Pengu i këngës popullore
Nga Stefan Martiko
Një poet që e sheh veten të kapur peng prej këngës së
popullit si asnjë tjetër. Duke përsiatur rreth saj Timo Mërkuri, krahas disa vëllimeve
me poezi që ka shkruar në vite, ngulmon të gjejë thesare të pazbuluara që rihen
ende në kujtesën e popullit. Dukë qënë një këmbngulës i madh, ai nuk stepet
para asnjë lloj vështirësie dhe rindërton një histori të re të ligjërimit
popullor, sidomos të një zone mjaft të pasur në arsenalin e saj.
Mërkuri kapërcen vështirësi të shumta filologjike dhe
gjeografike duke besuar gjithmon se kënga popullore fsheh ende visare të pazbuluara.
I ndodhur mes poezisë së vet që e kultivon me një
individualitet të spikatur, të duket se e ushqen atë po prej atyre burimeve që
vetë është duke i zbuluar.
Studiuesi në këtë
rast bën studime në rrënjët dhe kjo është përparësi e që sjell rezultate të
reja dhe pothuaj të panjohura më parë. Është një krijues që ka marë përsipër një
mision i cili e ka bërë të njohur edhe në rrethet akademike të studimit të
folkloristikës shqiptare. Timo Mërrkuri
duket se është mbërthyer në këtë mision si merimanga që rron veç për të endur
rrjetën e saj. Ai e ka parë këngën popullore më nga afër ndërsa shumë të tjerë
e shohin si një relike të vjetër të kulturës e të historisë. Ai ka dëshmuar
rrjedhshmërinë e saj për të zbuluar një identitet të kthyer tashmë në një lloj
bazamenti që nuk mund të lëkundet.
Unë kam lexuar disa libra të autorit me këtë temë dhe jam i
mahnitur prej zbulimeve të tij, prej lëndës krejt të freskët që sjellin përsiatjet
e tij për folkloristikën shqiptare. Një njeri kaq i afërt me këngën mund të vijë
vetëm prej asaj aradhe që i ka kënduar e dashuruar atë me forcët e tërë
shpirtit. Por duke i shtuar atyre edhe talentin e vetë autorit të tyre Timo Mërkuri
bëhet plazmë e vetë këngës së popullit.
Ky folklorist i thekur duhet ftuar të dëshmojë teknikat e
veta të zbulimit sepse shënohet si një vlerë plus e tërë asaj trashëgimie
popullore. Ai jo vetëm që vihet në roje të saj por edhe e ripërtërin duke u
kujdesur për të si një kopështar i mrekullueshëm. Njerëz si ai që tani po bëhen
edhe më të rrallë duhen inkurajuar dhe u krijuar mundësitë e nevojëshme, duke u
vënë pa hezitim në programet akademike për hulumtimin e një pasurie që gjëndet
para rezikut fatal të humbjes. Sepse bazat e krejt kulturës gjënden atje te rrënjët
e saj të lashta dhe ato për shkak të mungesës së prespektivës mund të përpihen
prej haresës.
Autori e ka vështruar këngën e popullit nga shumë anë duke
ndërtuar kështu një system për studimin e saj. Kënga si burim i së qeshurës dhe
humorit popullor, si vajtim i kobit dhe dhimbjes, si përcjellëse të mënçurisë
popullore e deri në mbërthimin prej saj
të kohës për tu shndruar në një lloj kronike të saj. Por dhe si problem të
egzistencës e cila përcillet prej vet tragjizmit të historisë.
Timo Mërkuri ka një passion të thellë të cilit i përkushtohet
me të gjitha ndjesitë e veta, me tërë forcën e talentit të tij. Autori gjëndet
pikërisht në kordinatën e nevojëshme të eksperimentit njerëzor të traditës dhe
historisë së saj, aq i nevojshëm, aq i papërsëritshëm, një zë që duke qënë
intuitive bëhet edhe nga më të besueshmit. Poeti i talentuar kryqëzon kështu
veten ndërkohë që ushtron zejet e vjershërimit gjendet para një burimi të
pashtershëm. Jo vetëm Piluri i tij por tërë Shqipëria, jo vetëm një zë por
mijra zëra dhe jo vetëm fjalë por edhe meloditë e tyre. Një vështrim sa i gjërë
aq dhe i thellë.
Nuk gjej dot një shëmbull tjetër të dytë për tja përqasur këtij
poeti dhe studiuesi.
Ai vë në dispozicion të saj gjithçka pa kërkuar asgjë prej
saj. Pra të kthesh një passion në çështje madhore të jetës tënde, kjo kërkohet një studiuesi, një njeriu me vështrim
të thellë te historia. Një njeri i fyellit që vjen prej kohëve të lashta për të
prekur ndjesitë e bashkëkohësisë.
Ndjehem i privilegjuar të zbuloj te ky autor atë që ka
filluar aq shumë ti mungojë
Kohës sonë. Një tendencë për të shfrytëzuar këtë kulturë për
nevojat e përditshmërisë që e shpie këngën e popullit edhe drejt shkatërimit të
saj.
Ky njeri modern që quhet Timo Mërkuri, që nget makinën në
autostrada, duke zbatuar rregullat e qarkullimit, vërshëllen në buzë melodi të
këngëve të lashta që ushqejnë modernitetin tonë me pafajësinë e sinqeritetin e
tyre…
Marë nga Gazeta TRIBUNA, datë 04.11.2010
Nuk mund ta besoja se do të ribashkohesha ndonjëherë me ish të dashurin tim, isha aq i traumatizuar duke qëndruar vetëm pa një trup që të më qëndronte pranë dhe të ishte me mua, por isha aq me fat që një ditë takova këtë magjistar të Dr. Ediomo, pasi i tregova per gjendjen time ai beri cdo gje qe ishte e mundur qe te shihte te dashurin tim te kthehej tek une, ne fakt pasi beri magji ish i dashuri im u kthye tek une me pak se 48 ore, ish i dashuri im u kthye duke me lutur qe nuk do te rikthehej kurre. me ler perseri, 3 muaj me pas u fejuam dhe u martuam, nese edhe ti ke te njejten situate. Ai është shumë i fuqishëm në punët e tij;
ReplyDelete* magji dashurie
* magjitë e tërheqjes
* nëse doni që ish-i juaj të kthehet
* Ndaloni divorcin
*thyej obsesionet
* shëron goditjet në tru dhe të gjitha sëmundjet
* magji mbrojtëse
*infertiliteti dhe problemet e shtatzënisë
* magji llotarie
* magji me fat
Kontaktoni Dr Ediomo në emailin e tij: drediomo77@gmail.com
faleminderit shume zoteri qe ma ktheve ish te dashurin tim emailin e tij: drediomo77@gmail.com ose telefono/whatsapp:+2349132180420
+2348155926512