Honestera e një kënge.
Nga Timo Merkuri
1-Gjithnjë kam qënë i bindur se
dalja e një kënge popullore i ngjan shpërthimit të një burimi të ri nga një
honesterë e tejëmbushur.. Honesterat, dmth stera në hone, ku sterë quhet
vendmbedhësi, natyror ose i punuar në/me shkëmb ku mblidhet uji i shiut ( e
kundërta e fjalës stere që do të thotë breg) dhe hone quhen greminat, pra
honesterat janë vendet ku mblidhet uji në brendësi të malit. Ujrat e shirave
apo të shkrirjes së dëborës depërtojnë në brendësi të tokës dhe aty, në ndonjë
hon shkëmbor grumbullohen në stera e filtrohen dhe natyrshëm kërkojnë ndonjë shteg daljeje në sipërfaqe.
Niveli u ujrave sa vjen e rritet nga prurjet e përditëshme, por për të dalë në
sipërfaqe, fillimisht është dashur ndonjë
lëkundje sizmike e tokës, e cila krijon të çara nëpër shkëmbinj. Nëpër këto të
çara shkëmbore rrjedh ujët e honesterave dhe del në sipërfaqe të tokës në formën
e një burimi. Ne shohim dhe vlerësojmë burimin, tek i cili shuajmë etjen dhe
pak kush e vret mëndjen për honesterën e padukëshme.
Kështu ndodh edhe me këngën
popullore. Honestera e këngës grumbullon në nënvetëdijen tonë ngjarje, përvoja,
përjetime moment, luftëra, akte individuale ose kolektive dhe pas “filtrimit”,
prej tyre precipiton e zakonëshmia në haresë, mbetet esencialia, e cila rrjedh
si ujët e burimit, nëpër këngë.Në njohim këngëtarin autor, atë që e këndon i
pari dhe nuk na shkon mëndja se ai është thjeshtë “gryka e burimit”, shkëmbi që
u ça nga dhimbja a nga malli dhe nëpër të “çarën e shpirtit” të të cilit buroi
kënga.
Edhe kënga himarjote “Gushtovjeshta
më të rirë” kësaj ligjësie i nënshtrohet.
Autori i saj është Taso Ninin nga
Kudhësi, por ky është vetëm “shkëmbi” që u ça dhe nëpër të cilin buroi kënga. Tërmeti
që çau këtë shkëmb ishte revolta e himarjotëve dhe përleshja e grave himarjote
me xhan-darmërinë e qeverisë së Fan Nolit të komanduar nga Azis Çami, komandant i xhandarmërisë dhe Qazim
Koculi, prefekti i Vlorës, në 1 Shtator 1924.
2- Por çfarë ndodhi realisht në Himarë atë ditë të hënë më 1 Shtator 1924?
Pavarësisht se himarjotët u shprehën pro qeverisë shqiptare qysh në 1912,
ata vijuan të mbanin disa elementë të
venomeve tradicionale të autonomisë lokale, të fituara me luftën antiturke qysh
në kohën e sulltan Bajazitit II. Kështu psh, ata refuzonin pagimin e taksave
qeverisë shqiptare me argumentimin se mospagimi i taksave, ishte pjesë e të
drejtave të fituara në marveshjen e autono-misë. Argumentimi i atdhetarëve
demokratë si Halim Xhelo me shokë, se autonomia dhe venomet kishin vlerë vetëm
brenda suazës të pushtetit turk dhe se nuk kishin fuqi vepruese në shtetin
shqiptar, pjesë e të cilës ishte edhe Himara,
nuk i bindte himarjotët.
Por me këtë rast duhet të theksojmë faktin se, në
rastet kur është tentuar heqja e venomeve nga pushtuesi turk, himarjotët i janë përgjigjur me kryengritje të armatosur tentativës
turke (psh kryengritjet e viteve 1908, 1910 etj), ndërsa në asnjë rast të
ovratjes së shtetit shqiptar për vjeljen e taksave në Himarë, nuk kemi shpërthim
kryengritje të armatosur. Revolta më e spikatur në periudhën e shtetit shqiptar
është ajo e 1 shtatorit 1924, ku forcat e xhandarmërisë shqiptare të komanduara
nga Azis Çami u përplasën me gratë e Himarës. Ngjarjen e ka pasqyruar në
kujtimet e tij Kosta Dede nga Dhërmiu prej nga e ka marë edhe Priamo Bollano për
librin e tij “Kryetari Himarës Jeorji Bollano” fq 9-11, (me të cilat jemi
konsultuar) dhe për të cilën bën fjalë kënga që po analizojmë. Ngjarja ka këtë
rrjedhë:
Me afrimin e kohës
së vjeljes së rrushit, qeveria nxorri një kujtesë mbi vjeljen e taksave dhe në
Himarë. Mirëpo kjo kujtesë administrative mënjanonte në thelb paragrafin e
mospagimit të taksave nga himarjotët, paragraf i fiksuar në venomet e Himarës në pikën nr 8 të saj. Kujtesa
kërkonte nga nëpunësit lokalë evidentimin e prodhimit dhe përllogaritja e
detyrimit fiskal (të dhjetat), ndërsa tatimi i pijeve alkolike do rregullohej
me vulosjen e kazanëve të prodhimit të rakisë dhe çvulosjen e tyre në momentin
e prodhimit të rakisë, pasi të ishte paguar më parë taksa.
Në pamje të parë,
kjo ishte një kujtesë e zakonëshme administrative për vjeljen e taksave, por që
në Himarë mori përmasat e një ultimatum, për arsye se Himara nuk kishte paguar
taksa më parë.
Duke parashikuar kundërveprimin himarjot, për
zbatimin e kësaj detyre, me urdhër të prefektit Qazim Koculi futet në lojë
xhandarmëria si ekzekutuese dhe jo si forcë vëzhguese, e pranishme, siç duhet të
ishte në fakt. Gjithashtu u suall nga
Berati një batalion ushtarësh të cilët u vendosën: një kompani në kryqëzimin
rrugor Dhërmi-Palasë, një në Himarë dhe kompania e tretë në kryqëzimin
Qeparo-Kudhës.
Në dhjetë ditëshin
e tretë korrik 1924 thirren në Komandaturën e xhandarmërisë në Himarë kryepleqtë
e fshatrave dhe të zgjedhurit e krahinës, të cilëve ju kërkua me forcë nënshkrimi
i një dokumenti ku pranonin anullimin e venomeve. Ndoshta kërkohej vetëm
anullimi i pjesës së mospagimit të taksave në korpusin e venomeve, por vetëm fakti se kërkohej nënshkrimi
i një dokumenti për shfuqizimin e të drejtave të fituara me gjak në luftë me
pushtuesit turq u interpretua si ofendues nga himarjotët, të cilët refuzuan
kategorikisht jo vetëm firmosjen por edhe vazhdimin e bisedimeve.
Komandatura e xhandarmërisë, si
kundërpërgjigje i areston të gjithë përfaqsuesit e krahinës dhe i dërgon të
shoqëruar në Vlorë. Të arestuarit qënë:
nga Palasa u arestua Jani Konomi, nga Dhë-rmi u arestua Kolë Muçua, nga
Vunoi Dhimitër Gjomema, nga Himara
Jorgji Aleks Bllano dhe Ciko Goro, nga Piluri Dhimitër Lapa, nga Kudhësi Dr. Mihal Cani dhe nga Qeparoi Naqe Leka.
Kënga ligjëroi ...Palasë,
Dhërmi, Vunoi,/ Kudhës, Pilur, Qeparoi,/ Himarë
zeza pagoi..
Duke qënë se nga
Tirana u ripërsërit urdhëri për pagimin e detyrimeve , nga Vlora u nisën drejt
Himarës forca të shumta xhandarmërie, në mbështetje të forcave që ishin në
Himarë. Forcat e armatosura u shpër-ndanë në gjithë fshatrat e Himarës dhe zunë
shtigjet që të shpinin nëpër vreshta dhe kryqëzimet e rrugëve.
Në këto kushte,
si kundërpërgjigje ndaj masave të qeverisë u muar vendimi popullor të fillojë
vjelja e rrushit, qoftë edhe me konkflikt me xhandarmërinë.
Vjelja e rrushit filloi në Dhërmi në
datën 20 gusht 1924 në vreshtat te
Llangadhet.
Gjatë kthimit për në shtëpi, grave
u dolën përpara xhandarësh. Komandanti dhërmias i togës së xhandarëve
Vangjel Jani hezitoi në arestimin e
grave të bashkëfshatarëve të tij, ndërkohë që burrat ishin larguar nga fshati për ti shpëtuar
arestimit. Duke qënë se dështuan në përpjekjen
e parë, forcat e xhandarmërisë thirën të nesërmen në komandaturë 22 veta nga Dhërmiu dhe Palasa, të cilët i
ftuan për të firmosut në marveshje
dokumentin e pranimit të pagimit të taksave. Refuzimit masiv të fshatarëve xhandarët ju përgjigjën me
arestimin e dy vetave, një nga Dhërmiu
dhe tjetrin nga Palasa.
Por duhet të pranojmë faktin se
propaganda e demokratëve përparimtarë për papajtueshmërinë e venomeve (si
produkt i rezistencës antiturke të himarjotëve) me egzistencën e shtetit
shqiptar, nuk kishte kaluar pa lënë
gjurmë te himarjotët. Shteti shqiptar ishte dhe shteti i tyre dhe vjelja e
taksave ishte domosdoshmëri e egzistencës së këtij shteti. Prandaj edhe
konflikti më shumë se një përplasje forcash, ishte një gjasme përplasje.
Himarjotët, duke u justifikuar me faktin se vjelja e rrushit ishte më së shumti
një punë që kryhej nga gratë, lanë gratë në “vijën e parë” të konfliktit. Gratë
himarjote nuk u paisën me armë por mbushën përparëset me hi të përzier me
piper. Qysh nga ky fakt të krijohet përshtypja se po pregatiteshin për një “lojë
luftash” dhe jo përleshje serioze.
Pasi volën një
sasi të vogël rrushi, grupet e organizuara prej dhjetë- pesëmbëdhjetë grash,
duke mbajtur koshat në shpinë dhe bastunet në duar morën rrugën e kthimit për në
Himarë. Pranë zyrave të Komandaturës, forcat e xhandarmërisë përpiqen të
pengojnë kalimin e tyre. Gratë përdorën “armët”, hirin e përzier me piper duke ua hedhur në fytyrë xhandarëve dhe duke i
shtyrë. Furia e grave i detyroi forcat e xhandarmërisë të struken në oborin e
komandaturës. Tentativës së grave për tu futur edhe në ndërtesën e komandaturës,
xhandarmëria ju përgjigj me zjarrin e armëve, duke vrarë dy gra dhe plagosur
tre të tjera. U vranë Athina Dhimojani dhe Ollga Papa, u plagosën
Eleni Kallushi, Eleni Bollano dhe Aleksandra Bollano si dhe u plagosën dy
xhandarë e një oficer Gjëndja ishte duke dalur jashtë kontrollit
pasi gratë e revoltuara rrëmby-en kosa, sëpata e sfurqe.
Falë faktit që në
krye të revoltës ishin vendosur gratë më të moshuara e me përvojë të gjërë jetë-sore,
të cilat kishin marë udhëzime të qarta për kufirin ku do arinte revolta, bëri që
të frenohej shpërthimi i mëtejshëm i zemërimit,
duke mos u shtuar pasojat e përplasjes.
Jehona e kësaj
revolte ishte tepër e madhe. Me
kthimin nga Gjeneva, Noli dhe Gurakuqi anullo-jnë vendimin e mëparshëm te
qeverisë dhe dërgojnë një komision në Himarë për të stabilizuar gjëndjen.
Himarjotët paraqitën si kusht të bisedimeve me qeverinë lirimin e të arestuarve
të revoltës (të dy Bollanajt i lidhë)
dhe të kryepleqve të arestuar më parë.
Si përfundim, në bisedimet mes qeverisë dhe përfaqsuesve himarjotë u
dakordua pagimi i një tatimi simbolik prej 1000 napolona shqiptare, duke u
përfshirë në këtë shumë gjithë taksat për të gjitha fshatrat e Himarës.
Kjo ngjarje është pasqyrar dhe në këngën e ngritur me këtë
rast, me tekst si vijon:
Gushto-vjeshta
më të rirë
O
shokë jalla jalla (a)
Ditën
e proto shtatorit
Të
hënënë më saba (b)
Doli
Himara të vilë
Qeveria
nuk i la
Qeveri,
s’e bëre mirë (c)
Që
zure dyfek me gra
Ç’u
pataksn’ e ç’u çudinë
Kush
u ndodh e kush i pa
Jorgj’
Bollani foli mirë (ç)
Vetë
shpirtonë u dha
Të
dy Bollanajt i lidhë (d)
Kaftuanë
Llogara
Seç
këndojn’ e hajn’ e pijnë (e)
Fan
Nolit bëjnë rixha (f)
Vlora
e bëri tertipnë
Qazim
Koculi me ca
Thoshnë
Himarën t’a digjnë,
Është
gjarpër e u ha (g).
3-Duke analizuar
këtë këngë nxjerrim si elementë të saj faktet e mëposhtëme:
a- Kjo këngë që në fillim tregon se nuk këndohet me
grup të zakonshëm iso-polifonik por këndo-het në valle burrash, në atë që quhet
vallja e rrëndë e burrave. Është pikërisht vargu i dytë…O shokë jalla jalla … që na e dëshmon këtë fakt , pasi këtë varg
nuk e këndon asnjë marrës kënge në një grup. Ky varg shoqëron tundjen e
shamisë nga prijësi i valles dhe ka
kuptimin e një ftese për vëmëndje dhe për shoqë-rim të tij nga pjestarët e
vargut të valltarëve.
Ky fakt tregon
se përfundimi i ngjarjes është vlerësuar si një fitore e himarjotëve dhe
për këtë është hedhur një valle në një shesh fshati. Zakonisht, në sheshet e
fshatrave të Bregdetit, burrat hidhnin valle të kënduar.
b-Vargu …Të
hënën në saba… shërben si evidentim i datës së ngjarjes, por edhe si saktësim momenti, pikërisht fjala…në saba…saktëson castin e nisjes së
konfliktit. Por duhet të theksojmë gjithashtu se e hëna e parë e
shtatorit bie data 1 shtator 1924. Në disa tekste (Minella Gjoni …se jam nga
bregdeti, fq 181, Spiro Rusha, “Himara në stuhitë e shekujve”fq 123 ) gabimisht
si datë e ngjarjes është shënuar data 3 shtator, por kjo datë ishte ditë e
mërkurë dhe jo e hënë.
c-Qeveri se bëre mirë/Që zure dyfek me gra
…qorton rapsodi qeverinë për konfliktin. Është hera e parë që për një konflikt
të armatosur, ku madje pati edhe të vrarë e të plagosur, rapsodi përdor një ton
të butë, të ngjashëm me qortimin që një prind i bën djalit të tij për një gabim
të rëndomtë. Arsyeja është shumë e thjeshtë, qeveria që qortohet është qeveria
shqiptare, dhe këtë qeveri e ka njohur si të vetën edhe Himara, pavarësisht
konfliktit të lindur. Konflikti lindi se Himara prete-ndonte ende për autonomi
fiskale, brenda shtetit të ri shqiptar. Por autonomia tradicionale e Himarës
ishte autonomi brenda suazës së një
perandorie të huaj (turke). Kjo autonomi nuk mund të egzistonte brenda shtetit
të ri shqiptar, të cilin e kishte njohur dhe e kishte mbështetur edhe Himara.
Prandaj edhe rapsodi tregohet i kujdesshëm në deklarimet që bën. Këtu nuk ka
deklarata kategorike refuzimi pagimi taksash apo thirje për revolta të
armatosura. Më së shumti, në variante te
tjera ka revokim të kujtesës historike
Petro Marko te
libri Intervistë me vetveten… në fq 91, kur tregon për protestën e
banorëve të Dhërmiut në vitin 1932 kundër qeverisë së Zogut për mospagim
taksash, me argumentimin e autonomisë së Himarës, këngën e mësipërme e jep në
variantin… Seneja njëzet e katër/ në Himarë u bë hata,/ doli
populli të vjelë, / qeveria nuk e la/. Qeveria s’bëri mirë/ që ndezi
luftë me gra... Pesëqind vjet me Turqinë/ mot për mot bëjmë dava, / po
Himara, sa të rrojë,/ xhelep e të dhjeta s ’ka...
ç-Jorgj Bollani, personalitet i
shquar i krahinës, Kryetar i Kryepleqësisë së Krahinës së Himarës (e cila kishte atributet e një
qeverie lokale) për disa vite me radhë, i vrarë në mbrëmjen e 24 Jana -rit 1944
me snaiper, në pragun e shtëpisë së tij në Himarë. Në lidhje me vargun… Vetë shpirto-në u dha…sqarojmë se ky varg lidhet me një gjest të Jorgj
Bollanit. Nënprefektura e Himarës
mblodhi parinë e fshatrave dhe
u bën presion duke u thënë se : Po nuk nënshkruat
marrveshjen për të paguar të dhjetat, do
ju djegim shtëpitë. Në këtë moment shpërthen
Jorgj Bollani me fjalët .: Po qe se keni vendosur te digjni shtëpitë tona, urdhëroni
merreni shpirton (shkrepsen) dhe filloni nga djegja, ne nuk pranojmë të paguajmë
të dhjetën e xhelepin. Me marëveshjen që kemi me qeverinë qysh në Qershor 1921,
nuk detyrohemi te paguajmë taksa të tjera veç taksës kombëtare, mbretërore
(vasilika) për buxhetin e shtetit. ..
d-Dy Bollanajt që
u arestuan nga forcat e xhandarmërisë si organizatorë të revoltës ishin Jorgji
Bollani dhe Teo (Odhisea) Bollani, të dy tregëtare. Organizatori real i revoltës
ishte Jorgji Bolla-ni. Jorgji Bollani ishte mik me Qazim Koculin, në atë kohë
Prefekt i Vlorës, ish komandant i forcave shqiptare në luftën e Vlorës në 1920.
e-Miqësia
personale që kishte Jorgji Bollani me Qazim Koculin prodhoi një trajtim komod
gjatë arestimit të …dy Bollanajve…
f-Ndonëse
i arestuar Jorgji Bollani demostroi vlerësimin e tij për Fan Nolin, atë kohë
Kryemini-stër. Ky demostrim ishte edhe falë faktit të njohjes dhe mbështetjes së
popullit himarjot ndaj qeverisë shqiptare.
g-Deklarata,
teori dhe teza të ndryshme në disfavor të Himarës janë hedhur në qarkullim
gjith-mon nga qarqe të caktuara, si pasojë e mosnjohjes të situatave apo edhe
për faktorë të tjerë. Qazim Koculi, pavarësisht faktit se kishte miq personalë
në Himarë, ishte një ndër autorët e tezave
anti-himarë që qarkullonin në atë kohë në mjediset zyrtare shqiptare.
Në lidhje
me autorin Taso Nini, tregohet se dy ditë pas ngjarjes (pra më datën 3 shtator) erdhi në Himarë nga Kudhësi dhe në sheshin e
qytezës, ku qenë mbledhur pleqtë e Himarës dhe diskutonin për ngjarjen, pasi u
përshëndet me të pranishmit duke shkëmbyer duhan tha: Kjo nuk qështë ngjarje,
kjo është hata, por le të marrim një valle
që të mos harohet hataja….dhe duke hequr vallen, ngriti këngën e mësipërme
Pra, siç
po shohim, në një këngë të zakonëshme, të kënduar me valle burrash në një shesh
fshati, kemi një dëndësi informacioni të denjë për një tekst historie.
Por ajo që ka ngelur pa u cituar është fakti se qeveria e Fan Nolit humbi mbështetjen
e popullit himarjot dhe kjo u duk më së miri te fakti që, djemtë himarjotë
refuzuan të shkonin ushtarë për këtë qeveri, refuzim ky që binte edhe në kundërshtim
me marveshjen e vitit 1921 të Himarës me Qeverinë Shqiptare.
4-Por krijimi i honesterës së kësaj kënge ka hershëmri në shekuj dhe si e tillë
“rezerva ujore” që ka grumbulluar është tepër e madhe, për tu shteruar me një
“curil të hollë uji”, siç ishte kjo këngë për përplasjen e grave himarjote me xhandarmërinë...
Tradicionalisht himariotët nuk kanë patur ndonjë
mbret a princ me autoritet sundimtari absolut mbi ta. Qysh në hershmëri
himarjotët zgjidhnin çdo dy vjet dy strategë të quajtur prostatë për drejtimin
e vendit, veprimtaria e të cilëve ishte parashtruar në një korpus ligjesh dhe normash (venomesh) që përfshiheshin në kodin e të drejtës
zakonore dhe kopetencat e të cilëve ishin të kufizuara nga autoriteti i një këshilli,
para të cilit ata raportonin. Këto venome përfshinin jo vetëm mardhëniet midis
banorëve dhe krahinave bashkëkomëse por
edhe mardheniet me popujt dhe vendet e tjera.
Kjo formë
drejtimi i rezistoi edhe kohës romake, por u godit nga pushtuesi turk, i cili
vendosi ligjet e veta të centralizuara në gjithë teritoret e pushtuara, duke
prodhuar kështu rezistencën e armatosur të popullit.
Krijimi i honesterës të këngëve himarjote të
rezistencës në fitim dhe mbrojtje të autonomisë (venomeve) nis qysh me vdekjen
e Gjergj Kastriot Skënderbeut në 17 Janar 1468 dhe fillimin e rrënies së
rezistencës anti turke të popullit shqiptar.
Vdekja e Skënderbeut ishte një tërmet i fuqishëm që
vithisi në themele e çau “murin” e
reziste-ncës shqiptare përballë furisë turke. Kështjellat shqiptare nisën të
binin njera pas tjetrës ndërsa fisnikëria arbërore mori rrugën e emigrimit. Kështu
kalendari i rënies së kështjellave shqiptare është shumë i dëndur. Në 16
Qershor 1478 bie Kruja, në 1 Shtator 1478 bie Drishti, në 5 Shtator 1478 bie
Lezha dhe në 25 prill 1479 bie Shkodra. Të gjitha këto kështjella ranë pas i bënë
një rezistencë të gjatë rrethimit turk ndërsa kështjellat e bregdetit si ajo e
Himarës, e Borshit dhe e Kastrovilës ju dorzuan turqve brenda vitit 1479 nga Venediku, i cili i kishte në administrim
në atë periudhë.
Marshimi turk i ngjante përmbytjes që shkakton një
lumë kur del nga shtrati. Në pranverë të vitit 1480
ushtria turke zbarkoi në Pulje dhe
pushtoi Otranton në tokën e Mbretërisë së Napolit.
Dukej se asgjë
nuk do ti ndalte turqit, të cilët
synonin të vendosnin minaret e xhamive në ki-shën e Shën Pjetrit në Vatikan,
ashtu siç bënë me kishën e Shën Sofisë në Stamboll.
Por ja që befasisht situata ndryshoi
nga një ngjarje e papritur. Në
qershor të vitit 1481 vdes papritur Sulltan Mehmeti i II i quajtur Fatihu …Vdekja
e Mehmetit II rilindi shpresën për
çlirim nga turqia kudo në Shqipëri. Kurorëzimi
i Sulltan Bajazitit të II, nëna e
të cilit ishte bijë e një tregëtari shqiptar, duket se krijoi një farë iluzioni
te fisnikët shqiptarë. Por ky iluzion shumë shpejt u shua. Atëherë fisnikët
shqiptarë nisën rikthimin në atdhe për
të rimarë zotë-rimet e tyre, duke
larguar pushtuesin turk me luftë të
armatosut popullore. U rikthye Nikoll Dukagjini, më pas edhe Lekë Dukagjini,
Spanët etj …
Por këta fisnikë nuk e kishin autoritetin e Skënderbeut
për të mobilizuar popullin. Duhej një tjetër autoritet. Vëmëndja u përqëndrua
te djali i Skënderbeut, Gjon Kastrioti. Atëherë…”u dër-guan lajmës në Pulje,
pranë mbretit të Napolit me kërkesën për të rikthyer në Shqipëri djalin e
Skënderbeut, Gjon Kastriotin për të “marë në dorë zotërimet e të atit”… (Himara në shekuj, Bo-tim i
Akademisë së Shkencave . fq 106).
Populli e përjetëson ftesën në
këngë :Trimi trimin kishte lerë/ O
Kastrioti me nderë/ Nga Donika jon’ e mjerë/Që qe bijë nga kjo derë/Të kemi nipçe përherë/Të kemi nipçe të lartë/Ndaj
të presim të na vish/Të na vish e të na rish/T’i vësh dërmën osmanllis. Fane
Veizi: Bregu i detit në këngë fq 42
Gjon Kastrioti e pranoi ftesën për t’u kthyer në atdhe.. Në
kronikat e kohës ( Stefan Magnos)
thuhet se: “Popujt e vendit të Gjergj Kastriotit të quajtur
Skënderbej, …dërguan në Pulje njerëz për të kërkuar Gjonin, birin e tij, që të shkonte
për të marrë në dorë zotërimin e të atit” . Aty mësojmë se në atë kohë Gjon Kastrioti ndodhej në ushtrinë e dukës së Kalabrisë,
Alfonsit Aragonez, biri i Mbretit Ferdinand të Napolit, duke luftuar kundër
turqve që mbanin të rrethuar Otranton... dhe se bashkë me atë ndodhej edhe Kostandin Muzaka, një bujar
shqiptar, kushëri i parë i Gjon Kastriotit, të cilin e kishin ftuar vetë himariotët
për të luftuar në Himarë si kapedan i tyre.
Duka Alfons e pranoi kërkesën e fisnikëve shqiptarë edhe sepse
i interesonte krijimi i një fronti të dytë në shpinë të turqve, ndaj e ndihmoi Gjon Kastriotin duke i dhënë katër galera që të kthehej në Shqipëri bashkë
me Kostandin Muzakën “së bashku me shumë burra që ai kishte me vete”. Këtu mësojmë se bashkë me ta Alfonsi dërgoi
“Kladën prej Korone i cili kishte ikur nga Krahu i Manit” (Greqi).
Ekspedita
zbarkoi fillimisht në afërsi të Durrësit në korrik 1481 dhe pas disa luftime
nëpër në Shqipërinë e Mesme, një pjesë e
tyre udhëtoi nëpër det drejt Himarës.
Kronika e kohës thekson:“Katër galere të flotës mbretërore, që
e kishin sjellur atë në ato anë, me Kladën prej Korone, shkuan duke plaçkitur
nëpër ato brigje në dëmin e turqve dhe që andej Klada kaloi nga Vlora dhe shkoi
në malet e Himarës…, ata popuj të atij vendi malor, që janë më shumë se 50
fshatra, qenë ftuar t’i zbonin turqit dhe të rifitonin lirinë dhe me galeret e
thëna shkoi në kështjellën Himarë, fortesë kryesore e atij vendi, dhe atë
fortesë e sulmoi”. Në gusht 1481, kryengritësit nën drejtimin e Kostandin Muzakës
morën kështjellat e Himarës dhe Sopotit.
Subashi turk i Himarës i kërkoi ndihmë
bejlerbeut Sulejman Alibeut në Vlorë, i cili ndërkohë përgatitej për të rifilluar veprimet
ushtarake kundër Otrantos në Pulje. Kërkesa e subashit e detyron të nisej vetë në ndihmë të tij me një repart ushtarak prej
3000 vetësh të armatosur. Por “Popujt e malit të përmendur (himariotët) …shkuan
tek një qafë mali ( Qafën e Llogorasë ) e mundën dhe e kapën (bejlerbeun) me
shumë turq, kurse shumë të tjerë i vranë’’ shkruan kronika ndërsa kënga ligjëron:.
Sulejman Unuk jeziti/ Bir
osmëni Stambolliti/ Sa mirë t’u bë tertipi/ Llogara seç të thëthiti/ Buftë të
madhe të ngjiti…Fane Veizi: Bregu i detit në këngë fq 45
Subashi i Himarës u arratis me anije në Korfuz, kurse “Klada
që kishte ardhur me galeret aty, hyri dhe mori edhe kështjellën e Sopotit që
ishte në malet e përmendura” duke u çliruar në këtë mënyrë gjithë krahina e
Himarës. Si datë e çlirimit të Himarës shënohet 31 gushti 1481.
Më 10 shtator 1481, dhjetë ditë pasi u çlirua Himara,
ushtritë e dukës së Kalabrisë, duke përfituar
nga telashet e turqve në Shqipëri, çliruan Otranton.
Viset shqiptare të çliruara e
njohën si princ Gjon Kastriotin. Por principata e re shqiptare ishte shumë e dobët. Vendi nuk kishte burime për ta mbajtur në këmbë
luftën e vazhdueshme, ndër-kohë që
Perandoria Otomane ishte shumë e fuqishme.
Më 1482 kryengritja në Shqipërinë e jugut
duket se u shtyp. Turqit ribënë edhe nje
herë regjistrimin e tokave të sanxhakut të Vlorës, me përjashtim të krahinës së
Himarës. Në vitin 1483, Mbretëria e Napolit bëri paqe me turqit dhe populli
shqiptar mbeti përsëri i izoluar pa një aleat të jashtëm.. Ushtritë turke i
vazhduan operacionet gjatë viteve 1482-1485, dhe arritën të ripushtonin në
verën e vitit 1484 kështjellën e Himarës, kurse sundimin në krejt Shqipëri në mundën ta rivendosnin vetëm në
vitin 1485.
Kështu që dhe Gjon Kastrioti u
detyrua të largohej nga Shqipëria dhe të vendosej përsëri në Itali. Bashkë me
‘të shkuan në Itali edhe shumë kapedanë himarjotë, të cilët u organizuan në
regjimentin maqedon nga Karli VIII. Dhe populli ligjëronte:
Bregu i detit ballëgurë/Qysh duron e ri pa ujë/Se të zinjtë djeltë tanë/Ikën
e muarn dynjanë/ Ndë krajli napolitanë…
Megjithëse kryengritja
u shtyp, gjatë regjistrimit të tokave,
turqit hasën në rezistencën e arma-tosur të popullatës himarjote... Për të thyer këtë rezistencë, sundimtarët turq menduan të fusnin në lojë fisnikët shqiptarë renegatë. Një nga këta renegatë
ishte Komjan Arianiti, që ndërkohë
ndodhej në oborrin e Sulltanit Bajazitit II dhe pretendonte zotërimet e dikurëshme
të Arianitëve. Sulltan Bajaziti i II e gradoi sanxhakbej dhe e dërgoi këtë renegat në Himarë, por
himariotët nuk e pranuan dhe në fillim të vitit 1486, pasi e kapën të gjallë, e
vranë duke shpallur kështu fillimin e një kryengritjeje të re , të derdhur edhe në këngën…
Ç’thotë Padishahu
ç’thotë/ Për Himar’ e himarjotë/ “Djem të shkathët e të zotë/Bëj t’i vras e si
vras dot./ Dhe ata që me ne qenë/ Si Komneni me të tjerë/ Ç’i përzunë dhe çi
prenë/ Copa e çika i therë”.Fane Veizi: Bregu i detit në këngë fq 49
Për të shtypur këtë kryengritje Sulltan Bajaziti II nisi atë
vit për në Shqipëri ushtrinë turke, nën komandën e admiralit Sinan Pasha, dhëndërit të tij, por
ky dështoi në tentativën e ndërmarë.
Më 1488 kryengritja
u përhap edhe në Shqipërinë e Mesme, ku u aritën disa fitore të rëndësi-shme
dheu çliruan disa krahina. Duke parë
suksesin e aritur, kryengritësit
shqiptare dërguan përsëri një delegacion në Itali për të thirrur Gjon
Kastriotin, ardhja e të cilit nuk konfirmohet nga dokumentat e kohës. Kryengritja
vazhdoi deri më 1492, duke e ngushtuar autoritetin turk rreth kështjellave me
garnizone pushtuesish. Situata e vështirë e ushtrisë turke kërkoi prezencën e
vetë sulltanit.
Në verën e vitit 1492 sulltan Bajaziti i II, në krye të ushtrisë
turke u nis nga Sofia në drejtim të Shqipërisë dhe u vendosën në krahinen e
Tepelenës, Gjirokastrës dhe Sarandës. Paralelisht flota turke doli në brigjet e
Himares.
Me ardhjen e ushtrive
turke, në pamundësi për evadim në ishillin e Korfuzit apo në Venedik, luftëtarët
himariotë sistemuan familjarët nëpër
vendstrehimet e fshehta malore dhe vetë u pregatitën për luftë. Sulltan
Bajaziti kishte planifikuar operacione ushtarake për nënshtrimin e popullsisë kryeneçe himarjote. Këto
operacione të planifikuara e të ndërmara janë evidentuar nga një sërë kronikanësh
turq të kohës, të cilët interesimin e tyre për këtë ndërmarje të ushtrisë turke
e lidhin me vetë praninë e Sulltan Bajazitit të II.
Kronikani Kemal Pashazade,
shkruan se sulltani u nis në “vendin e shqiptareve”, “në nahijën e njohur në
atë vend me emrin vilajeti i Juvanit”; Bitlisiu, tregon se vendi i fushatës
ishte “Shqipëria”, se sulltani urdhëroi Sinan Pashën, komandantin e flotës
turke, që “të nisej nga ana e tij me 300 anije në drejtim të Shqipërisë dhe t´i
nxirrte ato në Vlorë”. Bitlisiu shton se Vlora, ku duhej të ankoronte Sinan
Pasha, ishte “fqinjë më viset shqiptare” (kryengritëse). Oruçi shënon se
sulltani u nis në “vendin e Juvanit”, Kronisti tjetër, Aliu, flet për vendosjen
e sulltan Bajazitit II në Tepelenë. “Në kohën kur padishahu ishte nisur për
pushtimin (e vendit) e shqiptarëve, padishahu ishte vendosur plot madhështi në
Tepelenë”.
Stefan Magno, kur bën fjalë për shtypjen e kryengritjes së
vitit 1492 shkruan se “Turqit, pushtu-an malet e Himarës, nga Vlora deri në
Sarandë. Më parë ata kishin marrë kështjellën e Himarës dhe të Sopotit, në disa
maja të maleve kapën shumë shqiptarë….”
Sulmi i turqve
filloi në korrik të vitit 1492, duke u pushtuar kështjellat e Himarës dhe
Sopotit. Turqit tentuan të depërtonin në viset e brendëshme, por himariotët u
grumbulluan në malet e larta, duke organizuar mbrojtje natyrore.
Më në fund, pas
luftimesh të ashpëra, himariotët u detyruar të përqëndroheshin në dy maja mali.
Te mali i Çikës turqit të komanduar nga bejlerbeu i Rumelisë Jahja Pasha, depërtuan
nëpër një shteg të fshehtë, si pasojë e një tradhëtie, duke i zënë në befasi
luftëtarët dhe banorët e strehuar, të
cilët, si pasojë e numërit të lartë të të
vrarëve dhe të plagosurve si dhe lemerisë së përjetuar nga vetësakrifikimi i
shumë nuseve të reja, të cilat u hodhën nga shkëmbinjtë me foshnjet në gji, për
të mos rënë robinja, u detyrua të dorëzohej, kundrejt marveshjes për tu lënë të
lire, me kusht që të mos orvateshin për kryengritje të mëtejëshme..
Por turqit e
shkelën marveshjen duke bërë masakër mbi himarjotët e dorzuar, burrave u prenë
këmbët e duart dhe pastaj i hodhën në humnerat e Malit të Çikës, gratë e reja, vajzat
dhe fëmijët, afro 8.000 vetë, i grumbulluan
në Vlorë, për ti shitur si
skllever në tregjet aziatike.
Kjo tragjedi është
ligjëruar në një sërë këngësh himarjote, njera prej të cilave thotë:
O Moshor a gjeç belanë/ Mos gjeç dinë, mos
gjeç imanë/ Se na vrave djeltë tanë./ O Moshor të rëntë pika/ Shpure asqerët
tek Çika./ O Moshor, t’u shoftë fara/ Tu bëfshin gurë e gërmadha,/ Të mbeçin
gërmadha e gurë/ E u djegsh i gjallë në furrë…
si
dhe varianti tjetër….Mali i Çikës, mali i
lartë legjendar/.../Gratë me foshnja në duar, ranë nga shkëmbi/ Vdekja e zezë, hije
rëndë, nuk i trëmbi.
Garda perandorake
turke dhe repartet e Anadollit të komanduar nga
Daut Pasha, të gëzuar nga fitorja e aritur në malin e Çikës,
tentuan asgjësimin e rezistencës në malin
tjetër, në Çipin e Tar-tar me sulme që vazhduan deri në fund të gushtit, por pa asnjë rezultat.
Vjeshta po
afronte dhe lufta rezultoi me një kosto shumë më të lartë se sa kishte
parashikuar Porta e Lartë dhe nuk dihej
se sa do vazhdonte. Shtoi kësaj faktin se kjo rezistencë mund të shërbente si
shkëndi zjarri për kryengritje antiturke në krahina të tjera të vendit. Kjo
prespektivë e zymtë e detyroi Sulltan
Bajazitin e II të kërkonte një marrëveshje me himariotët.
Në bazë të
marrëveshjes kalaja e Himarës dhe e Sopotit duhej rrënuar. Himariotët pranuan, t’i paguanin haraçin sulltanit. Pagesa e
haraçit do të thoshte se sulltani hiqte dorë nga vendosja e regjimit
feudal-ushtarak të timareve në krahinën e Himarës dhe krahina do të administrohej,
jo në bazë të ligjeve perandorake osmane por sipas të drejtësv zakonore të
bashkësisë së saj.
Në këtë mënyrë
Himara fitonte një autonomi krahinore.
Pas debatesh,
himariotët pranuan marveshjen vetëm kur sulltani u premtoi jo vetëm autonomi të
krahinës së Himarës por dhe një sërë
privilegjesh ligjore të përmbledhura në tetë pika, të njohura nga tradita me
emrin “Venome” të cilat himarjotët i kishin gëzuar edhe në periudhën e sundimit
romak. Venomet janë një korpus ligjesh që rregullonin mardhëniet e krahinës
autonome të Himarës me pushtetin qëndror turk. Korpusi ligjor që rregullonte mardhëniet mes banorëve të një
fshati apo të gjithë krahinës ishte e
drejta zakonore shqiptare.
Duhet të sqarojmë se fermani që
përmbante venomet nuk është gjetur, madje nuk egziston asnjë dokument që të ketë
të shkruar përmbajtjen e ligjeve të venomeve. Por ama egziston një fakt i
pakundërshtueshëm. Korpusi ligjor prej tetë pikash ishte gdhendur (apo derdhur)
në një pllakë bakri në Turqi dhe në Himarë kishte ardhur në këtë formë dhe jo në
ferman të zakonshëm letre apo pergamene.. Këtë pllakë bakri himariotët e ruanin
me xhelozi në katakombet e kishës së Mitropolisë së Himarës dhe e ekspozonin te
porta e kishës vetëm në raste festash apo në raste të vizitave të ndonjë
personaliteti të huaj.
Ky fakt është kënduar gjithmon në
Himarë: Në qish’ të Mitropolisë/ Vartur
pllaka e lirisë/ Në bakër bukur ujdisë/ Me ferman të osmanllisë/Këto gramë parë- pare/ Gjithë gjakë janë larë/
I kemi larë me gjak/ Nga çdo fis e në çdo prag Ç’do sokak edhe çdo derë/ I kemi mbajtur me nder
/ Shëmbëlltirë për të tjerë. Fane
Veizi: Bregu i detit në këngë fq 59
Përmbajtja e korpusit ligjor të
venomeve ishte mësuar përmëndësh gati nga të gjithë himarjotët. Kjo pllakë u
zhduk në vitin 1897.
Përmbajtja e venomeve të vitit 1492 ishte si më poshtë:
a.
Mos shtrirja e sistemit të timarit në teritorin e Himarës. Ruajtja e pronës
private dhe ajo kolektive nga himarjotët mbi kullotat, pyjet, burimet ujore
etj.
b.
Vetadministrimi i krahinës përmes organeve tradicionale të saj, që qenë pleqësitë,
në dy nivele, të fshatit dhe të krahinës. Në mbledhje thërisnin përfaqsues nga
çdo shtëpi dhe për çështje lufte, nga gjithë fshatrat.
c.
Importimi dhe eksportimi i mallrave pa paguar taksa doganore, një e drejtë që
nuk ishte e drejtë eskluzive vetëm e Himarës.
ç.
E drejta e lundrimit të lirë, pa kufizime me anijet e tyre në tërë portet e
Perandorisë Turke pa ju nënshtruar kontrollit doganor.
d.
E drejta për t’u paraqitur para organeve turke të armatosur në Vlorë, Delvinë,
Gjirokastër. Kapedanët vizitonin të armatosur edhe Janinën.
e.
Himariotët kishin të drejtë të caktonin një përfaqësues të krahinës në
Stamboll, i cili komu-nikonte direkt me Sadrazemin, kryeministrin turk, për
çështje të krahinës.
f. Himarotët
duhej të paraqiteshin në luftë krahas Sulltanit, por ruanin të drejtën të
paraqite-shin me formacionet dhe flamurin
e tyre, si dhe nën komandimin e
Kapedanëve të tyre.
g.
Himara i paguante haraç Padishahut, por himarjotët nuk pranuan të quheshin raja.
Haraçi i dorëzohej të dërguarit të
Turqisë, në një qese të varur mbi majën e jataganit ose në grykën e pushkës, si
gjest i mosnënshktrimit të tyre.
Në lidhje me
flamurin e himarjotëve sqarojmë se ai kishte një shkabë (shqiponjë) të zezë
dykrenore, me krahë të mëdha e të shtrira në gjithë fushën e flamurit.. Pikërisht
shtrirja e madhe e krahëve të shkabës ndryshonte nga shqiponja e Kastriotëve me
krahë më të mbledhura, pasi elementët e tjerë ishin gati identikë…Për këtë
flamur me siguri janë bërë shumë debate në bisedime me përfaqsuesit turq, të
cilët kërkonin mënjanimin e çdo simbolike që përafronte figurën dhe veprën e Skënderbeut
dhe sidomos të flamurit me shkabën (shqiponjën) dykrenore, për të cilën populli
këndonte:.
Shkab’ e madhe kasaba/ Me
dy krahë të mëdha/ Shkab e madhe me dy kokë/ Mbreti i zogjve në tokë/ Shkab e
madhe, zot i dheut/ Krenari e Skënderbeut. Fane Veizi: Bregi i detit në këngë
fq 29
Një basoreliev i kësaj
shkabe është gdhendur në dy gurë në derën e kishës në kalanë e Himarës,
gdhëndje që daton në shekullin VII të
erës së re, rreth 1300 vjet më
parë.
5- Marrëveshja e lidhur mes
himariotëve dhe Sulltanit për njohjen
autonomisë krahinore, ishte në favor të himariotëve. Me venomet që
morën, ata larguan rrezikun e vendosjes së qeveritarëve turq dhe të sistemit të
timareve në krahinën e tyre.
Autonomia e fituar dhe korpusi
ligjor i venomeve ishte një fitore jo e
vogël e himarjotëve, pasi ruhej prona dhe etniteti i komunitetit si dhe mënyra
tradicionale shqiptare e jetesës, pa ndikime dhe praninë e mënyrës dhe formave
të jetesës turke. Duke qënë territor bregdetar, Himara e kishte të lirë edhe
rrugën detare për tu lidhur me perëndimin, faktor ky që ndikoi së tepërmi në
ruajtjen, forcimin dhe europianizimin e civilizimit dhe kulturës së jetesës,
duke qënë në këtë mënyrë krahina më pro-perëndimore e vendit.
Sa herë që turqit i cënonin
pikat e marveshjes (venomet), himariotët rrëmbenin armët dhe hidhe-shin në
kryengritje. Turqit detyroheshin përsëri t'u akordonin privilegje të cilat
kishin gjithnjë si bazë kushtet e caktuara në marrëveshjen e vitit 1492.
Nga ana e tyre edhe himariotët,
pagesën e haraçit, megjithëse e premtuan, shpesh herë nuk e paguanin ose kur e
paguanin ua jipnin turqve publikisht, në majën e jataganit, duke u lënë të kuptonin se ata nuk ishin raja
por kishin ruajtur të drejtën t'i mbanin armët në krahë. Këto veno-me
himariotët i ruajtën për shekuj me radhë.
5.a-Njohja e venomeve Himarës
ishte edhe një disfatë e luftës politike
e sulltanit, prandaj gjithmon sulltanati është përpjekur për mohimin dhe fshirjen e tyre nga
“biografia” osmane dhe praktika shtetërore. Përpjekja për “fshirjen” e venomeve
nga praktika e përditëshme, nga ana e turqve dhe mbrojtja e tyre nga ana e
himarjotëve, është një luftë e vazhdueshme qindra vjeçare, që përfshin përpjekje
ushtarake gati të përvitëshme me forca turke të komanduara nga pashallarë të
ndry-shëm dhe vetë sulltanët e kohës. Por duke qënë se përplasjet me forca të
komanduara nga pashallarë turq janë të shumta, ne do ndalemi te përplasjet që
kanë si protogonistë vetë sulltanët turq ose të dërguarit special të tyre.
5.b-“Pendimi “ i sulltan
Bajazitit të II për firmosjen e fermanit me korpusin ligjor të venomeve ishte
shumë i shpejtë. I tillë ishte dhe reagimi i tij për “shuarjen “ e venomeve nga
historia e sulltanatit. Kështu, pas shtatë vjetësh, më 1499, Bajaziti II dërgoi
dhëndërin e tij, Mustafa Pashën me forca të shumta ushtarake të nënshtronte
Himarën, me qëllim që duke “haruar” venomet, të pranonte taksat e reja që
aplikoi (xhizje-n). Mustafa Pasha zbarkoi në Skalome - Qeparo dhe sulmoi
fillimisht Kudhësin, nga u tërhoq me turp pasi la të vrarë qysh në pritën e
parë mbi 40 ushtarë..
Mustafa dhëndër Dovleti/ Pruri damane nga
deti,/ Në Skalome asqerë qiti,/ Gjithë bregut ja
vërviti./ Qeni turk iku
dhe shkoi, Xhizje Himara s’pranoi
5.c-Sulltan
Bajaziti II nuk pati kohë të kundërvepronte përsëri ndaj himarjotëve pasi u përfshi
nga lufta për fronin sulltanor e bijve të tij dhe u detyrua nga i biri Selimi,
të abdikonte në favor të tij më 25 prill
1512, si dhe vdiq më 26 maj 1512. (Ky fakt rrëzon tezat e disa historianëve
se Himara i fitoi venomet në vitin 1518
nga Sulltan Bajaziti II). Nga ana e tij sulltan Selimi (lindur 1470 -
vdekur 1520) i rinjohu venomet e Himarës pas
dështimit të ekspeditës turke për të shtypur revoltën në vitin 1513. Ndoshta
nuk pati kohë të vepronte më tejë pasi në vitin 1520, pas vdekjes së tij, u ul
në fron
Sulltan Sulejman Kanuniu, (Ligjvënësi)
ose i njohur ndryshe në perëndim si Sulejmani i Madhërishëm.
5.Ç-Në vitin
1537 në Labëri dhe Himarë shpërtheu një kryengritje e fuqishme antiturke.
Sulltan Sulejman Kanuniu (Ligjvënësi) u nis drejt Shqipërisë me dy synime
kryesore : të nënshtronte Labërinë dhe Himarën për të nxjerrë të gjitha detyrimet e
prapambetura si dhe me flotën e tij të hidhej në në bregun tjetër të Adriatikut. Kështu që, në muajin korrik 1537 e vendosi kampin
ushtarak në afërsitë e Vlorës. Po në korrik ariti para bregdetit të Himarës
edhe flota osmane. Populli u ngrit i tëri në luftë dhe nisën
sulmet kundër kampeve ushtarake osmane.
Kryekomandant i ushtrisë turke ishte vetë Veziri i
Madh, Iljaz Pasha (1483-1539) nga Palasa. Në luftën e 1537 me himarjotët, Iljaz
Pasha shfrytëzoi njohjen prej tij të terenit
malor të Himarës, shtigjet dhe kalimet e fshehta, nëpër të cilat niste
repartet turke, por as kjo nuk e ndihmoi dot në luftën kundër kryengritësve
himarjotë, të cilët kaluan në kundërsulme të shpeshta e të fuqishme.
Për Iljaz Pashën, të cilin historiografia osmane e njeh dhe e përmënd me emrin Ajaz Pasha, le të
sqarojmë se ishte nga Palasa, me emrin e origjinës Kosta Dhimo, ishte marrë qysh fëmijë nga turqit, qe ritur e
shkolluar në Turqi dhe i kishte kaluar gjithë shkallët e hierarkisë shtetërore,
nga jeniçer deri në Vezir i Madh, post ku qëndroi në nga 14 Mars 1536 – 13 Korrik 1539, kur vdiq nga
murtaja. Në këtë post ai zvëndësoi Ibrahim Pashë Pargaliun, një tjetër shqiptar
nga Parga.
Vërtet që Iljaz Pasha ishte himarjot, por asnjë
ndjenjë pozitive nuk afron te himarjotët emri dhe kujtimi i tij.
Himarjotët nuk e kanë mohuar faktin e origjinës të
Iljaz Pashës, por as janë entusiazmuar
nga kariera e tij. Në themelet e asaj kariere janë edhe masakrat turke ndaj
himarjotëve, të atyre turqve që i drejtoi dhe u priu vetë Iljaz Pasha, i cili mori
pjesë aktive në shtypjen e kryengritjes në vendlindjen e tij Himarë e në Vlorë
në vitin 1537, madje u priu turqve në sulmet dhe masakrat e tyre.
Për informacion sqarojmë se ka
lindur në vitin 1483 në Palasë, pranë Dhërmiut. Në vitin 1514 ka marrë pjesë në
luftën e Çaldiranit, ku edhe shquhet për së pari për trimëri dhe inisiativë
luftarake. Ka marrë pjesë në luftën kundër memlukëve në Egjipt, në vitet
1516-1517, duke qënë njëko-hësisht në postin e Bejlerbeut të Anadollit. Më pas
u emërua Guvernator në Damask të Sirisë. Ka marrë pjesë në pushtimin e Rodosit
në vitin 1522. Gjithashtu mori pjesë në Betejën e Mohaçit në Hungari, në
Rrethimin e Vjenës në vitin 1534, në luftimet kundër Irakut në vitin 1535.
Gjatë qeverisjes së tij ai
pushtoi Rumaninë e Moldavinë.
Në vitin 1538 mori pjesë në
luftimet që i ndërmori Flota osmane në brigjet e Detit Jon. Në Pre-vezë ,
së bashku me admiral Barbarosën mundën flotën e Karlit të V Habsburgve, të
Venedikut dhe Papatit, të tre flotat të bashkuara. Pas kësaj humbjeje Venediku
u detyrua të lëshonte disa qytete në Dalmaci dhe të paguante një tribut vjetor
të rëndë në favor të osmanëve.
Pra, siç po shohim, kemi një
biografi të përgjakur pushtuesi që e
distancon nga vendorigjina e tij liridashëse. Por le të kthehemi në Himarën
kryengritëse ku kënga shkruan historinë: Sulltani
kartë dërgoi/ Himarjotëve tu thoi/Po s’u dhatë do t’u shoi/Taboret se çi dërgoi/Me
damane ç’i mbuloi/…Himarjotët kapedanë/Se ç’u ngrenë nga çdo anë/Me kordha me
jataganë/Mbi taborr’ e mbi sulltanë/…Qeni turk iku e shkoi/Në Protopapë qëndroi/Shkall’
e madhe Qeparoit/ …Himara haraç s’pagoi…
Luftimet vazhduan gjatë verës së vitit 1537,.. Në këtë
kohë, një luftëtar himariot i quajtur Dami-an (Himarjoti) depërtoi deri në çadrën perandorake, me qëllim
për të vrarë sulltanin, por u zbu-lua
nga rojet e sulltanit dhe u kap i gjallë.
U ekzekutua pas torturimit. Një variant (A.Plasari) thotë se u varros i gjallë
në prani të sulltanit…
Populli i ligjëroi:-Ç’ish më rri kumbisuro/djalëzo,shpirtëzo/Si
pumbak i bardhëzo/Si Krisht zografisuro/ Damian trëndafil me erë/Eja të të puth
njëherë/I paudhi çtë ka prerë/Cop’ e çika ç’të ka grirë/ Pastë përjetë mynxyrë/Damian shpirt e Damian xhan/E
dhe jetën për vatan.. Fane Veizi; Bregu
detit në këngë fq 69
5.ç.1-Kryengritja
shqiptare i mundësoi mbretit të Napolit kohën për të organizuar
mbrojtjen e vendit nga osmanët si dhe e
detyruan sulltanin të ndërpriste sulmet dhe të hiqte dorë nga zbar-kimi në
Pulje. Një dokument i kohës dëshmon: “Kur çdo gjë ... ishte gati për të kaluar
në Pulje, ... shqiptarët, kryesisht himariotët, u shkaktuan ushtarëve të
sulltanit pengesa e trazira të mëdha... Këta ... u bënë shkaku kryesor që shpëtoi Pulja, dhe
ajo mbretëri (e Napolit) nga një rrënim i madh dhe nga zjarri që u rrinin mbi
kokë”.
Atëherë sulltani
vendosi të pushtonte ishullin e
Korfuzit, që ishte nën pushtetin venedikas. Edhe në këtë rast shqiptarët u
shkaktuan trupave të sulltanit pengesa të mëdha. Për një muaj të tërë ata nuk i
lejuan forcat osmane të kalonin nga Vlora gjatë bregdetit të Himarës, duke i
dety-ruar ato të ndiqnin rrugën
Tepelenë-Gjirokastër-Delvinë-Ksamil, duke e ngritur kampin në Butrint. Ndërkohë
venedikasit patën kohë të forconin
mbrojtjen e Korfuzit, duke bërë që të dështonte sulmi turk. Ky
fakt është kënduar nga populli me
vargjet :
Himara shkëmb i sheretit/Çu nise kundruall
detit/Çu hodhe kundër dovletit/Dole ditën e Shën-mitrit/ Përkundra sulltan
jezitit/ Desh të zij Korfuz kalanë/Ti mbaj shtruar këto anë/E na do gjenim
belanë/Biri o trimatë tanë/Bëni uxhum mbi sulltanë/Të lironi kasabanë/Me kordh’
e me jataganë/E t’i shpori ng’ato anë/Rrëmbeni pallat e shkreta/E t’i bëni cop’
e feta/O Korfuz Kala Veneti/Të lefterosi bregdeti/Të shpëtoi nga laneti… Fane
Veizi; Bregu detit në këngë fq 72
Në shtator, duke
hequr dorë nga pushtimi i Italisë , pasi i vuri zjarrin Butrintit, sulltani u
largua nga bregdeti jugor shqiptar për në Stamboll, duke lënë në Shqipërinë
Jugore një forcë të madhe ushtarake për të shtypur kryengritjen e Labërisë dhe
të Himarës. Kryengritja në Labëri u shtyp me gjak, ndërsa himarjotët, të mbetur vetëm, u tërhoqën pas
premtimit të rinjohjes së venomeve nga Sulltani.
Këtu duket se ka
ndërhyrë pranë Sulltanit Veziri i Madh Iljaz Pasha, duke i sugjeruar Sulltan
Sulejmanit rinjohjen e venomeve të
Himarës. Madje është sugjerimi i tij, që sulltani t’a shkruajë korpusin e venomeve në
pllakë bakri, si simbol i përjetësisë së dekretit sulltanor. Mendojmë se këtu
nuk ka ndikuar ndonjë ndjenjë dashurie dhe përkujdesjeje për popullin dhe
krahinën e origjinës së tij. Kjo ka qënë thjeshtë një zgjidhje diplomatike për
sulltanin, ndoshta edhe me qëllim që emri i tij, në krahinën e Himarës të
kujtohet më shumë për pllakën e bakërt me korpusin ligjor të venomeve se sa
masakrat që ai bëri ndaj popullit. Po ka qënë kjo ideja e tij, mund të themi se
deri diku ja ka aritur qëllimit. Sulltan Suljeman Kanuniu në Himarë kujtohet për
pllakën e bakërt të venomeve, por edhe… për Damian Himarjotin. Himara nuk haron
kollaj.
Kjo pllakë u mbajt në kishën e Mitropolisë në
Himarë. Dëshmia e mësipërme ka besueshmërinë për faktin se, Sulltan Sulejman
Kanuniu është dalluar për respektimin rigoroz të ligjeve të pera-ndorisë Osmane
dhe dokumentimin e sakët të ligjeve dhe urdhëresave perandorake. Pra, hame-ndësohet
që fermanin e Sulltan Bajazitit të II për njohjen e venomeve në 1492, ta ketë
derdhur apo shkruar në pllakë bakri Sulltan Sulejman Kanuniu në 1537,..
Kjo datë dhe
fakti i ndërhyrjes apo sugjerimit të
Iljaz Pashës për shkrimin e
korpusit të venomeve në pllakë bakri, gojdhana e lidh me faktin që
sulltani vendosi edhe një pllakë me një mbishkrim mirënjohjeje te shtëpia e
lindjes së Iljaz Pashës në Palasë.
5.ç.2-Në vitin 1570 Kështjella e
Sopotit (Borsh) ishte e pushtuar nga turqit. Kryengritësit himarjotë e sulmuan
në prill të vitit 1570 dhe pasi e morën, kështjella u vendos nën komandën e
Manol Mormorit . Në vitin 1571 kështjella e Nivicë Bubarit pasi u sulmua nga himarjotët, u shkatërua nga sulmet dhe
kundrasulmet. Të njëjtin fat pësoi edhe kështjella e Sopotit.
5.d- Në vitin 1577 dhe 1581 populli i bregdetit i
drejtohet me një letër Papës së Romës për ndihmë ushtarake , duke i deklaruar
gatishmërinë e krahinës që në një istruksion ushtarak do të angazhonin si
bregdetit 10.000 luftëtarë dhe si krahinë 50.000 luftëtarë. Papa u dërgoi disa
bekime, të cilat populli i priti me këngën: Dëgjona
Papë dhe na/Se jemi vënd e kala/O Papë i madh me forë/Plot me kisha dhe shënjtorë/I
rrethuar me taborë/Po deshe na jep një dorë/Ti vëmë turkut sinorë/Ndihmona Papë
ndihmona/Se kemi vetë ikona” .
5.d.1- Tërmeti i vitit 1592 dhe
kolera e atij viti (ardhur nga Italia) shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe njerëzore në krahinë.
5.e-Po kështu Sulltan Murati i
IV, që cilësohet si një nga sulltanët që
kishte forcuar pushtetin me ligje shumë të forta, në vitin 1630 rikonfirmon
dekretin e e autonomisë dhe korpusin ligjor të venomeve.
5.ë-Në një relacion të Don Gjon Kamilli më 1668, i
cili nga Himara ka dërguar informacione të shumta për Propogandën Fide në Romë shkruhet: “...mbi te gjitha, ky popull
kerkon te jetoje ne liri, andaj nuk pranon t’i nenshtrohet te huajve, sidomos
turkut. Per te ruajtur autonomine, ky popull i paguan turkut nje haraç te madh.
Here pas here malesoret e armatosur i sulmojne turqit”.
Ishin këto sulme të vazhdueshme shqetësimi i Portës
së Lartë dhe aarsyeja që ju dha urdhër
Pashait të Beratit, të dërgonte një ekspeditë ndëshkimore
në krahinën e Himarës për të shtypur
revoltat popullore.
Në muajt e verës të vitit 1668, Pashai i Beratit në
krye të 14 000 asqerëve turq sulmoi Himarën.
Për këto ngjarje, Don Gjon Kamilli i dërgon një relacion Propogandës
Fide në Vatikan ku infor-mon: “... Sapo e informuan për dyndjen turke kundër
popullit të Krahinës të Himarës, Imzot Andrea Stanila i kërkoi ndihmën Nikolla
Mikelit, administratorit të Korfuzit, i cili me një herë na dërgoi gjashtë
galleota (anije liftarake te paisur me topa), që u vendosën në bregun e detit përba-llë
qytetit të Himarës. Luftetarët e të gjitha fshatrave të Himarës, sulmuan
heroikisht ushtrinë tu-rke dhe të ndihmuara e në kordinim me breshëritë e
artilerisë veneciane, i zbrapsën sulmet e ushtrisë turke. Nga ana e jonë mbetën
të vrarë 13 trima himarjotë, ndërsa në rradhët e turqve u bë kërdia. Pashai pësoi
humbje të rënda e u detyrua të tërhiqet e ta leri popullin në jetën e vetë të
lirë”. (Lutfi Alia: Himara në dokumentat arkivore (7)
Zemrashqiptare)
5.f- në vitin 1716 Xhanum Hoxha sulmoi Drimadhen me 30.000
ushtarë me qëllim që të shty-pte kryengritjen e hiamrjotëve të cilët pengonin
ushtrinë turke në pushtimin Korfuzit. Dëshmon kënga: Himarë e zeza Himarë/Prapë e xheshe (shpatën) me sulltanë/Mana për
Korfuzkalanë/Ta nisi Xhanum Pashanë/Me frigadha e karavë/Himarë e zeza Himarë/Qëndro
si e ke zananë/Se ke djemtë kapedanë…
5.g-Në vitin 1750 sulltani dërgoi
Kapllan Pashën e Delvinës të nënshtronte Himarën. Pashai hyri
në Pilur nga rruga e Kuçit me
synimin që të depërtonte në Himarë. Pilurjotëve , që i dolën për-pra, Pashai u tregoi fermnain e
sulltanit Mahmudit I. Përfaqsuesit e fshatit Pilur ja grisën para syve Pashait
fermanin perandorak. Si pasojë e luftës, Piluri, atëherë i vendosur në vendin e
quajtur Katund, me pesëqint banorë u dogj i tëri dhe shumica e banorëve u
masakruan.Por le tja lëmë fjalën këngës popullore të dëshmojë historinë;
Shtatëqint e pesëdhjetë/ Seç u prish katundi i shkretë/Pilurjotët e bën’
vetë/E grisën fermanin pleqtë/ Çkanë malet që rënkojnë/Vanov’ e zeza Vanovë/Piluri
me turq luftojnë/Se katu-ndin ua dogjnë/Po katundi kish të zonë/Ilë Gjin e
Nikollonë/Pas të kishte pilurjonë/ Vranë spahin në Vanovë/Spahiu kur ra nga
kali/U tha shokëve : “Amani!”…Fane Veizi, Bregu i detit në këngë fq 140.
5.gj-Përsëri në vitin 1753 Kapllan
Pasha sulmon Pilurin për të depërtuar në Himarë : Një zabit
anadollak/Dolin ë Vanovë prapë/S’e pandehu festekuqi/Që t’i bëjn pusi
halldupit….por ne për të kuptuar përmasat e masakrës, le të dëgjojmë
vajtimin e një gruaje pilurjote:
Ç’dreq e pru këtu Sulltanë/Erdhi e dogji vatanë/Të dy djemt’ e mi m’u
vranë/ Ndaj do vishem si djemt’ tanë/Me fustanella me palë/Me pisqoll e jataganë/
Do shkoj të shuaj inanë/Mbi qënin Kapllan Pashanë/Ta coptoj me jataganë…Fane
Veizi, Bregu i detit në këngë fq 144.
5.m-Duke mënjanuar citimin e disa
përplasje të armatosura të himarjotëve me
pashallarë të
veçantë, mendojmë të ndalemi pak
te Ali Pashë Tepelena (lindur rreth 1740
-vdekur në 24 Janar 1822) . Në vitin 1792 Ali
Pasha u pregatit të sulmonte Himarën , por himarjotët sulmuan të parët në
Lera, mbi Palermo. Periudha 1792- 1798 kaloi me sulme dhe kundërsulme. Në një
periudhë armëpushimi Ali Pasah kërkoi si peng garancie 16 djem nga Shën Vasili
e Nivica, me synim se do ti detyronte të nënshtroheshin. Himarjotët kishin
marveshje me Mustafa Pashën e Delvinës dhe Kurt Pashën e Vlorës për luftë të përbashkët,
por kur himarjotët u hodhën në sulm, pashalla-rët i lanë vetëm. Atëherë Ali
Pasha , në shënjë hakmarjeje varri te rrapi i Janinës 15 djem nga pengjet, duke
lënë të gjallë vetëm njërin, më të voglin 6 vjeçar. Por edhe ky vdiq pas pak
kohësh nga tmeri që kishte përjetuar në momentin e ekzeku-timit të shokëve të
tij.
Në ditën e Pashkës së Madhe, në
prill të vitit 1798 pasi siguroi një leje lundrimi nga francezët në Korfuz, nën komandën e Jusuf Arapit
zbarkoi 12.000 ushtarë në vendin e quajtur Shpellë midis Hundëcovës dhe Shën
Vasilit. Ushtarët u nisën në drejtim të kishave tre fshatrave Nivicë, Hundëcove
dhe Shën Vasil. Duke përfituar nga errësira, mbritën pranë kishave pa u
diktuar. Ushtarët u sulën brenda kishave, ku populli po kryente ritet fetare
dhe filluan masakrën ndaj njerëzve të paarmatosur. U vraë të gjithë burrat e
djemtë që u gjetën në kishë. Duke qënë se disa burra ishin strehuar në një
pozicion luftarak dhe rezistonin, Isuf Arapi u bëri thirje të dorzoheshin me qëllim
që të shpëtonin nga djegia të gjallë brenda në kishë banorët që ishin kapur.
Duke i besuar Isuf Arapit luftëtarët u dorzuan . Isuf Arapi i vari të tërë ( 18
luftëtarë) te degët e një ulliri. Edhe sot ai ulli quhet “Ulliri i martirëve”. E
njëjta masakër u bë edhe në Nivicë ku u dogjën në kishë njerzit të gjallë. Po kështu
edhe Hundëcova u shkretua. Banorët që shpëtuan gjallë u internuan në kënetat e
Zallogorës e të Artës si dhe në ishujt Jonianë. Kënga ligjëron: Kur qe tetëqint seneja/Na dërgon Memush
kapeja/Ali Pashë ngreu eja/Se ngriti krye rajeja/Asqerë dymbëdhjet mijë/Të
rethojnë Shën Vasinë/Dhë Nivicë Bubarinë/Të dielë ndaj të gdhirë/Na sulmuan me
hordhinë…
Por përfundimisht lufta e Ali
Pashës me Bregdetin përfundoi në vitin 1810, ndërsa në vitin 1820 Ali Pasha kërkoi
ndihmën e Bregdetit në rebelimin e tij ndaj Portës së Lartë.
5.n-Ndërkohë në Stamboll qysh më 3 Nëntor 1839 ishte shpallur dekreti i reformës
së re që qu-hej “Tanzimat”, por duke parë historinë e rezistencës himarjote në mbrojtje të venomeve, në Bregdet
kjo reform u shpall zyrtarisht në vitin
1845. Sipas Tanzimatit, anulloheshin totalisht autonomitë e krahinave shqiptare duke vendosur sistemin e
taksave, të pronës shtetërore, siste-min e shërbimit të detyrueshëm ushtarak
(nizam) 5-7 vjet etj.
Vetkuptohet që kjo reformë u
prit me kryengritje mbarëpopullore jo vetëm nga krahina e Himarës por edhe Labëria
dhe ajo që ka më shumë rëndësi është fakti i bashkimit të forcave dhe organi-zimi
i përbashkët i luftës antiturke. Na erdhën
trimat e bregut/Të luftojnë për vatanë/Për xhelep e për nizamë… këndohet për
pjesmarjen në “Beslidhje” në Picar të Gjirokastrës më 1846 ndërsa për veprime të
përbashkëta këndohet: Vjen hordhia nga
Janina/Mbahu Shahin bej Delvina /Ke taraf Bregun e Detit/Parësin e Kurveleshit/
Që luftojn me palla sheshit…
Në vitet 1830-1837 kemi një bashkëveprim të
forcave të bregdetit dhe labërisë nën
drejtimin e Tafil Buzit e Zenel Gjolekës me shokë në kryengritjken kundër
masave të ndërmara nga sulltani për rritjen e taksave. Luftimet kanë qënë shumë
të ashpëra dhe të rënët të shumtë….Rrinte
Çobua në Sopot/Rrij e shkruante me shkop/Sa vigje kaluan sot/Njëzet borsh’ e
tre fteriotë/ Dhe dy Çorro-Goriciotë…Le të dëgjojmë edhe vajtimin e një
gruaje pilurjote në 1847 pas një përle-shjeje të kryengritësve himarjotë me
ushtarët turq të komanduar nga Mehmet Reshit Pasha, Kryekomandant i Rumelisë…Ç’më ra në kokë sëpata/Se më erdhë dy
mandata/Ç’u qaj korba në shtëpi/O dy të zemrës të mi/ Ç’më bëre Reshit i zi/Më
prure katastrofi/Më prure zinë në prag/Pa s’do të lë pa marë hak/Këtë që kamte
në bark/Do ta rrit si trim të prapë/Të të mbërthejë në çark…
5.p-Në vitin 1878 Sulltan Abdul
Hamiti II tentoi të shndronte Sarandën dhe fshatrat e Bregdetit në çiflig të
tij. Duke qënë se hasi rezistencë, dërgoi flotën detare për shuarjen e
rezistencës, por pa sukses….U mbush deti
me karavë/Doli Sulltani Sarandë/Do të bëjë imlaq fshanë… Atëherë sulltani
zgjodhi rrugën proceduriale, dërgoi në Sarandë një personalitet
ekonomiko-politik të quajtur Korad për të ndaluar tregëtinë e vendasve me
ishujt Jonianë dhe për të konfiskuar për llogari të Sullatnit pyllin e
Brodanit. Por dhe ky plan dështoi, Koradit i bëhet atentat dhe vritet në mes të Sarandës nga një djalë i
ri niviciot.
Situata në Shqipëri ishte shumë
e disfavorëshme për Turqinë. Më në 27 Shkurt 1878 ishte zhvilluar lufta e
Lëkurësit në Sarandë dhe nata e robërisë osmane çahej nga flaka e dyfeqeve edhe
nëpër biseda, si nëpër këngë.
Më 3 mars 1878 ishte nënshkruar
Traktati i Shën Stefanit (lagje e jashtëme e Stambollit), i cili i shkëpuste Perandorisë Osmane rreth 80% të
zotërimeve të saj në Gadishullin Ballkanik. Ky vendim cënonte rrëndë edhe Shqipërinë.
Si kundërpërgjigje, më 10 qershor 1878 themelohet Lidhja Shqiptare e Prizerenit e cila bën të njohur rrezikun që u afrohej territoreve
shqiptare nga copëzimi i fqinjëve, në zbatim të Traktatit të Shën Stefanit dhe
vendimeve të Kongresit të Berlinit (13 qershor-13 korrik 1878) dhe lëshoi kushtrimin për mbrojtjen e tyre edhe
me luftë të armatosur, krahas luftës diplomatike.. Kudo u ngritën Degë të
Lidhjes Shqiptare të Prizerenit.Patriotët himarjotë aderruan në Degën e
Gjirokastrës ndërkohë që çeta luftëtarësh himarjotë u nisën drejt viseve
kryengritëse veriore. …Vaso Kolagji
Bajrak/Të kërkon Shkodra imdat/Të luftosh me Karadak/Se ja kanë bërë çark…
6- Por edhe në Turqi situate nuk ishte e qetë. Në këtë kohë kishte filluar lëvizja e Xhon
Turqve, e cila ishte lëvizje
nacionale-borgjeze që lindi në vitet 80 të shek. XIX në Perandorinë
Osmane dhe drejtohej kundër absolutizmit të sulltan Abdyl Hamitit II. Në
thelb Xhon Turqit kërkonin ruajtjen e Perandorisë Osmane dhe paprekshmërinë e dinastisë osmane, me kusht që pushteti i saj
arbitrar, absolutist, të shndërrohej në një monarki kushtetuese parlamentare, nëpërmjet
rikthimit në fuqi të Kushtetutës Osmane të shpallur po prej Sulltan Abdyl
Hamitit II më 23 dhjetor 1876 . Duke vlerësuar rolin e kryengritësve shqiptarë,
xhonturqit u premtuan edhe lejimin e mësimit të gjuhës shqipe (neni 16 i
programit të xhonturqve).
6.a-Në 23 korrik vitin 1908
sulltani Hamiti II shpalli Hyrietin
(Kushtetutën ) dhe fuqine e morën “turqit e rinj”, të cilët u mbështetën nga
shqiptaret për ardhjen e tyre në pushtet, por që me marrjen e pushtetit, ata
qysh më 15 shtator 1908 paraqitën në
parlament një ligj për mos kandi-dimin e
jo turqve. Gjithashtu vendosën të mbyllnin të
gjitha shkollat shqipe të hapura dhe
nisën ekspeditën e Turgut Pashës më 1909, e cila u prit kudo me
kryengritje.
Sulltan Hamiti II duke parë pakënaqsinë e shqiptarëve, mbështet një
revoltë në Stamboll në 27 prill 1909 me mendimin që triumfi i kësaj revolte do
të rikthente absulutizmin sulltanor në Turqi. Por ndodhi e kundërta, revolta dështoi
duke sjellë rrëzimin përfundimtar nga froni të Sulltan Hamitit të II dhe fronëzimin si sulltan të të vëllait,
Mehmetin e V, të cilin e kishte arestuar
vetë Sulltan Hamiti dhe e mbante të burgosur.
6.b-Xhonturqit në 1908 shpallin
anullimin e venomeve të Himarës, veprim ky që u prit me krye-ngritje të
popullit të kësaj krahine… Seneja nëntqint
e tetë/Erdhn asqerët me trumbetë/Qenë
mbi tetëmij vetë/…/Gjith’ burra e gra ç’u ngrenë/E bën si keshnë adenë.
Në mbledhjen e organizuar ne Kalanë e Himarës nga dr Jani Rexho u vendos
me unanimitet që do lejonin të hiqeshin venomet vetëm kur te vritej dhe
himarioti i fundit. Doktor Rexhua
zgjidhet njëzëri si përfaqësues i Himarës, ku së bashku me një delegacion që përbëhej
nga Jani Rexho, Pano Koleka,
Konom A. Zoto, Miço Leka, etj nisen për
në Janinë ku i paraqiti Valiut të Janinës (nëntor 1908) peticionin në emër të
krahinës së Himarës.
Valiu i Janinës
e arreston delegacionin himarjot. Kapetanati himariot ngriti gjithë popullin në
këmbë, morri në arrest përfaqësuesit turq në Himarë. Ndërhyn konsulli francez pranë Valiut të Janinës për lirimin e delegatëve
të arestuar.
6.c-Në vitin 1910 Turqit nisën një ekspeditë ushtarake kundër
Himarës, e cila vijonte të mos paguante taksa…Por le tja lëmë fjalën këngës
popullore të ngritur në prill të vitit 1910, kur nisi kryengritja: Nëntëqind
e dhjetë viti/Vaftin që shkoi komiti/Than Himara kryengriti/Ndaj
u çkul mytesarifi/Asqer nga Preveza ngriti/Dhe Himarës ja vërviti/Kryq e çkryq topat i ngriti/ Himar’ e
zeza Himarë/Njëmij’ e dyqint këmbanë/ Ç’kini këmbana pse s’bini/Apo trëmbi nga
veziri/Atë ditë të xhumanë/Vanë djemt’ e bregut vanë/Dy mijë turq dualë ndanë/Me topa me xhebehanë/Rreth e
rreth e bënë fshanë/Jani Rexhua si
astriti/Prrmbi male sokëlliti/Djemt e bregut seç i ngriti/-Ku
jeni o leondarë/Merrni sëpat’ e hanxharë/Turkut le ti bëjmë varrë/Se
sulltani do na marrë/ Venomet që na i lanë/Ata stërgjyshërit tanë/Ja
i mbajm’, ja shkuam e vamë/Aferim o bregu i detit/Sju bëre raja
dovletit…
Himarjotët rreshtohen në dy fronte, njërin brenda kalasë me
djem himarjotë dhe frontin tjetër me
djem bregas dhe lebër bashkë, të cilët u vendosën në shpinë të
forcave turke. Pas një rezistence
45 ditëshe , komandanti turk, që udhëhiqte operacionin ftoi
përfaqësuesit e Himarës të kryesuar nga Dr.Jani Rexho dhe duke u komunikuar dekretin e Sulltanit për
tërheqjen nga Himara, dhe u kërkoi në mënyrë “simbolike” dy pushkë, për t’ia
dorëzuar sulltanit si provë e besnikërisë së himariotëve ndaj padishahut të
madh. Doktor Jani Rexho nxorri nga xhepi i brendshëm i jelekut të tij
dy napolona flori dhe i ja zgjat myteserifit turk duke i thënë:
“Meri këto monedha dhe bli dy
armë në treg, mbasi shqiptari nuk e ka zakon që t’i dorëzojë armët e veta të
tjerëve, qofshin këta miq apo armiq të tij.”
6.ç-Sulltani kërkoi
takim me një delegacion himarjot në Stamboll, delegacion që e kryesoi dr Jani
Rexho dhe që përbëhej nga: Nikolla Milo, Jani Rexho, Pano Koleka.
Në takimin me Sulltanin, dr Jani Rexho deklaron: “Venomet na i kanë
lënë të parët tanë, si të vetmin amanet, brez pas brezi. Për këto ne nuk
kursejmë as jetën nga fëmija deri tek më plaku, në krahinën tonë Himarë. Jemi
të bindur se Ju, në emër të Allahut tuaj, do ta respektoni marrëve-shjen të
shkruar në bakër që në vitin 1492 nga paraardhësi juaj. etj” (Jani Kersopoulos:
Krono-llogjia shqiptare, Athine 1937).
Kur u kthyen nga Turqia, Jani
Rexho dhe shokët e tij u pritën në
Himarë si heronj.
6.d- Mes Memoradumit të Greçës të
Malësisë së Madhe ( 23 Qershor 1911) dhe të Junikut (21-25 maj 1912), në vitin 1911 nga Kuvendi i Cepos i dërgohet
një Memoradum qeverisë xhonturke në Stamboll, nënshkruar nga përfaqsuesit e
Shqipërisë së Jugut, ku nga Himara ishin tre përfaqsues. Në këtë Me-moradum i kërkohej
Portës së Lartë që e gjithë Shqipëria të përfshihej në një formë të vetme
administrative, me qëllim që të shmangej në këtë mënyrë copëzimi i saj.
Në gusht të vitit 1912 ju dërgua një tjetër Memoradum Qeverisë Osmane nga
përfaqsuesit e Vlorës, nënshkruar edhe nga Spiro Gogo Koleka nga Vunoi. Në këtë
dokument kërkohej t’i njiheshin Shqipërisë të drejtat e një krahine autonome. (Shih
Akte të Rilindjes Kombëtare Shqiptare 1878-1912). Tiranë, 1978. Pra patriotët
Shqiptarë kërkonin në 1912 të realizonin atë që Himara e kishte fituar qysh në
vitin 1492, autonominë. Por historia eci edhe më shpejt se kërkesat e tyre.
7-Këto ishin disa nga momentet më
të spikatura të epopesë së rezistencës antiturke himarjote në mbrojtje të
autonomisë dhe venomeve, epope ku u derdh gjak e ligjërime në honesterën e këngës, duke
vazhduar në vijë të njëtrajtëshme deri në themelimin e shtetit shqiptar. Kjo histori
rezistence krijoi një karakter rebelues te portreti i himarjotëve, karakter që
e kishte skicuar poetikisht edhe Bajroni me vargjet…Të bijt e Himarës që s’falin as mikun…
Ky shpirt rebelues e kundërshtues
ndaj kujtdo që guxonte të prekte venomet dhe autonominë e saj, u bë pjesë e
karakterit të himariotëve, që u çfaq edhe në mardhëniet e tyre me shtetin e ri
shqiptar dhe për të cilën aq shumë e kanë paragjykuar.
7.a- Në 3 nëntor 1912 në Himarë zbarkon një forcë
ushtarake greke, nën drejtimin e Spiro Milos, i cili dëbon nga kalaja togën e
ushtarëve turq, që sipas marveshjes, përfaqsonte simbo-likisht pushtetin turk.
Realisht kjo togë e vogël ushtarësh, 10-15 veta gjithsej nuk kryente asnjë
funksion si forcë e armatosur, për arsye se nuk kishte të drejtë as të lëvizte nëpër Himarë me veshje ushtarake
dhe me armë, pavarësisht se ishin nizamë meshqiptarë. Kështu pra dhe dëbimi i
tyre nga kalaja nuk është një aksion i mirëfilltë ushtarak por është një aksion
politik. Ky aksion u vazhdua edhe më tejë, kur në datën 5 Nëntor 1912 Spiro Milo ngre në kalanë e Himarës flamurin
himarjot, me shkabë dhe një kryq të madh, duke shpallur para popullit
pavarësinë e Himarës nga Turqia. Interesant është fakti se tashmë kemi të bëjmë
me shpallje pavarësie dhe jo më me mbrojtje autonomie. Por kjo shpallje pavarësie
ishte dhe mbeti një aksion i veçuar lokal, i pa propoganduar dhe i pa mbështetur
as nga atdhetarët shqiptarë, as nga
krahinat e tjera shqipta-re por as edhe nga shtetet
europiane.
Megjithatë, shpallja
e pavarësisë së Himarës dhe prania e forcave greke e ndërlikuan më tepër situatën rajonale, pasi në këtë kohë aksioni dipllomatik i Ismail
Qemalit për shpalljen e pavarësisë
kishte nisur rrugëtimin e tij drejt Vlorës, rrugëtim që ndiqej me
interesim nga gjithë Shqipëria dhe nga shumë shtete europiane.
Në Kuvendin e Vlorës në 28 Nëntor 1912 Himara nuk pati
përfaqsues të sajin dhe as autorizoi ndonjë delegat të pranishëm si përfaqsues
të sajin, ndonëse në Vlorë, pranë Ismail Qemalit ishte atëherë borshioti Izet
Habib Isufi..
7.b-“Në kushtet e pranisë së forcave të huaja në
Himarë nuk ishte i lehtë organizimi nga forcat atdhetare të krahinës i tubimeve
për zgjedhjen e përfaqsuesve të tyre për në Kuvendin e Vlorës. Ndonëse Himara
si krahinë nuk u përfaqsua në Vlorë…. Ismail
Qemali jua njoftoi këtë akt (shpalljen e pavarsisë) të gjitha qëndrave
administrative që nuk ishin përfaqsuar në Kuvendin e Vlorës. Këtë njoftim ia
dërgoi edhe kryetarit të bashkisë Himarës duke i kërkuar që akti i pavarësisë të shpallej dhe në atë krahinë”…..
Himara në shekuj, Botim i Akademisë së Shkencave . fq 193.
Por në Himarë nuk u komunikua telegram i Ismail Qemalit, duke e lënë në
heshtje aktin e tij.
Atëherë Ismail Qemali ngarkon Epaminonda Kolekën nga
Vunoi dhe Jani Mingën (Lindur në fshatin Shënpjetër të Fierit 1872-1947, nënshkrues i
Aktit të Pavarësisë si delegat i Vlorës) të kontaktojnë me parinë (prijësat, këtu të
zgjedhurit) e Himarës me qëllim që edhe Himara të deklarohej me Qeverinë e Vlorës.
7.c-Në mbledhjen që u mbajt në Vuno më 14 Mars 1913,
pleqësia e krahinës së Himarës, duke ju përgjegjur të deleguarve të Qeverisë së
Vlorës Epaminonda Koleka dhe Jani Minga i dërgoi një letër “Kuverrnës së
Vlorës” në të cilën përshëndeste thirrjen e Kuvendit të Vlorës, ngritjen e
flamurit kombëtar dhe formimin e Shqipërisë së lirë….Na plekësia e Himarës, të mbledhur në Vuno, mbasi lëçitëm kartën të dërguar
nga Epaminonda Koleka dhe zotëria e tij Jani Minga jemi në një mëndje dhe mbështesim
me shpirt mbledhjen e Kuvendit të Vlorës që me hir të zotit u ngrit flamuri ynë
kombëtar e u sosën kusuret e u bë Shqipëria e lirë…Ndë mbëledhje kanë dhënë besën
për shpëtimin e mëmëdheut…Pasi ankohen për Spiro Milon …që ka zënë vëndin tënë e ka mbillur të gjithë shtigjet të mos lënë
njeri për të rirë e për të dalë, vijojnë…..Të gjithë jemi më këmbë e shohim të udhës të dërgojmë di delegatë tona
të piqen me zotërinë e tij Ismail Qemali dhe të dëftoji si do bëjmë.. (Dokumenta
të Qeverisë së Përkohëshme, Tiranë, Shih dhe M.Gjoni…se jam nga Bregdeti… fq
158…
Nënshkrimin e parë në këtë letër e kishte vënë Papa
Kosta (Çipa) nga Piluri.
Për forcën
ligjore të vendimeve të pleqësisë në kuvendet himarjote kënga thotë: “Pleqësimi i pleqësisë /është llaf i perëndisë”…
7.c.1-Siç shihet
më sipër, kryepleqësia e Himarës vendosi …të
mbështesë me shpirt mbëledhjen e Vlorës…Kjo do të thotë që kryepleqësia
vendosi të mbështesë “Kuvernën e Vlorës”, çka nënku-pton njohjen e autoritetit
të kësaj qeverie, moskundërshtimi i saj qoftë me mosbindje civile qoftë me
kryengritje të armatosur.
7.ç- Në fund të
vitit 1913 dhe në fillim të vitit 1914, në Shqipëri vepronin shumë “qeveri” lokale.
Përveç Qeverisë të Vlorës, kryesuar nga
Ismail Qemali, në Shqipëri vepronin: në Durrës “qeveriste” ”Pleqësia e Durrësit”
e Esat Pashë Toptanit, në Orosh të Mirditës “qeveriste” Prenk Bib Doda, në Fier
e Myzeqe vepronte “qeveria” e Aziz Pashë Vrionit, në Elbasan ishte në aktivitet
“qeveria” e Aqif Pashës, në Lezhë e Shëngjin
“qeveriste” Dedë Coku e Vat Marashi, në Shkodër ishte “qeveri” një detashment i
ushtrive ndërkombëtare, në Himarë “qeveriste” Spiro Milo, në Gjirokastër ishte
formuar qeveria e “Vorio Epirit” e Jorgji Zografos, në Mat “qeveriste” Ahmet
Zogu etj. Pra çdo krahinë kishte nga një “qeveri” të vetën.
Fatkeqësisht, me
përjashtim të Ismail Qemalit, asnjëri nga “qeverisësit” nuk kishte ndonjë vizion
shtetari që të kapërcente kufijtë e krahinës së tij. Madje edhe mirditorët e
himarjotët që kishin një përvojë disa shekullore autonomie, nuk kishin mësuar që
shteti është shumë më shumë se një krahinë. Kjo u duk më së miri edhe në Delvinë,
ku më 23 qershor deri më 6 korrik 1914, Asamblea Epirotase e “Vorio Epirit”,
pas diskutimesh të gjata e miratoi Protokollin e Korfuzit, me përjashtim të
përfaqësisë himariote. Duke marrë fjalën në emër të përfaqësisë himariote në
Asamblenë Epirotase të Delvinës, Spiro Milo
theksoi se: “ Himara e denoncon
këtë protokoll, jo vetëm që nuk e firmos, por qëndron në vendimin e Mbledhjes
Epirote të Gjirokastrës. Nuk njoh unë protokoll e dhevtero-koll, unë kërkojë
Autonomi të plotë (te Himares brenda Epirit ) ose katastrofë…”, duke demostruar
në këtë mënyrë një vizion politik krahinor, pasi kemi një zbritje në autonomi
brenda Epirit (autonom).
Madje shpërthimi i kryengritjes në Shqipërinë e Mesme kundër qeverisë së
Princ Vidit dhe kërkesa e tyre për vendosjen në krye të Shqipërisë të një
princi mysliman nga oxhaku osmanëve është
më se anakronike, gjë që dëshmon nivelin e pjekurisë politike të aktorëve
vendas.
Himara pushtohet
nga forcat italiane në vitin 1916. Niko
Milua, në verën e vitit 1919 në Kishën Ajo Pando ringriti flamurin e Pavaresise
së Himarës dhe formon Qeverinë Vendore me pjesëma-rrës nga çdo fshat.. Është
interesant fakti se policia e krijuar, ishte me veshje civile dhe dallohjej vetëm
nga nje kapele ku spikatnin gërmat AX. Himara Autonome. Në dhjetor të vitit 1920 Lidhja e Kombeve vendosi të njohë
shtetin shqiptar dhe në këtë konteks, krahinat e pushtuara nga fqinjët, të
rikthehen në administrim të shtetit shqi-ptar, duke gjetur rrugën paqësore. Këtu
përfshihej edhe Himara, ndërsa Vlora
ishte çliruar nga italianët.
7.d-Ky vendim nuk i pëlqeu kryepleqësisë himarjote, ndaj edhe prijësi i
saj Kapedan Niko Milo, (vëllai i Spiro Milos) u nis për në Athinë për të kërkuar
ndihmë për autonominë e Himarës. Por Greqia i qëndroi respektimit të vendimit të
Lidhjes së Kombeve, antare e të cilës ishte edhe ajo vetë. Le të dëgjojmë këngën
himarjote që pasqyron këtë moment:
Niko Milo, adaleti/Vajti Athinë te Mbreti/Edhe mbreti ç’e pyeti/Për
hallet që kish mileti/Mbreti seç i tha një fjalë/Niko Milo të kam djalë/Ngrehu
dhe shko në Himarë /Merru vesh me shqipëtarë / Që t’ju vejë puna mbarë..
Në këtë kuadër u
realizua “Marveshja me Himarën”, ku u kryen disa takime e bizetime nga përfaqëses
të shtetit Shqiptar me krerët e krahinës. Takimet u bënë në Vanovë-Pilur, Vuno, Vlorë.
7.e-Takimi i
Pilurit u bë Maj 1921. Nga pala himarjote ishin 12 përfaqësues, 5 nga Himara dy
nga Dhërmiu, dhe pesë nga fshatrat e tjera.
Nga Piluri ishte Papa Kostë Çipa.
Pala shtetërore shqiptare
kryesohej nga Veip Runa nga Nivica-Kurvelesh, ish deputet në Kuve-ndin
Kombëtar, njëkohesisht Guvernator për Shqipërinë e Jugut.
Ky takim i parë
në Pilur kishte si qëllim prezantimin e pikëpamjeve dhe kërkesave të palëve në kuadër të deklarimit të bashkimit të Himarës me shtetin Shqiptar.
Pikat më kryesore qenë:
a- Himara e
njihte Qeverinë e Tiranës si qeveri të ligjëshme të Shtetit Shqiptar, pjesë e
të cilës ishte dhe Himara.
b- Problemi i
pagesës së taksave që do derdhte krahina e Himarës në buxhetin e Shtetit
Shqiptar..
c- Shkollat
dhe gjuha që do përdorej në mësimdhënie.
ç- Problemi i
fesë që do përdorej në krahinën e Himarës, duke patur parasysh se shumica e
Shqi-përisë kishte marrë besimin mysliman.
Qysh në fillim përfaqsuesit
himarjotë deklaruan; “E njohim qeverinë e Tiranës si qeveri të ligjë-shme. Jemi
dakort që djemtë tanë të kryejnë shërbimin
ushtarak të detyrueshëm në forcat ushta-rake shqiptare”.
Problemi ku u bënë më shumë debate ishte
problem i pagimit të taksave. Pasi nuk eci argument i venomeve për mospagim
taksash, palët u dakortuan në pagimin e detyrimeve të “vasilikës”, taksës mbretërore
siç quhej detyrimi për buxhetin e shtetit.
Përfundimisht
u arit marveshja që krahina do të paguante në buxhetin e shtetit 1000 napolona flori ose 20 mije franga ari
taksë vjetore.. Ndarjen sipas fshatrave e bënë krerët e krahinës dhe
konkretisht Himara e Dhërmiu do paguanin secili nga 250
napolona flori, pesë fshatrat e tjera nga 100 napolona.(K.Gjoka sipas shënimeve
të Llambro Çipës, pjesmarës në këto bisedime).
7.ë-Bisedimet
vazhduan në Vuno ndërsa nënshkrimi i marveshjes
u bë në Vlorë.
Në prani të
himarjotit nga Vunoi Spiro Gogo Koleka, në atë periudhë deputet në Parlamentin
Shqiptar, si përfaqësues i Qeverisë së Tiranës dhe përfaqësuesve të autorizuar
të krahinës së Himarës, më 2 qershor 1921, nënshkruhet marrëveshja e Vlorës si
vijon:
“ Na, Spiro
Koleka, deputet i Vlorës, delegati fuqiplotë i qeverisë shqiptare për të dëgjuar
anki-met e krahinës së Himarës, e përbërë prej fshatrave Palasë, Dhërmi, Vuno,
Himarë, Pilur, Ku-dhës, Qeparo, pasi dëgjuam ankimet parashtruar prej
përfaqësuesve t’asaj krahine, të auto-rizuar me shkresë zyrtare ( nënshkruar
nga Paria e Krahinës më 16 maj 1921) z.z. Dhimtri Leka nga Dhërmiu, Miço Karai
e Jorgji Bollana nga Himara dhe Thanas Simonodhi, si sekretar i përfaqë-suesvet,
Tue marrë
parasysh vobektësinë lokale t’asaj krahine dhe për të çfaqur interesimin dhe
simpathi-në q’i shteti ynë tregon për ndenjësit, u vendos t’i bëjë “an princip”
këto koncensione preliminare krahinës së lartpërmënmdur:
I.Venomet. Të
njihen nga ana e qeverisë venomet ekonomike që ka pasur ajo krahinë në kohrat e
vjetra si dhe…( të paguaj një
pagesë të prerë).
II.Feja: Të njihet liri e plotë në detyrat
fetare dhe pasuria e kishave të disponohet përej tyre si deri më sot.,
III.Arësimi: Në
shkollat e asaj krahine gjuha shqipe do të jetë e domosdoshme ( obligatore)
edhe zyrtare, greqishtja të jetë e lirë të mësohet si gjuhë e dytë, kur populli
të çfaqi dëshirën.
IV.Shërbim
ushtrak: Shërbimi ushtarak të bëhet rregullisht si edhe në viset e tjera, vetëm
klasat që janë sot në moshë ushtarake dhe ata qi do të hyjnë deri në vitin 1923
do të thirren për stërvitje ushtarake vetëm për tre muaj, përgjithësisht
shërbimi ushtrak i kësaj krahine do të bahet nga Shkumbini e poshtë. Në kohë
lufte do të merren parasysh rregullat e përgjithëshme të shtetit pa ndonjë eksepsion.
V.Nënprefektura: Nënprefekti e komisari i
policisë do të jenë kristianë dhe jo himariotë.
VI.Gjykatorja:
Të ketë në Himarë një gjykatore jo më të vogël se të paqit me Kryetar kristian
dhe jo himariot,
VII.Deputetët:
Himara ka të drejtë të ketë dy deputetë, pa mos vështruar numërin e popullsisë.
VIII.Amnisti: Duke marrë parasysh ngjarjet e
kohës së shkuar anormale jepet amnisti ( falje ) e plotë për të gjitha fajet
penale e politike që kanë ngjarë deri më sot.
IX.Hollësira:
Për të shpjeguar dhe hollësitë e duhura do të vejë një komision nga qeveria qëndrore,
X. Pranuar nga
tre himariotët përfaqësues dhe nga ana e delegatit të plotëfuqishëm. Për të
marrë formën legale do të paraqitet në Parlament“„
Delegati i plot fuqishem
Spiro Gogo Koleka Vlorë 2 Qershor
1921
( Shih Priamo Bollano: “Jeorji
Bollanofq 6,7,8, etj).
Kjo marveshje u firmos nga përfaqsia
e Himarës.( Spiro Rusha, ‘Himara në Stuhi të Shekujve”, Tiranë 2004, faqe
122-123).
Pra, siç po
shohim më sipër, debatet dhe marveshja kishin si objekt mardhëniet e Himarës
me qeverinë e Tiranës, në juridiksionin
e së cilës ishte Himara, për nivelin e taksave që do paguheshin etj,
dhe jo për tërësinë teritoriale të shtetit shqiptar apo përkatësinë shtetërore
të Himarës..
Kërkesat e
marëveshjes janë disa kërkesa të zakonëshme (për kohën ), të ngjashme me kërkesat
që çdo komunitet, në çdo kohë i drejton qeverisë së tij, për normalizimin apo përmirësimin
e situatës ekonomike dhe jetesës në
vendbanim.
E theksojmë këtë
fakt, se disa intelektuale e shpjegojnë këtë marveshje dhe këtë datë si akt dhe
datë e bashkimit të Himarës me Shqipërinë, çka është kryekëput gabim. Akti i mësipërm
nuk bën fjalë për bashkim trojesh. Himara asnsjëherë nuk ka qënë pjesë e ndonjë
shteti tjetër. Ajo gjithmon ka qënë pjesë e territorit të shtetit shqiptar, arbër
apo e ilirisë.
Himarjotët janë
Kaonë dhe Kaonia si pjesë e ilirisë, shtrihej në teritorin e sotëm himarjot.
Për kufijtë e
shtetit shqiptar ishte diskutuar në Konferencën e
Ambasadorëve në Londër (17 Dhjetor 1912- 29 Korrik 1913) dhe në Konferencën e
Paqes në Paris (1919) dhe në këto forume ishte pranuar që krahina e Himarës
ishte pjesë përbërëse e territorit të shtetit Shqiptar. …
Por kur flasim për Himarën,
duhet të mos harojmë një fakt shumë
domethënës : Himara gjithnjë ka qënë pjesë e Beslidhjeve shqiptare në luftë për
liri. Citojmë këtu Beslidhjen e Lezhës e deri te beslidhja e fundit... Himara
gjithnjë ka qënë pjesmarëse aktive në përplasjet e mëdha, ku janë vendosur
fatet e vendit dhe të kombit … /Për një
dit e për një natë / Vjen Himara si rigatë / Gjikë e Leka me armatë/Me
trembëdhjetë bajrakë…
Me të drejtë
Leon Rei ka thënë: “Nëse Shqipëria ka me se të mburret, ajo, në rradhë të parë
duhet të mburret me historinë e Himarës”.
Ky është realisht trungu i lis-historisë himarjote. Të tjerat janë…degë e
gjethe.
8-Ndërkohë që
zhvilloheshin bisedimet, qeveria shqiptare kishte dërguar forcat e ushtrisë dhe
xhandarmërisë për vendosjen e
autoritetit të saj në Himarë. Më datën 1 Qershor 1921 Toger Azis Çami
hyri në Palasë dhe po atë ditë në orën 19 hyri në Himarë pa hasur rezistencë
dhe instaloi xhandarmërinë. Komandanti i
Përgjithshëm i operacionit Major Hysni Lepenica dhe forcat që ai drejtonte, u
vendosën në Pilur.
Kështu që, për vetë zhvillimin e
ngarjeve, marveshja e lidhur në datën 2
Qershor 1921 nuk u paraqit në Parlament për miratim, duke mbetur pa u legjitimuar… Disa intelektualë e lidhin këtë
fakt me dorëheqjen e qeverisë së Sulejman Delvinës (P.Bollano: Jeorji Bollano
fq 8) por sqarojmë se qeveria e S.Delvinës
ishte në fuqi në periudhën 30 janar – 14 nëntor 1920. Në kohën e nënshkrimit të marveshjes më
2 Qershor 1921 ishte në fuqi qeveria e Iljaz Bej Vrionit ( 15 nëntor 1920- 1
korrik 1921), për tu pasuar përsëri nga qeveria e koalicionit e Iljaz Bej Vrionit ( 11 korrik -16 tetor
1921). Periudha ishte me luftëra politike intensive të brendëshme dhe nuk u
gjet as koha dhe as dëshira për miratimin e kësaj marveshjeje.
8.1-Në 19 prill 1923, qeveria e parë e
Ahmet Zogut, duke parë se po konsolidoheshin institucionet e shtetit shqiptar
dhe duke qënë se venomet e Himarës nuk ishin ligjëruar deri në atë kohë, vendosi
prishjen e tyre. Gazeta “Drita” e datës 24 prill 1923 shkruan se ky vendim iu
shpall popullit të Himarës nga prefekti i Vlorës, i cili theksoi se shteti shqiptar, në buzë të Adriatikut,
brenda Europës, nuk mund të mbajë më vende të privilegjuara, Shqipëria
indipendente nuk mund të pranojë kurrë të cënohet pavarësia e saj.
Gazeta shkruan se populli himarjot e
priti me entusiazëm dhe e duartrokiti këtë vendim, por mendojmë se vetëm
entusiazëm nuk ka patur. Këtë e tregon më së miri fakti i revoltës së 1
shtatorit 1924 në Himarë, revolta e 1927 në prag të kurorëzimit të Zogut si
mbret si dhe revolta e vitit 1932 e filluar në Dhërmi, po kundër tentativës së Zogut për
heqjen reale të venomeve, pasi shfuqi-zimi i tyre ligjor ishte bërë…Por ndërsa
ligjërisht venomet ishin anulluar, faktikisht Himara nuk paguante taksa të
tjera veç “vasilikës”, për të cilën ishte rënë dakort.
Ahmet Zogu heshti për venomet në vizitën
e tij të vetme në Himarë në vitin 1935 kur deklaroi se…Himarën e dua si Matin… Për këtë deklaratë ai u duartrokit...për
xhentilencë.
9-Në këto kushte ndodhi përplasja e
himarjotëve me xhandarmërinë shqiptare të qeverisë së Fan
Nolit më 1 Shtator 1924, analiza e të
cilës prodhoi këtë shkrim.
Duke u njohur me
rezistencën shekullore antiturke të himarjotëve në luftën për liri dhe në
mbrojtje të venomeve të autonomisë si
dhe duke u ballafaquar me mosbindjen civile të 1 shtatorit 1924, të prezantuar
qysh në fillim të shkrimit tonë,
natyrshëm lind pyetja se, si shpje-gohet fakti që kjo krahinë ju
kundërvu edhe shtetit shqiptar qysh në dekadën e parë të formimit të tij,
ndërsa deklaronte pranimin e autoritetit të këtij shteti mbi krahinën?
Po ta shohësh problemin në sipërfaqe, pyetja duket e shtruar drejt dhe
gabimi qëndron te Himara. Madje duket i drejtë ligjërisht edhe argumentimi
zyrtar shtetëror i cituar se… me njohjen
e venomeve cënohet pavarësia e shtetit shqiptar…
9.a-Mendimi që Himara
të ketë kërkuar apo synuar cënimin e
sovranitetit të shtetit shqiptar, është më së paku produkt i një intelekti defiçitar. Këtë
deficit mundohen ta kompesojnë me deklarime patriotike. Por deklarimet
patriotike nuk janë asnjëherë argument historike në një debat dhe aqë më tepër
kur bëhet fjalë për Himarën. Historia e saj plot kryengritje e luftëra liridashëse
dëshmon për një ndjenjë patriotizmi të pastër, si floriri, në të cilën nuk
ngjit balta e shpifjeve. Jo vetëm në luftërat antiturke. Pjesmarja e himarjotëve në formacionet
partizane ishte massive, dëshmorët himarjotë të rënë në këtë luftë ishin një
“armatë”, në krye të të cilëve spikasnin
dhjetra “Heronj të popullit”. Asnjë fshat nuk bashkpunoi me okupatorin.
Jo vetëm kaqë, por në verën e vitit 1944,
me ndihmën e flotës aleate hidhen në Brindizi të Italisë 21 djem himarjotë, të
cilët marin pjesë në luftën për çlirimin e Riminit. Këta u quajtën “Riminasit”.
Jo vetëm kaq, por ishte Himara që
e nisi luftën kundër komunizmit qysh në 2 Dhjetor 1945, duke bojkotuar
zgjedhjet e organizuara nga Partia Komuniste.
Atëherë ku qëndron problem i
moskuptimit mes Himarës dhe Shtetit Shqiptar?
9.b-Qysh në fillim duhet të
theksojmë se ky moskuptim qëndronte mes himarjotëve dhe shtetarë-ve shqiptarë.
Shtetarët shqiptarë vinin nga
administrata turke dhe ishin produkt i një shteti të centralizuar. Vizioni i
tyre nuk shkonte më larg se kufijtë e një shteti të drejtuar me “dorë të fortë”.
Himarjotët , përkundrazi, duke
jetuar në një krahinë “autonome” në breg të detit, ishin lidhur me Venedikun
dhe e ndjenin veten pjesë e Europës. Djemtë e Himarës jo vetëm shkolloheshin në
Venedik, por edhe shërbenin në ushtrinë venedikase ku ngjisnin shkallët e karierës
ushtarake. Numërohen mbi 80 kolonelë dhe gjeneralë himarjotë në këtë ushtri, pa
përmëndur këtu graduantët në ushtrinë ruse apo franceze. Kështu pra, vizioni i
tyre ishte tejet europian për tu kuptuar nga shtetarët shqiptarë.
9.c-Le të shohim marveshjen e 2 Qershorit 1921 mes Himarës dhe Qeverisë
Shqiptare, marve-
shje e keqkuptuar dhe keqinterpretuar nga historianët dhe politikanët shqiptarë.
Në këtë marveshje nuk goditet dhe as cënohet pavarësia e shtetit shqiptar,
sepse juridiksionin e shtetit shqiptar Himara e njohu dhe e pranoi qysh në mbledhjen e 14 Mars 1913 të mbajtur në Vuno.
Pikat e marveshjes së 2 Qershorit 1921
synojnë në ruajtje të venomeve të autonomisë. Venomet, në vetvete, ishin ligje
që garantonin lehtësirat fiskale të
krahinës dhe autonomia ishte një lloj
pavarësie nga pushteti qëndror. Pra Himara, nga shteti shqiptar kërkonte lehtësira
fiskale dhe ligje që i garantonin, ato dhe jetën e banorëve të Himarës. E shprehur në termilogjinë moderne kjo do të
thotë se Himara kërkonte që “ajo të ishte zonë e lirë ekonomike”.
Shtetarët shqiptarë këtë e konsideruan cënim të pavarësisë,
për arsyen e thjeshtë se nuk e kuptonin se ç’farë kërkonte në fakt Himara.
Po të analizosh marveshjen e 2 Qershorit 1921 dhe ta krahasosh
përmbajtjen e saj me fermanin e sulltan Bajazitit të II të lëshuar në 1492,
dallon disa specifikime tepër interesante. Ndërsa në fermanin sulltanor,
himarjotët kishin të drejtën e futjes dhe eksportimit të mallrave pa doganë, te
marveshja e 2 Qershorit 1921 himarjotët nuk e kishin kërkuar këtë lehtësi
fiskale, duke ja lënë shtetit monopolin doganor. Kjo ishte edhe indirekt
pranimi i juridiksionit shtetëror mbi territorin himarjot. Ndërsa në fermanin
sulltanor himarjotët kishin të drejtën të shkonin në luftë me flamurin e tyre,
nën drejtimin e kapedanëve të tyre etj.etj, te marveshja e qershorit himarjotët
do kryenin shërbimin ushtarak në ushtrinë shqiptare, sipas regullave të shtetit
shqiptar dhe …në kohë lufte do të
merren parasysh rregullat e përgjithëshme të shtetit pa ndonjë eksepsion.
Shtetarët shqiptarë kishin iluzionin se me
këto lehtësira, himarjotët do kryenin shkëputje teritoriale nga shteti
shqiptar. Ata haruan se kufijtë e shteteve nuk vendoseshin as në Tiranë dhe ca
më pak në Himarë... Ata nuk e kuptuan që flamuri himarjot me shqiponjë dhe
kryq, nuk e kishte marë kryqin nga Greqia. Kryqi në flamurin himarjot datonte
nga koha e Kostandinit të Madh. Përkatësinë dhe etnitetin e tyre himariotët e
kanë shprehur dhe dokumentuar në shumë
letra të tyre, dërguar kancelarive europiane, ruse apo papatit në Vatikan dhe
nuk kanë lënë shteg për hipotezime.
9.ç-Shtetarët shqiptarë nuk e kuptonin se
një krahinë me venome, “zonë e lirë ekonomike” ishte porta e progresit të shtetit dhe jo e kundërta. Është e vërtetë që
në këtë kohë përvojat europiane dhe botërore të “zonave të lira ekonomike” nuk
ishin propoganduar dhe përhapur. Madje edhe vetë himarjotët nuk e shihnin
problemin në konteksin teoriko-ekonomik dhe nuk e argumentonin shkencërisht,
por e bazonin te e drejta zakonore, lufta antiturke për liri etj. etj, këndvështrime
këto që të kufizojnë horizontin e shikimit, në vend që të ta zgjerojnë. Kjo
ishte përvoja teorike që afronte edhe europa.
Por egzistonte një fakt i dukshëm. Në
Himarë niveli i jetesës ishte shumë i lartë, po ta kra-hasojmë me krahinat e
tjera të vendit. Shtëpitë ishin dy-tri katëshe, rrugët e fshatrave të shtruara
me kalldrëm, në veshjen e popullit kishte hyrë copa kadife e Venedikut, qysh në
vitin 1629 në Dhërmi ishte hapur shkollë për djem e vajza. Egzistonte një
praktikë popullore fiskale për tatimin e të ardhurave që u vinin banorëve nga
pjestarët e familjeve që punonin në kurbet, të ardhura nga tatimet që përdoreshin
për nevoja komunitare dhe familjet në nevojë. Himara përdorte si monedhë
floririn kur shiste prodhimet e saj në Europë dhe ishte një burim i sigurtë
valute për shtetin. Petro Marko ka shkruar se në familjen e tij floriri numërohej
me…qypa dhe jo me copë apo kg. Klima e Himarës është nga më të pëlqyeshmet në
Europë dhe bregdeti i saj është një parajsë.
Kjo parajsë kishte nevojë për një politikë
të lirë fiskale që të thitheshin
investimet e huaja.
Himarjotët e kishin realizuar në praktikë
atë që kërkonin, ishte detyra e shtetit që të ligjëronte burimin dhe rrjedhën e
kësaj praktike, duke e vënë në shërbimin e gjithë vendit këtë minierë pasurie.
Por shtetarët shqiptarë nuk shihnin
ndryshe, veçse nëpërmjet … thepit të
dyfekut.
9.d-Ky ishte shkaku i vërtetë i përplasjes
së grave himarjote me xhandarmërinë e qeverisë shqiptare në 1 shtator 1924.
Honestera e këngës himarjote ishte mbushur plot me luftëra, gjak heronjsh e
ligjërime nënash. Çdo ngjarje e mëvonëshme i ngjante një pike uji që bie mbi
një gotë të mbushur plot, e cila prodhon një rrjedhje uji nga buzët e gotës, i
ngjante një lëvizjeje sizmike që ngrinte dallgë në rezervën ujore të honesterës
e provokonte rrjedhje burimi. Domosdo në këngë.
Prandaj themi që kënga himarjote ka një
biografi paralindëse. Madje edhe pasvekëse, si kjo këngë.
10-Rezistenca himarjote në mbrojtje të
venomeve të autonomisë vijoi edhe më tejë.
Në vitin 1925 në Himarë del në skenën
politike Jeorji Bollano, i cili në vitin 1926 zgjidhet kryetar i Kryepleqësisë
së Himarës, organi që drejton autonominë e krahinës.
Aksioni i parë politik shënohet kundërshtimi
për ndryshimin e emrave të fshatrave të krahinës, aksion për të cilin edhe
arestohet, por lirohet shpejt.
Në vitin 1932, duke përfituar nga fakti
i prishjes së venomeve me vendimin e 19 prillit 1923, qeveria u orvat edhe njëherë
për vjeljen e taksave në krahinën e Himarës... Kohë më të papërshtatëshme nuk
mund të gjente, pasi në periudhëqn 1929- 1933 prodhimi ishte në nivelet më
minimale dhe të ardhurat ishin në kufirin e varfërisë. Kryepleqësia e Himarës
vendos të dërgojë një përfaqsi në Tiranë,
për një takim me Mbretin Zog. Përfaqsia e kryesuar nga Jorgji Bollano dhe me përbërje
edhe të Dhimitër Lekës nga Qeparoi etj. niset drejt Tiranës nga rruga e Sarandës,
për të shmangur përplasjen me xhandarmërinë në Vlorë. Ndërsa përfaqsia udhëtonte
për në Tiranë, nënprefekti i Himarës, z. Qiqino mbledh kryepleqtë e fshatrave
dhe u kërkon të firmosnin (Urdhërin e
Mbretit) për heqjen e gjithë
privilegjeve. Kryepleqtë, me qëllim që të fitonin kohë, deklarojnë moskopetencën
e tyre për një akt të tillë. Nënprefekti urdhëron arestimin e disa prej
kryepleqve.
Në këtë kohë, përfaqsia himarjote në
Tiranë realizon takimin me Mbretin Zog, të cilit i parashtron gjëndjen e vështirë
ekonomike të krahinës dhe pamundësinë për
pagimin e taksave, duke kërkuar rinjohjen e venomeve. Ahmet Zogu përgjigjet me diplomaci,
duke theksuar se fajin për gjithë sa ka ndodhur në krahinën e Himarës e kanë organet lokale.
Me këtë takim mori fund edhe orvatja e
qeverisë shqiptare për të mbledhur taksat në Himarë.
910.a-Në vitin 1939 Shqipëria pushtohet
nga Italia Në tetor 1940 fillon lufta
Italo-Greke me sulmin e ushtrisë italiane, në përbërje të të cilës ishin edhe
disa batalione me rekrutë shqiptarë. Kundërsulmi grek mbrin në Himarë më 22
dhjetor 1940.
Sulmi gjerman dhe klasifikimi i
zonës së Himarës si një nga shtatë pikat me rëndësi të veprimatrisë së tyre në
Shqipëri, krijonte mundësinë që Himara të
kthehej në një teatër luftimesh. Në këto kushte, Kryepleqësia në një mbledhje në mes të vitit 1943 rishpall
Autonominë e Krahinës me kryetar Jeorji Bollano, nënkryetar Milo Mërkuri dhe
Jerasimo Dunin … Kur në 1 Gusht 1943 u themelua “Çeta e Bregut”, autoritetet
vendore shkrinë çetat e mbrojtjes lokale, të komanduara nga Kryepleqësia dhe i
drejtuan ndihmat e tyre në favor të lëvizjes Nac.Çl.
10.b- Në fillim të dhejtorit 1943
Jeorji Bollano organizon një mbledhje të Kryepleqësisë të Himarës në Spile, ku
ndër të tjera thekson:…Nga sa jam
informuar, shumë prej nesh jemi kërcënuar me vrasje në rast se nuk heqim dorë
nga vetqeverisja…Ne do ti ndihmojmë djemtë tanë që kanë dalur partizanë,…por me
gjithë kërcënimet për vrasje që më janë bërë, unë nuk do largohem nga Himara…(P.Bollano: Jeorji Bollano…fq
38).
Në mbrëmjen e 24 Janarit 1944
Jeorji Bollano vritet me snaiper në pragun e shtëpisë së tij në Himarë.
Me vrasjen e tij mer fund edhe
rezistenca e organizuar himarjote në mbrojtje të venomeve të autonomisë.
Por nuk merr fund kënga himarjote
për ato.
ËSHTË E MREKULLUESHME TË FLASË TË MREKULLUESHME PËR DR DAWN. Unë jam Vanessa Canga. Kam pasur një bashkim të bukur me burrin tim dhe kam ndarë lumturinë, ngrohtësinë dhe dashurinë e vërtetë. Ne jetuam së bashku për 10 vjet dhe patëm dy fëmijë. Pak muaj më parë filluam të kishim probleme pafund dhe zënka të vazhdueshme. Shtëpia ishte plot me pakënaqësi dhe fëmijët e mi gjithmonë qanin duke na parë të ziheshim gjatë gjithë kohës. Më në fund, ai u largua dhe na ndërpreu të gjitha mjetet për të komunikuar me të. Bëra gjithçka që munda për ta rikthyer për shkak të asaj se sa shumë e doja, por pa dobi. DR DAWN më erdhi në ndihmë kur e kontaktova dhe më zbuloi se një grua qëndronte pas problemeve që kisha dhe ai më premtoi se do të më ndihmonte, gjë që e bëri kur ndoqa procedurat e tij të punës. Burri im u kthye në shtëpi tek ne dhe ne shpikëm gjëra. Ne jetojmë përsëri të lumtur së bashku. DR DAWN mund t'ju ndihmojë gjithashtu. kontakto me të përmes WhatsApp: +2349046229159
ReplyDeleteEmail: dawnacuna314@gmail.com
*Nëse dëshironi të ribashkoheni me burrin/gruan tuaj.
*Nëse dëshironi të keni një martesë/marrëdhënie të qetë.
*Nëse keni nevojë për magji për të mbetur shtatzënë/shtatzënë.
*Nëse dëshironi të trajtoni infertilitetin.
*Nëse doni të hakmerreni/marrëni pronën tuaj.
*Nëse dëshironi magji promovimi.
Nuk mund ta besoja se do të ribashkohesha ndonjëherë me ish të dashurin tim, isha aq i traumatizuar duke qëndruar vetëm pa një trup që të më qëndronte pranë dhe të ishte me mua, por isha aq me fat që një ditë takova këtë magjistar të Dr. Ediomo, pasi i tregova per gjendjen time ai beri cdo gje qe ishte e mundur qe te shihte te dashurin tim te kthehej tek une, ne fakt pasi beri magji ish i dashuri im u kthye tek une me pak se 48 ore, ish i dashuri im u kthye duke me lutur qe nuk do te rikthehej kurre. me ler perseri, 3 muaj me pas u fejuam dhe u martuam, nese edhe ti ke te njejten situate. Ai është shumë i fuqishëm në punët e tij;
ReplyDelete* magji dashurie
* magjitë e tërheqjes
* nëse doni që ish-i juaj të kthehet
* Ndaloni divorcin
*thyej obsesionet
* shëron goditjet në tru dhe të gjitha sëmundjet
* magji mbrojtëse
*infertiliteti dhe problemet e shtatzënisë
* magji llotarie
* magji me fat
Kontaktoni Dr Ediomo në emailin e tij: drediomo77@gmail.com
faleminderit shume zoteri qe ma ktheve ish te dashurin tim emailin e tij: drediomo77@gmail.com ose telefono/whatsapp:+2349132180420
+2348155926512
Gruaja ime më la dhe unë isha i dëshpëruar dhe i dëshpëruar. Unë munda të lëvizja përmes internetit ku u shfaq një grua që ishte dëshmitare dhe DR Gideon e ndihmoi atë, kështu që ajo vendosi të më kontaktonte për ndihmë dhe ai më ndihmoi të rivendosja marrëdhënien time me burri dhe ai rivendosin gruan time vëlla gjithashtu, Ka qenë më mirë se sa mund ta imagjinoj ndonjëherë. Nëse keni kaluar një situatë të ngjashme edhe nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë. ose sëmundje të kuruar.
ReplyDeleteFito lotaria.
Fito shtëpitë e gjykatës.
Bëni një hakmarrje mos hezitoni, kontaktoni Dr Gideon nëse keni nevojë të dini nëse keni nevojë për ndihmë, kontaktoni DR GIDEON në Whatsapp: +2347042191323
Email: drgideon611@gmail.com