Poezia e dhimbjes qytetare
Nga Qazim Shemaj
Poezia të josh si harku i ylberit: ja sa ta arij atje, ja sa
ta kaloj këtu, por asnjëherë nuk mundesh ta kapërcesh.
Shumica e njerëzve joshen në rini, por ka nga ata që rendin gjatë gjithë jetës pas saj: gënjehen,
lumturohen, zhgënjehen dhe s’i humbasin shpresat. Ka një kategori njerëzish që
e pandehin të lehtë dhe kujtohen të meren me poezi pasi dalin në pension, pasi
kanë mbaruar punët më të ngutëshme sipas tyre.
Këtyre njerëzve duhet tu kujtojmë se poezia nuk është e
lehte, nuk është punë invalidësh, sakatësh apo klanesh, përkundrazi është e vështirë
si gjithë gjërat e vështira si lufta, si liria, si fjala njeri…
Të mbetesh njeri kur njeriun e sulmon hipokrizia, varfëria,
korupsioni, mëkati, prostitucioni, droga…nuk është e lehtë. Po
kaqë të vështirë e ka dhe ajo, më njerëzorja dhe e bukura, poezia. Ajo sulmohet
nga grafomanë, mediokër, delirantë, nga propaganda e keqe, nga fjalomania, nga
klanet etj,
Botohen shumë libra me vargje, botohen shumë vargje nëpër
gazeta. Ka krijime të mira, të dobëta dhe antipoezi, pa kurrëfare vlere.
Unë besoj me bindje të thellë se poezia e vërtetë shpreh karakterin e poetit, botën e tij, ka
fytyrën e të zotë. Ndoshta poetët nëpërmjet unit lirik kanë më shumë se kushdo
privilegjin për të shprehur identitetin e tyre. Kështu që edhe pa i njohur drej
per drejt, poezia e tyre na tregon shumë për ta.
Para pak kohësh lexova vëllimin
poetik “Loti i detit” të poetit Timo Mërkuri, botim i “Neraida”. Një libër
modest, që nuk dua të fyej modestinë dhe natyrshmërinë e tij me fjalë të fryra
dhe superlative, siç është bërë zakon të shkruajnë jo rrallë për njeri tjetrin
delirantët dhe të patalentuarit. Një libër i vogël me 61 faqe, por me botë të
pasur. Më vjen natyrshëm të heq një paralele të mendimit tim me një poezi të
autorit: “Në atë trup të vogël Aristidh,
ku e kishe gjithë atë zemër”.
“Timo Mërkuri rron me poezinë si guri me durimin. Esencial në
prezantimin e detajit poetik deri në thelbin e fjalës” shkruan në parathënie të
librit poeti i mirënjohur Niko Kacalidha.
Poezia e Timo Mërkurit është poezi me nerv, me dhimbje, me
shpirt. Një nga mjetet e tij stilistikore të përdorura më me sukses në vëllim është
personifikimi, shpirtëzimi i sendeve, objekteve, dukurive. “Heshtja pi duhan në
dhomën e pritjes, vjeshta përdhunohet e hutohet si gjimnaziste, të dielat e
marsit shkojnë rrugëve të qytetit veshur me të zeza”…
Dhimbja e poetit Timo Mërkuri është njerëzore, e sinqertë,
qytetare. Atij i dhimset sofra e varfër e Atdheut me një fetë bukë, lyer me dritë hëne, fushat e
Vurgut që s’u pluguan, kujtimi i të vëllait, fshati i refugjatëve ku këngët
lindin si fëmijë të vdekur dhe s’ka kush ti varrosë, atij i dhimbet Otrantoja
me dallgët si duar fëmijësh dhe grash, varrezat e qytetit që po zgjerohen, mëmë
Kania që i ka vënë çdo trëndafili nga një emër nipi dhe mbese, atij i dhimbset
hëna, hëna e Atdheut, që largohet mbi dallgë dhe ai trëmbet mos hëna bëhet
prostitutë.
“Vajzë e bukur, që si
pulëbardhë
a si ëndër Afërdite
Dola apo do zhytesh në
thellësitë e detit
Kam ndrojtje të të
afrohem
Lumturohem duke të parë
Po kur shoh për ku je nisur
më
vjen të ulërij”
(Një vajzë po hipën në target” fq 25)
Në dhimbjen e tij nuk ka asgjë të shtirur, asgjë për modë,
asgjë meskine. Ai nuk vë kuje pse s’ka një veturë, pse s’ka një lokal apo pse
nuk i shkon mirë biznesi. Në dhimbjen e tij ka dinjitet, s’ka të çjerra e të bërtitura.
“Heshtja pi duhan në dhomën e pritjes”.
“Ditë e zakonëshme.
Bisedat
si lumenj derdhen në
digën e dhimbjes
e në sytë tanë
vezullon trishtimi.
Kemi haruar të qeshim.
Mbrëmjeve
teksa rimë në boshësi
dhe heshtje
shohim se si yjet poi
kin drejt mërgimit.
Vallë asnjë yll s’do
ndrijë mbi qytet
dhe asnjë djalë s’do fërshëllejë
në rrugicë?”
(“Ditë e zakonëshme”
fq 15)
Imtësitë poetike janë të gjetura, me forcë përgjithësuese, të
përdorura me masë, pa teprime.
“E vrava armikun tim.
Tani
nëna e tij, veshur me
të zeza, po qan me ligje.
Po pse kaq shumë i ngjan nënës sime?”
(Vrasje, fq 39)
“S’e kuptuam kur erdhi
vjeshta.
Veç kur pamë
gjethet e rëna, si copëra
fustani
grisur më dhunë
dhe bajamen e vogël që
dridhej në erë
si një vajzë e përdhunuar.
Atëherë vumë re
se gjimnazistet
shkonin
rrugës
të menduara”.
(Vjeshta e përdhunuar” fq 21)
Poeti e respekton nddjenjën dhe fjalën e vet, nuk e shpërdoron.
Kjo i ka siguruar autorit një lakonizëm të admirueshëm që duhet ta ketë
parasysh çdo krijues i ri (apo i vjetër) që bëhet merak se sa kilogram libra
duhet të botojë në vit.
Poezia s’korret me draapër, as mbushet me lopatë, ajo ëhtë e
shtrenjtë si loti, si ujët e pakët, e rrallë si gurët e çmuar, e beftë si
manushaqe.
Është meritë në radhë të parë e autorit të këtij libri, që
na ka dhënë krijime të bukura, të ndjera, lakonike, por edhe të redaktorit Niko
Kacalidha, që ka punuar me respect dhe dashuri mbi një libër me vlerë.
Kjo besoj se vlen për çdo redaktor serioz.
Respekti për punën e një krijuesi nuk shprehet me fjalët e
fryra në parathënie, siç ndodh shpesh në disa libra të rinj, por me përkushtim
për të zgjedhur vlerat e vërteta.
I urojmë poetit Timo Mërkuri pasuri detajesh e motivesh,
besnikëri ndaj natyrës së vet poetike.
Gazeta “Drita” më 24 Tetor 2004.
Nuk mund ta besoja se do të ribashkohesha ndonjëherë me ish të dashurin tim, isha aq i traumatizuar duke qëndruar vetëm pa një trup që të më qëndronte pranë dhe të ishte me mua, por isha aq me fat që një ditë takova këtë magjistar të Dr. Ediomo, pasi i tregova per gjendjen time ai beri cdo gje qe ishte e mundur qe te shihte te dashurin tim te kthehej tek une, ne fakt pasi beri magji ish i dashuri im u kthye tek une me pak se 48 ore, ish i dashuri im u kthye duke me lutur qe nuk do te rikthehej kurre. me ler perseri, 3 muaj me pas u fejuam dhe u martuam, nese edhe ti ke te njejten situate. Ai është shumë i fuqishëm në punët e tij;
ReplyDelete* magji dashurie
* magjitë e tërheqjes
* nëse doni që ish-i juaj të kthehet
* Ndaloni divorcin
*thyej obsesionet
* shëron goditjet në tru dhe të gjitha sëmundjet
* magji mbrojtëse
*infertiliteti dhe problemet e shtatzënisë
* magji llotarie
* magji me fat
Kontaktoni Dr Ediomo në emailin e tij: drediomo77@gmail.com
faleminderit shume zoteri qe ma ktheve ish te dashurin tim emailin e tij: drediomo77@gmail.com ose telefono/whatsapp:+2349132180420
+2348155926512