MIRKO
GASHI ose MALI ME LISA
Nga Timo Mërkuri
Më
tepër pata dëgjuar për Mirko Gashin se sa pata lexuar prej tij.. Por mjaftoi
leximi i ciklit poetik “NATA E QIRINJVE” me poezi nga libri i tij botuar pas vdekjes “REINKARNIMI
IM” Media plus art, Prishtinë, 2010
publikuar te “AGMIA” në
01.07.2020 për tu ndalur i mahnitur se po ndjen që para teje ke një mal,
shpatet e të cilit janë plot me lisa të lartë
Ndjesinë e lisave ta jep vetë stili poetik
i autorit me vargje të lira e të shkurtëra, që prezanton një poezi “shtatlartë”
si shqiptarët e Kosovës, sa që të krijon bindjen se autori jo më kot e ka përdorur
këtë stil vargu. Në qoftë se kjo ide fillimisht të lind si mendim, të përforcohet
në bindje nga simbolika e përdorur nëpër
vargje … Një plak/një lis/me plis… Nuk mjafton paralelizmi i
një plaku me një lis, duhet konkretizuar portreti me “një plis” për ta lexuar
qartë “pasaportën etnike” të poezive të tij.
Është interesant stili i Margo Gashit,
i pangjashëm me asnjë. Përmes një kinse “lodra fjalësh” poeti shkruan një
manifest rezistence e proteste, sa të thellë nga mendimi, sa të fortë nga
guximi aq dhe vizionar nga qëllimi… Ashtu i lidhur/i thoshte grigjës në
Golgotë/qëndro ime bijë qëndro im birë/për fenë dhe kombin/ju jeni martirë…. Në
oborrin e Isës/pleq e të rinj/plaka e të reja/Shikojnë/ pentagramin e
ylberit/dëgjojnë/cicërimën e
ngjyrërave/Përroi i maksimit/u shterr nga zilia…
Duhen lexuar mirë poezitë e Mirko
Gashit, duhet qëmtuar besimi e shpresa ndër to, duhet parë e ardhmja që i ka rrënjët
thellë në poezi si lisat në tokë... Buzëqesh o fëmijë/ndezi qirinjtë/ shpirtërat
e parrëfyer/na i sjell Kali i Varreve…, ose te poezia “Të
mendosh ndryshe” e cila të trondit me vargun e saj … fjala
më e uritur në gjuhën shqipe/është fjala “uri”… E fjalës uri/po
t’ia shtrosh bukën përpara/ajo bëhet bukuri…Duhet qëmtuar poezia e tij sepse
brenda një mbulese “lodra-fjalësh” qëndron si margaritari në “pine” besimi dhe
shpresa… Varr varr e varr/Istukë Gostivar e Tivar/Po ji
gëzuar/mos rri me lot/sonte niset hëna e plotë/Nëpër guaca po fle gaca/sonte
niset hëna e plotë…ose… Sontë është Nata e madhe/Betoven tani e
di/si lindi/Oda e Gëzimit… Në bebëzën time/hyri më parë
shqiponja/prej bebëzës vetëton vetëtima…
Ritmi i poezive të Mirko Gashi është vërtet
i veçantë. Në pamje të parë të ngjason me një çupë që loz në kolovajzë me ato …ulem/ngjitem…
, por me një shikim më të mprehtë dallon se nuk është një kolovajzë por është
kalvari i një jete në robëri dhe skamje…Unë mbjell elb/e më del qelb/ … shkruan
poeti dhe ne, pas kësaj “lodre” fjalësh shohim një stërmundim prej skllavi në
punë për bukën e gojës së njeriut të thjeshtë të popullit. Me elegancë vazhdon
“lojën” e “rebuseve” dhe shkruan… Shumë e shumë gënjeshtra/na futën në eshtra/…
dhe nuk e sheh fare të nevojëshme të “sqarojë” se flet për dallgët e valëve propogandistike të shtetit
monist serb që përplasen mbi ta dhe të cilët e kanë…Halë në sy/tërë kohën…Dhe
na e thotë këtë sikur thotë një rebuz për fëmijët. Në qoftë se poetët e tjerë
kosovarë përdorën metaforën si strehim dhe pozicion poetik, Mirko Gashi përdori
gjuhën e thjeshtë dhe “lodrat e fjalëve” për të shprehur idetë e tij. Le të
shohim poezinë “Në gjykatore” të cituar dhe më sipër, port ë parë nga një këndvështrim
tjetër: Një plak/një lis/me plis/Tre korba/ mbi pre/Gjykatësja/dikton dersin/mësuar
pa cofur …Qysh me një lexim të thjeshtë shohim situatën e viteve tetëdhjetë dhe
dënimet massive të shqiptarëve, madje dhe pleqëve... dhe më tejë stigmatizohet
trupi gjykues me tre korba, ku gjyqtarja relatore vetëm i lexon vendimet e
parapregatitura, ende pa "cofur" pleqtë që dënohen . Në këto vargje
ndjen se ndodhesh përpara një hordhie qensh rrugësh të uritur, që u skërmitin
dhëmbët dhe sulmojnë qytetarët dhe kursesi përpara një organi drejtësie shtetërore.
Edhe në një lexim të sipërfaqshëm poezia e Mirko Gashit dëshmon me
vargje-fakte se ndërlidhet ngushtë me
fatin e Kosovës dhe të shqiptarëve, por që
poeti këtu i trajton brengat dhe hallet
e fatet e popullit të tij në një mënyrë tepër artistike, sa një lexues i shkujdesur dhe nuk mund t'i kuptojë..Është
interesant fakti që poeti, jo vetëm që nuk i ka fshehur idetë e tij pas
metaforave por ai i ka shprehur ato në mënyrë
gati publike dhe me sa duket, ja ka dalur mbanë pasi vargjet e tij, që mbartin idetë liridashëse e kanë kryer
misionin e tyre dhe jo vetëm që janë kuptuar plotësisht nga lexuesi Kosovar por
edhe janë mësuar përmëndësh. Madje poeti i është shmangur ndëshkimit të policisë
së fshehtë serbe që ai e quan “sorrëshkina”… Plimi i
sorrëshkinave/për çdo mëngjes/më përbirohet/nëpër/birën e fundit/të kavallit/E
ma glacojnë/mëngjesin… shkruan Mirko Gashi për policinë e fshehtë serbe (sorrëshkinat)
që e përndiqte si shumë atdhetarë të tjerë..Ai
nuk është në mëndyshje për qëndrimin e tij, madje “replikon“ edhe me
zotin… Pse
o Zot/je aq i madh/Ti the/fali/s’dinë se çka po bëjnë/…/Zot o Zot/unë s’jam
Ti/po Ti e di/se çka bënë… kur me pak fjalë vargëzuar sipas stilit të tij,
autori jep një panoramë rrënqethëse të sundimit serb në Kosovë… Vdekja dhe
jeta/shetisin dorë për dore/si binjakët që shkojnë në shkollën yjore/për të
mësuar/pse vlon qumështi në gjirin e nënës/qysh zgjohet deti në prehërin e
hënës/në baticë… vargje që të trondisin me dëshminë dhe fantazmogorinë e tyre.
Mendoj se janë dy elementë që e kanë
ndihmuar Mirko Gashin në shmangien e ndëshkimit të policisë serbe, së pari: gjuha
që përdor poeti është një gjuhë e thjeshtë, gati e zakonëshme e qytetarëve të
thjeshtë, por që ai diti ta ngrejë në piedestalin artistik, në një mënyrë që
nuk e kishte realizuar askush. Gjuha e
thjeshtë në vargjet e tij përthyhet në shtatë drita, siç përthyhet rezja e
diellit në prizëm duke na dhënë një “ylber” ndjenjash e mendimesh. Lexuesit, jo vetëm e
kuptojnë gjuhën e poezive të tij por
edhe e admirojnë dhe e përvehtësojnë, ndërkohë që shteti kalonte indiferent
pranë poetit dhe fjalorit të tij të “rrëndomtë”. Në këtë indiferencë pushtetore
ka luajtur rolin e saj edhe paraqitja prej bohemi e poetit. Së dyti ka ndikuar llogjika e “fshehjes” sipas së cilës vendi më
i mirë për të “fshehur” diçka të shtrenjtë është vendi “para syve” ku të tërë e
shohin[1]
por nuk e kuptojnë. Mirko Gashi jo vetëm
që i publikonte poezitë e tij në organet
e shtypit por edhe i deklamonte ato në grupe shokësh në kafene dhe vende
publike. Ata që kuptonin poezinë i shkruanin nëpër fletoret e tyre, ndërsa ata
që kishin misione suverjimi, nga që s’kuptonin gjë nga vargjet e tij, qeshnin
me këtë bohem zhurmaxhi dhe largoheshin.
Është poet trim Mirko Gashi dhe këtë e
tregon në mes të Gjakovës (16.05.1992) me poezinë e tij sfiduese “Sorrëshkina-akrep i
kohës” ku i hedh sistemit doraçkën e sfidës…Durimi u stërtrash/E ti/As
dalëngadalë/S’e ndale turrin/Oj sorrëshkinë/E përdalë/Zog ti zogo/ Mendjeçalë/ Ik
nga erdhe /Në moçal…/Nga çdo kokërr
rrushi/Ngrohemi nga prushi/I yjeve në gjithësi… Vargjet të tilla recitohen vetëm me tingullin
e trumpetës.
Tronditëse
është poezia “Varret” me vargjet si eshtra njerëzish që u ka shkarrë dheu i
varreve, ku qysh në fillim bën deklarimin
sat ë qartë aq dhe nëkuptues... I kemi kudo (varret. Shënim
im T.M.) jemi/të pasur me to…për të vijuar
me aludimin e të vdekurve të pranishëm në jetën e të gjallëve…E vjen koha/kur
Kali i Varreve/na sjellë/shpirtrat/në dasmë…dhe jo vetëm kaq, por edhe vallzojmë
me të vdekurit tanë…s’e di kush/Mes teje/dhe atij/që ia ke qitë krahun/ padukshëm/vallëzon…Përmëndja
e baladës së Kostandinit dhe Doruntinës si ilustrim mund të shërbejë në qëllimin
sipërfaqsor të poetit se ai e ka fjalën për të vdekurit e kohës së tij, me të
cilët vallzon gëzimin e ditëve që do vijnë.
Është mjeshtër i shprehjes së thellë
Mirko Gashi, i shprehjës artistike të mendimit, të cilin më shumë e ndjen si rrahje pulsi nëpër vargje
se sa e kupton nga fjalët e vargjeve... Jemi më të etshëm/se lulja për bletë
/Jemi/lule ndër lulet/që flet…Nuk kam lexuar një portretizim më të bukur për
njeriun Kosovar dhe mos u përpiqni se as ju nuk do gjeni dot. Por unë pyes
veten në se vetëm unë i kam lexuar këto vargje? Se s’di si ta shpjegoj që kjo
poezi nuk është muzikuar në një simfoni, sepse teksti për të tillë muzikë ka
lindur, jo për tu recituar. Lexojeni ju lutem bashkë me mua… se
pa të s’ka liri/E ne jemi plim/tri fe e një fis/Në këto ditë/ shpatën e
ndërruam/me durim / Jemi ushtarë/të Skënderbeut/Ujë i kuq/për tokat/e
mëmëdheut/ Qoftë/edhe në këtë ferr/popullin askush/s’ma merr…Po Mirko Gashi,
askush nuk na e merr dot popullin, kur jemi vërtet bij të tij.
Unë dua tju tregoj se te Mirko Gashi,
përtej pamjes së një bohemi, përtej vargjeve hymn apo aludive, unë pashë një zemër të ndjeshme, si një lule bajame e
porsaçelur dhe delikate ndaj erës së
acartë të “funddimrit”. Këtë lexuesi mund ta ketë vënë re te vargjet e
poezive me ton dhe botë fëminore, por unë
do tjua ritregoj te poezia “Lulja” ku
shkruan ...Vestalet e strehuara/në syrin tim/ma flakërojnë shikimin/Druaj mos të
djegë/ frikësohem /mos po të çeli plagë/sepse kur fishkesh ti/mplakem unë/Dhe
të varrosi në ballin tim/ti aty qëndron në të si vrragë/Dhe unë harroj emrin
tim/dhe kush më solli në këtë botë…Kjo është një poezi e bukur dashurie, janë
fjalët këngë të një djali në dashurinë e parë që ja drejton (qoftë dhe në
heshtje) vajzës që do. Aty ndjen më shumë
se sa lexon si i dridhet zemra djalit, si i mblidhet ankthi si një grusht në
stomak qoftë dhe në një vonesë disa minutëshe të vajzës, aty përjetëon frikën e
drojën e tij për lumturine e vajzës. Aty kupton se ç’do të thotë të dashurosh
me gjithë zemër. Aty kupton se Mirko Gashi është një poet i ndjeshëm e i
tendosur si një tel kitare , që ndjen edhe prekjen e flladit më të lehtë të pranverës e jo më furtunën serbe mbi fatin e njeriut kosovar. Atë e prek edhe mendimi i
një dhimbjeje njerëzore, si një dorë istrumentisti mbi tela dhe e bënte të lëshonte
tinguj ndjenjash në formë vargjesh që të shponin zemrën tej e tejë.
Mirko Gashi ishte një mal i lartë plot
shkëmbinj që i ndali vrullin acarit
dimëror të veriut që synonte të depërtonte drejt shpirtit të popullit. Mirko
Gashi ishte një mal në shpatet e të cilit lisat (poetikë), me rrënjë të futura
thellë në dheun amë e të pleksura nëpër shkëmbinj, tradita e kujtesën e kombit,
i ndalën erozionin e i ruajtën
gjelbërimin fjalës poetike shqipe. Nëpër lisat e tij në çdo degë cicërin
pranver dhe në mes të dimrit dhe çdo gjethe që lëkundet të fton të afrohesh, si
një dorë miqësie që të bën shënjë për së largu.
Mirko
Gashi ishte një poet me plot kuptimin e
fjalës dhe më vjen keq që e njoha kaq von.
Sarandë, më 01.07.2020
[1] Sipas argumentit të poetit
austriak Hugo von Hofmannsthal, kur thotë se “Thellësia duhet të fshihet. Ku? Në sipërfaqe.”
Laureta Petoshati Mistika
e shenjtë e këngës “Eja, eja luleborë” fb 08 korrik 2020
Mirëdita, ndërsa jeni duke e lexuar këtë, dijeni që problemet tuaja janë zgjidhur përgjysmë nëse mund të ndërmerrni veprime në lidhje me to sepse ajo është një grua e fuqishme shpirtërore atje e quajtur Dr dawn acuna, të cilën e takova duke lexuar një artikull në internet, ajo më ndihmoi me një magji që ma ktheu burrin pasi burri më la për më shumë se 8 muaj, ajo bëri një magji që më ndihmoi të mbetem shtatzënë për burrin tim dhe tani kemi 2 fëmijë të bukur, tani jeta ime në martesë po shkon mirë, çfarë mund të kërkoj më shumë .... a keni problem që dëshironi të zgjidhni?
ReplyDelete*Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
*Nëse doni të pajtoheni me burrin tuaj.
*Nëse keni nevojë për të kuruar ndonjë sëmundje.
*Nëse doni të ndaloni abortin.
Dhe shumë të tjera, acuna e agimit do t'ju mahnitë me Fuqitë e saj të mëdha. kontaktoni atë në whatsapp: { +2348032246310 }
Email: { dawnacuna314@gmail.com }
Nuk mund ta besoja se do të ribashkohesha ndonjëherë me ish të dashurin tim, isha aq i traumatizuar duke qëndruar vetëm pa një trup që të më qëndronte pranë dhe të ishte me mua, por isha aq me fat që një ditë takova këtë magjistar të Dr. Ediomo, pasi i tregova per gjendjen time ai beri cdo gje qe ishte e mundur qe te shihte te dashurin tim te kthehej tek une, ne fakt pasi beri magji ish i dashuri im u kthye tek une me pak se 48 ore, ish i dashuri im u kthye duke me lutur qe nuk do te rikthehej kurre. me ler perseri, 3 muaj me pas u fejuam dhe u martuam, nese edhe ti ke te njejten situate. Ai është shumë i fuqishëm në punët e tij;
ReplyDelete* magji dashurie
* magjitë e tërheqjes
* nëse doni që ish-i juaj të kthehet
* Ndaloni divorcin
*thyej obsesionet
* shëron goditjet në tru dhe të gjitha sëmundjet
* magji mbrojtëse
*infertiliteti dhe problemet e shtatzënisë
* magji llotarie
* magji me fat
Kontaktoni Dr Ediomo në emailin e tij: drediomo77@gmail.com
faleminderit shume zoteri qe ma ktheve ish te dashurin tim emailin e tij: drediomo77@gmail.com ose telefono/whatsapp:+2349132180420
+2348155926512