U L T I
M A T U M I
Qasje te një
Kronikë.. e Albert Habazaj.
Nga Timo Mërkuri
Ultimatumi[1] i Komitetit
të “Mbrojtjes Kombëtare” dërguar generalit
italian Settimio Piançentini dhe vendimet që shoqëruan atë, janë një ndër kulmet e organizimit të
kryengritjeve shqiptare për liri dhe mbrojtjen e tërësisë teritoriale të vendit
edhe për arsye se krahas organizimit të
kryengritjes, luftëtarët popullorë të Luftës së Vlorës organizuan paralelisht
strukturat shtetërore si dhe shpalosnin vizionet politike dhe diplomatike europiane njëkohësisht..
1-Ultimatumi
i Komitetit të “Mbrojtjes Kombëtare” dërguar generalit italian Settimio
Piançentini është unik në llojin e tij. Zakonisht ultimatumin e lëshon një
shtet, një koalicion shtetesh, një ushtri apo koalicion ushtrish që janë apo e
ndjejnë veten më të fuqishme ndaj një
shteti, ndaj një koalicion shtetesh, n jë
ushtrie apo koalicion ushtrish që i
gjykojnë apo janë më të dobëta. Në këtë konteks ultimatum ka edhe anën e tij
humane pasi kërkon që të ndalohen veprimet e dhunëshme me pasoja vdekjen e njerëzve
dhe dëmtimin e pronës kundrejt pranimit të kushteve që vendos pala që lëshon ultimatumin..
Në
rastin e ultimatumit të Komitetit të “Mbrojtjes Kombëtare” nuk ndiqet kjo rrugë
llogjike. Komiteti i “Mbrojtjes Kombëtare” nuk administronte ndonjë ushtri të
rregullt dhe ca më pak ndonjë koalicion ushtrisht. Në Beun më 2
Qershor 1920 u mblodhën të gjithë forcat kryengritëse rreth katërmijë
vetë që do nisnin luftën me 20 mijë forca italiane të komanduara nga 12
gjeneralë. Forcat kryengritëse shtoheshin cdo ditë, madje flitet se aritën në 6
mijë vetë, por lista dhe evidence të sakta nuk janë mbajtur[2]..
Është fakt se në Luftën
e Vlorës, kontribut dhanë edhe Kurveleshi, Mallakastra, Tepelena,
Gjirokastra, Përmeti, Skrapari, Devolli etj. Erdhën çetat e Çamërisë të drejtuara nga Muharrem
Rushiti dhe Alush Taka, çeta e Tiranës me Said Toptanin, çeta e Himarës me Nase Labin e Naqe Konomin. Erdhën edhe 155 bashkatdhetarë
nga SHBA që prunë edhe Bandën Muzikore “Vatra” të drejtuar nga
kompozitori Thoma Nasi, i cili kompozoi këngën hymn “Vlora–Vlora” me tekst të
Ali Asllanit. U bashkuan me luftën e Vlorës edhe kaçakët e rretheve
Vlorë, Gjirokastër, Tepelenë, Kurvelesh etj.. Kryqi i kuq amerikan pruri ndihma në Kotë, për mjekimin e të
plagosurve ku shërbenin edhe mjekët italianë të zënë robër, nën oficeri italian
Xhovani Valenca me origjinë arbëreshe, u dorëzoi kryengritësve depot e municionit në Panaja të Vlorës, ku u
paisën shqiptarët me fishekë[3]
etj etj. Por gjithsesi kryengritësit teknikisht nuk ishin as më shumë se forcat
italiane dhe as të armatosur më mirë se ata. Gjithashtu kryengritësit nuk
kishin si prapavijë ndonjë shtet të fortë ekonomikisht. Në qoftë se ndo ndiqej
simetria llogjike e faktorëve teorikë, italianët ishin në avantazh në të gjitha
drejtimet, si në numër ushtarësh, në armatim që përfshinte artileri, flotën detare, aviacionin,
armatimin e këmbësorisë me të gjitha llojet e armëve modern të kohës. Kishin
gjithashtu edhe një shtet industrial të fuqishëm në prapavijë etj.
Por kryengritësit shqiptarë kishin një
element që u ktheu balancën në favor, ata luftonin për atdheun e tyre dhe ishin
të gatshëm që të jipnin edhe jetën…si me
le… për të çliruar vendin e tyre[4]. Ky ishte “shkëmbi nën këmbët e tyre” ku u
mbajtën kryengritësit dhe i nisën me kurajo ultimatumin ushtrisë italiane.
2- Kryengritja e popullit shqiptar e njohur si
Lufta e Vlorës nuk ishte një luftë
kaçakçe “dalë ku të dalë”, por në të gjitha hapat organizative të saj ndërtoi
struktura shtetformuese.
Shkëndijën e parë e dha demostrata
antifashiste e 28 Nëntorit të vitit 1919 në Vlorë, ku italianët për të fyer
ndjenjën kombëtare të demostuesve, pasi grisën flamurin kombëtar, një copë të
tij e lidhën pas bishtit të një qeni dhe e lëshuan rrugëve të qytetit. Indinjata
që shpërtheu në Vlorë I detyroi italianët që të strukën nëpër pozicionet luftarake… Osmëni i hipi
kalit/Dhe i foli gjene-ralit /Breshkaxhiu
i breshkamadhit/“Dil sterresë jo limanit,/Të shoç të zot e
vatanit/Bijt e Ismail Qemalit.”
Kongresi i Lushnjes[5]
, lëshoi një thirrje për “një besë e përgjithshme” për mbrojtjen e trojeve
shqiptare. Atdhetarët vlonjatë u mbledhën në fshatin Armen më 23 shkurt ku vendosën për organizimin e rezistencës
antiitaliane. Në funksion të kësaj plaftorme më 10 Mars 1920 krijohet në Vlorë[6]
Komiteti “Mbrojtja Kombëtare” “dhe aty u vendos që çështja e Vlorës, të
zgjidhej me armë…”
Me
qëllim të koordinimit të veprimeve, më 18 maj 1920 komiteti “Mbrojtja Kombëtare”, dërgoi në Tiranë[7]
për bisedime me qeverinë e Sulejman
Delvinës një delegacion, ku bënin pjesë Osman Haxhiu, Gani Aliko dhe Rexhep Sulejmani të cilët u takuan në 23 Maj
1920 me Kryeministrin i cili u deklaroi se: “Qeveria e jonë, kurdoherë ka
kërkuar dorëzimin e Vlorës dhe jep fjalën e nderit, se kurrë nuk do të kursehet
për të bërë një therori për shpëtimin e Vlorës…”.Po kështu, me letrën e 25
Majit 1920 Sulejman Delvina njoftonte Osman Haxhiun se Qeveria e Tiranës kishte ndërprerë
marrëdhëniet me Komisarin italian Kastoldin, duke i kërkuar atij “bashkimin
politik e administrativ të krahinës së Vlorës me pjesën tjetër të vendit[8]”.
Për fillimin e organizimit të veprimeve, më 29 maj 1920 në pllajën e Barçallait[9]
u mblodhën 200 përfaqësues të krahinave që vendosën fillimin e kryengritjes “derisa
të bashkohemi me shtetin Shqiptar”[10]. Qeveria e Sulejman Delvinës dërgoi si përfaqsues
të saj Ismail Haki Kuçini Aty u
sanksionuan edhe 12[11]
antarët e rinj të Komitetit të “Mbrojtjes Kombëtare” (Në Beun seç u
mbëlodhë/dymbëdhjetë komisjonë,) me përbërje: Osman Haxhiu
Kryetar, Sali Bedinin, Hamit Selmanin, Duro Shaska, Hazbi Cano, Beqir Sulo, Ali
Beqiri, Alem Mehmeti, Hysni Shehu, Qazim Kokoshi, Murat Miftari, Myqerem
Hamzaraj. Sekretar i Komitetit u zgjodh Halim Xhelo, ndërsa Komandant i
Përgjithshëm i Luftës u zgjodh major Ahmet Lepenica.
Në thellim të organizimit Ahmet Lepenica pas gjashtë ditësh në Kotë dha dorëheqjen nga detyra e
Komandantit të Përgjithshëm të Luftës duke ja lënë këtë detyrë kapiten Qazim
Koculi, sipas vendimit të Komitetit të “Mbrojtjes Kombëtare”. Ahmet Lepenica u
ngarkua me organizimin dhe drejtimin e Policisë Ushtarake bashkë me Shero
Eminin.
Operativ i komisionit ushtarak u caktua major
Ismail Haki Kuçi[12],
i deleguar i qeverisë së Tiranës[13].
Bateria e vetme e artilerisë që kishin
kryengritësit komandohej nga Aziz Çami dhe zv/komandant Elmaz Ademi me artilierë
Xhafer Xhuveli dhe Abdurahman Çiraku ..
Me qëllim
që të parandaloheshin veprimet që dëmtonin
qëllimin e luftës, të ndëshkoheshin dezertorët dhe tradhëtarët si dhe të
dënoheshin sipas normave gjyqësore
kriminelët italianë, u krijua Gjykata e Luftës me Kryetar Neki Xhenetin dhe
antarë gjyqi Sif Kedhi dhe Agjah Bej Libohova. Sekretar ishin Meçan Selami e Halim Xhelo. Krahas saj u krijua edhe Prokuroria e Luftës
përbëhej nga prokuror Rasim Babameto dhe Avdul Kuçi.
U mendua
edhe për robërit e luftës prandaj në
Vajzë u vendos kampi i tyre me komandant kampit
Rexhep Sulejmani.
Shtypi që pasqyronte dhe propogandonte ngjarjet e Luftës së Vlorës ishte gazeta
“Drita” e Veli Harshovës
Gjirokastër, dhe “Kuvendi” e “Dielli” në Boston..
Pra shikojmë se kryengritësit kishin
krijuar gjithë strukturat e nevojëshme ushtarake për një kryengritje me vizion
shtetformues pas fitores. Është kjo arsyeja që edhe hartimin e tekstit të
ultimatumit që do i dërgohej Gjeneral Settimio Piançetini ju ngarkua
avokatit-luftëtar Avdul Kuçi. Ultimatumi u hartua më Beun në datën 3 qershor
1920, një ditë pas mbledhjes së “Komisionit të Luftës[14]”.
Për të dorzuar ultimatumin doli
vullnetar Mehmet Selimi Mallkeqi i cili u
shoqërua nga Halim Laze nga Kanina dhe Adem Aliko nga Vranishti ndërsa në
takim me general Settimo Piançetini asistoi vetëm Mehmet Selimi për arsye se rojet italiane nuk i lanë dy shoqëruesit e
tij. Përkthimin e ultimatumit e bëri Ulise Bozo, një Italian i vendosur në Vlorë
si punonjës në vaporin “Pulia”, i cili gjatë luftës shërbeu si ndërlidhës
ndërmjet shqiptarëve dhe italianëve.
Teksti
i ultimatumit të Komitetit të “Mbrojtjes Kombëtare” për nga mënyra e hartimit është
unik në historinë e ultimatumeve, pasi nuk kufizohet vetëm me paraqitjen e “kërkesës
së fundit” dhe afatin e saj por
pasqyron edhe arsyet historike dhe bazën ligjore prej nga buron kjo kërkesë . Para
se të jetë një dokument lufte ky
ultimatum është një dokument hymn, patriotizmi dhe atdhedashurie deri në vetëflijim
që edhe sot pas njëqint vjetësh frymëzon krenari për historinë tonë dhe nderim
e respekt për ata luftëtarë “dyfekt
lidhurë me gjalmë” që bënë Shqipërinë. Si i tillë ky ultimatum ka nevojë për
një studim dhe analizë më të gjerë se sa është trajtuar gjer më sot. Le ta
shohim këtë tekst historie dhe krenarie që një popull “që rojnë moj me gazep/me një çikë bukë në xhep/mbledhur si foshnja në
djep” ja drejtonte një nga ushtrive më të mëdha të kohës “ goxha dovlet” në prag kryengritjeje…
“Komiteti i
Mbrojtjes Kombëtare”
Nr. 6 i protokollit.;
Shkëlqesisë së tij, Gjeneralit Settimio Piaçentini!
Komiteti “Mbrojtja Kombëtare” i zgjedhur nga populli i Vlorës në
mbledhjen e Barçallasë më 29 maj 1920, në ndodhjen e të nënshkruarve, ka nderin
t’i deklarojë shkëlqesisë Tuaj sa vazhdon: ”Kur ushtria italiane zbarkoi në
Vlorë më 1914, komanda italiane me anën e proklamatës zyrtare të saj na siguroi
në emër e në nder të kombit italian, se Italia e lirë nuk kish asnjë qëllim
zaptimi të Vlorës e, qëllimi i zbarkimit ishte nevoja e sigurimit strategjik të
gjendjes ushtarake në rast armiqësie ndërmjet Italisë e të Austrisë. Populli
shqiptar i lodhur prej grindjeve të brendshme dhe duke u dhënë besim nderit dhe
premtimeve të qeverisë italiane që bëri me anën e proklamave të botuara njëra
pas tjetrës, i’u desh më në fund të përulte kokën e të toleronte zbarkimin italian.
Dhe gjatë pesë vjetëve toleroi dha vazhdon të tolerojë padrejtësitë e kryera
prej italianeve në dëm të Shqipërisë. Prej pesë vjetëve Vlora, djepja e
Pavarësisë së Shqipërisë është qeverisur si një nga kolonitë më të ulëta:
përveç gjuhës, administrata dhe flamuri tonë na u mohuan nën kondita shumë të
ashpra, me të këqija se ato nën sundimin turk, kur Turqia sundonte në Shqipëri.
Por e ashtuquajtura Italia e Lirë, pa u turpëruar[15] ka
provokuar copëtimin e Shqipërisë me traktate të fshehtë duke mos respektuar
nderin e saj me anulimin e traktatit që ajo ka firmosur në Londër më 1915. Na e
dimë se një popull i vogël si populli shqiptar nuk mund të sulmojë me armët e
tij një fuqi të madhe siç është Italia, por qeveria italiane sado e fortë që të
jetë, nuk mundet kurrë të ndalojë popullin e vogël të Shqipërisë që të vdesë
për idealin e lirisë së tij. Populli shqiptar e quan copëtimin e Shqipërisë një
vepër të Italisë e cila duke ndjekur programin e saj imperialist përpiqet ta
mbajë Vlorën si një koloni nën zgjedhën e saj. Por ky popull sot me i bashkuar
se kurrë ndonjëherë nuk mundet të tolerojë më dhe ta shohë veten të nxjerrë në
ankant si kafshët në Pazar të Europës për të kënaqur lakmitë Italo-Greko-Serbe.
Prandaj dhe ka vendosur të rrëmbejë armët e të kërkojë nga Italia lëshimin e
administracionit të Vlorës, Tepelenës, Himarës, të cilat vende duhet ti
dorëzohen sa më parë qeverisë kombëtare në Tiranë. Komiteti “Mbrojtja
Kombëtare” me mandat të popullit të Vlorës e të gjithë Shqipërisë, i mbledhur
këtu dëshiron që shkëlqesia Juaj t’i përgjigjet kërkesës së tij deri nesër, 4
qershor përpara orës 19.00. Në rast të kundërt për çdo gjë që mund të ngjajë,
Komiteti i Mbrojtjes Kombëtare nuk merr asnjë
përgjegjësi.
Me nderime:
Komiteti i Mbrojtjes Kombëtare
Osman Nuri,
Qazim Kokoshi, Duro Shaska, Ali
Beqiri.
3 qershor 1920
Gjeneral
Settimio Piaçentini u përgjigj me arogancë se : Përgjigjen
do t’ua japin topat e mi në Kotë, Gjorm e Kaninë…” duke shpresuar se kjo përgjigje
do hynte në histori, por shumë shpejt u kthjellua për situatën dhe dërgoi me
urgjencë te kryengritësit Ulize Bozon me flamur të bardhë, të cilin e shoqëroi
për në komandën e kryengritësve Manxhar Selfo nga Shkoza. Por Piançentini nuk
haroi ti vinte njeriut të tij si shoqërues një pilot, i cili vezhgonte
pozicionet e kryengritësve dhe mbante shënimet e duhura… Gjenerali “krenar” u kërkonte
shqiptarëve vetëm një liman në portin e Sazanit dhe Karaburunit. Shqiptarët
refuzojnë. Pas dy ditëve filloi bormbadimi italian i pozicioneve të kryengritësve
nga ajri, deti e toka që tregonte hapur
ndikimin e “shoferit” pilot. Kryengritësit ju përgjigjën me armë këtij sulmi dhe fatmirësisht për
‘ta rrëzuan.. ”me dy plumba një balon[16]”
dhe e gdhëndën në këngë…: “Aroplanin
kush e shtiu?/Trim Avdurramën Aliu/ Këta djemt’ e Shqipërisë/ E hodhë’ për tok’
si mizë”, dhe …Në fushë të Peshkëpisë/Ra ballon’ i Italisë / Këta djemt’
e Shqipërisë/Me manxerrat e Turqisë/ E hodhë në shesh si mizë!” .
Lufta e armatosur filloi më 5 qershor 1920[17] ku përmasat dhe jehonën e
saj e pasqyron më së miri kënga…. Evropa
shkruajn' e thonë/Ç’është kështu që dëgjojmë?/Bënet
dyfek në Vlorë/ Shqiptarët po luftojnë/Me një mbret dyzet milionë/Po me se
luftojnë vallë?/Me sëpata, me hanxharë/ Dyfeqet lidhur me gjalmë/ Fishekët në
xhep mbajnë….dhe….Atje te Hani në grykë/ Te ura në Drashovicë/ Qëllon topi Italisë/Ka
nijet që ta vithisë/Komision' e Shqipërisë/0 moj Shqipëri e bardhë/ Bota ta kanë
sevdanë / Të keqen ta kanë marrë/ Se ke trima kordhëtarë/ Barutin me grusht e
hanë…për tu kurorëzuar me fitore në 3 shtator 1920.
Festimet popullore zgjatën dy ditë dhe në fund
luftëtarëve ju dha nga… një qeleshe dhe një kilogram rrush për rrugës drejt
shtëpive. Ishte lavdia e vendit që me varfërinë e saj përcillte heronjtë e tij…
Sarandë, më
9-13 Mars 2020
[1] Përmbajtja e ultimatumit sipas librit “Lufta e Vlorës” të autorit Ago
Agaj,
(i mbiquajtur "Kosovari nga Vlora" si
prefekt i Mitrovicës dikur. A.Shehu) të shkruar në Egjipt dhe të botuar në
Toronto-Kanada. Vendimi për ultimatumin u muar në Kuvendin e Barçallasë më 23.5.1920 ndërsa ultimatum si document u dërgua
në 3 Qershor 1920. Fjala “Ultimatum” vjen nga latinishtja dhe ka kuptimin “e
fundit”, pra afati, njoftimi, kërkesa e
fundit etj. Kjo shprehje ka filluar të përdoret në mesin e shekullit 18, ndonëse
ultimatumet kanë qënë të zakonëshme ndërmejt forcave ndërluftuese qysh në
hershmëri, por të formuluara pa këtë
shprehje.
[2]Gjithashtu nuk janë evidentuar
saktë të vrarët dhe të plagosurit shqiptarë në këtë luftë por flitet
përafërsisht për 150 të vrarë dhe 400 të plagosur …
[3] Xhovani Valenca pas luftës qëndroi
në Vlorë ku dhe u vra në 1927 nga një atentator I ardhur nga Italia me këtë
synim.
[4] “Mbledhja
e këtij kuvendi u bë ditën e shtunë më 29 maj 1920, në vendin e quajtur
Barçalla, ku morën pjesë 200 vetë nga pleqësia e katundeve dhe qytetit të
Vlorës, ku me një zë u betuan që: Me ndihmë dhe pa ndihmë të viseve të tjera të
Shqipërisë, do të luftojmë derisa të bashkohemi me shtetin tonë, ose në mos e
arrifshim këtë ideal, të vdesim me armë në dorë, që ta marrë vesh bota e
qytetëruar, se shqiptari për lirinë e vet di të vdes, dhe kur vendos të vdes,
s’e trembin milionat me ushtri e topa…”. B.Gaçe “Epopeja e Luftës së Vlorës” 16
shtator 2018
[5] … i zhvilloi punimet nga data 28-31 janar 1920
ku morën pjesë mbi 50 delegatë nga e
gjithë Shqipëria
[6] Komiteti
“Mbrojtja Kombëtare” u krijua në
shtëpinë e Osman Haxhiut në Vlorë.. “Epopeja e Luftes se Vlores 1920” : Prof. Dr. Bardhosh Gaçe
[7] Tirana u
shpall Kryeqytet i Përkohshëm i Shqipërisë me Vendim të Kongresit të Lushnjës më 9 shkurt 1920. Realisht Kryeqyteti i parë
i shtetit shqiptar ishte Vlora, por Qeveria e Durrë-sit u vendos në Durrësindhe kështu morri atributet e Kryeqytetit. Realisht Durrësi ishte qytet më
i madh se Tirana, ishte prefekturë ndërkohë që Tirana ishte nënprefekturë dhe
varej nga Durrësi por në këtë kohë qyteti i Durrësit ishte i pushtuar nga
italianët . Me miratimin e të Kongresit të
Lushnjës, anëtarët e Këshillit të Lartë, së bashku me pjesëtarët e qeverisë dhe
të Këshillit Kombëtar, hynë më 11 shkurt 1920 në Tiranë. Asambleja Kushtetuese
e vitit 1925 e shpalli përfundimisht Tiranën
kryeqytet të Shqipërisë.
[8] Po aty…
[9] …të fshatit Dukat…
[10] Halim Xhelo. Gazeta Politika.
[11] Antarët quheshin …komisjonë..
[12] “Komiteti i Mbrojtjes Kombëtare” e caktoi I.H.Kuçin
edhe si komandant të grupit të dytë të forcave, për aftësit e tij
ushtarake.Ismail Haki Kuçi u caktua edhe si gjyqtar ushtarak dhe me nismën e
tij u bë organizator i gjyqit ushtarak që gjykoi e dënoi me vdekje me pushkatim
disa dezertorë dhe spiunë gjatë luftës si dhe agjentë italianë (Fane Veizi-
qeveria e kongresit të Lushnjës e veprimtaria e saj, 1918-1920,f.164)
[13] (B.Gaçe-Osman
Haxhiu,Tiranë,2002,f.101)
[14] Komisioni i Luftës përbëhej nga
37 antarë, kryesisht ushtarakë të karierës dhe komandantë çetash me përvojë
luftarake.
[15] A nuk ju kujton këngën…Itali moj paç lanet/S’pate turp goxha
dovlet/Zure luft me një milet/Që rojnë moj me gazep/Me një çikë buk’ në xhep/Mbledhur si foshnjat në
djep…
[16] Hidrovolantin që borbadonte nga
ajri…
[17] Ndërkohë më 13 qershor 1920 Avni
Rustemi qëllonte Esat Pashën në Paris duke i dhënë një hov të ri entusiazmit të
kryengritësve dhe duke i prerë rrugën tradhëtisë..
Mirëdita, ndërsa jeni duke e lexuar këtë, dijeni që problemet tuaja janë zgjidhur përgjysmë nëse mund të ndërmerrni veprime në lidhje me to sepse ajo është një grua e fuqishme shpirtërore atje e quajtur Dr dawn acuna, të cilën e takova duke lexuar një artikull në internet, ajo më ndihmoi me një magji që ma ktheu burrin pasi burri më la për më shumë se 8 muaj, ajo bëri një magji që më ndihmoi të mbetem shtatzënë për burrin tim dhe tani kemi 2 fëmijë të bukur, tani jeta ime në martesë po shkon mirë, çfarë mund të kërkoj më shumë .... a keni problem që dëshironi të zgjidhni?
ReplyDelete*Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
*Nëse doni të pajtoheni me burrin tuaj.
*Nëse keni nevojë për të kuruar ndonjë sëmundje.
*Nëse doni të ndaloni abortin.
Dhe shumë të tjera, acuna e agimit do t'ju mahnitë me Fuqitë e saj të mëdha. kontaktoni atë në whatsapp: { +2348032246310 }
Email: { dawnacuna314@gmail.com }