Nga Fatmir Minguli
Isopolifonia
– kjo perlё shqiptare e jugut
(Shёnime mbi librin “Identiteti iso-polifonik “ Milosao, 2018 tё studjuesit Timo
Mёrkuri
)
Pra isoja ёshtё mbёshtetje,
aprovim, unanimitet.
Ismail Kadare,
“Autobiografia e popullit nё vargje” f.9
Fshatrat
tona kishin mё shumё
qytetari se ç’kanё
sot disa
qytetarё. Kishin mё shumё
diplomaci se disa diplomatё tё
sotёm. Qysh dje shikonin mё
larg
se e sotmja jonё, shikonin te e
nesёrmja qё do tё vijё edhe ne.
Timo Mёrkuri, “Identiteti isopolifonik” , f.111
Nuk
ka shumё kohё qё pa dritёn e botimit libri i poetit dhe studjuesit bregdetas tё
Sarandёs , Timo Mёrkuri, qё edhe pse mban pёrcaktimin “sprovё” nuk ёshtё i
tillё por ka formatin e njё vepre dinjitoze me plot argumetime serioze nё lёmё
tё artit popullor tё Jugut shqiptar.
Nёse do
tё diskutoj mbi strukturёn e kёtij libri, do thoja se ёshtё njё model mbi
mёnyrёn e zbёrthimit tё njё pasurie kulturore
tashmё me vlera tё jashtёzakonshme, atё tё iso-polifonisё.
Nё kёtё libёr kemi njё pёrqёndrim tё ideve tё shprehura mё parё nё disa libra tё botuar nga po ky autor, mes tё cilave pёrmend “Madhёria
e saj- kёnga isopolifonike” sprovё, “Shёnjtёria e isos” – sprovё, “Vesa mbi
kёngё” – sprovё, “Vajzё e valёve” – sprovё, libra qё trajtojnё gjerёsisht kёtё
traditё madhёshtore tё njё populli tё lashtё.
Duke qenё libёr qё vesh petkun e vёrtetimeve
bazuar nё fakte, ai ndeshet dhe i kundёrshton me llogjika tё gabuara tё shprehura nё libra e
artikuj tё ndryshёm ku kёrkohet pёrjashtimi i fjalёs “isopolifoni” dhe tё
zёvendёsohet me fjalёn e thjeshtё “polifoni”. Madje kёrkohet nga njё grup
njerёzish qё tё zhbёhet klasifikimi nga UNESKO i kёtij thesari popullor shqiptar, duke hequr
fjalёn “iso” nga emёrtimi “iso-polifoni”.
1.
Pёrse
termi iso-polifoni?
Kuptohet
se Timo Mёrkuri nuk ёshtё zgjeruar nё shumё emra njerёzish qё e kundёrshtojnё
kёtё fjalё qё ka fituar vendin e saj tё merituar nё UNESKO. Pak rёndёsi ka pёr tё. Ai zgjedh
rrugёn e vёrtetimit me anё tё argumentave jetёsorё, me vetё librat e tij tё
shumtё qё analizojnё gjer nё kapilarёt mё tё hollё lёvizjen e gjakut poetik dhe
muzikor tё kёngёs iso-polifonike labe dhe himjariote e mё tej, gjak qё rrjedh
dhe nё damarёt e vetё Timo Mёrkurit.
Kёto damarё e kapilarё nё trupin e
kёngёtarёve madhёshtorё tё iso-polifonisё nuk janё gjё tjetёr veçse “ çarje shpirti”, ashtu si uji i
kulluar i maleve mbi det qё çan shkёmbin
e rrjedh teposhtё brigjeve tё jetёs. Eshtё ky kumt qё vjen nga pёrkufizimi qё
vetё Timo Mёrkuri ka bёrё pёr natyralitetin magjik tё lindjes sё kёngёs polifonike. Dhe gjithçka ka aromёn e
pavarёsisё!
Atje, nё atё vend ku pavarёsia ёshtё e
paprekur dhe origjinale edhe kultura e tillё ёshtё. E brenda kulturёs ёshtё dhe
kёnga. Prandaj me tё drejtё Timo Mёrkuri nё librin e tij mё tё fundit ”Honestra
e kёngёs himariote” shkruan:
“
Kёshtu ndodh edhe me kёngёn popullore. Honestra e kёngёs grumbullon nё
vetёdijen tonё ngjarje, pёrvoja, pёrjetime momentale, luftra, akte individuale
ose kolektive tё cialt janё “shiu”, “uji” i tё cilit depёrton nё tokё e mbush
honestrёn, ku pas “filtrimit” prej tij precipiton e zakonshmja nё harresё dhe
mbetet esencialja, qё rrjedh si ujёt e burimit, nёpёr kёngё. Ne njohim
kёngёtarin autor, atё qё kёndon i pari dhe nuk na shkon mendja se ai ёshtё
thjeshtё “gryka e burimit”, shkёmbi qё u ça nga dhimbja a nga malli dhe nёpёr
tё “çarёn e shpirtit” tё tё cilit buroi kёnga”. ¹
Tё
pёrjashtosh ison nga polifonia ёshtё njёlloj sikur tё barazosh kёngёt hipnotizuese
labe e toske me kёngёt polifonike qё tashmё janё zhdukur tё vendeve tё
Ballkanit.²
Vetё pёrcaktimi i termit polifoni ёshtё i
qartё kur nuk pёrmendet pjesa strukturale qё ёshtё grupi i isos. pёr kёtё
mjafton qё tё shihet pa syze deformuese ky pёrcaktim nё wikipedia.³
Fenomeni
i iso-polifonisë popullore shqiptare është shpallur si "Kryevepër e
trashëgimisë gojore dhe jo-materiale të njerëzimit" nga UNESCO. Termi
"iso" i referohet stilit që shoqëron këndimin iso-polifonik dhe
lidhet me "iso-nin" e muzikës kishtare bizantine, ku grupi i kёtij
stili tё kёnduari shoqëron këngën. ⁴
Dhe gazetarja
e ditёve tona, italiania Brunilda Ternova nё artikullin e saj mbi isopolifoninё
shqiptare shkruan:
“Kjo është
arsyeja pse iso-polifonia u këndua nga shqiptarët kudo, si në raste gëzimi dhe
fatkeqësie, në dasma dhe vajtimet nё
vdekje, para dhe pas betejave, brenda dhe jashtë në natyrë të hapur, duke u dhёnё
shpirt ditëve tё zakonshme dhe atyre festive. Në vend të instrumenteve,
zëri i qenies njerëzore është shprehja e qartë e shpirtit të shndërruar në art.”⁵
Po nuk mungojnё
dhe analizat e studjueses tjetёr italiane, Anna Maria Ragno, qё nё
artikullin e saj “Shenjat e tingujve qё i takojnё isopolifonisё shqiptare”
shkruan:
“ Iso-polifonia
shqiptare karakterizohet nga pjesë të përbëra kryesisht nga dy pjesë solo,
njëra pjesë kompozon melodinë dhe tjetra kryen një kundër-këngë me një iso
korale. Struktura e këtyre pjesëve solo ndryshon sipas mënyrave të ndryshme të
të kënduarit pasi çdo grup e përshtat
strukturën sipas nevojave të tyre. Sidoqoftë, siç kemi parë tashmë, mund të
dallohen tre makro modele: tosk, laborator dhe çam.”⁶
E mbas kёtyre pёrcaktimeve tё sjella nga tё huajt pёr iso-polifoninё
shqiptare dhe vetitё e saj le tё shohim se çfarё ka shkruar Ismail Kadare
qё nё vitin 1980:
“Kjo
ndodh sepse anonimati ёshtё formё e ekzistencёs sё poezisё popullore. Ai ёshtё njё nga mekanizmat bazё tё tё kёtij
sistemi. Ai ёshtё nё çdo qelizё tё tij. Nё kёngёn polifonike tё Jugut, isoja,
pavarёsisht se nuk ka fjalё ( dhe kjo tregon se ёshtё njё formё akoma mё e
vjetёr se kori antik), nuk ёshtё vetёm formё ekzekutimi, por bёn pjesё nё
pёrmbajtjen e kёngёs. Kёnga polifonike e
jugut nuk mund tё ekzistojё veçse e rrethuar prej isos. Madje kjo murmurimё
kolektive, anonime, ёshtё ndoshta mё e rёndёsishme se vetё kёnga. Nёqoftёse
isoja ndёrpritet, kjo do tё thotё se
kёnga duhet tё ndёrpritet. Pra isoja ёshtё mbёshtetja, aprovim, unanimitet. Me
anё tё isos, populli jep tё drejtёn pёr
tё vazhduar kёngёn. Me ndёrprejen e saj, ai e heq atё tё drejtё.⁷
A e kanё lexuar vallё ithtarёt e zhbёrjes sё
iso-polifonisё!?
Ndёrsa vetё autori Timo Mёrkuri duke
shpёrthyer veç forcёs argumentuese edhe shpirtin poetik qё vlon brenda tij, shkruan se “ Duke i hequr emёrtimit tё kёngёs fjalёn “iso” ёshtё si t’i
presёsh lisit rrёnjёt”.⁸
Dhe mё tej ai duke bёrё njё analizё
strukturale tё kёngёs me iso shkruan se “ Iso nuk ёshtё e kushtёzuar nga marrёsi.
Marrёsi ёshtё sinjali i nisjes sё anijes nga porti, por isoja ёshtё deti nёpёr
tё cilin lundron flota e kёngёs. Anija mund tё nisё lundrimin edhe jashtё
portit, por gjithsesi nёpёr det do tё lundrojё. […] Dhe bukuria e kёngёs nuk
ёshtё te teksti, as te zёri brilant i marrёsit. Bukuria e kёngёs ёshtё te
iso-ja. […] “Iso-ja” ёshtё lumi i lotёve qё buroi nga sytё e nёnave dhe krijoi
detin e kёngёs, prandja kёnga jonё popullore (shumёzёrёshe) ёshtё nё radhё tё
parё kёngё me iso. ⁹
Lind pyetja: e pёrse duhet zhdukur kjo fjalё
nga emёrtimi i kёngёs si iso-polifoni? Pёr hir tё kujt arsyetimi?
Me sa lexohet nёpёr portale tё ndryshme sheh
se UNESKO –ja ka futur nё listёn e trashёgimnisё jo materiale kёngёn polifonike
tё Sardenjёs dhe tё Kaukazit. Pra i ka dalluar ato nga iso-polifonia, e cila
ёshtё e veçantё nё tё gjithё aeralin e kёngёs polifonike.
Por pa e ditur mirё arsyetimin e kёrkesave
pёr tё hequr “ison”, mendja tё shkon se kёrkohet njё uniformitet mes kёngёve
polifonike tё popujve tё ndryshёm e kёnga shqiptare iso- polifonike tё humbasё mes
tyre e tё mos ketё identitet shqiptar.
Kjo kёrkesё duket njёlloj sikur tё tentoje qё Beratit t’i hiqen 1000 dritaret,
Gjirokastrёs t’i hiqen sokaket me pllaka guri, Butrintit t’i hiqen skulpturat
dhe muret.
Dhe vetё Timo Mёrkuri me ironinё e hollё qё
kanё gjithё bregdetasit, njё ironi poetike, e ёmbёl dhe jo therёse, thotё:
“Nuk di pse thirrjet “hiqni iso-n” mё ngjajnё
me thirrjet “hiqeni sorrёn nga flamuri”, thirrje mjerane e disa “dumbabistave”
qysh nё dyvjetorin e shtetit shqiptar”.¹º
Pak a
shumё ndodh si atёhere kur nё kohё tё ndryshme, mbas vitit 1990 nё Shqipёri anatemohej
herё B.B.C-ja e herё “New York Times”, nga forca tё ndryshme politike. Ndoshta
kemi tё bёjmё me interesa tё vogla, pёr
mbajtjen e pushtetit mbi kёngёn polifonike nga disa njerёz tё cilёt nuk pranojnё
krijimin e “Rrjetit Kombёtar tё Shoqatave tё Polifonisё”?
Ndoshta!
2.Iso- ja shqiptare- njё histori e
lashtё
Por kundёrshtuesit le tё studjojnё akoma mё mirё historinё e
kёngёs iso-polifonike, le tё lexojnё me qetёsi librin e Timo Mёrkurit ”Identiteti
iso-polifonik” por edhe mendimet e Ismail Kadaresё, i cili shkruan pёrsёri kur
argumenton jetёn e gjatё tё kёngёs polifonike shqiptare:
“
…Por kjo s’ishte veçse nё njё gjё e rastit. Ndёrkaq, popujt e Ballkanit, ashtu
si njёmijё, dymijё vjet mё parё,
vazhdonin tё shoqёronin varrimet e tyre me vaje e kёngё polifonike. Muzika, ajo
qё sipas Niçes, kishte heshtur e turpёruar nё periudhёn e zvetёnimit tё
tragjedisё, ishte kthyer pёrsёri nё ritet mortore tё ballkanasve”. ¹¹
Prandaj me tё drejtё nё argumetimet e tij,
Timo Mёrkuri i referohet lashtёsisё sё kёngёs shqiptare tё Jugut kur merr nё
studim jo vetёm tragjeditё e Eskilit por
dhe atё tё Shekspirit duke dalё nё konkluizionin se tragjedianёt e mёdhej antikё
e kanё marrё nga populli ritin mortor dhe ceremonialin e vajtimit me ligje dhe
e kanё vёnё nё veprat e tyre. Nuk ka
ndodhur e kundёrta.- shkruan ai me tё drejtё.
Por nuk mbetet me kaq, ai di tё sqarojё bukur
dhe shenjtin Jan Kukuzeli cili studjoi
metodat e mbajtjes sё isos nё himnet e kishёs, gjё qё e mori nga populli, mori
pikёrisht ison. Edhe pse “nuk dinte tё kёndonte labçe”!? Ia vlen qё tё njihesh
mirё me studimin e po kёtij autori ku
trajton gjerёsisht veprimtarinё e shqiptarit Jan Kukuzeli nё hartimin e veprave
tё tij origjinale muzikore kishtare.¹²
Nё
shkrimin e tij, qё nuk ёshtё i botuar nё librin “Identiteti iso-polifonik” ai
kundёrshton me bindje idenё e hedhur nga ata qё duan tё eleminojnё fenomenin
“iso” nga trojet dhe kultura shqiptare. Ja argumetimet qё jep studjuesi Timo Mёrkuri:
“ -Duke ja veshur Jan
Kukuzelit ( krijimin e fjalёs “iso”- F.M.) që jetoi në shekullin e XIII këtë
autorësi, pa dashje zvogëlojmë “moshën” e iso-polifonisë.
-E
quajmë iso-polifoninë vepër dhe kontribut individual ose së paku, vepër e një
grupi priftërinjsh, në një kohë që ajo është vepër e gjithë kombit.
-E
quajmë iso-polifoninë vepër dhe kontribut, vetëm i ortodoksëve, kur edhe në
krahina të myslimanizuara të vendit tonë, iso-polifonia ka qënë edhe
është…pjesë e “genit” tonë të identitetit kombëtar.
-E
quajmë iso-polifoninë vepër e …popujve ortodoksë, por ortodoksë nuk
janë vetëm shqiptarët, pra humbet kështu karakteri
kombëtar i kësaj vlere të madhe.
Dhe për këtë, përdoret kontributi fetar i një bashkëkombasi
tonë, emri dhe lavdia e të cilit për kontributin e dhënë i ka kaluar
që në ngjallje të tij kufijtë e mirënjohjes së thjeshtë ballkanase, duke u
shndruar në një shënjtor të besimit ortodoks.”
Por nuk
duhet lejuar ky keqpёrdorim sepse edhe nё kёtё lloj gjykimi dalin paralele qё
iso-polifonia tё jetё njёlloj si e shteteve tё tjera, nёse ka ekzituar ndёr ta,
kur dhe kёnga polifonike nuk ekziston mё.
Por dihet se qeveria maqedonase, sipas “Tetova sot”, vjedh dhe njё
figurё tё kulturёs shqiptare dhe e sllavizon nё projektin skulptural duke e
vendosur statujёn e tij nё njё nga urat e lumit “Vardar” dhe ia kanё vёnё emrin
Jovan. Po kёshtu serbёt, bullgarёt tentojnё ndrrimin e emrit tё durrsakut Jan
Kukuzeli. Pra kёrkohet pёrvetёsimi i Jan Kukuzelit qё mori ison nga kёngёt
shqiptare, ashtu siç kёrkohet pёrvetёsimi i lahutёs duke e kthyer nё guzlёn
serbe. Pra kёrkohet qё edhe iso-polifonia tё pёrvetёsohet nga tё tjerёt, me dashje
apo pa dashje tё atyre qё kёrkojnё elemininim e “iso-s”!?
Kёnga iso-polifonike ёshtё kёnduar gjithmonё
nga burrat – thotё studjuesi dhe poeti Moikom Zeqo- vetёm nё kohёn e monizmit u
futёn dhe gratё nё grupin e kёngёs iso-polifonike. Eshtё njё thesar i madh dhe
i pastёr i kulturёs sonё muzikologjike shqiptare,- vazhdon ai- njё thesar shumё i vjetёr ndёr trojet shqiptare. Janё
gjetur terrakota ku duken figura tё burrave qё janё me gojё tё hapur e qё
kёndojnё. Kjo kulturё ёshtё zhdukur nё vendet
e tjera nga koha nё kohё. Iso- poifonia ёshtё kёnga qё pёrmbledh gjithё bukuritё
shqiptare nё shekuj dhe sot ёshtё nё lulёzim tё plotё.
Fakti
qё ekziston nё muzikёn kishtare, ёshtё domethёnёs dhe patjetёr ka tё bёjё me
historinё shumё tё lashtё tё isos e cila u pёrdor nga kisha bizantine qё
pёrpara shekullit tё XII-tё. Edhe
Eqrem Cabej e ka vёnё nё dukje “se ka njё lidhje mes muzikёs bizantine dhe njё
pjese tё kёngёve tona.”¹³
Lidhur me origjinat e kёngёs polifonike mund
tё pёrmendim paragrafin e mёposhtёm: “ Po tё shohёsh historinё e folklotit
shqiptar gjen se muzika u shfaq shumё herёt nё vende tё ndryshme sipas disa
ligjёsive. Sipas studjuesit tё muzikёs dr. Sokol Shupo, sistemi pentatonik si fryma e parё muzikale ishte mjaft i
pёçrhapur nё Ballkan, shfaqet njёkohёsisht edhe nё Lindjen e largёt, si nё Kinё
etj, dhe te indigjenёt e Amerikёs. Kёtё pёrhapje kaq tё shpёrndarё nё tё cilat
sistemi identifikohet si i njejtё pavarёsisht nga dallimet qё i pёrkasin
kryesisht anёs stilistike, tё bёjnё tё mendosh se sistemet melodike janё frut i
zhvillimit tё ndёrgjegjews njerёzore.”¹⁴
Ky mendim detajohet si mё poshtё: “ Dhe pёr mё
tepёr, siç thekson pёrsёri dr. Sokol Shupo, -po aq qartё, kjo dukuri ( kёndimi
monodik- F.M.) dallohet edhe nё zёrin e parё tё kёngёs polifonike labe si dhe
nё zёrat e parё tё kёngёve polifonike toske me alternativё tё gjerё.”¹⁵
Pёr ta mbyllur kёtё diskutim mbi hershmёrinё
e isos nё mijra vjeçarё, çka vetё autori Timo Mёrkuri e ka zbёrthyer kaq bukur,
do doja tё sillja njё koment tё bukur qё Fotaq Andrea, ky studjues i historisё
sё kulturёs sё popullit tonё: “ ...ndoshta e ke parё filmin e fundit
“Aleksandri i madh” tё Oliver Ston...shumё herё nё skenat e betejave tё famshme,
nё hovet e gjeniut luftarak, muzika edhe pse shpёrthyese, kish nё sfond njё
polifoni tё pёrpunuar e tё habitshnme me melodiozitet sa epik dhe dramatik,
edhe mua atёhere, mё ngrihej qimja e parakolpit pёrpjetё e mishi mё
shpurpurizohej nё krejt trupin i pёrpirё nga skenat madhёshtore.¹⁶
3.Iso- polifonia nё shpirtin e poetёve dhe kёngёtarёve
Nё librin e tij “Identiteti iso-polifonik”
Timo Mёrkuri sjell shpirtin, zemrёn e poetёve tё jugut, tё atyre “bardёve”
kёngёtarё apo poetё, e ç’rёndёsi ka se poetёt
janё kёngёtarё dhe kёngёtarёt janё poetё. Ja protagonistёt qё mbartin iso-
polifoninё nё kёtё libёr: Anonimёt e kёngёs labe dhe himariote, Neço Muka, poetёt anonimё tё Pilurit,
Lefter Çipa, poetёt anonimё vlonjatё, poetёt anonimё tё kёngёs “Fyelli i
Tanёs”, legjenda e Kostandinit, Vasil Gjivogli, Anton Nikё Berisha, Petrit
Ruka, Agim Mato, Fatmir Terziu.
A mjaftojnё poezitё dhe veprat e kёtyre
autorёve shqiptarё qё tё bindin ata qё duan tё çrrёnjosin iso-n nga trualli i
shqiptarёve! Por nuk janё tё gjithё sepse janё me qindra kёngёtarёt e
isos-polifonisё nё jugun shqiptar. Janё fakte, janё jeta e shqiptarёve, ashtu
siç janё lahuta e veriut, ashtu siç janё eposet e kreshnikёve, ashtu siç ёshtё
fustanella, ashtu siç ёshtё dhe vetё figura shenjtore e durrsakut Jan
Kukuzelit.
“Tё lexosh njё poezi nuk mjafton tё dish
shkrim e kёndim, apo tё kesh njё
diplomё. Tё lexosh njё poezi do tё thotё tё jetosh nё poezi”¹⁶- kёshtu shkruan vetё
autori i kёtij libri. Ndёrsa shkrimtari dhe studjuesi nga Londra, Fatmir Terziu pёr iso-polifoninё shkruan:
...Jon, a e dёgjon/deri kёtu nё Londёr
ndjehet isoja jote,
...a tё kujtohet kur lanim lotёt bashkё/
...ështё isoja jote nё kёtё guackё/
ёshtё kёnga nga qё erdhi dashuria e pastёr
e Afёrditёs...
...e ndjej pulsin tёnd ku pёrlotet planeti/
...njё
shpёrthim nga de(r)ti.¹⁷
Pёrmes faqeve qё shfletojmё nё librin e Timo
Mёrkurit do tё gjejmё dhe njё pёrgjigje pёr ekzistencёn e eposeve ndryshe nё
Jugun shqiptar, natyrisht nёn okielon e studimit tё studiuesit prishtinas Anton
Nikё Berisha.
Pikёrisht brenda kontekstit tё studimeve pa
fund tё kёtij shkencёtari kosovar, Timo Mёrkuri na konfirmon se “ Kundёrshtarёt
e emёrtimit “iso-polifoni” tё shumёzёrёshit tonё popullor, duke u shndruar nё
mёnyrё tё pavetёdishme (?!) nё kundёrshtarё tё lashtёsisё sё kёngёs sonё
popullore, tё qarёt me botё nuk e pranojnё si fillesё tё kёngёs iso- polifonike
sepse i ngjaka “..ulёrimёs sё ujqёrve...(siç), dhe sepse “...polifonia ёshtё
krijimtari e ndёrgjegjёshme artistike (siç). ¹⁸ Nuk mungojnё dhe pёrsiatjet e poetit tё jugut
Agim Mato qё sjell rapsoditё e arbёreshёve si reminishenca tё largimit nga dheu
amё. Ndёrsa Petrit Ruka, ky bard qё mbijeton me poezinё e tij brilante sjell nё
botёn shpirtёrore tё Jugut poezitё e tij tё cilat nuk janё veçse rrjedha tё
kёngёs polifonike labe. Tё gjithё kёngёtarёt dhe kantautorёt, bardёt arbёrorё i
kanё kёnduar jetёs nё gjithё komlekset e saj, duke filluar nga lindja e gjer nё
cakun e fundit, vdekjes, dhe kjo nёpёrmes eposeve nё Veri dhe iso-polofonisё nё
Jug.
Si shembull Timo Mёrkuri citon pjesё nga
thesari i humorit tё Vasil Gjivoglit, kёtij lapidari tё kёngёs isopolifonike.
Duke
mos folur shumё pёr personin e bardit tjetёr tё Jugut, Lefter Çipёn mjafton tё
tregoj se si e pёrcakton Timo Mёrkuri, njё fashё tё portretit tё tij: “krijimi
i variantit tё kёngёs piluriote, vija e saj melodike dhe struktura
e grupit, novacioni i
shoqёrimit tё kёngёs me fyell etj, ёshtё
njё nga suksete mё tё mёdha tё kёngёs
popullore shqiptare. Ky sukses ka firmёn
e autorёsisё sё Lefter Çipёs.”¹⁹
Janё njerёzit qё e bёjnё kёngёn, janё jetёt e
njerёzve nё vite e shekuj qё thurin notat e njё muzike origjinale mbi njё tokё
origjinale. Pikёrisht kёto tё dyja nuk mund tё zhdukё askush, si rrjedhojё as
termin kёngё polifonike.
Qё kur
isha i vogёl fare, im atё mё fliste pёr kёngёt e Nivicё- Bubarit, fshatit tё
origjinёs, e mё tej nё mёnyrё tё pakuptueshme kёnga me iso hyri nё shpirtin tim,
kёnga e Himarёs, e Pilurit e tё gjitha krahinave tё tjera. Isoja ёshtё sfondi i
njё muzike tё pashlyeshme shpirtёrore. Duhet tё jesh jugor qё ta kuptosh mё mirё
se tё tjerёt kёtё magji tё pazbёrthyer...
Durrёs
5 prill 2020
----------------------------------------------------------------------------------------------------
¹) Timo Mёrkuri, “Honestra e kёngёs
himariote”, Milosao, 2018, f. 4
²)Nё Ballkan kanё ekzistuar disa forma
kёngёsh polifonike tё ndara sipas kombeve tё ndryshёm ballkanikё. Eshtё njohur
kёnga bizantine, kёnga “ojkanja” dhe “gauqe” nё Kroaci, Serbi, Bosnje-H
ercegovinё, kёnga “epiriote” nё Greqi,
isopolifonia nё Shqipёri, kёnga “gusla” nё Serbi, Mal i Zi, Bosnje-
Hercegovinё, Kroaci, kёnga “lazarika” nё Serbi dhe kёnga me kore grashё nё
Bullgari. ( Sipas es.wikipedia.org/wiki/polifonia )
³) Termi polifoni përcakton në
muzikë një stil kompozicioni që ndërthur dy ose më shumë zëra të pavarur
(vokal dhe / ose instrumental), të
quajtur edhe pjesë. Ata evoluojnë njëkohësisht në rrjedhën e përbërjes, duke
mbetur të ndryshëm nga njëri-tjetri nga pikëpamja melodike dhe përgjithësisht
edhe ritmike, ndërsa rregullohen nga parimet harmonike. Në një kuptim
kompozitor termi polifoni bie në kundërshtim me atë të monodisë me një zë të
vetëm. Termi polifoni rrjedh nga greqishtja e lashtë që do të thotë:shumë zëra.(sipas
it.wikipedia.org/wiki/polifonia )
⁴) es.wikipedia.org/wiki/polifonia )
⁵) Brunilda Ternova, ” Iso-polifonia
shqiptare, gjenialiteti artistik i tingullit tё shpirtit”. 9 dhjetor 2009 https://www.albanianews.it/cultura/isopolifonia-albanese-patrimonio-unesco
⁶)Anna Maria Ragno. Shenjat e tingujve qё
i takojnё isopolifonisё shqiptare.
Arberianews.blogspot.com/2013/08/-i-segni-sonori-dellappartenza-liso-4.html
⁷) Ismail Kadare. “Autobiografia e
popullit nё vargje”, Tiranё. 1980. f. 9.
⁸)Timo Mёrkuri. “Identiteti
iso-polifonik” Milosao, Sarandё, 2018,
f. 11
⁹)Po aty, f.13
¹º)Po aty. f.38
¹¹)Ismail Kadare. “Eskili, ky humbёs i madh”,
Onufri, Tiranё 2001, f. 148
¹²) Fjala e lirё 19 tetor 2011
¹³) Eqrem Çabej. “Shqipёria midis
perёndimit dhe lindjes” f. 55
¹⁴)
Fatmir Minguli, “Daniel Arnaut- simptoma tё poezisё sё shkruar shqipe nё shek.
XII –XIII” “2M printing”, Durrёs, 2018, f.20
¹⁵) Po aty, f. 21
¹⁶)Fatmir Minguli,”Tatuazhet e
shpirtit-transletёrsia e Moikom Zeqos”, Erik, Tiranё 2017, f. 50-51
¹⁶) Timo Mёrkuri, “Identiteti
iso-polifonik” Milosao, Sarandё, 2018. f. 171
¹⁷) Po aty, f. 168
¹⁸)Po aty, f. 121-122
¹⁹) Po aty, f. 73
Mirëdita, ndërsa jeni duke e lexuar këtë, dijeni që problemet tuaja janë zgjidhur përgjysmë nëse mund të ndërmerrni veprime në lidhje me to sepse ajo është një grua e fuqishme shpirtërore atje e quajtur Dr dawn acuna, të cilën e takova duke lexuar një artikull në internet, ajo më ndihmoi me një magji që ma ktheu burrin pasi burri më la për më shumë se 8 muaj, ajo bëri një magji që më ndihmoi të mbetem shtatzënë për burrin tim dhe tani kemi 2 fëmijë të bukur, tani jeta ime në martesë po shkon mirë, çfarë mund të kërkoj më shumë .... a keni problem që dëshironi të zgjidhni?
ReplyDelete*Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
*Nëse doni të pajtoheni me burrin tuaj.
*Nëse keni nevojë për të kuruar ndonjë sëmundje.
*Nëse doni të ndaloni abortin.
Dhe shumë të tjera, acuna e agimit do t'ju mahnitë me Fuqitë e saj të mëdha. kontaktoni atë në whatsapp: { +2348032246310 }
Email: { dawnacuna314@gmail.com }