Prolog…
U vranë djemt’ e
pilure, u grinë…
Dhe nënëzezat mbi varre u qëndrojnë
si hënë e eklipsuar…
1-PRANVERË
E KRYQËZUAR
Tono
Mërkurit
E
kryqëzuan pranverën në vendlindjen time
Dhe
nënat u veshën me të zeza, si Shën Mëria.
Po,
pra. Krishti u kryqëzua në Sarandë,
në
kodrën e Manastirit.
E
bashkë me të u kryqëzua dhe dashuria.
Atë
ditë kishte dhënë puthjen e parë,
Ndaj
i kishte rënë një nur si bir perëndie.
Që
atëherë seç ka një bukuri në atë vend,
Siç
ka qielli dritën e një ylli që është shuar.
Në
jetën tonë java ka vetëm të premte
Dhe
viti ka vetëm një stinë, dhe atë të kryqëzuar.
Tani dielli lind i
ftohtë, si një foshnjë e vdekur.
2-KU
E KISHE GJITHË ATË ZEMËR?!
A. Qurkut
Është
një emër në varrezat e qytetit tim
ku
kalojmë kokë ulur. Jo vetëm nga dhimbja.
Këtu
heshtin burrat. Hesht era. Vetëm deti
përbri
lëkundet
si një vajtore në vajin e mortit
e
me zhaurimën e dallgëve
si
një rënkim që del nga shpirti
përmend
emrin e njeriut
që
harroi vetveten për të mbrojtur jetimët
atë
vit, që njerëzit harruan të jenë njerëz.
Në
atë trup të vogël Aristidh
ku e kishe gjithë atë
zemër?!
3-KEMI
NEVOJË PËR BUZËQESHJE
Sh.
Mërtirit
…dhe
hëna
përkëdhel
fytyrën tënde brenda porcelanit
gjer
pas mesnate. E s’do që të shkojë.
Thua
se pranë teje do ta bëjë shtëpinë
a,
ndoshta, do të marrë diçka nga buzëqeshja
jote
e
t’ia shtojë dritës së saj. Ta bëjë më të ngrohtë.
Më
njerëzore ta bëjë e ta shpërndajë nëpër botë.
Ne
kemi vërtet nevojë për buzëqeshje. Po ti
pse
ke dalë kaq i qeshur në fotografi,
në
këtë fotografinë tënde të fundit
që
na lë kujtim?!
Eh, ç’djem të bukur si
yje janë vrarë në qytetin tim.
4-YLLI
QË RA…
Y.
Qurkut
Ky
yll i bukur
që ndrinte mbi ëndrrat e sa vajzave
Ky
yll i vogël që ra
E dogji zemrat e motrave
O,
po ky yll i vogël, ky yll i bukur
ç’po
ndrin mes lotëve.
5-YJET
JANË TRËNDAFILA TË BARDHË
Polinë*s
së vogël
Kisha
një mbesë që më thoshte…
…se
yjet janë trëndafila të bardhë
çelur
në lëndinat e qiellit
dhe
meteorët janë karafila
që
Zoti ua hedh njerëzve që i do.
Po,
më mblidh ti për Barbin një tufë yje
ose
së paku tre-katër meteorë...
Kisha
një mbesë të vogël që s'e kam më...
Te cili yll, vallë ta
kërkoj?
*….ikur aksidentalisht
Nga
antologjia “Ëndërime të mbytura në det”. Shtëpia Botuese “Beqir Mysliu”
Gjilan 2018
Mirëdita, ndërsa jeni duke e lexuar këtë, dijeni që problemet tuaja janë zgjidhur përgjysmë nëse mund të ndërmerrni veprime në lidhje me to sepse ajo është një grua e fuqishme shpirtërore atje e quajtur Dr dawn acuna, të cilën e takova duke lexuar një artikull në internet, ajo më ndihmoi me një magji që ma ktheu burrin pasi burri më la për më shumë se 8 muaj, ajo bëri një magji që më ndihmoi të mbetem shtatzënë për burrin tim dhe tani kemi 2 fëmijë të bukur, tani jeta ime në martesë po shkon mirë, çfarë mund të kërkoj më shumë .... a keni problem që dëshironi të zgjidhni?
ReplyDelete*Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
*Nëse doni të pajtoheni me burrin tuaj.
*Nëse keni nevojë për të kuruar ndonjë sëmundje.
*Nëse doni të ndaloni abortin.
Dhe shumë të tjera, acuna e agimit do t'ju mahnitë me Fuqitë e saj të mëdha. kontaktoni atë në whatsapp: { +2348032246310 }
Email: { dawnacuna314@gmail.com }