DRITA QË E SHNDËRRON NJERIUN NË DRITË
Mbi romanin “Nëna
e Dritës” të Anton Nikë Berishës
Timo Mërkuri
I-Të shkruash një roman për Nënën Tereze, së pari: duhet
ta kesh shpirtin plot dritë gjer në skajet e tij më të thella. Së dyti: librin
duhet ta shkruash vetëm me germa drite. Në këtë nismë duhet pasur parasysh se
edhe drita është disa llojesh, ndaj duhet të dimë të zgjedhim atë ashtu siç
zgjedhim bojën për penën. Shkencëtarët shpjegojnë se drita e diellit është disa
formash dhe vjen drejt nesh në formën e valëve, madje ato (valët) “udhëtojnë”
në formë rrethore, pikërisht si valët që krijohen në një pellg nga rënia e një
guri. Ne hamendësojmë se ato vijnë vetëm drejt nesh dhe pak vrasim mendjen të
shohim dhe të kuptojmë se ato shkojnë me të njëjtin intensitet edhe në kahun e
kundërt. Ajo që dua të theksoj këtu është fakti se kjo valë dritë bie mbi ne në
mënyrë të drejtpërdrejtë, të fortë, verbuese, madje duke prurë me vete
nxehtësinë. Ndërkohë një pjesë e dritës diellore bie e shpërndahet mbi objekte
dhe reflektimi i saj drejt nesh, si dritë e tërthortë, na mundëson që t’i
shohim ato në dimensionet dhe ngjyrat e tyre. Ekziston dhe drita qiellore, një
dritë e ëmbël dhe e ngrohtë, që ndonëse ajri është pa ngjyrë, ta paraqet
qiellin në një të kaltër të ëmbël.
Gjithsesi kjo dritë me origjinë zjarri diellor, nuk
“harron” të mbartë drejt nesh ngjyrën e kuqe në të verdhë dhe rrezikun e
nxehtësisë të origjinës së saj. Kjo është një dritë që të ndrin, por edhe të
djeg dhe ajo që ka më shumë rëndësi është se jetëgjatësia e saj matet me epoka
mijëravjeçare.
Ka dhe një dritë tjetër në këtë botë, që nuk të vjen në
formë valësh rrethore apo një drejtimshe, një dritë që nuk e sheh, por më së
shumti e ndjen, si atë vetë ashtu edhe ngrohtësinë e saj. Kjo është drita që
buron nga shpirti i njeriut të mirë, me të cilën mund të ndriçojë dhe të shfaqë
në radhë të parë veten e tij para njerëzisë dhe kohës. Kjo dritë, që më së
shumti shfaqet në shkëlqimin e syve është shumë jetëshkurtër, vazhdon vetëm një
jetë njeriu për secilin burim njerëzor. Me këtë dritë mund të shprehësh një
dashuri të sinqertë duke e bërë të lumtur një vajzë, të shkruash një poezi të
bukur apo të bësh një vepër humane për dikë ose për disa njerëz, një heroizëm
apo një vetëflijim.
II-Shkencëtarët na kanë shpjeguar dritën e diellit dhe
drita të tjera të ngjashme, kanë folur dhe shkruar edhe për dritën e shpirtit
njerëzor, por ata s’kanë mundur të flasin,
kuptojnë dhe shpjegojnë “dritën e dritave”, atë dritë për të cilën flet
në romanin e tij “Nëna e Dritës[1]”
shkrimtari Anton Nikë Berisha. Kjo dritë ka mbetur pa u shpjeguar nga
shkencëtarët “ateistë” dhe praktikicenë për arsyen e thjeshtë se burimi i saj
është mbi shkencën. Kjo është drita që buron prej Hyjit dhe që depërton në çdo
qelizë të qenies së njeriut duke e shndërruar atë vetë në dritë. Kjo dritë
shihet vetëm një herë, pikërisht kur
vetë Hyji të fton të bëhesh “dritë e
dritës” së tij: “Në një çast, nga
trupi i saj (Zojës), zuri të rrjedhë një dritë, që shkonte e shumohej dhe
shndërrohej në ujëvarë shkëlqyese; përhapej gjithandej sa e tërë kisha u
shndërrua në dritë (f. 68) Ishte një ngrohtësi që më depërtonte thellë në qenie
dhe më përtërinte” kujton takimin e parë me këtë dritë “Gonxhja” fëmijë. Kjo është drita që nuk shuhet...:“Derisa
të jem në botë, do të jem drita e botës”, Gjn 9, 5 (f. 142).
Duhet thënë se kjo është drita që, ndryshe nga gjithë dritat e tjera,
pranohet nga njeriu i zgjedhur prej Hyjit (“Ti duhet të bëhesh flije e Krishtit!”
më tha zëri me butësi. f. 69) me vullnetin e tij të lirë, përthithet prej
tij në çdo orë dhe ditë të jetës dhe kryesorja është se vetë njeriu shndërrohet
në dritë, pjesë e kësaj drite. “Ti e di se dashuria më ka kryqëzuar. Dua që
edhe ti të jesh pjesë e dritës sime!” tha zëri dhe heshti.(f. 71) kujton
vajza Gonxhe ftesën e Hyjit në kishën e
Leticës dhe autori citon
kujtimet e saj; Krishti u flijua për t’u ngjallur nga Ati, për t’u
shndërruar në dritë që do t’u prijë njerëzve. Kështu i flijuar në kryq, Ai u bë
dritë e drita e shpëtimi ynë. Dhe kësaj drite dhe kësaj fuqie që na shëlbon, ne
duhet t’ia hapim zemrën. ( f. 36)
dhe : I krishteri me pagëzim bashkohet me dritën e Hyjit, ndërsa me kungim
pasurohet me Shpirtin e Shenjtë (f. 37).
Ajo që ka më shumë rëndësi
është fakti se kjo dritë nuk vjen te njeriu si drita e diellit, në formë valësh
rrethore apo të drejtpërdrejta dhe nuk përbëhet nga spektër ngjyrash. “Spektri”
i saj është dashuria dhe besimi ndaj
Hyjit dhe këto mbjellin shpresën te
njerëzit që e kanë humbur atë.
Shtojmë faktin se njeriu, duke
u bërë dritë, pjesë e kësaj drite sheh qartazi të vërtetën e jetës dhe e
ndriçon këtë të vërtetë edhe për të tjerët, sepse: “Në dritën dhe në
dashurinë time do t’i kuptosh gjërat më plotnisht; do të jesh e lumtur [...] Këtë
gjë ua dhuron Hyji vetëm atyre që flijohen për hirin e tij e për të mirën e
njeriut.” (f. 70) Kjo dritë të mundëson të shohësh shpresën edhe në erësirën e mjerimit, të gjesh gëzimin
në vuajtjen për të tjerët, sepse: ”Vetëm duke qenë pjesë e kësaj drite sheh
e ndjen se “vuajtjet e tjetrit janë njëherit edhe vuajtjet e tua; mjerimi i tij
të bën që edhe ti të jesh i mjerë” (f. 134) dhe mëson çuditërisht se: “Përbuzja
që i bën tjetrit [...] nuk bartet tek ai; i përket atij që e bën. E njëjta gjë
ndodh edhe me urrejtjen: ai që e urren tjetrin, në të vërtetë e urren veten: Të
dyja (përbuzja dhe urrejtja) janë ndjenja e ndjenjat nuk janë sende që barten,
mbesin aty ku lindin (f. 134).
Kjo dritë e Hyjit ka vetëm
dashuri dhe “dashuri” në të gjitha gjuhët do të thotë të japësh dhe jo të
marrësh. S’ka rëndësi se sa jep, rëndësi ka të japësh me dashuri të madhe: - “Fëmija
ynë për tre ditë nuk e ka ngrënë pjesën e vet të sheqerit; e ka mbledhur në
këtë tas dhe e ka sjellë për fëmijët e tu!” (f. 258).
-“Nënë, unë jam lypës dhe sot gjithë ditën kam bashkuar
vetëm 29 paisa. Dua t’i jap ty!… Desha të kesh edhe diçka nga unë”. (f. 259)
-“Nënë, një ditë më parë jemi martuar dhe kemi hequr dorë
nga kremtja e martesës për t’i kursyer të hollat për njerëzit e tu të varfër!
Ato të holla ju kemi sjellë.” (fq.261)
-“Nëna ime, të dua përtej masës dhe po t’i dërgoj të
hollëzat e mia për të varfrit e tu. Këto kam e këto po t’i nis. Të kisha pasur
më shumë, do t’i kisha nisur të gjitha!” (f. 262).
Mbi të gjitha, kjo nuk është
një dritë që fiket e ndizet sipas dëshirës
së njeriut si dritat e shtëpisë. Kush bëhet “dritë e dritës”, shkon pas
dritës dhe në atë botë ulet në krah të Atit: “Pastaj vëreja se vrundujt e
ndriçimit ngjiteshin përpjetë [...] dhe njësoheshin me dritën e yjve.
Duke e vështruar atë ndriçim u nisa mbas tij. Në atë çast
ndjeva një ngrohtësí shpirti, një lehtësim frymëmarrjeje dhe një prehje të
thellë, të pafund, si në Shtëpinë e Atit. (f. 295)
III-Të shkruash një libër për
Nënën Tereza duhet ta njohësh Biblën në tërësi dhe fjalën e Krishtit në
veçanti, ashtu siç e njihte dhe e zbatonte ajo, e cila i ishte falur asaj fjale
me trup e shpirt. Referimet që bën
autori nga literatura kishtare, mbështetja dhe përafëria e fjalëve dhe e
veprimeve të Nënës Tereze me ato të shenjtorëve dhe Krishtit, dëshmojnë që autori është njohës i mirë, jo
vetëm i teksteve të Nënës Tereze, por dhe i Biblës dhe i literaturës
kishtare, ku gjen mbështetje çdo mendim dhe veprim i saj. Jo vetëm që autori i
njeh këto tekste dhe literatura, por kur është e nevojshme ai shkruan në stilin
e tyre, në stilin e librave apo të shkrimeve të shenjta, duke e “shndërruar”
vetë romanin në një libër, pjesë të literaturës kishtare.
Të lexosh këtë roman, të duket
se lexon pjesë të Biblës apo së paku një nga Ungjijtë në një variant të ri, aq
shumë ngrohtësi, dashuri e teologji mbartin. Lexoni ju lutem kapitullin e parë
të romanit: “Dita që nuk donte të mbaronte”, shihni të shkruarin plot dashuri dhe përvujtëri, tipike e shkrimeve të
Apostujve dhe ju siguroj se do t’ju “lindë” mendimi që ky kapitull mund të jetë
“riprodhimi” i ndonjë letre origjinale të Nënës Tereze ose një fragment shkrimi
i një Apostulli. Hamëndësimi sado i largët në dukje, ka diçka të vërtetë: Nëna
Tereze kishte stilin e të shkruarit si një Apostull i Ri, ndërkohë që mund të
themi se Anton Nikë Berisha e ka studiuar dhe e ka përvetësuar pasurinë
leksikore, teologjike kishtare dhe stilin e Shkrimeve të Shenjta sa që ky libër
mund të “hyjë” lehtësisht në fondin e librave kishtarë i barabartë me vepra të
tjera. Nuk duket asgjëkund se shkruan Anton Nikë Berisha, të duket se je duke
dëgjuar vetë Nënën Tereze që flet për jetën e saj.
Meqenëse erdhëm të kjo pikë,
vlen të themi se stili i të shkruarit të romanit ka edhe një tipar të veçantë:
gjithë romani “zhvillohet” brenda kapitullit “Dita që nuk donte të mbaronte”,
të cilin duke hyrë në mes e ndan në dy pjesë, pjesa e parë dhe pjesa e XXVI, e
cila është dhe mbyllja e romanit. Romani është i shkruar në vetën e parë, është
Nëna Terezë që “rrëfen” dhe jo Anton Nikë Berisha që “krijon”, duke qenë në
këtë mënyrë në një shkallë sipërore i besueshëm dhe tërheqës.
IV- Është interesant fakti se
ky roman “flet” i gjithi shqip, ndërkohë që dihet se Nëna Terezë vetëm në
Shqipëri nuk jetoi apo punoi, madje në vizitën e saj të parë iu refuzua nga
shteti monist kërkesa e saj për të hapur një “shtëpi të vobektësh”. Është
tjetër gjë lehtësirat që i krijoi shteti
i ri demokratik në vizitën e dytë të saj.
Për romanin “Nëna e dritës” është e natyrshme
që të shkruajmë dhe të themi se: është një roman i shkruar me dashuri, madje me
shumë dashuri, gjë që na tregon se edhe vetë autori “ka marrë dritë nga drita e
Hyjit”, së paku për të shkruar këtë libër. Mirëpo, duhet shtuar se edhe
portreti i Nënës Tereze, fjalët e saj, mendimet e saj, besa në veprimet dhe
këmbëngulja e saj, bien erë Shqipërie.
Qysh në krye romani nis me një
vizitë te dajat, por fjala “dajë” është sinonim i shprehjes “dashuri e
dhembshuri për fëmijët” . Fjala dajë është më e butë dhe më e ngrohtë se fjala
xhaxha. Te dajat fëmija loz e qesh, ndërsa te xhaxhai rri urtë dhe dëgjon.
Dajat të afrojnë ngrohtësi e dashuri të dukshme, xhaxhai të afron përvojë jete.
Nëna Tereze u rrit në një
familje katolike në ambiente katolike dhe ne menjëherë kujtojmë qëndresën e
popullsisë katolike për të mos braktisur besimin e krishterë, pavarësisht
masakrave që armiqtë kryen mbi këtë popullsi. Vajza Gonxhe u rrit me tregimin
për Shtjefnin e Gjonit në Stubëll, të cilin ushtarët turq e masakruan ‘Trupin,
trupin do ta shkallmojmë, do t’i presim këmbët, duart, kokën; do t’i nxjerrim
sytë, gjithçka që është e jotja dhe e trupit tënd; gjithçka do ta zhbëjmë; nuk
do të të mbesë asnjë copë për bé e rr’fé!’
‘Trupin tim, po, po jo dhe shpirtin tim..
Ai është i paprekshëm dhe i pavdekshëm, siç është i paprekshëm dhe i pavdekshëm
hiri i Hyjit. Unë një herë ia kam falë Atij shpirtin dhe ai i përket vetëm
Atij.’ (f. 60). Këto rrëfime qëndrese bese e besimi ishin në fakt shkolla e
vërtetë e Gonxhes së vogël, mësimet e së cilës i erdhi rasti t’i vejë në jetë
në vende të largëta dhe në kushte ekstreme, edhe për ‘të, si femër.
Më lejoni t’ju argumentoj me
përshkrimin në Kreun XVIII (f. 204) :
ndërsa punonte me më të
varfrit e më të varfërve në rrugët e Kalkutës, një buzëmbrëmje, në anë të
rrugës Nëna Tereze dëgjoi një rënkim.
U afrua dhe: “Buzë një
grumbulli mbeturinash vërejta një diçka që ishte truçuar si copë mishi e
hedhur. Iu afrova edhe më shumë. Bleni i flokëve, që i kishte rënë anash, si
një litar i ferrit, më dha të kuptoj se ishte grua. Dëneste në heshtje [...] U
përkula në gjunjë për t’ia parë fytyrën dhe nuk u besova syvet: po e hanin
krymbat. “O Hyj i gjithëpushtetshëm!” klitha dhe i mbylla sytë [...] Pastaj i lëshova duart poshtë dhe [...] u dhashë hapave
si plumb pushke, u turravrapa.[...] Nuk e di sa ngarenda ashtu e pastaj nga mbrenda ndjeva një zë: “Ai trup
është i Krishtit!”, “Krishtin e hanë krymbat, jo gruan!”. U ndala sikur dikush të m’i kishte prerë këmbët [...] mblodha fuqinë e trupit [...] si i mbledh pikat e ujit
kur ke etje dhe u ktheva te gruaja [...] Iu afrova. E ngrita pak dhe zura t’ia
pastroja krymbat. As vetë nuk e kuptoja se si në ato çaste ato insekte, që
lëviznin pa ndalur, nuk më dukeshin të ndyrë, të neveritshëm. Ia hoqa një nga
një e pastaj e ngarkova në shpinë...”(f. 204).
Nuk e di pse leximi i kësaj pjese
më solli ndërmend ngjarjen e Shën Pjetrit: Roma po digjej dhe Neroni lëshoi mbi
të krishterët bashkë me ushtrinë edhe akuzën e zjarrvënies.
Shokët e këshilluan Shën
Pjetrin që të largohej nga Roma, së paku të shpëtonte ai me qëllim që të
ringrinte Kishën e krishterë pas masakrës. Ndërsa po ecte me nxitim rrugëve që
të nxirrnin nga qyteti në flakë, Shën Pjetri sheh përballë Jezu Krishtin që po
nxitonte drejt Romës. I habitur, por dhe i tmerruar, i del përpara dhe e pyet:
Quo vadis, domne (Ku shkon, Zoti im).
-Po shkoj të kryqëzohem përsëri, se ti
e braktise popullin tim - iu përgjigj Jezu Krishti duke nxituar hapin.
Befas Shën Pjetrit iu kujtua
se e kishte mohuar (tradhtuar në fakt) tri herë Krishtin ditën që e arrestuan. Kjo
do të ishte e katërta dhe më e rënda. Ndaj i tmerruar më shumë se ç’do linte
pas se sa ç’mund ta gjente përpara, u kthye drejt Romës, ku e priti [...]
kryqëzimi. Kokëposhtë. Nënës Tereze nuk i doli Jezu Krishti përpara tek ajo
grua të cilën e hanin krimbat, asaj i foli Hyji dhe i tha: “Në atë
trup gruaje është Biri i Hyjit; nuk mund ta mohosh dashurinë e tij. Atij ia ke
dhënë besën që do të bësh gjithçka
për të.” Ishte “besa” që kishte dhënë, ajo që e ktheu[2] te
gruaja fatkeqe.
Po të studiosh portretin e
Nënës Tereze janë të dukshme në të “vijat”, “ngjyrat” dhe shprehjet e
frazeologjitë shqipe që ajo i ka marrë me vete nga vendorigjina. Shprehje të
tilla si: “Sado që ngula
këmbë të mësoja diçka për të, çile gur gojën” (f. 267), “Nuk thuhet
rastësisht: e keqja nuk rri asnjëherë vetëm”, “Shtëpia nuk mund të futej në
thes, sikur fshiheshin rastet nëpër spitale” (f. 272), “fluturakja”
(avioni) ...(f. 277), “Dy atllarë në një mullar nuk lidhen” thotë urtia”.
“Thashë , sa për t’ua hequr dushkun fjalëve” (f. 288), “Hapja e një shtëpie
për të sëmurët nga AIDS-i në një qytet, nënkuptonte ta bësh zjarrin e dukshëm
ose të luash me flakë” (f.. 273)..
V-Bota e gjitha e di që Nëna
Tereze është shqiptare.
Këtë dëshmi, përmes një
rrëfimi poetik të ngritur, e përforcon edhe ky roman i Anton Nikë Berishës.
Madje ky roman, pikërisht në
këtë kohë që vendi ynë kërkon të hyjë në strehën e përbashkët evropiane i
kujton kësaj Evrope se Shqipëria është vendi i origjinës së Nënës Tereze; është
populli i saj ai që vazhdon të qëndrojë jashtë kësaj shtëpie, në një kohë që
ajo, sa qe gjallë hapi kudo në kryeqytetet evropiane dhe të gjithë botës shtëpitë e të vobektëve, duke u dhënë
strehim, shpresë e jetë të mjerëve dhe të sëmurëve të tyre, pa dallim feje,
ngjyre e race.
Sarandë, qershor
2021
Mirëdita, ndërsa jeni duke e lexuar këtë, dijeni që problemet tuaja janë zgjidhur përgjysmë nëse mund të ndërmerrni veprime në lidhje me to sepse ajo është një grua e fuqishme shpirtërore atje e quajtur Dr dawn acuna, të cilën e takova duke lexuar një artikull në internet, ajo më ndihmoi me një magji që ma ktheu burrin pasi burri më la për më shumë se 8 muaj, ajo bëri një magji që më ndihmoi të mbetem shtatzënë për burrin tim dhe tani kemi 2 fëmijë të bukur, tani jeta ime në martesë po shkon mirë, çfarë mund të kërkoj më shumë .... a keni problem që dëshironi të zgjidhni?
ReplyDelete*Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
*Nëse doni të pajtoheni me burrin tuaj.
*Nëse keni nevojë për të kuruar ndonjë sëmundje.
*Nëse doni të ndaloni abortin.
Dhe shumë të tjera, acuna e agimit do t'ju mahnitë me Fuqitë e saj të mëdha. kontaktoni atë në whatsapp: { +2348032246310 }
Email: { dawnacuna314@gmail.com }
Nuk mund ta besoja se do të ribashkohesha ndonjëherë me ish të dashurin tim, isha aq i traumatizuar duke qëndruar vetëm pa një trup që të më qëndronte pranë dhe të ishte me mua, por isha aq me fat që një ditë takova këtë magjistar të Dr. Ediomo, pasi i tregova per gjendjen time ai beri cdo gje qe ishte e mundur qe te shihte te dashurin tim te kthehej tek une, ne fakt pasi beri magji ish i dashuri im u kthye tek une me pak se 48 ore, ish i dashuri im u kthye duke me lutur qe nuk do te rikthehej kurre. me ler perseri, 3 muaj me pas u fejuam dhe u martuam, nese edhe ti ke te njejten situate. Ai është shumë i fuqishëm në punët e tij;
ReplyDelete* magji dashurie
* magjitë e tërheqjes
* nëse doni që ish-i juaj të kthehet
* Ndaloni divorcin
*thyej obsesionet
* shëron goditjet në tru dhe të gjitha sëmundjet
* magji mbrojtëse
*infertiliteti dhe problemet e shtatzënisë
* magji llotarie
* magji me fat
Kontaktoni Dr Ediomo në emailin e tij: drediomo77@gmail.com
faleminderit shume zoteri qe ma ktheve ish te dashurin tim emailin e tij: drediomo77@gmail.com ose telefono/whatsapp:+2349132180420
+2348155926512