Loti i detit…..një poezi e Timo Mërkurit
Nga Odise Kote
…pasi mbaron së lexuari vëllimin e
dytë poetic të Timo Mërkurit, e ndjen se ke udhëtuar në një brengë e dhimbje të
bukur poetike. Varg mbas vargu më vinte ndërmënd një konstatim i Alberto Moravisë
që gati një shekull më parë thoshte se letërsia serioze nuk është optimiste. Përkundrazi
është dhimbje, dhimbje e thekëshme.
Këto të vërteta njerëzore i zbulon
në poezitë e vëllimit “Loti i detit”. Në fakt konturet e kësaj poezie me gjetje
të latuara si guri i pusit, me pikëshim individual dhe me fjalë të kursyera e të
punuara me kujdes i hasim që në vëllimin e parë “Bulevardi i dhimbjes”. Poeti Niko Kacalidha, redaktor i të dy vëllimeve
ka të drejtë kur thotë se metafora e Timo Mërkurit është e ngurtësuar si guri.
Guri i ca të vërtetave që thuhen
dhe nuk thuhen, por që të fsehura pas dallgëve dhe indiferencës publike, është
e vështirë ti zbulosh e t’ja thuash lexuesit të poezisë. Timo Mërkuri i ka thënë
me një fuqi dallgësh të vërtetat e shpirtit të tij.
Në poezitë më të mira të vëllimit
kemi një konceptim tejet poetic të faktit dhe një krijim të arrirë të metaforës
poetike. Nga koha në kohë Timo Mërkuri e ka kuptuar se poezia është sintezë, është
dhe gjëndje, është dhe kumt që trasmentohet brez pas brezi.
Një numër poezish kanë formën e
shkurtimave dhe sit ë tilla ato kanë të brendangjeshur fuqinë metaforike të egzistencës. Shkurtimat e Mërkurit
në pjesën më të mirë të tyre ja kanë aritur që krahas kumtit, mesazhit dhe
thirmës filozofike të përcjellin për lexuesit edhe ndjenjën, edhe pamjen, edhe
pyetjen meditative.
Njera pas tjetrës në formën e një përroi
poezitë e Mërkurit shtjellin shkallë –shkallë një botë të shqetësuar që
gjithsesi lëviz. Lëviz me nervin e rritjes dhe ballafaqimit, me fenomenin, me
kundërshtinë e vet, me të pakumtuarën dhe nëkuptimin. E rendidur kësisoj, kjo
lloj poezie është vështirë të ngjizet, kërkon njohje mirëfilli të realiteteve
dhe veçmas një gjëndje inkadeshente të ndezur. Timo Mërkuri i ka të gjitha këto
“armë” dhe me syrin e një piktori që sa herë lodhet hedh vështrimin në blunë e
detit Jon, apo dhe në dallgët e kërleshura të tij, arrin të japë poezi që
thjeshtë mund ti quajmë të gdhëndura.
I prirur drejt poezisë meditative e
filozofike, Mërkuri kësisoj në rastet më fatlume ia ka dalë mbanë.Një pjesë e
poezive të tij mund ti quajmë gravura poetike. E për të gjithë ata që nuk e
njohin poezinë e Timo Mërkurit, kontakti me dy vëllimet e tij është jo thjeshtë
një befasi, as edhe një sfidë, por një hapësirë e panjohur, e denjë për tu
verifikuar e vlerësuar.
Timo Mërkuri është tani në radhën e
poetëve që ja vlen të lexohet prej të kualifikuarve.
Gazetë “Dita Jug” 28 Shtator 2003
Nuk mund ta besoja se do të ribashkohesha ndonjëherë me ish të dashurin tim, isha aq i traumatizuar duke qëndruar vetëm pa një trup që të më qëndronte pranë dhe të ishte me mua, por isha aq me fat që një ditë takova këtë magjistar të Dr. Ediomo, pasi i tregova per gjendjen time ai beri cdo gje qe ishte e mundur qe te shihte te dashurin tim te kthehej tek une, ne fakt pasi beri magji ish i dashuri im u kthye tek une me pak se 48 ore, ish i dashuri im u kthye duke me lutur qe nuk do te rikthehej kurre. me ler perseri, 3 muaj me pas u fejuam dhe u martuam, nese edhe ti ke te njejten situate. Ai është shumë i fuqishëm në punët e tij;
ReplyDelete* magji dashurie
* magjitë e tërheqjes
* nëse doni që ish-i juaj të kthehet
* Ndaloni divorcin
*thyej obsesionet
* shëron goditjet në tru dhe të gjitha sëmundjet
* magji mbrojtëse
*infertiliteti dhe problemet e shtatzënisë
* magji llotarie
* magji me fat
Kontaktoni Dr Ediomo në emailin e tij: drediomo77@gmail.com
faleminderit shume zoteri qe ma ktheve ish te dashurin tim emailin e tij: drediomo77@gmail.com ose telefono/whatsapp:+2349132180420
+2348155926512