BARDI
I MALIT TË ÇEPURIT
..dhe mali i dashuruar...
Nga Timo Mërkuri.
“Bardët janë këngëtarë dhe poetë keltë” na prezanton
Straboni[1],
gjeografi i madh i antikitetit duke shtuar se janë një ndër tre grupet e njerëzve
që nderohen më shumë në shoqërinë kelte
krahas me Vatët dhe Druidët ndërsa
përshkrimin e parë të tyre e ka dhënë Poseidonius[2]
qysh në shekullin e I p.e.s. ku shkruan se: “Keltët kishin disa njerëz që i
quanin bardë (bardoi) të cilët bënin muzikë. Ata ishin poetë që i shprehnin
lëvdatat e tyre me këngë” dhe ishin një trashëgim indoeuropian i keltëve. Fjala “bard” perkthehet
apo nënkupton “thurës i lavdeve” duke dëshmuar në këtë mënyrë se “lavdia” ishte
ajo pjesë e jetës njerëzore, që siguronte pavdekshmë-rinë e njeriut nëpërmjet mbartjes së tij në epikën heroike të
popullit.
“Bardët “ krijonin këngë “lëvduese” heroike për bëmat
e trimëritë e fisnikëve keltë dhe këto këngë i këndonin në kështjellat e tyre,
në të cilat banonin edhe vetë si bujtës, sepse ata nuk lejoheshin të mirnin ndonjë titull fisnikërie
a të ndërtonin shtëpi të larta në asnjë rast. Kështjellat e heshtura në majë të
maleve shkëmborë mirnin frymë nëpërmjet
këngëve të bardëve kur ktheheshin nga luftërat ku fisnikët e kalorësit shihnin nëpër ‘to betejat që kishin bërë, fitoret
që kishin korur…
Ndodhi
që nëpër këngët epike të bardëve, krahas vringëllimave të shpatave nisën të dëgjohen
dhe psherëtimat e vashave që rrinin pa gjumë netëve nga meraku për fatin e luftëtarëve. Si të ndrojtura dëgjoheshin
fillimisht këto psherëtima, të fshehura në ndonjë qoshe vargu, por tingulli i
tyre bënte të dridheshin zemra që nuk dridheshin as përpara shpatës. Dhe
sigurisht edhe malet ndjenin një si drithërimë, ca si mornica që u përshkonin
gjithë qënien e tyre nëpër damarët e gurtë dhe përcollën erërrat nëpër melodi.
Ndihmuar nga erërat e malit u ngrit një oktavë më lart tonaliteti i psherëtimave
duke u shtrirë e zgjatur në melodi dhe
duke spostuar pak nga pak bëmat e trimëritë e luftëtarëve…
Kohët
ndryshuan, ndryshuan dhe bardët bashkë me këngët e tyre dhe tashmë lavde e
hymne i këndohen dhe dashurisë. Madje një nga këta “bardë” aty në malin e
Çepurit ngre këngë e hymne për dashurinë
sikur do të na dëshmojë se “vetëm dashuria është ajo pjesë e jetës njerëzore që
siguron lumturinë dhe të hap portat e
pavdekësisë”. Madje dhe vajzën e dashuruar e ngre në rangun e perëndive duke e
quajtur “Hyjneshë” e “Hyjnore” dhe shkruan për ‘të se dhe rrathët e ferrit se bëjnë
ta harojë: “Nëntë rrathë harese ma mbështollën vargun/Nëntëdhjetëenëntë herë mëndja
më vajti/E më mbeti tek ty”[3]. Dhe
ndërsa i thotë vajzës …”Çepurit si ky hap i imi qepesh” befas
sheh se “Çepuri mbet pa fjetur” dhe se “I pafjetur Çepur zhvesh
rrobat/gjoksin vë përballë” sepse”…”një Çepur të tërë shprushe/për tu nisur pas
teje”.
Këngët e këtij bardi janë si lulet në
pranverë, të shumëllojëshme e shumëngjyrëshme por edhe te lulet e pranverës, trëndafili
është ai që dallohet më së tepërmi qoftë për ngjyrën qoftë dhe për aromën.
Madje unë do aludoja se në qoftë se për ti thënë diçka një vajze nëprmjet
luleve do duhet një tufë sado e vogël, mjafton ti dhuroni asaj vajze një trëndafil dhe ja ke thënë
gjithçka në formën, ngjyrat dhe aromën më të bukur. Prandaj dhe poezitë e
dashurisë së tij të përmbledhura te dy vëllimet “Hyjnorja ime je ti” njasojnë
me një trëndafilishte që mbush me aromën e tyre gjithë stinët e jetës.
Spaska ndroje ky bard të flaës për dashurinë,
madje dhe vetë zotit i qëndron përballë…”Nëse asht mëkat/me dashtë/mos më fal o
zot/Kam me e dashtë përditë/nga çasti në çast/Vullnetarisht e pranova/këtë fat”
madje dhe në mot te hidhët…”një shi si ky moti e kam ëndërue/dhe ty dhe ty
moj/tek ai shteg Çepuri/degët tuj mi shkundullue” dhe…”Një pamje luleje/me aromë
Çepuri/përfiton syve me pranverë” praandaj I thotë vashës …”Laj sytë me një
puhi mali/a gurrë Çepuri/dhe nisu” sepse…”Vetëm unë/si një pikë e fundme
uji/tek ajo rrënjë luleje kam ngelur/dhe Çepuri”.
Është i çuditshëm ky bard i malit të
Çepurit sepse këndon vetëm në këtë mal,
si bilbili që këndon vetëm në një korie për çdo vit. Ndërsa bardët e tjerë i
kanë malet për të kënduar hymne trimërie për fitoret e për gjakun e heronjve, ky dhe
lotët i derdh…”se nuk fluturon para syve të mi ajo grishë e Çepurit/dhe fundit
të kësaj dite” dhe se…”Këtu rrëzë Çepurit/ka mbetur vetëm hija e etur/në një
pritje të pasosur” sepse….”Vetëm Çepuri ma ruen hijen’, por gjithsesi..”Nëpër
bishtat e syve të tu do gjej pak vend/korrin e zogjve të Çepurit/ të dëgjoj”.
Është
e magjishme kënga e këtij bardi që i bën
edhe lisat të përqafohen si djelmosha të posa takuar pas një kohe të gjatë. Por
kjo magji e kësaj kënge e kalon edhe kufijtë më ekstrem të imagjinatës njerëzore
sepse i bën dhe malet të dashurojnë e të rendin pas dashurisë si djelmosha që
lypin puthjen e parë… “Mali zemërndezur me shpirtin zjarr/nuk
la shteg pa ecur/as Lis pa pyetur/kah shkoi ku mbet”[4].
Malet kudo e kurdoherë kanë qënë
prezente në jetën e njeriut shqiptar sepse në shpatet e tij, me gurët e tij ai
ndërtonte shtëpinë, në shtigjet e tij
nisej e kërkonte lirinë, nga pas malit vinte drita e diellit në mëngjes apo era
e ngrohtë e pranverës dhe si mali qëndronte para rebesheve armike. Por mali nuk ishte vetëm një
simbol rezistence, ai ishte më shumë se
aq, ishte pjesmarës në jetën e shqiptarit me hijen apo praninë e tij aktive...
O ju male me dëborë/Pse s’qani hallet e mia…rrënkon njeriu shqiptar nga pesha e
rrëndë e jetës dhe vajzës së dashur i thotë
me butësi e ngrohtësi…Duro vajzë të durojmë/Si duron mali dëborën. Ftohtësia
e kësaj dëborë çuditërisht nuk e ftoh ngrohtësinë e fjalëve të djalit, sepse
janë fjalë që mbartin shpresën e besimin. Me siguri që pas këtyre vargjeve ka
lindur edhe ajo kënga e bukur…Ç’u mbush mali plot me dushk/Thotë vajza janë
krushq…varg që u jep jetë dhe i vë në lëvizje ëndrat vajzërore drejt ditës më të
bukur të jetës…për të mbritur më pas te kënga e bukur…Kur shkoje rrëzës së
malit/Duke mbajtur frerët kalit/Duke dhënë sisë djalit/Hajde hajde moj Mine/Sa
e bukura që je…Filluam të këndojmë ë? E po ç’ti bësh, kur flet për male domosdo do ja nisësh edhe këngës.
Malet kanë qënë aktive në jetën e
shqiptarit sidomos në kohë lufte, kohë që i shtrëngonte dhe ato në gjoks sa që
rënkonin nga shtrëngesa e dhimbjes…Zunë malet e rënkojnë/Kurveleshi po luftojnë .. nis një këngë, apo mbanin
zi për trimat e rënë…Mali i Çikës kullon
serë[5]/Mba
zi për Ymer Xhaferë…pasi kishte vajtuar më parë me gjëmë e ligjërime..Qaj moj
Çikë me Gjinikë/Se drëri juaj ka ikë/që i shtij hasmitë frikë/Dhe nuk ju qasej
e ligë…E imagjinoni dot të vajtojnë malet me gjëmë suferinash e orteqe dëbore?
Më mirë mos ta dini se do ju ikij mëndja fare. Unë do t’ju thoshja të mos e dëgjoni
as vajtimin e asaj vajzës së re që
lotonte…Do të dal moj nënë/Do të dal nga malet/Ti thëras bandillit/Vallë mos më
ngjallet…
Nëpër shpat mali kanë lindur edhe
legjendat si ajo e Kostandinit, balta e
varit të të cilit ju bë kal për të rendur te e motra Doruntina. Ka dhe male me
histori dashurie si te përralla për një djalë që quhej Akro i dashuruar me vajzën Qerana të cilët në një
moment përqafimi, një shtrigë e keqe u bëri
magji dhe i ngriu në vend, sepse kishte zili pse djali nuk dashuronte vajzën e
saj Kënetën. Kështu u krijuan vargmalet Akroqerane ku bëjnë pjesë mali i Çikës.
Pyetja që lind me këtë rast për vargun e
Sabit Rustemit “Mali zemërndezur me shpirtin zjarr/nuk la shteg pa ecur” dhe për
disa vargje të tjerë është se : a lëvizin malet? Në poezinë popullore malet janë në lëvizje të
natyrëshme dhe këtë e hasim te vargjet
Kam një lëmsh në zemër/S’di kujt t’i rrëkohem/T’u
rrënkohem maleve/Malet më largohen[6]
…
Por male në moment dashurie vetëm Sabit
Rustemi na ka dhënë dhe ky mal çapkën na qënka Çepuri i tij i cili… trazoi
shkëmb e gurë/flatrave të shqiponjës sa kepin kaptoi/si furtunë u lëshua
luginave/e u ngrit përmes reve shkreptiu/moteve nëpër stuhi… mandej… Mali
kaplohet prej dhimbjeve/zjarrmive të pamatshme digjet flake/e shpirti nuk i
del/pa e strukur në gjirin e tij atë Vashë…dhe se… Moteve që kohojnë në këto dhera/nga
dashuria për Vashën/thonë të jetë djegur deri në hi/e të jetë ringjallur në
Shpend…
Qasja e malit me dashurinë te poeti e ka
shpjegimin e vetë llogjik. Malet tona sipas besimit pellazg ishin qënie me
shpirt, ndjenin, kuptonin, zemëroheshin në dimër, mendonin dhe bashkbisedonin
me njerëzit. “Përse mendohen këto male të lartë” është vargu i parë i një poeme
bashkëkohore të njohur. Me malin poeti bashkëbisedon ( dhe jo vetëm në vargje
por dhe në subkoshiencën e tij), qan hallet e dertet e tij, atij i rrëfen të
fshehtat e zemrrës, pra përgjithësisht e trajton si një shok. Ky shok i poetit është
në moshë të re, sepse dihet që malet tona kanë moshë të re (gjeologjike) dhe
pikërisht në moshën e “dashurisë”. Si mal-djalosh i ri që është atij i gufon
zemra nga vrullet e moshës, madje ka patur dhe shpërtime e shfrime “rinore të
shpirtit” në formën e gejzerave duke “çepuar” ujin përpjetë. Pikërisht nga këto
shpërthime e ka marë emrin “Çepur” që do të thotë (në shqipen poetike) “shpërthyesi”.
Po jua them ta dini se bash te ky vend çepuri ndodhet edhe “Kroi i ilaçit”, uji
i të cilit ndihmon gratë për të lindur fëmijë. Prandaj ju them se Sabit Rustemi ka bërë një
gjetje brilante me këtë dashuri mali.
Në pamje të parë duket një poezi
entusiazte me temën e dashurisë, e ndërtuar
me ritmin e këngëve (epike) të bardëve, ndonëse jo me vargun njëmbëdhjetëroksh
të epeve. Vetëm gjatë leximit kupton dhe më së shumti ndjen se kjo është
fillesa e një legjende që përzien botën e baladave dhe përallave (ringjallja në
formën e shpendit pas djegies apo
lindjen e burimeve nga plagët) me jetën e zakonëshme njerëzore, një legjendë që
metaforizon forcës së dashurisë gjer në
skajet e gjykimit njerëzor, por aq të njohura dhe të pranuara në botën shqiptare dhe sidomos të “jetuara“
në botën e artit tonë gojor popullor. Poeti
e ka “mare” nga legjendat, siç mund të miret nje trëndafil i porsaçelur
nga një kopësht a trëndafilishte dhe na
e ka sjellur ne, për të na thënë diçka …
por a e dini miqt e mi, më mirë lexojeni vetë ju këtë poezi të bukur të Sabit
Rustemit për të cilën unë çfletova epokat Dhe sidomos afroni veshët te petalet
për të dëgjuar çfarë thotë nëpërmjet fëshfërimës së tyre.
Sarandë,
më 04.05.2020
VASHA E ERËS III
Një puhi e lehtë e ëmbël
fletëzave të një mëngjesi
ia shprushi atë floknajë motesh
që i vareshin mbi fytyrë
ëndrrës së panxënshme të Malit.
fletëzave të një mëngjesi
ia shprushi atë floknajë motesh
që i vareshin mbi fytyrë
ëndrrës së panxënshme të Malit.
Prej puhisë u tremb Vasha
nga droja se po rrëmbehej prej Erës
poreve të dashurisë u fsheh
nga droja se po rrëmbehej prej Erës
poreve të dashurisë u fsheh
Mali zemërndezur me shpirtin zjarr
nuk la shteg pa ecur
as Lis pa pyetur
kah shkoi ku mbet
nuk la shteg pa ecur
as Lis pa pyetur
kah shkoi ku mbet
Vashën e përpiu papritur toka
honeve të pafundme të shpirtit
e nuk u pa më
honeve të pafundme të shpirtit
e nuk u pa më
Mali trazoi shkëmb e gurë
flatrave të shqiponjës sa kepin kaptoi
si furtunë u lëshua luginave
e u ngrit përmes reve shkreptiu
moteve nëpër stuhi
flatrave të shqiponjës sa kepin kaptoi
si furtunë u lëshua luginave
e u ngrit përmes reve shkreptiu
moteve nëpër stuhi
Mijëvejtshave të shkuara
Bjeshka u shkrumbua prej vetëtimash
zjarresh e vërshimesh
derisa u zhvesh e tëra
asht e lëkurë mbeti
pa një kokërr dhé
Bjeshka u shkrumbua prej vetëtimash
zjarresh e vërshimesh
derisa u zhvesh e tëra
asht e lëkurë mbeti
pa një kokërr dhé
Përfundi saj
një fushë e re gjerë e gjatë iu krijua
sa për t’ia zgjatur jetën
e për t’ia ruajtur shpresën
po Vasha nuk u shfaq kund
e Mali s’pushoi të rend pas Saj
një fushë e re gjerë e gjatë iu krijua
sa për t’ia zgjatur jetën
e për t’ia ruajtur shpresën
po Vasha nuk u shfaq kund
e Mali s’pushoi të rend pas Saj
Ag e terr përditë Asaj Ane të Nemur
ndrydh e shtrydh veten deri në palcë
sa dhe zemra e gurit nis e pikon
ndrydh e shtrydh veten deri në palcë
sa dhe zemra e gurit nis e pikon
Diku bunoi një krua
një përroskë pastaj lindi
e nuk mungoi as lumi
një përroskë pastaj lindi
e nuk mungoi as lumi
Thellësive të padukshme
ku depërton sall uji
thonë dhe liqene u krijuan
ku në qetësinë e plotë të Natës
lahet Vasha e shkreh flokët
dhe ëndrra të reja përpush
e zhduket prapë
përmes krahëve të erës
poreve të fshehta të Bjeshkës
ku depërton sall uji
thonë dhe liqene u krijuan
ku në qetësinë e plotë të Natës
lahet Vasha e shkreh flokët
dhe ëndrra të reja përpush
e zhduket prapë
përmes krahëve të erës
poreve të fshehta të Bjeshkës
Mali kaplohet prej dhimbjeve
zjarrmive të pamatshme digjet flakë
e shpirti nuk i del
pa e strukur në gjirin e tij atë Vashë
zjarrmive të pamatshme digjet flakë
e shpirti nuk i del
pa e strukur në gjirin e tij atë Vashë
Moteve që kohojnë në këto dhera
nga dashuria për Vashën
thonë të jetë djegur deri në hi
e të jetë ringjallur në Shpend
nga dashuria për Vashën
thonë të jetë djegur deri në hi
e të jetë ringjallur në Shpend
Sa herë dalldia e erërave
shkund Bjeshkën
Ai Shpend
përmes flatrash rrahë furtunat
mes dredhash të papara zhytet
atë Vashë
për ta nxjerrë prej kthetrave
që nuk e lë për të vdekur
as edhe njëherë
shkund Bjeshkën
Ai Shpend
përmes flatrash rrahë furtunat
mes dredhash të papara zhytet
atë Vashë
për ta nxjerrë prej kthetrave
që nuk e lë për të vdekur
as edhe njëherë
(2 maj 2020)
[1] Strabone Geographia, IV, 2, 4.
[2] Poseidonius (135-51 p.e.s)
[3] Sabit Rustemi “Hyjnorja ime je
ti” 2 “Faik Konica” Prishtinë 2019 fq 8
e në vijim poezitë e cituara janë
nga ky vëllim poetik
[4] Poezia shoqëruese “Vasha e erës”
[5] Serë, këtu ka kuptimin kullon
zi.
[6] Mora si shëmbuj këngë e vaje të viseve të mia
se për viset e Kosovës ka folur Sabit Rustemi.
Mirëdita, ndërsa jeni duke e lexuar këtë, dijeni që problemet tuaja janë zgjidhur përgjysmë nëse mund të ndërmerrni veprime në lidhje me to sepse ajo është një grua e fuqishme shpirtërore atje e quajtur Dr dawn acuna, të cilën e takova duke lexuar një artikull në internet, ajo më ndihmoi me një magji që ma ktheu burrin pasi burri më la për më shumë se 8 muaj, ajo bëri një magji që më ndihmoi të mbetem shtatzënë për burrin tim dhe tani kemi 2 fëmijë të bukur, tani jeta ime në martesë po shkon mirë, çfarë mund të kërkoj më shumë .... a keni problem që dëshironi të zgjidhni?
ReplyDelete*Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
*Nëse doni të pajtoheni me burrin tuaj.
*Nëse keni nevojë për të kuruar ndonjë sëmundje.
*Nëse doni të ndaloni abortin.
Dhe shumë të tjera, acuna e agimit do t'ju mahnitë me Fuqitë e saj të mëdha. kontaktoni atë në whatsapp: { +2348032246310 }
Email: { dawnacuna314@gmail.com }
Nuk mund ta besoja se do të ribashkohesha ndonjëherë me ish të dashurin tim, isha aq i traumatizuar duke qëndruar vetëm pa një trup që të më qëndronte pranë dhe të ishte me mua, por isha aq me fat që një ditë takova këtë magjistar të Dr. Ediomo, pasi i tregova per gjendjen time ai beri cdo gje qe ishte e mundur qe te shihte te dashurin tim te kthehej tek une, ne fakt pasi beri magji ish i dashuri im u kthye tek une me pak se 48 ore, ish i dashuri im u kthye duke me lutur qe nuk do te rikthehej kurre. me ler perseri, 3 muaj me pas u fejuam dhe u martuam, nese edhe ti ke te njejten situate. Ai është shumë i fuqishëm në punët e tij;
ReplyDelete* magji dashurie
* magjitë e tërheqjes
* nëse doni që ish-i juaj të kthehet
* Ndaloni divorcin
*thyej obsesionet
* shëron goditjet në tru dhe të gjitha sëmundjet
* magji mbrojtëse
*infertiliteti dhe problemet e shtatzënisë
* magji llotarie
* magji me fat
Kontaktoni Dr Ediomo në emailin e tij: drediomo77@gmail.com
faleminderit shume zoteri qe ma ktheve ish te dashurin tim emailin e tij: drediomo77@gmail.com ose telefono/whatsapp:+2349132180420
+2348155926512