“Honestra”: kulturologji e linguistikë kundër fragmentarizmit
Dr
Fatmir Terziu
Studimi
apo sprova “Honestra e këngës himariote” (sprovë) (MILOSAO, 2018) e autorit
tashmë të mirënjohur jo vetëm në Jug të Shqipërisë, por edhe më gjerë, Timo Mërkuri,
është formuluar në dekadat e fundit kundër qasjeve tradicionale në mendimin dhe
dukuritë e këngës himariote duke u fokusuar ekskluzivisht në tërësinë e
memorjes kolektive, asaj që vjen nga ndjesitë kulturore, komunikimet dhe gjuhë-marje-dhëniet,
si një model shpjegues. Diskutimet e tjera teorike lidhen me përparimin e
fundit në kërkimin e plotë e të detajuar shkencërisht të këngës himariote, që
ofron një perceptim më të gjerë të problemeve të trajtuara e të diskutuara më
parë e më gjerë nga rrjete të tjera studimesh, kërkimesh shkencore dhe atyre me
thelb përmirësimin e të gjeturave në këtë lëmi. Kulturologjia dhe sociologjia,
po aq dhe gjuhësia e kontaktit në veçanti me kërkimin dhe prurjen e detajuar në
vite kanë hapur horizonte të reja për interpretimin e këngës himariote.
Vitaliteti etnokulturologjik është një parametër i ri, i zhvilluar kohët e
fundit dhe diskutuar në socio-kulturistikë për të karakterizuar forcat e
ndryshme mbijetuese dhe teknikat e këngëve të endacakuara në situata të
rrezikshme. Në këtë drejtim, fati i këngëve të Himarës dhe gjuhës të përshkruar
jo pak herë nga Eqrem Çabej duket se është disi një arsye më shumë që e ka
detyruar autorin të shkoj më thellë. Është një enigmë pse një idiomë misteri
mbijetoi në krahinën e mjaft-zëshme në këtë lëmi dhe vetëm të pushtuar pak kohë
nga ryma të ndryshme, por që humbi pozicionin e saj si enigmë e fortë në
perëndim në bregdetin e saj, ku kontaktet me botën në tërësi dhe me atë fqinje
e neo-latine nuk u ndërprenë asnjëherë.
Para diskutimit të kontributit thelbësor të tërësisë së ndërhyrjes
së Timo Mërkurit tek “Honestra…”, duket se kërkohet një tejsqarim
i shkurtër i asaj që autori na jep me një prejardhje të fjalës nga përbërësia e
gjuhës së fqinjit, me një lidhje të zanafilljes së ujit të pastër që buron nga
grumbullesa e ujërave të ardhur nga “qielli” në një arsye të përgjithshme rreth
situatës aktuale të disiplinës përkatëse. Kulturologjia, shkenca linguistike,
po aq dhe sociologjia përfaqësojnë një fushë të rëndësishme jo vetëm të
kontakteve socialogjike, kulturologjike, gjuhësore, apo dhe vetë këngës, e cila
për një kohë të gjatë ka tërhequr vëmendjen e shumë studiuesve, që në të shumtën
e rasteve autori na i jep me të dhëna të sakta, burime të mirëkërkuara,
shpjegime sprove, madje shkon dhe në gjetje më të reja.
Në fund të shekullit të 20-të, kjo zonë përsëri u bë fokusi i
politikave të ndryshme dhe një fushë beteje për opinione dhe poltika të
ndryshme siç kishte qenë në shekullin e 19-të, apo dhe më herët. Ringjallja e
paragjykimeve të vjetra për kulturologjinë e Himarës, siç tregoi gjetja e mirëfilltë
e Mërkurit me këto fakte mjaft domethënëse: “Himarjotët rrjedhin nga nënfisi i
Keraunëve, duke marrë për emër nënfisi emrin e vargmalit Akrokeraune. Sipas
Eqrem Çabejt, keraunos kishte kuptimin perëndi e bubullimës dhe e vetëtimës”
(Fq. 4). Për këtë autori i kësaj sprove na sjell këtë fakt që buron nga
Virgjili:
“Edhe i biem detit aty pranë Keraunes
nga fare lehtë kalohet në Itali,
se rruga është shumë e shkurtër. Ndërkaq Dielli
po perëndonte; malet po i mbulonte
një hije shumë e dendur”.
Duke
na sjellë në vëmendje shek. I pas Krishtit, me atë që Virgjili shkruan te
Eneida (libri I III) për momentin kur Enea, pas qëndrimit në Butrint, duhet të
marrë rrugën drejt perëndimit, kuptojmë qartë atë që sjell autori në syrin tonë
dhe të lexuesit.
Duke filluar me këto emra, natyrisht kuptojmë jo vetëm
seriozitetin e kësaj pune të madhe të këtij autori, por është kryesisht e rëndësishme
jo vetëm ajo që dimë për emrat e tyre, me të cilët dega në zhvillim e dijes është
e lidhur, emërtimi i tij përfundimtar që rrjedh nga puna themelore e disa të
tjerëve, Moikom Zeqos, Irena Gjonit, Artur Vrekaj etj., të përcaktojë qartë se
këngët e Himarës janë vërtet ajo që ndodh me këngën popullore. Autori na qas
shpjegimin e tij të thellë: “Honestra e këngës grumbullon në nënvetëdijen tonë
ngjarje, përvoja, përjetime momentale, luftëra, akte individuale ose kolektive
të cilat janë “shiu”, “uji” i të cilit depërton në tokë e mbush honesterën, ku
pas “filtrimit” prej tij precipiton e zakonëshmia në haresë dhe mbetet esencialja,
që rrjedh si ujët e burimit, nëpër këngë. Ne njohim këngëtarin autor, atë që e
këndon i pari dhe nuk na shkon mendja se ai është thjeshtë “gryka e burimit”,
shkëmbi që u ça nga dhimbja a nga malli dhe nëpër të “çarën e shpirtit” të të
cilit buroi kënga. Kësaj ligjësie i
nënshtrohet kënga himarjote”. Këtu pikërisht duket se lind “interesi”.
Interesi në këtë çështje bazohet në disa ngjashmëri
strukturore në burimtarinë e këngëve. Kjo burimtari kurrë nuk ka lënë banorët e
saj krejtësisht të pakënaqur, por ka pasur një ndryshim të plotë të theksit në
dekadat e fundit, në atë theks ku sprova e Mërkurit merr kthesën e duhur, në
kohën dhe vendin e duhur. Koncepti i parë teorik për shpjegimin e
karakteristikave, që dikur pretendonte ndikimin e një substrati të dallueshëm,
i cili dukej se ofronte një përgjigje të kënaqshme për çështjen e origjinës së
elementeve të veçanta të shprehive të këngëve, tashmë ka shtratin e vet tek “Honestra
e këngës himariote”, me një arsye më të madhe besimi dhe me një sërë
faktorësh që e mbajnë gjallë besimin. Në vetvete kjo është një substratë që
duhet konsideruar si pikënisje për krijimin e një baze të gjerë diskutimesh të
mëtejshme, e pse të krijimit të një zone të gjerë interesi në të gjitha fushat
që lidhen dhe burojnë nga kënga himariote dhe më vonë e gjitha kjo të mbizotërojë
debatin mbi diskriminim shkencor. Sidoqoftë, edhe shumë kohë më parë, kritikat
kanë qenë të stisura për përdorimin e substratit si një shpjegim adekuat për të
gjitha tiparet e përbashkëta në kulturologjinë e zonës, sepse, siç formulohej,
në këtë rast x zëvendësohet me y, dmth kryesisht i panjohur nga një tjetër, të
jepte qartë arsyen se interesi ishte gjetkë.
Në të njëjtën kohë, mjaft të tjerë, përfshirë dhe autorin e kësaj
sprove, tregohet qartë edhe sot, pasi lexojmë gjetjet e Timos, ka pasur
gjithashtu arsye emergjente për të prurë argumente të tjera dhe më bindëse për
të sqaruar origjinën e këngëve himariote dhe për të dhënë mesazhe të qarta për
të gjithë ata që mendonin se i kishin gjetur në një superstratum ose adstratum,
kryesisht grek dhe latin, të cilat duket se kishin shkaktuar apo të paktën
ndikuar në zhvillimin e kulturalizimit të zonës. Ky argumentim bazohet në
dominimin e gjatë dhe të madh kulturor të disa gjuhëve në Evropën Juglindore.
Emblema romake në veçanti për disa shekuj mbulonte pjesët kryesore të
Ballkanit, dhe latinishtja që nga fillimi ishte gjuha e administratës dhe e
ushtrisë në territoret e reja të okupuara. Pas romanizimit të gjerë të popullsisë
lokale, ajo vazhdoi të përmbushë funksionin e një gjuhe amtare. Së bashku me
greqinë u bë gjuha e kulturës, fesë dhe teologjisë (e fundit që nga fillimi).
Fiset të shumta, sikurse e dimë, u konvertuan dhe u akultuan kryesisht nga
Bizanti.
Së fundi, dyshime më të mëdha janë formuluar në dekadat e fundit
kundër qasjeve tradicionale në kulturologjinë e zonës duke u përqendruar vetëm
në një model shpjegues. Teoriku i ri dhe studimi i hollësishëm i imazhit të këngës
himariote në opinionin publik, madje edhe në rrethet akademike në botën shqiptare
e më gjerë, natyrisht që e kërkonte këtë indicie për të trazuar më shumë brenda
vetë “honestrës”.
Në fakt, futja në diskutim me fakte
të ndryshme, të tilla poezia e parë në gjuhën shqipe (Këngë e përshpirtëshme) e
shkruar nga himarioti Lekë Matrënga,
na jep qartë tërë sprovën që mbetet një provë e qartë. Ja si shkruan për këtë
autori: “Këngë e përshpirtëshme” e shkruar në vitin 1592 me tekstin e
përshtatur në shqipen e sotme:
“Këngë e përshpirtëshme
Gjithëve
thëres,kush do ndëlesë,
të
mirë të krështë,burra gra,
mbë
fjalët e Tinëzot të shihi meshë,
se
s'ishtë njeri i nesh çë mkatë s'kaa;
e lum
kush e kujton se ka të vdesë,
e
mentë bashkë mbë Tënëzonë i kaa,
se
Krishti ndë parrajsit i bën pjesë,
e bën
për bijr të tij e për vëlla”. …(Lekë Matrënga),
...dëshmon
se Lekë Matrënga trashëgonte një kulturë tradicionale në familjen e tij, veç
arsimimit fetar.
Edhe
sot në Himarë citohet një këngë për këtë korife të artit shqiptar që thotë: “Të
dal shpesh se ma kish ënda/ Se keshëm një gjak në rrëmba/Po nuk gjen më njeri
brënda/ Matrënga o Matrënga / Me perivole të rënda/Lënë djerr e bërë gjëmba…”
Për këtë
deri në derivatin e plotë të saj, vetë autori bën qartësimin apriori: “Por
njohuritë faktike për to janë shumë fragmentare dhe për këtë arsye argumentimi,
i cili nuk ka material adekuat dhe bindës gjuhësor, mbetet i pakënaqshëm”.
Ky adekuatizëm
i bazuar tek fragmentarizmi nuk është shpikur as prezantuar vetëm nga Mërkuri, dhe
kjo nuk mbetet vetëm “barrë” e tij. Ajo vjen vetvetiu dhe natyrshëm flet se
buron ashtu sikurse realitetit i këngës himariote nga një traditë shumë më e
vjetër, sidomos në kulturologji e linguistikë. Të gjithë debatet dhe problemet
e këngës himarjote, shumë kush duhet ta kuptojë se është vështirë të
konkludohet në një parim, në një studim, apo dhe në një sprovë, sado e avancuar
që të jetë ajo.
Një
aspekt i veçantë në këtë kontekst na duket shumë i çuditshëm. Ne kemi një
kështjellë kulturologjike në Himarë, një pjesë e gjallë mes memorjes kulturore
të këngëve. Nga ana tjetër, bregu i saj, në afërsi të kulturave të ndryshme, u
bë pothuajse tërësisht unik dhe foli shqip qartë dhe pastër, ashtu sikurse
shfaqi e shpalosi këngën në gëzim, po aq dhe në hidhërim e dhimbje.
Ky
pekuliaritet është vërejtur nga Timo Mërkuri, që me “Honestra e këngës himariote”
(sprovë) (MILOSAO, 2018), tregon vërtet se meriton respekt, vlerësim, analizë
të thellë dhe angazhim për të vazhduar më tej këtë nsimë të madhe e të
domosdoshme.
Londer, 27.09.2018
Mirëdita, ndërsa jeni duke e lexuar këtë, dijeni që problemet tuaja janë zgjidhur përgjysmë nëse mund të ndërmerrni veprime në lidhje me to sepse ajo është një grua e fuqishme shpirtërore atje e quajtur Dr dawn acuna, të cilën e takova duke lexuar një artikull në internet, ajo më ndihmoi me një magji që ma ktheu burrin pasi burri më la për më shumë se 8 muaj, ajo bëri një magji që më ndihmoi të mbetem shtatzënë për burrin tim dhe tani kemi 2 fëmijë të bukur, tani jeta ime në martesë po shkon mirë, çfarë mund të kërkoj më shumë .... a keni problem që dëshironi të zgjidhni?
ReplyDelete*Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
*Nëse doni të pajtoheni me burrin tuaj.
*Nëse keni nevojë për të kuruar ndonjë sëmundje.
*Nëse doni të ndaloni abortin.
Dhe shumë të tjera, acuna e agimit do t'ju mahnitë me Fuqitë e saj të mëdha. kontaktoni atë në whatsapp: { +2348032246310 }
Email: { dawnacuna314@gmail.com }
Nuk mund ta besoja se do të ribashkohesha ndonjëherë me ish të dashurin tim, isha aq i traumatizuar duke qëndruar vetëm pa një trup që të më qëndronte pranë dhe të ishte me mua, por isha aq me fat që një ditë takova këtë magjistar të Dr. Ediomo, pasi i tregova per gjendjen time ai beri cdo gje qe ishte e mundur qe te shihte te dashurin tim te kthehej tek une, ne fakt pasi beri magji ish i dashuri im u kthye tek une me pak se 48 ore, ish i dashuri im u kthye duke me lutur qe nuk do te rikthehej kurre. me ler perseri, 3 muaj me pas u fejuam dhe u martuam, nese edhe ti ke te njejten situate. Ai është shumë i fuqishëm në punët e tij;
ReplyDelete* magji dashurie
* magjitë e tërheqjes
* nëse doni që ish-i juaj të kthehet
* Ndaloni divorcin
*thyej obsesionet
* shëron goditjet në tru dhe të gjitha sëmundjet
* magji mbrojtëse
*infertiliteti dhe problemet e shtatzënisë
* magji llotarie
* magji me fat
Kontaktoni Dr Ediomo në emailin e tij: drediomo77@gmail.com
faleminderit shume zoteri qe ma ktheve ish te dashurin tim emailin e tij: drediomo77@gmail.com ose telefono/whatsapp:+2349132180420
+2348155926512