Nga Minella Gjoni
“Anatomia e lotit” është një antologji
poetike e Timo Mërkurit, ku janë përzgjedhur poezitë më të mira të vëllimeve
të mëparshme. Në këtë vëllim poetik janë përmbledhur në sajë të figurës, të
idesë dhe të fabulës, gjithë emocionet dhe shpirti i njeriut poet që përpiqet
të kapet fort në fijet e jetës e të gjejë optimizmin dhe kur jeta ka pamje të
zymtë e të trishtë.
Nëse bëhet zbërthimi anatomik i lotit,
shohim se struktura e tij është e përbërë nga bulevardi i dhimbjes, nga loti
i detit, nga klithma e pulëbardhës. Prej këtij përshkallëzimi ku kurba me një
shpejtësi marramendëse shkon drejt ngjitjes (dhimbje, lotë, klithmë),
gjithçka kthehet në amë - tek hëna e fëmijërisë. Këtu është burimi i gjithë
krijimtarisë së poetit. Kjo hënë fëmijërie ka shërbyer si një prizëm ku
përtej saj, mijëra instikte janë përthyer duke u shndërruar në embrione
krijimesh deri në krijim të plotë. Ky rikthim i herëpashershëm realizohet
përmes teknikës të quajtur estetika e përsëritjes. Në ndërkohë jo shumë të
gjata, përsëriten fjalë kyç që dendësojnë kuptimësinë, gjendje shpirtërore,
lutje. Zëri gjithëherë shqetësues i unit lirik, duket sikur del prej pjesës
më të ankthshme të poetit.
Timua në poezitë e këtij vëllimi do të prekë ndjenja, të zgjedhë
figurën, të aludojë, të japë mesazhe ashtu shkurt, por qartë. Pr. Adriatik
Kallulli e përkufizon kështu Timon: “Elegant, lakonik, beson se poezia
është vetëm maja. Poezi tërë trishtim ‘’Shtëpia ime në breg të detit”, vargu
i thellë “Njerëz të verbër mëprinë në rininë time”, apo imazhi rrënqethëspër
hallë Sojinë,
|
veshur rrobën e zisë mbi vellon e
nusërisë”.
Vargu i tij poetik kalon nëpër fillin
ekzistencial, aq të domosdoshëm dhe provokues për një poezi të bukur. Vlera e
vargut zgjon pak nga pak deri në përpikmëri pasionin e madh për të eksploruar
gjithë vëmendjen e lexuesit, për të ndikuar tek ai në përjetimin absolut të
figurës dhe të idesë dhe “të fabulës” e cila është vatër e ngrohtë në të
cilin skuqet filli i artit dhe lojës me fjalën. Përmes vargjeve përcillet se
Timo beson se poeti del nga lëkura e tij. Ai dyzon ekzistencën e tij duke i
besuar talentit dhe të qenurit poet. Vetëm kjo lloj tërësie e dyzuar e bën të
shohë qartë se si plaket aty përballë një malli, si shpërndan ndjenjë në fije
të holla qelizash, si pëijeton dhe ndjen gjithmonë të paikur deri në fund
vdekjen e të afërmit, si dialogon me dashurinë, duke i dhënë gjithmonë hiret
e femrës që krijon kontradiktën e madhe së cilës nuk i rrëshqet dot:
triangolit vajzë - poet - dashuri, që vështirë të vendosin paralele të
ngjashme në shkriijen e tyre.
Njerëzorja dhe ekzistencialistja janë
shtrirë gjeografikisht dhe shpirtërisht në atin, nënën, shokun, fëmijëve,
gruan, të dashurën dhe mes tyre dilema e jetës me vdekjen, dilema mes moralit
dhe identifikimit prej kodit të lartë të këtij morali. Pështjellimi poetik
është një formë peisazhi i pazëvendësueshëm në tjetër formë tek poezitë ë
Timo Mërkurit. Dhe në varësi të tyre ndryshon dhe struktura e poezisë duke na
ofruar një larmi. Aty ku dhimbja kob është më e pranishme, aty notat
elegjiake janë më të thekshme dhe gjithë poezia strukturalisht përngjason me
vajin tradicional të Bregut nëpërmjet distikut dhe rimë të puthur, shpeshherë
me rimë të pjesshme si vajet e ligjet. Pra shihet qartë një ndërthurje mes
tematikës, mes strukturës së poezisë, strukturës së vargut dhe përzgjedhjes
së leksikut deri në shprehësinë tingullore që janë në funksion të njëra -
tjetrës.
“Anatomia e lotit” është i
mirëstrukturuar. Ajo që më ka
|
impresionuar më shumë, është pjesa e parë e librit,
ndërtuar mbi dhimbjen, vuajtjen, keqardhjen, shpirtin e revoltuar, i
pamundshëm për të arritur atë që dëshiron. E titullon ciklin “Bulevardi i dhimbjes”.
Pse kjo dhimbje e gjatë? Pesimizëm gjer në pafundësi jete, apo start për në
dritën që duket në fund të tunelit? Përmes vargjeve poeti shprehet:
“Mos u ktheni në qytetin tim këtë pranverë,
Se do t’ju ngurtësojmë mbi përkujtimore”.
I ndeshur në mëngjeset e qytetittë tij,
me dhimbjen. Dhimbje emigrimi, dhimbje për emigrantin që shkon e s’kthehet
më, dhimbje fëmije, nëne, motre, të dashure. Është zbaticë, apo qepallë vale,
është përkujtimore e pikëlluar, apo shtëpi e refugjatit të humbur me atë heshtjen
që iu thanë pëllëmbët e gjetheve në degë? Eshtë ditë e trishtuar, e ikur pa
një puthje apo ditë marsi, që dhemb si plagë e porsaftohur? Ka diçka tragjike
në këto vargje:
“Në qytetin tim, pranvera sivjet nuk erdhi.
Lulet rrinë të tulatura, mos i bëjnë kurora mortore,
e zogjtë heshtin.Vetëm prilli borë hedh mbi'flokët e nënave, ulur në prag të
vetmisë, me sytë nga deti.
Nuk erdhi pranvera dhe sivjet nuk
erdhi”.
Ajo që e shqetëson Timon në poezitë e
tij është largimi nga vatra mëmë e mijëra fatkeqëve. E shqetëson ajo nëna e
vetmuar për të birin diku larg, që për vite s’ia ka parë sytë, ballin. Thotë:
|
“Te pragu i shtëpisë sime Një trëndafil
i bardhë nusëron,
|
Po unë s’mund ta këpus,
Se s‘kam kujt t’ia dhuroj”.
E trishtojnë nënat shamizeza, strukur në
vitet e fundit të pleqërisë ndan hirit të vatrës, që rrojnë me ëndrrën e
oborrit plot fëmijë, por tani të mbetura fillikat. E shqetësojnë..., e
shqetësojnë..., e shqetësojnë. Të gjitha të kësaj bote e shqetësojnë. Ndien
një gjëlpërë në zemër, që e ther e s’e le të qetë. Natyrisht një njeri të
letrave, të dijes e shqetëson gjithçka, ndaj përdor vargjet si mënyrën më të
mirë për t’u shprehur:
“Unë do të shkruaj ungjillin që flet për
dashurinë,
por mos mblidhni guackat brigjeve të
Jonit.
Që u ndrin te koka kandili i detit,,.
(“.Njoftim
izakonshëm”)
Jeta tinzare që po kalojmë, me të
përpjetat e saj grish ndërgjegjen e poetit Mërkuri. Atë më tepër e prek
vuajtja, varfëria, largimi, ndarja, ikjet e mosardhjet, hallet e shqetësimet.
Mbizotëron pesimizmi kohor. Pse kaq plagë në shpirt, poeti Timo? Dhimbja e
vuajtja nuk janë banorë të përhershëm të qytetit tonë. Ato janë kalimtare në
rrugën e re, bujtëse për një natë. Beson poeti Timo tek radari i tij estetik
se tej bulevardit të tij të dhimbjes, pas lotit të detit dhe klithmës së
pulëbardhës sheh, sheh, sheh një yll që aty larg fle. Pra ka një shpresë.
Ëndrra e Timos i fali pak dashuri. Ajo i
dha pak, fare pak dashuri. U zgjua për të kërkuar më shumë, kërkoi e gjeti më
pak se në ëndërr. Tha: “Tëfle dhepak mos në ëndërr e gjejprapë atë pak
dashuri”.
Fjeti po ëndrra s’i erdhi më. Bashkë me të i humbi dhe ajo e paktë dashuri.
Pesimizëm? Them se kjo është prekje e realitetit njerëzor, karvan i
dhimbjeve, që njerëzit i shoqëron në
|
çdo hap. E ky nuk është faji i poetit. Ai i qëndron
realitetit që përjeton. Njeriu është i fortë. Dhe Timua ka mendim të fortë e
të qëndrueshëm. Besoj se një ditë në shpirtin e tij pesimizmit do t’ia lerë
vendin optimistja, gazmorja, pulëbardha në fluturim. Thotë:
“Aty nise hapin tënd!
S’do të jesh vetëm,
Aty të pret buzëqeshur të të bëhet
bashkëudhëtare ëndrra ime, o bir”.
Si e shova kuriozitetin fillestar të
leximit të sprovës ‘’Vesa mbi këngë”, e studiova paragraf më paragraf me
kujdes, me privilegjin se si bregdetar, shkelja më lehtë në rrugët e
kalldrëmta të Pilurit, duke pretenduar se e njoh atë trevë, mentalitet, ato
zakone e tradita të një vendi karakteristik, me veçanti të rralla në
karakter, në qëndrim, në zgjuarsi. Është shumë e vështirë të dalë kush t’i
pengojë në misionin e tyre. Ndonëse Timua në sprovën “Vesa mbi këngë” nuk i
ka vënë vetes detyrë të analizojë mentalitetin e vendit të vet, atje gjen
copëza jete, copëza bisedash, copëza historish, copëza gjetjesh arkeologjike,
copëza të mentalitetit të veçantë të Pilurit të rrallë e të dëgjuar.
Këndvështrimi i Timos është më i gjerë
në shtriije, më i thellë në analizë e në gjykim për një jetë plot tallaze që
ka shkuar në shekuj një popull i tërë. Në paraqitje të parë të jep
përshtypjen e përdorimit të një terminologjie popullore e se synimet i
paraqet thjesht e pa bujë, por, po t’i hysh studimit në thellësi, kupton
seriozitetin e punës së vet, kupton ç’ka dashë të thotë studjuesi me këtë
sprovë.
Copëzat e jetës janë shtrirë në kohë, por dhe në
hapësirë,
|
\
|
me një interpretim dhe stil origjinal,
pa ngarkesa emocionale e duke gjykuar se secila prej minisprovave jep një
mesazh për dje, për sot e për të ardhmen e të gjithë së bashku të shprehemi:
“Duaje vendin tënd, duaje dhe vlerësoje historinë e vendit tënd, merr
përsipër misionin e zhvillimit të vendit tënd!” Libri është i kapshëm nga të
gjitha shtresat e shoqërisë. Të gjithë kanë se ç’marrin nga ai libër. Njeriu
i zakonshëm thith subjektin burimor të sprovave, studiuesit hyjnë më thellë
duke analizuar dhe nxjerrë përfundime.
Për sprova të tilla Timua tashmë ka
përvojë. Dhe herë të tjera është përpjekur të provojë këtë punë, sidomos për
iso- polifoninë. Diçka së brendshmi e mundon. Akoma mendon se misionin
studiues nuk e ka çuar në fund. Ka ende fushë, ka ende rezerva, prandaj duhet
të vazhdojë të gërmojë, të hulumtojë në jetën e atyre që kanë bërë histori,
por edhe në jetën burimore të njerëzve të thjeshtë. Ka shumë thesare zona e
Bregut, folklori, e kaluara, por dhe e tashmja. Të gjithë duhen ngjitur në
piedestalin e lavdisë së merituar. Të gjithë duhet ta marrin vesh kush është
Bregdeti, kush janë bregdetasit. Dhe atje ku duket se ka pak humor, po me
humor Timua ka zbuluar të vërteta.
Mua në terësi më kanë pëlqyer sprovat e
mënyra se si i ka shprehur ai ato, por do të ndalem te një “Hajdutët e
Pilurit”. Që në titull pash diçka sa me të qeshur, aq edhe me seriozitet. E
qeshura shpejt m’u venit. E kuptova metaforën, kur ai e letrarizon thënien që
në fillim, duke iu drejtuar mikut të tij, Vangjel Zafiratit.
Serioziteti e fabula e “Hajdutëve të
Pilurit” është se ata kurrë s’e kanë ndier veten kurrizshtruar, madje deri në
kufijtë e kiyeneçësisë.Nukmundtëbëshmetasi të duash në çdo rrethanë qoftë.
Janë tamam siç thotë Bajroni “ç’armiq për vdekje, por sa miqbesnikë”. I kanë
ngarë, pa u janë kthyer dhe piluriotët. Janë hakmarrës ndaj padrejtësisë. Ata
ishin fajtorë që afendikojtë i
|
përçmonin në të drejtën e tyre dhe s’i
paguanin? Piluriotët s’ishin keq as për shelegë, as për leshtë e dhenve të
pronarit. Kryeneçësinë piluriote ai nuk mund ta përkulte. Piluriotët nuk mund
të pranonin “ta hanin sapunin për djathë”.
Krahas të dhënave argumentuese, të
pasqyruara në sprovë nga Timua, mua do të më plotësohej edhe një boshllëk,
kur të interpretonte edhe thënien shumë kuptimplote, shumë interesante e
shumë të përhapur: “U bë si maçi i Pilure, që dogji gjithë Stambollin”.
Mirëdashësit në sprovën e Timos dinë të njohin, të vlerësojnë trimërinë.
Keqdashësit kapen pas fjalës “hajdutëri”. Historia i ka mësuar piluriotët t’i
thërrasin mençurisë si burrat dhe gratë. E se i janë bindur mençurisë, nuk e
kanë mbyllur në sirtar çelësin e trimërisë. E kanë mbajtur gjithmonë pranë
jastëkut dhe shpejt në rast nevoje e kanë ngritur majë gurit si shqiponjë.
Diku nga mali mbi Himarë kundrojnë detin
deri në thellësitë e shtatë ishujve jonianë. Kundrojnë dhe në anën tjetër
gjithë malet e Kurveleshit dhe në portat e tyre vështirë se mund t’u qasesh
me armiqësi. Më pëlqen shpesh të citoj këtë shprehje për piluriotët: “Piluriotëti dallon gjallëria,
shkathtësia dhe shpejtësia e lëvizjeve në ecje. Ata ngjajnë sikur kërcejnë
mbi gur, sikur vallëzojnë nën një ritëm vetëtime, sikur nuk duan të rëndojnë
mbi dhë”.
Kjo është një sprovë, një kombinacion
mes letërsisë dhe historisë duke i mëshuar përmes terminologjisë dhe të
folmes dialektore. Mjaftojnë bëmat burimore nga është marrë lënda e parë, më
tej është detyra e studiuesit të vërë vulën e vet.
Timo Mërkuri ka
shkruar librat:
1. Anatomia e lotit (poezi)
2. Vesa mbi këngë (studim)
3. Bulevardi i dhimbjes (poezi)
4. Loti i detit (poezi)
5. Gjerdani i këputur (folklor)
6. Te lisat në Shënkoll (folklor)
|
7- Iso more djema (studim)
8. Madhëria e saj kënga polifonike (studim)
9. Shenjtëria e isos (studim)
10-Klithma e pulëbardhës (poezi)
11-Thomai që mbolli kripë (triptik)
|
M. Gjoni. Libri Fjalë
zemre” Botime ADA Tiraanë 2012 fq 190-197
Mirëdita, ndërsa jeni duke e lexuar këtë, dijeni që problemet tuaja janë zgjidhur përgjysmë nëse mund të ndërmerrni veprime në lidhje me to sepse ajo është një grua e fuqishme shpirtërore atje e quajtur Dr dawn acuna, të cilën e takova duke lexuar një artikull në internet, ajo më ndihmoi me një magji që ma ktheu burrin pasi burri më la për më shumë se 8 muaj, ajo bëri një magji që më ndihmoi të mbetem shtatzënë për burrin tim dhe tani kemi 2 fëmijë të bukur, tani jeta ime në martesë po shkon mirë, çfarë mund të kërkoj më shumë .... a keni problem që dëshironi të zgjidhni?
ReplyDelete*Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
*Nëse doni të pajtoheni me burrin tuaj.
*Nëse keni nevojë për të kuruar ndonjë sëmundje.
*Nëse doni të ndaloni abortin.
Dhe shumë të tjera, acuna e agimit do t'ju mahnitë me Fuqitë e saj të mëdha. kontaktoni atë në whatsapp: { +2348032246310 }
Email: { dawnacuna314@gmail.com }
Nuk mund ta besoja se do të ribashkohesha ndonjëherë me ish të dashurin tim, isha aq i traumatizuar duke qëndruar vetëm pa një trup që të më qëndronte pranë dhe të ishte me mua, por isha aq me fat që një ditë takova këtë magjistar të Dr. Ediomo, pasi i tregova per gjendjen time ai beri cdo gje qe ishte e mundur qe te shihte te dashurin tim te kthehej tek une, ne fakt pasi beri magji ish i dashuri im u kthye tek une me pak se 48 ore, ish i dashuri im u kthye duke me lutur qe nuk do te rikthehej kurre. me ler perseri, 3 muaj me pas u fejuam dhe u martuam, nese edhe ti ke te njejten situate. Ai është shumë i fuqishëm në punët e tij;
ReplyDelete* magji dashurie
* magjitë e tërheqjes
* nëse doni që ish-i juaj të kthehet
* Ndaloni divorcin
*thyej obsesionet
* shëron goditjet në tru dhe të gjitha sëmundjet
* magji mbrojtëse
*infertiliteti dhe problemet e shtatzënisë
* magji llotarie
* magji me fat
Kontaktoni Dr Ediomo në emailin e tij: drediomo77@gmail.com
faleminderit shume zoteri qe ma ktheve ish te dashurin tim emailin e tij: drediomo77@gmail.com ose telefono/whatsapp:+2349132180420
+2348155926512