Te fusha e Zonjave…lexohet poezi.
Përsiatje mbi librin
“Te liqeni i zemrës” i Zef Skiro Di Maxhio
Nga Timo Mërkuri
Mahnitje qysh në vargjet e para!
Kjo është ndjenja që të krijon
leximi i poezive të vëllimit “Te liqeni
i zemrës” të poetit arbëresh Zef Skiro Di Maxho, ndjenjë që buron nga befasia e
njohjes me një krijimtari të arirë, të panjohur më parë prej meje si dhe dhe
kënaqësia estetike e përftuar nga leximi.
1-Kohëra dhe epoka të ndërthurura
bashkë në krijimin e një epoke të re poetike, fjalë të vjetëra, që mendoje se e
kishin vendin nëpër tekste të mbuluar nga pluhuri i haresës në raftet e
bibliotekave, toponime vendesh si tapi të herëshme që dëshmojnë një fisnikëri
dhe civilizim shoqëror qysh në fillesat e jetës arbëreshe, problematika aktuale
parë më syrin e të djeshmes dhe gjerdanë të kohës së shkuar që rrezëllijnë në
gushën e kohës sonë…
Është një mozaik i ndritshëm që
të tërheq në rilexim me ëndje të poezive, duke të ngjallur dëshirën për një
njohje të mëtejëshme të krijimtarisë së Zef Skiro Di Maxho.Është një mozaik
poetik nga e cila autori del dhe vjen
mes nesh si nga legjenda, madje deri aty sa që kujton se dhe vetë autori
është pjesë e legjendës. Këtu ndoshta ndikon
fakti se emri Zef Skiroi është i njohur dhe i dashur për ne qysh në
letërsinë e rilindjes dhe vetëm një intuitë krijuesi të sqaron se emri i autorit është i trashëguar nga të
parët e tij. Por jo vetëm emri. Në ADN e krijimeve të tij është psikologjia
arbëreshe plot mall e shpresë, por dhe … një
frymarjeje ajri të rreptë i të vjetrit Kanun.., pavarësisht modernitetit të
paraqitjes. …Thuaj modernitet.O të rreptë
Etër Arbëreshë/nga mburojat e sigurta te poza/e kotë e shëmbëlltimit (fq 8).
2-Poeti të befason me vargjet e tij, shpërthim i
momenteve frymezimi, i atyre mome -nteve
kur thuhen e shkruhen gjërat e vërteta, kur thuhen e shkruhen ato që
ndjen zemra dhe jo ato që mendon truri. Dhe momente të tilla burojnë vargje të
kristalta me një figuracion befasues
plot domethënie …Një herë Laertin tim e
gjeta ulur/…/aty te Fusha e Zonjave…, Fusha e Zonjave/ku të vërteta kanë qënë
dashuritë dhe janë (fq 66)
Fusha e Zonjave, një toponim që
fton historinë në bashkëbisedim, sepse ky emër vendi, i marur nga atdheu në
emigrim bashkë me këngët, armët, flamurët e stemat e fisnikërisë, dëshmon për
një shoqëri të civilizuar, për një
fisnikëri të kulturuar dhe mbi të gjitha për pozicion të vlerësuar të gruas në
shoqërinë e Arbërit.. Me siguri që nëpër Arbëri ka patur shumë vende që
quheshin Fusha e Zonjave apo Shtegu i Vashave,
toponime që aristokra -cia e Arbërit i mori me vete dhe i vendosi në
vendin e ri edhe si dëshmi historike edhe si kujtesë. Tashmë në Shqipëri kanë
mbetur vetëm Shkëmbi i Vashave të Krujës apo Lëndi -na e Lotëve, toponime që
dëshmojnë një histori të dhimbëshme.
Por te Fusha e Zonjave jeta ecën
…si në poezi….Atë Laert të
pambrojtur/sulmuar e kish
bukuria…/As dija/ti thoshja ngushëllim/e ndërova fjalë.Sepse/ nga ai ankth/edhe
unë vuaj…(fq 13)
3-Por vuajtja e poetit është më e madhe se një vuajtje ndjenjash rinore.
Ai vuan për plagët e jetës së bashkëkombasve të tij, plagë të shkaktuara nga
moderniteti i jetës që sjell një boshesi shpirtërore…Rafaeli të pikturoi dhe ti ecën ende solemne/….Bukuri arbëreshe në ka
kuptim të thuhet/madhështia dhe rufetë e çastit/që stolitë e tua hedhin/……/Në
ka ndonjë kuptim/se mbrapa kësaj dukurie madhështore arbëreshe/rri një zbrazëti
arbëreshe …(fq 12)
Poeti me vargun e tij është aktiv në jetën shoqërore
arbëreshë. Ai nuk u shmanget proble
-meve që ka kjo shoqëri, ai prek plagët
e saj dhe duke i vënë ato në dukje, fton për shëri -min e tyre.
4-Në një kohë që poezia shqipe ka
mangësi të ndjeshme në trajtimin e problemeve eko-soci -ale që shkakton kriza
ekonomike te individi dhe familja, duke i konsideruar këto padre -jtësisht si objekt
tematik i prozës, poeti pozicionohet aktiv. Me bindjen se nuk ka tema të
ndara midis poezisë dhe prozës, por ka
aftësi ose paaftësi në trajtimin e tyre, poeti me vargje elegante e “pikturon” me finesë
gjëndjen shpirtërore pas pushimit nga puna të një punonjësi ….Dje mbrëma vërente hënën faqellore/të tepëruar
në bardhësinë e saj/.. / Ashtu mikut të pushuar nga puna/me ristrukturimin e ndërmarjes së veriut/dhe në lëvi -zshmëri te pesëdhjetat
e moshës/i doli se ajo hënë atje lart/../i dukej e ngjashme me faqen tjetër/të
monedhës së vjetër prej njëqint liretash (fq 15).
5-Poezitë e autorit kanë edhe
vlerën e një kujtese për bashëkombasit e tij për ruajtjen e ide -ntitetit
arbëresh në përgjithësi dhe të gjuhës në veçanti, e sulmuar kjo papushim , madje edhe në kohë
“paqeje”. Në qoftë se do ta trajtojmë gjuhën si një kështjellë, sipas Kadares,
bedenat e kësaj kështjelle janë këngët e vajet, përallat e shkrimet, librat e
gaze -tat, radiot e televizionet, Veçse duhet të theksojmë se për fat të keq kështjellarët janë më të pakët në numër, ca
pleq e plaka që mëkojnë nipërit e m,besat me ushqim e përalla dhe një grusht
intelektualësh që lëvrojnë kulturën dhe gjuhën arbëreshe. Sulmi mbi gjuhën
arbëri -shte nuk bëhet me dekrete mbretërore, me ushtri të armatosur me armët
moderne të kohës. Ky sulm bëhet tepër
paqësisht, ndonëse intensivisht ..Ca fytyra foshnjore në verë /…/të bien
vendin e jashtëm në shtëpi/../Të folurit tu hollua/ ../Të bën të qeshësh nani e
folmja jonë/ malësore dhe theksi pikpyetës/Gjithçka të bë të qeshësh/…Na të
rethuarit e mitit (fq 23-24).
Kjo është dhe arsyeja që autori e
vlerëson së tepërmi Fjalën e shkruar të poetit të cilën e quan …fjala e shkruar magjike…/ringjallur te
shqyptimi/që i jep prapë magjinë e jetës
…(fq 54) dhe duke e lidhur pazgjidhshmërisht me…një
Emër duke qënë për ty/si për të gjithë-Ungjillor/”Arbëria” qëmoti e gjithmon.
(fq 55) duke na dëshmuar natyrshëm burimin e vetëm të besimit dhe shpresës të
arbërëshëve edhe sot si dhe ëndrën e tyre
për rikthim…Me anien e
vargjeve/edhe sot marim detin e ikjes/ e të shpresës epike të kthimit…(fq
63)
6-Në këtë rast, jashtë analizës letrare por brenda vlerave të librit
duhet të përshëndesim autorin për lëvrimin e arbërishtes në nivele shumë të
përafruara me shqipen standarte. Këtë e shohim jo vetëm si kulturë personale por në radhë të parë e shohim si
një mission i realizuar prej
intelektualit Zef Skiroi në shërbim të mbrojtjes së gjuhës dhe identitetit arbëresh.
Ky angazhim duket edhe te
përdorimi me elegancë dhe finesë poetike i disa fjalëve të shqipes së herëshme
dhe arbërishtes si menatë= në agim, mblen= spikat, i angosur= në ankth,
ndëlgova=kuptova u=unë,
perivoli=lulishte, sirini=lagështira,ndëlgova=dëgjova etj etj. Këto fjalë ndrijnë si zmeraldë të herëshme në gjerdanin
aktual poetik të Zef Skiroit. Nuk e di
pse këto fjalë me përafëri të madhe me
disa fjalë e shprehje që ende përdoren
nga të moshuarit në dialektin çam dhe të folurën e krahinës së Himarës me
bukurinë që kanë në konteksin poetik të Zef Skiroit, më ngjajnë me lulen mos më
haro. E pra, jo kushdo e kultivon këtë lule në oborin e shtëpisë së tij, sepse
kjo lule delicate do shumë përkujdesje e dashuri.
7-Poeti ja ka dalë mbanë të na
sjellë të aktualizuara me ngjyra poetike fjalë të herëshme të gjuhës shqipe.
Madje duke demostruar bukurinë e tyre të na tërheqë vëmëndjen në studime të
mëtejëshme të leksikut shqip dhe të unitetit leksikor mes arbëreshëve, krahinës
së Çamërisë dhe Himarës.
Kjo është një vlerë e spikatur
mbi vlerat artistike të librit dhe për këtë autori gëzon gjithë respektin dhe
admirimin tonë.
8-Ka një cikël të bukur në këtë
libër që e lexon dhe rilexon sa herë mer librin në dorë, ka një cikël të bukur
poezish mbi vargjet e të cilave rezëllin trishtimi si vesa mbi petalet e luleve
mengjezeve. Ka një cikël të titulluar “Dy More të largëta” që ja shton dozën e
dhimbjes këngës së njohur “Moj e bukura More” për faktin se edhe vetë vendi ynë
u shndrua në një …More. Poeti edhe te ky cikël, nëpërmjet lotëve të shpirtit
sheh më të bukurën e momentit në të cilën rezëllin një shpresë…Në ballkonin e kohës së lashtë/del me çudi
plaka arbëreshe/Pranë një grua e mban/…/ shqiptare që mban arbëreshen/të
pamenduarshme mbushje të historisë…/se ritakohen pa mbarim/nga dy More të largëta
çdo herë/mëma o bija/ motra o dama shoqërimi.(fq 27).
9-Poeti shkruan me dashuri. Por
kjo dashuri nuk e mënjanon dot trishtimin për fatin e hidhur të popullit tonë
përjetësisht emigrant…Në të vërtetë Morea
jeton ende/dhe nostalgjia e saj/Morea nuk do të vdesë kurrë/Grumbulli shqiptar
emigrantësh/…/në këndin e zakonshëm të mureve/të vjetra arbëreshe duken
anijembytur./../Morea përditohet e neve/na njom shpirtin me të lashta/ndërhyrje
të paprekëshme.. (fq 30)
Të krijohet përshtypja se këta emigrantë shqiptarë, në ndonjë nga ato
ditë të përshkruara në poezi kanë kënduar këngën “Moj e bukura More” në
variantin e sotëm “Moj e bukura Shqipëri” duke u rënqethur zëri dhe shtati te
vargjet…Kur të lash e më s’të pash…
Poeti e do vendin e të parëve dhe
kjo dashuri e shtyn atë që ti kornizojë vargjet me ullinj, symbol i lashtësisë,
të dëgjojë fjalën e etërve të rreptë dhe ta ndjejë vehten si pjesë e miteve të
popullit të tij. Kjo dashuri e shtyn atë që të gjejë dhe paraqesë poetikisht
anët më pozitive të fenomenit dhe personit madje me një figuracion befasues….Nusja dhe dhëndëri janë të bukur.Ajo/me emër
të pazakontë këtu na bie/detet e mposhtura nga hieshia e saj/…/Ajo ka
shqiptimin e këndshëm të Elbasanit.Ai të folmen /e thatë të maleve tona të
lodhura./Ashtu kloftë/…/I sigurtë ankorimi/nga brigjet e bashkuara të pesëqint
vjetëve/e sigurtë e ardhmja si akt besimi.(fq 29).
10-Theksuam më sipër se poeti
shprehet me elegancë dhe finesë në vargjet e tij. Le ta shohim këtë me poezinë
“Me ritmin e zemrës sate përvëluese” (Strugës) fq 36 ku poeti i dashuruar me
Strugën, të cilën e personifikon me një nuse i deklaron publikisht …Unë të martoja moj nuse Strugë….Poeti
nuk i thotë…Unë do të mar nuse…, duke e vënë vehten në pozicionin përftues por
i thotë…do të martoja (ty)...duke
përcaktuar nusen si përftuese (lumturie) dhe vehten si dhurues ( i lumturisë të
martesës). Deklarata e dytë ( do të mar
nuse) juridikisht është e barazvlefshme me të parën (do të martoj), por është defiçitare emocionalisht në raport me të
parën.
Le të shohim poezinë kushtuar Ali
Podrimes “Kurorën tënde dafinash” fq 45 ku shkruan…Kur vdes poeti/…/Të tretën ditë/Fjala ringjallet nga Varri/…Por ne
na kujto -het se sipas Biblës, ishte Jezu Krishti ai që u ringjall ditën e
tretë. Paralelizmi midis fjalës së poetit dhe birit të zotit është tepër
madhështor. Por me sa elegancë e ka dhënë autori.
Ndërsa Ulqinin e krahason me një
llambarë, llambë peshkimi që ndjell peshqit drejt rrjetës.Veçse Ulqini tërheq
vargjet në vend të peshqve…Poetët buzëqeshin/
Ulqini ka shkruar për ta(fq 40). Ndërsa në Shkup revokohet historia , e
djeshmja e lavdishme e kombit tonë dhe e nesërmja, e vetmja rrugë e jona, drejt
Europës.…Në Shkup monumentet mbajnë jetë.
Kali i Skënderbeut ngre/dhe ul natyrshëm/putrat përpara e të mbrapme…Në Shkup
monumentet ecin/Drejt emfazës Evropë/E vetmja e mundëshme. (fq 39)
11-Befasisht të paraqitet
figuracioni në poezinë “Kudo më frymëzon kjo dritë motër” ku thotë…Nuk mund të jemi krejt të hapur ndaj fushës/ndonjë
kodër ndonjë mal ndonjë bjeshkë/na lypset për natyrën tonë/Prandaj këto lartësi
toke më janë të njohura/andej detit e përkëndej detit/Duket sikur ja vutë ju
mbi kokë/këtë kurorë kodra-malesh kësaj nuse Tetovë /…atyre katundeve
antidherash(fq 31)…
Interesant se vargu …Duket
sikur ja vutë ju mbi kokë..të kujton komentin biblik sipas të cilit ..Zoti
i nguli malet në tokë për të mbajtur dherat nga rëshqitja. Por këtë herë nuk
është zoti ai që vendos malet e kodrat. Në vend të tij janë shqiptarët dhe ca
më tepër ata i vendosin si kurorë mbi kokën e një vajze që quhet Tetovë apo
atyre katundeve antidhe -rash (shkëmbore)...Por malet dhe kodrat për ne
shqiptarët janë simbol i rezistencës, me kalatë sipër tyre, të bardha, si
plisat shqiptare. Por këto dihen ndaj poeti na le ti kupto -jmë vetë.
Ai vetëm sa na kujton se drita e Tetovës është motër e asaj drite
tjetër (të fshatrave arbëreshe).
Dhe më tejë, tingëllojnë si një
finale opera heroike vargjet…Kudo që
shkel këtë truall/ ndjej njerëz të mirë/njerëzore duke qënë trevat tona…
Të duket se vazhdon kjo poezi me
vargjet e poezisë “Ai më priti në prag
të derës” ku shkruan…dhe pimë/ për shëndetin
e Arbërit/që ngaherë bashkohet ku ne jemi/e me ne ndodhet dhe ecën.(fq 33)
duke të dëshmuar sentencën se atdheu jemi ne, njerëzit.
12-Me këtë poezi interesante,
plot me kthesa befasuese të mendimit për të dalur te ideja, si rruga e lumit
për tu derdhur në det, me këtë poezi të
shkruar me një gjuhë plot mall e dashuri
erdhi mes nesh Zef Skiro Di Maxho. Është poezia e tij që na prezanton një portret sa simpatik aqë edhe
interesant, që tërheq vëmëndjen dhe i bën vend vetes në ambiente letrare dhe
natyrshëm i rezervohet vend nderi në letërsinë shqipe. Ne kemi nevojë për
ardhjen e poetëve të tillë, por mbi të gjitha ka nevojë letërsia shqipe ashtu
siç ka nevojë mali për mbështetjen e kodrave, për të dëshmuar madhështinë, siç
kanë nevojë etërit për supet e bijve për të demostruar vazhdimësinë, ashtu siç
ka nevojë liqeni për prurjen e burimit dhe të përrenjve përreth, qoftë ky edhe
“Liqeni i zemrës”.
Sarandë, më 23 Shtator 2017
Mirëdita, ndërsa jeni duke e lexuar këtë, dijeni që problemet tuaja janë zgjidhur përgjysmë nëse mund të ndërmerrni veprime në lidhje me to sepse ajo është një grua e fuqishme shpirtërore atje e quajtur Dr dawn acuna, të cilën e takova duke lexuar një artikull në internet, ajo më ndihmoi me një magji që ma ktheu burrin pasi burri më la për më shumë se 8 muaj, ajo bëri një magji që më ndihmoi të mbetem shtatzënë për burrin tim dhe tani kemi 2 fëmijë të bukur, tani jeta ime në martesë po shkon mirë, çfarë mund të kërkoj më shumë .... a keni problem që dëshironi të zgjidhni?
ReplyDelete*Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
*Nëse doni të pajtoheni me burrin tuaj.
*Nëse keni nevojë për të kuruar ndonjë sëmundje.
*Nëse doni të ndaloni abortin.
Dhe shumë të tjera, acuna e agimit do t'ju mahnitë me Fuqitë e saj të mëdha. kontaktoni atë në whatsapp: { +2348032246310 }
Email: { dawnacuna314@gmail.com }
Nuk mund ta besoja se do të ribashkohesha ndonjëherë me ish të dashurin tim, isha aq i traumatizuar duke qëndruar vetëm pa një trup që të më qëndronte pranë dhe të ishte me mua, por isha aq me fat që një ditë takova këtë magjistar të Dr. Ediomo, pasi i tregova per gjendjen time ai beri cdo gje qe ishte e mundur qe te shihte te dashurin tim te kthehej tek une, ne fakt pasi beri magji ish i dashuri im u kthye tek une me pak se 48 ore, ish i dashuri im u kthye duke me lutur qe nuk do te rikthehej kurre. me ler perseri, 3 muaj me pas u fejuam dhe u martuam, nese edhe ti ke te njejten situate. Ai është shumë i fuqishëm në punët e tij;
ReplyDelete* magji dashurie
* magjitë e tërheqjes
* nëse doni që ish-i juaj të kthehet
* Ndaloni divorcin
*thyej obsesionet
* shëron goditjet në tru dhe të gjitha sëmundjet
* magji mbrojtëse
*infertiliteti dhe problemet e shtatzënisë
* magji llotarie
* magji me fat
Kontaktoni Dr Ediomo në emailin e tij: drediomo77@gmail.com
faleminderit shume zoteri qe ma ktheve ish te dashurin tim emailin e tij: drediomo77@gmail.com ose telefono/whatsapp:+2349132180420
+2348155926512