Faruk Myrtaj për
librin “Identiteti iso-polifonik”
Edhe sikur vetem te kqyresh tryezen e lendes, joshesh ta
ndjekesh se lexuari:
Kur flasim për iso-polifoninë...Në bedenat e iso-polifonisë,
Një shkrim i dëshpëruar...Lisat e këngës...Lisi me rrënjë të thella... Të
flasësh për Lefter Çipën...Të dua moj...qëne...Fyelli i Tanës Kostandini nuk
hyri në ajodhimë...Akademia e humorit Pergameni i Artë... Unë qaj me lot
fëmije...Atdheu i mbartur në këngë... ose Atdheu i shpëtuar...Mbi tezën
homerike...Po vjen lumi turbull-o... Të lexosh një poezi...
Por, mes tere kesaj kureshtje per
Polifonine shqiptare apo Iso-Polifonine, nis nderbeteja mes vete shqiptareve.
Kur s'kane me ke leftojne, ia nisin mes tyre?!!!
Vendimi i 25 Nëntorit 2005 i
UNESCO-s për të shpallur këngën iso-polifonike si kryevepër të trashëgimisë
kulturore të njerëzimit dhe për ta marrë atë nën mbrojtje, xhelozoi jo pak
vende fqinj dhe më tej.
Mendoni pak, vetëm në Shqipërinë e
Jugut, janë katër kryevepra të njerëzimit të mbrojtura nga UNESCO. Dhe konkretisht
Butrinti, Gjirokastra, Berati dhe si qershia mbi tortë erdhi dhe Iso-polifonia.
Një dëndësi të tillë kryeveprash të njerëzimit, të marra në mbrojtje nga
UNESCO, rrallë kombe të tjera e kanë
Ne te vertete, nuk eshte aq e lehte
te marresh vesh: perse grinden, valle?!
Pse ka rëndësi pranimi dhe mbrojtja
e kësaj teorie të origjinës së këngës sonë popullore, duke patur si fillesë
gjëmën, të qarët me botë dhe vijueshmëri të saj, të qarët me ligje?
Timo Merkuri hyn mes sheshit ku
grindet djemuria, sado qe edhe aq te rinj nuk jane, dhe kerkon te mendohet
perpara se te flitet:
Jo vetëm që ka rëndësi por është dhe
gurthemeli i identitetit shqiptar të këngës iso-polifonike. Kënga jonë
popullore, në origjinën e saj, nuk ka lindur si “krijimtari artistike e
ndërgjegjëshme”.
Iso nuk është e kushtëzuar nga marrësi. Marrësi është sinjali i nisjes së anijes nga porti, por iso-ja është deti nëpër të cilin lundron flota e këngës. Anija mund të nisë lundrimin edhe jashtë portit, por gjithsesi nëpër det do të lundrojë.
Metafora nis, por
edhe vazhdon te jet bindese, e bukur, sa kenga, por hakerrima nuk ka vesh te
degjoje:
Iso-ja dëshmon
vjetërsinë (lashtësinë) karakteristike të këngës sonë popullore dhe indirekt
edhe stërlashtësinë e kombit tonë. Duke e mënjanuar këtë element, biem padashur
në tezën se kënga jonë popullore është “e re” në moshë dhe për pasojë, mund të
mos jetë e jona, por shqiptarët “hajdutë”, kur kanë ardhur në këto troje, do e
kenë vjedhur edhe këngën nga popujt e tjerë, ashtu siç kanë të “vjedhur” edhe
Heroin Kombëtar, madje dhe flamurin.
Timo, pasi sheh qe
me permendjen e simboleve nuk i bind dot, genjen veten tek beson se mbase ua
prish mendjen duke folur per zotat dhe te deleguarit e tyre!
Ne jemi njohur me mrekullinë e shndrimit të ujit në verë nga Jezu Krishti. Le të admirojmë edhe mrekullinë e kombit tonë që shndroi vajtimin në këngë. Dhe të krenohemi që jemi bij të tij.
Pra, tragjedianët e mëdhenj antikë e kanë marrë nga populli ritin mortor dhe ceremonialin e vajtimit me ligje dhe e kanë vënë në veprat e tyre. Nuk ka ndodhur e kundërta.
Por a mund te ndodh edhe e kunderta, o Timo? Them se mund te kerkohet edhe ne kete kahje, pa e cenuar objektin e ketij studimi dhe vertetesine e tij.
Timo, ngaqe e kupton se Faruku nuk se ka njohuri te plota per keto gjera, vazhdon logjiken: në mënyrë figurative do pranonim se gjëma është rrënja e pemës së riteve mortore, vajtimi me ligje është trungu i këtyre riteve dhe frutat janë këngët popullore, unë ju them se frutat e pemës e kanë marrë ushqimin nga rrënjët.
Por ritet mortore të vajtimit, veç elementit të të qarit më botë, me gjëmë, veç elementit të vajtimit me ligje, kanë edhe një element të tretë, i cili është “logatja”.
Po, mire ben qe ma shpjegon kete
fjale, e ndesha me siper dhe s;e dija. Mbase ju qe keni te beni me grekun e
dini, por une jo. Tani qe kam ardhur kendej nga Poli i Veriut po ushtrohem me
indiancen e vjeter...!
Logatja është një akt kryesisht
individual, në të cilin “imitohen” elementët e kolektivitetit. Individi që
logat, qoftë grua apo burrë, me zërin e tij “imiton” intonacionet e një grupi
pjesmarrësish vajtimtarësh (ose këngëtarësh), “imiton” një vajtim me ligje.
Fjala “imiton” nuk është plotësisht e saktë, sepse ai realisht nuk imiton
ndonjë person tjetër, por ekzekuton vetëm, individualisht, një vajtim të një
grupi. Me zërin e tij ai “imiton” vajtoren kryesore, shoqëruesen (hedhësin),
rënkueset (mbajtëset e isos) etj.
Por logatja nuk është plotësisht vajtim... Ajo qëndron
në mes të vajtimit dhe këngës. Ajo është ura, nëpër të cilën logatësi kalon nga
bregu i vajtimit në bregun e këngës.
Në bregun e vajtimit ajo konsiderohet këngë dhe në bregun e
këngës ajo konsiderohet vajtim.
Eh, vete pershkrimi prej Timo
Merkurit eshte iso e begate...Mrekullia e fjales i qaset asaj te zerit...
Është normale që në mes të
urës-logatje ai të kthehet mbrapsht në bregun e vajtimit ku të rishpërthejë në
vajtimin me ligje, ashtu siç është normale që të vijojë rrugën dhe të dalë në bregun e këngës, dhe vajin
që logatëte ta këndojë si këngë. Vetëm për veten e tij, por meqënëse këngët nuk
këndohen vetëm për vete, ai e këndon në rastin më të parë, në një dasëm a festë
fetare, në klub me shokë duke pirë një gotë raki a në çfardo vendi e rasti tjetër.
Pas kësaj, kënga nis lundrimin, por
gjithsesi duke lundruar në oqeanin e vajtimit, me njelmësinë e kripës së
lotëve, si vesë, në çdo pjesë të saj.
Prapavija reale e debatit
Pa ma trego, o Timo, pse grinden keta Caushet me Vason e
embel?! Po une e kam njohur vete Vason, si mund te behet Vasua spiun?! O Zot,
ku do jete sebepi qe kerkojne keta "kundrat"!?
...“është e nevojëshme që të
nënshkruhet një memorandum drejtuar kësaj Ministrie (të Kulturës dhe Turizmit)
dhe UNESCO-s që...të korigjohet emri iso-polifoni dhe ajo të mbajë emrin e
vërtetë “Polifonia shqiptare”.
Emërtimi
“polifoni” nuk ka qenë një emërtim zyrtar dhe shkencor. Theksuam më sipër se i
pari që e përdori këtë emër ka qenë R.Sokoli, por edhe ai e quajti “kënga
polifonike me iso”.
Kur e paske edhe
Ramdan Sokolin me vete, ç’te duhen argumente te tjere, o Timo?
Në rast se shtetet e tjera kishin
guslën, buzukun apo mandolinën, dajren apo violinën, kënga shqip- tare kishte
dhe ka iso-n. Në morinë e polifonive botërore, kënga popullore shqiptare
dallohet për vetë faktin, se shtylla e saj veterbrore është iso-ja. Nuk është
as zëri i rastësishëm i këngëtarëve dhe as veglat muzikore që shoqërojnë
këngën.
...
Ah, qasja ndryshe ndaj kenges se
cameve, qe shembelleka me tuajen, bregase, me vjen mire edhe mua, mbase ngaqe
nuk jam lab safi. Jam Vlonjat, por nga Topalltia, Trevllazeri, na kane mbajtur
per leber gjysem opinge! Pra ç'te besh, per te shpetuar nga kryehunda labe e
Lumit te Vlores, na qenka dashur te behemi pak laluce!!!
Krahina e Çamërisë, për disa arsye
gjeografiko-historike u konvertua në një myslimanizëm më të ashpër se
bektashizmi tolerant që u instalua në Labëri. Sipas llogjikës empirike duhej që
këngët çame të kishin më shumë turqizime dhe gjakësime.
Por ja që realisht nuk ka ndodhur kështu. Këngët çame janë
plot finesë dhe elegancë, me një nivel të lartë artistik, sa që çuditërisht kanë afërsi me këngët
himarjote dhe jo me këngët labe..:
Nuk kam ndjere kompliment me te bukur per kengen came, se keto te Timo Merkurit... Perla!
Por me kaq bukuri sa erdhi te ne, na
bën të mendojmë se ka qënë shumë më fine dhe më elgante, shumë më shumë
aristokratike në periudhën paraturke. I ranë shumë stoli rrugës pesëshekullore,
i ranë diku “florinjtë e gushës” e diku “florinjtë e ballit”, por te ne mbriti
me dritën verbuese të syve të saj, që reflektonin “florinjtë e shpirtit”. Dhe
duhet të themi se me aq sa mbërriti te ne, ishte tepër e bukur.
Me tej vijne dallimet brenda bregut,
interesante! Tjeter Piluri me grate e lira prej opinionit , te tjere Himariotet
qe jepeshin me qira ne Venetik!
...
...
Burrat pilurjotë, sado të ashpër nga
natyra, ruanin gjithnjë një dhimshuri të dukëshme për gratë dhe vajzat e tyre.
Kjo dhimshuri ishte një portë e hapur për femrat drejt një lirie më të madhe
nga femrat e fshatrave dhe krahinave fqinjë.
Thotë një këngë pilurjote...
Leskovik vajta njëherë/
vajta për të blerë verë/
gjezdisa derë më derë
me para s’gjeçë të blejë/
Duke qënë se pilurjotët kishin gratë dhe fëmijët me vete në
shtegëtime, thithja e kësaj kulture perëndimore bëhej më e shpejtë dhe
kultivohej menjëherë në jetën e tyre.
Është e vërtetë që dhe himarjotët
emigronin, kryesisht në Venedik. Por ky ishte kryesisht emigracion ushtarak.
Himarjotët shkonin ushtarë në ushtrinë e Venedikut, luftonin e fitonin pasuri e
grada, por kultura që mirnin ishte kryesisht ushtarake. Kjo kulturë ushtarake i
shërbente forcimit të autonomisë së Himarës por jo civilizimit dhe përparimit kulturor
të saj. Pra, ky emigracion ushtarak nuk i hapi ndonjë portë civilizimit të
femrës himarjote dhe aktivizimit të saj në jetën kulturore.
Shenimet per studimin e Anton Nike
Berishes per kenget e kreshnikeve, si dhe ato
per De Raden, ishin vertete po aq te ndjera sa ndjesia qe percjelle autori ne
tere dukjet e tij, deri ne fund te sinqerta...Me rastin e shkrimit per Ag
Maton, kembeva ca mesazhe te shkelqyera me Antonin dhe vertete i ka hak keto
fjale qe thua per te...
Gjyshja e Petrit Rukes (…) ...
Aq plakë qe,
sa që vetëm përrallat që kishin ndodhur para mijra vjetësh i
kujtoheshin....
Kjo eshte si ato sentencat e pavdekshme te 100 vjet vetmi te Markezit, se ajo eshte Vetmi...
dhe...a
ka kompliment me te praueshem se te shkruash: une rrija i mbërthyer pas buzëve të saj, si tani, pas rreshtave
të librit të Petrit Rukës:
“ ...Kur hyn kali në avlli / Derdhet
orizi si shi / Bie nga qielli si dëborë / Mos e hedh zoti me dorë /...Mbi patkoin
hënëprerë / Thyeje qelqen me verë... ”
Ja keshtu e lexova essene tende, dhe keto vrejtje kesha per te te bere, o Timo Zhiva!
Toronto 20 Korrik 2018
Mirëdita, ndërsa jeni duke e lexuar këtë, dijeni që problemet tuaja janë zgjidhur përgjysmë nëse mund të ndërmerrni veprime në lidhje me to sepse ajo është një grua e fuqishme shpirtërore atje e quajtur Dr dawn acuna, të cilën e takova duke lexuar një artikull në internet, ajo më ndihmoi me një magji që ma ktheu burrin pasi burri më la për më shumë se 8 muaj, ajo bëri një magji që më ndihmoi të mbetem shtatzënë për burrin tim dhe tani kemi 2 fëmijë të bukur, tani jeta ime në martesë po shkon mirë, çfarë mund të kërkoj më shumë .... a keni problem që dëshironi të zgjidhni?
ReplyDelete*Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
*Nëse doni të pajtoheni me burrin tuaj.
*Nëse keni nevojë për të kuruar ndonjë sëmundje.
*Nëse doni të ndaloni abortin.
Dhe shumë të tjera, acuna e agimit do t'ju mahnitë me Fuqitë e saj të mëdha. kontaktoni atë në whatsapp: { +2348032246310 }
Email: { dawnacuna314@gmail.com }
Nuk mund ta besoja se do të ribashkohesha ndonjëherë me ish të dashurin tim, isha aq i traumatizuar duke qëndruar vetëm pa një trup që të më qëndronte pranë dhe të ishte me mua, por isha aq me fat që një ditë takova këtë magjistar të Dr. Ediomo, pasi i tregova per gjendjen time ai beri cdo gje qe ishte e mundur qe te shihte te dashurin tim te kthehej tek une, ne fakt pasi beri magji ish i dashuri im u kthye tek une me pak se 48 ore, ish i dashuri im u kthye duke me lutur qe nuk do te rikthehej kurre. me ler perseri, 3 muaj me pas u fejuam dhe u martuam, nese edhe ti ke te njejten situate. Ai është shumë i fuqishëm në punët e tij;
ReplyDelete* magji dashurie
* magjitë e tërheqjes
* nëse doni që ish-i juaj të kthehet
* Ndaloni divorcin
*thyej obsesionet
* shëron goditjet në tru dhe të gjitha sëmundjet
* magji mbrojtëse
*infertiliteti dhe problemet e shtatzënisë
* magji llotarie
* magji me fat
Kontaktoni Dr Ediomo në emailin e tij: drediomo77@gmail.com
faleminderit shume zoteri qe ma ktheve ish te dashurin tim emailin e tij: drediomo77@gmail.com ose telefono/whatsapp:+2349132180420
+2348155926512