Kur jehona e librave të
parë të Sabit Rrustemit kumbon te lexuesi i sotshëm
Nga Fatmir Minguli
(Një
refleksion mbi dy librat e parë të poetit Sabit Rustemi “Ku i la lisat era”
-1990 dhe ” Besoj në një diell” -1992 )
“Mos u merrni me vetëveten…qe këtu e keni
Kosovën. Përditë,
nga një punë të vogël, bëjeni për të dhe, pa zhurmë…se, Ajo e di”!
Ibrahim Rugova
nga një punë të vogël, bëjeni për të dhe, pa zhurmë…se, Ajo e di”!
Ibrahim Rugova
Nuk do të merrja përsipër këtë refleksion mbi
dy librat e parë të poetit Sabit Rustemi, nëse nuk do të lexoja përsiatjet
analitike të studjuesit Timo Mërkuri, pikërisht për këto dy libra. Ai me një
përkushtim të sinqertë merr guximin dhe inisiativën për të vëzhguar tutje,
thellë në vitet ’70- ’80 poezinë e një poeti të ri nga Kosova, Sabit Rustemi.
Shumë është shkruar për këtë poet të Kosovës,
nga shumë analistë dhe kritikë letrarë, por për të parë në “mundus
subterraneus” ¹ të poezisë së tij të fillimeve, ishte pikërisht Timo Mërkuri.
E përse sjell në ditët tona Timo Mërkuri
trajtesat e tij mbi librin e hershëm të Sabit Rustemit? Duke mos qenë as hobi e
as trill analitik, shkrimet dy pjesëshe që ai publikoi ditët e fundit të këtij
maji, janë thjeshtë gjetja e tharmit që ngjizi poezinë e një djali të ri me
emrin Sabit Rustemi.
Por më lejoni të them se ato vite në Shqipëri,
flas për vitet ’80, ne lexonim në gazetën e madhe “Drita” dhe në revistën
magjike “Nëntori” poezi të poetëve kosovarë dhe habiteshim me bukurinë e tyre,
me stilin e tyre lakonik, një stil gati të panjohur, apo pak të njohur në
botimet e autorëve për këtej kufirit me Kosovën.
Ndoshta është edhe ky detaj që na shtyn të shohim skenat e asaj kohe në qytetet e Kosovës e për më tepër në Prishtinë.
Ndoshta është edhe ky detaj që na shtyn të shohim skenat e asaj kohe në qytetet e Kosovës e për më tepër në Prishtinë.
Poeti Sabit Rustemi që herët dorëzoi për botim
dy vëllime njeri pas tjetrit, atë poetik të titulluar “Korza e lirë” dhe atë me
tregime ” Më fliste një zë” të dyja rreth viteve ’80. S’kam ndërmend të
përsëris ato peripeci të çuditshme që ka kaluar ky poet, sepse i ka analizuar
me hollësi Timo Mërkuri, por dua të theksoj se vitet ’80 kanë qenë vitet e
tronditjes për liri dhe pavarësi e në këtë frymë u krijuan skena të një teatri
poetik nga shumë “dramaturgë” shqiptarë të Kosovës.
Dëshiroj të sjell disa refleksione të miat për
dy librat e parë të poetit Sabit Rustemi.
Njё refleksion është se në këto dy libra, veç
stilit të afirmuar dallohen alegoritë për ngjarjet e kohës duke nënkuptuar
pushtim serb si dhe metaforat e guximshme si ushqyese të fuqishme të mendimit
poetik. Eshtë alegoria që e sjell Kosovën pranë Shqipërisë, pranë historisë së
shqiptarëve duke luftuar poetikisht, pse jo dhe duke rrezikuar lirinë e tij (
burgosje ). Ai nëpërmjet poezive të tij të filluara që në vitet 1978 deri në
1991, shpreh shumë alternativa kundër obskurantizmit serb ushtruar mbi kulturën
shqiptare. Ai dënon anashkalimin serb që i kanë bërë kulturës shqiptare jo
vetëm në Kosovë por në gjitha trojet shqiptare deri në jug të gadishullit
ballkanik, në Çamërinë e dashur.
Por edhe sot vazhdon kjo histori anashkalimi
në studimet e akademisë serbe të sotme. Ja një fragment marrë nga një studim i
viteve 2015 mbi këtë anashkalim:
“Këngët heroike greke veçse janë pak më të
shkurtra nga këngët serbe dhe rumune( siç shkruhet herët nga Vuk Stefanovic
Karaxhiç) janë tematikisht të ndryshme, duke qenë konceptualisht të ndryshme tejet
konçize dhe gjithëpërmbjatëse.”²
Nuk është thjeshtë një konstatim por një
përcaktim që është në vazhdën e krijuar nga famëkeqi Vuk Karaxhiç. Sabit
Rustemi e ka filluar me kohë rrymën e kundërt ndaj kësaj vazhde.
Si mund të ishte ndryshe! Ishte i mbrujtur me
poezinë e poetëve të mëdhej të Kosovës që e kishin filluar poezinë herët, shumë
herët. Por ata poetë që influencuan me artin e tyre dhe që e ndihmuan në botime
të poezive në shtypin e kohës kishin botuar që në vitin 1966, e më herët. Në
shkrimet e Timo Mërkurit përmenden veç shumё shkrimtarёve edhe emrat e poetëve
Azem Shkreli, Ali Podrimja, Din Mehmeti, Beqir Musliu, poetë që janë përfshirë
në një antologji të poetëve shqiptarë³ dhe që me poezitë e tyre kishin krijuar
një fizionomi të qartë e domethënese për kohën.
Me të drejtë në analizat e tij Timo Mërkuri
shkruan:” Poetët shqiptarë të Kosovës për të shpëtuar nga “ rrufetë zeusiane”
përsosën deri nё kufinjtë e skajshëm artin poetik”. ⁴
Një vazhdues i denjë, “Sabit Rustemi me
poezinë e tij është pjesë e kësaj fryme opozitare aktive me mision
kundërshtimin e shkombëtarizimit të popullit dhe ruajtjen e identitetit
kombëtar.” ⁵
Por ai ka tjetër mënyrë shprehjeje, ai ka
gjetur pikërisht subjektet e mitologjisë për të tërhequr vëmendjen dhe për t’iu
larguar letërsisë propaganduese serbe që mënjanon hapësirën e madhe shqiptare,
atë të Kosovës dhe Shqipërisë duke mos harruar botën çame deri nё kufinjtë me
Thesalinë. Ata këtë hapësirë gjeografike dhe kulture e ndërpresin dhe lidhin dy
brigje që nuk mund të lidhen dot, Serbinë me Greqinë.
Eshte kjo merita dhe intuita e çmuar e Sabit
Rustemit që merret me një Zeus të plakur, një Zeus që i ka ditët e numurara e
që ashtu doli me të vërtetë për serbët. Por dhe ndrimi i titullit të librit të
parë nga Ali Podrimja dhe qe ai e çoi nё botën e De Radës, nё hapësirёn tjetër
shqiptare të anashkaluar nga analistët serbë. Titulli “Ku i la lisat era” shkon
drejt e nё botёn e arbёreshёve, vendi tjetёr i madh i shqiptarёve, i
anashkaluar nga ata qё studjojnё poezinё shqipe qё nga lashtёsia por nuk e
pёrmendin.
Dhe si për çudi, nё librin e dytë të Sabit
Rustemit “Besoj nё një diell” ndeshen shumë poezi që sjellin tema jashtë
historisë sё serbëve por metaforat dhe alegoritë mbizotërojnë nё poezitë ku
futet Troja, Kartagjena, hija e Olimpit dhe dialogimi me mesjetën ballkanike ku
:
Kaq
shekuj kaluan e mesjeta s’ra.
Mesjeta e zezë pas kaq shekujsh
Hije bën mbi Kosovë.
Mesjeta e zezë pas kaq shekujsh
Hije bën mbi Kosovë.
E më pastaj nё poezinë “I bukuri i ëndrrës” ai
shkruan:
Po
ai diell mos qoftë diell
Po nuk e gjeti një shteg për Kosovë.
Po nuk e gjeti një shteg për Kosovë.
Po nuk mund të shkruante ndryshe, ishte
apologje i paganizmit iliro-pelazg. Të gjitha këto mbështetje të paganizmit
janë të kryqëzuara nё të dy librat e Sabitit. Ai është dhe ndjekës i poezisë sё
Naim Frashërit. Nё kapitullin e parë të librit “Besoj nё një diell”, që
titullohet “ Diku më pret një lule” veç konstatimit të një metafore tejet të
kuptueshme, lexuesi ndjen aromën e “Luleve të verës” të Naim Frashërit. Duket
sikur poezitë mbi lulen -Kosovë vinë si vazhdim i poezisë epilog që është një
monolog i vjershës që kërkonte dritë….dhe qё është parathënie e këtij libri.
Dhe poeti i këndon lules:
Moj
lule që po pret
Diku nё një vend të botës.
Diku nё një vend të botës.
Por rruga për të gjetur lulen:
Udha
e mbyllur është
Deri sa nuk e ecim.
Deri sa nuk e ecim.
Eshtë
ky libër ku mpleksen shumë objektiva që ka poeti, siç janë pamjet qytetare ku
orët e qytetit nё mënyrë metaforike projektohen nga poeti nё të gjashtë pamjet
e mundëshme: para, mbrapa, lart, poshtë, anash majtas dhe anash djathtas, pamje
që të lejojnë për të kuptuar turbullirat e kohës. Po kështu edhe poezitë për
Skënderbeun janë udhë kalime për të eleminuar urat e kulturës serbo-greke.
Duke
mos dashur të dal jashtë kontekstit të kësaj analizë që po shkruaj për dy
librat e parë të poetit Sabit Rustemi,
por mund të jap edhe një konkluzion tjetër të rëndësishëm që rrjedh pa dyshim nga poezitë e hershme të këtij poeti
të veçantë për gjithë letërsinë shqiptare.
Duke
referuar vetëm një pjesë nga dy studjuesit serbë në shkrimin tim e që flet për konstatimin e
Vuk Stefanoviç Karaxhiç mbi strukturën e këngëve shqiptare si të shkurtra dhe që ata e marrin si të
vërtetë dhe e përsërisin edhe në vitin 2015 në kuadër të studimeve të akademisë
së shkencave serbe. Por studjuesi nga Prishtina, Anton Nikë Berisha na sqaron
mbi këtë konstatim, e për hir të së vërtetës po sjell këtu tekstin e një pjese
të letrës që Vuk Stepanoviç Karaxhiç i ka dërguar Jernej Bartoleme Kopitari,
filolog dhe rilindas i shquar sloven:" Mirpo duhet të dini, te shqiptarët
nuk ka këngë trimërie të gjata si te ne, por me gjasë të gjitha këngët i kanë
si këngët në greqishten e re.⁶
Natyrisht
që ky sqarim lind pikërisht nga idetë e shafqura atje nё atë Shqipëri si
alegori dhe hiperbola në poezitë e para të Sabit Rustemit, se ndryshe është
shkruar pasi Kosova e fitoi lirinë e shumëpritur.
Sabit
Rustemi si një zog që kërkon lirinë brenda kafazëve të propagandës serbe dinte
të shpërthente dhe sytë e tij, mendja e tij shkonin shumë larg, atje nё
Shqipërinë e largët dhe aq shumë të afërt ku këngët heroike, këngët e
kreshnikëve shqiptarë nuk ishin të shkurtra por më shumë se të gjata, si epope
do të thoja, si epope të trimërisë shqiptare dhe as serbe e as greke, këtyre dy
anëve të morsës që donin të mbanin të shtrënguar botën reale dhe botën
shpirtërore shqiptare.
Një
lexues i vëmendshëm e për aq më tepër një analist i mirëfilltë do të zbulojë
shkëndijën intuitive të poezive të Sabit Rustemit që i këndon historive të
lashta të shqiptarëve që ai alegorikisht i përcjell me pjesë të mitologjisë
greke por duke e ditur fare mirë se brenda aty bëmave ishin personazhe shqiptarë.
Duhet
theksuar edhe një rrjedhim që vjen nga
shfaqja e këtyre poezive të viteve të para poetike të Sabit Rustemit. Eshtë
fjala për emërtimin me fjalën “grek” të çdo lloj arti që zhvillohej nё trevën e Ballkanit të jugut.
Këngët shqiptare që studjues të ndryshëm duke filluar nga serbët e më tej edhe
nga studjues të tjerë që u mbështetën apriori tek ta, u quajtën këngë greke.
Kjo ka ndodhur edhe për pikturat e atyre kohëve, edhe për tentativat e
përvehtësimit nga sllavët të durrsakut
Jan Kukuzeli, e më tej për varitetet e rrushit të rritur nё tokat ilire
etj, etj.
Pikërisht
né artikullin e përmendur më lart, dy autorët serbë citojnë mjaft tekste
këngësh heroike që ata i quajnë greke ku Parga, Arta, Suli, Bocarët,
Kollokotroni etj, janë themeli i këngëve heroike greke, sipas tyre. Ata
harrojnë që nё eksodin biblik të popullit shqiptar nga Parga e gjithë kultura europiane iu përkushtua me poezi, me
piktura e me artikuj të shumtë tragjedisë sё popullit shqiptar që jetonte nё
trojet e veta.
Por ata nuk mjaftohen me këto anashkalime, por ndërhynë
edhe më tej. Ata shkruajnë nё artikullin e tyre se “Ndryshe nga këngët heroike serbe të cilat janë plot
me elementë fantastikë, hiperbola dhe alegori, ato greke përmbajnë më pak
elementë të natyrës romantike dhe të stolisjes, (Stojanoviç 1984,180) ⁷
E cfarë duhet të them më tepër?
Ishte Sabit Rustemi që me poezitë e tij na hapi këto mundësi udhëtimi virtual
nëbotën e shtrembërimeve serbe. Por né fund të fundit kjo është dhe dëshira e
poetit vizionar, të hedhë rreze ndricimi né errësirat e shekujve e të tregojë
shtigje të reja. Me poezitë e dy librave të tij të parë ai sikur na thotë: Po
këngët epike të Jugut të Shqipërisë a i keni parasysh? Ato ballada, kengë
trimërie e dashurie të Labërisë, Bergdetit, Camërisë edhe të arbëreshëve!
Por le t’ia lemë poetëve,
dëshirës sé tyre që ashtu si Sabit Rustemi projektojnë. Sabitit i takon shprehja
e Benedeto kroces që thotë: “Poezia e lartë lëviz e këviz brenda nesh masa të
mëdha kujtimesh, eksperiencash,
mendimesh , ndjenja të shumëfishta por edhe shkallëzime dhe ngjyrime të
reja.”⁸
Poeti
Sabit Rustemi nё kujtimet e tij, tashmё tё shpalosura prej disa analizave qё po
bёhen kёto kohё nga Timo Mёrkuri dhe nga ana ime, pёr librat e parё tё tij
thotё:
“Duke lexuar me kujdes “refleksionin” rreth dy
librave të parë të mi që u botuan para nja 30 vitesh ( plus dhe me një pritje
prej gati 10 vjetësh), ёshtё vërejtur saktë dhe ёshtё thënë shumë qartë se
Timo-ja shprushi nëpër pikat e mia më të ndjeshme poetike, siç janë librat e
parë, që duket se t’i paska përcjellur ai dhe, ka bërë mirë. Te “refleksioni”,
vёrej mё kureshtje problemin e titullit tё librit tim tё parё. Ishte poeti Ali
Podrimja qё e ndryshoi me të drejtë titullin bazë “Korzo e lirё”, ashtu siç
ёshtё trajtuar nё “refleksionin “ , dhe e mori për titull. Ishte titulli i
ciklit të parë “A la lisa era” të cilin e kisha vendosur unë, sepse edhe
poezitë lidhen pikërisht me këtë titull po, lidhur kjo edhe me një lojë në
formë pyetje që neve si fëmijë, na e bënin më të vjetrit në shtëpi: ” a la lis
era… a s’la lis era”?
Natyrisht që ne përgjigjeshim: La lis era … se
na vinte inat të na i mirrte era, lisat…
Ndёrsa pёr poezinë “Diku më pret një lule”,
një cikël poetik i botuar për herë të parë në revistën “Fjala”, më 1979, them
se në dukje të parë kjo poezi duket të jetë një poezi dashurie. Po, vasha e
asaj poezie, apo “lulja”, tek ne atë kohë e simbolizonte Shqipërinë. Madje edhe
nën titull, ishte një shkronjë e vetme: “Sh”….. edhe kjo si mbulesë, natyrisht
karshi pushtetit të kohës. Se, ne ashtu e ndjenim edhe Shqipërinë e asaj kohe,
siç e ndjejmë sot por ma shlirshëm, këtë Shqipëri që është. Adresime ndaj
Shqipërisë, ka edhe te libri i parë, “Ku i la lisat era”, veçanërisht poezitë:
“Zoti ynë i përgjumur”, “Porta pa çelës”, “Balada e një rrjedhe”, dhe “Sytë”.”
Ja, pra se si paralelizohen objektet e poezisё
sё njё poeti tё zot. Poezitё e tij emetojnё rrezatime qё vetё Sabit Rustemi i
quan adresime. Ai vendi “diku” ёshtё edhe Shqipёria, edhe Naim Frashёri, edhe
koha e rilindjes sё madhe tё shqiptarёve edhe shpresa pёr njё Kosovё tё lirё.
Të mos harrojmë se poezitë e të dy këtyre
librave janë shkruar nё harkun kohor 1978-1991, kur dielli nuk ndriçonte mbi
Kosovë.
Duke parё me kujdes
kёta dy libra, jehona e të cilave po kumbon edhe te lexuesi ynë i sotshëm ( e
veçmas këtu në Shqipëri ) poezia e Sabit Rustemit bёhet akoma mё e afёrt dhe
librat e mёvoshёm tё tij janё legjitimё nё origjinalitetin e tyre. Janё poezi
tё Sabit Rustemit. Ai vazhdon tё bёjё poezi!
—————————
1. mundus subterraneus (lat) – bota e nëndheshme.
2.Formulat epike në perspektivën e Ballkanit- botim i akademisë së shkencave të Beogradit, 2015 në artikullin ” Disa tipe të formulave në epikën e kleftikës greke ( heroike)” nga Predrag Mutavzhiç & Sasha Xhorxheviç, f. 139.
3.Poezia e re shqiptare. Jedinstvo- Prishtinë. 1966.
4. Timo Mërkuri. Zeusi i plakur…ose historia e një libri poetik, nё vend të të prezantimi. Pjesa II-të. Rajonipress, 19 maj 2020
5.Po aty.
—————————
1. mundus subterraneus (lat) – bota e nëndheshme.
2.Formulat epike në perspektivën e Ballkanit- botim i akademisë së shkencave të Beogradit, 2015 në artikullin ” Disa tipe të formulave në epikën e kleftikës greke ( heroike)” nga Predrag Mutavzhiç & Sasha Xhorxheviç, f. 139.
3.Poezia e re shqiptare. Jedinstvo- Prishtinë. 1966.
4. Timo Mërkuri. Zeusi i plakur…ose historia e një libri poetik, nё vend të të prezantimi. Pjesa II-të. Rajonipress, 19 maj 2020
5.Po aty.
6,Anton Nikë Berisha, "Hyrje në historinë
e letërsisë gojore shqipe" Faik Konica, Prishtinë, 2017, f.302
7.Formulat epike në
perspektivën e Ballkanit- botim i akademisë së shkencave të Beogradit, 2015 në
artikullin ” Disa tipe të formulave në epikën e kleftikës greke ( heroike)” nga
Predrag Mutavzhiç & Sasha Xhorxheviç, f. 142.
8.Benedetto Croce. “Poesia popolare e poesia d’arte”, Bari, 1933, f.324
8.Benedetto Croce. “Poesia popolare e poesia d’arte”, Bari, 1933, f.324
JackpotCity Casino NJ Review 2021 - JTM Hub
ReplyDeleteJackpotCity Casino NJ Review 2021. Sign 평택 출장마사지 up today! 남원 출장샵 Exclusive welcome bonus, งานออนไลน์ 50% 춘천 출장안마 match 천안 출장안마 up to $1000 + 50 free spins.
Mirëdita, ndërsa jeni duke e lexuar këtë, dijeni që problemet tuaja janë zgjidhur përgjysmë nëse mund të ndërmerrni veprime në lidhje me to sepse ajo është një grua e fuqishme shpirtërore atje e quajtur Dr dawn acuna, të cilën e takova duke lexuar një artikull në internet, ajo më ndihmoi me një magji që ma ktheu burrin pasi burri më la për më shumë se 8 muaj, ajo bëri një magji që më ndihmoi të mbetem shtatzënë për burrin tim dhe tani kemi 2 fëmijë të bukur, tani jeta ime në martesë po shkon mirë, çfarë mund të kërkoj më shumë .... a keni problem që dëshironi të zgjidhni?
ReplyDelete*Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
*Nëse doni të pajtoheni me burrin tuaj.
*Nëse keni nevojë për të kuruar ndonjë sëmundje.
*Nëse doni të ndaloni abortin.
Dhe shumë të tjera, acuna e agimit do t'ju mahnitë me Fuqitë e saj të mëdha. kontaktoni atë në whatsapp: { +2348032246310 }
Email: { dawnacuna314@gmail.com }