ZHYTËSI
I PERLAVE
Sprovë
Nga Timo Mërkuri
Shumëkush
e di që perlat[1] janë një nga gurët më të kushtueshëm dhe më të bukur në botë sidomos kur i sheh
të lidhur në gjerdane. Por duhet specifikuar fakti që perlat janë gurët e vetëm
në rruzullin tokësor që rriten nga një organizëm i gjallë, madje brenda tij. Si
kundër reagim i organizmit të disa gocave të detit ndaj pranisë së kokrizave të
rërës brenda guackave, ato prodhojnë enkas një lloj substancë me të cilën
mbështjellin[2]
në mënyrë të vazhdueshme kokrizën e rërës duke e izoluar nga organizmi i
saj, forcimi dhe ngurtësimi i të cilës
krijonë një rruzull të shndritshëm,
kryesisht të bardhë ose me nuanca që
quhet “perlë” ose “margaritar”. Në më të shumtën e rasteve kjo kokrizë rërë që
hyn brenda organizmit të gocave të detit hidhet
nga oktapodhët në momentet që goca e detit është duke kërkuar ushqimin
dhe ka të hapura dy guackat e saj.
Oktapodhi pozicionohet mbi gocën e detit
në një lartësi 5-6 metra prej nga
“llogarit” instiktivisht rrymat detare
dhe hedh kokrizën e rërës në mënyrë që të bjerë brenda guackës, me synimin të pengojë mbylljen e kapakëve guackorë dhe
në këtë mënyrë të mund të ushqehet me
organizmin e saj..
1- Procesi i rritjes[3]
së perlës brenda trupit të goës së detit është një process që zhvillohet me
dhjetra e qindra vite deri në momentin që ajo gjendet nga zhytësit, hapet dhe u miret perla. Por duhet të dimë se jo të
gjitha gocat e detit rritin brenda vetes perla. Për të krjuar një gjerdan, zhytësi
i perlave duhet të zhytet në thellësi të
detit dhe të nxjerrë me qindra apo me mijra guacka, për të
siguruar perla të mjaftueshme për një gjerdan.
2- Por zhytja nuk është thjeshtë
kënaqësi, ajo përmban në vetvete rreziqe
shumë të mëdha. Së pari prania e madhe
e peshkaqenëve[4]
të egër
në këto ujra të ngrohta detare përbën rrezikun më imediat të zhytësave.
Të notuarit mes peshkaqenëve është sfidë e madhe shansesh jo favorizese. Po ashtu fakti që gocat e perlave jetojnë në
thellësi të mëdha detare[5],
për të arritur zhytësi gjer te ajo duhet që të ketë mushkëri të forta për të mbajtur ajrin në
kohën e zhytjes. Ata ose do pranojnë mundësitë e pakta të gjetjes së perlave në
thellësitë e vogëla, duke u kënaqur kryesisht me organizmin e gocës së detit[6]
ose do stërviten për zhytje të thella[7].
2.1-Por vështirësia më e madhe që pohojnë zhytësit është fakti se këto
goca deti, midhje apo pina jetojnë të ngjitura nëpër shkëmbinj të thellësive detare dhe njësojë si ata, janë mbuluar edhe me myshqe dhe leshtërikë
detarë me të njëjtën ngjyrë dhe madhësi.
Duhet një shikim i mprehtë për ta dalluar dhe veprime të shpejta e të
sakta për ta shkëputur gocën e detit nga shkëmbi ku është puthitur, por mbi të
gjitha duhet një njohje e madhe e botës
nënujore me qëllim që lëvizjet dhe veprimet të jenë të sakta dhe jo rastësore.
Kjo edhe për arsyen se koha në dispozicion është shumë e kufizuar.
3-Sigurisht
që ne flasim për perla origjinale, jo për “perlat e urtësisë”të rritura
artificialisht në gjirin Ago të Japonisë
nga Kokichi Mikimoto qysh nga viti 1893 dhe
vazhduar sot nga familja Sakaguchi, e cila “prodhon” perla me një efektivitet
prodhimi prej 5 përqind[8].
4-Perlat qysh në kohët e
vjetra janë konsideruar si simbol bukurie[9] . Varësia më e vjetër me perla që njihet është gjetur te skeleti i një princeshe
persiane datuar 520 vjet para Krishtit.
Vitet 1500 në Angli njiheshin si epoka e perlave, ndërkohë që Mbretëresha
Elisabeta I, ishte aq e tërhequr ndaj
tyre sa që e quanin “mbretëresha e perlave”…Gjerdani me perla janë “gurët” më të bukur që ëndëron çdo vajzë të
mbajë në qafën e saj ditën e dasmës dhe ditët e shënuara që vijnë më pas…
5-Një breg shkëmbor plot me “perla”
lashtësie është e shkuara “perlë”e
kombit tonë e “ritur” brenda “guackave” historike. Me “ngjyra”,“formë“ dhe
“madhësi” të ndryshme ajo është materializuar në balada e legjenda, mite e
përralla apo këngë kreshnike. Ashtu si
perlat edhe ato janë krijuar nga populli
ynë si reagim ndaj faktorëve të ndryshëm historikë, që si trupa të huaj
(kokriza rëre) kanë hyrë brenda organizmit të tij shoqëror. Me qëllim të
izolimit brenda organizmit të tij të këtij faktori të jashtëm, në pamundësi të
nxjerjes jashtë jetës së tij, populli ynë krijoi artin e tij gojor,
substancën me të cilën mbështolli në formën e legjendave, miteve, përrallave
apo këngëve faktorët dhe aktorët e jashtëm agresorë, kohën që i pruri dhe
mënyrën si erdhën, qëndrestarët, qëndresën
dhe mënyrën e kësaj qëndrese, madje disa herë duke e lënë në proces
zhvillimi ngjarjen, ashtu si disa perla që vijojnë të rriten edhe pasi janë
nxjerrë e shkëputur nga gocat e detit. Siç qëndrojnë gocat e detit në thellësi, puthitur nëpër
shkëmbinj e mbuluar me të njëjtin leshterik, duke u bërë kështu të padalluesëhm,
ashtu edhe perlat e artit gojor popullor qëndrojnë në thellësi të epokave dhe
shekujve, mbuluar me “leshterikët”e kohës,
ku shpesh herë shikimi njerëzor nuk jep rezultat në gjetjen e tyre.
“Leshtërikët” më të cilat janë mbuluar, shpesh herë në formën e emrave, riteve,
besimeve apo veshjeve fetare të huaja a të mëvonëshme fshehin qënësinë dhe praninë e tyre në kohën e e krijimit
reaalisht. Këtu hyjnë në skenë “zhytësit” e “perlave” të artit gojor të krijuar
nga populli ynë shekuj dhe epoka të kaluara, për gjetjen dhe hapjes e
“guackave” duke ekspozuar “perlën “ e vërtetë të krijimit të popullit.
6-Një ndër këta “zhytës”, madje ndër më
produktivët është Anton Nik Berisha i cili në këtë drejtim “intuitivisht
ju drejtua të pashkruarës, gojores dhe njëkohësisht qiellores, asaj që nuk
egziston e shkruar diku, në pergamenë, në shkëmb, pllaka balte apo letër, asaj
që është e shkruar në qiell[10]”.
Realisht Anton Nik Berisha “është i vetmi shkrimtar që ka thelluar dijet duke
ndriçuar zgafellat e errta të prozës dhe poezisë gojore shqipe[11]”
sepse ai “nuk është një krijues i
zakonshëm, ai është një bashkpuntor me të papriturën, me dërgesat nga lart, me
“rastësitë “ magjike që nuk janë rastësi”.[12] Anton Nik Berisha guxon të “japë vizione të
reja në lidhje me poezitë homerike”[13],
por unë do të shtoja, veç sa ka parashtruar studiuesi Fatmir Minguli në veprën
e tij me titullin kuptimplotë.. Vepra që i bëjnë nder
letërsisë dhe botës sonë” se seria e veprave të Anton Nik Berishës që kërkojnë
vëmëndjen e krijuesve dhe studiuesve është shumnë më e gjërë. Do dëshiroja të
flisja për studimin e tij “Dëshmi e lashtësisë së këngëve tona kreshnike”, për
mjeshtërinë e zbërthimit të enigmave që mbart arti gojor shqiptar. Në fakt,
arti ynë gojor i ka të shkruara nëpër reshtat e vargjeve të tij të gjitha të
dhënat identitare, si në faqet e një letër njoftimi.Problemi është se ne
përpiqemi ta lexojmë atë “letër njoftim” me “alfabetin” e sotëm, pa marë
parasysh ndryshimin dhe evolimin e gjuhës shqipe, pa marë parasysh faktin se
arti ynë gojor nuk ka lindur si një vepër artistike por ka lindur si një
mesazh, si një kumt, si një porosi. Madje ai është dokumentuar në një kohë
shumë më të vonëshme se epokëlindja e tij, pikërisht në kohën e lindjes së
shkrimit. Por epoka e lindjes së shkrimit është shumë e largët nga epoka e
lindjes së veprës dhe është e natyrëshme që mes dy epokave, si midis dy deteve,
lumenjtë e kohës të zbrazin aluvione, të
cilat ritin “leshtërikët” që mbulojnë gocat e detit me perla. Edhe vetëm ky
studim i autorit vlen si “hartë” orientuese në udhëtimet studiuese në
lashtësinë e artit tonë gojor, në dallimin e elementëve identitarë të veprës,
në evidentimin e vlerave artistike të saj etj, etj.
Analiza e kontributit të Anton Nik Berishës nuk mund të jetë objekt i
një shkrimi si ky, që e mer shkasin nga libri i sipërcituar i Fatmir Mingulit dhe nga një studim i Anton
Nik Berishës. Më e shumta që mund të
bëjë ky shkrim është të tërheqë vëmëndjen e krijuesve dhe studiuesve drejt tij, ashtu si tërhiqet vëmëndja drejt një zhytësi perlash që del nga
thellësitë e detit me rrjetën-çantë të mbushur plot me goca deti të hapura
përgjysëm, brenda të cilave shkëlqejnë
perlat.
6.1- Dhe më lejoni të shtoj te ky shkrim një “histori[14]”
e shkruar nga Vedat Kokona në parathënien e librit.. “Volter
Shpirtciltri Zadigu Kandidi"[15]..ku
në një pasazh shkruhej se… Atij, Volterit i kujtohej diçka e bukur që e pati lexuar
dikur në një libër: Një shkrimtar e krahasonte veten me një pikë uji që ankohej
se nuk e njihte njeri në mes oqeanit. Një “xhindi” magjistar i erdhi keq për ‘të,
e mori dhe ia dha ta gëlltiste një midhjeje (gocë deti), dhe kështu ajo u bë “inxhia”
(perla) më e bukur në botë që kërkonte kushdo ta mirte për vete…Nuk dihet si
vazhdon kjo histori, në se gocën e detit e mori ndonjë peshkatar apo zhytës por dimë që Anton Nik Berisha ndjehet i qetë
në “oqeanin” e tij studimor. Specifikohen në portretin e tij, poshtë rrudhave
të ballit, qepallat që hapen si kapakë
guacke ku ndrijnë sytë si dy perla plot shkelqim. Kaq shumë është lidhur
me “perlat” e popullit sa që shkëlqimin
e tyre e ka absorbuar organizmi i tij dhe e emeton si dritë sa herë flet për
artin gojor shqiptar. Dhe unë ju siguroj se kjo nuk ndodh falë ndërhyrjes së
ndonjë “xhindi”.
Sarandë, më 5-11.02.2020
[1] Perlat rriten brenda një lloj guacke deti, tip midhje apo pina në disa
ujra të ngrohta detare si psh në brigjet e Australisë veriore, ku psh qyteti i
Brumit njihet si Porti i Perlave. Vendrritje e perlave është edhe Oqeani
Indian, Gjiri Persik, Deti i Kuq , Gjiri
i Manarit, midis Sri Lankës dhe Indis, Filipine, Arqipelagu Sulu etj.
[2] [2] Identike sic prodhojnë bletët
propolisin, duke mbështjellë dhe izoluar trupat e huaj që hyjnë në koshere
[3] Perlat që rriten në shumë pjesë të botës arrijnë një
madhësi me diametër 11 milimetra deri në 18 milimetra. Vetëm një gjerdan me
këto perla të mëdha mund të vlejë më shumë se 500.000 dollarë
[4] Në vitin 1688 Uilliam Damperi e
emëroi gjirin ku gjeti perlat e para si “Gjiri i peshkaqënve” për shkak të
pranisë së madhe të peshkaqenëve.
[5] Platoni dhe Homeri, tregojnë se në Greqinë e Lashtë,
zhytësit përdornin pesha (gurë) deri në
15 kg për të shpejtuar zhytjen në thellësi deri në 30 metra për të mbledhur
sfungjerë apo koralin e kuq. E njëjta
praktikë ndiqej nga zhytësit indigjenë edhe për perlat, të cilat rriten në thellësi edhe më të mëdha.
[6] …e cila është një ushqim i mirë , madje edhe efektiv për gratë që kanë problem për të ngelur shtatzëna…
[7] Kjo thellësi ka sjellë nevojën e modernizimit të zhytjes, krahas fillimit
të prodhimit artificial të perlave...
[8] Vetëm 5 % e gocave (midhjeve)
prodhojnë perla, të tjerat dështojnë dhe përdoren si midhje për ushqim.
[9]Më shumë se 2000 vjet më parë në
Romë, perlat ishin gjëja më e çmuar që mund të blihej me para ..krahas
statusit si simbol fuqie, prestigji,
pasurie dhe statusi shoqëror. . Jul Çezari, perandori adhurues i perlave në shek.I para erës sonë
aprovoi një ligj që i ndalonte njerëzit
e shtresave më të ulëta ekonomike t’i mbanin ato.
[10] Fatmir Minguli.VEPRA QË I BËJNE
NDER LETËRSISË DHE BOTËS SONË…“Faik Konica” Prishtinë
2019 fq 68
[11]
F.Minguli…Po aty ..fq 69
[12] F.Minguli…Po aty..fq 74
[13] F.Minguli…Po aty fq 77
[14] …ofruar nga Fatmir Minguli
[15]
"Volter Shpirtciltri Zadigu Kandidi"
Shtepia botuese Naim Frasheri, Tirane 1990, f.11.
Mirëdita, ndërsa jeni duke e lexuar këtë, dijeni që problemet tuaja janë zgjidhur përgjysmë nëse mund të ndërmerrni veprime në lidhje me to sepse ajo është një grua e fuqishme shpirtërore atje e quajtur Dr dawn acuna, të cilën e takova duke lexuar një artikull në internet, ajo më ndihmoi me një magji që ma ktheu burrin pasi burri më la për më shumë se 8 muaj, ajo bëri një magji që më ndihmoi të mbetem shtatzënë për burrin tim dhe tani kemi 2 fëmijë të bukur, tani jeta ime në martesë po shkon mirë, çfarë mund të kërkoj më shumë .... a keni problem që dëshironi të zgjidhni?
ReplyDelete*Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
*Nëse doni të pajtoheni me burrin tuaj.
*Nëse keni nevojë për të kuruar ndonjë sëmundje.
*Nëse doni të ndaloni abortin.
Dhe shumë të tjera, acuna e agimit do t'ju mahnitë me Fuqitë e saj të mëdha. kontaktoni atë në whatsapp: { +2348032246310 }
Email: { dawnacuna314@gmail.com }