TINGËLLIMAT E VETMISË
Mbi librin me sonete në
proces botimi “Shtjellë e vetmisë” të Anton Nikë Berishës.
Dimë që fjala “sonet” rrjedh
nga fjala italiane “soneto” dhe nënkupton një “këngë të vogël” dhe se fjala e
origjinës “sonetto” përkthehet “tingull”, prandaj sonetet quhen edhe
“tingëllima”. Shtojmë faktin që “soneti” në letërsinë evropiane është përhapur
në saj të poezisë italiane dhe sidomos pas suksesit shpërthyes të veprës “Il
Canzoniere” të Françesko Petrarkës. Teknikisht soneti shpjegohet si një vjershë
lirike prej 14 vargjesh, e ndarë në katër strofa, dy të parat prej katër
vargjesh dhe dy të fundit prej tre vargjesh, zakonisht njëmbëdhjetërrokësh e me
rima të gërshetuara në mënyra të ndryshme.
Në letërsinë evropiane njihen
sonetet e Petrarkës dhe të Shekspirit si kulme të kësaj gjinie, madje me termat
“sonet petrarkian” dhe “sonet shekspirian” përdoren sepse Petrarka dhe
Shekspiri përfaqësojnë dy format e ndryshme të soneteve të krijuara në Evropë.
Petrarka ka shkruar gjithsej 366 poezi lirike nga të cilat 317 janë sonete që u
botuan në vëllimin poetik “Il Canzoniere” ndërsa Shekspiri ka shkruar gjithsej
154 sonete rreth vitit 1590 dhe 1600.
Në letërsinë shqipe soneti
është shfaqur në periudhën e Rilindjes, si ndikim i letërsisë italiane me
krijimet e L. De Martino, Filip Shiroka, Zef Serembe, Gjergj Fishta, Llazër
Shantoja, Ernest Koliqi etj. duke arritur kulmin me Ndre Mjedën në tre poemat e
tij sonetike (tingëllimat) “Lissus”, “Scodra” dhe “Liria”.
Mjeda realisht ka përdorur
vargun njëmbëdhjetë rrokësh, varg i quajtur tipik italian, por që dalë prej
penës së tij ka një elegancë dhe tingëllimë të pashoqe shqiptare.
Të shkruarit me “tingëllima”,
“sonete” kërkon një përvoje poetike në një nivel të arirë artistik për të
kapërcyer vështirësitë e shumta si në teknikën e krijimit ashtu dhe në artin e
të shprehurit poetik. Për këtë arsye Petrarka apo Shekspiri dhe pas tyre poetë
të tjerë e kanë përdorur “sonetin” për të treguar “nivelin superior”,
“superioritetin e arrirë” të tyre poetik. Përvoja e deritanishme ka treguar se
jo çdo poet arrin të krijojë “sonete” të një niveli të admirueshëm artistik.
Sikur të mos mjaftonte
vështirësia e krijimit, sonetet për vetë natyrën e tyre kërkojnë edhe një
lexues të kualifikuar, lexues që nuk mjaftohet vetëm me leximin e vargjeve, por
synon përjetimin e tyre. Ndoshta pikërisht kjo vështirësi e dyfishtë ka sjellë
edhe mungesën masive të soneteve në letërsinë bashkëkohore.
Pikërisht në këtë kohë
mungese, kur gati po harrohet “shija e lartë artistike” e “soneteve” krijuesi i
shumanshëm Anton Nikë Berisha befason duke shkruar e dorëzuar te Shtëpia
Botuese “Argeta LMG” Tiranë librin me sonete “Shtjellë e vetmisë”. Pas vëllimit
“Prushi i bukurisë” dhe “Sytë e heshtjes” autori ka dëshiruar të shprehet poetikisht
në një nivel më të lartë artistik, por pa iu larguar vetvetes. “Është një lloj
vazhdimi, një lloj ballafaqimi me veten e me të tjerë siç do shprehej Martin
Camaj”... më thotë autori në një bashkëbisedim telefonik. Niveli i tij krijues,
i dëshmuar në një sërë veprash letrare e studimore e ka përballuar denjësisht
vështirësinë e shkrimit të “soneteve”, duke na dhënë 35 krijime brilante që
hapin një faqe të re dhe tepër interesante në letërsinë shqipe, duke mbushur
njëkohësisht edhe një boshësi në letërsinë tonë bashkëkohore.
Do të thosha se ky vëllim
poetik i ri i Anton Nikë Berishës nuk është një “trëndafil në gotë” që zbukuron
studion e autorit, por është një trëndafilishte e vogël me 35 trëndafila të
porsaçelur në “lulishten e poezisë shqiptare” që përhap aromën e rinisë së saj.
Ka edhe një anë tjetër
interesante ky libër në proces botimi: ndërsa Petrarka i shkroi “sonetet” me
adresim dashurie, Shekspiri ja adresoi si këshilla një djali të ri, Rilindësit
tanë ia dedikuan atdhedashurisë dhe lirisë, Anton Nikë Berisha këto 35 sonete
ia adreson filozofikisht ndjenjës (Shtjellave) të ...”Vetmisë”. “Vetmia mund të
jetë një dënim i tmerrshëm ose një shpëtim i mrekullueshëm” citon autori
Bernardo Bertoluçi ose Fabricio Karamanja (Fabrizio Caramagna) kur shprehet
metaforikisht: “vetmia është një det që asnjëherë nuk mbërrin në asnjë breg,
një urë që s’del në asnjë rrugë dhe një ngjyrë që nuk e mbërrin asnjë dritë”.
Me pak fjalë - thotë autori
në parathënien e tij - vetmia ngërthen cilësi e kuptime të shumta: është
ndjenjësim, gjendje e veçantë shpirtërore e mendore... Shprehet kryesisht në dy
rrafshe kryesore: kur jemi vetëm e kur jemi të vetmuar. Vetmia është vuajtje
shpirtërore, dhembje; është brengë e pashuar, po dhe shpëtim, prehje e
pazëvendësueshme. Përngjan në lavdinë: duhet të mbahet gjithmonë nën
përkujdesje, të mbahet në zapt për të mos marrë përmasa të mëdha, për të mos
mbisunduar mbi dukuritë e tjera të njeriut për arsye se mund të shkaktojë
pasoja. Thuhet se është më e tmerrshme se vdekja!...(f. 6).
Dhe unë që e shihja vetminë
gri, si një meditim e qëndrim të mënjanuar, nuk di në bëra mirë apo keq që
lexova këto “sonete” të bukura. Kam frikë mos “bie në dashuri” me vetminë,
sidomos kur lexoj vargje të tilla si: Krijesë e hirit hyjnor përftuar urtisht/nga
mendja e të Tejlartit, Zotynë/ që i dha jetë fjalës, të menduarit (f. 14);
Yllësi e zhytur në vorbullën e kureshtjes / si të veprohet më lehtë, sa më
mirë, / me ngrohtësinë e vajzës dehur nga epshi / kur e ndien të dashurin apo e
ëndërron (f. 33), Ti e ndez etjen për shtegtime të reja /edhe nëpër rrugët që
shkojnë e nuk kthejnë (f. 32), Mbretëreshë që i mjafton vetvetes, / çiltëria
vetë është pasuria jote, /shprehur me zë o me heshtje të plotë/që dëshmohet me
shenja të veçanta(f. 17).
Është një vëllim poetik që
kërkon vëmendje “vetmie” në leximin e vargjeve, kërkon meditim mbi vargjet për
të kuptuar strukturën e mendimit të formatuar në strofa katër dhe tre vargje
dhe mbi të gjitha kërkon një kulturë leximi dhe një nivel të lartë kulturor të
lexuesit. Vetëm atëherë mund ta ndjesh finesën artistike, aromën dehëse poetike
dhe elegancën e ecjes së mendimit nëpër vargje. Te ky libër shprehja “poezia
është për elitën” shndërrohet në formulimin “sonetet janë për superelitën”.
Unë mund t’ju them se leximi i
këtyre 35 soneteve të Anton Nikë Berishës dhe përjetimi i tyre do t’i japë
hapësirë më të madhe mendimit, një thellësi të re gjykimit dhe një largësi e
dritësi shumëngjyrëshe shikimit tonë poetik.
Sarandë,
më 23 Prill 2020
Nuk mund ta besoja se do të ribashkohesha ndonjëherë me ish të dashurin tim, isha aq i traumatizuar duke qëndruar vetëm pa një trup që të më qëndronte pranë dhe të ishte me mua, por isha aq me fat që një ditë takova këtë magjistar të Dr. Ediomo, pasi i tregova per gjendjen time ai beri cdo gje qe ishte e mundur qe te shihte te dashurin tim te kthehej tek une, ne fakt pasi beri magji ish i dashuri im u kthye tek une me pak se 48 ore, ish i dashuri im u kthye duke me lutur qe nuk do te rikthehej kurre. me ler perseri, 3 muaj me pas u fejuam dhe u martuam, nese edhe ti ke te njejten situate. Ai është shumë i fuqishëm në punët e tij;
ReplyDelete* magji dashurie
* magjitë e tërheqjes
* nëse doni që ish-i juaj të kthehet
* Ndaloni divorcin
*thyej obsesionet
* shëron goditjet në tru dhe të gjitha sëmundjet
* magji mbrojtëse
*infertiliteti dhe problemet e shtatzënisë
* magji llotarie
* magji me fat
Kontaktoni Dr Ediomo në emailin e tij: drediomo77@gmail.com
faleminderit shume zoteri qe ma ktheve ish te dashurin tim emailin e tij: drediomo77@gmail.com ose telefono/whatsapp:+2349132180420
+2348155926512