KY ROMAN ËSHTË NJË POEZI NË
LËVIZJE, NË ARDHJE DREJT NESH
Përsiatje mbi librin “Gjin
Bardhela i arbëresh…” i Anton Nikë Berishës
Timo Mërkuri
E themi që në krye të
radhës se “Gjin Bardhela i arbëresh& Etja e gurëzuar” është një nga të
paktat libra, gjatë leximit të të cilit ndjehesh shumë i vogël para tij. Kjo
ndjenjë të krijohet nga drita që buron prej tij, një dritë e kaltër në të
bardhë, e ëmbël dhe plot shkëlqim të ngrohtë që ndriçon çdo skutë të
ekzistencës tënde. I hutuar nga ky dritësim qysh në faqet e para, ecën me të e
nëpër të dhe vetëm duke iu afruar fundit të librit ndjen që rritesh e rritesh
në këtë dritësi, madje edhe më i lartë se shtati që ke realisht. Dhe duke
medituar mbi librin e porsa lexuar, kupton se kjo rritje vjen për vetë faktin
se ky libër flet për ty. Është historia jote, është historia jonë lindur në
kufijtë e legjendave…Ose më saktë, legjendat nuk janë gjë tjetër veçse thelpinj
të thelbit të historisë sonë, të hidhura, si bërthama e frytit të mollës. Dhe
të gjitha këto vijnë drejt teje kapitull pas kapitulli si fasha drite, ku
mbizotëron e kaltra bashkë me të bardhën e ëmbël...
1-Të zbërthesh romanin
është si të zbërthesh dritën, sepse nuk është udhëtimi i Odisesë për kthim te
Penelopa (sic), nuk është Gjin Bardhela në udhëtim, janë epokat që vijnë tek
ai. Janë epokat që sjellin para nesh … dritat e tyre, bashkimi i të cilave na
krijon një ylber ndjenjash. Ky është roman i ndjenjës dhe jo i ngjarjes. Dhe ca
më tepër, është një roman i shkruar poetikisht nga një mjeshtër i vargut dhe
fjalës. Ky roman është një poezi në lëvizje, në ecje, në ardhje drejt nesh si
një vashëze, e bukur tek zoti, që ecën
zbathur nëpër kumin e bregdetit. Nuk mjafton vetëm ta admirosh, por duhet të
jesh i zoti ta bësh tënden, për të qenë i lumtur; ajo është kaq e bukur, sa ti mendon se nuk
është reale dhe druhesh t’i afrohesh e t’i flasësh. E kujton ëndërr dhe nuk do
të zgjohesh, nga frika se e humbet kënaqësinë e soditjes…
2-Romani “Gjin
Bardhela…” ka një subjekt të ndërtuar me momentet më kulmore të historisë, si
kështjellat e vjetra të vendit tim, ndërtuara me gurë pellazgjikë. Te muret e
këtyre kështjellave s’ka vend për guralecë nivelues apo për shtresa llaçi
lidhës. Pesha e gurëve bën vetvetiu lidhjen e mureve në atë mënyrë që, as tehu
i thikës nuk depërton dot mes tyre dhe as tërmeti nuk i ndan dot nga njeri
tjetri. Dhe pavarësisht gjakut të derdhur në muret e tyre ndër shekuj
luftërash, pavarësisht shiut të rënë mbi to e gjyleve që shpërthenin mbi
bedena, ato emetojnë drejt kohëve të ardhme një dritë të bardhlemtë, sepse janë
të bardha kështjellat tona, janë Ak Hisar, siç e quanin turqit kështjellën e
Krujës, “Kështjella e Bardhë”.
Se kështjellat tona e
kanë marrë bardhësinë nga mosha e bardhë e nuses së re, murosur nga tre
vëllëzërit në themelet e kalasë, e kanë marrë
nga ngjyra e qumështit të gjirit të saj,
lënë jashtë mureve, për të ushqyer fëmijën e vogël, por edhe ne, më von.
Me siguri janë zbardhur më tejë edhe me ëndërat e shtatë virgjëreshave krutane që, për të mos rënë robinja të
turkut, të veshura me të bardha, atë ditë të zezë pushtimi hidheshin nga shkëmbi me thirjen ... I falem nderit tim dhe nderit të dheut
tim...( f. 147)
Dhe nderi ka vetëm
ngjyrën e bardhë.
3- Romani është i
mbushur me ngjyrën e kaltër. Madje me një të kaltër të ëmbël me nuanca të së
bardhës. Është e kaltërta e detit shtruar si qilim, mbi të cilin ecin
personazhet e ngjarjet. Një e kaltër e zbutur me të bardhën e mallit dhe të
shpresës të shpirtit arbëresh…
Në këtë kaltërsi deti e bardhësi malli e
shprese përzier nis e përfundon romani . … Hodhi
shikimin te dritësorja. Një ndriçim i vogël drite, nëpërmjet bebëzave, iu fut
në shpirt dhe ia përpiu mendimet si një qenie e përtej kohës…Pastaj hetoi se
ata dy lot u shtuan aq shumë sa e përmbytën gjithë dhomën. (f. 12) Duhet t’i
bijmë detit e t’i hamë valët…Valët i japin shpirt, e bëjnë dejtin dejt. Pa ato
ai do ishte si qielli pa yje…(f. 14).
Deti ishte rruga e
ardhjes në vendin e ri. Deti sillte me zhurmën e valëve jehona këngësh, nga të
cilat pikonte dhimbja si stërkalat, kur dallgët e detit përplasen në shkëmb: …Atjeee kaaam/ të mbuluar/ nënë dheee…
duke u kujtuar çdo ditë setë huaj jemi në
këtë dhé.
Deti ishte nyja
lidhëse me atdheun amë, me shpresën, me të ardhmen. Kështu e kaltërta e detit
zbutur me të bardhën e shpresës u bë pjesë e jetës por edhe e vetë qenies së
tyre, madje dhe e filozofisë së tyre. Kjo ishte arsyeja që jo vetëm kur lindnin
duhej të shihnin përtej detit, ku zbardhnin malet e atdheut, por domosdo dhe
kur të vdisnin, do vdisnin pranë detit, me sytë nga lindja, ndryshe…do të mbesin sytë çelur…(f. 12)... Sepse
edhe dejti...ëndëron, ëndëron. Nga ëndërimet
e tij të pafund secili mund të marrë diçka. Sepse dhe ai ..mer
nga ëndërimet tona... (f. 173)
3.1- Si një reflektim
drite mbi të kaltërten përzier me të bardhën vjen nga epoka e fëmijërisë fëmija
me flatërza në krahë dhe roja e shtëpisë, të cilët, si çdo reflektim drite,
kanë një shkëlqim të artë, si për të na zgjuar kujtesën për ardhjen e më
passhme të Rrezartës së bardhë në një sfond rozë, nën një qiell e nën një
ëndërr rozë e për të na kujtuar … ato
këmbime të ngjyrës së fytyrës dhe dridhjet e lehta, që i përngjanin valëzave të
liqenit përrallor, pastaj ngjyra e kuqe në çarçafin e bardhë borë ...(f. 20).
Është ndoshta i vetmi
personazh në letërsinë shqipe që vjen në pak rreshta e mbetet në kujtesën e
lexuesit si një buzëqeshje e pambarim, e bardhë; buzëqeshjet e dashurisë janë
vetëm të bardha, ashtu siç i ka pikturuar Anton Nikë Berisha. Në fakt do ishte
më e saktë po qe se në vend të fjalës “pikturuar” do shkruanim fjalën
“notizuar”.
Duke i soditur nga një
largësi që lejon meditimi dallon lehtësisht se portretet e vashave janë një
melodi e shkruar (jo në pentagram)…(Rrezarta)… Ishte e veshur me të bardha ndërsa në kokë mbante kezën e nusërisë. Nga
trupi që lëvizte me një gjallëri e dalldisje të pazakontë, i derdhej një bukuri
e paparë (f. 20). Disa ngulmonin se Lena ishte gruaja e vetme me sy prej shiu.
Të tjerët ngulmonin se është grua me yje në sy: nga ata sy buronte një dritë e
tillë, thua se drita e yjeve është bashkuar…kur sytë e saj i vështron nën
cytjen e flakës së epshit, të shëmbëllejnë me një yllësi mahnitëse (f. 30). Këto
janë më të bukura se ndriçimi i diellit dhe i yjeve së bashku (f. 145)etj.
I përpirë nga leximi,
harron se shëtit në faqet e një romani dhe të krijohet ndjesia se je duke
kënduar …O po un’ Tanushën vet e kam pa…
Duhet të pranojmë faktin që romani “Gjin Bardhela…” ka shumë melodi nëpër
rreshta, ka jashtëzakonisht shumë muzikalitet në fjalë e në shprehje. Madje në
shumë raste dialogët të duken si dialogë muzikorë të një opere, sa heroike aq
edhe lirike. Pra, kanë kaq shumë dritësim rozë përmbi dialogë e nën muzikë. E
po s’kemi ç’të bëjmë, ...arbërit vetëm në
dashuri janë të tërë dhe të njëmendët…dhe kur puthin… japin puthje të zjarrta sa përflaken dhe valët e Lumit të Madh (f. 66).
Dhe dashuria është motër binjake me këngën. Dhe me
vallen.
Atë valle ku na shpie Anton
Nikë Berisha të shohim, një valle të paparë gjer më sot, vallen e librave të
poetit, më të bukur se një valle zanash... Valles
i printe libri i rapsodive…, ngjitas me to ishin Këngët e Milosaut…., në vijim
ishin kapur dora dorës Serafina Topia, Skënderbeu i pafan…, Antologjia Shqipe,
Rrëfimet e Arbërit. Nëpër to kalëronte Skenderbeu me trimat…Shkëlqimi u jepte
një bukuri të përsosur...Pastaj ai vallëzim u rrit e u shtua, u përhap
gjithandej (f. 55).
O Zot sa e bukur! Një
valle të tillë, s’ka parë njeriu as në ëndërr. Ndaj lutemi me gjithë shpirt: - Shtoju
o Zot vallen…librave të popullit tim, që nëpër shekuj ia kanë ndalur librat.
Dhe autori, Anton Nikë Berisha, shtoi dëshirën për të shkruar. Se me sa ka
shkruar gjer tani, ka dëshmuar se është një mjeshtër i madh i fjalës dhe i
vargut, një njohës i artit dhe historisë, një krijues i kompletuar, nga i cili
mësojmë se si duhet shkruar letërsi. Dhe ca më tepër, si duhet dashuruar
Atdheu.
4-Po dheu, çfarë
ngjyre e ka dritën vallë? Dheu i mbjellë në vend të huaj, dheu i Arbërit
mbjellë e rimbjellë në vend të huaj për t’ua hedhur grusht e nga një grusht mbi
varr, arbëreshëve në ikjen e përtejbotshme. Dheu i mbjellë...Të duket një
metaforë e fuqishme, e arrirë artistikisht, që të emocionon. …
Po unë nuk e shikoj si
të tillë. Se mua ky episod më kujton princeshën e Kaninës, Rugjina, që iku
drejt Korfuzit me sëndukët e mbushur jo me flori e veshje princërore, por me
dheun e vendit të saj. I mbajti mbyllur sëndukët për vite me radhë, duke shtuar
hamendsimet për thesarin që mbartej në to, gjersa në prag të vdekjes dha urdhër
që t’i hapnin, duke porositur që të mbulohej në varr me dheun e tyre, prurë nga
atdheu.
Më kujton vargjet e
Çajupit… Dërgomë një grusht me baltë /Ta
puth e të kërrej mallë… dhe t’ju siguroj se këto nuk janë vargje poezie por
janë rënkime shpirti; dheu i Arbërit është i mbrujtur me gjak e lot, siç thotë
kënga e fshatit tim…Nga kjo balt’ e kësaj
toke / Mer një grusht e shtrydhe fortë / Pika gjaku do kullojë / Luftën e madhe
tregon… Kemi derdhur gjak me okë / Ndaj lulëzon këjo tokë…dhe ju them se,
në qoftë se Zoti e krijoi njeriun duke përzier baltën me pështymën e tij,
Atdheu ynë u krijua nga përzierja e kësaj balte me gjakun, djersën e lotët e
kombit, ndër shekuj lufte për ekzistencë. Vetëm kombi ynë ka lot “të nxehtë”,
ka vajtime “me dyzetë palë lot”, kaq të rënda i ka pasur gjëmat. Vetëm kombi
ynë ka më shumë gjëmëtarë e vajtore se sa
këngëtarë (f. 70), prandaj është i shenjtë dheu ynë.
Ndaj kjo metaforë, ju
them që e ka ngjyrën dhe drita e dhimbjes së beftë në zemër, përzier me lotin e
fshehur nën qepallë. Dhe një …ah…që të gufon nga shpirti, si një
shfrim vullkani, përmbi të.
Dheu … ka ngjyrën dhe
dritat e Atdheut. Dhe lulet e shpirtit të shkrimtarit të madh, të Shqiptarit të
Madh Anton Nikë Berisha, që edhe dheun e varreve e ka mbrujtur me dashuri e
art, duke e bërë të rrezatojë dritë.
5- Dhe varret lëshojnë
dritë……… Shkulme pejzash të stërhollë
drite u futën në dhé Kostandini u kacavar nëpër ndriçimin e tyre dhe doli
përmbi (f. 77). Kështu ka ardhur nga legjenda, i bardhë plot dritë, me një
tis pluhur dheu të lagësht mbi supe e flokë dhe sidomos, mos harroni, me
Doruntinën në vithe të kalit të tij të bardhë, duke rendur me revan nëpër re,
ndjekur nga kënga e zogjve…shkon i
vdekuri me të gjallë.
Anton Nikë Berisha si
një tragjedian i kalibrit eskilian na e jep Kostandinin e Besës pikturuar me
ngjyra drite, përkundër errësirës së varrit dhe harrimit. Dhe na thotë shkurt
se nuk është në ajodhimë, ku e kërkonim gjer më sot, nisur nga vargjet (e
shtuara) të këngës së tij…Un po shkoj në
ajodhimë/ se aty e kam shtëpinë … Madje na lë të kuptojmë se nuk ka qenë
ndonjëherë aty, se ajodhima që pretendohet, është ndërtuar shumë më vonë dhe se
varri i tij ndodhej …pranë një shkëmbi të
madh (f. 76),ku bëhet roje nga të vdekurit, veshur me tesha të reja, si për
dasmë në mbrojtje të varrit të Kostandinit…
Këtu bëj roje e kur dikush bën roje në këtë vend, duhet t’i veshë rrobat e
reja… Te ky gur është varri i Kostandinit…Më tepër e tundën fjalët që i tha
nëna…Besa jote nënë dhé...(f. 77).
Anton Nik Berisha
vetëm sa hap pakëz perden e dritares që ne të shohim brenda odës së legjendës
se …Zonja mëmë (që e tundi nga varri) autoritare… cilëson periudhën e matriarkatit si
periudhë lindje të legjendës, ashtu si vdekja e saj cilëson fundin e kësaj
epoke. Aty shohim se si Kostandini ringjallet pas tre vjetësh pa tretur dhe ne nuk bëjmë ndonjë krahasim me
ringjalljen e Krishtit pas tre ditësh apo të Lazarit ditën e katërt, për arsye
se Krishti dhe Lazari u ringjallën shumë shekuj më vonë se Kostandini. Ne vetëm
meditojmë motivin e ringjalljes…besa jote
nënë dhé… dhe mesazhi që mbart kjo ringjallje…
Shpirtërat e të
vdekurve bëjnë roje te varri i Kostandinit të Besës që mos ta dëmtojnë ata, që
Kostandinin e Vogëlth e regjistruan në Spanjë me emër të një feje tjetër, ata
që në certifikatën e Kostandinit të Besës shënuan si ditë ringjallje ditën e
Pashkës së Madhe, që ishte njëdizaj, sepse kishin frikë nga hershmëria e
legjendës…
Me finesë, shkrimtari
na fton të shohim varrin, ku Gjin Bardhela… pa
Kostandinin që u përkul dhe preku me dorë gurin e varrit, pastaj vargoin
shkëlqyes. I përkëdheli dashurisht … Pëshpëriste diçka. Ndoshta Kostandini
thotë uratën e fshehtësisë së ringjalljes... (f. 81).
Befasia është
shtangëse. Gjer më sot kemi kujtuar se Kostandini u rikthye në varr pasi çoi
motrën te nëna, duke përmbushur në këtë mënyrë besën e dhënë. Po ja që ai nuk
është rikthyer në varr. Arsyeja është një dhe vetëm një: ai nuk e ka mbaruar
ende misionin e tij. Ai nuk synonte të ishte një …djalë me besë. Tani kuptojmë
se Kostandini synonte …besën (si institucion, si kushtetutë) për kombin e tij,
ose e thënë ndryshe…një komb me besë...Pra, ai rend me kalin e tij të bardhë,
me Doruntinën në vithe të kalit, e si një fashë drite e bardhë që ndrin çdo
skaj të botës e jetës sonë, vjen mes nesh për besë, besnikëri e besëlidhje…
6-Gjithë
përfytyrimi iu zhbë Gjinit kur i ati i foli diçka frymës që erdhi ta ndërronte
në roje (f. 83).
Në çastet e fundit të
jetës Gjin Bardhela nis e bisedon me… të vdekurit e tij. Shpirti i tij takohet
me shpirtrat e tyre, merr porositë e fundit, kujton ngjarjet e përjetuar me ta,
dashuritë e lulëzuara dhe ëndrrat e zverdhura, legjendat me të cilat u
rrit…Dialogon të djeshmen në një mënyrë të tillë që dialogu shndërrohet në një
projektim për të ardhmen…
Është një roman me
personazhe shpirtra njerëzorë, përpjekjet, vuajtja dhe shpresa e të cilëve
përbëjnë shpirtin e Arbërit. Për këtë shpirt të Arbërit është shkruar ky libër
–hymn, ose më saktë kjo poemë heroike-lirike. Kjo këngë, që duke pasqyruar
dhimbjen e jetës, peshën e mallit dhe dritën e shpresës përmbi to, i ngre hymn
jetës arbërore deri në atë shkallë, sa të thuash se…sa e bukur paskësh qenë. Në mos gabohem, këtë realizoi dhe Naim
Frashëri me “Bagëti e Bujqësi”.
Personazhet (shpirtra njerëzor), që në gjallje kanë
shkruar historinë e Arbërit, tani pas vdekjes, s’kanë zbritur në parajsë apo
ferr, por kanë mbetur në kujtesën e kombit, për t’u përcjellë brezave të
ardhshëm arbër dritën e bëmave të tyre, të shndërruara në legjenda. Dhe këtu
bashkohen shpesh shpirtrat e arbërve të të dy brigjeve të detit, me qëllim që
drita dhe ngjyrat të jenë sa më të qarta; legjendat janë të njëjta në të dy anët
e detit, veçse në dheun amë ka shumë pluhur lufte përmbi to, pluhur që e ka
zbehur ngjyrën e teshave origjinale…
Ndaj themi se drita që buron prej këtij libri është drita
e shpirtit të arbrit, e atij shpirti që përballoi çdo sakrificë për të ruajtur
identitetin e tij.
Është dhe drita e talentit të Anton Nikë Berishës që
ndrin për ne portretin e bukur të Gjin Bardhelës…
7-…Ky
ylber dritësimi, mbështur te legjendat dhe historia e përditëshme e Arbërit,
nga faqia e parë gjer te e fundit e librit,
diçka do të na thotë. Le të shohim kapitullin “E bukura e dejtit” i
shkruar i tëri me ngjyra e drita… Nga ai
ndriçim u qartësua vasha…Ndriçimi
ishte Vajza që e kishte njohur shumë vite më parë buzë dejtit…(f.163)…kush heq
dorë prej bukurisë, heq dorë prej jetës…( f.165)...
Sipas rradhës, ky kapitull paraqet momentet e
fundit të jetës së Gjin Bardhelës, përçartjet e përpëlitjet në prag të ikjes së
përtejbotëshme. Por çuditërisht, asgjëkundi nuk duket zezona e pragvdekjes e
përfaqsuar nga errësira e dhomës apo nga shamitë e zeza të plakave, që bëjnë roje te
shtrati i atij që po ikën. Nuk dëgjojmë rrënkime dhimbjeje apo ndjese të atij
që po ikën, nuk dëgjohen as pëshpërima- porosi dhënë Gjin Bardhelës për ata që
do takojë në atë botë. Dhe lotë nuk po shohim gjëkundi.
Përkundrazi,
në një sfond të kaltër, subjekti të
grish për jetë, dialogët janë një
duet
dashurie,
i shkruar me nota muzike dhe dashuria është përshkruar si një lojë ëngjëjsh, që
tregojnë rinisjen e një jete të re.
Buzët e vajzës janë si varkë mbi të
cilën hypën dhe lundron dashuria. Qielli dhe deti mbushur plot yje, të kujtojnë
natën e udhëtimit të Kostandinit me Doruntinën në vithe të kalit dhe zhurma e
valëve u ngjan këngës së zogjve…kini parë
a s’kini parë/ shkon një zogëz bishtëbardhë…A nuk e ndjeni dhe ju, yjet u
ngjajnë llambadhave të ndezura pasmesnate, pas ringjalljes së
Krishtit, Ditën e Pashkës së Madhe…
Dhe varka që çante përpara, si një
etje dashurie…(f. 171) ecën drejt jetës…
Ndaj
unë ju them se me këtë dritësi e me këtë dashuri, me këtë jetë që gjallon në
çdo gërmë e fjalë, nga faqia e parë tek e fundit, Anton Nik Berisha nuk na flet
për praninë e vdekjes, por për diçka më të madhe se vdekja.
Na
flet për një ditë të bardhë që vjen për kombin tim.
Për
ditën e ringjalljes së Arbërit.
Sarandë, korrik
- gusht 2018
Mirëdita, ndërsa jeni duke e lexuar këtë, dijeni që problemet tuaja janë zgjidhur përgjysmë nëse mund të ndërmerrni veprime në lidhje me to sepse ajo është një grua e fuqishme shpirtërore atje e quajtur Dr dawn acuna, të cilën e takova duke lexuar një artikull në internet, ajo më ndihmoi me një magji që ma ktheu burrin pasi burri më la për më shumë se 8 muaj, ajo bëri një magji që më ndihmoi të mbetem shtatzënë për burrin tim dhe tani kemi 2 fëmijë të bukur, tani jeta ime në martesë po shkon mirë, çfarë mund të kërkoj më shumë .... a keni problem që dëshironi të zgjidhni?
ReplyDelete*Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
*Nëse doni të pajtoheni me burrin tuaj.
*Nëse keni nevojë për të kuruar ndonjë sëmundje.
*Nëse doni të ndaloni abortin.
Dhe shumë të tjera, acuna e agimit do t'ju mahnitë me Fuqitë e saj të mëdha. kontaktoni atë në whatsapp: { +2348032246310 }
Email: { dawnacuna314@gmail.com }
Nuk mund ta besoja se do të ribashkohesha ndonjëherë me ish të dashurin tim, isha aq i traumatizuar duke qëndruar vetëm pa një trup që të më qëndronte pranë dhe të ishte me mua, por isha aq me fat që një ditë takova këtë magjistar të Dr. Ediomo, pasi i tregova per gjendjen time ai beri cdo gje qe ishte e mundur qe te shihte te dashurin tim te kthehej tek une, ne fakt pasi beri magji ish i dashuri im u kthye tek une me pak se 48 ore, ish i dashuri im u kthye duke me lutur qe nuk do te rikthehej kurre. me ler perseri, 3 muaj me pas u fejuam dhe u martuam, nese edhe ti ke te njejten situate. Ai është shumë i fuqishëm në punët e tij;
ReplyDelete* magji dashurie
* magjitë e tërheqjes
* nëse doni që ish-i juaj të kthehet
* Ndaloni divorcin
*thyej obsesionet
* shëron goditjet në tru dhe të gjitha sëmundjet
* magji mbrojtëse
*infertiliteti dhe problemet e shtatzënisë
* magji llotarie
* magji me fat
Kontaktoni Dr Ediomo në emailin e tij: drediomo77@gmail.com
faleminderit shume zoteri qe ma ktheve ish te dashurin tim emailin e tij: drediomo77@gmail.com ose telefono/whatsapp:+2349132180420
+2348155926512