Shtrati
iliro-pellazgjik i një balade të vonëshme..
Sprovë
Nga Timo Mërkuri
Është fjala për baladën aq të njohur dhe të kënduar në gjithë zonën e
Toskërisë “Po vjen lumi turbull-o” me një tekst tepër konçiz e drithërues me
vargjet…Po vjen lumi turbull-o/ Turbull
lumi turbull-o/ Bjen një djal’ të mbytur-o/ Turbull lumi turbull-o/Del e jëma
bregut-o/ Turbull lumi turbull-o/Dhe i lutet lumit-o/Turbull lumi turbull-o/O
lumë të keqen-o/ Turbull lumi turbull-o/Nxirma djalin zallit-o/Turbull lumi turbull-o/Se
e kam të vetëm-o/ Turbull lumi turbull-o/…
1- Në fakt,
duke marë shkas nga një poemë baladeske e Petrit Rukës[1],
mbi motivet e kësaj balade kam shkruar një esse të publikuar në 06.10.2016 në
një sërrë portalesh, madje e përfshiva edhe te libri im “Identiteti
iso-polifonik”, por në këtë shkrim kisha
si synim të argumentoja faktin se kjo
baladë, ndërsa ka lindur si vajtim, pasi ka “kapërcyer ylberin e artit gojor
popullor” ka mbritur në kohën tonë si këngë iso-polifonike, duke dëshmuar kështu
ligjësinë se …kënga iso-polifonike e ka origjinën nga vajtimi”, madje e mbyll shkrimin
me shprehjen …Gjithmon
kemi thënë se kënga jonë iso-polifonike ka lindur nga vaji. Por ja që kjo poezi e Petrit
Rukës na tregon se edhe poezia mund të ritet mbi vajtimin, ashtu si
një manushaqe mbin e ritet mbi trupin zgërbonjë të një lisi të rrëzuar[2]…Pikërisht te kjo ligjësi e shndrimit të vajtimit në këngë duhet kërkuar edhe arsyeja se
pse kjo baladë këngë-vaj haset vetëm në trevat iso-polifonike të vendit që korespondojnë me zonat aktuale të Toskërisë.
2- Duke e vrojtuar me vëmëndje tekstin e kësaj
balade konstatojmë se përbëhet nga dy pjesë të ndryshme, të bashkuara në një të
vetme në procesin e shndrimit të saj në baladë. Realisht teksti i baladës përbëhet nga vajtimi i nënës së djalit të
mbytur dhe që përmban vargjet O
lumë të keqen-o/ /Nxirma djalin zallit-o/ Se e kam të vetëm-o… ndërsa pjesa
tjetër që përbëhet nga vargjet… Po vjen
lumi turbull-o// Bjen një djal’ të mbytur-o//Del e jëma bregut-o/ /Dhe i lutet
lumit-o…është vajtim i një vajtoreje tjetër të pranishme në mort (kemi thënë
që populli ynë edhe vajtimin e bën kolektivisht. Asnjëherë nëna e të ndjerit
nuk lihet vetëm në vajtim por shoqërohet dhe alternohet në vaj nga vajtore të
tjera, të afërme, bashkëfshatare apo miqësi) cila ka dëgjuar më parë vajtimin e
nënës së djalit dhe në vajtimin e saj
ravijëzon lëvizjet e saj deri në momentin që ajo nis vajin. Pra, vajtimi
i nënës, që realisht ka ndodhur në periudhë kohore (orë, ditë, javë etj) më parë kalon në “skalion” të dytë të vajtimi e
për pasojë të baladës duke i lënë vendin në nisje vajtimit ttë vajtores tjetër,
në respekt të llogjikës së balladës që nis e tregon ngjarjen në krye e më pas
vajtimin e nënës. Vargu refren… Turbull
lumi turbull-o…realizon lidhjen organike të dy vajtimeve. Realisht edhe ky
varg është pjesë e vajtimit të vajtores së dytë por duke qënë se është një varg
ideal për gjithë atmosferën e turbullt mortore është e vështirë ta dallosh
origjinën e tij mes dy vajtimeve. Ky bashkim i këtyre dy vajtimeve mund të jetë bërë edhe në ditët e mortit nga
një vajtore e tretë (dhe kjo është më e mundëshme) ose në një mort tjetër të
ngjashëm. Hipotezimi se mund të jetë bërë bashkimi në momentin e shndrimit të
vajtimit në këngë është një hipotezim dytësor për arsye se te kjo baladë nuk
shihen ndërhyrje të artit gojor popullor. E vetmja ndërhyrje në tekst është bërë
në periudhën e trysnisë turke ku vargu…bjen
një djal të mbytur-o…, ose …bjen një
trim të mbytur-o…është shndruar në …bjen
një bej të mbytur-o… Realisht ky ndryshim përfshin vetëm një fjalë dhe pikërisht
fjalën …”djalë, trim” me fjalën “bej”, por duke qënë se fjala “bej” është titull fisnikërie në shoqërinë
myslimane, ky zvëndësim është bërë shumë lehtë për arsye se i jep një ngjyrim “fisnikërie”
djalit të mbytur.
3- Në këtë kontekst edhe vargjet e poemës
baladeske të Petrit Rukës janë në përputhje të plotë me ligjësinë e vajtimit të
popullit tonë dhe të shndrimit të tij në baladë (këngë) të kënduar. Prandaj janë
kaq të suksesëshme krijimet poetike me
bazë baladeske të Petrit Rukës.
4-Por kjo baladë, ndërsa dëshmon ligjësinë
e shndrimit të vajtimit në këngë mbart në nënvete një shtrat iliro-pellazgjik
thurur me rite e doke zakonore tipike shqiptare që dëshmojnë më së pari lashtësinë
e etnitetit tonë dhe kulturën e tij zakonore.
Le ta shohim në një mënyrë më prozaike
subjektin e baladës…një lumë i turbullt që po sjell nëpër valët e tij një djalë
të mbytur dhe një nënë që vrapon bregut duke ju lutur lumit që ta nxjerrë në
zall (breg) trupin e të birit të saj të vetëm…Le ta pranojmë të gjithë se sado
me gjakftohtësi që ta lexosh këtë tekst, mornica e drithërima ta përshkrojnë trupin dhe lotët struken nën qepallat e syve
ndërsa logatjen e ke në majë të buzëve, madje
më lehtë e logat se sa e lexon. Kaq shumë dhimbje ka të grumbulluar në këto
shtatë vargje teksti dhee një varg refreni sa që prodhon një tension të jashtëzakonshëm
ashtu si bërthama e uraniumit ka
grumbulluar “kataklizmonë” te bomba atomike. Është dhimbja e nënës për të
birin, një zjarr e llavë shpirti që shkenca s’ka aritur ta zbërthejë dot e jo më
ta riprodhojë.
5-
Për të kuptuar shtratin iliro-pellazgjiko të kësaj balade le të shohim vargjet e saj…Del e jëma bregut-o/Turbull lumi turbull-o/ Dhe i lutet lumit-o/ Turbull lumi
turbull-o/O lumë të keqen-o/ Turbull lumi turbull-o/Nxirma djalin zallit-o…Në
dukje është një gjë e thjeshtë, një nënë (qënie e arsyeshme) e tronditur nis i
lutet lumit (një produkt, fenomen
natyror pa arsye dhe llogjikë) që të nxjerrë nga valët e tij
(lumit) trupin e të birit (të vetëm) të mbytur dhe tja japë asaj (nënës) sepse
ajo e ka djalë të vetëm. Në pamje të parë duket sikur nëna është tronditur kaqë
shumë nga dhimbja sa që do ketë pësuar ndonjë goditje në tru, ndaj nis e flet
me lumin. Kjo është dukja e parë por unë ju them e ju dëshmoj me betim hyjnor
se kjo nënë nuk është e “goditur në tru” ndonëse është e goditur tejpërtej në
shpirt. Ajo thjeshtë respekton një besim të saj, besim të stërlashtë iliro-pellazg sipas të cilit edhe toka ishte
një qënie me shpirt, si njeriu e jo më lumi që edhe ecte nga një vend në
tjetrin me zhurmë vale e oshëtima. Madje
lumi Vjosa sipas besimeve të herëshme shqiptare ishte një lumë i shënjtë dhe për
‘të janë thurur shumë legjenda. Ky lumë është personifikuar me një perëndi në skulpturë[3] nëpërmjet figurës së një plaku të shtrirë e të mbështetur në krahun e
djathtë, me flokë deri te supet, me mjekër të dendur[4]. E parë në këtë konteks, nëna fatkeqe i lutet një perëndie që ti kthejë
djalin që ajo (perëndia, ai) i ka marë[5]. Dhe duke qënë perëndi, ai (lumi)[6] ishte i aftë t’ja kthente të gjallë të birin. Kjo bindje e nënës nënkuptohet
sepse i biri akoma nuk e kishte kaluar
lumin e Anakerontit (lumin e të vdekurve që Karonti me varkën e tij i çonte në
Had) pasi ajo (nëna) nuk i kishte dhënë të birit me vete ovullat (taksën) e
Karontit.
6-Është
interesant fakti se lutja e saj tingëllon si një lutje drejtuar një perëndie
mashkull pavarësisht se emri Vjosa është femëror. Kjo, veç sa na sqaron në
shkrimin e cituar M.Zeqo mbi ndryshimin mes gjinisë dhe emrit të lumenjve në
Shqipëri, na jep mundësi që të përcaktojmë se epoka që cilëson balada është patriarkati. Përgjithësisht
baladat shqiptare cilësojnë fundin e matriarkatit dhe fillimin e patriarkatit,
por kjo legjendë cilëson periudhën e patriarkatit dhe më saktë kohën e instalimit perëndive të Dodonës në jetën shqiptare.
7-Në qoftë se dikush do pyesë se si
shpjegohet që kjo baladë kaq e shkurtër i ka rezistuar harresës së kohës unë do
tju sqaroja se kjo këngë ka qënë vajtim dhe si i tillë ka ecur nëpër shekuj. Më
pas, duke ju nënshtruar ligjësisë së shndrimit të vajtimit në këngë ajo është kënduar,
madje edhe si këngë nëpër valle të kënduara. Pra ajo grumbullon në vetvete tre
etapa jete të artit gojor popullor, etapën e vajtimit brilant që rikujtohej në
çdo mort e sidomos në rastet identike, etapën e këngës iso-polifonike dhe etapën
e valles së kënduar. Prandaj ajo ka ardhur te ne aq brilante sa në vajtimin
original. Ajo ska patur nevojë për shtesa nga rapsodët sepse ajo ska qënë pronë
e rapsodëve, ajo ka qënë dhimbje e ngulç shpirti i nënave. Por duhet të pranojmë
se nisja e ecjes së baladës si këngë, pra shndrimi i saj në këngë nga vajtim është
në distancë kohore nga lindja e saj
dhe kjo distancë matet me shekuj e jo me vite.
8-Le
të ndalemi pak te vargu….Nxirma
djalin zallit-o//Se e kam të vetëm-o/ Turbull lumi turbull -o/…Nëna,
veç mënyrës vajtimore me të cilën i drejtohet perëndisë lumë dhe që shpreson ta
prekë atë në “shpirt” paraqet edhe një argument sa tronditës aq dhe “të drejtë
zakonore”
shqiptare. Është pikërisht e drejta e “djalit të vetëm”.
Sipas traditave shqiptare djali i vetëm i një
shtëpie nuk lejohej të shkonte në luftë deri sa të
martohej dhe të lindte fëmijë. Ai nuk lejohej të shkonte as nëpër aksione
gjuetie të rezikëshme madje ai nuk dënohej me vdekje edhe po të bënte faj të dënueshëm me këtë dënim sepse në vend të tij dënohej dhe
ekzekutohej[7] babai,
qoftë edhe plak[8].
Pra në çfardo rasti djali i vetëm i një familjeje ishte i paprekshëm nga dhuna
vdekjeprurëse e rastësishme apo e qëllimëshme e njeriut. Me qënë se këto kode zakonore te shqiptarët kishin
ardhur nga “perënditë e Dodonës” nëna i kërkon “Perëndisë lumë” të respektojë
doket zakonore që e ka miratuar Zeuzi dhe t’ja kthejë djalin e saj ‘të vetëm-oo”… Ajo rend gjatë bregut,
lutet qan, ulërin dhe kërkon të drejtën
e saj “zakonore” sepse populli i saj i kurorëzoi perënditë në Dodonë për të
mbajtur drejtësinë në tokë e në qiell dhe jo të bëjnë padrejtësi si “perëndi(u)a
Vjosa”.
Duket sikur lumi ikën e ikën jo për tu derdhur në
det, po për t’i shpëtuar qortimeve të drejta të nënës së djalit, kësaj Ajkune
të Toskërisë që ka të drejtën të qortojë e mallëkojë diell e hënë, zotin
dhe zotat. Apo ndoshta lumi ikën me sytë mbushur plot ujëlot, i penduar për
gjëmën që ka bërë…
Sarandë, më 11
Prill 2020
[1] Publikuar në 24.09.2016 në fb
[2] T.Mërkuri “Identiteti
Iso-Polifonik” MILOSAO 2018 Sarandë
[3] Kjo skulpurë ndodhet në Muzeun
Historik Kombëtar në Tiranë
[4] Moikom Zeqo…Gazeta Dita dt July 14, 2018 shkruan… Kjo skulpturë e këtij plaku
madhështor është identifikuar si personifikimi kultik i lumit të Vjosës.
Skulptura është në mermer të bardhë me lartësi 49 cm dhe gjerësi 70 cm dhe
është gjetur në qytetin e lashtë të Apolonisë. Skulptura i përket si kohë
shekullit III para Krishtit, pra është gati 24 shekuj e vjetër.Identifikimin e
hyut “Lumi i Vjosës” arkeologët kanë mundur ta bëjnë duke u mbështetur në disa
elementë tepër të posaçëm me karakter historik, numizmatik dhe mitologjik. Duhet thënë se zbuluesi i kësaj skulpture,
dekani i arkeologjisë shqiptare Hasan Ceka gjithashtu ka gjetur edhe një
monedhë argjendi të qytetit të Apollonisë, që tregon rafigurimin e këtij hyu në
formën e një plaku leshralëshuar dhe të shtrirë por me një detaj kompozicional
me rëndësi. Hyu qëndron i shtrirë pranë një urne nga del ravijëzimi i ujërave.
Skena e hyut lumor Vjosa si një plak i shtrirë ndodhet në të vërtetë në një
monedhë të Apolonisë, që është përdorur në vitet 198-211 pas Krishtit dhe që në
njërën anë ka bustin e perandorit romak Geta, kurse në anën tjetër lumin Aous
(Vjosën) të shtrirë mbi urnën nga derdhet uji.Në monedhë janë ravijëzuar dhe
kallama, një timon i rrumbullakët si dhe tri silueta burrash nga e djathta, që
tërheqin një trung të madh druri të degëzuar.D.m.th. në një ditë të caktuar, të
kalendarit pranveror është bërë rituali që për nder të hyut Vjosa tre burra
tërheqin mbi ujëra të lumit trungun e një lisi të shenjtë të degëzuar?
Skulptura e Apolonisë së hyut Vjosa është e
mashkullorizuar ndonëse emri Vjosa, ose më i lashti emri i lumit Aous, mund
të ketë qenë i gjinisë femërore. Përgjithësisht, në fillim emrat e lumenjve i
janë përshtatur femërorizimit të matriarkatit. Kulti i hyut lumë për mendimin tim, duke u bazuar mbi disa studime
të Hamondit e ka origjinën nga Epiri
ilir. Vetëm në Epirin ilir është kulti i lumit Akeront, që çon në Ferr…
[5]M.Zeqo vepra e cituar
më sipër Gazeta Dita dt July 14, 2018 , vijon… Valer Maksimi flet për një luftë që bënë
banorët e Apolonisë dhe në këtë luftë ata i kërkuan ndihmë popullit të
Epidamnit. “Por
epidamnasit ju përgjigjën se nuk kishin se çfarë t’i dërgonin për ndihmë
(“përveç lumit Aos (Vjosa e sotme) që rridhte pranë mureve të
Apolonisë”. “Ne pranojmë ç’të na jepni” u përgjigjën banorët e Apolonisë
dhe lumit Aos i caktuan radhën e parë në ushtri, madje e shpallën komandant të
tyre.Megjithëse nuk kishin shpresë banorë te Apolonisë i mundën armiqtë e tyre duke ja veshur këtë triumf besimit të këtij
falli, ata i bënë fli lumit Aos si t’i bënin fli një Hyu dhe pas kësaj vendosën
ta vënë në krye të ushtrisë së Apolonisë në të gjitha betejat”).Ky
pasazh i Valer Maksimit shpjegon pse është ringjallur kulti i hyut Vjosa në
monedhat e shekujve II dhe III pas Krishtit.
Nga kjo kuptojmë se Vjosa të vriste ( të
mirte). (Shën. Im.T.M.)
[6] Sigurisht që për lumin populli kishte shumë personifikime.
Herë e quante gjarpër, herë një djalë trim që
etj. Ne qëndruam te personifikimi më ayrtar, më elitar dhe më i afërt me tekstin e baladës.
[7]Bazuar nga ky koncept zakonor
konkludohet se zakoni i vrassjes së djalit të vetëm në të drejtën kanunore për
halmarje është future dhe stimuluar nga pushtuesit si mjet përçarjeje mes
shqiptarëve.
[8] Në vitin 1919 pranë Delvinës një
djalë i ri, djalë i vetëm, bari nga Piluri, bashkë me disa djem të tjerë barinj,
prenë telat e telefonit të ushtrisë
italiane të qepnin opingat e tyre pa kuptuar se çpo bëbnin. I kapën dhe djalin në fjalë e dënuan me vdekje por në
momentin e ekzekutimit mbrin i jati i tij dhe paraqitet para oficerëve italianë
ku u sqaron se, mqse i biri ishte djalë i vetëm i shtëpisë, ai duhej të lirohej dhe në vend të tij duhej të
pushkatohej ai vetë, si babai i tij. Pas shumë debatesh, ballafaqimesh etj, me
në fund u lirua djali dhe u pushkatua
prindi.
Mirëdita, ndërsa jeni duke e lexuar këtë, dijeni që problemet tuaja janë zgjidhur përgjysmë nëse mund të ndërmerrni veprime në lidhje me to sepse ajo është një grua e fuqishme shpirtërore atje e quajtur Dr dawn acuna, të cilën e takova duke lexuar një artikull në internet, ajo më ndihmoi me një magji që ma ktheu burrin pasi burri më la për më shumë se 8 muaj, ajo bëri një magji që më ndihmoi të mbetem shtatzënë për burrin tim dhe tani kemi 2 fëmijë të bukur, tani jeta ime në martesë po shkon mirë, çfarë mund të kërkoj më shumë .... a keni problem që dëshironi të zgjidhni?
ReplyDelete*Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
*Nëse doni të pajtoheni me burrin tuaj.
*Nëse keni nevojë për të kuruar ndonjë sëmundje.
*Nëse doni të ndaloni abortin.
Dhe shumë të tjera, acuna e agimit do t'ju mahnitë me Fuqitë e saj të mëdha. kontaktoni atë në whatsapp: { +2348032246310 }
Email: { dawnacuna314@gmail.com }
Nuk mund ta besoja se do të ribashkohesha ndonjëherë me ish të dashurin tim, isha aq i traumatizuar duke qëndruar vetëm pa një trup që të më qëndronte pranë dhe të ishte me mua, por isha aq me fat që një ditë takova këtë magjistar të Dr. Ediomo, pasi i tregova per gjendjen time ai beri cdo gje qe ishte e mundur qe te shihte te dashurin tim te kthehej tek une, ne fakt pasi beri magji ish i dashuri im u kthye tek une me pak se 48 ore, ish i dashuri im u kthye duke me lutur qe nuk do te rikthehej kurre. me ler perseri, 3 muaj me pas u fejuam dhe u martuam, nese edhe ti ke te njejten situate. Ai është shumë i fuqishëm në punët e tij;
ReplyDelete* magji dashurie
* magjitë e tërheqjes
* nëse doni që ish-i juaj të kthehet
* Ndaloni divorcin
*thyej obsesionet
* shëron goditjet në tru dhe të gjitha sëmundjet
* magji mbrojtëse
*infertiliteti dhe problemet e shtatzënisë
* magji llotarie
* magji me fat
Kontaktoni Dr Ediomo në emailin e tij: drediomo77@gmail.com
faleminderit shume zoteri qe ma ktheve ish te dashurin tim emailin e tij: drediomo77@gmail.com ose telefono/whatsapp:+2349132180420
+2348155926512