Portreti i një poezie.
Shënime çasti mbi një cikël poezish të Peso Pemzës
Nga Timo Mërkuri
Shpesh herë kemi dëgjuar
shprehjen …poezia nuk lexohet më…si dhe kemi debatuar për
argumentimet e këtij mosleximi, duke
nisur që nga boomi i botimeve poetikë, niveli i ulët krijues dhe kultura e
mangët poetike e autorëve, që reflekton një nivel të ulët artistik te poezia e
tyre, njëtrajtshmëria e poezisë së autorëve të ndryshëm në temë, stil dhe nivel
artisik apo “monotonia” e krijimtarisë së autorëve, të cilët prezantojnë të njëjtin
nivel artistik dhe stil poetik nga një vëllim në tjetrin etj. etj…
1-Duhet të pranojmë që thënia se… poezia nuk lexohet… ka diçka të vërtetë.
E vërteta është se shumë vëllimeve poetike të porsa botuara, lexuesi u largohet porsa njihet me emrin e
autorit…
Autorët nuk janë të panjohur për lexuesin.
Lexuesi i ka njohur poetët që kanë
nxjerrë (në shitje) shëtitje në bulevardin e artit modern poezitë e tyre të
veshur me kostumin tradicional të tipit “bejte”. Ka buzëqeshur dhe është
larguar.
I ka njohur dhe poetët që
shkruajnë me stilin “në vend numëro” nga
njëri vëllim te tjetri dhe ka konkluduar se ata nuk janë poetë. Ata janë
thjeshtë … monotonë. Monotonë në ide ,
në shije, në art, në jetë… Nuk e di për
ju, por mua, leximi i një poezie të dobët më jep shijen e një gjelle të
prishur…
2-Lexuesi braktis poetët monotonë
sepse… jeta është shumë e shkurtër për tu
lexuar poezi e dobët… do të thoshnim duke perifrazuar Gëten .
Por ndërkohë se lexuesi ka
kuptuar se jeta është shumë e zymtë pa poezi, prandaj vijon të kërkojë atë. Atë
poezi që çel …si manushaqe e prillit në
mes të dëborës… Poezinë që lind e ritet natyrshëm, si një lule mali…
Është e vërtetë që askujt nuk i shkon ndërmënd të marrë rrugën e malit për të mbledhur një
tufë lulesh, që t’ja çojë psh. vajzës së
dashur në takim.. . Madje edhe vetë mendimi për të çuar në këto evente lule mali
do ti dukej shumëkujt tepër provincial. Por në se
gjatë një eskursioni apo pikniku malor psh., pikasen aty ku janë të tulatura, pas një shkëmbi apo
ndënë një ferre, askush nuk kalon pa i soditur me ëndje, pa u marë erë dhe pa bërë
me to një tufë lulesh për t’ja dhuruar dikujt të dashur , madje me një gjest
kalorsiak. As një fije provincializmi nuk gjëndet në këtë gjest, madje shpirti
romantik aromatizon gjithë ambientin.
3- Nëse thënia … poezia nuk lexohet… në përgjithësi ka diçka të vërtetë, poezia e
Peso Pemzës bën përjashtim specifik. Asnjë nga elementët distancues nuk bën
pjesë në familjen e saj poetike dhe jo pa shkak.
sa herë vizatoj një fëmijë/trishtohem/se një vijë e tepërt/mund ta bëjë
të duket plak…
shkruan poetja si me naivitet,
duke na dhënë në formë poetike thelbin e të shkruarit të
saj shkurt e me finesë, ku edhe
një vijë (fjalë) e tepërt e vjetëron poezinë.
Kjo poezi e shkurtër, plot kolor dhe dendësi mendimi, të shtyn në
mendime shumë më shumë se poema kilometrike që botohen rëndom nëpër portale e
gazeta.
…baba ka hi n’uj/o voglu/s’don me i ra tamom/moshës që ka/ shtratit i
rrudhet si jetimët /u menu qysh jo/për mangët e kmishës qe i teprojnë/prej se u
rralun përqafimet/ baba n’gjys ditës gëzohet/kur hija i vogëlohet…shkruan
poetja me një ndjenjë humori të hidhur. Madje ndjenja e humorit që lind
fillimisht për babën e lagur në ujë dhe të vogëluar, fillimisht çel një buzëqeshje, por më pas
lexuesit i rrëmbushen sytë. Të gjithë i
kemi parë baballarët tanë duke u vogëluar,
të lagur nga deti i halleve dhe mosha dhe e dimë që pas pak kohe do fiken. Dhe
na krijojnë një dridhje shtati e shpirti ato mëngët që i teprojnë/prej se u ralluan përqafimet. Trishtimi dhe
dhimbja na kaplon shpirtin, aq sa na vjen të përkëdhelim vargjet, thua se përqafojmë
prindërit tanë të vogëluar. Sa shumë
dashuri dhe dhimbje ka në këto vargje, dashuri dhe dhimbje që e kanë vetëm poetët.
A e dini se bota do ishte më e bukur në
qoftë se do shikonte shpirtin e poetëve, ku lulëzojnë ndjenja të tilla. Po sa
pak vargje janë, madje shumë pak vargje për një histori të tërë jete. Për një
tipizim dhe përgjithësim.
4-Por këto vargje janë stili i poetes,
i pangjashëm me asnjë tjetër. Një lule e egër plot ngjyra dhe aromë që të
detyron të kthesh kokën e ta sodisësh, të afrohesh e ti marësh erë. Të vjen keq
ta këpusësh, por s’dëshiron të largohesh pa e marrë me vete.
më çoi deri në kënetë ky shi/tani e di si vajtojnë kallamat/në erë/dhe
si është malli për ty.. shkruan autorja tepër shkurt për një dhimbje të
madhe malli që shpërthen shpirtin në lot.
tani kur lexoj poemën e një zogu/bindem/se në çdo fluturim drejt
qielli/ai mer me veti një gjysmëlisi/sa herë që sheh zjarrin e diellit në të
sosun/më parë nuk e dija/se perënditë/zgjidhkan trupa të vegjël me flatra/për
banim/mu sikur dashuritë…
Imagjinoni një zog që mer në sqep
një gjysëm lisi, t’ja çojë diellit, që të mos i shuhet zjarri . Gjetja është
shumë e bukur, ndonëse kjo shërben vetëm
si një hyrje, sepse autorja gjethkë e ka hallin. Ajo synon te binomi perëndi
dashuri.
Ndërsa unë e kam hallin t’ju
prezantoj këtë stil elegant të shkruari,
i cili shtron para lexuesit panorama
befasuese mbajtur në pak vargje …. Nuk di pse më kujtohen idetë e herëshme mbi tokën, si një e sheshtë,
që mbështetej mbi disa shtylla (ose elefantë etj).
Poezia është vërtet një botë
fantazie, por poezia e Pesos është një botë e gjallë ku jetohet, dashurohet.
Fjalët nuk janë bashkim gërmash por janë “njerëz të gjallë”, që lëvizin nëpër këtë
botë poetike. I admirueshëm është fakti
që fjalët i “binden” poetes me dëshirë, duke krijuar një ambient harmonik,
ambient që mungon në shumë poezi të autorëve bashkëko-horë.
Diku kam lexuar se poezia e Pesos
është një poezi e mendimit… Personalisht nuk mbështes këtë ide.
Poezia e saj ka të gjitha elementët
e një poezie instiktive si nga vargu, ritmi dhe ideja. Kjo nuk ja ul vlerat, përkundrazi
dëshmon për një stinë pjekurie poetike të autores duke na e prezantuar si një “pemë”
në stinën e pjekjes së frutave. Vërtet që “mendimi” është bërthama e çdo fruti
poetik, por nuk është bërthama ajo që rriti pemën.
Vargjet e saj të lira, ku një
varg është i plotë, tjetri gjysëm vargu dhe i treti vetëm një fjalë të jep përshtypjen
e një vashëze që ecën e shkujdesur në një
lëndinë si duke vallzuar, më saktë ecën duke vallzuar nën ritmin e një kënge fëminore.
Ky është një stil prej “çapkëni”,
gjithmon në lëvizje, por asnjëherë në lëvizje të kota … …pemët folkan për mu/kjo s’o prej k’tu/as s’çel as s’lidh/kur erdh prej
ngjeti/veç ni copë stine e pat me veti…një ecje si me tundje supesh e kërcime, dhe si gjithmon me
një të qeshur të zhurmëshme plot humor,
si vajzë gjimnaziste.
Unë personalisht nuk e njoh
autoren e poezive për të cilën flas, as nga është apo ku është, ç’profesion ka,
çfarë pune bën e çfarë libra ka botuar. Për herë të parë për ‘të më ka folur
gazetari Agron Mema , i cili kishte shkruar edhe një shkrim për poezinë e saj,
në mos gabohem për dy vëllime poetike. Me poezinë e saj u njoha nga publikimet
që ajo bën në fb dhe gjëja e parë që më ra në sy ishte stili i saj poetik. Një
stil poetik që të krijonte përshtypjen se vargjet qenë shkruar shpejt e shpejt,
gati në ecje dhe që të kujtonte vetiu skicimet e Pikasos, të cilave nuk ke çfarë u
ndryshon.
.t’pata sheju si lisin plak n’vjeshtë/që e shtrijnë gjon e gjat/si
djalin ma tmirë t’fisit që e vrasin për gjak/kallxo/n’cilin rremb t’ra peni i
kuq/që metëm pa krushq…’shkruan autorja e ne një trishtim na ligështon
shpirtin. E na bën të mërmëritim nëpër dhëmbë për atë dreq peri të kuq që e la dashurinë pa krushq. Për ta analizuar këtë
poezi, si gjithë poezitë e Pesos do na duheshin faqe të tëra, por unë nuk kam qëllim
të analizoj dhe komentoj poezinë e saj.
Unë këtu po hedh disa skicime, pa
vija të tepërta të portretit të poezisë së saj. Unë nuk analizoj lulet,
ngjyrat apo këngën e zogjve. Unë ato thjeshtë i ndjej dhe i përjetoj. Madje
asnjë poet i vërtetë nuk e sqaron dot stilin e tij poetik, ashtu si asnjë zog
nuk e sqaron dot këngën e tij, edhe po të mund të fliste. Edhe lulja po të
fliste nuk do tregonte dot gjë për ngjyrat apo aromën e saj. Ato janë vetë qënia
e saj. Stili i poetit është si kënga e zogut, e veçantë për secilin. Madje zogu
dallohet nga kënga ashtu si poeti nga stili i të shkruarit.
Ne na mbetet vetëm të themi sa e
bukur është kënga e zogut, sa shpirtëror është stili i poetit.
Për Peso Pemzën mund të themi se
stili i saj na paraqet një shpirt të ngrohtë rinor.
Është ky stil që sjell gjetje
befasuese…në këtë vend ku stinët se
plakin barin/kodra e vetme e thinjur qe
mjekra jote….t’kam nxjerrë prej andëre/ me u ngi me ty….desha me vizatu pranverën/krrokama
e nji sorre t’zezë/m’i rrudhi vijat/i bani trung….kur ta kuptosh/ se edhe
livadhi t’bjen hise ty/e jo veç lulat e tij ni herë n’motmot…për darkë / boj
kukulla t’vogla me tul buke/iu them/a bohmi shoqe…
5- Citimi mund të vijonte gati për
çdo poezi të Peso Pemzës dhe do shkonte gjatë, por ne le të shohim edhe gjuhën karakteristike të saj. Poezia e Pesos është
shkruar në dialektin gegnisht , si pak autorë bashkëkohorë. Në pamje të parë
kjo të krijon përshtypjen e privimit të leximit të saj (poezisë) prej një numëri
të madh lexuesish që aplikojnë gjuhën standarte.Fjalët njërrokshe apo fjalët e
“prera” me apostrof, në dukje të vështirësojnë leximin, kuptimin dhe shijimin e
poezisë.
Por me një lexim “të menduar”
befas sheh se gjatë leximit të shpaloset
një tjetër panoramë nga sa ke parafytyruar. Ato fjalë njërrokëshme apo “të
prera” me apostrof nuk janë një varfërim i vargjeve, përkundrazi, ato shtojnë
hapësirat e mendimit poetik të shprehur
me një dendësi fjalësh që sfidon gjuhën standarte, si dhe një kolorit befasues
që fatmirësisht gegnishtja e afron. Fjalët njërrokëshe dëshmojnë për një gjuhë
të lashtë, koloriti i saj dëshmon bukurinë e kësaj gjuhe. Është si të keshë në
duar gjerdanin e Mbretëreshës Teutë, i cili, veç vlerës valutore të floririt,
veç vlerës artistike të punimit të
gjerdanit ka të paçmuar edhe vlerën historike.
Autorja ka ditur të marrë më të
bukurën nga kjo lashtësi gjuhësore dhe të na e sjellë para nesh të re dhe të freskët, a thua është e kohës së
sotme apo ne jemi çvendosur në kohën e shkuar, në fqinjësi me metaforat moderne
të poetes..
Gegnishtja e Pesos nuk është një
kostum popullor që vishet një ditë feste. Ajo është shpirti, jeta, vetë qënia dhe egzistenca
e poetes.
A mos vallë autorja sfidon
standartizimin e gjuhës shqipe? Sigurisht që jo.
Standartizimi i gjuhës nuk do të
thotë braktisja e dialekteve, aq më tepër kur këto dialekte rezëllijnë pasuri
gjuhësore, fonetike e poetike në jetën tonë. Aq më tepër kur dialekti geg i ka
dhënë historisë së letrave shqipe kryevepra qysh në hershmëri të jetës së kombit
tonë. Eposi i Kreshnikëve është një mal që nuk
fshihet dot nga historia dhe që vazhdon të dëshmojë metaforikisht
forcën e Mujit dhe bukurinë e Tanushës.. “Lahuta e Malsisë” gjëmon
kushtrime dhe “Vaji i bylbylit” na pikon
në zemër. Ndërsa Migjeni ecën i trishtuar shtigjeve malore se nuk mundi të gjejë
në qytet një palë opinga për Lulin e Vocër. Esad Mekuli tash sa vjet ka
heshtur, a thua i kanë humbur malet.
Dhe ja tani vjen kjo çikë, që
duke qeshur…në dritaren e zotrisë sate…
thotë se… poezia e mirë ngjan me këlyshin
e kafshës së egër. Lind pa ndihmën e mamive. Dhe si për ta vërtetuar këtë, na hedh nëpër faqet
e fb ca perla të rralla … gegnisht.
Thashë më sipër se standartizimi
i gjuhës nuk do të thotë braktisja e dialekteve për hatër të saj. Ashtu si dhe
shkollimi i fëmijëve nuk do të thotë që ata të privohen nga lodrat e përrallat
e fëminisë. Jo vetëm që nuk duhet të
privohen, por ato duhet të jenë elementë të edukimit dhe rritjes së fëmijës.
Dialektet janë përrenj që derdhen te i njëjti lumë,
pavarësisht nga shtrati nëpër të cilin ecin. Shterimi i njërit sjell pakësimin
e prurjes së lumit.
Standartizimi i gjuhës nuk do të
thotë përjashtim i dialekteve por është një ftesë për shfrytëzim të
resurseve të tyre në funksion të
pasurimit të gjuhës së njësuar.
Ashtu siç ka shfrytëzuar Peso
Pemza resurset gjuhësore, gramatikore dhe botkuptimore të dialektit geg për të
na dhënë një poezi të bukur, të pasur në ide e figuracion, bashkë ko-hore dhe
moderne për nga konceptimi, botkuptimi dhe përmbajtja.
6-Në mbyllje doja të ftoja
lexuesit që të kthejnë kokën nga kjo anë, nga po vjen qetësisht një poete e re, e cila nuk po shtyn me bërryla nëpër turmë, drejt çmimeve dhe famës.
Unë do t’ju ftoja që t’i hapim rrugën
të kalojë drejt foltores, sepse ka diçka të re e të bukur për të na thënë.
Ka poezinë e saj, që do t’ju pëlqejë dhe juve siç më pëlqeu mua.
Më besoni.
Sarandë, më 3 Korrik 2018
Mirëdita, ndërsa jeni duke e lexuar këtë, dijeni që problemet tuaja janë zgjidhur përgjysmë nëse mund të ndërmerrni veprime në lidhje me to sepse ajo është një grua e fuqishme shpirtërore atje e quajtur Dr dawn acuna, të cilën e takova duke lexuar një artikull në internet, ajo më ndihmoi me një magji që ma ktheu burrin pasi burri më la për më shumë se 8 muaj, ajo bëri një magji që më ndihmoi të mbetem shtatzënë për burrin tim dhe tani kemi 2 fëmijë të bukur, tani jeta ime në martesë po shkon mirë, çfarë mund të kërkoj më shumë .... a keni problem që dëshironi të zgjidhni?
ReplyDelete*Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
*Nëse doni të pajtoheni me burrin tuaj.
*Nëse keni nevojë për të kuruar ndonjë sëmundje.
*Nëse doni të ndaloni abortin.
Dhe shumë të tjera, acuna e agimit do t'ju mahnitë me Fuqitë e saj të mëdha. kontaktoni atë në whatsapp: { +2348032246310 }
Email: { dawnacuna314@gmail.com }
Nuk mund ta besoja se do të ribashkohesha ndonjëherë me ish të dashurin tim, isha aq i traumatizuar duke qëndruar vetëm pa një trup që të më qëndronte pranë dhe të ishte me mua, por isha aq me fat që një ditë takova këtë magjistar të Dr. Ediomo, pasi i tregova per gjendjen time ai beri cdo gje qe ishte e mundur qe te shihte te dashurin tim te kthehej tek une, ne fakt pasi beri magji ish i dashuri im u kthye tek une me pak se 48 ore, ish i dashuri im u kthye duke me lutur qe nuk do te rikthehej kurre. me ler perseri, 3 muaj me pas u fejuam dhe u martuam, nese edhe ti ke te njejten situate. Ai është shumë i fuqishëm në punët e tij;
ReplyDelete* magji dashurie
* magjitë e tërheqjes
* nëse doni që ish-i juaj të kthehet
* Ndaloni divorcin
*thyej obsesionet
* shëron goditjet në tru dhe të gjitha sëmundjet
* magji mbrojtëse
*infertiliteti dhe problemet e shtatzënisë
* magji llotarie
* magji me fat
Kontaktoni Dr Ediomo në emailin e tij: drediomo77@gmail.com
faleminderit shume zoteri qe ma ktheve ish te dashurin tim emailin e tij: drediomo77@gmail.com ose telefono/whatsapp:+2349132180420
+2348155926512