DALJA PËRTEJ DHIMBJES
Timo Mërkuri: “ANATOMIA E LOTIT”,
poezi të zgjedhura- 2008
Nga Xheladin Mjeku
Çdoherë kur lexojmë diçka nga krijimtaria letrare e Timo
Mërkurit (1955), nuk mund të ndalojmë pa e “shterrur” gjithë lëndën tekstore që
kemi para vetes, pavarësisht në cilin zhanër të krijimtarisë letrare është ai
shkrim. Por, e veçanta e kësaj që na preokupon në masë është “Anatomia e
lotit”, një paraqitje prezentative e krijimtarisë së tij poetike, që e kemi
në shqyrtim, meqë këtu e gjejmë të veçantë, si një meteor që rrezaton në kohëra
e situata të ndryshme me vargun dhe peshën e fjalës, deri në plotninë e
kuptimit dhe mesazhit, me frymën e dashurisë për të bukurën, për vlerën e
mirëpeshuar në gjetjen e rrugës së drejtë dhe plot vrull jete. E them këtë
mendim nga fakti se, pothuajse gjithë opusin e tij poetik e përshkon fryma
origjinale e shprehjes dhe trajtimit tematiko-motivor të shkëputur nga perlat e
atdheut, Saranda e tij plot diell, kaltërsi dhe virgjëri natyrore, që
portretizojnë jetën e njeriut autokton, duke u përballur me të bukurën dhe të
shëmtuarën, me krenarinë dhe urrejtjen, me vlerat dhe antivlerat e sprovuara
nëpër kohë, por gjithnjë në përftimin e suksesshëm drejt dritës dhe shpresave
të pandalshme.
Vëllimet poetike:
“Bulevardi i dhimbjes” (2001), “Loti i detit” (2003), “Klithma
e pulëbardhës” (2004), dhe “Hëna e fëmirisë sime” (2008), nga të
cilat sajohet kjo përzgjedhje antologjike personale me titull unifikues të
materjes poetike të plasuar aty, dhe me simbolikën e dëshmuar, “Anatomia e
lotit”, në plotni pasqyron rrugëtimin poetik, ku bashkëveprojnë dhimbja,
shqetësimi, pastaj shpresa e krenaria, duke mos i anashkaluar edhe mitet,
legjendat, që në këto treva kanë gjetur trajtim të vazhdueshëm në sfera të
ndryshme të jetës, kulturës, riteve e zakoneve, në fuqizimin e tyre në
realizimin e krijimtarisë poetike sa më origjinale dhe me figuracion metaforik,
gjithnjë në funksion të trajtimit të ngjarjeve dhe fakte pellazgo-ilirike në
këto vise, që
transformohen në plotni me aktualitetet e njeriut të sotëm.
Loti si lajtmotiv
Shpërfaqja e mendimeve dhe ngjyrimi poetik me detaje të
konsoliduara në akcilën prej përmbledhjeve të mëparshme, këtu në Antologjinë
poetike: “Anatomia e lotit”, vijnë më të përzgjedhura, që mund të
konsiderohen ndër perlat e krijimtarisë shumëvjeçare të Timo Mërkurit.
Pothuajse në shumicën e poezive që sjellin frymën e kohës së këtyre ngjarjeve,
takojmë peisazhin e pikës së prekur emotivisht, që në përgjithësi
karakterizohen me ndjeshmërinë e thellë për karaktere subjektive, që i përkasin
zhvillimit të ngjarjeve, pavarësisht në cilësinë e pozitivitetit, apo si
elemente negative, të portretizuar me mjeshtri. Sidoqoftë, materja poetike e
këtij libri antologjik insiston në mënyrën e përafrimit të një bashkëjetese mes
të bukurës dhe dashurisë, mes dhimbjeve dhe shqetësimeve që e kishin pllakosur
njeriun në një kohë të veçantë. Kështu, ndryshimet politike, që tashmë po
bëheshin gjithnjë e më fuqishëm katalizator i shpërthimit të situatave të
tilla, që siç e thotë edhe studiuesja e letërsisë Zejnepe Alili-Rexhepi: “Timo
Mërkuri, vepra e të cilit përshkruan zbarkimin e dhembjes në tempullin e lotit”,
sa vjen e merr konotacione të reja në trajtimin e vazhdueshëm tematik të këtyre
situatave tranzitore, që do ta çojnë vendin në një shkallë të lartë të
rrezikueshmërisë së zhbërjes së shtetit, përkundër lëvizjeve të mëdha pozitive
dhe synimeve të vendosjes së një sistemi të ri politiko-shoqëror, me shpresa
për të ardhmen e një prosperiteti demokratik. Poaq indikative është përballja e
shumë elementeve që e karakterizojnë këtë lëndë poetike, ku takohen shqetësimet
e autorit, dhimbja dhe loti, që herë vijnë si çlirim nga dhimbjet shpirtërore,
herë si shenjë identifikuese në përmasën e hidhërimit, të materializuar përmes
pikave që rrjedhin nga zemra. Loti, si lajtmotiv tek këto poezi shpërfaq më
mirë se çdo formë tjetër identifikimin e dashurisë me synimin që situata të
tilla të mos ndodhin asnjëherë, duke aluduar në vet çiltërinë si loti të një
populli që e do jetën të pacënuar nga askush, meqë jeton me forcat e veta dhe
në truallin stërgjyshor, ku gjithçka ia begaton ardhmërinë.
Loti, si klithmë paralajmëruese e një dhimbjeje të përmasave
shqetësuese, në realitet në këto poezi vjen si shenjë unifikuese e dhimbjes dhe
dashurisë. Pasqyrime të shumta të këtyre pamjeve që e përshkruajnë një ngjarje
a një motiv, poaq të dhimbshëm, që veç lotit, asgjë nuk e shpërfaq më bindshëm
kthjelltësinë e vrojtimit, me mesazhin e plotë të rikthimit të jetës, që e
gjejmë në shumë nga poezitë, si: “Shelgjet lotues”, pastaj “Bulevardi
i dhimbjes”, ku, veç tjerash: “dhe neonet ndrijnë mbi qepallat e
mbrëmjes/ si lotët në sytë e nënës së Hysen Açakos”.
Këtu, edhe kurbeti gjen ngushëllim te një pikë loti,
përkundër pritjes së gjatë të kthimit të bijve që kahmot i ka tretur rruga larg
vendlindjes së tyre, larg qytetit të bukur buzë Jonit:
“As sot s’erdhën djemtë nga
kurbeti.As nesër s’vijnë.
Nga lotët e derdhur është hidhëruar
deti.”
(“Lypësat në Sarandë”)
Mjeshtër i përshkrimit të situatave të tilla, Timo Mërkuri,
lotin e kthen në shpresë, në dashuri dhe dhimbje, varësisht trajtesës që i bën,
por gjithmonë mbetet po ai loti i çiltër që shëron shpirtin e të përvuajturit,
edhe atëherë kur takon edhe “Lotin e detit”, ku, në përmbyllje të
poezisë sikur mbetet peng i kësaj dhimbjeje, shpreh shqetësimin e tij me
pyetjen, se: “Një dert e kam./ E një dhimbje që s'e mbaj dot./ Dhimbjen time
e vajton dhe deti./ Me lot stërkalash e suferinat ligje,/ moj botë e vogël, pse
ke kaq shumë dhimbje?” (po aty). Poeti nuk mjaftohet me kaq. Ai ngarend në
gjetjen identifikuese të “Emrit të lotit të tij” që nuk rresht së
ngacmuari unin krijues, ngado që takon dhimbjen. Gjithësesi, ia del ta gjej
emërtimin, meqë si duket duhet ta ketë kërkuar në një kohë specifike: “Kosovë
është emri i lotit tim.” E përkufizon emërtimin e tij për lotin, si
bashkëudhëtar nëpër vargjet e tij, për ta dëshmuar fuqinë krijuese me të gjitha
atributet e një mjeshtri të pamposhtur përball ngjarjeve e situatave që e
preokupojnë.
Dhimbja, apo “Pranvera e plagosur” në vargun e Mërkurit
Dhimbja dhe krenaria, si dybashkudhëtarë të mirëharmonizuar
në vargun e Timo
Mërkurit shpërthejnë në çdo kohë, stinë, orë, përballen me
ngjarje e personazhe që krijojnë një dyzinë temash me tematikë që e preokupojnë
autorin. E rëndësisë së veçantë është të thuhet, se këtu takojmë tema të
ndryshme, nga jeta, kurbeti, pastaj dashuria, që si një kollazh i mirëfiksuar
nga syri i poetit, pasqyrojnë përditshmërinë e një kohe, tashmë të mbijetuar.
Intelekti krijues i një shpirti të trazuar i derdhur prej vitesh në disa
vëllime poetike, këtu vjen i përzgjedhur në formë antologjike, për ta plasuar
mesazhin e tij tek recepienti përmes vargut që reflekton vlerat e një poezie
përfaqësuese të opusit krijues të Timo Mërkurit, që shquhet për thellësinë e
mendimit, për koloritin dhe reflektimin e vlerave bashkëkohore, duke i shkrirë
në një harmonizim edhe mitin, legjendën dhe gjithë thesarin e trashëgimisë
kulturore, për t’ia dhënë vlerat këtyre realizimeve letrare dhe shpirtërore.
Ndërtimi i
kësaj poezie mbi kontekstin e një kohe të nderë sjell edhe frymën aktuale të
saj. Kështu, edhe autori vihet në një sprovë të rëndë për t’i fiksuar ato
ngjarje në mënyrën sa më bindëse dhe reale të mundshme. Atëbotë, po ndodhte
Golgota e “Vitit ’97” në Shqipëri, që nuk po e shkaktonte lufta e
armatosur, as ekspeditat ndëshkuese masive të popullatës nga ndonjë agresor i
jashtëm që kishte pretendime okupimi. Atë po e sillte në sprovë shkaktari i
brendshëm, duke i shkaktuar pasiguri jete, sa nga vrasjet, sa nga varfëria e
skajshme që e kishte katandisur vendin, ende pa i bërë mirë hapat e parë të
daljes nga kthetrat e një diktature shumëvjecare, ku apotheoza e bukës ishte
fillimi dhe mbarimi i gjithçkaje në atë kohë. Ishte “Pranvera e plagosur”
që po përpëlitej ta zbërthente rrethin e hekurt të një kohe të trishtë
gjysmëshekullore për të vazhduar pastaj me shërimin e atyre plagëve aq të
pakuptimta, po shumë të thella, që ia kishte shkaktuar një sistem totalitar që
po ikte.
E qëlluan me një plumb e po
zvarritet nëpër luginë
duke pikuar lulëkuqet nga plaga e
ngrohtë.
O, po, e qëlluan, more, mu në prag
të prillit
e luleshqerrat kanë ulur kokën, në
pritje, si vajtore.
(“Pranverë e kryqëzuar”)
Po ashtu, edhe poezia “Dhimbja” ndonëse e realizuar
në pak vargje, shpërfaq fuqishëm pikëvështrimin e poetit, i cili me ngulfatjen
e ndjenjës shpirtërore nuk përmbahet dot, duke shpërthyer përmes vargut: “Dhimbja
është banore e qytetit tim/ në lagjen time e ka shtëpinë” që në nismë
shpalos gjithë realitetin e një kohe, për të vazhduar pastaj me pyetjet e
dëshiruara: “Po kur do të ikë prapë në punë të saj/ e trëndafili të
bjerë era dashuri.” Poaq e dhimbshme është jeta që përjetohet edhe në
qytetin e poetit, që personifikon pothuajse edhe të gjitha qytetet tjera të
Shqipërisë, ku kishte rënë mortja e kësaj pranvere, me gjithë tmerrin dhe
vdekjet që kishin mbuluar çdo skaj të vendit. Një përmbyllje e dhimbshme, por
realitet që djeg në shpirt më tmerrueshëm se askund tjetër paraqitet në poezinë
“Zgjerimi i varrezave të qytetit”, siç do të shprehej autori: “Pse
mos t'i bëjmë varrezat/ në mes të qytetit,/ ç'ndryshim kanë të vdekurit prej
nesh?/ Të vrarë ata, të vdekur ne.” (po aty).
Të këtyre çasteve janë edhe poezitë: “Viti ‘97”, “Zanafilla”,
“Skafi”, “Njoftim i zakonshëm”, “Pranvera që nuk erdhi”, “Fshati
që vdes”, “Ode për këtë liri”, “Ndoshta vjen të hënën”, “Në
fshatin e refugjatëve”, “Pragmbrëmje në bregdet”, “Mëmë Kania dhe
trëndafilat”, “Kur vjen prilli”,“Bulevardi i dhimbjes”, “Përkujtimore”,
etj. që të gjitha s’bashku pasqyrojnë tmerrin e asaj kohe.
Vërtetë, këtu në
vazhdimësi vajton vetë koha; vajton gjithçka përreth kur sheh se po
shkatërrohet edhe ëndrra e jetës në atdheun e të parëve, duke bërë përpjekjet e
fundit të daljes nga ferri gjysmëshekullor, i quajtur – mbijetesë. Vrasja dhe
plumbi vijnë përmes vargut si dy veprime që përshkojnë nëpër gjithë atë situatë
të trishtë, për të personifikuar jetën me rrezikun, si dy kahe që nuk duhet të
takohen asnjëherë. Madje as në poezi, do të dëshiroja!
Edhe motivi i
mërgimit është trajtuar i pandashëm me pjesën tjetër të dhimbjes që e kishte
prekur çdo cep të atdheut. Këtë fenomen të shoqërisë e hasim në poezinë
“Vajzat kanë mërguar”, ku me pak vargje sjell
realitetin e hidhur të mërgimtarit, që e kishte katandisur jeta: “... e te
pragu i shtëpisë sime/ një trëndafil i bardhë nusëron./ Mëngjeseve kur nisem
për rrugë/ më përcjell me dënesa e lot./ E diç më thotë mes psherëtimave./ Por
unë s'mund ta këpus/ se s'kam kujt t'ia dhuroj.” (po aty). E
solla këtu të plotë poezinë, për t’ua mundësuar ta vlerësojnë më lehtë lexuesit
se cila ishte plaga që i dhemb në shpirt poetit, i cili shpeshherë bëhet një me
dhimbjen, si pretekst trajtimi. Ky motiv vjen i trajtuar edhe në poezitë: “Shtëpia
e refugjatit të humbur”, “Kostandini”, “Plakat e Vurgut”, “Deti i hidhëruar”, etj.
Po me “Sofrën”
si do t’ia bëj poeti, meqë ajo është “E varfër sofra jonë, një fetë bukë/
lyer me dritë hëne/ dhe rreth saj/ një trumbë fëmijësh që çukisin përralla”,
që sjell në kujtesë kohën kur vendi po zbrazej nga rinia, pikërisht për këto
arsye. “Eh, Shqipëria ime/ atdheu i refugjatëve.”, do të shpjegonte
përmes klithmash këtë fakt të përjetuar deri në palcë.
Mbi të gjitha këto, Timo Mërkuri do të gjej forcë për ta
ndërtuar jetën e re, pavarësisht përjetimit të kësaj “Pranvere të hidhur...”,
i pathyeshëm, ngushëllohet për të rinisur nga “Zanafilla“ me plot kurajo
“të shkruaj ungjillin e dashurisë”.
Dashuria – kjo ëndërr që nuk mbaron kurrë
Timo Mërkuri i këndon dashurisë në stilin e tij, herë
mbushur me ëndrra, herë stolisur me lule; një herë tjetër e gjen ngushëllimin
me një përftim të bukur nëpër një ëndërr, pa mos arritur asnjëherë ta prek, as
edhe si frymë. Poeti nuk do të ndalon edhe në kohë të nderë t’i këndoj
dashurisë. E fillon me poezinë “Trëndafili i ëndrrës”, duke bredhur
ëndrrave të jetës, pa një pikëtakim të caktuar, për të kaluar nëpër mote e
stinë, në fluturim si flutur, lule më lule, por asnjëherë ta gjej lumturinë e
kërkuar. Megjithatë “Janë të bukur trëndafilat/ dhe kur çelin në ëndërr”,
do të pajtohet poeti, pavarësisht se e ka të njohur se trëndafilat shpejt do
t’i ikën bashkë me ëndrrën.
Poeti edhe kështu i “këndon” dashurisë: “Sa shumë vajza,/
o, sa shumë vajza të bukura/ ka në qytetin tim,/ që në heshtje kuvendojnë me
vetminë!/ Kush vallë ua ka vrarë dashurinë?” (“Vajzat e qytetit tim”)
për ta ndërtur të plotë këtë motiv, që bashkërenditet me të gjitha motivet
tjera, duke iu përshtatur kohës dhe rrethanave në të cilat ndodhet.
Kjo paraqitje e
dashurisë vjen në vazhdimësi me poezitë: “Triptik”, “Ëndërr e pafat”,
“Hëna e gushtit”, “Çast”, “Fjalë dashurie” “Vajzat e shtëpive
tona”, “Prill”, “Hëna e fëminisë sime”, “Një tutor
prostitutash fërshëllen melodi...”, “Në Butrint”, e ndonjë tjetër, që
mund të ketë lënë më pak gjurmë në kujtesën tonë, por gjithësesi duke u
vlerësuar si pjesë e kësaj tërësie poetike.
Por jo vetëm
dhimbja, shqetësimet, kurbeti, e preokupojnë penën e Timo Mërkurit. Ai e ka
ndërtuar edhe pjesën tjetër të ngrehinës së tij artistike që i bën ballë
kohërave, atë të krenarisë për të parët e tij, për heroizmat e tyre nëpër
shekuj, për nënën, motrën, për të afërmit dhe farefisin, me të cilët çmallet,
pret kthimin e tyre, apo bashkudhëton shtigjeve të kujtesës me ta. Përmes një numri
të konsidereshëm të poezive autori na takon me njerëzit e tij, me kujtesën dhe
dashurinë që ushqen ndaj tyre, pa mos i anashkaluar asnjëherë. Ai në raste të
caktuara e portretizon edhe poetin, që në të vërtetë, ushqen konsideratë ndaj
krijuesit, përballjes së tij me situata e personazhe nga më të ndryshmet, jo
gjithmonë më të njëjtin ritëm të pozitivitetit prej krijuesi. Kjo paraqitje e
sjell më të kompletuar pasqyrën krijuese që reflekton vullnet, dashuri dhe
gatishmëri për t’u përballur çdoherë me njeriun e kohës. Disa nga poezitë e
tilla i veçuam si tituj më provokues për shijen e lexuesit, për të lënë
mundësinë e përballjes edhe me tituj të tjerë në brendinë e kësaj vepre
letrare: “Pilur”, “Im at”, “, “Kthimi”, “Vija e gjelbër”,
“Diptik për një emër”, “Skicë-portret i hallë Sofisë”, “Poetët”,
“Ylli që po fle”, “Tim biri”, etj.
Dy fjalë në mbyllje
Në mbyllje të këtij
vështrimi kujtoj se ka mbetur edhe shumë për tu zbërthyer në këtë vëllim
poetik, që si tërësi përbën botën poetike të Timo Mërkurit. Asnjëherë nuk mund
të zbërthehet e tëra që është sistemuar në një vepër, aq më pak kur kjo materje
poetike është e nivelit antologjik. Por, si gjithmonë, edhe këtu krijimtaria
letrare e Timo Mërkurit vjen e feskët, që përveç vargut, si qëllim parësor, ai për
asnjë çast nuk anashkalon edhe përdorimin e elementeve stilistike, të
metaforave, me një leksik të pasur e komunikues, që e pasurojnë gjithnjë e më
shumë fondin e vlerave të kësaj krijimtarie letrare-poetike.
Mbase, këto janë vlerat që e kurorëzojnë gjithë krijimtarinë
e Timo Mërkurit, për ta bërë pastaj edhe lexuesin që ta ndiej nevojën e
shijimit të kënaqësinë e saj.
Marë nga Fjala e Lirë 01 Mars 2020
Mirëdita, ndërsa jeni duke e lexuar këtë, dijeni që problemet tuaja janë zgjidhur përgjysmë nëse mund të ndërmerrni veprime në lidhje me to sepse ajo është një grua e fuqishme shpirtërore atje e quajtur Dr dawn acuna, të cilën e takova duke lexuar një artikull në internet, ajo më ndihmoi me një magji që ma ktheu burrin pasi burri më la për më shumë se 8 muaj, ajo bëri një magji që më ndihmoi të mbetem shtatzënë për burrin tim dhe tani kemi 2 fëmijë të bukur, tani jeta ime në martesë po shkon mirë, çfarë mund të kërkoj më shumë .... a keni problem që dëshironi të zgjidhni?
ReplyDelete*Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
*Nëse doni të pajtoheni me burrin tuaj.
*Nëse keni nevojë për të kuruar ndonjë sëmundje.
*Nëse doni të ndaloni abortin.
Dhe shumë të tjera, acuna e agimit do t'ju mahnitë me Fuqitë e saj të mëdha. kontaktoni atë në whatsapp: { +2348032246310 }
Email: { dawnacuna314@gmail.com }
Nuk mund ta besoja se do të ribashkohesha ndonjëherë me ish të dashurin tim, isha aq i traumatizuar duke qëndruar vetëm pa një trup që të më qëndronte pranë dhe të ishte me mua, por isha aq me fat që një ditë takova këtë magjistar të Dr. Ediomo, pasi i tregova per gjendjen time ai beri cdo gje qe ishte e mundur qe te shihte te dashurin tim te kthehej tek une, ne fakt pasi beri magji ish i dashuri im u kthye tek une me pak se 48 ore, ish i dashuri im u kthye duke me lutur qe nuk do te rikthehej kurre. me ler perseri, 3 muaj me pas u fejuam dhe u martuam, nese edhe ti ke te njejten situate. Ai është shumë i fuqishëm në punët e tij;
ReplyDelete* magji dashurie
* magjitë e tërheqjes
* nëse doni që ish-i juaj të kthehet
* Ndaloni divorcin
*thyej obsesionet
* shëron goditjet në tru dhe të gjitha sëmundjet
* magji mbrojtëse
*infertiliteti dhe problemet e shtatzënisë
* magji llotarie
* magji me fat
Kontaktoni Dr Ediomo në emailin e tij: drediomo77@gmail.com
faleminderit shume zoteri qe ma ktheve ish te dashurin tim emailin e tij: drediomo77@gmail.com ose telefono/whatsapp:+2349132180420
+2348155926512