Kostandini nuk hyri në ajodhimë…
Sprovë
Nga Timo Mërkuri
Balada
Kostandini dhe Doruntina është një ndër baladat shqiptare më magjepëse, sa që
edhe me një lexim të shpejtë të mbeten në mëndje vargjet tronditëse të
udhëtimit të vëllait të vdekur me motrën mbi të njëjtin kal dhe dialogët e
tyre. Madje i parafytyron mbi kalin e
zi, me shalë të zezë dhe frerin e argjendtë, me flokët e përbaltura dhe të
lagështa të Kostandinit që era ja shpupuris Doruntinës në fytyrë.
Është ky momenti
kur Doruntina nuhati që flokët e të
vëllait qenë të përziera me baltë dhe nga trupi i vinte një erë e rëndë vdekjeje. Shtoi kësaj edhe faktin që pak më
parë kishte ndjerë se dora e të vëllait ishte tepër e ftohtë, përkundër
moshës së tij të re, ardhjen e
rij të beftë në sheshin e fshatit ku qe martuar, insistimin e tij dhe
nisjen e menjëherëshme për rrugë, “sikundër je”, këngën e zogjve për “një zogëz bishtëbardhë/” që shkonin
bashkë…“I vdekuri me të gjallë”, pra
të gjitha këto ishin si shumë arsye për ti bërë vëllait pyetjet me një
shqetësim të brendshëm. Por gëzimi i vizitës të shumëdëshiru- ar te nëna plakë
nuk e la të thellohej shumë te përgjigjet dykuptimëshe të vëllait.
Ashtu si edhe
ne, magjia që shpërndan kjo baladë nuk na la të shohim se mbi të ka rënë
diçka më shumë se pluhuri i shekujve. Por ne le të hyjmë brenda baladës dhe jo ta
sodisim nga “dritarja” poetike.
1-Balada fillon
me vajtimin e nënës plakë të cilën “një
stihi” i helmoi “nëntë djem e nëntë nuse/ të nënta me djep në duar” duke i
shkaktuar gjëmën më të madhe për një familje; “nëntë djepe ç’mi përmbyse/nëntë kala mi gremise/ nëntë dyfeqe mi
shite”. Më
saktë ajo shtëpi duhej të mbyllej. Por ja që
nëna plakë kujton se Kostandini, djali i vogël i paskësh premtuar se do ti sillte
kurdoherë që të kishte nevojë motrën Doruntinë, e martuar “shtatë male kaptuar”.
Kostandini nuk ja solli motrën edhe pas gjëmës që e gjeti shtëpinë e
saj, prandaj ajo pasi i përmënd besën e pambajtur, “besa jote ndënë dhe” e mallëkon
të birin“Kostandin të ardhtë
gjëma”.
Mallëkim
i çuditshëm ky për një të vdekur. Ç’gjëmë mund ti vinte të vdekurit nga bota e
të gjallëve?
Ky varg vërtet
të rrënqeth shtatin dhe nuk të lë të shikosh më tejë. Sepse është një mallëkim
nëne, i një nënë me shpirt të tharë nga lotët që ka derdhur. Mallëkimi i këtyre
nënave ka forcën e fjalës së zotit. Të gjen kudo që të jesh, në këtë botë apo
në botën tjetër.
1.1-Dhe të
mendosh se ky mallëkim gjëmëmadh i adresohet birit të saj më të vogël, kjo e
bën më të lemerishëm mallëkimin. Djalit më të vogël normalisht i rezervohen
fjalët më të ëmbla, përkëdhelitë më të shumta, i falen më lehtë gabimet e
fajet. Ai rrallë qortohet dhe asnjëhe -rë nuk mallëkohet. Dhe sidomos nga nëna…
1.2-Por ka dhe
një element që duhet patur parasysh. Krishtërimi nuk e pranon mallëkimin Jezu
Krishti edhe në kryq nuk mallëkoi shkaktarët e vuajtjeve të tij, përkundrazi ka
mbetur fjala e famëshme e tij drejtuar zotit, për torturuesit e tij …Fali o atë se s’dinë se ç’bëjnë”.
1.3- Konkludojmë
se mallëkimi ishte një ritual pagan. Duke qënë me një forcë të tillë sa që
trandet dheu dhe ngrihet i vdekuri nga varri, vargu i mallëkimit të nënës na dëshmon kështu indirekt lashtësinë e
baladës edhe në raport me krishtërimin.
1.3.1-Dhe po ti
shtosh kësaj edhe lojën me numërologjinë (Gjashtë
e gjashtë dymbëdhjetë / Doruntina
trembëdhjetë(1), motra me nëntë vëllezër) në funksion të
idesë, atëherë konkludon se të gjithë elementët aktivë të baladës i përkasin
periudhës parailire.
1.4-Duke
analizuar mallëkimin e nënës konkludojmë se balada është e periudhës së institucionalizimit të
familjes. Shkelja e “besës” nga Kostandini do të thoshte kundërshtim i
konsolidimit dhe instutucionalizimit të familjes në shoqërinë e atëherëshme, do
të thoshte shpërbërje e familjes, duke nënkuptuar humbjen e identitetit të familjes...
2-…Nëna është në
qëndër të baladës.. Është ajo që nis
baladën, që vajton ngjarjen, që mallëkon të vdekurin duke shkaktuar ngritjen e
tij nga varri. Dhe në fund është po nëna
që dialogon me të bijën e kthyer në shtëpi nga vëllai i saj i vdekur. Madje
asaj i kërkohet leja për të martuar motrën e vetme dha po asaj i dha besën
Konstandini.
2.1-Babai nuk del gjëkundi në skenë.
Madje as si kujtim e jo vetëm si personazh. Pra kjo familje drejtohej nga nëna.
Që është një familje
e organizuar, kjo duket qysh në fillim të baladës, por që është një familje
matriarkate kjo kuptohet nga zhvillimi i ngjarjeve.
2.2-Ne shohim
vetëm një familje të organizuar, familje që drejtohej nga gruaja , këtu, nëna.
Paraardhësit tanë qysh në hershmëri
kanë krijuar institucionin e familjes,
institucion që ruajti etnitetin tonë nëpër shekuj. Balada i përket periudhës
kur nuk kishte shtet, qoftë dhe në fillesat e tij, prandaj ne nuk shohim gjurmë
të institucioneve të shtetit nëpër vargje. Kjo është një dëshmi indirekte e
lashtësisë së baladës, me datlindje në kohën e matriarkatit.
2.3- Normalisht
që pas këtij konkluzioni të lindë pyetja: Si ka mundësi që në një periudhë të
tillë, me një shoqëri me nivel
intelektual të ulët të jetë krijuar një perlë e tillë, që i ka rezistuar
epokave dhe na emocionon edhe sot me vlerat e saj artistike dhe ideore?
Kjo pyetje ka
një difekt, ajo bëhet nga këndvështrimi ynë intelektual, i kohës sonë dhe i
analizës sonë. Në radhë të parë duhet të kutptojmë se kjo baladë nuk është
krijuar nga një njeri i vetëm në një vit apo
një jetë njeriu. Balada është një
krijim anonim popullor dhe si e tillë, është vepër kolektive. Ajo është vepër e
brezave të tërë njerëzish, jo vepër e një njeriu të vetëm. Çdo brez diçka ka shtuar
dhe diçka ka hequr, ka latuar një varg apo ka gdhëndur një fjalë.
Gjithashtu kjo
baladë nuk është krijuar si një vepër artistike. Ajo ka lindur si një nevojë
komunikimi midis njerëzve, për t’i kumtuar njeri-tjetrit nevojat dhe dëshirat e
tyre dhe si e tillë ajo përmban edhe konceptet e jetës të kohës së lindjes së
saj, jetë e mbushur plot me të gjallë e të vdekur që flasin e lëviznin
bashkarisht.
Tezën e lindjes
në periudhën e cituar të veprave të
tilla e vërteton më së miri edhe
egzistenca e ciklit të Këngëve të Kreshnikëve, datlindja e të cilit daton në
periudhën parahomerike.
2.4-Në qoftë se
do pretendohet për një datlindje më të vonëshme se periudha e matriarkatit, pra
në kohën e patriarkatit, atëherë drejtimin e familjes do ta kishte marë një
mashkull edhe në qoftë se do pretendohej se paskësh vdekur kryefamiljari,
babai. Kjo familje kishte nëntë djem në moshë madhore, të martuar dhe me fëmijë
“në djepe” dhe do ishte normale që
drejtimin e familjes ta kishte një nga
vëllezërit, i cili do organizonte edhe
dasmën e motrës, Doruntinës. Por fakti që leja për martesën e Doruntinës “larg e larg mërguar/ shtatë male kaptuar
” kërkohej nga nëna, fakti që besa ju dha nënës nga Kostandini, më tejë,
mallkimi i nënës tundi varrin dhe ngriti të vdekurin në këmbë” etj etj
dëshmojnë rolin drejtues dhe autoritar të nënës në familje, duke i vënë vulën
datlindjes në kohën matriarkale të baladës..
3-Po atëherë pse
te vargu i parë i baladës datohet fillimi i ngjarjes “Ditën e Pashkës në
drekë”, dhe më poshtë ku thuhet “Ditën e Pashkës së Madhe”. Pse në disa vargje
citohen objekte fetare si kisha , ajodhima?
Në qoftë se
datlindja e baladës është periudha e matriarkatit kujtojmë se Pashkët, si rite
fetare i përkasin krishtërimit,
institucionalizimi i të cilit daton në vitet 300. Është i vërtetë fakti
që populli shqiptar e pranoi krishtërimin ndër të parët në Ballkan, madje
qysh në udhëtimin e parë të shën Palit,
por deri në institucionalizimin e tij nga perandori Kostandin krishtërimi ishte
një fe gati ilegale, pavarësisht masivizimit të saj si fe e shtresave të
ulëta. Por gjithsesi distanca mes
matriarkatit dhe krishtërimit është jashtëzakonisht e madhe, nuk flitet për
diferenca vitesh por për diferenca epokash.
Atëherë si
shpjegohet vargu i parë “Ditën e Pashkës
në drekë” në këtë baladë të periudhës së matriarkatit?! Po
vargjet e tjera me adresë kristiane.
Për të kuptuar
këtë le të sqarojmë se çështë Dita e Pashkës?
3.1-Dita e
Pashkës është një ditë pranvere që përfaqson ringjalljen e jetës, rilindjen e natyrës
manifestuar kjo në gjelbërimin dhe lulëzimin e bimëve dhe pemëve. Kjo ditë në
periudhën ilire dhe parailire festohej si ardhje e pranverës. Një festë si dita
e verës.. Në një ditë të tillë u ringjall Kostandini.
Sipas
krishtërimit, Pashka është dita e ringjalljes së Jezu Krishtit. Jezu Krishti u
kryqëzua ditën e premte dhe u ringjall ditën e diel në mesnatë. Pra kemi
konceptin e ringjalljes. Edhe pashkët kristiane
bien në pranverë në variacion fund marsi fillim ose mes prilli. Është
pikërisht koha e ringjalljes së natyrës. Ngashmëria është tepër e madhe në
ringjalljen e të dyve.
3.2-Ndryshimi
është se Jezu Krishti është bir
perëndie, Kostandini është një bir njeriu. Madje pagan.
Kostandini u
ringjall pas tre vjetëve (ç’bën tre vjet
pa tretur), Krishti u ringjall pas tre ditëve. Arsyeja e kohës së gjatë e
ringjalljes së Kostandinit shpjegohet me faktin se balada e kishte me “tepricë”
kohën ndërsa Jezu Krishti kohën e kishte të kufizuar paraprakisht në “shkrimet
e shënjta”. Misioni i tij në tokë nuk kishte kohë të tepërt në dispozicion.
3.3-Balada ka
lindur në periudhën e matriarkatit dhe u mbart deri në kohën e krishtërimit
duke u trasmentuar gojarisht brez pas brezi. Shkruesi i mëvonshëm i kësaj
balade, i cili me siguri ka qënë murg(2), ka menduar që ta
“shënjtërojë” pak këtë baladë pagane.. Mund të
vëmë edhe një paralele midis besës dhe besimit. Madje ky do ishte edhe
qëllimi kryesor i shkrimit të kësaj balade, “të pagëzonte” në kristianizëm
baladën pagane, siç ishte bërë dhe në
raste të tjera(3).
Elementët e këtij “pagëzimi” i kishte qysh nga koha pagane, duheshin ndryshuar
pak. Besa duhej bërë besim, ditën e ringjalljes le ta quajmë dita e Pashkës,
ringjallja e Kostandinit përqaset me ringjalljen e Jezu Krishtit, koha e ringjalljes është po e njëjtë.
Atëherë le ti
shënojmë si datlindje kësaj balade pikërisht datë-ringjalljen e Jezu Krishtit,
ditën e Pashkës së Madhe.
Veçse kjo është
si të shartosh një syth kristian mbi një nënshartesë të ashpër pellazgjike.
3.4- Difekti në
shartesë fillon me një “gabim”kalendarik. Në krishtërim, dita e Pashkës është
dita e ringjalljes, pra është ditë feste ku njerëzit këndojnë e kërcejnë në
shesh të fshatit. Por në baladë kemi një atmosferë tjetër…Ditën e Pashkës në drekë …mi
helmoi djemt e mi/ nëntë djem e nëntë nuse. Pra këtu kemi të bëjmë me
vdekje, dhe kjo vdekje e gjëmëshme ka ndodhur pikërisht atë ditë që ndodhte
ringjallja… Asnjë rapsod popullor nuk do ta bënte një gabim të tillë. Është
normale atmosfera festiv në vargun 19 ku
këndohet …Ditën e Pashkës së Madhe /
Dhoqina na hidhej valle…Madje kjo atmossferë është në unision me atmosferën
e krishtërimit në ditën e Pashkës. Por nga ana tjetër ky varg dëshmon se vargu
i parë është një lapsus, i rastësishëm
apo i qëllimshëm, i cili nuk ndodhet në variantet e tjera të baladës.
Mosndodhja në variantet e tjera është një dëshmi e një “lapsusi” të
paramenduar.
Pra konkludojmë
se vargu i parë nuk ka qënë në formën …Ditën
e Pashkës… Ai mund të ketë qënë në çfardo forme, por pa datimin e Ditës së
Pashkës.
3.5-Kujtojmë se
elementët kristianë, te motërzimi më “fetar”i kësaj balade janë pak vargje dhe konkretisht a-Vargu i parë…Ditën e Pashkës në drekë, b-Vargu i 19-Ditën e Pashkës së Madhe, c-Vargu i 29-Të
vishem si kallogre, ç-Vargu i 40- Vate gjer
në der të qishës dhe vargu 42- Se kam
punë në ajodhimë. Siç shihet këto janë vargje jo thelbësore në baladë,
madje vargu 19 dhe 40 nuk përmënden as në motërzimet e tjera të përafërta me
variantin e cituar. Kështu te varianti
arbëresh kënga fillon me vargjet …Ish një
nënë shumë e mirë…, dhe objektet fetare përmënden vetëm tri herë, në funksione dytësore.. Te varianti
i Halil Garisë balada fillon me vargun…Kur ish ken gruja e ve/dhet jetim zoti ja kish falë…
Pra, konkludojmë
se në botën shqiptare elementi kristian nuk depërtoi në thelbin e
krijimtarisë popullore. Sythi kristian i
shartuar në trungun pellazgjik të balad(ave)ës mbeti anemik, pa u zhvilluar si
degë e fortë e “pemës”.
4-Ky anemizëm
i “sythit kristian” të shartuar mbi këtë
baladë të vjetër pellazge e ka
shpjegimin.
4.1-Me gjithë
përqasjen e elementëve dytësorë midis baladës së ringjalljes së Kostandinit dhe
ringjalljes së Jezu Krishtit përsëri ato mbartin mesazhe të ndryshme.
Ringjallja e Jezu Krishtit sjell mesazhin e dashurisë së perëndisë për njeriun
ndërsa ringjallja e Kostandinit sjell mesazhin e egzistencës,
institucionalizimit dhe forcës së besës
së njeriut shqiptar. Krishti flet për besimin, Kostandini flet për besën.
4.2-Jezu Krishti
pas ringjalljes u ngrit në qiell, ku
vazhdon të mbretërojë si bir perëndie, duke vijuar misionin e tij ndërsa
Kostandini pas ringjalljes, mbajti besën e dhënë dhe pastaj hyri përsëri në
varr, pasi misioni i tij mbaroi. Pra jo vetëm mesazhet qenë të ndryshme por
edhe mënyra e prurjes dhe vënia në jetë e tyre ishte e ndryshme në mënyrë dhe
në kohë.
4.3-Ndërsa
ndonjë paralelizëm me ringjalljen e Lazarit(4) nuk mund të bëhet për arsye se fabula e
ringjalljes së Lazarit është shumë e thjeshtë: Lazari ishte një mik i Jezu
Krishtit i cili vdiq nga një sëmundje. Jezusi nuk ju ndodh pranë ditën e
vdekjes sepse ishte me dishepujt e tij. Kur e mori vesh lajmin u nis për te
fshati i Lazarit dhe kërkoi ta çonin te
varri i tij, ku i thiri tre herë në emër dhe i tha të ngrihej..Megjithëse
Lazari kishte katër ditë që kishte vdekur, ai e dëgjoi fjalën e Jezu Krishtit
dhe u ngrit nga varri. Mesazhin e kësaj fabule e tha vetë Jezu Krishti kur mori
vesh vdekjen ku theksoi :.. Më mirë që
nuk isha kur vdiq. Tani ju do shihni madhështinë e atit tim dhe dashurinë e tij
për njeriun.
4.4-Populli ynë
vërtet e pranoi masivisht krishtërimin por
thellë në shpirtin e tij ai mbeti një popull pagan(5). Akoma dhe sot shqiptarët
mbajnë besime pagane, bëjnë betime pagane (për këtë gur, për këtë zjarr, për
qiell e për dhe etj). Kështu që “sythi i
shartuar” e kishte të vështirë të ritej e të zvëndësonte trungun pelazgjik ku u
shartua.
Le të shohim për
këtë vargun më të fuqishëm të shartuar,
vargun…se kam punë në ajodhimë/ se ati e
kam shtëpinë…
4.5-Ajodhima është
një pjesë e kishës ortodokse në formë gjysëmrethi e me kube, ku prifti
pregatitet për shërbesat fetare si psh pregatit naforën etj. Pra është një vend
ku hyn vetëm prifti dhe ndonjë ndihmës i tij. Atëherë lind pyetja, ç’kërkon
Kostandini në ajodhimë kur ai nuk ishte as prift dhe as ndihmës i priftit? Sa
për “shtëpinë” e tij, ai e kishte në varreza dhe jo në ajodhimë. Dikush do
thotë se me këtë varg Kostandini
mashtron motrën., me qëllim që ajo të largohet dhe të mos e shohë atë kur të
rihyjë në varr. Pra, me këtë varg “mashtrues” mbron motrën nga një tronditje
shpirtërore e mundë -shme me qëllim që ajo të shkojë te nëna, duke dëshmuar
kështu se Kostandini e mbajti besën. Pra në thelb ky dyvargësh nuk ka
asgjë fetare që të “shënjtërojë”
baladën.
5-Atëherë na
lind e drejta të hipotezojmë se në variantin fillestar, objekti ku hyri Kostand
- ini ka qënë çdo gjë tjetër e mundëshme, por jo ajodhima. Pse të mos
hipotezojmë se ka hyrë në një objekt kulti parakristian, ku bëheshin ceremoni
për të vdekurit, ku i faleshin zotave të lashta ose thjeshtë orakullit të Dodonës pranë Tomorit. Duke qënë se shumë
elementë thelbësorë të baladës na çojnë në konkluzionin e datlindjes së baladës në epo- kën e matriarkatit është më llogjike prania
në baladë e tempujve të lashtë se sa e ajodhi -mës së kishës.
5.1-Jo më kot e
hipotezojmë vendfaljen e Kostandinit duke nënkuptuar edhe vendlindjen e baladës
pranë Tomorit. Në rrethinat e Beratit , në zonën e Çamërisë dhe në Bregdet kjo
baladë ka një përhapje shumë të gjërë. Mirpo këto zona kishin si
vendpelegrinazhi tempullin e Dodonës. Po ashtu në këto zona emri “Kostandin” është shumë i përhapur edhe sot
dhe shpjegohet me fjalët kush-ta ndijë (s’do ta besojë këtë ngjarje), ashtu si
dhe emri i Doruntinës shpjegohet me fjalët dor-unë-ti dmth të zënë për dore unë
dhe ti (Kostandini dhe Doruntina) dhe ka origjinën te momenti që Kostandini kap
motrën për dore për ta hypur në kal. Atëherë Doruntina ndjen se dora e të
vëllait është shumë e ftohtë. Pra Kostandini e çon motrën deri te vendkulti
pagan, ku zakonisht pranë tij ishin varrezat dhe i thotë të shkojë te nëna
plakë se ai ka pak punë te… tempulli.
6-Pra si
përfundim mund të themi se Kostandini nuk hyri në ajodhimë për arsyen e
thjeshtë se kisha ende nuk ishte ndërtuar akoma.
Ajo u ndërtua shumë shekuj më von.
1-Sipas numurologjisë, numëri nëntë
është numër i durimit dhe meditimit. Si numëri i fundit ndër numërat e thjeshtë
është konsideruar i shënjtë. Përfaqson 9 dhuntitë shpirtërore të zotit, cituar
nga shën Pali.
Numëri gjashtë është konsideruar si
numër mistik dhe tregon pavendosmëri dhe personalitet të dyfishtë.
Numëri trembëdhjetë është numëri
ters. Zotat e Olimpit ishin vetëm 12, po kështu dhe dishepujt e Jezu Krishtit.
I trembëdhjeti ishte Juda Iskarioti, tradhëtari,shkaktari i kryqëzimit të
Jezusit.
2-Murgjit ndërmorën misionin e dokumentimit të baladave
dhe këngëve e përallave të vjetra.
3-Është vërtetuar se shumica e
kishave kristiane u ndërtuan nëpër vendkultet pagane. Shumica e xhamive u “krijuan” duke u vendosur minaretë kishave
të fshatrave pas ndërimit të besimit. Hipotezohet përqasja e emrit të Jezusit
(Je zëri im) me Zeuzin (Zë-ësi) dje më pas me Isa-in, numëri i zotave me
numërin e dishepujve të Krishtit, shumë ngjarje dhe legjënda pagane I janë përshtatur
krishtërimit, prej nga I ka marë edhe myslimanizmi etj.
4-Në historinë e njerëzimit vetëm tre
njerëz janë ringjallur, Kostandini shqiptar, Jezu Krishti dhe Shën Lazari.
5-Në qoftë se ndikimi fetar nuk
depërtoi dot në brendësi të baladës shqiptare, këtë nuk mund ta themi në variantin e vendeve fqinjë grek,
bullgar dhe serb ose te Lenora e Burgerit ku prania dhe ndërhyrja e zotit dhe
ëngjëjve është evidente. Kjo ka ndodhur për arsye se rapsodi i këtyre vendeve
ose dhe Burgeri, kur kanë përshtatur baladën në gjuhën e tyre nuk kanë aritur të bëjnë dallimin midis
konceptit të besës dhe besimit, për arsye se
institucionin e besës e kanë patur vetëm shqiptarët.
Sarandë, më 12 Qershor 2017
Mirëdita, ndërsa jeni duke e lexuar këtë, dijeni që problemet tuaja janë zgjidhur përgjysmë nëse mund të ndërmerrni veprime në lidhje me to sepse ajo është një grua e fuqishme shpirtërore atje e quajtur Dr dawn acuna, të cilën e takova duke lexuar një artikull në internet, ajo më ndihmoi me një magji që ma ktheu burrin pasi burri më la për më shumë se 8 muaj, ajo bëri një magji që më ndihmoi të mbetem shtatzënë për burrin tim dhe tani kemi 2 fëmijë të bukur, tani jeta ime në martesë po shkon mirë, çfarë mund të kërkoj më shumë .... a keni problem që dëshironi të zgjidhni?
ReplyDelete*Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
*Nëse doni të pajtoheni me burrin tuaj.
*Nëse keni nevojë për të kuruar ndonjë sëmundje.
*Nëse doni të ndaloni abortin.
Dhe shumë të tjera, acuna e agimit do t'ju mahnitë me Fuqitë e saj të mëdha. kontaktoni atë në whatsapp: { +2348032246310 }
Email: { dawnacuna314@gmail.com }
Nuk mund ta besoja se do të ribashkohesha ndonjëherë me ish të dashurin tim, isha aq i traumatizuar duke qëndruar vetëm pa një trup që të më qëndronte pranë dhe të ishte me mua, por isha aq me fat që një ditë takova këtë magjistar të Dr. Ediomo, pasi i tregova per gjendjen time ai beri cdo gje qe ishte e mundur qe te shihte te dashurin tim te kthehej tek une, ne fakt pasi beri magji ish i dashuri im u kthye tek une me pak se 48 ore, ish i dashuri im u kthye duke me lutur qe nuk do te rikthehej kurre. me ler perseri, 3 muaj me pas u fejuam dhe u martuam, nese edhe ti ke te njejten situate. Ai është shumë i fuqishëm në punët e tij;
ReplyDelete* magji dashurie
* magjitë e tërheqjes
* nëse doni që ish-i juaj të kthehet
* Ndaloni divorcin
*thyej obsesionet
* shëron goditjet në tru dhe të gjitha sëmundjet
* magji mbrojtëse
*infertiliteti dhe problemet e shtatzënisë
* magji llotarie
* magji me fat
Kontaktoni Dr Ediomo në emailin e tij: drediomo77@gmail.com
faleminderit shume zoteri qe ma ktheve ish te dashurin tim emailin e tij: drediomo77@gmail.com ose telefono/whatsapp:+2349132180420
+2348155926512