ).
Te kënga e Tanës mungojnë këta
elementë, gjë që do të thotë se kënga daton e një periudhe parakristiane.
4-Sipas variantit që këndohej në zonën e Delvinës, Tana ishte e fejuar me një djalë tjetër, që zakonisht rinte te burimi i Gjin Aleksit
(c) në Rusan të Delvinës. Bariu që i ra fyellit nuk ishte i fejuari por ishte vëllai i Tanës dhe që i kërkonte ndihmë
motrës. Dhe ca më tepër, ai ishte i
vrarë nga hajdutët në kohën që Tana dëgjonte melodinë e fyellit. Kjo vërtetohet
edhe nga vargu …Mua të vrarë më lanë…që
përmban ky variant. Pra kemi një melodi fyelli ardhur nga bota e përtejme.
Komunikimi i njeriut shqiptar me
botën e përtejme është një gjë e zakonëshme
në folkloristikën e herëshme shqiptare. Por kjo deshmon gjithashtu vjetërsinë
së kësaj kënge.
Po ashtu mardhëniet motër-vëlla janë
të shpeshta në këngën shqiptare, dhe sa më e herëshme të jetë periudha e
ngjarjes, aqë më tragjike janë ato. Madje kjo këngë si dhe legjenda e burimit
të Gjin Aleksit kanë në themel të tyre mardhëniet vëlla-motër.
Por le të vijojmë me variantin e
Delvinës.
Tana, kur dëgjoi (apo ju bë sikur
dëgjoi) fyellin, u ngrit nga krevati dhe, duke qënë se babi nuk ishte në shtëpi,
nxiton për te shtëpia e të fejuarit për të kërkuar ndihmë. Për fat të keq edhe
i fejuari nuk ishte në shtëpi atë natë. Ai kishte shkruar tre male larg për të
gjetur dyll blete zogë, për të prodhuar kremin e Helenës (ç), alifinë, për të
fejuarën e tij, Tanën.
Atëherë Tana “u bë erë”(d) në shpinë të kalit për të
aritur të gjallë vëllain. Mali
ku rendte kali ishte shkëmbor. Patkonjtë e kalit, duke goditur mbi strallin e
shkëmbinjve lëshonin shkrepëtima, nga të
cilat u ndez zjarri dhe u dogj mali.
Kur Tana mbriti te stani gjeti të
vëllain të vrarë dhe bagëtitë të grabitura. Legjenda nuk thotë se çfarë bëri
Tana apo babi i saj me vëllain dhe me hajdutët, por e tregon Tanën me të
fejuarin duke përshkruar edhe njëherë rrugën
që bëri Tana me kal për të mbritur në stan, te vëllai i saj.
Duke ecur rrugës sheh se në vendin ku kishte shkelur patkoi i kalit,
në rendjen e saj drejt të vëllait, pas zjarrit, kishin mbirë trëndafila (e).
Ata trëndafila që quhen “Lulja e zjarrit” dhe që shpesh quhen edhe “Trëndafilat
e Tanës”(ë).
5-Kënga që në pamje të parë duket që
është shumë e vjetër.
Këtë e tregon faktin se në vargjet e saj nuk ka asnjë
gjurmë të egzistencës së shtetit dhe institucioneve të tij, qoftë edhe në
gjëndjen fillestare. Kemi egzistencën e një familjeje, mardhënie familjare në
luftë për egzistencë kundër bandave të grabitësve dhe jo të armiqve pushtues
etj etj.
Interesant është fakti se te kjo
këngë nuk kemi as mardhenie fisnore të cituara, por mjaftohemi me mardhëniet
familjare.
6-Kënga është një melodi fyelli.
Kënga ka lindur si melodi fyelli.
Kemi komunikim me melodi (fyelli) dhe jo me tekst, jo me fjalë, gjë që e dëshmon datlindjen e kësaj kënge
shumë herët, në periudhën parailire.
Barinjtë e kanë gjë të zakonëshme të bisedojnë
dhe komunikojnë me njëri tjetrin apo me
dikë tjetër me tinguj fyelli apo
dyjareje dhe të mos e ndjejnë mungesën e fjalëve.
Barinjtë
tanë edhe sot e kanë të zakonëshme që ta kalojnë ditën në shoqërinë e tingujve
të fyellit dhe nëpërmjet tij të shprehin ndjenjat e tyre, qofshin ato brenga e
derte apo dhe dashurie e malli.
Ta dëgjosh një bari kur i bie fyellit ’’ më të qarë’’ mund
ta pyesësh pa gabuar se për kë vajton. Dhe mos u habit po të përmëndi ndonjë
emër njeriu të vdekur dikur diku.
6.1-Kjo është melodi me fyell. Dimë që fyelli
ka qënë vegla muzikore e barinjve tanë, pjesë e pamungueshme e inventarit
personal dhe familjar. Mjafton të kujtojmë Panin e Madh me fyellin, apo dyjaren
e tij të famëshme .
Nuk mund të kuptohej një bari shqiptar pa fyell, culë apo dyjare. Nuk
mund të kuptoje një shtëpi në Labëri e Bregdet pa një vegël të tillë.
Ai, fyelli, qe shoku e miku i bariut, miku të
cilit i tregoheshin gjithë të fshehtat e
shpirtit.
Pra është normale që me këtë mik të vetëm të jetës baritore të ngrihej një këngë si kjo.
Nuk është hera e parë që vajtohet me fyellin e
bariut. Por është një nga rastet e shumta që vajtimi me fyell është kaqë i
përsosur artistikisht.
Prania e fyellit si elementi bazë i kësaj
balade, na jep të drejtën që të
hulumtojmë në hershmëri për datlindjen e
kësaj kënge.. Sepse për autorësinë shqiptare askush nuk ka rezerva.
6.2-E parë nga melodia, kjo këngë
është një vajtim, një vajtim melodik dhe
jo me ligje.
Tipi vajtimtar i këngës, që buron nga melodia vajtimtare e
fyellit është një element tjetër që dëshmon vjetërsinë e këngës. Madje kjo
melodi është me shumë një vajtim i kënduar se sa një këngë me origjinë vajtimi. Kjo lloj melodie flet
për periudhën kur vajtimi nuk ishte
shndruar akoma plotësisht në këngë, madje
pa kaluar as fazën e logatjes. Mund të themi se është produkt i kësaj
faze. Pra, të kuptohemi, po flasim për vepra artistike të herëshme të popullit shqiptar. Në atë hershmëri ku
përfshihen “Eposi i Kreshnikëve”, shtrati i këngës “Vajz e valeve”, “Fyelli i Tanës” dhe disa këngë të
tjera të cilësuara të folkloristikës shqiptare.
Fakti i mësipërm na jep gjithashtu edhe një
element datlindjeje të këngës, kohën kur komunikohej mes njerëzve me melodi dhe jo me fjalë. Le
të kujtojmë që për këtë fakt diçka ka
thënë edhe Darvini.
6.3- Përvoja na ka treguar se jeton
më gjatë melodia e vajtimit se sa melodia e
gëzueshme.
6.4- Melodia ishte shumë e bukur, por melodia
si melodi nuk mund të jetonte gjatë. S’kishte inçizime e regjistrime muzikore. Duhej gjetur mënyra si
ta ruante jetëgjatësinë e kësaj melodie. Dhe mënyra u gjet thjeshtë dhe
bukur, ju krijua një tekst kënge, një tekst kënge nga jeta baritore, nga ajo
jetë që e njihnin më së miri.
Dhe ky tekst shoqëroi këtë melodi. Krejt e
kundërta e asaj që duhej të ndodhte realisht, të krijohej teksti dhe pastaj
melodia. Ose njëkohësisht të dyja. Fakti
i egzistencës së disa motërzimeve në tëkst me melodi të njëjtë ose gati
të njëjtë e dëshmon këtë fakt. Gjithashtu, fakti i disa ndryshimeve cilësore në
tekste dëshmon faktin që teksti është i prodhuar më von se melodia.
Realisht teksti ( në të gjitha motërzimet e
tij) ka gjithë elementët e duhur për të qënë tekst i bukur për një këngë vajtimi. Kemi një bari
me bagëtinë e tij të zënë robër nga një grup hajdutë. E çmund të qe më e rëndë
për një familje barinjsh sesa grabitja e gjithë tufës së bagëtisë. Kjo familje
ishte e destinuar të vdiste, të shuhej.
6.5-A mund të ndodhë kjo.Unë them se po dhe po
ju jap një rast tjetër nga bota e artit.. A e kini pasë statujën e Hyjneshës së
Butrintit, Deas. E pra , te kjo statuje, trupi, shtati është gdhendur shumë
vjet përpara se të gdhendej koka. Pra kishim një trup, një shtat njeriu, në
rastin konkret thuhet se ishte Apolloni, te cilit i duhej një kokë sepse
gdhendësi, skulptori i parë kishte vdekur a qe vrarë. Atëherë, mjeshtrat e
kohës gdhënden kokën e famëshme të Deas dhe ja vendosën shtatores së Apollonit
duke na dhënë se bashku një kryevepër. Tjetër gjë se ne jemi mësuar të shohim
vetëm kokën e Deas dhe pak veta dinë se kjo kokë ka patur një shtat të
mermerte. Bile jo vetëm në këtë rast. Statujat e lashta gdhendeshin në këtë
mënyrë, koka veç e shtati veç dhe me pas bashkoheshin në nje trup. Kureshtarët
le ti shohin me vëmëndje statujat e mermerta të antikitetit dhe kanë për të
gjetur vijën e bashkimit të kokës me trupin.
7.-Por te kjo këngë kemi edhe një tufë me ‘’hajdutë’’. Do apo nuk do ti,
këtu përjetëso- het edhe hajduti, ngrihet në art edhe hajdutëria, vjedhja,
pavarësisht se këtu ngrihet në sensin negativ. Por ndonëse hajdutë, nuk harohet
që të paraqitet ana njerëzore e këtyre hajdutëve. Ata e lënë bariun t’i bjerë
fyellit për herë të fundit. Në realitet, asnjë hajdut i vërtetë nuk do bënte
një tolerim të tillë kaqë të rezikshëm .
Sepse ata qenë vetë fshatarë dhe fyelltarë dhe në mos gjithë mesazhin, kuptimin
e tij nuk e kishin të vështirë për ta lexuar. Kjo dëshmon atë që cituam më sipër, që e para ka qënë
melodia dhe më pas teksti, Tana dhe subjekti
rozë.
Ne e kishim fjalën që përmënden dhe hajdutët në
këngë, pra lartësohen në artin gojor të popullit.E po këngë me hajdutë dhe për
hajdutë ka me shumicë në Shqipërinë e Jugut. Bile bile edhe komitët quheshin
thjeshtë e shkurt ‘’hajdutë’’. Jo me përbuzje, por me nderim. Mos doni t’ju
kujtoj psh Shemo ‘’Hajdutin’’ e Manalatit të Gjirokastrës i cili gjithë sa
grabiste ndër të pasur, i përdorte për të martuar vajzat e të varfërve dhe të vejushave. Pastaj, ka
patur një kod të pashkruar në Labëri, po të mos ishe i zoti të vidhje, nuk të
jipte njeri nuse.
8-E parë në këtë këndvështrim, kënga “Fyelli i
Tanës” është një nga kolonat e para autentike të folkloristikës shqiptare.
Sa shumë që flet e dëshmon kjo këngë e vogël.
E vogël vërtet, por e bukur dhe e forte, si diamanti.
a-Sipas Prof. Q. Haxhiademi kjo baladë njihet
në 61 variante.
b- Është interesante fakti që
në gjithë hapësirën shqiptare emri i nënës së Jezu Krishtit shqiptohet me
apelativin “shën” dhe “Mëria” përkundër
shqiptimit latin “Santa Maria”
apo ortodoks grek “Ajo Maria”. Hipotezohet se
emri “Mëria” pas apelativit “shën” ka origjinë nga fjala ‘mëri”, inat,
zemërim dhe që buron nga fakti i një zemërimi të vajzës Maria me të fejuarin e
saj Jozefin. Maria u zemërua me Jozefin pas një kërkese të këtij të fundit dhe
nuk i foli për disa kohë. Atëherë Jozefi e quajti atë “Mëri” në kuptimin “zemërake”,
që do të thotë “vajzë që mban mëri, inat”. Ky “zemërim” i vajzës Maria u vlerësua
si një virtut në botën kristiane dhe përqasja e emrit Maria
me fjalën “Mëria” solli një riemërim
fetar të vajzës që do bëhej nëna e Jezu Krishtit.
b.1-Ndërsa në lidhje me
apelativin “shën” që shkruhet gjithmon para emrit të shëntorëve hipotezohet
origjina nga fjala “shënj-im” dhe që do
të thotë njeri i shënjuar, i bërë me shënjë, i zgjedhur nga zoti. Pra zoti, ata
njerëz që zgjidhte për përjetësim, i bënte me një shënjë (si shënjë bojë në
trup që u bëhej skllevërve në treg) dhe ata quheshin të shënjuar, të bërë me shënjë.
a.2-Apelativi “Santa” është
latinizimi i apelativit “shën”. Hipotezohet se edhe apelativi “ajo” i ortodoksisë
greke ka kuptimin e një shënjimi shënjtërues të të zgjedhurve nga zoti, si psh
“Ajo Maria”.
c-…burimi i Gjin Aleksit.-
Vend në fshatin Rusan të Delvinës, pranë të cilit është ngritur një kishë reth vitit 1200 e cila u shndrua në xhami reth vitit 1560.
Thuhet se e ka ndërtuar një person i
quajtur Gjin Aleksi në shënjë nderimi
fetar. Por egziston një legjënde për këtë burim dhe për objektet e
ngritura praën tij dhe konkretisht: Dy vëllezër, Gjini dhe Aleksi dhe motra e
tyre e kishin shtëpinë pranë burimit të Rusanit. Gjini shkoi në luftë diku
larg, ku u plagos, ndaj nuk u kthye me shokët në vendin e tij. Vonesa e
shërimit të plagëve që kushtëzoi vonësën në kthimin e tij në shtëpi I dha udhë
legjendës së vdekjes së tij pas plagëve. Por ja që një ditë te burimi afrohet
një burrë, i cili sheh një vajzë të
bukur që po mbushte ujë. I kërkoi ujë për të pirë dhe pasi ajo i dha,
normalisht e falnderoi dhe i bëri disa koplimenta për bukurinë . Vajza pranoi
bisedën pa e ditur se personi që kishte përpara ishte Gjini, vëllai i saj. Por
edhe Gjini nuk e dinte se po bisedonte me motrën, pasi e kishte lënë të vogël
kur kishte ikur nga shtëpia. Në këtë kohë Aleksi po vinte te burimi që të
shihte se pse po vonohej motra dhe kur e pa që ajo po bisedonte me një burrë të
panjohur, mendoi më të keqen. Nxori shpatën dhe ju sul ta vriste të huajin pa
bërë pyetje. Në dylyftim u vranë të dy vëllëzërit, pa e ditur se kush ishin. Kur u vranë ata, rreth burimit
shpërthyen disa flakadanë nga toka të cilët qëndruan ndezur disa ditë resht. U
mblodhën njerëzit pranë të vrarëve, ku pas një hetimi të shkurtër u gjetën në
gjoks nga një gjysëm medalioni, bashkimi i të cilave krijonte një medalion të
plotë. Atëherë morën vesh që ishin vrarë dy vëllezër. Fontanat e zjarrit që shpërthyen
praën burimit nuk i lidhën me faktin që zona përeth është gazmbajtëse, por e
quajtën një shënjë perëndie. Kështu që pranë burimit ndërtuan një tempull me
emrin e të dy vëllezërve, ku luteshin dhe blatonin dhurata. Mbi këtë tempull
pagan u ndërtua kisha e Gjin Aleksit në vitin 1200. Në vitin 1560 kisha u
shndrua në xhami dhe trashëgoi emrin e dy vëllezërve. Në viti 1967 pranë
burimit u bënë shpërthime me dinamit për krijimin e qëndrave mbrojtëse në kuadër
të fortifikimit të vendit dhe burimi devijoi nëpër damarët e nëndheshëm.
ç- kremin e Helenës… një krem
kozmetik që ruante freskinë e fytyrës së vajzave dhe grave dhe eleminonte rrudhosjen e lëkurës, infeksionet apo shënjat e padëshiruara në
fytyrë. Krijohej nga bashkimi në propocione të caktuara i vajit të ullirit me
dyll blete zogë me ujë shiu dhe “një pluhuri të bardhë”. E ka përdorur e para Helena e Trojës. E ka përdorur
edhe gruaja e Pirros së Epirit, prandaj edhe Pirrua nuk e ndau kur u martua për
herë të dytë. Gjithashtu e ka përdorur edhe Teuta. Në popull quhet “alifi”.
Duhet të theksojmë se ndërsa gratë
egjyptiane përdornin vajrat për lyerje të trupit gratë shqiptare përdornin
kremërat që kishin efikasitet të lartë.
d-…u bë erë… nuk ka
kuptimin që …eci shpejt si era, por që u
shndrua në erë, për të ecur akoma më shpejt. Shndrimi i njeriut në erë kur rend
për të mbritur diku, për të çuar një lajm, për të mbajtur një amanet është një fenomen që haset shpesh në
folkloristikën shqiptare. Le të kujtojme Kostandinin kur rend për te Doruntina.
Era është pjesmarëse në
aksionin dhe jetën shqiptare. Ajo ndalon kur duhet të dëgjohet një lajm apo
kumt (legjenda e vdekjes së Panit kumtuar në Butrint, Ajkuna qan Omerin etj),
sjell fjalë (ndonjë fjalë a ndonjë letër). Zeusi pëshpërit me fëshfërimën (erën)
e lisave në Pilur etj. Ky koncept ndoshta ka përqasje me emrin e perëndeshës
Hera, gruas së Zeuzit në Olimp.
e- …lulja e zjarrit është një
lloj trëndafili i egër që mbin gjithmon pas dhe në vendet e rënies së zjarrit.
Quhet edhe Trëndafili i Tanës. Është shumë i përhapur në Shqipërinë e Jugut, në
Kretë dhe në disa vende të Ballkanit, kryesisht në terrene malore.
ë- Interesant është
fakti se në të gjitha variantet, shpjegimet e ndryshme jipen në prozë, në formën
e një komenti dhe nuk janë pjesë e këngës. Kjo nënkupton se këto shpjegime apo
komente janë të mëvonëshme.
Nuk mund ta besoja se do të ribashkohesha ndonjëherë me ish të dashurin tim, isha aq i traumatizuar duke qëndruar vetëm pa një trup që të më qëndronte pranë dhe të ishte me mua, por isha aq me fat që një ditë takova këtë magjistar të Dr. Ediomo, pasi i tregova per gjendjen time ai beri cdo gje qe ishte e mundur qe te shihte te dashurin tim te kthehej tek une, ne fakt pasi beri magji ish i dashuri im u kthye tek une me pak se 48 ore, ish i dashuri im u kthye duke me lutur qe nuk do te rikthehej kurre. me ler perseri, 3 muaj me pas u fejuam dhe u martuam, nese edhe ti ke te njejten situate. Ai është shumë i fuqishëm në punët e tij;
ReplyDelete* magji dashurie
* magjitë e tërheqjes
* nëse doni që ish-i juaj të kthehet
* Ndaloni divorcin
*thyej obsesionet
* shëron goditjet në tru dhe të gjitha sëmundjet
* magji mbrojtëse
*infertiliteti dhe problemet e shtatzënisë
* magji llotarie
* magji me fat
Kontaktoni Dr Ediomo në emailin e tij: drediomo77@gmail.com
faleminderit shume zoteri qe ma ktheve ish te dashurin tim emailin e tij: drediomo77@gmail.com ose telefono/whatsapp:+2349132180420
+2348155926512